Në datë 14 prill 2021, Kryetar­ja e Këshillit të Lartë Gjyqë­sor, znj. Nau­re­da Llaga­mi, së bashku me z. Erjon Muhar­remaj, anë­tar i Këshillit u takuan me z. Gert Shel­la, Drej­tor Ekzeku­tiv i Qen­drës për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, për të disku­tu­ar mbi mundësitë e ndërsjel­la të bashkëpunim­it me qël­lim për­mirësimin e komu­nikim­it  midis gjyqë­sorit, medi­ave dhe pub­likut të gjerë shqip­tar. Bashkëpuni­mi ka për syn­im konkret forcimin e rolit të gjyq­tarëve të medias dhe nëpunësve civilë gjyqë­sorë të cak­tu­ar për mar­rëd­hëni­et me pub­likun.

 

Foto takimi Naurega Llagami, Gerti Shella, erjon Muharremaj, memorandum

Në takim u disku­tua për për­dorim­in e teknologjve të reja të infor­ma­cionit për lehtësimin e kominukim­it të gjykatave me media dhe pub­likun,  por edhe me insti­tu­cionet mbikqyrëse.

 

Këshilli i Lartë Gjyqë­sor angazho­het që të kon­tribuo­jë për kri­jimin e një mje­disi lehtë­sues ndaj kon­tributeve që INFOÇIP syn­on të ofro­jë, në funk­sion të arrit­jes së objek­ti­vave për një gjyqë­sor të hapur me pub­likun dhe medi­an.

 

KLGJ-ja ka mirat­u­ar dhe një Strategji të Posaçme të Komu­nikim­it për Sis­temin Gjyqë­sor, ku janë për­cak­tu­ar dhe bazat dhe mënyrat sesi mund të për­mirë­so­hen  mar­rëd­hëni­et e gjyqë­sorit me medi­an dhe pub­likun. Strategjia syn­on për­mirësimin e aksesit të pub­likut tek infor­ma­cioni gjyqë­sor dhe rrit­jen e bes­im­it të pub­likut tek gjykatat.

 

Në këtë kuadër, INFOCIP në bashkëpunim të ngushtë me KLGJ-në, si dhe përmes part­nerëve ndërkom­bë­tarë syn­o­jnë të sjellin në Shqipëri për­vo­jën e për­paru­ar europi­ane, të komu­nikim­it pub­lik me qël­lim zba­timin e doku­menteve strategjike të Këshillit në mënyrë sa më efek­tive.

 

Po ash­tu bashkëpuni­mi do të këtë në fokus rrit­jen e nivelit të për­dorim­it të teknologjive të reja të infor­ma­cionit dhe mjeteve të komu­nikim­it, për të ofru­ar infor­ma­cion në mënyrë proak­tive, në for­mat lehtë­sisht të kuptueshëm nga pub­liku.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim