Vonesat gjyqesore temë qendrore ne nje dokumentar ekskluziv te Medias Kombetare TV Klan
Situata e vonesave gjyqesore eshte rimarre si teme qendrore ne nje dokumentar ekskluziv te prodhuar nga Media Kombetare TV Klan, realizuar nga gazetari Spartak Koka ne kuader te ciklit te programave UNIKO. Dokumentari prej 60 minutash zbardh ne menyre te detajuar situaten e rende qe perballin sot qytetaret ne gjykatat shqiptare sa i takon vonesave per te marre drejtesi.
Dokumetari fokusohet ne diskutimet e aktoreve kryesore te sistemit te drejtesise, te zhvilluara ne kuader te Konferences Kombetare qe INFOCIP mbajti ne date 21 Nentor 2023 nen titullin: Vonesat Gjyqesore ne Apel dhe Afatet e Gjykimit te Arsyeshem”.
Situata e hulumtuar nga INFOCIP dhe e sjelle me mjeshteri ne kete dokumentar unik ne llojin e vet, ekspozoi shkelje masive te drejtave kushtetuese dhe te drejtave te njeriut sa i takon zhvillimit te procesit gjyqesor brenda nje afati te arsyeshem. Po ashtu, ne dokumentar eveidentohet situata po kaq e rende per vete gjykaten, e cila sot ka numrin me te ulet historik te gjykatesve, teksa stoku i dosjeve rritet perdite ne nivele te pa-vazhguara ne gjithe historie e shtetit shqiptar.
INFOCIP falenderon gazetarin Spartak Koka per perzgjedhjen e kesaj teme kaq sensitive dhe trajmin e saj me kurajo profesionale dhe respekt per te verteten. Nje falenderim i sinqerte per ILD, KLGJ dhe Shkollen e Magjistratures qe ndane hapur shqetesimet e tyre si dhe per gjithe institucionet partnere dhe koleget juriste qe dhane nje kontribut te vyer per nxjerrjen ne pah te problemeve qe kalon sot gjyqesori.
Media ka nje rol te pazevendesueshme ne ekpozimin e problemeve dhe ne advokimin e interesit publik..Parneriteti me median eshte nje konstante e pandryshueshme ne pune tone si INFOCIP. Dokumentari me titull ” Vonesat ne gjykata qe po vrasin qytetaret” mund te ndiqet ne Youtube ne linkun: https://www.youtube.com/watch?v=U5jFlfO2Qe4
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA