LIGJ

Nr.9809, datë 27.9.2007

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.147 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR STANDARDET MINIMALE PËR ANIJET TREGTARE, 1976”, SI DHE TË PROTOKOLLIT TË VITIT 1996 TË KONVENTËS “PËR TRANSPORTIN TREGTAR”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rat­i­fiko­het Kon­ven­ta nr.147 e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ILO) “Për stan­dard­et min­i­male për ani­jet tregtare, 1976”, si dhe Pro­tokol­li i vitit 1996 të Kon­ven­tës “Për trans­portin treg­tar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5486, datë 10.10.2007 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

KONVENTA ILO (NR.147) MBI STANDARDET MINIMALE PËR ANIJET TREGTARE

(Gjenevë, 29 tetor 1976)

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës:

e mbled­hur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe mba­j­tur në sesion­in e gjashtëd­hjetë e dytë, më 13 tetor 1976; dhe

duke iu refer­u­ar dis­poz­i­tave të reko­mandimeve të angazhim­it të detarëve (Mjetet e hua­ja lun­druese), 1958 dhe kushteve sociale dhe reko­mandimeve të sig­urisë së jetës (të detarëve), 1958; dhe

pasi ka ven­do­sur mbi mira­timin e propoz­imeve të cak­tu­ara në lid­hje me mjetet lun­druese nën nivelet e cak­tu­ara, veçanër­isht të atyre që janë regjistru­ar me fla­murët përkatës, që është pika e pestë në pro­gramin e sesion­it; dhe

pasi ka ven­do­sur që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton më njëzet e nën­të tetor të vitit njëmi­jë e nën­tëqind e shtatëd­hjetë e gjashtë kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të refer­o­het si Kon­ven­ta e trans­portit treg­tar (Stan­dard­et min­i­male), 1976:

Neni 1

  1. Me për­jash­tim të rastit kur parashiko­het ndryshe në këtë nen, Kon­ven­ta zba­to­het për çdo ani­je lun­druese në det, pronë shtetërore ose pri­vate, e cila përf­shi­het në trans­portin e mall­rave apo pasag­jerëve për qël­lime të shkëm­bimeve tregtare ose ngarko­het për qël­lime të tjera tregtare.
  2. Lig­jet apo rreg­ul­loret kom­bëtare duhet të për­cak­to­jnë se kur ani­jet duhet të kon­sidero­hen si ani­je lun­druese në det, në lid­hje me qël­lim­in e kësaj Kon­vente.
  3. Kjo Kon­ven­të zba­to­het për rimorkime në det.
  4. Kjo Kon­ven­të nuk zba­to­het për:
  5. a) ani­jet që krye­sisht vihen në lëviz­je me vela edhe nëse janë të pajisura ose jo me motor ndih­mës;
  6. b) ani­jet e për­doru­ra për peshkim ose në gjueti bale­nash apo në aktivitete të tjera të ngjashme;
  7. c) mjete të vogla lun­dri­mi ose ani­je të vogla si ani­jet naftëm­ba­jtëse dhe plat­for­mat manovruese, kur nuk janë të angazhuara në lun­drim, vendi­mi se cilat mjete lun­druese parashiko­hen nga ky nën­para­graf që të mer­ren në kon­sid­er­atë nga organi kom­pe­tent në çdo vend, në kon­sul­tim me orga­ni­zatat për­faqë­suese të pronarëve të ani­jeve dhe detarëve.
  8. Asgjë në këtë Kon­ven­të nuk do të çmo­het të zgjero­jë fushën e veprim­it të kon­ven­tave, duke iu refer­u­ar bashkëlid­hjes së kësaj Kon­vente apo dis­poz­i­tave në përm­ba­jt­je të saj.

Neni 2

Çdo anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të ndërmerr:

  1. a) të har­to­jë lig­je ose rreg­ul­la për ani­je të regjistru­ara në ter­ri­torin e saj:
  2. i) stan­darde sig­urie, duke përf­shirë stan­darde të kom­pe­tencës, orët e punës dhe qën­drim­it, për të garan­tu­ar sig­ur­inë e jetës në ani­je;
  3. ii) masat e duhu­ra sociale të sig­urisë; dhe

iii) kushtet e punësim­it në ani­je dhe rreg­ul­lat e jetesës në ani­je, e sa më sipër, sipas mendim­it të anë­tar­it, nuk janë përf­shirë në mar­rëvesh­je kolek­tive ose parashtru­ar nga gjykatat kom­pe­tente në mënyrë njël­loj të detyrueshme për pronarët e ani­jeve dhe detarëve të intere­suar;

dhe të sig­uro­jë se dis­poz­i­tat e këtyre lig­jeve dhe rreg­ullave janë në thelb të barasvlef­shme me mar­rëvesh­jet ose nenet e kon­ven­tave, siç refer­o­hen në bashkëlid­hjen e kësaj Kon­vente, për­sa kohë që anë­tari nuk është i detyru­ar në rastin e kundërt të mira­to­jë Kon­ven­tën në fjalë;

  1. b) për të ushtru­ar autoritet\juridiksion efek­tiv apo kon­troll tek ani­jet, të cilat janë të regjistru­ara në ter­ri­torin përkatës për­sa i për­ket:
  2. i) stan­dard­eve të sig­ur­ta, duke përf­shirë stan­dard­et me fuqi ligjore, orët e punës dhe plotësim­it me ekuipazh, sipas lig­jeve apo rreg­ullave kom­bëtare;
  3. ii) masa të sig­urisë sociale sipas lig­jeve dhe rreg­ul­loreve kom­bëtare;

iii) kushtet e punësim­it në ani­je dhe cak­ti­mi i rreg­ullave të jetesës në bor­din e ani­jes në bazë të lig­jeve dhe rreg­ullave kom­bëtare ose të har­tu­ara nga gjykatat kom­pe­tente në mënyrë njël­loj të detyrueshme për pronarët dhe detarët e intere­suar;

  1. c) për të arrit­ur që masat e mar­ra për kon­trol­lin efek­tiv të kushteve të tjera të punësim­it dhe rreg­ullave të jetesës në bor­din e ani­jes, në të cilën nuk ka kom­pe­ten­ca efek­tive, të mira­to­hen nga pronarët e ani­jeve ose orga­ni­zatave të tyre dhe orga­ni­zatave të detarëve, të kri­juara në për­puth­je me dis­poz­i­tat e pavaru­ra të Kon­ven­tës së lirisë së asoci­im­it dhe mbro­jt­jes së të drejtës së orga­nizim­it, 1948 dhe Kon­ven­tën mbi të drejtën për të orga­nizuar dhe atë të mar­rëvesh­jes kolek­tive, 1949;
  2. d) për të sig­u­ru­ar që:
  3. i) pro­ce­du­ra të përshtatshme\kompetente, të kushtëzuara nga mbikëqyr­ja e përgjithshme nga autoritetet kom­pe­tente, pas kon­sul­timeve tri­palëshe ndër­m­jet autoriteteve dhe orga­ni­zatave për­faqë­suese të pronarëve të ani­jeve dhe detarëve, aty ku është e mundur, ekzis­to­jnë për angazhimin e detarëve në ani­jet e regjistru­ara në ter­ri­torin përkatës dhe për het­imin e anke­save që mund të lindin në lid­hje me të;
  4. ii) ekzis­to­jnë pro­ce­du­ra të mjaftueshme — të kushtëzuara nga mbikëqyr­ja e përgjithshme nga autoritetet kom­pe­tente, pas kon­sul­timeve trepalëshe ndër­m­jet autoriteteve dhe orga­ni­zatave për­faqë­suese të pronarëve të ani­jeve dhe detarëve, aty ku është e mundur, për het­imin e çdo ankese të bërë në lid­hje me të, dhe kur është e mundur, në kohën e angazhim­it, në ter­ri­torin e vet, të detarëve të kom­bë­sisë së tij në ani­jet e regjistru­ara në një vend të huaj, dhe se anke­sa të tilla, si edhe anke­sa të bëra në lid­hje me të, dhe nëse është e mundur, në kohën e angazhim­it në ter­ri­toret e detarëve të huaj në ani­je të regjistru­ara në një vend të huaj, të rapor­to­hen me për­pik­mëri nga autoritetet kom­pe­tente me një kop­je drej­tu­ar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës të organ­it kom­pe­tent të ven­dit ku është regjistru­ar ani­ja;
  5. e) mari­narët e punë­suar në ani­jet e regjistru­ara në ter­ri­torin e tij të jenë të kual­i­fikuar ash­tu si duhet ose të tra­jnuar për detyra për të cilat ata janë ngarkuar, duke i kush­tu­ar vëmend­jen e duhur “Reko­mandimeve të tra­jnim­it pro­fe­sion­al”, 1970;
  6. f) me anë të inspek­tim­it ose mënyrave të tjera të për­sh­tat­shme që ani­jet e regjistru­ara në ter­ri­torin e tij të jenë në paj­tim me Kon­ven­tat Ndërkom­bëtare të Punës në fuqi, të cilat ka rat­i­fikuar, dhe me lig­jet dhe rreg­ul­lat e kërkuara nga nën­para­grafi (a) i këtij neni, dhe siç mund të jetë e për­sh­tat­shme sipas ligjit kom­bë­tar, me mar­rëvesh­jet e zbat­ueshme kolek­tive;
  7. g) të krye­jë një het­im zyr­tar për çdo aksi­dent të rëndë në det, ku mund të përf­shi­hen ani­jet e regjistru­ara në atë ter­ri­tor, veçanër­isht ku ka dëme seri­oze ose/dhe hum­b­je jete, rapor­ti për­fundim­tar i këtyre lloj het­imeve duhet që nor­mal­isht të bëhet pub­lik.

Neni 3

Çdo anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të duhet të këshillo­jë  bashkëkom­bësit e tij për prob­lemet e mund­shme, nëse angazho­hen në një ani­je të regjistru­ar në një shtet, i cili nuk e ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën, derisa të bindet se zba­to­hen stan­dard­et e barasvlef­shme me ato të ven­do­sura nga kjo Kon­ven­të. Masat e mar­ra nga shteti rat­i­fikues për këtë qël­lim nuk duhet të jenë në mospër­puth­je me parim­in e lëviz­jes së lirë të punë­torëve, siç është për­cak­tu­ar nga traktatet/marrëveshjet në të cilat të dy shtetet e intere­suara mund të jenë palë.

Neni 4

  1. Nëse një anë­tar i cili e ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe në portin e të cilit një ani­je ndesh gjatë rrjed­hës nor­male të punës së saj ose për arsye oper­a­tive merr një ankesë, ose sig­uron fak­te se ani­ja nuk përm­bush stan­dard­et e kësaj Kon­vente, pasi ajo ka hyrë në fuqi, mund të për­gatisë një raport drej­tu­ar qev­erisë së ven­dit në të cilin ani­ja është regjistru­ar, me një kop­je për Drej­torin e Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, dhe mund të mar­rë masat e nevo­jshme për të për­mirë­suar çdo kusht në bord që duket qartë se është i rrezik­shëm për sig­ur­inë dhe shën­detin e njerëzve.
  2. Në mar­rjen e këtyre masave, anë­tari duhet të njofto­jë men­jëherë për­faqë­suesin më të afërt bregde­tar, kon­sul­lor ose diplo­matik të shtetit me fla­murin përkatës dhe nëse është e mundur, duhet të ketë një për­faqë­sues të tillë të pran­ishëm. Nuk duhet të ndalo­jë ose vono­jë ani­jen pa asnjë arsye.
  3. Për qël­lime të këtij neni, “ankesë” do të thotë infor­ma­cion i paraqi­tur nga një anë­tar i ekuipazhit, një organ pro­fe­sion­ist, një shoqatë, një sindikatë ose, në përgjithësi, çdo per­son i intere­suar për sig­ur­inë e ani­jes, duke përf­shirë interes­imin për sig­ur­inë ose shën­detin që i rreziko­het ekuipazhit të ani­jes.

Neni 5

  1. Kjo Kon­ven­të është e hapur për rat­i­fikimin e anë­tarëve të cilët:
  2. a) janë palë të Kon­ven­tës Ndërkom­bëtare për sig­ur­inë e jetës në det, 1960, ose Kon­ven­tës Ndërkom­bëtare për sig­ur­inë e jetës në det, 1974 ose çdo Kon­vente tjetër që më pas rishikon këto Kon­ven­ta; dhe
  3. b) janë palë të Kon­ven­tës ndërkom­bëtare për lin­jat e ngarkesës të vitit 1966 ose çdo Kon­vente tjetër që më pas ka rishikuar atë; dhe
  4. c) janë palë ose kanë zbat­u­ar dis­poz­i­tat e rreg­ul­lores për paran­dal­im­in e për­plas­jeve në det të vitit 1960, ose Kon­ven­ta mbi rreg­ul­lat ndërkom­bëtare për paran­dal­im­in e për­plas­jeve në det e vitit 1972, ose çdo kon­ven­të që më pas rishikon këto instru­mente ndërkom­bëtare.
  5. Kjo Kon­ven­të është e hapur edhe ndaj rat­i­fikim­it të çdo anë­tari tjetër i cili, pas rat­i­fikim­it, merr për­sipër të përm­bushë kërke­sat sipas të cilave është bërë rat­i­fiki­mi si në para­grafin 1 të këtij neni dhe që nuk janë plotë­suar ende.
  6. Rat­i­fikimet zyrtare të kësaj Kon­vente duhet t’i paraqiten Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Neni 6

  1. Kjo Kon­ven­të duhet të jetë e detyrueshme vetëm për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar nga Drej­tori i Përgjithshëm.
  2. Kon­ven­ta hyn në fuqi 12 muaj pas datës në të cilën janë regjistru­ar rat­i­fikimet nga të pak­tën 10 anë­tarë me një total aksionesh në trans­portin detar botëror prej 25 për qind të tonazhit bru­to.
  3. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të hyn në fuqi për çdo anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.

Neni 7

  1. Një anë­tar, i cili e ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë vetëm pas 10 vjetësh që nga data kur Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi për herë të parë, me anë të një akti drej­tu­ar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Ky denoncim nuk do të mer­ret në kon­sid­er­atë pa u mbushur një vit që nga data kur ajo është regjistru­ar.
  2. Çdo anë­tar që e ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që bren­da vitit pasard­hës të për­fundim­it të peri­ud­hës prej 10 vitesh të për­men­dura në para­grafin e mësipërm, nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it, siç është parashikuar në këtë nen, do të lejo­het për një peri­ud­hë tjetër 10-vjeçare dhe më pas, mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të në për­fundim të çdo peri­ud­he prej 10 vitesh, në bazë të kushteve të parashikuara nga ky nen.

Neni 8

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i njofto­jë të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe denoncimeve, komu­nikuar atij nga anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
  2. Kur të plotë­so­hen kushtet e për­men­dura më sipër në nenin 6, para­grafi 2, Drej­tori i Përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve të Orga­ni­za­tës për datën në të cilën Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi.

Neni 9

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara regjistrim­in në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një raport të plotë e të hol­lë­sishëm mbi të gjitha rat­i­fikimet dhe aktet e denoncim­it, të regjistru­ara nga vetë ai në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve të mëparshme.

Neni 10

Në kushte të tilla, është e nevo­jshme që Organi Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi punimet e kësaj Kon­vente dhe të shqyr­to­jë vull­netin e ven­dos­jes së çësht­jes së rishikim­it të saj  të plotë ose të pjesshëm në pro­gramin e Kon­fer­encës.

Neni 11

  1. Në rast se Kon­fer­en­ca mira­ton një kon­ven­të të re duke rishikuar pjesër­isht ose tërë­sisht këtë Kon­ven­të, për­sa kohë që kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga ndon­jë anë­tar i Kon­ven­tës së re të rishikuar de jure përf­shin denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it 7 më sipër, nëse dhe kur Kon­ven­ta e re e rishikuar duhet të ketë hyrë në fuqi;
  3. b) që nga data kur Kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi, kjo Kon­ven­të duhet të ndalo­jë së qenuri e hapur për rat­i­fikim nga anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të mbetet në çdo rast në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata anë­tarë të cilët e kanë rat­i­fikuar atë, por që nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën e rishikuar.

Neni 12

Ver­sionet në gjuhën angleze dhe frënge të tek­stit të kësaj Kon­vente janë njël­loj të barasvlef­shme.

SHTOJCË

Kon­ven­ta me afat min­i­mal, 1973 (nr.138); ose

Kon­ven­ta me afat min­i­mal (për hapësir­at ujore) (e rishikuar), 1936 (nr.58); ose

Kon­ven­ta me afat min­i­mal (për hapësir­at ujore), 1920 (nr.7);

Kon­ven­ta mbi përgjegjës­inë e pronarëve të ani­jeve (Mari­narë të sëmurë ose të dëm­tu­ar), 1936 (nr.55); ose

Kon­ven­ta për sig­urime shën­de­të­sore (në det), 1936 (nr.56); ose

Kon­ven­ta mbi kujdesin mjekë­sor dhe shpër­blim me sig­u­ra­cion, 1969 (nr.130);

Kon­ven­ta e kon­trol­lit mjekë­sor (e detarëve), 1970 (nr.134) (nenet 4 dhe 7);

Kon­ven­ta e stre­him­it të ekuipazhit (e rishikuar), 1949 (nr.92);

Kon­ven­ta e ushqim­it dhe e furnizim­it me ushqime (ekuipazhi i ani­jes), 1946 (nr.68) (neni 5);

Kon­ven­ta e cer­ti­fikim­it të aftësive\profesionalizmit të ofi­cerëve, 1936 (53) (nenet 3 dhe 4);

Kon­ven­ta me nenet e mar­rëvesh­jes së detarëve, 1926 (nr.22);

Kon­ven­ta e riat­d­hes­im­it të detarëve, 1926 (nr.23);

Kon­ven­ta e lirisë së asoci­im­it (mar­rjes pjesë në një shoqatë) dhe mbro­jt­jes së të drejtës së orga­nizim­it, 1948 (nr.87);

Kon­ven­ta mbi të drejtën e orga­nizim­it dhe mar­rëvesh­jes kolek­tive, 1949 (nr.98).

  1. Në rastet kur sis­te­mi i cak­tu­ar i licencim­it ose struk­tu­ra e cer­ti­fikim­it të një shteti do të ceno­hej nga prob­leme që lindin nga zba­ti­mi i sak­të i stan­dard­eve përkatëse të Kon­ven­tës së cer­ti­fikim­it të aftësive\profesionalizmit të ofi­cerëve, 1936, atëherë zba­to­het pari­mi i barasvlef­sh­mërisë, pran­daj nuk do të ketë asnjë kon­flikt në lid­hje me mar­rëvesh­jen e parashtru­ar të shteteve për cer­ti­fikim.

PROTOKOLLI I VITIT 1996

PËR TRANSPORTIN TREGTAR (STANDARDET MINIMALE),

I KONVENTËS SË VITIT 1976

Pro­tokol­li i vitit 1996 për trans­portin treg­tar (Stan­dard­et min­i­male), i Kon­ven­tës së vitit 1976 (Shën­im: Data e hyr­jes në fuqi: 10.1.2003)

Kon­ven­ta: P147

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës:

e mbled­hur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe mba­j­tur në sesion­in e tetëd­hjetë e katërt të saj, më 8 tetor 1996; dhe

në bazë të dis­poz­i­tave të nen­it 2 të Kon­ven­tës së trans­portit treg­tar (Stan­dard­et min­i­male), 1976 (e refer­u­ar këtu e tut­je si “Kon­ven­ta krye­sore”), e cila në disa pjesë nën­vi­zon se:

“Çdo anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të ndërmerr:

  1. a) të har­to­jë lig­je ose rreg­ul­la për ani­je të regjistru­ara në ter­ri­torin e tij:
  2. i) stan­darde sig­urie, duke përf­shirë stan­darde të kom­pe­tencës, orët e punës dhe pajis­ja me ekuipazh, për të garan­tu­ar sig­ur­inë e jetës në ani­je;
  3. ii) masat e duhu­ra sociale të sig­urisë; dhe

iii) kushtet e punësim­it në ani­je dhe rreg­ul­lat e jetesës në ani­je, e sa më sipër, sipas mendim­it të anë­tar­it, nuk përf­shi­hen në mar­rëvesh­jet kolek­tive ose parashtrimet e gjykatave kom­pe­tente në mënyrë njël­loj të detyrueshme për pronarët e ani­jes dhe detarët e intere­suar; dhe

të sig­uro­jë se dis­poz­i­tat e këtyre lig­jeve dhe rreg­ullave janë në thelb të barasvlef­shme me mar­rëvesh­jet ose nenet e kon­ven­tave, siç  refer­o­hen në shto­jcën e kësaj Kon­vente, për­sa kohë që anë­tari nuk është i detyru­ar ta mira­to­jë ndryshe Kon­ven­tën në fjalë”; dhe

duke mar­rë parasysh dis­poz­i­tat e nen­it 4, para­grafi 1 të Kon­ven­tës krye­sore, e cila nën­vi­zon se:

“Në rast se një anë­tar, i cili e ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe në portin e të cilit kryen   kursin nor­mal të ditës ose për arsye oper­a­tive merr letërankesë ose sig­uron fak­te se ani­ja nuk përm­bush stan­dard­et e kësaj Kon­vente, pasi ajo ka hyrë në fuqi, ai mund të për­gatisë një raport drej­tu­ar qev­erisë së ven­dit ku është regjistru­ar ani­ja, me një kop­je drej­tu­ar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe mund të mar­rë masat e nevo­jshme për të rreg­ul­lu­ar kushtet në kuvertë, të cilat mund të jenë të rrezik­shme për sig­ur­inë e jetës ose të shën­de­tit”; dhe

duke iu refer­u­ar Kon­ven­tës së diskri­m­inim­it (në punësim dhe pro­fe­sion) të vitit 1958, neni 1, para­grafi 1, e cila nën­vi­zon se:

“Për qël­lime të kësaj Kon­vente ter­mi diskri­m­in­im përf­shin:

  1. a) çdo dal­lim, për­jash­tim ose pref­er­encë të bërë në bazë të racës, ngjyrës, sek­sit, fesë, bind­jeve poli­tike, pre­jard­hjes kom­bëtare apo origjinës sociale, që ndikon në anulim­in ose mungesën e mundë­sive apo tra­j­tim­it të barabartë në punësim apo pro­fe­sion;
  2. b) dal­lime të tjera të këtij llo­ji, për­jash­tim ose pref­er­encë e cila ndikon në anulim­in ose mungesën e mundë­sive apo tra­j­tim­it të barabartë në punësim apo pro­fe­sion, siç mund të për­cak­to­het nga anë­tari i intere­suar pas kon­sul­tim­it me për­faqë­sue­sit e punëd­hënësve dhe orga­ni­zatat e punë­torëve, atje ku ekzis­to­jnë të tilla, si edhe kon­sul­timeve me organe të tjera përkatëse”; dhe

duke iu refer­u­ar hyr­jes në fuqi të Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e hapësir­ave ujore\detare në vitin 1982, më 16 nën­tor 1994; dhe

duke iu refer­u­ar Kon­ven­tës Ndërkom­bëtare të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare Detare mbi stan­dard­et e tra­jnim­it, cer­ti­fikim­it dhe vro­j­tim­it të lundër­tarëve në 1978 dhe amen­d­uar në 1995;

pasi ka ven­do­sur për mira­timin e propoz­imeve të cak­tu­ara, për­sa i për­ket rishikim­it të pjesshëm të Kon­ven­tës krye­sore, e cila për­bën pikën e katërt të pro­gramit të sesion­it; dhe

pasi ka ven­do­sur se këto propoz­ime duhet të mar­rin for­mën e një pro­tokol­li për Kon­ven­tën krye­sore,

mira­ton, më 22 tetor 1996 pro­tokollin e mëposhtëm, i cili mund të për­mendet si Pro­tokol­li i vitit 1996 i Kon­ven­tës për trans­portin treg­tar (stan­dard­et min­i­male), 1976:

Neni 1

  1. Çdo anë­tar, i cili rat­i­fikon këtë Pro­tokoll duhet të zgjero­jë listën e Kon­ven­tave që shfaqen në shto­jcën e Kon­ven­tës krye­sore dhe që përf­shi­jnë kon­ven­tat në pjesën A të shto­jcës plotë­suese dhe atyre kon­ven­tave që janë ren­di­tur në pjesën B të shto­jcës, siç i pra­non, nëse ka të tilla, në për­puth­je me nenin 3 më poshtë.
  2. Zgjer­i­mi i Mar­rëvesh­jes së ren­di­tur në pjesën A të shto­jcës plotë­suese, që nuk është ende në fuqi duhet të apliko­het vetëm kur Mar­rëvesh­ja të hyjë në fuqi.

Neni 2

Një anë­tar mund ta mira­to­jë këtë Pro­tokoll në të njëjtën kohë ose në çfarë­do kohe pasi të mira­to­jë Mar­rëvesh­jen krye­sore, duke i komu­nikuar rat­i­fikimin for­mal të Pro­tokol­lit Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in.

Neni 3

  1. Çdo anë­tar që mira­ton këtë Pro­tokoll duhet, në ato raste kur është e zbat­ueshme, të cilë­so­jë në një deklaratë që shoqëron instru­mentin e ratifikimit\miratimit, se cilën kon­ven­të apo cilat kon­ven­ta të ren­di­tu­ra në pjesën B të shto­jcës plotë­suese pra­non.
  2. Një anë­tar, i cili nuk i ka pran­uar të gjitha kon­ven­tat e ren­di­tu­ra në pjesën B të shto­jcës plotë­suese mundet që, me një deklaratë shoqëruese drej­tu­ar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, të sak­të­so­jë se cilën apo cilat kon­ven­ta pra­non.

Neni 4

  1. Për qël­lime të nen­it 1, para­grafi 1 dhe nen­it 3 të këtij Pro­tokol­li, organi kom­pe­tent duhet të zhvil­lo­jë më parë kon­sul­time me orga­ni­zatat për­faqë­suese të pronarëve dhe mari­narëve të ani­jeve.
  2. Organi kom­pe­tent duhet që sa më shpe­jt të jetë e mundur, të vërë në dis­pozi­cion të orga­ni­zatave për­faqë­suese të pronarëve dhe mari­narëve të ani­jeve, infor­ma­cion në lid­hje me rat­i­fikimet, deklaratat dhe denoncimet e mar­rëvesh­jeve të njof­tu­ara nga Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, në për­puth­je me nenin 8, para­grafi 1, si më poshtë.

Neni 5

Për qël­lime të këtij Pro­tokol­li, Kon­ven­ta  e riat­d­hes­im­it të mari­narëve (e rishikuar), 1987, duhet në rastet kur një anë­tar i cili e pra­non Kon­ven­tën, të kon­sidero­het si zëvendësim i Kon­ven­tës së riat­d­hes­im­it të detarëve, 1926.

Neni 6

  1. Ky Pro­tokoll është i detyrueshëm vetëm për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fiki­mi i të cilëve është regjistru­ar pranë Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.
  2. Ky Pro­tokoll hyn në fuqi 12 muaj pas datës së regjistrim­it të rat­i­fikimeve nga pesë anë­tarët, tre prej të cilëve kanë të pak­tën një mil­ion tonazh bru­to me ngarkesë.
  3. Pas kësaj, ky pro­tokoll hyn në fuqi për çdo anë­tar, 12 muaj pas datës kur është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i tij.

Neni 7

Një anë­tar i cili e ka rat­i­fikuar këtë Pro­tokoll, mund ta shpal­lë atë të pavlef­shëm, për aq kohë sa Kon­ven­ta krye­sore është e hapur ndaj denoncim­it në për­puth­je me nenin 7, me anë të një akti\dokumenti që i drej­to­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Neni 8

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i njofto­jë të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e rat­i­fikimeve, deklaratave dhe akteve të denoncim­it drej­tu­ar anë­tarëve të Orga­ni­za­tës.
  2. Kur plotë­so­hen kushtet e parashikuara në nenin 6, para­grafi 2, si më sipër, Drej­tori i Përgjithshëm i tërheq vëmend­jen anë­tarëve të Orga­ni­za­tës për datën kur Pro­tokol­li duhet të hyjë në fuqi.

Neni 9

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i komu­nikon Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në kon­tek­stin e regjistrimeve në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, deta­jet e plota të të gjitha rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it, regjistru­ar nga Drej­tori i Përgjithshëm në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve të mëparshme.

Neni 10

Për aq kohë sa mund të çmo­het e nevo­jshme, Organi Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi punimet e këtij Pro­tokol­li dhe të shqyr­to­jë vull­netin e ven­dos­jes së çësht­jes së rishikim­it të tij të plotë ose të pjesshëm në pro­gramin e Kon­fer­encës.

Neni 11

Për qël­lime të rishikim­it të këtij Pro­tokol­li dhe mbyll­jes me rat­i­fikimin e tij, do të apliko­hen mutatis mutan­dis dis­poz­i­tat e nen­it 11 të Kon­ven­tës krye­sore.

Neni 12

Ver­sionet në gjuhën angleze dhe frënge të tek­stit të këtij Pro­tokol­li janë njël­loj të barasvleshme.

SHTOJCA

SHTOJCA PLOTËSUESE

PJESA  A

Kon­ven­ta për stre­himin e ekuipazhit (dis­pozi­ta plotë­suese), 1970 (nr.133) dhe Kon­ven­ta e orëve të punës së detarëve dhe për pajis­jen me ekuipazh të ani­jeve, 1996 (nr.180).

PJESA B

Kon­ven­ta e doku­menteve të iden­titetit të detarëve, 1958 (nr.108);

Kon­ven­ta e për­faqë­suesve të punë­torëve, 1971 (nr.135);

Kon­ven­ta për mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe kujde­sit shën­de­të­sor (të detarëve), 1987 (nr.164);

Kon­ven­ta e riat­d­hes­im­it të detarëve (e rishikuar), 1987 (nr.166).

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim