Misioni & Vizioni

 

Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, kri­juar që në 22/09/2004, është një insti­tut jo-qever­i­tar, i tip­it think-tank, por me një voka­cion të fortë për mon­i­torim dhe advokaci. Misioni i INFOÇIP është të pro­movo­jë Trans­parencën në Vendim­mar­rjeQev­eris­jen e Mirë dhe Sundimin e Ligjit.

INFOÇIP i dediko­het rrit­jes së aksesit efek­tiv te pub­likut në legjis­la­cion dhe ne doku­menta­cionin zyr­tar.  Qyetaret kane te drejte te dijne se cfare vendimesh mer­ren ne emer te tyre, qe te mund ti zba­to­jne ato me mire, por edhe qe te mba­jne pergjeg­jes organet pub­like marin vendime ne emer te tyre. Nje qyte­tar i infor­muar mbi nor­mat qev­eris­ese eshte padyshim nje qyte­tar me i mire.

 

INFOCIP pro­movon ino­va­cionin ne admin­is­trat­en pub­like, per nje akses sa me efek­tiv te qyte­tave me vendi­mar­rje dhe ne qev­eris­je. INFOCIP advokon trans­parencën totale, e cila imp­likon pub­likimin e të gjitha akteve dhe doku­men­tave zyrtare online. Ne beso­jmë se aksesi në doku­men­tat pub­like është një liri që duhet ta gezo­jne te gjithe dhe jo vetëm tek ata që kanë kohën, eksper­tizën dhe këm­bën­gul­jen e mjaftueshme për ta kërkuar dhe gje­tur infor­ma­cionin që ju nevo­jitet.

INFOÇIP eshte nje orga­ni­zate me ide nova­tore, qe ofron zgjid­hje konkrete mbi nevo­ja konkrete. INFOCIP impleme­t­u­ar ne Shqiperi mod­elet me te suk­sesshme të dizhi­tal­izim­it dhe ofrim­it on-line pa pagesë të akteve që nxjer­rin insti­tu­cionet qev­eris­ese, ne niv­el qen­dror dhe sido­mos lokal.

INFOÇIP e parafy­ty­ron rolin e vet si një lupë në duart e pub­likut për të parë më mirë bren­da insti­tu­cion­eve shtetërore. Logo e Qen­drës vizual­i­zon këtë parafy­tyrim: një lupë e stilizuar e ven­do­sur mbi një struk­turë trekëndëshe, që sim­boli­zon tre pushtetet: Legjisla­tivin, Ekzeku­tivin dhe Gjyqë­sorin. Kjo struk­turë trekën­dore e pushtetit shtetëror është e përm­by­sur, me bazën sipër dhe majën e piramidës poshtë, për të thek­suar ripër­cak­timin e autoritetit në kon­tek­stin e shoqërive të hapu­ra, ku infor­ma­cioni nuk është më priv­i­legj i dis­ave, por aset pub­lik në dis­pozi­cion të të gjithëve dhe rrjed­himisht një enz­imë e pazëvendë­sueshme për funk­sion­imin e demokracisë.

 

 

 
<< Kthehu ne fillim