INFOÇIP orga­ni­zoi në datë 21 Nën­tor 2023 Kon­fer­encën e Nivelit të Lartë me temë: KOHEZGJATJA GJYQËSORE NE APEL 2016–2023 dhe AFATET E GJYKIMIT TE ARSYESHEM. Në Tryezë morën pjesë krerët e insti­tu­cion­eve të Drejtë­sisë, kryetarët të gjykatave dhe për­faqë­sue­sit e lartë  të mision­eve të hua­ja që asis­to­jnë Shqipërinë në sis­temin e drejtë­sisë.

 

Drej­tori i INFOCIP, Ger­ti Shel­la prezan­toi gjet­jet dhe thek­soi nevo­jën për adres­imin e krizës së vone­save në apel me mjete efek­tive për të shman­gur shkel­jen e te drej­tave të njeri­ut sa i takon tejkalim­it të afatit të arsyesh­mën në gjykim.

 

Inspek­tori i Lartë i Drejtë­sisë, Z. Artur Metani dhe kryetar­ja e KLGJ, Znj. Nau­re­da Llaga­mi thek­suan nevo­jen per nder­hyr­je me mjete legjisla­tive per adres­imin e sit­u­ates se kri­juar me stokun ne apel, duke menax­huar me mire edhe burimet e pak­ta njere­zore aktu­al­isht nëdis­pozi­cion.

 

Kon­fer­en­cen e per­shen­de­ten dhe Ambasadori i Mbrete­sise se Holan­des Z. Reinout Vos i cili rithek­soi interesin e ven­dit të tij për një drejtësi efek­tive në Shqipëri dhe avancim të objek­ti­vave të refor­mës në drejtësi.

 

Kon­fer­enën e adresoi edhe she­f­ja e KiE në Tiranë,  Giu­lia RE, Kryetar­ja në detyrë e GJAJP, Znj. Valdete Hox­ha, Kryekance­lar­ja Znj. Ler­ti­da Balilaj, si kon­sti­tu­cional­iste dhe avokate te shquar Z. Bledar Dervishaj, Vang­jel Kos­ta, Eduart Hal­i­mi etj.

 

Me mbështet­jen e Ambasadës Holan­deze, në kuadër të Pro­gramit MATRA, INFOÇIP anal­i­zoi kohezg­jat­jen e 37854 çësht­jeve gjyqë­sore nga gjykatat e apelit të juridik­sion­it të përgjithshëm. Prej tyre, 32499 moren vendim ne tre-vjeçarin 2020–2022, ndër­sa 5355 shqyr­time kanë mar­rë vendime në 6‑mujorin e parë 2023 (1 shkurt-31 Kor­rik) në Gjykatën e Apelit të Juridik­sion­it të Përgjithshëm, Tiranë.

 

SHKARKO RAPORTIN E PLOTE NE PDF

 

Shkarko Permbled­hjen Ekzeku­tive SHQIP  / Down­load Exec­u­tive Sum­ma­ry IN ENGLISH

 

Shkarko Reko­mandimet NE SHQIP / Down­load Rec­om­men­da­tions in ENGLISH

 

IMG_0598 - Copy

 

IMG_0635 - Copy

 

IMG_0700

 

IMG_0712

 

IMG_0732 - Copy

 

IMG_0756

 

IMG_0759 - Copy

 

IMG_0764

 

IMG_0766 - Copy

 

IMG_0783

 

IMG_0804

 

IMG_0809

 

IMG_0523

 

IMG_0560 - Copy

 

IMG_0563 - Copy

 

IMG_0588

 

IMG_0595

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim