23 Nëntor 2023 – INFOCIP mori pjese ne nje trajnim te posaçem me gazetaret investigative te Citizen Channel mbi vonesat gjyqesore dhe situaten e shkeljes se te drejtave te njeriut per shkak te tejkalimit te afateve te gjykimit te arsyeshem.  Ky trajnim u organizua ne bashkepunim me FHS per te avancuar procesin e gazetarise investigative tashme ne fushen ne vonesave gjyqësore.

 

Trajnimi  u organizua vetem dy dite pas Koneferences se Nivelit të Lartë me temë: KOHEZGJATJA GJYQËSORE NE APEL 2016-2023 dhe AFATET E GJYKIMIT TE ARSYESHEM, mbajtur nga INFOCIP me pjesemarrjen e institucioneve me te larta te sistemit gjyqesor, kryetarët të gjykatave dhe përfaqësuesit e lartë  të misioneve të huaja që asistojnë Shqipërinë në sistemin e drejtësisë.

 

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella prezantoi ne cilesine e trajnerit gjetjet e detajuara te studimit 3-vjecar per gazetaret profesionist te pranishem ne kete trajnim. Ai theksoi  nevojën për adresimin e krizës së vonesave në apel me mjete mediatike per te rritur sensibilizimin e te gjithe aktoreve vendimarres. Nje rendesi e vecante iu kushtua rrethenes kritike te vezhguar sa i takon shkeljees se te drejtave të njeriut sa i takon tejkalimit të afatit të arsyeshmëm në gjykimin ne shkalle te dyte.

 

Me mbështetjen e Ambasadës Holandeze, në kuadër të Programit MATRA, INFOÇIP analizoi kohezgjatjen e 37854 çështjeve gjyqësore nga gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm. Prej tyre, 32499 moren vendim ne tre-vjeçarin 2020-2022, ndërsa 5355 shqyrtime kanë marrë vendime në 6-mujorin e parë 2023 (1 shkurt-31 Korrik) në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

 

Gjate aktivitetit trajnues, u prezentua ne detaje edhe platforma GJYKATAEHAPUR.AL, si nje pmjet teknologjik qe i vjen ne ndihme gazetarise investigative per te identifikuar lehtesisht ceshtjet me te vonuara. Po ashtu, pyetje te shumta u ngriten nga gazetaret e pranishem edhe per situaten e ankimimimeve ne Gjykaten Europiane te Drejtave te Njeriut ne Strasbourg.  Permes nje prezantimi ne PP, por vecanerisht permes disatimit direkt, Shella adresoi nje pjese te mire te pyetjeve te ngrituara dhe ftoi gazetaret te behen pjese e programit te punes per te evidentuar permes gazetarise investigative problematiken e identifukuar nga INFOCIP sa i takon vonesave gjyqesore ne rritje.

 

SHKARKO RAPORTIN E PLOTE NE PDF
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim