LIGJ

Nr.9773, datë 12.7.2007

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR PUNËTORËT ME PËRGJEGJËSI FAMILJARE, C 156, 1981”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rat­i­fiko­het Kon­ven­ta e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ILO) “Për punë­torët me përgjegjësi famil­jare, C 156, 1981”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5409, datë 19.7.2007 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

KONVENTA

E PUNËTORËVE ME PËRGJEGJËSI FAMILJARE C 156, 1981

 

Kon­ven­të mbi Mundësitë dhe Tra­j­timin e Barabartë për Punë­torët Bur­ra e Gra: Punë­torët me Përgjegjësi Famil­jare (Shën­im: data e hyr­jes në fuqi: 11.8.1983)

Kon­ven­ta: C156

Ven­di: Gjenevë

Sesioni i Kon­fer­encës: 67

Data e aprovim­it: 23.6.1981

Klasi­fiki­mi i sub­jek­tit: Barazia e shan­seve dhe e tra­j­tim­it

Klasi­fiki­mi i sub­jek­tit: Gratë

Shih rat­i­fikimet e kësaj Kon­vente.

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, orga­nizuar në Gjenevë nga organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës në sesion­in e saj të gjashtëd­hjetesh­tatë më 3 qer­shor 1981; dhe

duke i kush­tu­ar vëmend­je Deklaratës së Filadelfias mbi Synimet dhe Qël­limet e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, e cila pra­non se “të gjithë njerëz­it, pavarë­sisht nga raca, bes­i­mi ose gjinia, gëzo­jnë të drejtën për të plotë­suar mirëqe­nien mate­ri­ale dhe zhvil­lim­in shpirtëror në kushtet e lirisë dhe din­jitetit, të sig­urisë ekonomike dhe mundë­sive të barabar­ta”; dhe

duke vëre­j­tur kushtet e Deklaratës mbi Baraz­inë e Shan­seve dhe të Tra­j­tim­it të Punë­toreve Gra dhe të rezo­lutës mbi planin e veprim­it me syn­im nxit­jen e barazisë së shan­seve dhe tra­j­tim­it për punë­toret gra, të mirat­u­ar nga Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e Punës e vitit 1975; dhe

duke vëre­j­tur se dis­poz­i­tat e kon­ven­tave dhe reko­mandimeve ndërkom­bëtare të punës kanë pasur për qël­lim sig­urim­in e barazisë së shan­seve dhe tra­j­tim­it për punë­torët bur­ra e gra, krye­sisht Kon­ven­ta dhe Udhëz­i­mi për Shpër­blime të Barabar­ta e vitit 1951, Kon­ven­ta dhe Udhëz­i­mi mbi Diskri­m­in­imin (Punësimin dhe pro­fe­sion­in) e vitit 1958 dhe pjesën e VIII-të të Udhëzim­it për Zhvil­lim­in e Burimeve Njerë­zore të vitit 1975; dhe

duke ris­jel­lë në mend­je se Kon­ven­ta mbi Diskri­m­in­imin (Punësimin dhe Pro­fe­sion­in) e vitit 1958 nuk mbu­lon qartë dal­limet e kry­era mbi bazat e përgjegjë­sisë famil­jare dhe duke pasur parasysh se nevo­jiten stan­dard­et plotë­suese në këtë aspekt; dhe

duke vëre­j­tur se kushtet e reko­mandim­it mbi punësimin (grave me përgjegjësi famil­jare) të vitit 1965, dhe duke pasur parasysh se ndryshimet që kanë ndod­hur që nga koha e mira­tim­it të saj; dhe

duke vëre­j­tur se instru­mentet mbi baraz­inë e shan­seve dhe tra­j­tim­it të bur­rave dhe grave janë mirat­u­ar gjithash­tu nga Kom­bet e Bashkuara dhe agjen­ci të tjera të spe­cial­izuara, dhe duke ris­jel­lë në mend­je, në veçan­ti, para­grafin e katërm­bëd­hjetë të parathënies së Kon­ven­tës të Kombeve të Bashkuara mbi Eli­m­in­imin e të Gjitha For­mave të Diskri­m­inim­it ndaj Grave të vitit 1979, me qël­lim që Palët e shteteve “të ndërgjegjë­so­hen se nevo­jitet një ndryshim mbi rolin tradi­cional të bur­rave dhe grave në shoqëri dhe famil­jeve për të arrit­ur barazi të plotë ndër­m­jet bur­rave dhe grave”; dhe

duke pran­uar se prob­lemet e punë­torëve me përgjegjësi famil­jare janë aspek­te të çësht­jeve më të gjera në lid­hje me famil­jen dhe shoqërinë të cilat duhet të mer­ren parasysh në poli­tikat shtetërore; dhe

duke pran­uar nevo­jën për të kri­juar barazi, shanse dhe tra­j­tim efek­tiv si midis punë­torëve bur­ra e gra dhe përgjegjë­sive famil­jare, ash­tu edhe ndër­m­jet këtyre punon­jësve dhe punon­jësve të tjerë; dhe

duke gjykuar se shumë nga prob­lemet me të cilat punon­jësit për­ballen, përke­që­so­hen në rastin e punon­jësve me përgjegjësi famil­jare dhe duke pran­uar nevo­jën për të për­mirë­suar kushtet e atyre per­son­ave me përgjegjësi famil­jare, me anë të masave që i për­sh­tat­en nevo­jave të tyre të veçan­ta dhe masave që syn­o­jnë për­mirësimin e kushteve të punë­torëve në përgjithësi; dhe

pasi është ven­do­sur mbi mira­timin e disa propoz­imeve në lid­hje me shanse dhe tra­j­tim të barabartë për punon­jësit bur­ra e gra: punon­jësit me përgjegjësi famil­jare, e cila për­bën pikën e pestë në rendin e ditës të sesion­it; dhe

pasi është për­cak­tu­ar që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton më njëzetë e tre qer­shor, njëmi­jë e nën­tëqind e tetëd­hjetë e një Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të refer­o­het si Kon­ven­ta e Punë­torëve me Përgjegjësi Famil­jare, 1981.

Neni 1

  1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het për punë­torët, bur­ra e gra, me përgjegjësi kun­drejt fëmi­jëve të varur prej tyre, ku përgjegjësira të tilla kufi­zo­jnë mundësitë e tyre për t’u për­gat­i­tur, fil­lu­ar, mar­rë pjesë ose për­paru­ar në aktivitetin ekonomik.
  2. Dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente zba­to­hen gjithash­tu për punë­torët, bur­ra dhe gra, me përgjegjësi kun­drejt anë­tarëve të tjerë më të afërt të famil­jeve të tyre, të cilët kanë nevo­jë të duk­shme për kujdesin dhe mbështet­jen e tyre, ku përgjegjësi të tilla kufi­zo­jnë mundësitë e tyre për t’u për­gat­i­tur, fil­lu­ar, mar­rë pjesë ose për­paru­ar në aktivitetin ekonomik.
  3. Për qël­lime të kësaj Kon­vente, ter­mat “fëmi­jë në varësi” dhe “anë­tar tjetër më i afërt i famil­jes të cilët kanë nevo­jë ose mbështet­je të duk­shme”, nënkup­to­jnë per­sona të për­cak­tu­ar si të tillë në çdo vend me mënyrat e për­men­dura në nenin 9 të kësaj Kon­vente.
  4. Punë­torët që tra­j­to­hen në bazë të para­grafëve 1 dhe 2 të këtij neni, këtu e më poshtë refer­o­hen si “punë­torë me përgjegjësi famil­jare”.

Neni 2

Kjo Kon­ven­të zba­to­het në të gjitha degët e aktivitetit ekonomik dhe për të gjitha kat­e­goritë e punë­torëve.

Neni 3

  1. Me syn­im kri­jimin e barazisë efek­tive të mundë­sive dhe tra­j­tim­it të punë­torëve, bur­ra dhe gra, çdo anë­tar e vë objek­tiv të poli­tikës së ven­dit të tij t’u mundë­so­jë per­son­ave me përgjegjësi famil­jare, të cilët janë të angazhuar ose dëshi­ro­jnë të angazho­hen në punë, ushtrim­in e së drejtës për të real­izuar një gjë të tillë pa u diskrim­in­uar dhe, sipas mundë­sive, pa kon­flikt ndër­m­jet pro­fe­sion­it dhe përgjegjë­sive famil­jare.
  2. Për qël­lime të para­grafit 1 të këtij neni, ter­mi “diskri­m­in­im” nënkup­ton diskri­m­in­im në punë dhe pro­fe­sion, siç për­cak­to­het nga nenet 1 dhe 5 të Kon­ven­tës së Diskri­m­inim­it (Punësi­mi dhe Pro­fe­sioni) të vitit 1958.

Neni 4

Me syn­im kri­jimin e barazisë efek­tive të mundë­sive dhe tra­j­tim­it për punë­torët, bur­ra e gra, ndërmer­ren të gjitha masat që paj­to­hen me kushtet dhe mundësitë e ven­dit:

  1. a) për t’u mundë­suar punë­torëve me përgjegjësi famil­jare të ushtro­jnë të drejtën e tyre për të zgjed­hur punësimin me vull­netin e tyre të lirë;
  2. b) për të mar­rë në kon­sid­er­atë nevo­jat e tyre që kanë të bëjnë me kushtet e punësim­it dhe sig­urimet shoqërore.

Neni 5

Do të ndërmer­ren më tej të gjitha masat që paj­to­hen me kushtet dhe mundësitë e ven­dit:

  1. a) duke mar­rë në kon­sid­er­atë nevo­jat e punë­torëve me përgjegjësi famil­jare në plan­i­fikimin komu­ni­tar; dhe
  2. b) për të zhvil­lu­ar dhe nxi­tur shër­bimet komu­nitare, pub­like ose pri­vate, si p.sh. kujde­si për fëmi­jët dhe shër­bi­mi, e lehtësir­at famil­jare.

Neni 6

Autoritetet dhe organet kom­pe­tente në çdo vend do të mar­rin masat e duhu­ra për të nxi­tur dhënien e infor­ma­cionit dhe edukimin, me qël­lim zgjer­im­in e të kup­tuar­it nga të gjithë të parim­it të barazisë së shan­seve dhe tra­j­tim­it për punë­torët bur­ra e gra dhe të prob­le­meve të punë­torëve me përgjegjësi famil­jare, si dhe kri­jim­it të një klime të favor­shme për të kapër­cy­er këto prob­leme.

Neni 7

Do të ndërmer­ren të gjitha masat që paj­to­hem me kushtet dhe mundësitë e ven­dit, përf­shirë masat në fushën e ori­en­tim­it dhe kual­i­fikim­it pro­fe­sion­al, për t’u dhënë mundës­inë punë­torëve me përgjegjësi famil­jare të inte­gro­hen dhe të mbeten të inte­gru­ar në fuqinë punë­tore, si dhe të riak­tivi­zo­hen pas një mungese si rrjed­ho­jë e këtyre përgjegjë­sive.

Neni 8

Si të tilla, përgjegjësitë famil­jare nuk do të për­bëjnë një arsye të vlef­shme për mbarim­in e punësim­it.

Neni 9

Dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente mund të zba­to­hen nga lig­jet ose rreg­ul­loret, mar­rëvesh­jet kolek­tive, rreg­ul­loret e punës, vendimet gjyqë­sore, vendimet e gjykatës apo një kom­bin­im të këtyre meto­dave, ose të çdo mënyre të për­sh­tat­shme me prak­tikat e ven­dit, duke mar­rë parasysh kushtet e ven­dit.

Neni 10

  1. Nëse është e nevo­jshme, dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente zba­to­hen me faza, duke mar­rë parasysh kushtet e ven­dit; me kusht që këto masa zbat­uese të apliko­hen në çdo rast kun­drejt të gjithë punë­torëve të refer­u­ar në nenin 1 para­grafi 1.
  2. Çdo anë­tar i cili rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, do të tre­go­jë në raportin e parë mbi zba­timin e Kon­ven­tës të parashtru­ar sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës se në çfarë aspek­ti, nëse ka, ai men­don të shfry­të­zo­jë mundësitë e dhë­na nga para­grafi 1 i këtij neni dhe do të deklaro­jë në raportet vijuese nivelin e zbat­u­ar ose nivelin e propozuar për zba­timin e Kon­ven­tës në atë pikë­pam­je.

Neni 11

Orga­ni­zatat e punëd­hënësve dhe punë­torëve gëzo­jnë të drejtën të mar­rin pjesë në një mënyrë të për­sh­tat­shme me prak­tikën dhe kushtet e ven­dit në për­cak­timin dhe zba­timin e masave për hyr­jen në fuqi të dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente.

Neni 12

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Neni 13

  1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm mbi ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  2. Kon­ven­ta hyn në fuqi dym­bëd­hjetë muaj nga data në të cilën dy anë­tarë regjistro­hen pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj, Kon­ven­ta hyn në fuqi, për çdo anë­tar, dym­bëd­hjetë muaj nga data e regjistrim­it të rat­i­fikim­it.

Neni 14

  1. Pasi të kenë kalu­ar dhjetë vjet nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi, një anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të, mund ta shpal­lë atë të pavlef­shme me anë të një akti komu­nikuar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Kjo zgjid­hje e Kon­ven­tës nuk do të ketë fuqi deri në një vit pas datës së regjistrim­it.
  2. Çdo anë­tar, i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që bren­da vitit që pason mbarim­in e peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të për­men­dur në para­grafin para­prirës, nuk ka ushtru­ar të drejtën për zgjid­hjen e mar­rëvesh­jes të parashikuar në ketë nen, ka detyrim ligjor për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe pas kësaj mund ta shpal­lë këtë Kon­ven­të të pavlef­shme pas mbarim­it të çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare, sipas kushteve të parashikuara në këtë nen.

Neni 15

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës në lid­hje me regjistrimet e të gjitha rat­i­fikimeve, deklarimeve dhe zgjid­hjeve të mar­rëvesh­jes të komu­nikuara atij nga ana e anë­tarëve të Orga­ni­za­tës.
  2. Në njof­timin e anë­tarëve të Orga­ni­za­tës mbi regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë, Drej­tori i Përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve të Orga­ni­za­tës në lid­hje me datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.

Neni 16

Në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Drej­tori i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës i komu­nikon Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim deta­jet e çdo rat­i­fiki­mi, deklari­mi dhe akti zgjid­hje­je të regjistru­ar prej tij në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve para­pri­jës.

Neni 17

Kur organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës e çmon të arsyeshme, ai i paraqet Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi ecur­inë e kësaj Kon­vente dhe shqyr­ton pref­er­encën e ven­dos­jes në agjendën e kon­fer­encës të çësht­jes së rishikim­it të Kon­ven­tës, pjesër­isht ose në tërësi.

Neni 18

  1. Kon­fer­en­ca mund të mira­to­jë një kon­ven­të të re, që rishikon këtë Kon­ven­të, pjesër­isht ose në tërësi, nëse kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe, atëherë:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i kon­ven­tës së re të rishikuar nënkup­ton ipso jure zgjid­hjen e men­jëher­shme të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it 14 të mësipërm, në momentin kur Kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi;
  3. b) nga data kur kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi, kjo Kon­ven­të nuk mund të rat­i­fiko­het më nga anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të mbetet në çdo rast në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata anë­tarë të cilët e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën e rishikuar.

Neni 19

Ver­sionet në gjuhën angleze dhe frënge të tek­stit të kësaj Kon­vente janë njël­loj të barazvlef­shme.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim