Për të mundë­suar një akses sa më efikas në legjis­la­cionin për fëmi­jët, Qen­dra ÇIP ka kri­juar online një data­bazë aut­en­tike, ku janë hed­hur (upload-uar) në ver­sion eletron­ik të gjitha aktet për fëmi­jë të 20 viteve të fun­dit. Kjo data­bazë është kon­cep­tu­ar të jetë user-friend­ly dhe e thjeshtë në për­dorim. Aktet në data­bazë janë të orga­nizuar sipas të njëj­tave parime të aplikokuara edhe në botimin në letër.

Data­baza online e legjis­la­cionit për fëmi­jë ka disa epër­si kra­ha­suar me botimin në letër. Kjo epër­si është më e duk­shme sido­mos në dy nën-kat­e­goritë “Com­pendi­um” (si të legjis­la­cionit të brend­sh­më ash­tu edhe atij ndërkom­bë­tar të rafi­ti­fikuar në 20 vitet e fun­dit), pasi ajo ofron opsion­in e shkarkim­it të plotë të tek­stit të ligjit/konventës që e përm­ban këtë dispozitë/grup dis­poz­i­tash. Për struk­tu­rat ligjz­bat­uese dhe/apo pro­fe­sion­istët e ligjit ky opsion ofron një mundësi më shumë për të kup­tuar dhe kon­trol­lu­ar siç duhet kon­tek­stin ligjor në të cilin gjen­det dis­pozi­ta e veçuare (ekstrak­tu­ar).

 
<< Kthehu ne fillim