6 Maj 2022 — Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, INFOCIP zhvil­loi ne date 6 Maj 2022 aktivitetin e dytë kom­be­tar për shkëm­bimin e për­vo­jës midis gjyq­tarëve shqip­tarë të medias dhe gjyq­tarëve holan­dezë te medias.

 

Ky aktivitet i ren­de­sishme u zhvil­lua ne bashkepunim me Këshillin e Lartë Gjyqë­sor, KLGJ, per­faqe­suar ne kete forum nga znj. Marçela She­hu, anetare e KLGj, e cak­tu­ar për kry­er­jen e detyrave në lid­hje me mar­rëd­hëni­et me pub­likun. Ish-ane­tari i KLGJ, z. Erjon Muhar­remaj, qe ka mba­j­tur me pare kete funk­sion, aktu­al­isht zv. dekan i Fakul­tetit Juridik UT ishte gjithash­tu i pran­ishem ne kete takim.

 

Ne aktivitet moren pjese gjyqtaret shqiptare te medias te juridik­sion­it te apeleve, znj. Sai­da Dol­lani, znj.Edlira Petri, znj. Blerona Hasa, znj. Vojsa­va Osman­aj, z. Flor­jan Kala­ja.

 

FZH_1496
Në takim mori pjesë edhe gjyq­tar­ja e Gjykatës Kushtetuese znj. Soni­la Bejt­ja, she­f­ja e zyrës së medias pranë Prokuror­it të Përgjithshëm, znj. Roze­ta Tase, si dhe nëpunës civilë gjyqë­sorë për mar­rëd­hëni­et me pub­likun.

 

Gjyq­tarët holan­dezë qe ndane per­vo­jen e tyre me koleget shqiptare ishin , znj. Lenke de Klerk, z. Marc Bax, si edhe znj. Ilse West­e­nenk, shefe e depar­ta­men­tit të komu­nikim­it në gjykatën e East Bra­bant dhe znj. Anne Taha­pary, nga Shkol­la e Magji­s­traturës e Holandës.

 

Aktiviteti u fokusua në rolin e rëndë­sishëm të gjyq­tarëve për medi­at në komu­nikimin me pub­likun, në drej­tim të forcim­it të bes­im­it të pub­likut në sis­temin e drejtë­sisë. Gjyq­tarët shqip­tarë për medi­at dhe kolegët holan­dezë shkëm­byen për­vo­jat e tyre dhe u angazhuan për forcimin e bashkëpunim­it në vijim, për të për­fi­tu­ar prej mod­elit holan­dez, si një ndër mod­elet e suk­sesshëm të komu­nikim­it të gjyqë­sorit me pub­likun.

 

Aktiviteti është pjesë e nis­mave të Këshillit të Lartë Gjyqë­sor për vënien në zba­tim të Plan­it Strategjik të Komu­nikim­it për sis­temin gjyqë­sor, për të sig­u­ru­ar infor­ma­cion të sak­të për medi­an dhe pub­likun, në funk­sion të për­mirësim­it të trans­parencës së veprim­tarisë së gjyqë­sorit. Pro­gra­mi mbeshtetet nga Embassy of the Nether­lands in Alba­nia

 

FZH_1301 FZH_1335 FZH_1366 FZH_1548 FZH_1558 FZH_1571 FZH_1590 FZH_1624 FZH_1632
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim