Të nderu­ar per­faqe­sues të insti­tu­cion­eve gjyqë­sore

I nderu­ar shkelqe­si Ambasador i Holan­des Vos,   

Të nderu­ar drejtues të Orga­ni­zatave Ndërkom­bëtare,

Të nderu­ar kolege e pjesë­mar­rës

 

JU FALENDEROJ PER PJESEMARRJEN TUAJ SOT NE KETE TRYEZE KU DO SHPALLIM DHE DO DISKUTOJME GJETJET E VLERESIMIT TEMATIK TE PAVARUAR PER KOHEZGJATEN E SHQYRTIMIT GJYQESOR NE APEL.

 

Kanë kalu­ar tashme 8 vjet e tre muaj nga koha kur Kuven­di i Shqipërisë mira­toi amen­da­mentet kushtetuese të Refor­mës në Drejtësi. Sipas doku­men­tave par­la­mentare, Misioni i Reformes ishte sig­uri­mi i një sis­te­mi gjyqë­sor efek­tiv, efikas, të pavarur dhe trans­par­ent, në për­puth­je me prak­tikat më të mira europi­ane.

 

Efek­tiviteti dhe Efik­a­siteti perk­the­hen si një shër­bim gjyqë­sor i shpe­jtë dhe cilë­sor ndaj pub­likut. Elem­i­ni­mi i zvar­rit­jeve gjyqë­sore është sinon­im i efik­a­sitetit. Vlerësi­mi i vone­save gjyqë­sore është rrjed­himisht një tregues i real­izim­it të vetë mision­it të Refor­mës, në të pak­tën dy nga katër kom­po­nen­tët për­bërës të tij.

 

Kushte­tu­ta e Shqipërisë per­cak­ton se “Kujt­do i garan­to­het e një gjykim i drejtë dhe pub­lik bren­da një afati të arsyeshëm…”. Edhe Kon­ven­ta Europi­ane e të Drej­tave të Njeri­ut në nenin 6 të saj për­cak­ton se: “Çdo per­son ka të drejtë që çësht­ja e tij të dëgjo­het drejtë­sisht, pub­lik­isht dhe bren­da një afati të arsyeshëm…”.

 

 

Për t’u përafru­ar me mire me garancitë e Kushte­tutes dhe te Kon­ventes, Kuven­di mira­toi afatet prek­luzive per gjykimin e arsyeshëm ne nenin 399/2 të K.Pr.C, i ndryshuar në vitin 2017 në kuadër të Refor­mës në Drejtësi. INFOÇIP e ka advokuar këtë pro­ces që në fillesë, dhe ka për­faqë­suar interesin e pub­likut për elem­i­nimin e zvar­rit­jeve gjyqe­sore.

 

Për fat të keq, vone­sat janë rrit­ur në nivele të pa-vëzh­d­uara më parë, sido­mos në apel dhe në shkallë të parë. Përveç vone­save eshtë rrit­ur dhe stoku, në nivele që cak­to­jnë reko­rde his­torike. Sit­u­a­ta në vitin 2023 mund dhe duhet të kon­sidero­het një emergjence kom­bëtare.  Paso­jë direk­te e kësaj sit­u­ate, janë dhe num­ri i madh i gjykimeve qe tejkalo­jnë afatet e gjykim­it të arsyeshme, duke cënuar në këtë këtë menyrë të drej­tat e njeri­ut.

 

Në 12 tetor 2021, GJEDNJ dënoi shtetin shqip­tar me 3500 Euro, plus shpen­zimet gjyqë­sore për vone­sat e shkak­tu­ara në shqyr­timin gjyqe­sor ndaj dy shte­tasve te saj (Çesht­ja Bar­ra dhe Kola Vs. Alba­nia).

 

Fenomeni i ankimeve për vone­sa gjyqë­sore tej afatit të arsyeshëm po gjen zgjer­im. Bazuar në vëzhgimet empirike që INFOÇIP ka real­izuar, num­ri i ankimeve në Gykatën e Lartë është nw rrit­je kon­stante, kurse aplikimet në Gjykatën Kushtetuese kanë arri­t­ure një reko­rd his­torik prej 500 ankimesh, nga rreth 50 që arrinin dikur për këtë objekt. Avokatwt vetw poho­jnw se des­ti­na­cioni final i këtyre ankimeve është Stras­bur­gu.

 

Pavarë­sisht prece­den­tit “Bar­ra dhe Kola kundër Shqipërisë”, vetw gjykatat shqiptare bar­rën e refor­mës sa i takon vone­save ja kanë shkarkuar deri tani të gjithë në kur­riz qyte­tarëve.

 

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar !  Cilat­do qof­shin arsyet, përf­shi këtu edhe shkaqet objek­tive që lid­hen me vetë refor­mat, INFOCIP qën­dron fort pro këtij pos­tu­lati që për­cak­ton vetë thel­bin e drejtë­sisë efek­tive.

 

Me mbështet­jen e Ambasadës Holan­deze, në kuadër të Pro­gramit MATRA, INFOÇIP aktivi­zoi në vitin 2022 mon­i­torim­in e kohëzg­jat­jes gjyqë­sore në gjykatat e apelit të juridik­sion­it të përgjithshëm. Ky pro­gram u ndër­pre në vitin 2020, për shkak të pan­demisë.  Ri- aktiviz­im është i rëndë­sishëm pasi:

 

  • Ndër­lidh tregue­sit e peri­ud­hës 2020–2023 me peri­ud­hën 2016–2019 për të gjitha gjykatat e apelit në RSH (juridik­sioni i përgjithshëm), cka munde­s­on kra­hasimin objek­tiv të treguesve të kohëzg­jat­jes gjyqë­sore që nga fil­li­mi i Refor­mës në Drejtësi 8 vjet më parë e deri më sot.
  • Për herë të pare iden­ti­fikon çësht­jet gjyqë­sore që dolën jashtë afat­eve të gjykim­it të arsyeshëm në apel
  • Për herë të parë vlere­son dhe kra­ha­son tregue­sit e kohëzg­jat­jes gjyqë­sore pas Refor­mës së Rretheve Gjyqë­sore, kon­retisht 6 mujorin 1 Shkurt-31 Kor­rik 2023.
  • Për herë të parë vlerë­son afatet ligjore te shqyr­tim­it dhe arsyetim­it për masat e sig­urim­it dhe urdhrat e mbro­jt­jes në apel për peri­ud­hën 4‑vjecare 2020–2023,

 

Te dhen­at janë infor­ma­tizuar në Plat­fomën ëëë.gjykataehapur.al. e cila është e hapur për të gjithë të intere­suar­it dhe lejon ver­i­fikimin e pavarur të gjet­jeve. Plat­for­mat E‑Justice  jane sot nje domos­dosh­meri dhe ne fto­jme instu­cionet e pavaru­ra te drejte­sise dhe part­nerwt e huaj te per­dorin sa me shume avan­tazhet qe ato sjellin.

 

INFOÇIP ka ndërvepru­ar me KLGJ dhe stafet e gjykatave për të pro­movuar trans­parencën e gjykatave. Gjet­jet syn­o­jnë të sen­si­bi­li­zo­jë KLGJ, ILD, Kuvendin dhe Qev­er­inë lid­hur me rrezikun poten­cial që për­faqë­so­jnë vone­sat e shtu­ara gjyqë­sore ndaj besuesh­mërisë së refor­mave, finan­cave pub­like dhe mbi të gjitha ndaj intere­sit legjitim të qyte­tarëve për të mar­rë në drejte­si ne kohë dhe me cilësi  nga gjykatat.

 

IMG_0560 - Copy

 

IMG_0563 - Copy

 

[1]

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim