I nderu­ar z. Ambasador Vos,

E nderu­ar Znj. Llaga­mi!

I nderu­ar z. Shel­la,

Të nderu­ar të ftu­ar,

 

Dua ta fil­loj me një fal­en­der­im për zotin Shel­la dhe INFOCIP për ftesën dhe orga­niz­imin e këtij aktiviteti dhe mbi te gjitha për har­timin e këtij rapor­ti. Per­son­al­isht, e vlerë­soj shumë angazhimin e vazh­dueshëm të Qen­drës tuaj, në lid­hje me mon­i­torim­in e veprim­tarisë së gjykatave, me fokus të veçan­të kohëzg­jat­jen e pro­ce­seve gjyqë­sore apo zhvil­lim­in e gjykimeve bren­da fat­eve të arsyeshme, duke dale edhe me një pro­dukt real, me sug­jer­ime konkrete dhe pro­fe­sion­ale për këto çësht­je.

 

artur metani, kreu ild, INFOCIP

 

E shoh shumë të rëndë­sishëm rolin tuaj si shoqëri civile, pasi orga­ni­zatat e shoqërisë civile lua­jnë një rol të rëndë­sishëm në forcimin e pro­ce­seve demokratike, kon­so­lidimin e qev­eris­jes së mirë, respek­timin e të drej­tave të njeri­ut, si dhe sig­urim­in e trans­parencës dhe llog­a­rid­hënies. Kjo sipas mendim­it tim, duhet bërë jo vetëm me pro­cese mon­i­toruese, jo vetëm nëpër­m­jet pre­sion­it poz­i­tiv ndaj vendim­mar­rësve dhe drejtuesve të organ­eve të reja të drejtë­sisë, jo vetëm me mbikëqyr­jen e veprim­tarisë dhe kërkimin e përgjegjë­sive nga këto organe, por roli juaj duhet të shko­jë përtej kësaj, me paraqit­jen e mënyrave alter­na­tive të mbro­jt­jes së intere­save të qyte­tarëve, me anal­izat dhe propoz­ime konkrete për adres­imin e çësht­jeve të drejtë­sisë, me kon­tribut real në zhvil­lim­in e refor­mës së drejtë­sisë në Shqipëri. Kjo pasi unë men­doj se refor­ma në drejtësi, por dhe në përgjithësi drejtësia si vlerë shoqërore nuk mund te jetë bete­jë, vetëm e insti­tu­cion­eve të drejtë­sisë. Padyshim që ato kane rolin dhe përgjegjës­inë me të mad­he. Por stan­dard­et e drejtë­sisë, të shtetit dhe të sen­sit të së drejtës duhen kul­tivuar nga të gjithë ne, insti­tu­cionet e drejtë­sisë, poli­ti­ka, media e shoqëria civile. Në këtë kuadër e shoh dhe e vlerë­soj edhe raportin e për­gat­i­tur dhe të paraqi­tur në këtë tryezë.

 

Nga ana tjetër efiçen­ca e sis­temit gjyqë­sor është një çësht­je delikate dhe e rëndë­sishme, jo vetëm në planin kom­bë­tar, por edhe në rrugën drejt inte­grim­it në BE. Pro­gre­si i refor­mës në gjyqë­sor është i lid­hur ngushtë­sisht me pro­gresin e Shqipërisë drejt inte­grim­it në Bashkimin Evropi­an, si një nga pri­or­itetet kyçe të ven­dit. Shqipëria është në një fazë të rëndë­sishme të pro­ce­sit të inte­grim­it në BE, ku përf­shir­ja e të gjithë aktorëve është thel­bë­sore. Pushteti gjyqë­sor dhe reformi­mi i tij është një nga sfi­dat më të mëd­ha që ka Shqipëria. Në këtë kuadër gjej rastin të fal­en­deroj edhe Ambasadën Hol­lan­deze për mbështet­jen që po i jep këtij pro­ce­si. Fale­minder­it Ambasador Vos!

 

Në Shqipëri aktu­al­isht është duke u zbat­u­ar refor­ma në drejtësi. Kjo refor­më ka për qël­lim ngrit­jen e një sis­te­mi drejtësie të besueshëm, të drejtë, të pavarur, pro­fe­sion­al dhe të ori­en­tu­ar drejt shër­bim­it të hapur, të përgjegjshëm dhe efiçient, i cili të gëzo­jë bes­imin e pub­likut. Pro­ce­si i jetësim­it prak­tik të refor­mës, ka qenë dhe mbetet një sfidë thel­bë­sore.

 

 

Masat të cilat janë mar­rë dhe po ndërmer­ren në kuadër të gjykim­it bren­da afat­eve të arsyeshme, nuk duhet të jenë vetëm në kuadër të pro­ce­sit legjisla­tiv, por nevo­jiten masa dhe mjetet e duhu­ra për ndryshimin e gjend­jes fak­tike, me qël­lim që lig­jet të zba­to­hen dhe gjykatat e të gjitha niveleve të funk­siono­jnë nor­mal­isht. Ne kemi detyrim­in që të orga­ni­zo­jmë sis­temin ligjor për të garan­tu­ar respek­tim të kushteve të parashikuara në nenin 6§1 të KED­NJ-së, si dhe të apliko­jmë një sërë masash efek­tive, në mënyrë që të garan­to­het e drej­ta për të mar­rë një vendim për­fundim­tar bren­da një afati të arsyeshëm.

 

Disa meto­da në aspek­tin admin­is­tra­tiv mund të zba­to­hen nga vetë gjykatat, për të nxi­tur përko­hë­sisht për­sh­pe­j­timin e gjykim­it të çësht­jeve. Një  tjetër mekanizëm për rrit­jen e efiçencës mund të jetë edhe sis­te­mi i vlerësim­it të magjis­tratëve, i cili mund t‘i nxisë në mënyrë të vazh­dueshme të rrisin per­for­mancën, apo rrit­ja e kapaciteteve njerë­zore dhe finan­cia­re. Megjithatë, vlen të thek­so­het se mjeti i fun­dit dhe i jashtëza­kon­shëm, i cili duhet të apliko­het është pro­ced­i­mi disi­plinor i magjis­tratëve, në lid­hje me zhvil­lim­in e pro­ce­seve gjyqë­sore të tejzg­jatu­ra.

 

Në rastin konkret, rezul­ton pri­ma facie, se pavarë­sisht afat­eve të parashikuara në ligjin pro­ce­dur­al, këto afate jo gjith­monë janë zbat­u­ar me rig­orozitet nga ana e magjis­tratëve gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tyre. Në këtë rast, mosre­spek­ti­mi i afat­eve pro­ce­du­rale nga ana e magjis­tratëve nuk duhet të kon­sidero­het apri­ori, si një shkel­je e mund­shme disi­plinore. Për të arrit­ur në kon­kluzion­in nëse nga ana e magjis­tratëve janë ndër­mar­rë veprime/mosveprime, të cilat mund të për­bëjnë shkel­je disi­plinore apo veprimi/mosveprimi lid­het me veprim­tar­inë e tyre pro­fe­sion­ale, duhet të anal­i­zo­hen rast pas rasti nëpër­m­jet një pro­ce­si ver­i­fiki­mi apo het­i­mi disi­plinor një sërë çësht­jesh, të cilat kanë të bëjnë me iden­ti­fikimin e ele­menteve fak­tikë dhe juridikë mbi përgjegjës­inë disi­plinore të magjis­tratëve.

 

Ngarke­sa në punë që shoqëron sot magjis­tratët, që lid­het edhe me pro­cesin e  rivlerësim­it të gjyq­tarëve dhe prokurorëve, është një krit­er objek­tiv, që mba­het parasysh për zhvil­lim­in e pro­ce­seve gjyqë­sore  dhe kohën e nevo­jshme për të arsyet­u­ar vendimet gjyqë­sore të dhë­na, ndaj dhe bazuar në këtë krit­er objek­tiv, koha që i është dashur magjis­tratëve për të arsyet­u­ar vendimet gjyqë­sore, i shër­ben jo vetëm rrit­jes së cilë­sisë në aspek­tin përm­ba­jtë­sor të vendim­it gjyqë­sor të dhënë në drej­tim të palëve ndërgjyqëse, të cilave u drej­to­het ky vendim, por edhe forcim­it të bes­im­it të pub­likut për një gjykim të drejtë, ku thel­bi i këtij pari­mi është një vendim gjyqë­sor i mirëarsyet­u­ar.

 

Jo në çdo rast mosre­spek­ti­mi i afat­eve të për­cak­tu­ara nga ana e legjis­la­cionit pro­ce­dur­al dhe në mënyrë të veçan­të afatet e parashikuara për të dorëzuar bren­da një afati të arsyeshëm vendimet e arsyet­u­ara do të kon­sidero­hen si shkel­je të mund­shme disi­plinore. Që këto shkel­je të kon­sidero­hen si të tilla, duhet të ketë një mungesë kujde­si dhe oper­a­tiviteti, aftësie pro­fe­sion­ale apo neglizhencë, të tilla që kalo­jnë “kufirin e të arsyeshmes”, dhe që një sjell­je e tillë nuk mund të jus­ti­fiko­het nga ana e magjis­tratit. Vone­sa në arsyetimin dhe dorëz­imin e vendimeve për­bën shkel­je disi­plinore, kur për­bën rast përsëritës, të rëndë, dhe të pajus­ti­fikuar, si dhe në të njëjtën kohë, nuk ka ard­hur si paso­jë e ndon­jë sit­u­ate, që është jashtë kon­trol­lit të magjis­tratit dhe që mund të lid­het me mos­funk­sion­imin e sis­temit gjyqë­sor.

 

Ky ka qenë edhe qën­dri­mi insti­tu­cional, që ka mba­j­tur Inspek­tori i Larte i Drejtë­sisë në inspek­timin tem­atik, të kry­er disa muaj më parë në Tiranë, në dy gjyka­ta të rëndë­sishme. Dhe me këtë arsyetim, inspek­ti­mi tem­atik ka rezul­tu­ar edhe me disa afate konkrete për zbard­hjen e vendimeve gjyqë­sore, si dhe me ver­i­fikime apo het­ime për magjis­tratë të cak­tu­ar, në këto dy gjyka­ta. Vlen të thek­so­het se ky inspek­tim ishte një fotografim i peri­ud­hës, në të cilën u krye inspek­ti­mi dhe nuk mund të jetë i zbat­ueshëm në gjyka­ta të tjera të ven­dit, apo në peri­ud­ha të tjera kohore. Gjërat ndrysho­jnë në gjyka­ta të ndryshme të ven­dit dhe mund të ketë dinami­ka në peri­ud­ha të ndryshme kohore. Por e rëndë­sishme është të thek­so­het, se Inspek­tori i Lartë i Drejtë­sisë, u ka treguar magjis­tratëve një metodologji, në të cilën do bazo­het ver­i­fiki­mi i punës së tyre, për çësht­jet që kanë të bëjnë me zbard­hjen e vendimeve gjyqë­sore.

 

Këto mendime gjyko­va të ndaj me ju në këtë takim. Shpre­soj që ky lloj aktiviz­mi të vazh­do­jë edhe nga ju z. Shel­la, por edhe nga orga­ni­za­ta të tjera, për çësht­je, që i tako­jnë drejtë­sisë dhe punës së organ­eve të saj.

 

Ju fale­minder­it!

 

Hap­ni fjalen nga Faq­ja e Zyrtare e ILD

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim