Qën­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, INFOÇIP pati kenaqe­sine te bashkepuno­je ne kuad­er te vleres­im­it tem­atik “KOHËZGJATJA GJYQËSORE NË APEL 2016–2023 dhe AFATET E GJYKIMIT TË ARSYESHËM” me kon­sti­tu­cional­istin e miren­jo­hur, ish-keshill­tar ligjor i Pres­i­den­tit te Repub­likes dhe njeko­he­sisht keshill­tar ligjor i disa min­is­trave te drejte­sise, Z. Bledar Dervishaj.

 

Në këtë tryezë, Z. Devishaj anal­i­zoi sit­u­at­en a kos­tove me te cilat mund te per­bal­let shtetit shqip­tar ne kushtet e shtim­it te ankimeve per vone­sa tej afat­eve te arsyeshme ne gjykatat kom­pe­tente e deri ne GJEDNJ. Ai thek­soi ne disku­timin e tij se e drej­ta për një pro­ces të rreg­ullt e garan­tu­ar nga neni 42 i Kushte­tutës dhe Neni 6 i Kon­ven­tës Evropi­ane të të Drej­tave të Njeri­ut është kthy­er në një shkel­je sis­temike, e gjatë e vazh­d­uar, dhe e pandër­pre­rë.

 

 

Megjithë masat rreg­ul­la­tore dhe orga­nizia­tive që ka mar­rë KLGJ dhe vet Gjyka­ta e Apelit, ato nge­len të pam­jaftueshme për ta rik­thy­er sit­u­atën në nor­malitet. Nëse Kuven­di i Shqipërisë, nuk merr masa emergjente kjo sit­u­atë e shkel­jeve të të drej­tave të njeri­ut do të na shoqëro­jë të pak­tën min­i­mal­isht edhe për 7 vite të tjerë dhe volu­mi i çësht­jeve me vone­sa, do të rritet qoftë në Gjykatën e Lartë — Gjykatën Kushtetuese, dhe rrjed­himisht dhe në Gjykatën Evropi­ane. Shkaku, është boshatis­ja e gjykatave. Nuk ka gjyq­tarë, pro­ce­si vet­ting ka nxjer­rë jashtë sis­temit më shumë se 60 % të trupës gjyqë­sore dhe ky pro­ces do vazh­do­jë sipas pro­gramit.

 

Z. Dervishaj thek­soi ne disku­timin e tij se  “ajo që duhet të bëjnë palët poli­tik­bërëse janë ato detyrat që Gjyka­ta Kushtetuese, ka arsyet­u­ar në vendimet e saj, dhe që duhen përm­bushur. Asgjë më shumë, asgjë më pak! Gjyka­ta Kushtetuese, pas rigrit­jes së saj dhje­tor 2020, ka mar­rë disa vendime, ku ka kon­stauar se është cen­uar e drej­ta për një pro­ces të rreg­ullt ligjor, si rezul­tat i mos­gjykim­it të çësht­jes bren­da afatit të arsyeshëm. Pa mohuar nevo­jën, rëndës­inë dhe për­fitimet që sjellin refor­mat në sek­torin e drejtë­sisë, Gjyka­ta RITHEKSON SE LIGJVËNËSI KA PËR DETYRË TË MARRË MASAT dhe të gje­jë mjetet e duhu­ra për ndryshimin e gjend­jes fak­tike, me qël­lim që lig­jet të zba­to­hen dhe gjykatat e të gjitha niveleve të funk­siono­jnë nor­mal­isht. Është përgjegjësi e shteteve kon­trak­tuese të orga­ni­zo­jnë sis­temin e tyre gjyqë­sor, në mënyrë që juridik­sionet e tyre mund t’u garan­to­jnë të gjithëve të drejtën për të mar­rë një vendim për­fundim­tar për mos­mar­rëvesh­jet në lid­hje me të drej­tat dhe detyrimet e tyre civile bren­da një peri­ud­he të arsyeshme”.
 
bledar dervishaj
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim