22 Dhje­tor 2023 — Kryetar­ja e KLGJ, Znj. Nau­re­da Llaga­mi pri­ti sot në një takim miqë­sor Ambasadorin e Holandës në Tiranë, SH.T. Reinout Vos. Ai shoqëro­hej në këtë takim nga Keshill­tar­ja per Shtetin e se Drejtes Znj. Edli­ra Osmani. Në këtë takim gjithash­tu ishte i pran­ishëm edhe Drej­tori i INFOCIP, Z. Ger­ti Shel­la.

 

Në takim u disku­tua për klimën e shkëlqy­er të bashkëpunim­it që ekzis­ton mes KLGj dhe part­nerëve ndërkom­bë­tarë që ofro­jnë mbeshtet­jen e tyre për avacimin e Refor­mës në Drejtësi.

 

Kryetar­ja e KLGJ, Znj. Llaga­mi fal­en­deroi Ambasadorin Vos për ndih­mën cilë­sore dhe të qën­drueshme që ka ofru­ar në kuadër të pro­grameve të asis­tencës për organet e qev­eris­jes së gjyqë­sorit dhe gjykatat. Ajo shpre­hu bes­imin se bashkëpuni­mi do të njo­hë rrit­je cilë­sore edhe në vitin 2024.

 

Drejtue­si i INFOÇIP, Ger­ti Shel­la fal­en­deroi KLGJ për rezul­tatet e bashkëpunim­it në kuadër të Pro­jek­tit “Open Court through Press Judges”.  KLGJ dhe INFOCIP kanë ndërvepru­ar që prej vitit 2021 në part­ner­itet përmes një Mem­o­ran­du­mi Bashkëpuni­mi, të fir­mo­sur mes palëve në dt 14. 94.2021.

 

Një ndër objek­ti­vat e këtij bashkëpuni­mi ka qenë nxit­ja e shkëm­bimeve pro­fe­sion­ale mes gjyq­tarëve holandëzë të medias dhe gjyq­tarëve shqip­tarë të medias. Po ash­tu, pjesë e rezul­tatat­eve konkrete të pro­jek­tit ka qenë mira­ti­mi i një udhëzue­si stan­dard Media-Gjykatë, i cili u mirat­ua në nga KLGJ në datë 6 dhje­tor 2023. Z. Shel­la rapor­toi si të përm­bushu­ra me suk­ses të gjitha objek­ti­vat e bashkëpunim­it të për­cak­tu­ara në Mem­o­ran­du­min mes palëve.

 

Kryetar­ja e KLGJ, Znj. Llaga­mi thek­soi në takim nevo­jën e avacim­it të stan­darteve të arrit­u­ra si dhe adresoi synimet për një hap­je të mëte­jshme të gjykatave ndaj Pub­likut dhe Medias, përmes ndih­mës direk­te të part­nerëve të KLGj dhe shoqërisë civile. Taki­mi u mbyll me urimet e ndërsjell­ta për fes­tat e fun­div­i­tit dhe me dëshirën për forcimin e bashkëpunim­it në të ardhmen.

 

gerti shella, naureda llgami, reinus vos, holanda klgj 2

 

gerti shella, naureda llgami, reinus vos, holanda klgj

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim