Këshilli i Lartë Gjyqë­sor, në Mbled­hjen Plenare të datës 06.12.2023, në përm­bush­je të detyrimeve të tij ligjor, mira­toi Udhëzuesin Stan­dard të Mar­rëd­hënieve të Gjykatave me Pub­likun dhe Medi­an. Ky vendim i rëndë­sishëm syn­on rrit­jen e trans­parencës së gjykatave ndaj medias dhe pub­likut. Po ash­tu, Udhëzue­si syn­on të rrisë bes­imin dhe bashkepunimin mes Medias dhe Gjyqë­sorit.

 

infocip rroll up pervoja holandezePro­ce­si per mira­timin e ketij akti te rëndë­sishëm u nxit dhe u facil­i­tua nga Qen­dra për Çesht­je të Informim­it Pub­lik, INFOCIP, në kuadër të Pro­gramit “Open Courts through Press Judges”. Për­p­jek­jet e mëparshme, të nisura që në vitin 2018 nga pro­jek­ti Eural­ius nuk kishin sjel­lë rezul­tat. Udhëzue­si në for­mën e tij fillestare nuk ishte në har­moni me lig­jet e Refor­mës në Drejtësi dhe as me legjis­la­cionin për të drejten e informim­it dhe mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale në Shqipëri.

 

INFOÇIP nën­shkroi një Mem­o­ran­dum Bashkëpuni­mi me KLGJ në Prill 2021, për të avan­cuar bashkëpunimin e Gjyqë­sorit me Medi­an, në kuadër të nëj pro­gra­mi 2‑vjeçar asis­tence. INFOCIP u angazhua të sjel­lë prak­tikat më të mira europi­ane, posaçër­isht atë holan­deze në fushën e trans­parencës së gjykatave. Holan­da është seli e një sërë gjykatash ndërkom­bëtare dhe ka një për­vo­jë të pasur në admin­is­timin me suk­ses të Medias sa i takon pasqyrim­it lokal, kom­bë­tar dhe ndërkom­bë­tar të sean­cave gjyqë­sore. Një ndër shëm­bu­jt më mbresëlënës për sa i takon këtyre të fun­dit janë trans­me­ti­mi i sean­cave gjyqë­sore të Gjykatës Spe­ciale të Kosovës e cila gjithash­tu e ka selinë e saj në Hagë, Holandë.

 

INFOCIP har­toi një draft të avan­cuar të Udhëzue­sit Stan­dard Media-Gjyqë­sor, të mod­elu­ar sipas prak­tikës më të mirë holan­deze. Për këtë qël­lim në Tiranë erd­hën gjyq­tarët me të mirë holen­dezë të medias, të koordinuar nga Shkol­la e Magji­s­traturës së Holandës, SSL, përmes Koor­di­na­tores Anne Taha­pary.

 

Dy takime në for­matin e kon­fer­encës ndërkom­bëtare u zhvil­lu­an në Tiranë për këtë qël­lim, ku morën pjesë gyq­tarë të medias të gjykatas së Mas­tri­htit, Marc Bax, njëko­hë­sisht gjyq­tar për medi­at, Gjyqtare znj. Lenke de Klerk, gjyqtare per medi­at ne gjykatën e East Bra­bant, znj. Ilse West­e­nenk, shefe e depar­ta­men­tit të komu­nikim­it në gjykatën e East Bra­bant dhe znj. Anne Taha­pary, nga Shkol­la e Magji­s­traturës e Holandës, përgjegjëse e asis­tencës ndërkom­bëtare në këtë pro­gram (lexo me shume per kon­fer­en­cen nderkom­betare te dates 4 Mars 2022 ose hap ketu Kon­fer­en­cen e dyte nderkom­betare te dates 6 Maj 2022.)

 

Drej­tori i INFOCIP, z. Ger­ti Shel­la mori pjesë si ekspert i komu­nikim­it ligjor në har­timin dhe kon­so­lidimin me pas të draft-udhëzue­sit në grupin e punës të ngrit­ur nga KLGJ për këtë qël­lim, i për­bërë nga gjyq­tarët e medias Marçela She­hu (KLGJ), Sai­da Dol­lani (Apeli i GJKKO), Edli­ra Petri (Apeli J.P. Tiranë).

 

INFOCIP për­gati­ti një draft të avan­cuar, bazuar me mod­elin Holan­dez, të cilin e dorë­zoi për vlerësim në KLGJ në Maj 2022. Për­dori­mi i mod­elit holan­dez ishte gjithash­tu një kërkesë e shpre­hur e gjyq­tarëve të medias në dy takimet ndërkom­bëtare të orga­nizuara në Tiranë nga INFOCIP për këtë qël­lim.

 

Udhëzue­si i është nën­shtru­ar pro­ce­sit të kon­sul­tim­it pub­lik me gjyq­tarët e medias, gaze­tarët, Komi­sioner­in për të Drejtën e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale, si dhe me orga­ni­zatat e shoqërisë civile, të cilat ushtro­jnë veprim­tar­inë e tyre në fushën e drejtë­sisë. Kon­sul­timet me medi­an u mbështetën finan­cia­r­isht nga INFOCIP, në kuadër të pro­jek­tit “Open Court through Press Judges”, respek­tivisht ne datat 24 Mars 2023  dhe  18 Prill 2023.

 

Disku­timet u moderu­an në emër të KLGJ nga anë­tar­ja e KLGJ, njëko­hë­sisht gjyqtare për medi­at, Marçela She­hu. Të gjitha takimet u regjistru­an në for­mat audio nga INFOCIP, për të zbard­hur me besnikëri në pro­ce­ver­balet e disku­tim­it sug­jerimet nga komu­niteti i gaze­tarëve pro­fe­sion­istë.

 

HAP NJOFTIMIN ZYRTAR TE KLGJ

HAP FLETOREN ZYRTARE 182/2023

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim