LIGJ

Nr.9772, datë 12.7.2007

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR KONTROLLIN E PUNËS NË BUJQËSI, C 129, 1969”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rat­i­fiko­het Kon­ven­ta e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ILO) “Për kon­trol­lin e punës në bujqësi, C 129, 1969”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5408, datë 19.7.2007 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

KONVENTA

E KONTROLLIT TË PUNËS (BUJQËSI)) C129, 1969

Kon­ven­ta mbi Kon­trol­lin e Punës. (Shën­im: data e hyr­jes në fuqi: 19.01.1972)

Kon­ven­ta: C129

Ven­di: Gjenevë

Sesioni i Kon­fer­encës: 53

Data e mira­tim­it: 25/06/1969

Klasi­fiki­mi i sub­jek­tit: Kon­trol­li i punës

Sub­jek­ti: Admin­istri­mi dhe kon­trol­li i punës

Shih rat­i­fikimet e kësaj Kon­vente.

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, orga­nizuar në San Fran­cisko nga organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, në sesion­in e saj të trid­hjete­tretë, më 4 qer­shor 1969; dhe

duke vëre­j­tur kushtet e kon­ven­tave ekzistuese ndërkom­bëtare të punës mbi kon­trol­lin e punës, si p.sh. Kon­ven­ta e Kon­trol­lit të Punës e vitit 1947, e cila zba­to­het në indus­tri dhe tregti dhe Kon­ven­ta e Planta­cion­eve e vitit 1958, e cila mbu­lon një kat­e­gori të kufizuar të sipër­mar­rjeve bujqë­sore; dhe

duke mar­rë parasysh fak­tin se stan­dard­et ndërkom­bëtare të parashikuara për kon­trol­lin bujqë­sor në përgjithësi janë të kënaqshme; dhe

pasi është ven­do­sur mbi mira­timin e disa propoz­imeve në lid­hje me kon­trol­lin e punës në bujqësi i cili për­bën pikën e katërt të agjendës së sesion­it; dhe

pasi është për­cak­tu­ar që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton më njëzet e pesë qer­shor të vitit njëmi­jë e nën­tëqind e gjashtëd­hjetë e nën­të Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të refer­o­het si Kon­ven­ta e Kon­trol­lit të Punës (Bujqësi), 1969.

Neni 1

  1. Në këtë Kon­ven­të ter­mi “sipër­mar­rje bujqë­sore” nënkup­ton një sipër­mar­rje ose pjesë të sipër­mar­rjes, që ka të bëjë me kul­tivimin, admin­istrim­in e kaf­shëve, përf­shirë këtu prod­hime dhe kujdesin për gjënë e gjal­lë, pyll­tar­inë, kop­shtar­inë, për­punimin fillestar të prod­himeve bujqë­sore nga oper­a­tori i sipër­mar­rjes ose çdo for­më aktiviteti tjetër bujqë­sor.
  2. Pas kon­sul­tim­it me shu­micën e orga­ni­zatave për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve të intere­suar, atje ku ato ekzis­to­jnë, autoriteti kom­pe­tent do të për­cak­to­jë sipas nevo­jës vijën ndarëse të bujqë­sisë nga indus­tria dhe treg­tia, në mënyrë që të mos për­jash­to­jë ndon­jë sipër­mar­rje bujqë­sore nga sis­te­mi kom­bë­tar i kon­trol­lit të punës.
  3. Në çdo rast, kur dyshohet nëse kjo Kon­ven­të zba­to­het për një sipër­mar­rje ose pjesë të një sipër­mar­rje­je, çësht­ja zgjid­het nga autoriteti kom­pe­tent.

Neni 2

Në këtë Kon­ven­të ter­mi “dis­pozi­ta ligjore” përf­shin, përveç lig­jeve dhe rreg­ul­loreve, vendimet e arbi­trazhit dhe mar­rëvesh­jet e për­bashkë­ta mbi të cilat vepron for­ca e ligjit dhe që janë të zbat­ueshme nga inspek­torët e punës.

Neni 3

Çdo anë­tar i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, për të cilët kjo Kon­ven­të ka hyrë në fuqi, do të sig­uro­jë një sis­tem kon­trol­li të punës në bujqësi.

Neni 4

Sis­te­mi i kon­trol­lit të punës në bujqësi zba­to­het kun­drejt sipër­mar­rjeve në të cilat angazho­hen punë­mar­rësit ose shegertët, pavarë­sisht nga shpër­bli­mi, llo­ji, for­ma ose kohëzg­jat­ja e kon­tratës.

Neni 5

  1. Çdo anë­tar rat­i­fikues i kësaj Kon­vente mundet, në deklaratën që shoqëron rat­i­fikimin, të mar­rë për­sipër të mbu­lo­jë me anë të kon­trol­lit të punës në bujqësi një ose më shumë nga kat­e­goritë e mëposhtme të punë­torëve të angazhuar në sipër­mar­rjet bujqë­sore:
  2. a) qira­mar­rësit, të cilët nuk për­dorin ndih­më të jashtme, punë­torë që mar­rin gjys­mën e prod­him­it dhe kat­e­gori të ngjashme të punë­torëve bujqë­sorë;
  3. b) per­son­at që mar­rin pjesë në një sipër­mar­rje ekonomike kolek­tive, si p.sh. anë­tarët e një koop­er­a­tive;
  4. c) anë­tarët e famil­jes së ope­rue­sit të sipër­mar­rjes të për­cak­tu­ar nga legjis­la­cioni dhe rreg­ul­loret kom­bëtare.
  5. Më pas, çdo anë­tar, i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të, mund t’i komu­niko­jë Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës një deklaratë, me anë të së cilës të mar­rë për­sipër të mbu­lo­jë një ose më shumë nga kat­e­goritë e per­son­ave të lart­për­men­dur në para­grafin para­pri­jës, të cilët nuk janë mbu­lu­ar nga një deklaratë e mëparshme.
  6. Çdo anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të do të tre­go­jë në raportet e tij sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës se në çfarë mase kanë hyrë në fuqi ose propo­zo­het të hyjnë në fuqi dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës, për sa i për­ket kat­e­gorive të per­son­ave të refer­u­ar në para­grafin 1 të këtij neni, të pam­bu­lu­ar nga një deklaratë e mëparshme.

Neni 6

  1. Funk­sionet e sis­temit të kon­trol­lit të punës në bujqësi __
  2. a) të sig­uro­jë zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore që kanë të bëjnë me kushtet e punës dhe mbro­jt­jen e punë­torëve gjatë punës, si p.sh. dis­poz­i­tat mbi orët, pagën, pushimet javore dhe vje­tore, sig­ur­inë, shën­detin dhe mirëqe­nien, punësimin e grave, fëmi­jëve dhe të rin­jve, dhe çësht­je të ngjashme për sa kohë që këto dis­pozi­ta të jenë të zbat­ueshme nga inspek­torët e punës.
  3. b) t’u sig­uro­jë punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve infor­ma­cion teknik mbi masat më efek­tive të zba­tim­it të dis­poz­i­tave ligjore;
  4. c) t’i parashtro­jë autoritetit kom­pe­tent defek­tet dhe abuzimet e pam­bu­lu­ara speci­fik­isht nga dis­poz­i­tat ligjore ekzistuese dhe t’i paraqesë atij propoz­ime mbi për­mirësimin e legjis­la­cionit dhe rreg­ullave.
  5. Legjis­la­cioni dhe rreg­ul­loret kom­bëtare mund t’u japin inspek­torëve të punës në bujqësi funk­sione këshilluese ose zbat­uese në lid­hje me dis­poz­i­tat ligjore të kushteve të jetesës së punë­torëve dhe famil­jeve të tyre.
  6. Çdo detyrë tjetër që mund t’u beso­het inspek­torëve të punës në bujqësi nuk duhet të jetë e tillë që të bjerë ndesh me real­iz­imin efek­tiv të detyrave të tyre parë­sore ose të ceno­jë në çfarë­dol­loj mënyre autoritetin dhe paanës­inë që iu nevo­jiten inspek­torëve në mar­rëd­hëni­et e tyre me punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit.

Neni 7

  1. Për aq sa është e pajtueshme me prak­tikën admin­is­tra­tive të Anë­tar­it, kon­trol­li i punës në bujqësi ven­doset nën mbikëqyr­jen dhe kon­trol­lin e një organi qen­dror.

Në rast të një shteti fed­er­al, ter­mi “organ qen­dror” mund të nënkup­to­jë një organ në niv­el fed­er­al ose një në niv­el nën ndar­je fed­erale.

Kon­trol­li i punës në bujqësi real­i­zo­het p.sh.:

  1. a) nga një depar­ta­ment i vetëm kon­trol­li të punës, përgjegjës për të gjithë sek­torët e aktivitetit ekonomik;
  2. b) nga një depar­ta­ment i vetëm kon­trol­li të punës, i cili cak­ton degën insti­tu­cionale funk­sion­ale nëpër­m­jet tra­jnim­it të duhur të inspek­torëve të cak­tu­ar për të ushtru­ar funk­sionet në bujqësi;
  3. c) nga një depar­ta­ment i vetëm kon­trol­li të punës, i cili cak­ton degën insti­tu­cionale të brend­shme duke kri­juar një shër­bim teknik të kual­i­fikuar, nëpunësit e të cilit do të ushtro­jnë funk­sionet e tyre në bujqësi; ose
  4. d) nga një shër­bim kon­trol­li bujqë­sor të spe­cial­izuar, aktiviteti i të cilit mbikëqyret nga një organ qen­dror të cilit i janë atribu­uar të drej­ta të barabar­ta për sa i për­ket kon­trol­lit të punës në fusha të tjera, si p.sh. indus­tria, trans­porti dhe treg­tia.

Neni 8

  1. Stafi i kon­trol­lit të punës në bujqësi për­bëhet nga nëpunës pub­likë, sta­tusi dhe kushtet e shër­bim­it të të cilëve janë të tilla që sig­uro­jnë punësim të qën­drueshëm, pavarësi nga ndryshimet qev­erisëse dhe ndikimet e jashtme të gabuara.
  2. Për sa kohë që ekzis­ton pajtuesh­mëria me legjis­la­cionin, rreg­ul­loren dhe prak­tikën kom­bëtare, anë­tarët mund të përf­shi­jnë në sis­temin e tyre të kon­trol­lit të punës në bujqësi nëpunës ose për­faqë­sues të orga­ni­zatave pro­fe­sion­ale, aktivitetet e të cilave plotë­so­jnë ato të stafit të kon­trol­lit pub­lik; per­son­ave në fjalë do t’u sig­uro­het qën­druesh­mëria e pozi­cionit dhe pavarësia nga ndikimet e jashtme të gabuara.

Neni 9

  1. Në varësi të kushteve për rekru­tim në shër­bimin pub­lik të cilat mund të jenë parashikuar nga legjis­la­cioni dhe rreg­ul­lat kom­bëtare, inspek­torët e punës në bujqësi rekru­to­hen mbi bazën e vetme të kual­i­fikimeve për real­iz­imin e detyrave.
  2. Mjetet e vërte­tim­it të kual­i­fikimeve të tilla për­cak­to­hen nga autoriteti kom­pe­tent.
  3. Inspek­torët e punës në bujqësi do të jenë të kual­i­fikuar në mënyrë të mjaftueshme për real­iz­imin e detyrave të tyre dhe do të ndërmer­ren masa për kual­i­fikimin e mëte­jshëm të tyre gjatë peri­ud­hës së punësim­it.

Neni 10

Si bur­rat, ash­tu edhe gratë janë të pranueshëm për t’u emëru­ar në stafin e kon­trol­lit të punës në bujqësi, sipas nevo­jës, inspek­torëve bur­ra e gra iu ngarko­hen detyra të veçan­ta.

Neni 11

Çdo anë­tar merr masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar që ekspertët dhe spe­cial­istët me kual­i­fikimet e duhu­ra teknike, të cilët mund të ndih­mo­jnë në zgjid­hjen e prob­le­meve që kërko­jnë njo­huri teknike, angazho­hen në detyrën e kon­trol­lit të punës në bujqësi, sipas mënyrës që çmo­het më e për­sh­tat­shme në kushtet kom­bëtare.

Neni 12

  1. Autoriteti kom­pe­tent ndërmerr masat e duhu­ra për të nxi­tur bashkëpunimin efek­tiv ndër­m­jet shër­bimeve të kon­trol­lit në bujqësi dhe shër­bimeve qever­itare e pub­like ose insti­tu­cion­eve të mirat­u­ara të cilat angazho­hen në detyra të njëj­ta.
  2. Sipas nevo­jës, autoriteti kom­pe­tent mund t’i beso­jë funk­sione të veçan­ta kon­trol­li ndih­mës në niv­el lokal apo rajon­al shër­bimeve të duhu­ra qever­itare e insti­tu­cion­eve pub­like ose t’i shoqëro­jë këto shër­bime ose insti­tu­cione me ushtrim­in e funk­sion­eve në fjalë, me kusht që kjo të mos ceno­jë zba­timin e parimeve të kësaj Kon­vente.

Neni 13

Autoriteti kom­pe­tent ndërmerr masat e duhu­ra për të nxi­tur bashkëpunimin ndër­m­jet nëpunësve të inspek­toratit të punës në bujqësi dhe punëd­hënësve e punë­mar­rësve, ose orga­ni­zatave të tyre, atje ku ekzis­to­jnë.

Neni 14

Do të mer­ren masa për të sig­u­ru­ar se num­ri i inspek­torëve në bujqësi është i mjaftueshëm për të sig­u­ru­ar real­iz­imin efek­tiv të detyrave të inspek­toratit dhe për­cak­to­hen në lid­hje me–

  1. a) rëndës­inë e detyrave të cilat inspek­torët duhet të krye­jnë, në veçan­ti; –
  2. b) num­rin, natyrën, volu­min dhe vend­ndod­hjen e sipër­mar­rjeve bujqë­sore të plan­i­fikuara për inspek­tim;
  3. i) num­rin dhe shtre­sat e per­son­ave të angazhuar në sipër­mar­rje të tilla; dhe
  4. ii) num­rin dhe kom­plek­sitetin e dis­poz­i­tave ligjore që duhet të zba­to­hen;
  5. b) mjetet mate­ri­ale të vëna në dis­pozi­cion të inspek­torëve; dhe
  6. c) kushtet prak­tike, në bazë të të cilave do kry­hen viz­itat e kon­trol­lit, në mënyrë që të jenë efek­tive.

Neni 15

  1. Autoriteti kom­pe­tent merr masat e nevo­jshme për të pajisur inspek­torët e punës në bujqësi me:
  2. a) zyra lokale të ven­do­sura në vende ku të mer­ret parasysh pozi­cioni gjeografik i sipër­mar­rjeve bujqë­sore dhe mjetet e komu­nikim­it, të pajisura në mënyrën e duhur në për­puth­je me kërke­sat e shër­bim­it, dhe në mënyrë që per­son­at përkatës të kenë një shkallë sa më të lartë aksesi ndaj tyre;
  3. b) lehtësira të nevo­jshme trans­porti për kry­er­jen e detyrave të tyre në rastet kur shër­bime pub­like të për­sh­tat­shme nuk ekzis­to­jnë.
  4. Autoriteti kom­pe­tent merr masat e nevo­jshme për të rim­bur­suar inspek­torët e punës në bujqësi me shpen­zimet e rastit dhe të udhë­tim­it, të cilat mund të jenë të nevo­jshme për kry­er­jen e detyrave.

Neni 16

  1. Inspek­torët e punës në bujqësi të pajisur me kre­den­cialet e duhu­ra autor­i­zo­hen:
  2. a) të hyjnë lir­shëm dhe pa njof­tim para­prak në çdo orë të ditës e natës në çdo vend pune të mund­shëm për inspek­tim;
  3. b) të hyjnë ditën në çdo ambi­ent, për të cilin kanë arsye të beso­jnë se duhet t’i nën­shtro­hen inspek­tim­it;
  4. c) të krye­jnë kon­trolle, shqyr­time ose het­ime, të cilat mund t’i çmo­jnë të nevo­jshme për t’u sig­u­ru­ar se dis­poz­i­tat ligjore zba­to­hen rig­orozisht dhe në veçan­ti:
  5. i) të inter­vis­to­jnë, vetëm apo në pran­inë e dësh­mi­tarëve, punëd­hënësin, stafin e sipër­mar­rjes ose një per­son tjetër në sipër­mar­rje mbi çdo çësht­je që ka të bëjë me zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore;
  6. ii) të kërko­jë, sipas mënyrës së parashikuar në legjis­la­cionin dhe rreg­ul­loren kom­bëtare, nxjer­rjen e librave, regjis­trave ose doku­menteve, mba­jt­ja e të cilave parashiko­het nga legjis­la­cioni dhe rreg­ul­lor­ja kom­bëtare, që kanë të bëjnë me kushtet e jetesës dhe punës, për të vërte­t­u­ar se ato janë në paj­tim me dis­poz­i­tat ligjore, dhe të kopjo­jë doku­mente ose pjesë të shkëputu­ra nga to;

iii) të mar­rë apo zhven­dosë për qël­lime kon­trol­li mostra prod­himesh, mate­ri­alesh dhe sub­stan­cash që për­doren apo tra­j­to­hen, me kusht njof­timin e punëd­hënësit ose për­faqë­sue­sit të tij mbi prod­himet, mate­ri­alet, apo sub­stan­cat  e mar­ra ose të zhven­do­sura për këto qël­lime.

  1. Në zba­tim të nën­para­grafëve (a) dhe (b) të para­grafit 1 të këtij neni, inspek­torët e punës nuk hyjnë në shtëpinë pri­vate të ope­rue­sit të sipër­mar­rjes, përveç rasteve me pëlqimin e ope­rue­sit ose me një autor­iz­im të veçan­të të lëshuar nga autoriteti kom­pe­tent.
  2. Në rastin e një kon­trol­li, inspek­torët njofto­jnë punëd­hënësin ose për­faqë­suesin e tij, dhe punë­torët ose për­faqë­sue­sit e tyre mbi pran­inë e tyre, nëse një njof­tim i tillë nuk cenon kry­er­jen e detyrave të tyre.

Neni 17

Shër­bimet e kon­trol­lit të punës në bujqësi orga­ni­zo­hen, në rastet dhe në mënyrën e për­cak­tu­ar nga autoriteti kom­pe­tent, për kon­trol­lin me efekt paran­dalues të një fab­rike të re, mate­ri­aleve ose sub­stan­cave të reja dhe meto­dave të reja për­dorim­it apo për­punim­it të pro­duk­teve të cilat duken se paraqesin rrezik për shën­detin dhe sig­ur­inë.

Neni 18

  1. Inspek­torët e punës në bujqësi autor­i­zo­hen të ndër­mar­rin hapa me syn­im ndreq­jen e defek­teve të vëre­j­tu­ra në fab­rikë, në meto­dat e orga­nizim­it apo punësim­it në sipër­mar­rjet bujqë­sore, përf­shirë për­dorim­in e mate­ri­aleve apo sub­stan­cave të rrezik­shme, për të cilat ata mund të kenë arsye të mjaftueshme të beso­jnë se për­bëjnë rrezik për shën­detin apo sig­ur­inë.
  2. Në mënyrë që t’u jepet mundësia të ndër­mar­rin këto hapa, inspek­torët autor­i­zo­hen, duke iu nën­shtru­ar të drejtës për ape­lim pranë një autoriteti ligjor apo admin­is­tra­tiv të parashtru­ar me ligj, të krye­jnë apo të kenë kry­er urdhra me anë të të cilëve kërko­hen:
  3. a) ndryshime në instal­ime, fab­rikë, ambi­ente, veg­la pune, pajis­je apo makineri, që duhet të real­i­zo­hen bren­da një kohe të për­cak­tu­ar, e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar pajtuesh­mëri me dis­poz­i­tat ligjore në lid­hje me shën­detin ose sig­ur­inë; ose
  4. b) masa me fuqi vepri­mi të men­jëher­shëm, që mund të shko­jnë deri në pezul­lim­in e punës, në rast rreziku të pash­mang­shëm ndaj shën­de­tit ose sig­urisë.
  5. Kur pro­ce­du­rat e për­shkru­ara në para­grafin 2 nuk për­puthen me prak­tikat admin­is­tra­tive apo gjyqë­sore të anë­tar­it, inspek­torëve u lind e drej­ta t’i drej­to­hen autoritetit kom­pe­tent për nxjer­rjen e urdhrave ose për ndër­mar­rjen e masave me fuqi vepruese të men­jëher­shme.
  6. Defek­tet e vëre­j­tu­ra nga inspek­tori gjatë viz­itës së sipër­mar­rjes dhe urdhrat që ai nxjerr apo ka nxjer­rë në zba­tim të para­grafit 2 ose për të cilat ai syn­on t’i zba­to­jë në bazë të para­grafit 3, duhet t’i bëhen men­jëherë të njo­hu­ra punëd­hënësit dhe për­faqë­suesve të punë­torëve.

Neni 19

  1. Inspek­torati i punës në bujqësi njofto­het mbi aksi­den­tet pro­fe­sion­ale dhe rastet e sëmund­jeve pro­fe­sion­ale të hasura në sek­torin bujqë­sor, në masën dhe mënyrën e parashikuar nga lig­jet dhe rreg­ul­loret kom­bëtare.
  2. Inspek­torët njofto­hen e shoqëro­hen në shkallën më të lartë të mund­shme për çdo het­im në ter­ren mbi shkaqet e aksi­den­teve më të rën­da pro­fe­sion­ale apo sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, veçanër­isht të atyre rasteve që ceno­jnë një numër punë­torësh ose që kanë paso­ja fatale.

Neni 20

Kushtëzuar nga për­jash­timet e mund­shme sipas lig­jeve ose rreg­ul­loreve kom­bëtare, inspek­torët e punës në bujqësi:

  1. a) ndalo­hen të kenë interes të drejt­për­drejtë ose jo mbi sipër­mar­rjet që kanë nën kon­troll;
  2. b) dety­ro­hen të ndëshko­hen me gjo­ba përkatëse ose masa disi­plinore për të mos zbu­lu­ar, edhe pas largim­it nga detyra, sekrete prod­hi­mi, biz­ne­si ose pro­cese pune që mund të hasen prej tyre gjatë kry­er­jes së detyrës; dhe
  3. c) tra­j­to­jnë si tepër kon­fi­den­ciale burim­in e çdo anki­mi që çon në zbu­lim­in e një defek­ti, një rreziku në pro­ce­set e punës ose një shkel­je të dis­poz­i­tave ligjore dhe nuk i bëjnë aludime punëd­hënësit ose për­faqë­sue­sit të tij se kon­trol­li ishte paso­jë e mar­rjes së një anki­mi të tillë.

Neni 21

Sipër­mar­rjet bujqë­sore kon­trol­lo­hen aq shpesh dhe me aq imtësi sa është e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar zba­timin efek­tiv të dis­poz­i­tave ligjore përkatëse.

Neni 22

  1. Ndaj per­son­ave që shke­lin apo neglizho­jnë të zba­to­jnë dis­poz­i­tat ligjore të zbat­ueshme nga inspek­torët e punës në bujqësi, mer­ren pro­ced­ime të men­jëher­shme ligjore ose admin­is­tra­tive pa par­ala­jmërim para­prak; me kusht që mund të bëhen për­jash­time nga lig­jet dhe rreg­ul­loret kom­bëtare në lid­hje me rastet në të cilat pritet të jepet njof­ti­mi para­prak për mar­rjen e masave rreg­ul­la­tore apo paran­daluese.
  2. Inspek­torëve të punës u lihet liri vepri­mi për të par­ala­jmëru­ar dhe këshillu­ar në vend që të reko­man­do­jnë apo fil­lo­jnë pro­ced­ime.

Neni 23

Në rast se inspek­torët e punës në bujqësi nuk janë të autor­izuar të fil­lo­jnë pro­ced­ime, ata autor­i­zo­hen të për­c­jel­lim raportet e shkel­jeve të dis­poz­i­tave ligjore drejt­përsë­drejti te një autoritet kom­pe­tent për të fil­lu­ar këto pro­ced­ime.

Neni 24

Ndëshkime të mjaftueshme për shkel­je të dis­poz­i­tave ligjore të zbat­ueshme nga inspek­torët në bujqësi dhe për pengim të inspek­torëve të punës në kry­er­jen e detyrave të tyre parashiko­hen në lig­jet dhe rreg­ul­loret e vendeve përkatëse, të cilat duhet të zba­to­hen efek­tivisht.

Neni 25

  1. Inspek­torëve të punës apo zyrës së kon­trol­lit lokal, sipas rastit, u kërko­het të paraqesin pranë autoritetit të kon­trol­lit qen­dror raporte peri­odike mbi rezul­tatet e veprim­tarisë së tyre bujqë­sore.
  2. Këto raporte për­pi­lo­hen në mënyrë të tillë dhe tra­j­to­jnë tema të tilla që herë pas here këshillo­hen nga autoriteti i kon­trol­lit qen­dror; raportet paraqiten të pak­tën aq shpesh sa parashiko­het nga autoriteti përkatës dhe në çdo rast jo më rral­lë se një herë në vit.

Neni 26

  1. Autoriteti i kon­trol­lit qen­dror pub­likon një raport vje­tor mbi punën e shër­bimeve të kon­trol­lit në bujqësi si raport më vete ose si pjesë e rapor­tit të përgjithshëm vje­tor.
  2. Raporte të tilla vje­tore pub­liko­hen bren­da një kohe të arsyeshme nga data e mbarim­it të vitit përkatës dhe në çdo rast bren­da dym­bëd­hjetë mua­jve.
  3. Kop­je të raporteve vje­tore i dorë­zo­hen Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës bren­da tre mua­jve nga data e pub­likim­it.

Neni 27

Rapor­ti vje­tor i pub­likuar nga autoriteti i kon­trol­lit qen­dror tra­j­ton në veçan­ti tem­at e mëposhtme, aq sa mund të jenë nën kon­trol­lin e autoritetit në fjalë:

  1. a) lig­jet dhe rreg­ul­loret që kanë të bëjnë me kon­trol­lin e punës në bujqësi;
  2. b) stafin e shër­bim­it të kon­trol­lit të punës në bujqësi;
  3. c) të dhë­na të sipër­mar­rjeve bujqë­sore të detyrueshme për inspek­tim, si dhe num­rin e per­son­ave të punë­suar në to;
  4. d) të dhë­na të viz­itave të kon­trol­lit;
  5. e) të dhë­na të shkel­jeve dhe ndëshkimeve të mar­ra;
  6. f) të dhë­na të aksi­den­teve pro­fe­sion­ale, përf­shirë shkaqet;
  7. g) të dhë­na të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, përf­shirë shkaqet.

Neni 28

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Neni 29

  1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm mbi ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  2. Kon­ven­ta hyn në fuqi dym­bëd­hjetë muaj nga data në të cilën dy anë­tarë regjistro­hen pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj, Kon­ven­ta hyn në fuqi për çdo anë­tar, dym­bëd­hjetë muaj nga data e regjistrim­it të rat­i­fikim­it.

Neni 30

  1. Pasi të kenë kalu­ar dhjetë vjet nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi, një anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta shpal­lë atë të pavlef­shme me anë të një akti komu­nikuar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Kjo zgjid­hje e Kon­ven­tës nuk do të ketë fuqi deri në një vit pas datës së regjistrim­it.
  2. Çdo anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që bren­da vitit që pason mbarim­in e peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të për­men­dur në para­grafin para­pri­jës, nuk ka ushtru­ar të drejtën për zgjid­hjen e mar­rëvesh­jes të parashikuar në ketë nen, ka detyrim ligjor për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe pas kësaj, mund ta shpal­lë këtë Kon­ven­të të pavlef­shme pas mbarim­it të çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare sipas kushteve të parashikuara në këtë nen.

Neni 31

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës në lid­hje me regjistrimet e të gjitha rat­i­fikimeve, deklarimeve dhe zgjid­hjeve të mar­rëvesh­jes të komu­nikuara atij nga ana e anë­tarëve të Orga­ni­za­tës.
  2. Në njof­timin e anë­tarëve të Orga­ni­za­tës mbi regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë, Drej­tori i Përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve të Orga­ni­za­tës në lid­hje me datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.

Neni 32

Në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Drej­tori i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës i komu­nikon Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim deta­jet e çdo rat­i­fiki­mi, deklari­mi, dhe akti zgjid­hje­je të regjistru­ar prej tij në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve para­pri­jës.

Neni 33

Kur organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës e çmon të arsyeshme, ai i paraqet Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi ecur­inë e kësaj Kon­vente dhe shqyr­ton pref­er­encën e ven­dos­jes në agjendën e kon­fer­encës të çësht­jes së rishikim­it të Kon­ven­tës, pjesër­isht ose në tërësi.

Neni 34

  1. Kon­fer­en­ca mund të mira­to­jë një kon­ven­të të re që rishikon këtë Kon­ven­të pjesër­isht ose në tërësi, nëse kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe, atëherë:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i Kon­ven­tës së re të rishikuar nënkup­ton ipso jure zgjid­hjen e men­jëher­shme të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it 30 të mësipërm, në momentin kur kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi;
  3. b) nga data kur kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi, kjo Kon­ven­të nuk mund të rat­i­fiko­het më nga anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të mbetet në çdo rast në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata anë­tarë të cilët e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën e rishikuar.

Neni 35

Ver­sionet në gjuhën angleze dhe frënge të tek­stit të kësaj Kon­vente janë njël­loj të barazvlef­shme.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim