10.01.2024 — Ne Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, u zhvil­lua nje takim per mard­he­ni­et Media-Gjyqe­sor, i orga­nizuar nga Zyra për Mar­rëd­hëni­et me Pub­likun dhe Medi­an, nën drej­timin dhe mod­er­im­in e Gjyqtares për Medi­an Mige­na Las­ka. Në takim u fol lid­hur me leht­es­imin  komu­nikim­it Media-Gjyqe­sor. Gjithash­tu u evi­den­tu­an prob­lemati­ka të ndryshme të kon­stat­u­ara si dhe u dhanë mendime për për­mirësimin, bashkërendimin dhe avancimin e mar­rëd­hënieve të Gjykatës me Pub­likun dhe Medi­an.

 

migena laska

 

 

 

 

 

Ndër të tjera Gjyq­tar­ja për Medi­an pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë, prezan­toi për të pran­ish­mit, ecur­inë e deri tan­ishme (përg­jatë vitit 2023) të veprim­tarisë së Zyrës për Mar­rëd­hënit me Pub­likun dhe Medi­an, si dhe parashtroi vizion­in, ini­cia­ti­vat e propozuara, dhe qël­limet e kësaj zyre në kuadër të funk­sionim­it dhe zhvil­lim­it të mëte­jshëm në përafrim­in e mar­rëd­hënieve ndër­m­jet Gjykatës, Pub­likut dhe Medias.

 

INFOCIP u per­faqe­sua ne kete takim nga Drej­tori Ekzeku­tiv, INFOCIP, Z. Ger­ti Shel­la. Ai thek­soi nevo­jen per hap­jen e mete­jshme te gjykatave ndaj pub­likut dh perge­zoi punen e der­i­tan­ishme te bere ne Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë. Shel­la perge­zoi gjyqtaren Mige­na Las­ka per punen e der­i­tan­ishme dhe prazan­toi edhe nje­here parimet e nderveprim­it Media Gjyqe­sor.

 

Ne kete takim ishte e pran­ishme edhe gjyq­tar­ja Marçela She­hu, e cila ka mba­j­tur pozi­cion e gjyqtares per medi­at ne KLGJ deri ne fund te vitit 2023 si dhe ka drej­tu­ar grupin e punes per Udhezuesin Stan­dard Media Gjyqe­sor. INFOCIP ka qene pjese e ketij grupi pune ne kuad­er te Pro­jek­tit “Open Court through Press Judges”. Po ash­tu te pran­ishem ne takimn koordinues  ishin edhe kance­lari i Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë, Z. Don­ald Xhelilaj, Krye­sekre­tar­ja e Dhomes Penale, Adela Ymeri Cinari, Koor­di­na­tor­ja për Medi­an, Znj Ola Ismaili si dhe stafe te tjera mbeshtetes te gjykates.

 

Zyra e Komi­sioner­it për të Drejtën e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale mori pjesë në një takim të orga­nizuar nga Zyra për Mar­rëd­hëni­et me Pub­likun pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm të Tiranës në kuadër të komu­nikim­it trans­par­ent midis sis­temit gjyqë­sor, pub­likut dhe medias. Në këtë aktivitet ishte e ftu­ar edhe znj. Besa Velaj, Drej­tor i Kabi­netit të Komi­sioner­it, ndër­sa ishin të pran­ishëm edhe për­faqë­sues të shoqërisë civile apo medias.

 

Taki­mi kishte në fokus të tij anal­iz­imin e veprim­tarisë së kësaj gjykate në kënd­vështrim të përm­bush­jes së detyrimeve që buro­jnë nga ligji për të drejtën e informim­it dhe ai për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale, disku­timin për forcimin e bashkëpunim­it me part­nerët në rrit­jen e efik­a­sitetit të mekaniz­mave infor­mues, si dhe në funk­sion të plotësim­it të detyrimeve ligjore për Pro­gramin e Trans­parencës. Zyra e Komi­sioner­it kon­tribuoi në këtë takim me tra­j­timin në bal­ancë dhe pro­por­cionalitet të çësht­jeve ku ndërve­pron e drej­ta për informim dhe ajo për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale të qyte­tarëve.

 

Taki­mi u mbyll me angazhimin e marre per te avan­cuar me tej gjate diteve te hapu­ra te gjykates nderveprim­in e shtu­ar me medi­an dhe me pub­likun. Udhëzuesin Stan­dard të Mar­rëd­hënieve të Gjykatave me Pub­likun dhe Medi­an eshte nje udher­refyes se sy nderveprim mund te zhvil­lo­het e mirekup­tim te rolit dhe detyrave respek­tive te Gjyqe­sorit dhe Medias.

 

Këshilli i Lartë Gjyqë­sor, në Mbled­hjen Plenare të datës 06.12.2023, në përm­bush­je të detyrimeve të tij ligjor, mira­toi Udhëzuesin Stan­dard të Mar­rëd­hënieve të Gjykatave me Pub­likun dhe Medi­an. Ky vendim i rëndë­sishëm syn­on rrit­jen e trans­parencës së gjykatave ndaj medias dhe pub­likut. Po ash­tu, Udhëzue­si syn­on të rrisë bes­imin dhe bashkepunimin mes Medias dhe Gjyqë­sorit.

 

Pro­ce­si per mira­timin e ketij akti te rëndë­sishëm u nxit dhe u facil­i­tua nga Qen­dra për Çesht­je të Informim­it Pub­lik, INFOCIP, në kuadër të Pro­gramit “Open Courts through Press Judges”. Për­p­jek­jet e mëparshme, të nisura që në vitin 2018 nga pro­jek­ti Eural­ius nuk kishin sjel­lë rezul­tat. Udhëzue­si në for­mën e tij fillestare nuk ishte në har­moni me lig­jet e Refor­mës në Drejtësi dhe as me legjis­la­cionin për të drejten e informim­it dhe mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale në Shqipëri

 

LINK Gjyka­ta e Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë

LINK, Komi­sion­er për të Drejtën e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim