Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, prej vitit 2016 mon­i­toron sit­u­atën e vone­save gjyqë­sore në sis­temin e gjykatave shqiptare. INFOÇIP ka advokuar gjith­monë interesin e qyte­tarëve për reduk­timin e zvar­rit­jeve në dyert e gjykatave. Qen­drimet e orga­ni­za­tës ndaj Refor­mës në Drejtësi për­cak­to­hen pikër­isht nga tregue­sit e matur të shtim­it ose pakësim­it të kohëzg­jat­jes gjyqë­sore. Respek­ti­mi i afat­eve ligjore në pro­ce­durën e gjykim­it nga organet gjyqë­sore dhe mos-tejkali­mi i afat­eve të arsyeshme janë për­parësi absolute për INFOÇIP në advokimin e intere­sit pub­lik për një drejtësi efek­tive dhe pa vone­sa.  Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar!

 

infocip konferenca

 

Me mbështet­jen e Ambasadës Holan­deze, në kuadër të Pro­gramit MATRA, INFOÇIP aktivi­zoi ser­ish pro­gramin e mon­i­tori­mi dhe vlerësim­it të kohëzg­jat­jes gjyqë­sore në apel 2020–2023. Kjo anal­izë është e rëndë­sishme sepse:

 

  • Për herë të parë mundë­so­het kra­hasi­mi objek­tiv i treguesve të kohëzg­jat­jes gjyqë­sore që nga fil­li­mi i Refor­mës në Drejtësi 7 vjet më parë e deri më sot. Tregue­sit përf­shi­jnë si kohën e shqyr­tim­it gjyqë­sor ash­tu edhe kohën e arsyetimit/dorëzimit të vendimeve, posaçër­isht për çësht­jet e themelit.
  • Për herë të parë anal­i­zo­hen dhe iden­ti­fiko­hen tërësia e çësht­jeve gjyqë­sore (civile dhe penale) që dolën jashtë afat­eve pro­ce­du­rale të gjykim­it të arsyeshëm në apel gjatë peri­ud­hes 2020–2023.
  • Për herë të parë kra­ha­so­hen tregue­sit e kohëzg­jat­jes gjyqë­sore para dhe pas Refor­mës së Rretheve Gjyqë­sore[1], duke afru­ar edhe një vlerësim të parë nga kënd­vështri­mi i elem­i­nimin apo shtim­it të vone­save gjyqë­sore.
  • Për herë të parë vlerë­so­het respek­ti­mi i afat­eve ligjore për masat e sig­urim­it dhe urdhrat e mbro­jt­jes gjatë gjykim­it në apel.

 

Për të mundë­suar anal­izën e mësipërme, INFOÇIP mblod­hi një volum të kon­siderueshëm të dhë­nash gjyqë­sore. Për peri­ud­hën 2020–2023, INFOÇIP mblod­hi dhe anal­i­zoi 37854 vendime gjyqë­sore të dhë­na nga gjykatat e apelit të juridik­sion­it të përgjithshëm (99–100% të total­it të vendimeve gjyqë­sore). Prej tyre, 32499 i tako­jnë tre-vjeçar­it 2020–2022, ndër­sa 5355 vendime janë dhënë në 6‑mujorin e parë të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit të Juridik­sion­it të Përgjithshëm (1 shkurt-31 Kor­rik).

 

Te dhen­at janë dix­hital­izuar dhe pro­ce­suar në Plat­fomën www.gjykataehapur.al . Tabelat në Plat­for­më lejo­jnë anal­iza, ren­dit­je dhe filtrime të shumël­lo­jshme, duke i mundesuar për­doruesve një lar­mi anal­izash pro­fe­sion­ale sa i takon kohëzg­jat­jes së çësht­jeve gjyqë­sore.  Bazuar ne te dhen­at e anal­izuara, INFOCIP ka fil­tru­ar gjet­jet dhe ka per­punuar reko­mandimet speci­fike per organet gjyqe­sore dhe gjykatat, per te adresuar prob­lemin e vone­save, munge­ses se gjyqtareve dhe aku­mulimn pro­gre­siv te stokut gjyqe­sor. Gjet­jet dhe Reko­mandimet jane te ren­di­tu­ara me poshte:

 

Munge­sa e gjyq­tarëve në apel vlerë­so­het si shkaku krye­sor i vone­save gjyqë­sore në rrit­je. Largi­mi i gjyq­tarëve përmes pro­ce­sit të vetingut, nuk është pasuar nga një strategji efikase për zëvendësimin e tyre në apel, me qël­lim elem­i­nimin e kushteve për zvar­rit­je gjyqë­sore. Lid­h­ja shkak-paso­jë mes num­rit efek­tiv të gjyq­tarëve dhe mesa­tares vendi­mar­rëse për gjyqë­tar është evi­dente, po të anal­i­zo­hen veç e veç tregue­sit për çdo gjykatë apeli në peri­ud­hën 2020–2022, dhe man­dej edhe për 6‑mujorin e parë të punës të GJAJP Tiranë (1‑Shkurt – 31 Kor­rik 2023).

 

Pas Refor­mës së Rretheve Gjyqë­sore, ske­ma e delegim­it të gjyq­tarëve rezul­ton të jetë pezul­lu­ar, duke pamundë­suar në këtë mënyrë “sub­ven­cionimin” GJAJP me gjyq­tarët e munguar.  Gjyka­ta e re nisi punën me vetëm 24 gjyq­tarë nga 78 që duhet të kishte si rreg­ull. Gjatë vitit 2023, ky numër vijoi të zvogëlo­het (22), për të arrit­ur sër­ish në 24 në Nën­tor 2023.

 

Refor­ma e Rretheve Gjyqë­sore rrezikon të mos prod­ho­jë objek­ti­vat e synuar në ter­ma të aksesit në drejtësi nëse nuk adreso­het me urgjencë shti­mi i trupës gjyqë­sore. Kjo urgjencë duhet më së pari të adreso­het në shkallën e dytë të gjykim­it. Aksesi në drejtësi nuk është thjesht një çësht­je dis­tan­cash, por mbi të gjitha një çësht­je e zgjid­hjes efek­tive, bren­da një afati opti­mal, të një mos­mar­rvesh­je që mbër­rin në gjykatë.

 

Ndryshi­mi i disa rreg­ullave pro­ce­du­rale në admin­istrim­in e pro­ce­sit gjyqë­sor mund të ketë patur një impakt poz­i­tiv në disa raste. Konkretisht, gjyki­mi i ankimeve për masat e sig­urim­it me një gjyq­tar të vetëm ka sig­u­ru­ar efek­tivitet më të lartë në për­ball­jen me këtë kat­e­gori çësht­jesh gjyqë­sore. Megjithatë, mbetet për t’u vlerë­suar cilësia në gjykimet përkatëse, nisur nga rrethana që një trupë gjykuese me 3 anë­tarë bën një peshim/vlerësim më gjith­përf­shirës kra­ha­suar me një gjyq­tar të vetëm.   

 

Meto­dat e admin­istrim­it të gjykatës nuk iden­ti­fiko­hen si një ndër shkaqet krye­sore të stokut apo vone­save gjyqë­sore deri në vitin 2022. Pas aktivizim­it të Refor­mës së Rretheve Gjyqë­sore sa i takon apelit të juridik­sion­it të përgjithshëm, admin­istri­mi gjyqë­sor për­bal­let me sfidën e mad­he të mungesës së sallave të gjyqit. Kjo rrethanë nuk e ven­dos në efi­ciencë as trupën e pakët gjyqë­sore që aktu­al­isht gjykon në GJAJP Tiranë. Një ske­nar i funk­sionim­it të kësaj gjykate me 78 gjyq­tarë në god­inën aktuale është kre­jtë­sisht i pamundur. Në kushtet aktuale infra­struk­tur­ore edhe vetë ri-aktiviz­i­mi i skemës së delegim­it në apel për­bën sfidë, pasi god­i­na aktuale nuk ka zyra për të ako­mod­uar më shumë se sa 35 gjyq­tarë si dhe ka ako­ma më pak sal­la për të zhvil­lu­ar gjykime.

 

Munge­sa e sis­te­meve adeguate që shër­be­jnë për menax­himin e çësht­jeve gjyqë­sore kri­jon një vështirësi të shtu­ar në funk­sion­imin e GJAJP Tiranë. Autom­a­tiz­i­mi i pro­ce­sit të mbart­jeve është një domos­dosh­mëri në kushtet e kri­juar me një back­log në zmad­him të vazh­dueshëm. Pavarë­sisht shtim­it të per­son­elit në sekre­tar­inë e gjykatës, for­matet analoge të pro­ce­seve të punës ngadalë­so­jnë menax­himin, janë jo-efek­tive dhe nuk sig­uro­jnë sak­tës­inë e synuar në regjistrim­in e të dhë­nave.     

 

 

Bazuar në sa më sipër, reko­mandimet krye­sore janë:

 

Të shto­het num­ri i gjyq­tarëve në apel përmes ri-aktivizim­it efek­tiv dhe pa kushtëz­ime të panevo­jshme skemës së delegim­it në apel nga KLGJ. Të vlerë­so­het me për­parësi mundësia e cak­tim­it përmes instru­men­tit të kar­ri­erës të gjyq­tarëve në Apelin e Juridik­sion­it të Përgjithshëm, duke mar­rë masa efek­tive për adres­imin e sit­u­atës përmes iden­ti­fikim­it të gjyq­tarëve që përm­bushin kriteret ligjore të për­vo­jës dhe motivim­it të tyre në kar­ri­erë.

 

Të dyfishet ose dhe tre­fishohet num­ri i ndih­mësave ligjorë të cilët ofro­jnë ndihmesën e tyre në GJAJP Tiranë. Aktu­al­isht ka më pak  ndih­mësa efek­tive se sa gjyq­tarë efek­tive në këtë gjykatë. 

 

Të rritet shkalla e koor­dinim­it mes insti­tu­cion­eve të qev­eris­jes gjyqë­sore dhe insti­tu­cion­eve të përkohshme të vetingut. Magjis­tratët e dalë nga bankat e Shkol­lës së Magji­s­traturës nuk kual­i­fiko­hen për të zëvendë­suar vankan­cat në apel për shkak të kri­ter­it të për­vo­jës (8 vjet). Intere­si pub­lik për drejtësi efek­tive duhet të preval­o­jë; Intere­si i shtetit shqip­tar për të mos rrezikuar dën­ime nga GJEDNJ gjithash­tu duhet të preval­o­jë. Intere­si i vetë gjykatave për të mos u shkrirë si insti­tu­cione për shkak të mungesës së gjyq­tarëve gjithash­tu duhet të kon­sidero­het me shumë kujdes.  

 

Rrit­ja sis­tem­atike e stokut në apel duhet kon­sideru­ar një emergjencë kom­bëtare për arsyen se është në për­masa his­torike, me trend të qartë rritës dhe sepse ka poten­cialin të godasë bes­imin tek Refor­ma në Drejtësi. KLGJ duhet urgjen­tisht të për­gatisë një strategji të qartë, efek­tive dhe të përgjegjshme për të nxjer­rë GJAJP Tiranë, por edhe atë të Apelit Admin­is­tra­tiv nga kriza e stokut his­torik të aku­mu­lu­ar. 

 

Të vlerë­so­het mundësia për të pri­or­i­ta­rizuar në shqyr­timin gjyqë­sor në apel çësht­jet që rreziko­jnë të dalin jashtë afatit të gjykim­it të arsyeshëm. Një vlerësim para­prak përmes sekre­tarisë gjyqë­sore i çësht­jeve të mbar­tu­ra duhet të real­i­zo­het pa vonesë për të shman­gur rriskun e penal­izmit me beck­log sht­esë të gjykatave të shkallë më të lar­ta me çësht­je me objekt vone­sat gjyqë­sore. Gjithash­tu, ky filtrim i shër­ben në tërësi shtetit shqip­tar për të mos u penal­izuar në të ardhmen e afërt nga GJEDNJ, në vazhdën e prece­den­tit “Bara dhe Kola kundër Shqipërisë”  

 

Të ri-kon­sidero­het në kuadër të rishikim­it të Refor­mës së Rretheve Gjyqë­sore zgjer­i­mi në të pak­tën tre gjyka­ta apeli për të adresuar në kohë dhe me cilësi mungesën e sallave dhe mjedi­s­eve të tjera mbështetëse që mundë­so­jnë gjykimin në shkallë të dytë. Opsioni për të prit­ur deri në ndër­timin e një gjykatë të re apeli në Tiranë favorizon shtimin e stokut gjyqë­sor dhe penal­i­zon qyte­tarët duke shkelur të drej­tat e tyre për një drejtësi pa vone­sa dhe në çdo rast bren­da një afati të arsyeshëm.

 

Kos­tot even­tuale që vijnë si paso­jë e adres­im­it me padi në gjykatën kom­pe­tente të tejkalim­it të afatit të aryeshëm të gjykim­it të për­l­log­a­riten si kos­to opor­tune të Refor­mave dhe të mos t’i shkarko­hen mbi supe qyte­tarëve dhe për­doruesve të tjerë të gjykatave. Një fond i posaçëm kon­tig­jence për sub­jek­tet e dëm­tu­ara nga zvar­rit­jet gjyqë­sore duhet të kon­sidero­het për parashikime në bux­hetin e gjykatave ose në bux­hetin e shtetit. Afati 3‑vjeçar i vlerë­suar si shkak objek­tiv për vone­sa gjyqë­sore në kuadër të Refor­mës Gjyqë­sore e ka hum­bur brend­inë dhe kup­ti­min tash­më që vetë Refor­ma në Drejtësi për­gatitet të hyjë në vitin e saj të 9‑të që nga koha e mira­tim­it të lig­jeve të saj.

 

Gjyka­ta e Apelit të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë ka vijuar të shto­jë stokun gjyqë­sor nga 32 000 në 37 mijë nga 1 Shkur­ti 2023 kur nisi nga puna deri në Tetor 2023, kur u bë edhe rako­rdi­mi i fun­dit për qël­lime të këtij Vlerësi­mi Tem­atik. Pari­mi i përkohsh­mërisë mbi të cilin bazo­het deri më sot argu­men­ti krye­sor për deku­ra­jimin e anke­save për vone­sa gjyqë­sore në gjykatën e shkallës më të lartë, konkretish rrethanat objek­tive të shkak­tu­ara nga pro­ce­si i vetingut, rrezikon të përm­by­set në një realitet të përher­shëm nëse stoku në Apel tejkalon 40 mijë dos­je në vitin 2024.

 

Gjyka­ta kom­pe­tente duhet të jenë krah pub­likut të penal­izuar nga vone­sat gjyqë­sore tash­më kro­nike dhe jo anas­jell­tas kur rekur­so­het tejkali­mi i afat­eve të arsyeshme gjatë gjykim­it në apel. Kom­pro­men­ti­mi i shan­seve për një shpër­blim të drejtë nga gjykatat ven­dase sa i takon fenomenit në fjalë vetëm sa do të ricik­lo­jë prob­lemin në gjykatën Kushtetuese dhe më tej në GJEDNJ, Stras­bourg.     

 

Sipas arsyetim­it të vetë GJEDNJ në çësht­jen Bara & Kola kundër Shqipërisë (Tetor 2021), refor­mat nuk mund të kon­sidero­hen “rrethana objek­tive që bëjnë të pamundur” shqyr­timin e çësht­jeve, të pak­tën bren­da logjikës së nen­it 6 të Kon­ven­tës; kjo qas­je do ta zhven­doste të gjithë bar­rën e tyre mbi shpat­ul­lat dhe në dëm të indi­vidëve. Sido­qoftë, paso­jat e refor­mës mund të mer­ren parasysh në një­farë mase në pro­cesin e pon­derim­it kon­ven­tor. Ten­den­ca e përgjithshme e reduk­tim­it (ose jo) të vone­save është një fak­tor i rëndë­sishëm në anal­izën e nen­it 6[1].  Në studimin e ndër­mar­rë nga INFOÇIP, ten­den­ca e anal­izuar është në shu­micën e rasteve përke­që­suese dhe kon­stante në këtë trend.

 

Komu­niteti pro­fe­sion­al i avokatëve duhet të inku­ra­jo­het të për­dorë çdo mjet ligjor në dis­pozi­cion për të garan­tu­ar mbro­jt­je efek­tive të klien­tëve të tyre nga ekspoz­i­mi ndaj vone­save tej afatit të arsyeshëm. Garan­ti­mi i të drej­tave të qyte­tarëve sa i takon një gjyki­mi të drejtë e pa vone­sa duhet të jetë një kon­stante në aktivitetin e tyre të përdit­shëm. Ata duhet të jenë mbro­jtës aktiv të këtyre të drej­tave si në gjykatat ven­dase ash­tu edhe në GJEDNJ.

 

Avanci­mi i objek­ti­vave të dix­hital­izim­it gjyqë­sor është domos­dosh­mëri në kushtet emergjente me të cilat për­bal­let sot gjyki­mi në apel. Për­mirësi­mi i sis­te­meve ekzistuese dhe adop­ti­mi i sis­te­meve të reja më të avan­cuara janë një domos­dosh­mëri, që mund të sjel­lë për­mirësim thel­bë­sor në menax­himin gjyqë­sor në apel. Këto sis­teme janë rel­a­tivisht shumë të lira kra­ha­suar me kos­tot që prod­ho­hen nga mos-për­dori­mi i tyre. Asis­ten­ca e part­nerëve ndërkomë­tarë të Refor­mës në Drejtësi duhet të kanal­i­zo­het në këtë drej­tim pa hum­bur më kohë.

 

Inspek­tori i Lartë i Drejtë­sisë, si insti­tu­cioni më i rëndë­sishëm i Refor­mës në Drejtësi, ka gjithash­tu nevo­jë të ndih­mo­het me stafet përkatëse, sis­temet e brend­sh­më të menaxh­mit të anke­save si dhe sis­teme të tjera efek­tive që mundë­so­jnë rolin e tij kon­tol­lues ndaj vone­save arbi­trare si në gjykim ash­tu edhe në arsyetimin e vendimeve gjyqë­sore, të cilat cëno­jnë bes­imin e pub­likut tek gjykatat dhe Drejtësia në tërësi. 

 

Vone­sat e shpre­hu­ra në arsyetimin bren­da afatit ligjor të masave të sig­urim­it në apel, por edhe në shkallët më të ulë­ta duhet të mer­ren në shqyr­tim tem­atik të posaçëm duke evi­den­tu­ar raste të mund­shme par­reg­ull­sish që përsëriten në mënyrë kon­stante.      

BANNER 400 x 250 (2)_page-0001

[1] Shkëputur nga fjala e gjyq­tar Dori­an Pavli, për­faqë­sues i Shqipërisë në GJADNJ Stras­bourg, me rastin e Kon­fer­encës ndërkom­bëtare në kuadër të 110 Vje­torit të GJykatës së Lartë, Tiranë 10 Maj 2023.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim