LIGJ

Nr.9991, datë 18.9.2008

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR SHËRBIMET E PUNËSIMIT, C 88, 1948”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rat­i­fiko­het kon­ven­ta e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ILO) “Për shër­bimet e punësim­it, C 88, 1948”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5899, datë 1.10.2008 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

 

KONVENTA E SHËRBIMIT TË PUNËSIMIT C88, 1948

Kon­ven­ta për Orga­ni­za­tën e Shër­bim­it të Punësim­it (Shënim.Data e hyr­jes në fuqi: 10.8.1950)

Kon­ven­ta: C88

Ven­di: San Fran­cisko

Sesioni i Konferencës:31

Data e miratimit:9.7.1948

Klasi­fiki­mi i sub­jek­tit: Shër­bime punësi­mi-ven­dos­je në punë

Sub­jek­ti: Poli­tikat dhe nxit­ja e punësim­it

Shih rat­i­fikimet e kësaj Kon­vente

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,

orga­nizuar në San Fran­cisko nga organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës në Sesion­in e saj të trid­hjetë e një më 17 qer­shor 1948; dhe

pasi ka ven­do­sur mbi mira­timin e disa propoz­imeve në lid­hje me orga­niz­imin e shër­bim­it të punësim­it, të përf­shi­ra në pikën e katërt të axhendës së sesion­it; dhe

pasi ka për­cak­tu­ar që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton sot më nën­të qer­shor të vitit një mijë e nën­tëqind e dyzet e tetë Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila nji­het si Kon­ven­ta e Shër­bim­it të Punësim­it, 1948.

Neni 1

  1. Çdo anë­tar i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, për të cilët kjo Kon­ven­të është në fuqi, ruan ose sig­uron ekzis­tencën e një shër­bi­mi falas të punësim­it pub­lik.
  2. Detyra themelore e shër­bim­it të punësim­it, në bashkëpunim me organe të tjera pub­like apo pri­vate të intere­suara, është sig­uri­mi sipas nevo­jës i orga­nizim­it më të mirë të mund­shëm të tregut të punësim­it si pjesë për­bërëse e pro­gramit kom­bë­tar për arrit­jen dhe rua­jt­jen e punësim­it të plotë, si dhe zhvil­lim­it dhe për­dorim­it të burimeve pro­duk­tive.

Neni 2

Shër­bi­mi i punësim­it për­bëhet nga një sis­tem kom­bë­tar zyrash të punësim­it nën drej­timin e një autoriteti kom­bë­tar.

Neni 3

  1. Sis­te­mi përf­shin një rrjet zyrash lokale dhe sipas rastit, edhe zyra rajonale, të mjaftueshme në numër për të ope­ru­ar në çdo zonë gjeografike të ven­dit dhe me vendnndod­hje të favor­shme për punëd­hënësin dhe punë­mar­rësit.
  2. Orga­niz­i­mi i rrjetit:
  3. a) rishiko­het:
  4. i) sa herë që ndod­hin ndryshime të rëndë­sishme, në shpërn­dar­jen e aktivitetit ekonomik dhe fuqisë punë­tore; dhe
  5. ii) sa herë që autoriteti kom­pe­tent e shikon të arsyeshme rishikimin për të vlerë­suar për­vo­jën e fitu­ar gjatë një peri­ud­he të operim­it eksper­i­men­tal; dhe
  6. b) kur rishikime të tilla e bëjnë rishqyr­timin të nevo­jshëm.

Neni 4

  1. Masat e për­sh­tat­shme mer­ren nëpër­m­jet komiteteve këshilluese për bashkëpunimin e për­faqë­suesve të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve në orga­niz­imin dhe oper­im­in e shër­bim­it të punësim­it dhe në zhvil­lim­in e poli­tikave të shër­bim­it të punësim­it.
  2. Këto masa parashiko­hen për një ose më shumë komitete këshilluese kom­bëtare dhe sipas nevo­jës për komitetet rajonale dhe lokale.
  3. Për­faqë­sue­sit e punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve në këto komitete emëro­hen në bazë të një num­ri të barabartë pas një kon­sul­ti­mi me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve, atje ku këto orga­ni­za­ta ekzis­to­jnë.

Neni 5

Poli­ti­ka e përgjithshme e shër­bim­it të punësim­it, për­sa i për­ket dërgim­it të punë­torëve në vende të mund­shme pune, do të zhvil­lo­het pas kon­sul­tim­it të për­faqë­suesve të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve nëpër­m­jet komiteteve këshilluese të parashikuara në nenin 4.

Neni 6

Shër­bi­mi i punësim­it do të jetë i orga­nizuar në mënyrë që të sig­uro­jë rekru­tim dhe vend­punësim efek­tiv dhe për këtë qël­lim:

  1. a) do të ndih­mo­jë punë­mar­rësin për të gje­tur punësim të për­sh­tat­shëm dhe punëd­hënësit për të gje­tur punë­torë të për­sh­tat­shëm, dhe më speci­fik­isht:
  2. i) do të regjistro­jë aplikues për punësim, do të mba­jë shën­ime mbi kual­i­fikimet e tyre pro­fe­sion­ale, për­vo­jën dhe pref­er­en­cat, do t’i inter­vis­to­jë ata për punësim, do të vlerë­so­jë nëse kapacitetet e tyre fizike dhe pro­fe­sion­ale janë të nevo­jshme dhe do t’i ndih­mo­jë sipas rastit në sig­urim­in e këshillim­it, kual­i­fikim­it apo rikual­i­fikim­it pro­fe­sion­al;
  3. ii) do të sig­uro­jë nga punëd­hënësit infor­ma­cion të sak­të mbi vendet e lira të punës të shpal­lu­ra prej tyre në zyrat e shër­bim­it dhe kërke­sat që duhet të plotë­so­hen nga punë­mar­rësit e mund­shëm;

iii) do t’i refer­o­het aplikuesve të mund­shëm për punësim, me aftësi të për­sh­tat­shme dhe kapacitet fizik;

  1. iv) do t’i refer­o­het aplikue­sit dhe vendet e lira të punës nga një zyrë punësi­mi në tjetrën, në rastet kur aplikue­sit nuk mund të ven­dosen në vende të për­sh­tat­shme ose kur vendet e lira të punës nuk mund të plotë­so­hen në mënyrë të për­sh­tat­shme nga zyra e parë, ose në raste kur rrethana të tjera kushtë­zo­jnë një veprim të tillë;
  2. b) do të ndër­mar­rë masat e duhu­ra:
  3. i) për të lehtë­suar lëvizsh­mërinë pro­fe­sion­ale, me qël­lim për­sh­tat­jen e ofer­tës së punës me mundësitë e punësim­it në pro­fe­sione të ndryshme;
  4. ii) për të lehtë­suar lëviz­jen gjeografike, me qël­lim ndihmesën e lëviz­jes së punë­mar­rësve në zona me mundësi punësi­mi të për­sh­tat­shme;

iii) për të lehtë­suar trans­fer­im­in e përkohshëm të punë­torëve nga njëra zonë në tjetrën si një mënyrë për të plotë­suar mospër­sh­tat­jet e ofer­tës ose kërkesës së përkohshme lokale për punë­torët;

  1. iv) për të lehtë­suar çdo lëviz­je të punë­torëve nga njëri vend në tjetrin, të cilat mund të jenë mirat­u­ar nga qever­itë përkatëse;
  1. c) do të mbled­hë dhe anal­i­zo­jë, në bashkëpunim sipas nevo­jës me autoritete të tjera dhe me sindika­ta e drej­tori, infor­ma­cionin më të plotë të mund­shëm mbi sit­u­atën e tregut të punës dhe ecur­inë e tij të mund­shme si në niv­el kom­bë­tar, ash­tu edhe në bazë të llo­jeve të ndryshme të indus­trisë, pro­fe­sion­eve dhe zon­ave, dhe t’ua bëjë të njo­hu­ra në mënyrë sis­tem­atike dhe të shpe­jtë këtë infor­ma­cion autoriteteve pub­like, orga­ni­zatave përkatëse të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve, si dhe pub­likut në përgjithësi;
  2. d) do të bashkëpuno­jë në admin­istrim­in e sig­urimeve të papunë­sisë dhe asis­tencës, si dhe në mar­rjen e masave të tjera që kanë për qël­lim zbut­jen e papunë­sisë; dhe
  3. e) do të ndih­mo­jë sipas nevo­jës, organe të tjera pub­like dhe pri­vate në fushën e plan­i­fikim­it social dhe ekonomik, për të sig­u­ru­ar një sit­u­atë të favor­shme punësi­mi.

Neni 7

Do të mer­ren masa:

  1. a) për të lehtë­suar bren­da zyrave të ndryshme të punësim­it ndar­jen sipas pro­fe­sion­eve dhe fushave, si p.sh. bujqësi dhe çdo fushë tjetër në të cilën një ndar­je e tillë mund të jetë e dobishme; dhe
  2. b) për të plotë­suar nevo­jat e kat­e­gorive të veçan­ta të aplikuesve për punësim, p.sh. per­son­at me aftësi të kufizuar.

Neni 8

Në kuadër të punësim­it dhe shër­bimeve këshilluese pro­fe­sion­ale, do të ndërmer­ren dhe zhvil­lo­hen masa të veçan­ta për të mitu­rit.

Neni 9

  1. Stafi i shër­bim­it të punësim­it do të për­bëhet nga nëpunës pub­likë, sta­tusi dhe kushtet e shër­bim­it të të cilëve janë të pavaru­ra nga ndryshimet e qev­erive dhe ndikimet e gabuara të jashtme dhe të kushtëzuara nga nevo­jat e shër­bim­it, duke sig­u­ru­ar punësim të qën­drueshëm.
  2. Në varësi të kushteve të rekru­tim­it në shër­bimin pub­lik, të cilat mund të jenë për­cak­tu­ar në lig­jet dhe rreg­ul­loret kom­bëtare, stafi i shër­bim­it të punësim­it rekru­to­het mbi bazën e vetme të kual­i­fikimeve për të përm­bushur detyrat përkatëse.
  3. Mënyra për vërte­timin e këtyre kual­i­fikimeve për­cak­to­het nga autoriteti kom­pe­tent.
  4. Stafi i shër­bim­it të punësim­it do të kual­i­fiko­het në shkallën e mjaftueshme për përm­bush­jen e detyrave përkatëse.

Neni 10

Shër­bi­mi i punësim­it dhe autoritetet e tjera pub­like, në bashkëpunim me orga­ni­zatat e punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve, si dhe organet e tjera të intere­suara, do të mar­rin të gjitha masat sipas nevo­jës, për të nxi­tur shfry­tëz­imin e plotë të kapaciteteve të shër­bim­it të punësim­it nga punë­mar­rësit dhe punëd­hënësit mbi baza vull­netare.

Neni 11

Autoritetet kom­pe­tente do të mar­rin masa të nevo­jshme për të sig­u­ru­ar një bashkëpunim efikas ndër­m­jet shër­bim­it të punësim­it pub­lik dhe agjen­cive pri­vate të punësim­it jo mbi bazën e për­fitim­it.

Neni 12

  1. Në rastin e një anë­tari, ter­ri­tori i të cilit përf­shin zona të mëd­ha ku, për arsye të mungesës së dendë­sisë së pop­ull­sisë ose nivelit të zhvil­lim­it të zonës, autoriteti kom­pe­tent e kon­sideron joprak­tike zba­timin e dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente, atëherë autoriteti mund të për­jash­to­jë zona të tilla nga zba­ti­mi i Kon­ven­tës në përgjithësi ose me për­jash­time të tilla që sipas nevo­jës u përkasin sipër­mar­rjeve apo pro­fe­sion­eve.
  2. Çdo anë­tar do të tre­go­jë raportin e tij të parë vje­tor në zba­tim të kësaj Kon­vente, të paraqi­tur në bazë të nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, fushat në të cilat ai propo­zon të tërhiqet nga dis­poz­i­tat e nen­it ekzistues dhe do të japë arsyet për të cilat bëhen tërhe­q­jet në fjalë; pas datës së rapor­tit të parë vje­tor, asnjë anë­tar nuk do të tërhiqet nga dis­poz­i­tat e nen­it ekzistues, përveç fushave të për­cak­tu­ar si të tilla.
  3. Çdo anë­tar që tërhiqet nga dis­poz­i­tat e nen­it ekzistues do të tre­go­jë në raportet vje­tore pasard­hëse fushat në të cilat ai refu­zon të drejtën për t’u tërhe­qur sipas dis­poz­i­tave të nen­it ekzistues.

Neni 13

  1. Për­sa i për­ket ter­ri­toreve të për­men­dura në nenin 35 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, amen­d­uar nga Kushte­tu­ta e Instru­men­tit të Amendim­it të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës 1946, të cilat janë të ndryshme nga ter­ri­toret e për­men­dura në para­grafët 4 dhe 5 të nen­it në fjalë të amen­d­uar në këtë mënyrë, çdo anë­tar i Orga­ni­za­tës, i cili rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, do t’i komu­niko­jë Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës sa më shpe­jt që të jetë e mundur pas rat­i­fikim­it, një deklaratë, ku të deklaro­jë:
  2. a) zonat në të cilat ai ndërmerr të zba­to­jë dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës pa ndryshime;
  3. b) zonat në të cilat ai ndërmerr të zba­to­jë dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës kun­drejt ndryshimeve, bashkë me deta­jet e ndryshimeve në fjalë;
  4. c) zonat në të cilat Kon­ven­ta është e paz­bat­ueshme dhe në raste të tilla fushat në të cilat ajo është e paz­bat­ueshme.
  5. d) zonat për të cilat ai rez­er­von vendimin.
  6. Sipër­mar­rjet e për­men­dura në nën­para­grafët a dhe b të para­grafit 1 të këtij neni do të çmo­hen si pjesë për­bërëse e rat­i­fikim­it dhe kanë fuqinë e tij.
  7. Me anë të një deklarate vijuese, çdo anë­tar në çdo kohë mund të anu­lo­jë tërë­sisht ose pjesër­isht çdo vëre­jt­je të bërë në deklaratën fillestare, duke u mbështe­tur në nën­para­grafët “b” dhe “c” ose “d” të para­grafit 1 të këtij neni.
  8. Në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 16, çdo anë­tar, në çdo kohë kur Kon­ven­ta i nën­shtro­het zgjid­hjes, mund t’i paraqesë Drej­torit të Përgjithshëm një deklaratë në të cilën ndryshohen kushtet e ndon­jë deklarate të mëparshme dhe deklaro­het sit­u­a­ta ekzistuese në zonat në fjalë.

Neni 14

  1. Kur sub­jek­ti i kësaj Kon­vente përf­shi­het në kom­pe­ten­cat vetëqev­erisëse të ndon­jë ter­ri­tori jo met­ro­pol­i­tan, anë­tari përgjegjës për mar­rëd­hëni­et ndërkom­bëtare të atij ter­ri­tori, duke rënë dako­rd me pushtetin lokal, mund të njofto­jë Drej­torin e Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës me anë të një deklarate ku pra­nohen në emër të ter­ri­torit detyrimet e Kon­ven­tës.
  2. Një deklaratë ku pra­nohen detyrimet e kësaj Kon­vente mund t’i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës:
  3. a) nga dy ose më shumë anë­tarë të Orga­ni­za­tës në lid­hje me çdo ter­ri­tor, i cili ndod­het nën autoritetin e tyre të për­bashkët; ose
  4. b) nga çdo autoritet ndërkom­bë­tar përgjegjës për admin­istrim­in e ndon­jë ter­ri­tori, në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara ose ndryshe, në lid­hje me çdo ter­ri­tor të tillë.
  5. Deklaratat e komu­nikuara Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës në për­puth­je me para­grafët para­prirës të këtij neni do të tre­go­jnë nëse dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente do të zba­to­hen në ter­ri­torin në fjalë pa ndryshim ose amendime; kur deklara­ta tre­gon se dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës do të zba­to­hen me amendime, paraqiten deta­jet e amendimeve përkatëse.
  6. Me anë të një deklarate pasuese, anë­tari, anë­tarët ose autoriteti ndërkom­bë­tar në fjalë, në çdo kohë mund të refu­zo­jë tërë­sisht ose pjesër­isht të drejtën për tërhe­q­je nga çdo amendim të speci­fikuar në çdo deklaratë të mëparsh­n­me.
  7. Në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 17, anë­tari, anë­tarët ose autoriteti ndërkom­bë­tar në fjalë, në çdo kohë në të cilën kjo Kon­ven­të i nën­shtro­het zgjid­hjes, mund të njofto­jë Drej­torin e Përgjithshëm me anë të një deklarate, ku mod­i­fiko­het çdo aspekt i kushteve të një deklarate të mëparshme dhe deklaro­het sit­u­a­ta ekzistuese për­sa i për­ket zba­tim­it të Kon­ven­tës.

Neni 15

Rat­i­fikimet e mëparshme të kësaj Kon­vente i komu­niko­hen Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Neni 16

  1. Kjo Kon­ven­të do të jetë detyruese vetëm mbi ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  2. Kon­ven­ta hyn në fuqi 12 (dym­bëd­hjetë) muaj pas datës në të cilën rat­i­fikimet e dy anë­tarëve janë regjistru­ar pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të hyn në fuqi për çdo anë­tar 12 (dym­bëd­hjetë) muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi përkatës.

Neni 17

  1. Pasi të kenë kalu­ar dhjetë vjet nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi, një anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta shpal­lë atë të pavlef­shme me anë të një akti komu­nikuar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Kjo zgjid­hje e Kon­ven­tës nuk do të ketë fuqi deri në një vit pas datës së regjistrim­it.
  2. Çdo anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që bren­da vitit që pason mbarim­in e peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të për­men­dur në para­grafin para­prirës, nuk ka ushtru­ar të drejtën për zgjid­hjen e mar­rëvesh­jes të parashikuar në këtë nen, ka detyrim ligjor për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe pas kësaj, mund ta shpal­lë këtë Kon­ven­të të pavlef­shme pas mbarim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare sipas kushteve të parashikuara në këtë nen.

Neni 18

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës në lid­hje me regjistrimet e të gjitha rat­i­fikimeve, deklarimeve dhe zgjid­hjeve të mar­rëvesh­jes të komu­nikuara atij nga ana e anë­tarëve të Orga­ni­za­tës.
  2. Në njof­timin e anë­tarëve të Orga­ni­za­tës mbi regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë, Drej­tori i Përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve të Orga­ni­za­tës në lid­hje me datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.

Neni 19

Në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Drej­tori i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës i komu­nikon Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar a për regjistrim deta­jet e çdo rat­i­fiki­mi, deklari­mi, dhe akti zgjid­hje­je të regjistru­ar prej tij në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve para­prirës.

Neni 20

Kur organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës e çmon të arsyeshme, ai i paraqet Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi ecur­inë e kësaj Kon­vente dhe shqyr­ton pref­er­encën e ven­dos­jes në axhendën e kon­fer­encës të çësht­jes së risi­hikim­it të Kon­ven­tës pjesër­isht ose në tërësi.

Neni 21

  1. Kon­fer­en­ca mund të mira­to­jë një kon­ven­të të re, që rishikon këtë Kon­ven­të pjesër­isht ose në tërësi, nëse Kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe, atëherë:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i kon­ven­tës së re të rishikuar nënkup­ton ipso jure zgjid­hjen e men­jëher­shme të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it 17 të mësipërm, në momentin kur kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi;
  3. b) nga data kur Kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi, kjo Kon­ven­të nuk mund të rat­i­fiko­het më nga anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të mbetet në çdo rast në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata anë­tarë të cilët e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën e rishikuar.

Neni 22

Ver­sionet në gjuhën angleze dhe frënge të tek­stit të kësaj Kon­vente janë njël­loj të barasvlef­shme.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim