INFOÇIP shpal­li sot një një kon­fer­encë të posaçme për media gjet­jet e mon­i­torim­it një-vjeçar për het­uesh­mërinë e krimeve zgjed­hore nga organi i akuzës. Në pran­inë e të gjithave medi­ave, drej­tori i INFOÇIP, Z. Ger­ti Shel­la bëri pub­like gjet­jet lid­hur me total­in e kallz­imeve të depoz­i­tu­ara për krime kun­der zgjed­hjeve si dhe rezul­tatin e hetim­it për pro­cedimet penale të regjistru­ara.
Shkarko ketu permbled­hjen Ekzeku­tive

KONFERENCA

Ne 25 Prill 2021 u mba­jtën Zgjed­hjet për Kuvendin e Shqipërisë. Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, me mbështet­jen e Nation­al Demo­c­ra­t­ic Insti­tute, NDI mon­i­toroi në këto zgjed­hje inci­dencën e krimeve zgjed­hore të dyshuara të cilat u kallëzuan në organin e akuzës.

 

Manip­uli­mi i zgjed­hjeve ka qenë dhe mbetet një shqetësim seri­oz për Shqipërinë. Dyshi­mi kon­stant mes aktorëve poli­tikë se pro­ce­si i votim­it mund të truko­het ka dik­tu­ar vazhdimisht ndryshime të kuadrit ligjor që rreg­ul­lon zgjed­hjet dhe garan­ton integritetin e tyre. Legjis­la­cioni penal është for­cuar së tepër­mi dhe krimet zgjed­hore ndëshko­hen vetëm me burgim në Repub­likën e Shqipërisë.

 

në Zgjed­hjet e 25 Qer­shorit 2021 u depoz­i­tu­an në total (22 prokurori rrethesh+SPAK) të pak­tën 291 njof­time dhe/ose kallz­ime për vepra penale të dyshuara që cëno­jnë zgjed­hjet. Prej tyre 115 u adresuan në SPAK, kurse 176 në prokuror­itë e rretheve (këtu përf­shi­hen edhe 18 kallëzimet e nisuar nga KQZ në Dhje­tor 2021). Në 6 raste të tjera është depoz­i­tu­ar kallëz­im për vepra penale kundër jetës apo kundër per­son­it (pra nuk janë krime kundër zgjed­hjeve), por që gjith­sesi kanë sfond të pastër zgjed­hor.

 

Nga ky total, mund të jenë regjistru­ar të pak­tën 140 pro­ced­ime penale nga organi akuzës (SPAK dhe prokuror­itë e zakon­shme të mar­ra së bashku). Deri në Janar 2022, kjo shifër ka qenë me ten­dencë rrit­je (të pak­tën me 17 raste plus), pasi prokuror­itë e rretheve kishin nën shqyr­tim kallzimet e depoz­i­tu­ara nga KQZ gjatë mua­jit Dhje­tor 2021. Mund të thuhet se nga totali i kallz­imeve të paraqi­tu­ra për krime zgjed­hore në Zgjed­hjet e 25 Pril­lit, pothua­jse gjys­ma e tyre u regjistru­an si pro­ced­ime penale.

 

Deri në 24 Dhje­tor 2021, vetëm një (1) pro­ced­im penal i het­u­ar nga SPAK arri­ti të gjyko­hej plotë­sisht nga gjyka­ta. Per­son­at e akuzuar nga SPAK (2 gjith­sej) kanë mar­rë dën­im penal për krime zgjed­hore. SPAK kon­fir­moi gjithash­tu në Dhje­tor 2021 se edhe një tjetër pro­ced­im penal ishte het­u­ar plotë­sisht dhe i ishte nisur gjykatës për vendim. Koha e hetim­it të dy çësht­jeve në fjalë kon­sidero­het e shpe­jtë.

 

Prokuror­itë e juridik­sion­it të zakon­shëm nuk rapor­tu­an gjatë vitit 2021 për per­sona të het­u­ar prej tyre për krime zgjed­hore të cilët u dënu­an nga gjyka­ta penale. Në njof­timet zyrtare për shtyp mbi tem­atikën e krimeve zgjed­hore (6 gjith­sej) të cilat janë afishuar në faqen zyrtare të Prokuror­isë së Përgjithshme, nuk ka të dhë­na për per­sona të dënuar për krime zgjed­hore.

 

Në Raportin Zyr­tar për krim­i­nalitetin në vitin 2021, Prokuro­r­ia e Përgjithshme i ka kush­tu­ar një hapësirë të vogël sta­tis­tikës për krimet zgjed­hore, pavarë­sisht se viti në fjalë ishte vit zgjed­hor. Në këtë Rapor­ti flitet për 46 per­sona të dënuar për krime zgjed­hore. Kjo shifër gjith­sesi mer­ret me rez­ervë në këtë vlerësim pasi kon­sta­to­het inko­herencë në anal­izë nga shkrue­sit e rapor­tit.

 

Shkarko ketu permbled­hjen Ekzeku­tive

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim