17 Dhje­tor 2023 — Qen­dra e Botimeve Zyrtare ka pub­likuar ne Fle­tore Zyrtare Udhëzuesin Stan­dard të Mar­rëd­hënieve të Gjykatave me Pub­likun dhe Medi­an.  Fle­tor­ja Zyrtare mban nr 182 dhe eshte pub­likuar ne dat­en 16 Dhje­tor, 2023. Ajo  mund te shkarko­het ne form PDF nga te gjithe te intere­suar­it ne linkun: https://www.infocip.org/al/wp-content/uploads/2023/12/FZ-2023–182.pdf. Ju mund ta shkarkoni Fle­toren Zyrtare edhe thjesht duke klikuar ne imazhin e kop­er­tines ketu poshte ne kete shkrim/faqe.

 

fletore zyrtare, udhezuesi Media gjyqesor, INFOCIP

 

 

 

 

Këshilli i Lartë Gjyqë­sor, në Mbled­hjen Plenare të datës 06.12.2023, mira­toi Udhëzuesin në përm­bush­je të detyrimeve ligjore. Ky vendim i rëndë­sishëm syn­on rrit­jen e trans­parencës së gjykatave ndaj medias dhe pub­likut.  Pub­liki­mi i ketij Udhezue­si ne Fle­toren Zyrtare eshte nje lajm per tu per­shen­de­tur. Ky moment zyr­ta­ri­zon plote­sisht anagazhimin e marre nge KLGj dhe INFOCIP per final­iz­imin me suk­ses te nje pro­ce­si qe nor­mon mard­he­ni­et Media-Gjykate.

 

INFOCIP ka nisur shpern­dar­jen e Fle­tores Zyrtare nr 182, dt 16 Dhje­tor 2023  tek te gjitha palet e intere­suara.  Pro­ce­si per mira­timin e ketij akti te rëndë­sishëm u nxit dhe u facil­i­tua nga Qen­dra për Çesht­je të Informim­it Pub­lik, INFOCIP, në kuadër të Pro­gramit “Open Courts through Press Judges”. Për­p­jek­jet e mëparshme, të nisura që në vitin 2018 nga pro­jek­ti Eural­ius nuk kishin sjel­lë rezul­tat. Udhëzue­si në for­mën e tij fillestare nuk ishte në har­moni me lig­jet e Refor­mës në Drejtësi dhe as me legjis­la­cionin për të drejten e informim­it dhe mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale në Shqipëri.

 

Dy takime në for­matin e kon­fer­encës ndërkom­bëtare u zhvil­lu­an në Tiranë për këtë qël­lim, ku morën pjesë gyq­tarë të medias të gjykatas së Mas­tri­htit, Marc Bax, njëko­hë­sisht gjyq­tar për medi­at, Gjyqtare znj. Lenke de Klerk, gjyqtare per medi­at ne gjykatën e East Bra­bant, znj. Ilse West­e­nenk, shefe e depar­ta­men­tit të komu­nikim­it në gjykatën e East Bra­bant dhe znj. Anne Taha­pary, nga Shkol­la e Magji­s­traturës e Holandës, përgjegjëse e asis­tencës ndërkom­bëtare në këtë pro­gram (lexo me shume per kon­fer­en­cen nderkom­betare te dates 4 Mars 2022 ose hap ketu Kon­fer­en­cen e dyte nderkom­betare te dates 6 Maj 2022.)

 

Drej­tori i INFOCIP, z. Ger­ti Shel­la mori pjesë si ekspert i komu­nikim­it ligjor në har­timin dhe kon­so­lidimin me pas të draft-udhëzue­sit në grupin e punës të ngrit­ur nga KLGJ për këtë qël­lim, i për­bërë nga gjyq­tarët e medias Marçela She­hu (KLGJ), Sai­da Dol­lani (Apeli i GJKKO), Edli­ra Petri (Apeli J.P. Tiranë).

 

INFOCIP për­gati­ti një draft të avan­cuar, bazuar me mod­elin Holan­dez, të cilin e dorë­zoi për vlerësim në KLGJ në Maj 2022. Për­dori­mi i mod­elit holan­dez ishte gjithash­tu një kërkesë e shpre­hur e gjyq­tarëve të medias në dy takimet ndërkom­bëtare të orga­nizuara në Tiranë nga INFOCIP për këtë qël­lim.

 

Udhëzue­si i është nën­shtru­ar pro­ce­sit të kon­sul­tim­it pub­lik me gjyq­tarët e medias, gaze­tarët, Komi­sioner­in për të Drejtën e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale, si dhe me orga­ni­zatat e shoqërisë civile, të cilat ushtro­jnë veprim­tar­inë e tyre në fushën e drejtë­sisë. Kon­sul­timet me medi­an u mbështetën finan­cia­r­isht nga INFOCIP, në kuadër të pro­jek­tit “Open Court through Press Judges”, respek­tivisht ne datat 24 Mars 2023  dhe  18 Prill 2023.

 

Disku­timet u moderu­an në emër të KLGJ nga anë­tar­ja e KLGJ, njëko­hë­sisht gjyqtare për medi­at, Marçela She­hu. Të gjitha takimet u regjistru­an në for­mat audio nga INFOCIP, për të zbard­hur me besnikëri në pro­ce­ver­balet e disku­tim­it sug­jerimet nga komu­niteti i gaze­tarëve pro­fe­sion­istë.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim