18 prill 2023 / INFOCIP organozoi tryezen e dyte te kon­sul­tim­it mes KLGJ dhe per­faqe­suesve te medias mbi har­timin e udhezue­sit stan­dard per mar­rd­he­ni­et media-gjyqe­sor. Kjo tryeze u kerkua nga vete gazetaret, per te patur munde­si efek­tive me njo­hjen reale te parashikimeve qe permbante drafti, i cili u kon­sul­tua per here te pare ne 24 Mars 2023.

 

Këshilli i Lartë Gjyqë­sor, me mbështet­jen e INFOCIP ne kuad­er te pro­jek­tit  “Open Court Through Press Judges” të mbeshte­tur nga Pro­ma Holan­dez MATRA, zhvil­loi tryezën e dytë të kon­sul­tim­it, duke ftu­ar edhe Komi­sioner­in per te Drejten e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e te dhenave per­son­ale, Z. Besnik Dervishi, per nje mendim te kual­i­fikuar sa i takon pyet­jeve te ngrit­u­ra nga gazetaret per  “Pro­jek­tudhëzue­sit stan­dard të mar­rëd­hënies së gjykatës me pub­likun dhe medi­an”.

 

Në takimin e dyte kon­sultues me medi­an  ishin të pran­ishëm gjithash­tu znj. Marçela She­hu, gjyqtare dhe anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqë­sor, e cak­tu­ar për Mar­rëd­hëni­et me Medi­an dhe Pub­likun, Gjyqtare Sai­da Dol­lani nga GJKKO e Apelit, nje kohe­sisht gjyqtare per medi­an prane kesaj gjykate, Gjyqtare  Edli­ra Petri, nga GJAJP Tirane, njeko­he­sisht gjyqtare per mediat.Gjyqtaret She­hu, Dol­lani dhe Petri jane njeko­he­si­ht anetare te grupit te posacem te punes te ngrit­ur nga KLGJ per har­timin e ketij doku­men­ti qe rreg­ul­lon me mire mard­he­ni­et Media-Gjykate.

 

Ne takim gjithash­tu ishin edhe gjyqtareznj. Edli­ra Osmani Eksperte e Nivelit të Lartë për Shtetin e së Drejtës nga Ambasa­da e Mbretërisë së Hol­landës si dhe disa per­faqe­sues te tjere te pro­grameve te tjera te asis­tences per gjyqe­sorin dhe Refor­men ne Drejte­si.

 

Nga ana e Medias moren pjese per­faqe­sue­sit me te spikatur te gaze­tarise per gjyqe­sorin si Klo­di­ana Lala, Spar­tak Koka,  etj.
Gjatë këtij kon­sul­ti­mi pub­lik, disku­timet u përqën­dru­an tek reko­mandimet e për­faqë­suesve të medi­ave, me qël­lim baraspeshimin e mision­it të medias për informimin me integritet e pro­fe­sion­al­izëm dhe detyrim­it të gjykatave për të ofru­ar trans­parencë dhe stan­darde ligjore që garan­to­jnë të drej­tat e njeri­ut dhe nuk cen­suro­jnë medi­an.

 

Lexo njof­timin nga faq­ja zyrtare e  KLGJ

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim