LIGJ

Nr.9732, datë 14.5.2007

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR DOKUMENTET E IDENTITETIT TË DETARËVE, E RISHIKUAR,

2003 (C185)”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

 

Neni 1

Rat­i­fiko­het Kon­ven­ta e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ILO) “Për doku­mentet e iden­titetit të detarëve, e rishikuar, 2003(C185)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5332, datë 31.5.2007 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

KONVENTA C185

E DOKUMENTEVE TË IDENTITETIT TË DETARËVE (E RISHIKUAR), 2003

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,

thirrur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe mbled­hur në sesion­in e nën­tëd­hjetë e një të saj më 3 qer­shor 2003, si dhe duke qenë e vetëdi­jshme mbi kër­cën­imin e vazh­dueshëm të sig­urisë së pasag­jerëve, ekuipazheve dhe  ani­jeve, kjo në interes të shteteve dhe indi­vidëve; dhe

e vetëdi­jshme gjithash­tu mbi man­datin themelor të Orga­ni­za­tës që është kri­ji­mi i kushteve të për­sh­tat­shme të punës; dhe

duke iu refer­u­ar natyrës glob­ale të indus­trisë lun­druese, detarët kanë nevo­jë për një mbro­jt­je spe­ciale; dhe

duke njo­hur principet e mishëru­ara në Kon­ven­tën e Doku­menteve të Iden­titetit të Detarëve, 1958, në lid­hje me lehtësitë e hyr­jes së detarëve në ter­ri­toret e anë­tarëve, për të dalë në breg, kalim tran­sit, trans­fer­im apo riat­d­hes­im; dhe

duke mar­rë për bazë Kon­ven­tën e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare Detare mbi Lehtësitë e Trafikut Detar Ndërkom­bë­tar, 1965, të për­mirë­suar, në veçan­ti stan­dard­et 3.44 dhe 3.45; dhe

duke mar­rë për bazë për më tepër që Rezo­lu­ta e Asam­blesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara A/RES/57/219 (Mbro­jt­ja e të drej­tave njerë­zore dhe lirive themelore si kundërvënie ndaj ter­ror­izmit) kon­fir­mon që shtetet duhet të sig­uro­jnë që çdo lloj mase e ndër­mar­rë kundër ter­ror­izmit të bëhet duke iu përm­ba­j­tur ligjit ndërkom­bë­tar, në veçan­ti, ligjit të të drej­tave ndërkom­bëtare njerë­zore, ligjit të refug­jatëve dhe atij human­i­tar; dhe

duke qenë të vetëdi­jshëm që puna dhe jeta e detarëve në ani­je është e përf­shirë në tre­gun ndërkom­bë­tar dhe lehtësi­mi i dal­jeve në breg janë ele­men­të jetë­sorë të mirëqe­nies së përgjithshme të detarëve, pra, të real­izim­it të një lun­dri­mi më të sig­urt dhe oqean­eve më të pas­tra; dhe

duke qenë të vetëdi­jshëm gjithash­tu që mundësia e dal­jes në breg është thel­bë­sore për të punë­suar­it në ani­je dhe largi­mi pas peri­ud­hës së mirat­u­ar të shër­bim­it; dhe

duke vënë re amen­da­mentet e Kon­ven­tës Ndërkom­bëtare për Sig­ur­inë e Jetës në Det, 1974, në lig­je me mar­rjen e masave të veçan­ta për të shtu­ar sig­ur­inë dhe garanc­inë në det, të cilat u adap­tu­an nga Kon­fer­en­ca Diplo­matike e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare Detare në dhje­tor 2002; dhe

pasi është ven­do­sur mira­ti­mi i disa propoz­imeve në lid­hje me rrit­jen e sig­urisë së iden­ti­fikim­it të detarëve, e cila është tema e shtatë në rendin e ditës së sesion­it; dhe

pasi është ven­do­sur që këto propoz­ime të për­bëjnë for­mën e një Kon­vente Ndërkom­bëtare që do të rishiko­jë Kon­ven­tën e Doku­menteve të Iden­titetit të Detarëve të vitit 1958,

mira­ton sot me nën­tëm­bëd­hjetë qer­shor të vitit dymi­jë e tre, Kon­ven­tën e mëposhtme, që mund të tit­ul­lo­het Kon­ven­ta e Doku­menteve të Iden­titetit të Detarëve (e rishikuar), 2003.

Neni 1

Përf­shir­ja

Për qël­lime të kësaj Kon­vente, ter­mi detar nënkup­ton çdo per­son që është i punë­suar apo angazhuar apo punon në çfarë­dol­loj pozi­cioni në një ani­je të angazhuar rreg­ull­isht në lun­drim detar, por jo ani­je lufte.

Në rast se ekzis­ton dyshi­mi se ndon­jë kat­e­gori per­sonash mund të cilë­so­hen si detarë për qël­lime të kësaj Kon­vente, kjo do të për­cak­to­het në për­puth­je me dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente nga autoriteti përgjegjës i kom­bë­sisë që i për­ket ose autoriteti i qën­drim­it të përher­shëm të këtyre per­son­ave pas një kon­sul­ti­mi me orga­ni­zatat e detarëve dhe pronarëve të ani­jeve në fjalë.

Pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat për­faqë­suese të pronarëve të ani­jeve të peshkim­it dhe per­son­ave që puno­jnë në to, autoriteti përgjegjës mund të apliko­jë dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente për peshkimin komer­cial detar.

Neni 2

Lëshi­mi i doku­menteve të iden­titetit të detarëve

  1. Çdo anë­tar për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi, duhet të pajisë çdo shte­tas së tij që është detar dhe aplikon me një doku­ment iden­titeti të detar­it sipas dis­poz­i­tave të nen­it 3 të kësaj Kon­vente.
  2. Nëse nuk thek­so­het ndryshe në këtë Kon­ven­të, lëshi­mi i doku­menteve të iden­titetit të detar­it mund t’i nën­shtro­het kushteve dhe rreg­ullave të njëj­ta me ato të për­shkru­ara në lig­jet kom­bëtare për lëshimin e doku­menteve të udhë­tim­it.
  3. Çdo anë­tar mundet gjithash­tu të pajisë me doku­ment iden­titeti të detar­it, në bazë të dis­poz­i­tave të para­grafit 1, detarë të cilëve u është dhënë sta­tusi i qën­drim­it per­ma­nent në ter­ri­torin e tij.

Per­son­at me leje qën­dri­mi të përher­shme duhet në çdo rast të udhë­to­jnë në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 6 para­grafi 7.

  1. Çdo anë­tar duhet të garan­to­jë që doku­men­ti i iden­titetit të detar­it të lëshohet pa vone­sa të paarsyeshme.
  2. Detarët kanë të drejtën e një ape­li­mi admin­is­tra­tiv në rastin e mospra­nim­it të aplikim­it të tyre.
  3. Kjo Kon­ven­të nuk paragjykon obligimet e çdo anë­tari sipas rreg­ullave ndërkom­bëtare për refug­jatët dhe per­son­at pa shtetësi.

Neni 3

Përm­ba­jt­ja dhe for­ma

  1. Doku­men­ti i iden­titetit të detar­it për të cilin bën fjalë kjo Kon­ven­të do të jetë, në përm­ba­jt­je, kon­form mod­elit të cak­tu­ar në aneksin 1 si më poshtë vijon. For­ma e doku­men­tit dhe mate­ri­alet e për­doru­ra në të do të jenë në për­puth­je me speci­fikimet e përgjithshme të ven­do­sura në mod­el, të cilat do të bazo­hen në kriteret e për­cak­tu­ara më poshtë. Me kusht që çdo amen­da­ment të jetë në për­puth­je me para­grafët në vazhdim, anek­si 1 mund, atje ku është e nevo­jshme, të për­mirë­so­het në për­puth­je me nenin e mëposhtëm numër 8, në veçan­ti për të mar­rë në kon­sid­er­atë zhvil­limet teknologjike. Vendi­mi për të mirat­u­ar amen­da­mente do të speci­fiko­jë se kur amen­da­men­ti do të hyjë në fuqi, duke mar­rë parasysh nevo­jën për t’iu dhënë anë­tarëve kohë për t’u bërë ndon­jë rishikim i nevo­jshëm doku­menteve dhe pro­ce­du­rave të tyre kom­bëtare të iden­titetit të detarëve.
  2. Doku­men­ti i iden­titetit të detarëve do të dis­en­jo­het thjeshtë, do të prod­ho­het nga një mate­r­i­al i fortë, duke mar­rë parasysh kushtet në det dhe i lex­ueshëm në mënyrë elek­tron­ike. Mate­ri­alet e për­doru­ra do të bëjnë të mundur:
  3. a) mos ngatër­rim­in me ndon­jë doku­ment tjetër dhe pengimin e fal­si­fikim­it, sa më shumë të jetë e mundur, si dhe do të mundë­so­jnë zbu­lim­in e lehtë të ndryshimeve; dhe
  4. b) vënien në dis­pozi­cion qev­erive me një kos­to sa më të ulët për të sig­u­ru­ar arrit­jen e qël­lim­it të për­cak­tu­ar në pikën (a) më sipër.
  5. Anë­tarët duhet të mar­rin parasysh çdo udhëz­im ekzistues të lëshuar nga Orga­ni­za­ta Ndërkom­bëtare e Punës mbi stan­dard­et teknologjike që do të për­doren për të lehtë­suar për­dorim­in e një stan­dar­di të për­bashkët ndërkom­bë­tar.
  6. Doku­men­ti i iden­titetit të detarëve duhet të jetë mak­si­mal­isht në mad­hës­inë e një pas­aporte.
  7. Doku­men­ti i iden­titetit të detarëve duhet të përm­ba­jë emrin e organ­it që e ka lëshuar, tregues të tjerë që mundë­so­jnë një kon­takt të shpe­jtë me këtë autoritet, datën dhe vendin e lëshim­it, si dhe deklarimet e mëposhtme:
  8. a) ky doku­ment është një doku­ment iden­titeti i detar­it për qël­lim të Kon­ven­tës Ndërkom­bëtare të Iden­titetit të Detarëve (i rishikuar), 2003, të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës ; dhe
  9. b) ky doku­ment është një doku­ment i pavarur, jo një pas­aportë.
  10. Vlef­sh­mëria e doku­men­tit duhet të për­cak­to­het në për­puth­je me lig­jet dhe rreg­ul­lat e ven­dit që e lëshon, duke mos e kalu­ar në asnjë rast peri­ud­hën dhjetëv­jeçare me kusht rinovimin mbas pesë vjetësh.
  11. Pikat speci­fike rreth mba­jtësit të përf­shi­ra në doku­mentin e iden­titetit të detar­it duhet të kufi­zo­hen si më poshtë vijon:
  12. a) emri i plotë (emrat e tjerë vetëm kur kërko­het);
  13. b) sek­si;
  14. c) data dhe ven­di i lind­jes;
  15. d) shtetësia;
  16. e) karak­ter­is­ti­ka speci­fike fizike që mund të ndih­mo­jnë iden­ti­fikimin;
  17. f) fotografi dix­hitale apo origji­nale; dhe
  18. g) fir­ma.
  19. Pavarë­sisht nga udhëzimet e para­grafit 7 të mësipërm, një shabllon ose për­faqësim tjetër bio­metrik të mba­jtësit, i cili për­pu­thet me për­cak­timet e parashikuara në aneksin I, duhet të kërko­het gjithash­tu të përf­shi­het në doku­mentin e iden­titetit të detar­it, në mënyrë që të plotë­so­hen parakushtet e mëposhtme:
  20. a) shablloni bio­metrik të mer­ret pa shkelur jetën pri­vate të per­son­ave në fjalë, pa shkak­tu­ar shqetësim, rrezik për shën­detin apo cen­im të din­jitetit të tyre;
  21. b) bio­me­tria duhet të jetë e duk­shme në doku­ment dhe të mos jetë e mund­shme të rindër­to­het nga shabllone apo për­faqësime të tjera;
  22. c) aparat­u­rat e nevo­jshme për real­iz­imin dhe ver­i­fikimin e bio­metrisë të për­doren lehtë dhe në përgjithësi iu ofro­hen qev­erive me kos­to të ulët;
  23. d) aparat­u­rat për ver­i­fikimin e bio­metrisë mund të oper­o­jnë në mënyrë të besueshme dhe prak­tike në porte dhe vende të tjera, përf­shirë këtu bor­din e ani­jes, ku ver­i­fiki­mi i iden­titetit zakon­isht kry­het nga autoritetet përgjegjëse; dhe
  24. e) sis­te­mi ku do të për­doret bio­me­tria (përf­shirë këtu pajis­jet, teknologjinë dhe pro­ce­du­rat përkatëse) sig­uro­jnë rezul­tate uni­forme dhe të besueshme për vërtetës­inë e iden­titetit.
  1. Të gjitha të dhë­nat e për­shkru­ara në doku­ment në lid­hje me detarin duhet të jenë të dal­lueshme me sy. Detarëve duhet t’u sig­uro­het për­dori­mi i aparat­u­rave për të inspek­tu­ar ndon­jë të dhënë të paduk­shme me anë të syrit. Ky aneks duhet të sig­uro­het nga ose në emër të autoritetit lëshues.
  2. Përm­ba­jt­ja dhe for­ma e doku­men­tit të iden­titetit të detar­it duhet të mar­rë parasysh stan­dard­et ndërkom­bëtare përkatëse të citu­ara në aneksin I.

Neni 4

Baza e të dhë­nave kom­bëtare në for­më elek­tron­ike

  1. Çdo anë­tar duhet të garan­to­jë që çdo doku­ment i iden­titetit të detar­it, i lëshuar, pezul­lu­ar apo hequr nga qarkul­li­mi prej tij, të jetë i arkivuar në një bazë të dhë­nash elek­tron­ike. Duhet të mer­ren masat e nevo­jshme për garan­timin e bazës së të dhë­nave nga ndërhyr­jet e jashtme apo akseset e paau­tor­izuara.
  2. Infor­ma­cioni i rua­j­tur në arkiv duhet të jetë i kufizuar në deta­je esen­ciale për qël­lime të ver­i­fikim­it të doku­men­tit të iden­titetit të detar­it apo sta­tusit të tij/saj, të jetë në për­puth­je me të drej­tat e detar­it për fshe­htësi dhe të përm­bushë të gjitha kërke­sat e aplikueshme të mbro­jt­jes së të dhë­nave. Deta­jet për­cak­to­hen në aneksin II në vazhdim, të cilat mund të për­mirë­so­hen me mënyrat e për­cak­tu­ara në nenin 8, duke mar­rë parasysh nevo­jën që mund të kenë anë­tarët për më shumë kohë në mënyrë që të bëjnë ndon­jë rishikim të nevo­jshëm të sis­temit të tyre kom­bë­tar të bazës së të dhë­nave.
  3. Çdo anë­tar duhet të ven­dosë pro­ce­du­ra që t’i mundë­so­jnë çdo detari të cilit i ka lëshuar doku­ment iden­titeti të ekza­mino­jë dhe kon­trol­lo­jë vlef­sh­mërinë e të gjitha të dhë­nave që ruhen në bazën e të dhë­nave elek­tron­ike që kanë të bëjnë me të dhe të mar­rë masa për kor­rigjimin e tyre në rast se është i nevo­jshëm, pa asnjë lloj shpen­z­i­mi nga ana e detar­it në fjalë.
  4. Çdo anë­tar duhet të për­cak­to­jë një pikë kon­tak­ti per­ma­nente për t’iu përgjigjur kërke­save të autoriteteve të emi­grim­it apo të autoriteteve të tjera përgjegjëse të të gjithë anë­tarëve të Orga­ni­za­tës, në lid­hje me vërtetës­inë dhe vlef­sh­mërinë e doku­men­tit të iden­titetit të detarëve të lëshuar nga autoritetet e tij. Deta­jet që kanë të bëjnë me pikën per­ma­nente të kon­tak­tit do t’i komu­niko­hen Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe Zyra do të har­to­jë një listë, e cila do t’i komu­niko­het të gjithë anë­tarëve të Orga­ni­za­tës.
  5. Deta­jet e për­cak­tu­ara në para­grafin e mësipërm 2 duhet t’iu bëhen men­jëherë të njo­hu­ra autoriteteve të emi­grim­it apo autoriteteve të tjera përkatëse të shteteve pjesëtare të Orga­ni­za­tës në mënyrë elek­tron­ike ose nëpër­m­jet pikës së kon­tak­tit të për­cak­tu­ar në para­grafin 4 më sipër.
  6. Për qël­lime të kësaj Kon­vente, kufizimet përkatëse duhet të ven­dosen për të garan­tu­ar mosshkëm­bimin e të dhë­nave — në veçan­ti fotografive, për sa kohë që një mekanizëm i rua­jt­jes së të dhë­nave të aplikueshme dhe i stan­dard­eve të fshe­htë­sisë nuk ekzis­ton.
  7. Anë­tarët duhet të garan­to­jnë që të dhë­nat per­son­ale në bazën e të dhë­nave elek­tron­ike nuk do të për­doren për ndon­jë qël­lim tjetër, përveç ver­i­fikim­it të doku­men­tit të iden­titetit të detarëve.

Neni 5

Kon­trol­li i cilë­sisë dhe vlerësimet

  1. Kërke­sat min­i­male në lid­hje me pro­ce­set dhe pro­ce­du­rat e lëshim­it të doku­men­tit të iden­titetit të mari­narëve, përf­shirë këtu pro­ce­du­rat e kon­trol­lit të cilë­sisë, për­cak­to­hen në aneksin III të kësaj Kon­vente. Ky min­i­mum kërke­sash për­cak­ton rezul­tate të detyrueshme, që duhet të arri­hen nga secili anë­tar në admin­istrim­in e sis­temit të tij, të lëshim­it të doku­men­tit të iden­titetit të detarëve.
  2. Pro­ce­set dhe pro­ce­du­rat duhet do të jenë të tilla që të garan­to­jnë sig­ur­inë e nevo­jshme për:
  3. a) prod­himin dhe lëshimin e doku­men­tit të bard­hë të paplotë­suar të iden­titetit të detarëve;
  4. b) rua­jt­jen, dorëz­imin dhe përgjegjës­inë për doku­mentet e bard­ha apo të plotë­suara të iden­titetit të detarëve;
  5. c) për­punimin e aplikimeve, mbush­jen e doku­menteve të bard­ha të iden­titetit të detarëve në doku­mente të per­son­ifikuar të iden­titetit të tyre nga autoriteti dhe sek­sioni përgjegjës për lëshimin e tyre dhe dorëz­imin e doku­menteve të iden­titetit të detarëve;
  6. d) funk­sion­imin dhe mirëm­ba­jt­jen e bazës së të dhë­nave; dhe
  7. e) pro­ce­du­rat e kon­trol­lit të cilë­sisë dhe vlerësim­it peri­odik.
  8. Në varësi të para­grafit 2 më sipër, anek­si III mund të për­mirë­so­het me mënyrat për të cilat bëhet fjalë në nenin 8 në vijim, duke pasur parasysh nevo­jën që mund të kenë anë­tarët për kohë të mjaftueshme e ndon­jë rishikim të nevo­jshëm të pro­ce­seve dhe pro­ce­du­rave.
  9. Çdo anë­tar do të bëjë një vlerësim të pavarur të admin­istrim­it të sis­temit të tij për doku­mentet e iden­ti­fikim­it të detarëve, duke përf­shirë këtu pro­ce­du­rat e cilë­sisë së kon­trol­lit, së paku një herë në pesë vjet. Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i rapor­to­het mbi këtë vlerësim, me mundës­inë e heq­jes së ndon­jë infor­ma­cioni kon­fi­den­cial dhe një kop­je u niset orga­ni­zatave për­faqë­suese të pronarëve të ani­jeve dhe detarëve të ven­dit përkatës. Kërke­sa për rapor­tim nuk paragjykon detyrimet e anë­tarëve sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.
  10. Zyra Ndërkom­bëtare e Punës njofton mbi raportet vlerë­suese anë­tarët. Çdo nxjer­rje jashtë e infor­ma­cionit, përveç atyre të mirat­u­ar nga kjo Kon­ven­të, duhet të kry­het me mira­timin e anë­tar­it raportues.
  11. Organi Drejtues i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, duke vepru­ar në bazë të të gjithë infor­ma­cionit përkatës dhe në për­puth­je me për­gatit­jet e bëra nga ai vetë, mira­ton një listë të anë­tarëve të cilët plotë­so­jnë kërke­sat min­i­male të për­cak­tu­ara në para­grafin 1 më sipër.
  12. Lista duhet t’iu komu­niko­het anë­tarëve të Orga­ni­za­tës në çdo kohë dhe duhet të për­mirë­so­het me infor­ma­cione të reja. Në veçan­ti, anë­tarët njofto­hen men­jëherë, kur përf­shir­ja e ndon­jë anë­tari të ri në listë kon­testo­het me të drejtë në bazë të pro­ce­du­rave të speci­fikuara në para­grafin 8.
  13. Në për­puth­je me pro­ce­du­rat e ven­do­sura nga organi drejtues, do të për­pi­lo­hen dis­pozi­ta për­sa i për­ket anë­tarëve që janë ose mund të për­jash­to­hen nga lista, sikurse edhe qev­erive të anë­tarëve rat­i­fikues dhe orga­ni­zatave për­faqë­suese të pronarëve të ani­jeve dhe detarëve, për t’iu bërë të njo­hur Organ­it Drejtues pikë­pam­jet e tyre, sipas rreg­ullave të mësipërme dhe për të zgjid­hur në mënyrë të shpe­jtë dhe kor­rek­te çdo mos­mar­rëvesh­je.
  14. Njo­h­ja e doku­men­tit të iden­titetit të detarëve lëshuar nga një anë­tar është e kushtëzuar nga plotësi­mi i min­i­mu­mit të kërke­save të për­cak­tu­ara në para­grafin 1 më sipër.

Neni 6

Lehtësi­mi i lejes për në breg, kali­mi tran­sit dhe trans­fer­i­mi i mari­narëve

  1. Çdo mari­nar i pajisur me një doku­ment iden­ti­fiki­mi detar të vlef­shëm, të nxjer­rë sipas rreg­ullave të kësaj Kon­vente nga një anë­tar për të cilin Kon­ven­ta është në fuqi, duhet të nji­het si detar bren­da kon­cep­ti­m­it të Kon­ven­tës, me për­jash­tim të rasteve kur ekzis­to­jnë baza të qar­ta për të dyshuar vërtetës­inë e doku­men­tit të iden­ti­fikim­it të detar­it.
  2. Ver­i­fiki­mi dhe çdo kërkesë apo for­malitet të nevo­jshëm për të sig­u­ru­ar që detari për të cilin kërko­het leja e hyr­jes, sipas para­grafëve të mëposhtëm nga 3 deri në 6 ose nga 7 deri në 9, i cili rezul­ton mba­jtës i një doku­men­ti iden­ti­fiki­mi detar, të nxjer­rë në bazë të kërke­save të kësaj Kon­vente, duhet të kry­het pa asnjë kos­to finan­cia­re nga ana e detarëve apo pronarëve të ani­jeve.

Dal­ja në breg

  1. Ver­i­fiki­mi dhe çdo kërkesë apo for­malitet i nevo­jshëm i për­men­dur në para­grafin 2 të mësipërm duhet të kry­het në min­i­mu­min e mund­shëm të kohës, me kusht që një lajmërim para­prak i arsyeshëm për ard­hjen e mba­jtësit të doku­men­tit t’i jetë dorëzuar autoriteteve përkatëse. Lajmëri­mi i mbër­rit­jes së mba­jtësit të doku­men­tit do të përf­shi­jë deta­jet e speci­fikuara në sek­sion­in 1 të anek­sit II.
  2. Çdo anë­tar për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi, në min­i­mu­min e mund­shëm kohor, me për­jash­tim të rasteve kur ekzis­to­jnë baza të qar­ta për të dyshuar vërtetës­inë e doku­men­tit të iden­ti­fikim­it të detar­it, duhet të lejo­jë hyr­jen në ter­ri­torin e tij, të detarëve që pose­do­jnë doku­ment iden­ti­fiki­mi të detar­it, kur bëhet fjalë për dal­je të përkohshme në breg, kur ani­ja ndod­het në port.
  3. Një dal­je e tillë duhet të lejo­het me kusht që for­malitetet për mbër­rit­jen e ani­jes janë plotë­suar, si dhe kur autoritetet përgjegjëse nuk kanë asnjë arsye për të refuzuar dal­jen për arsye shën­de­të­sore, sig­urie, rreg­ul­li pub­lik apo sig­urie kom­bëtare.
  4. Për t’u lejuar për të dalë në breg, mari­narëve nuk u kërko­het të pajisen me viza. Çdo anë­tar, i cili nuk është në gjend­je të zba­to­jë plotë­sisht këtë kërkesë, duhet të sig­uro­jë që ligjsh­mëria dhe rreg­ul­lor­ja e tij apo prak­tikat të jenë thel­bë­sisht të njëj­ta.

Kali­mi tran­sit dhe trans­fer­i­mi

  1. Çdo anë­tar për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi, në min­i­mu­min e mund­shëm kohor, duhet gjithash­tu të lejo­jë hyr­jen në ter­ri­torin e tij, të mari­narëve që pose­do­jnë doku­ment iden­ti­fiki­mi detar të vlef­shëm të shoqëru­ar me pas­aportë, kur hyr­ja kërko­het me qël­lim që:
  2. a) të kthe­hen në ani­jen e tyre ose të trans­fer­o­hen në një ani­je tjetër;
  3. b) të kalo­jnë tran­sit për t’u kthy­er në ani­jen e tyre në një vend tjetër ose për riat­d­hes­im; për çdo qël­lim tjetër të mirat­u­ar nga autoritetet e anë­tar­it në fjalë.
  4. Një dal­je e tillë në breg duhet të lejo­het, me për­jash­tim të rasteve kur ekzis­to­jnë baza të qar­ta për të dyshuar vërtetës­inë e doku­men­tit të iden­ti­fikim­it të detar­it, me kusht që autoritetet përgjegjëse të mos kenë asnjë arsye për të refuzuar dal­jen për arsye të shën­de­tit, sig­urisë, ren­dit pub­lik apo sig­urisë kom­bëtare.
  5. Çdo anë­tar, para se të lejo­jë hyr­jen në ter­ri­torin e tij, për arsye të speci­fikuara në para­grafin 7 të mësipërm, duhet të kërko­jë pro­va të mjaftueshme, përf­shirë këtu edhe pro­va të doku­men­tu­ara të qël­lim­it të detar­it dhe aftë­sisë për të përm­bushur atë detyrë. Anë­tari, gjithash­tu mund të kufi­zo­jë qën­drim­in e detar­it për një peri­ud­hë të kon­sideru­ar të arsyeshme, për detyrën në fjalë.

Neni 7

Posed­i­mi i vazh­dueshëm dhe kon­fiski­mi i doku­men­tit të iden­titetit

  1. Doku­men­ti i iden­ti­fikim­it të detar­it duhet të mbetet në zotërim­in e tij gjatë gjithë kohës, me për­jash­tim të rasteve kur ai mba­het nga pronari i ani­jes për arsye sig­urie, me mira­timin me shkrim të detar­it.
  2. Doku­men­ti i iden­ti­fikim­it të detar­it duhet men­jëherë të kon­fisko­het nga shteti përkatës nëse ver­i­fiko­het se detari nuk përm­bush më kushtet për mba­jt­jen e doku­men­tit sipas kësaj Kon­vente. Pro­ce­du­rat për tërhe­q­jen apo kon­fiskimin e doku­menteve të iden­ti­fikim­it të detarëve duhet të kry­hen në bazë të një kon­sul­ti­mi me orga­ni­zatat për­faqë­suese të pronarëve të ani­jeve dhe detarëve, si dhe duhet të përf­shi­jnë pro­ce­du­ra për një ape­lim zyr­tar të mund­shëm.

Neni 8

Ndryshime në anekse

  1. Kushtëzuar nga dis­poz­i­tat përkatëse të kësaj Kon­vente, ndryshimet në anekse mund të kry­hen nga Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e Punës, që vepron në bazë të një këshilli­mi me një organ detar tri­palësh të ngrit­ur posaçër­isht të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës. Vendi­mi mer­ret me dy të tre­tat e votave të del­e­gatëve pjesë­mar­rës në Kon­fer­encë, përf­shirë gjys­mën e anë­tarëve, të cilët kanë rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të.
  2. Çdo anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund të lajmëro­jë me shkrim Drej­tor­inë e Përgjithshëm, bren­da gjashtë mua­jsh nga data e adap­ti­m­it të një amen­da­men­ti të tillë, në mënyrë që ai të mos hyjë në fuqi për atë anë­tar ose të hyjë në fuqi në një datë të mëvon­shme në bazë të një lajmëri­mi vijues me shkrim.

Neni 9

Dis­pozi­ta të përkohshme

Çdo anë­tar i cili është Palë e Kon­ven­tës së Doku­menteve të Iden­ti­fikim­it të Detarëve të vitit 1958, dhe vepron në bazë të nen­it 19 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, i cili ka dëshirë të rat­i­fiko­jë këtë Kon­ven­të mund t’i drej­to­het Drej­torit të Përgjithshëm për të zbat­u­ar Kon­ven­tën ekzistuese në mënyrë të përkohshme. Një doku­ment iden­ti­fiki­mi i detar­it i nxjer­rë nga një anë­tar i tillë, duhet të tra­j­to­het për qël­lime të kësaj Kon­vente, si doku­ment iden­ti­fiki­mi i detar­it i nxjer­rë prej saj, me kusht që kërke­sat e nen­eve nga 2 deri në 5 të kësaj Kon­vente të jenë plotë­suar dhe anë­tari në fjalë të pra­no­jë doku­mentet e iden­ti­fikim­it të detar­it të nxjer­ra në bazë të kësaj Kon­vente.

Dis­pozi­ta për­fundimtare

Neni 10

Kjo Kon­ven­të rishikon Kon­ven­tën e Doku­menteve të Iden­ti­fikim­it të vitit 1958.

Neni 11

Mira­ti­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i drej­to­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës së Punës Ndërkom­bëtare për regjistrim.

Neni 12

  1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar pranë zyrës së Drej­torit të Përgjithshëm.
  2. Kjo Kon­ven­të hyn në fuqi gjashtë muaj nga data e rat­i­fikim­it dhe regjistrim­it të dy anë­tarëve pranë zyrës së Drej­torit të Përgjithshëm.
  3. Për paso­jë, kjo Kon­ven­të hyn në fuqi për çdo anë­tar, pas gjashtë mua­jsh nga data e regjistrim­it të rat­i­fikim­it.

Neni 13

  1. Një anë­tar i cili e ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta shpal­li atë si të pavlerë, me anë të një akti drej­tu­ar zyrës së Drej­torit të Përgjithshëm për regjistrim, pas mbarim­it të afatit prej dhjetë vitesh, nga data e hyr­jes në fuqi të Kon­ven­tës. Një shpall­je e tillë hyn në fuqi pas dym­bëd­hjetë mua­jsh, nga data e regjistrim­it të mospra­nim­it.
  2. Çdo anë­tar i cili e ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që bren­da vitit nuk që vijon mbarim­in e peri­ud­hës dhjetëv­jeçare, të për­men­dur në para­grafin e mësipërm, ushtron të drejtën e shpall­jes së pavlerë sipas këtij neni, është i detyru­ar t’i përm­ba­het asaj për një peri­ud­hë dhjetëv­jeçare dhe mund të shpal­lë pavlef­sh­mërinë në mbarim të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare, sipas dis­poz­i­tave të sig­u­ru­ara në këtë nen.

Neni 14

  1. Zyra e Drej­torit të Përgjithshëm lajmëron çdo anë­tar për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve, deklarimeve dhe akteve të largim­it të shpre­hu­ra nga anë­tarët.
  2. Kur vihen në dijeni anë­tarët për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë rad­hazi të kësaj Kon­vente, zyra e Drej­torit të Përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve në lid­hje me datën në të cilën hyn në fuqi Kon­ven­ta.
  3. Zyra e Drej­torit të Përgjithshëm, duhet të njofto­jë të gjithë anë­tarët për çdo ndryshim të kry­er në anekse sipas nen­it 8, si dhe për çdo lajmërim tjetër.

Neni 15

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i drej­to­het Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, sipas nen­it 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke i paraqi­tur të gjitha veçoritë e të gjitha rat­i­fikimeve, deklaratat dhe aktet e refuzim­it të regjistru­ara nga zyra e Drej­torit të Përgjithshëm, sipas dis­poz­i­tave të nen­eve të lart­për­men­dura.

Neni 16

Organi Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, në momentin kur e shikon të arsyeshme, do t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi ecur­inë e Kon­ven­tës dhe të anal­i­zo­jë dëshirën për të ven­do­sur në axhendën e Kon­fer­encës rishikimin e Kon­ven­tës në tërësi apo pjesër­isht, sipas dis­poz­i­tave të nen­it 8.

Neni 17

  1. Nëse Kon­fer­en­ca mira­ton një kon­ven­të të re duke rishikuar Kon­ven­tën ekzistuese në tërësi apo pjesër­isht, atëherë, për sa kohë që kon­ven­ta e re nuk udhë­zon ndryshe:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i kon­ven­tës së re të rishikuar duhet të përf­shi­jë ipso jure refuz­imin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente ekzistuese, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it 13, nëse dhe në momentin kur kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi;
  3. b) nga dita kur kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi, kjo Kon­ven­të nuk i ofro­het më për rat­i­fikim anë­tarëve.
  4. Kjo Kon­ven­të mbetet në çdo rast në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen ekzistuese për të gjithë ata anë­tarë, të cilët e kanë rat­i­fikuar atë dhe nuk kanë rat­i­fikuar kon­ven­tën e rishikuar.

Neni 18

Ver­sionet në gjuhët angleze dhe frënge të kësaj Kon­vente mbartin detyrime të njëj­ta.

ANEKSE

ANEKSI I

MODELI I DOKUMENTIT TË IDENTIFIKIMIT TË DETARËVE

Doku­men­ti i iden­ti­fikim­it të detarëve, for­ma dhe përm­ba­jt­ja e të cilit janë dhënë më poshtë, duhet të për­bëhet nga mate­r­i­al cilë­sor, sa më prak­tik, i cili duke mar­rë parasysh kos­ton nuk mund të zotëro­het lehtë nga pub­liku i gjerë. Doku­men­ti nuk duhet të ketë më shumë hapësirë sesa nevo­jitet për të përf­shirë infor­ma­cionin e kërkuar nga Kon­ven­ta.

Doku­men­ti duhet të përm­ba­jë emrin e ven­dit që e ka lëshuar, si dhe deklaratën e mëposhtme:

“Ky doku­ment është doku­ment iden­ti­fiki­mi i detar­it në bazë të Kon­ven­tës së Doku­menteve të Iden­ti­fikim­it të Detarëve (e rishikuar), e vitit 2003, të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës. Ky doku­ment është një doku­ment i pavarur dhe nuk mund të zëvendë­so­jë pas­aportën.”

Faqja(et) e të dhë­nave të doku­men­tit të mëposhtëm me shkro­n­ja të zeza, për efekt rua­jt­je­je, duhet të vishet me një shtresë lam­i­nate ose  duhet të apliko­het një teknologji fig­urash dhe  mate­ri­ali në bazë që pen­gon ndryshimin/falsifikimin e portretit/fotografisë dhe të dhë­nave të tjera biografike.

Mate­ri­alet e për­doru­ra; dimen­sionet dhe ven­dos­ja e të dhë­nave duhet të jetë kon­form me rreg­ul­lat e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Avia­cionit Civ­il (ONAC), siç shpre­het në doku­mentin 9303 ndar­ja 3 (boti­mi i 2‑të, 2002) ose doku­men­ti 9303 kapit­ul­li 1 (boti­mi i 5‑të, 2003).

Tiparet e tjera të sig­urisë do të përm­ba­jnë të pak­tën një nga veçoritë e mëposhtme:

Shen­ja sig­urie të real­izuara me pres­im të duk­shëm vetëm në dritë (Water­marks), veçori sig­urie ultra­vi­o­let, për­dorim i bojërave të posaçme, dis­en­jim ngjyrash i posaçëm, figu­ra të real­izuara nëpër­m­jet vri­mave (per­fo­ratet image), holo­grame, gdhend­je me rreze laz­er, mikro­print­im dhe ngjit­je lam­i­nate me ngro­hje.

Të dhë­nat me të cilat plotë­so­het faqja(et) e të dhë­nave të doku­men­tit të iden­ti­fikim­it të detar­it duhet të përm­ba­jnë vetëm:

  1. Autoritetin që e lëshon doku­mentin;
  2. Numri(at) i tele­fonit, adresa elek­tron­ike dhe faq­ja e inter­netit e autoritetit lëshues;

III. Data dhe ven­di i lëshim­it;

——– Fotografia dix­hitale ose origji­nale e detar­it ——–

  1. a) Emri i plotë i detar­it
  2. b) Sek­si
  3. c) Data dhe ven­di i lind­jes
  4. d) Shtetësia
  5. e) Karak­ter­is­ti­ka të veçan­ta fizike të detar­it të cilat mund të ndih­mo­jnë në iden­ti­fikim
  6. f) Fir­ma
  7. g) Afati i skadencës
  8. h) Llo­ji ose për­cak­ti­mi i doku­men­tit
  9. i) Num­ri unik i doku­men­tit
  10. j) Numër iden­ti­fiki­mi per­son­al (jo i detyrueshëm)
  11. k) Shabllon bio­metrik bazuar në shen­jat e gish­tave i kod­uar në num­ra si në bar kod sipas një stan­dar­di që do të për­cak­to­het
  12. l) Hapësirë për lex­im elek­tron­ik kon­form speci­fikave të ONAC-it, të shpre­hu­ra në doku­mentin 9303 të mësipërm.
  13. Vula zyrtare e autoritetit lëshues.

Shp­jegi­mi i të dhë­nave

Titu­jt e mësipërm të fushave në faqen(t) e të dhë­nave mund të përk­the­hen në gjuhën(ët) e ven­dit që e lëshon. Nëse gjuha kom­bëtare nuk është anglisht, frëngjisht ose span­jisht, atëherë titu­jt plotë­so­hen në një nga këto gjuhë.

Alfa­beti romak duhet të për­doret për të gjitha regjistrimet në këtë doku­ment.

Infor­ma­cioni i mësipërm duhet të përm­ba­jë karak­ter­is­tikat e mëposhtme:

  1. Autoritetin lëshues: kodin ISO të ven­dit lëshues, emrin dhe adresën e plotë të zyrës që lëshon doku­mentin e iden­ti­fikim­it të detar­it, si dhe emrin dhe pozi­cionin e per­son­it që autor­i­zon lëshimin e doku­men­tit.
  2. Num­ri i tele­fonit, adresa elek­tron­ike dhe faq­ja e inter­netit duhet t’i kor­re­spon­do­jnë pikave të referim­it të për­cak­tu­ara në Kon­ven­të.

III. Data dhe ven­di i lëshim­it: data duhet të shkruhet me num­ra ara­bik me dy shifra, sipas rad­hit­jes data/muaji/viti – p.sh.: 31/12/03; emri i ven­dit duhet të shkruhet në të njëjtën mënyrë si është shkru­ar në pas­aportë.

—— Mad­hësia e fotografisë së fytyrës: sipas doku­men­tit 9303 të ONACI-it, speci­fikuar më sipër ——

  1. a) Emri i plotë i detar­it: sa herë që zba­to­het, mbiem­ri duhet të shkruhet në fil­lim, i ndjekur nga emrat e tjerë të detar­it;
  2. b) Sek­si: speci­fiko “M” për mashkull ose “F” për femër;
  3. c) Data dhe ven­di i lind­jes: data do të shkruhet me num­ra ara­bik me dy shifra, sipas rad­hit­jes data/muaji/viti – p.sh.: 31/12/03; emri i ven­dit duhet të shkruhet në të njëjtën mënyrë si është shkru­ar në pas­aportë;
  4. d) Deklari­mi i kom­bë­sisë: speci­fiko kom­bës­inë;
  5. e) Tipare fizike të veçan­ta: çdo tipar i duk­shëm që ndih­mon në iden­ti­fikim;
  6. f) Fir­ma e detar­it;
  7. g) Afati i skadim­it: me num­ra ara­bik me dy shifra sipas rad­hit­jes data/muaji/viti;
  8. h) Llo­ji ose për­cak­ti­mi i doku­men­tit: kod me karak­ter për llo­jin e doku­men­tit, i shkru­ar me shkro­n­ja të mëd­ha në alfa­betin romak (S);
  9. i) Numër doku­men­ti unik: kodi i ven­dit (refer­o­ju I më sipër) i ndjekur nga një numër inven­tari alfanu­merik, që përm­ban jo më shumë se nën­të karak­tere;
  10. j) Num­ri i iden­ti­fikim­it per­son­al: num­ri jo i detyrueshëm iden­ti­fiki­mi per­son­al i detar­it; numër iden­ti­fiki­mi me jo më shumë se 14 karak­tere alfanu­merikë;
  1. k) mod­eli bio­metrik: speci­fikime të sak­ta do të për­cak­to­hen në të ardhmen;
  2. l) hapësira për lex­im elek­tron­ik: sipas doku­men­tit me nr.9303 të ONACI-it, speci­fikuar më sipër.

ANEKSI II

BAZË TË DHËNASH ELEKTRONIKE

Deta­jet do të  për­cak­to­hen në të ardhmen për çdo regjistrim në data baze elek­tron­ike për t’u mirëm­ba­j­tur nga çdo anë­tar sipas nen­it 4, para­grafët 1, 2, 6 dhe 7 të kësaj Kon­vente duhet të kufi­zo­hen vetëm me:

Sek­sioni 1

  1. Për­cak­timin e autoritetit lëshues në doku­mentin e iden­ti­fikim­it;
  2. Emrin e plotë të detar­it sikurse është shkru­ar në doku­mentin e iden­ti­fikim­it;
  3. Num­rin unik të doku­men­tit në doku­mentin e iden­ti­fikim­it;
  4. Afatin e skadencës ose pezul­lim­it, apo tërhe­q­jes së doku­men­tit të iden­ti­fikim­it;

Sek­sioni 2

  1. Shfaq­ja e shabllonit bio­metrik në doku­mentin e iden­ti­fikim­it;
  2. Fotografia;
  3. Deta­je të të gjitha kërke­save që kanë lid­hje me douku­mentin e iden­ti­fikim­it të detar­it.

ANEKSI III

KËRKESAT, PROCEDURAT E PËRCAKTUARA DHE PRAKTIKAT QË KANË TË BËJNË ME NXJERRJEN E DOKUMENTEVE TË IDENTIFIKIMIT TË DETARËVE

Ky aneks për­cak­ton kërke­sa min­i­male që kanë të bëjnë me pro­ce­du­rat zbat­uese nga çdo anë­tar, sipas nen­it 5 të kësaj Kon­vente, në lid­hje me ako­rdimin e doku­menteve të iden­ti­fikim­it të detarëve (refer­u­ar më poshtë si DID, duke përf­shirë pro­ce­du­rat e kon­trol­lit të cilë­sisë).

Pje­sa A ren­dit rezul­tatet detyruese që duhet të arri­hen, si min­i­mum, nga çdo anë­tar, në zba­timin e një sis­te­mi për ako­rdimin e DID-ave.

Pje­sa B sug­jeron pro­ce­du­rat dhe prak­tikat që çojnë në arrit­jen e atyre rezul­tat­eve. Pjesës B duhet t’i jepet përkush­tim nga anë­tarët, por kjo nuk është e detyrueshme.

Pje­sa A. Rezul­tate të detyrueshme

  1. Prod­hi­mi dhe shpërn­dar­ja e DID-ave të paplotë­suara

Janë për­cak­tu­ar tash­më pro­ce­set dhe pro­ce­du­rat për të sig­u­ru­ar sig­ur­inë e nevo­jshme për prod­himin dhe shpërn­dar­jen e DID-ave të paplotë­suara, të cilat përf­shi­jnë:

  1. a) të gjithë DID-at e paplotë­suara kanë një cilësi uni­forme dhe përm­bushin kërke­sat si në for­më ash­tu edhe në përm­ba­jt­je, siç për­cak­to­hen në aneksin I;
  2. b) mate­ri­alet e për­doru­ra për prod­him janë të mbro­j­tu­ra dhe të kon­trol­lu­ara;
  3. c) DID-at e paplotë­suara mbro­hen, kon­trol­lo­hen, iden­ti­fiko­hen dhe ndiqen gjatë pro­ce­seve të prod­him­it dhe shpërn­dar­jes;
  4. d) prod­hue­sit i kanë mjetet për të përm­bushur detyrimet në lid­hje me prod­himin dhe shpërn­dar­jen e DID-ave;
  5. e) sig­uri­mi i trans­portit të DID-ave të paplotë­suara nga prod­hue­si për në autoritetin lëshues.
  6. Rua­jt­ja, dorëz­i­mi dhe përgjegjësia e DID-ave të paplotë­suara dhe të plotë­suara

 Janë për­cak­tu­ar tash­më pro­ce­set dhe pro­ce­du­rat për të sig­u­ru­ar sig­ur­inë e nevo­jshme për rua­jt­jen, dorëz­imin dhe përgjegjës­inë e DID-ave të paplotë­suara dhe të plotë­suara, si më poshtë vijon:

  1. a) rua­jt­ja dhe dorëz­i­mi i SID-ave të paplotë­suara dhe të plotë­suara kon­trol­lo­het nga autoriteti lëshues;
  2. b) DID-at e paplotë­suara, të plotë­suara dhe të pavlef­shme, përf­shirë këtu edhe ato që janë për­dorur si mod­ele, mbro­hen, kon­trol­lo­hen, iden­ti­fiko­hen dhe gjur­mo­hen;
  3. c) per­son­eli i përf­shirë në pro­ces plotë­son stan­dard­et e besuesh­mërisë dhe besnikërisë kërkuar nga ven­di i punës dhe është me për­gatit­je përkatëse;
  4. d) ndar­ja e përgjegjë­sisë midis per­son­elit të autor­izuar është për­cak­tu­ar në mënyrë të tillë që të pen­go­jë ako­rdimin e paau­tor­izuar të DID-ave.
  5. Pro­ce­set e aplikim­it; pezul­li­mi ose tërhe­q­ja e DID-ave; pro­ce­du­rat apeluese

Janë për­cak­tu­ar tash­më pro­ce­set dhe pro­ce­du­rat për të sig­u­ru­ar sig­ur­inë e nevo­jshme për aplikimet, plotësimin e SID-ave të paplotë­suara në SID‑a speci­fike nga autoritetet dhe zyrat përgjegjëse për lëshimin dhe shpërn­dar­jen e tyre, të cilat përf­shi­jnë:

  1. a) pro­ce­set e ver­i­fikim­it dhe aprovim­it për të sig­u­ru­ar që SID-at, kur apliko­hen për herë të parë dhe kur rinovo­hen, ako­r­do­hen vetëm në bazë të:
  2. i) plotësim­it të gjithë infor­ma­cionit të kërkuar nga anek­si I;
  3. ii) provës së iden­titetit të aplikue­sit në bazë të ligjit dhe prak­tikës së ven­dit lëshues;

iii) provës së shtetë­sisë ose qën­drim­it të përher­shëm;

  1. iv) provës që aplikue­si është detar bren­da kup­ti­m­it të shpre­hur në nenin 1;
  2. v) sig­urisë që aplikue­sit, veçanër­isht ata me më shumë se një nën­shtetësi ose me sta­tusin e qën­drim­it të përher­shëm, nuk u ako­r­do­het më shumë se një DID;
  3. vi) ver­i­fikim­it që aplikue­si nuk për­bën një rrezik për sig­ur­inë, zotëron respek­tin e duhur për të drej­tat themelore dhe lir­itë të shpre­hu­ra në instru­mentet ndërkom­bëtare.
  4. b) pro­ce­set sig­uro­jnë se:
  5. i) deta­jet e çdo çësht­je­je të përf­shirë në aneksin II futen në bazën e të dhë­nave elek­tron­ike në të njëjtën kohë me lëshimin e DID-it;
  6. ii) të dhë­nat, fotografia, fir­ma dhe bio­me­tria të mbled­hu­ra nga aplikue­si i bashkëngjiten aplikim­it gjatë gjithë kohës së për­punim­it, lëshim­it dhe shpërn­dar­jes së DID-ave;
  7. c) mar­rjen e një vepri­mi të men­jëher­shëm për të bërë ndryshimet përkatëse në bazën e të dhë­nave, kur një DID i lëshuar pezul­lo­het apo tërhiqet nga qarkul­li­mi;
  8. d) një sis­tem zgjat­je­je dhe/ose rinovi­mi është ven­do­sur për të asis­tu­ar në rastet kur një detar ka nevo­jë për zgjat­je ose rinovim të DID-it të tij/saj dhe për rrethanat kur DID‑i hum­bet;
  9. e) rrethanat në të cilat DID-at pezul­lo­hen ose hiqen nga qarkul­li­mi për­cak­to­hen pas një kon­sul­ti­mi me orga­ni­zatat e pronarëve të ani­jeve dhe detarëve;
  10. f) ekzis­to­jnë pro­ce­du­ra efek­tive dhe trans­par­ente ape­li­mi.
  11. Oper­i­mi, sig­uria dhe mirëm­ba­jt­ja e bazës së të dhë­nave

Pro­ce­set dhe pro­ce­du­rat janë ven­do­sur për të kri­juar sig­ur­inë e nevo­jshme për oper­im­in dhe pasurim­in e bazës së të dhë­nave, përf­shirë si më poshtë vijon:

  1. a) baza e të dhë­nave është e sig­u­ru­ar nga akseset fal­si­fikuese dhe të paau­tor­izuara;
  2. b) të dhë­nat janë të fun­dit, të mbro­j­tu­ra nga hum­b­ja e infor­ma­cionit dhe të arrit­shme për disku­tim nëpër­m­jet pikës së kon­tak­tit;
  3. c) bazat e të dhë­nave nuk një­so­hen, kopjo­hen, bashko­hen ose bashkëngjiten me baza të tjera të dhë­nash; infor­ma­cioni në bazën e të dhë­nave për­doret vetëm për qël­lime që ver­i­fiko­jnë vërtetës­inë e iden­titetit të detar­it;
  4. d) të drej­tat e indi­vid­it respek­to­hen, përf­shirë:
  5. i) të drejtën e fshe­htë­sisë në mbled­hjen, rua­jt­jen, për­dorim­in dhe nxjer­rjen e të dhë­nave per­son­ale; dhe
  6. ii) të drejtën e aksesit në të dhë­nat e tij ose saj, si dhe të drejtën e ndryshim­it të çdo pasak­tësie në kohën e duhur.
  7. Pro­ce­du­rat e kon­trol­lit të cilë­sisë dhe vlerësimet peri­odike
  8. a) Pro­ce­set dhe pro­ce­du­rat janë ven­do­sur për të kri­juar sig­ur­inë e nevo­jshme nëpër­m­jet pro­ce­du­rave të kon­trol­lit të cilë­sisë dhe vlerësimeve peri­odike, përf­shirë mon­i­torim­in e pro­ce­seve, për të sig­u­ru­ar arrit­jen e stan­dard­eve në:
  9. i) prod­himin dhe shpërn­dar­jen e DID-ave të paplotë­suara;
  10. ii) rua­jt­jen, për­dorim­in dhe mba­jt­jen e përgjegjë­sisë në lid­hje me DID-at e paplotë­suara, të pavlerë dhe per­son­ale;

iii) për­puni­mi i aplikimeve, plotësi­mi i DID-ave të paplotë­suara me të dhë­na përkatëse per­son­ale nga ana e autoritetit dhe zyrës përgjegjëse për lëshimin dhe shpërn­dar­jen;

  1. iv) oper­i­mi, sig­uria dhe pasuri­mi i bazës së të dhë­nave.
  2. b) Inspek­timet peri­odike kry­hen në mënyrë që të sig­uro­het besuesh­mëri kun­drejt sis­temit të lëshim­it, pro­ce­du­rave dhe kon­for­mitetit të kërke­save të kësaj Kon­vente.
  3. c) Pro­ce­du­rat janë ven­do­sur për të mbro­j­tur kon­fi­den­cialitetin e infor­ma­cionit që për­bën vlerësimet peri­odike, të sig­u­ru­ara nga anë­tarët e tjerë rat­i­fikues.

Pje­sa B. Pro­ce­du­rat dhe prak­tikat që reko­man­do­hen

  1. Prod­hi­mi dhe shpërn­dar­ja e DID-ve të paplotë­suara

1.1 Për të pasur një sig­uri dhe uni­for­mitet të DID-ave, autoriteti kom­pe­tent duhet të zgjed­hë një burim efek­tiv për prod­himin e DID-ave, të cilat do të lëshohen nga anë­tari përkatës.

1.2 Nëse DID-at boshe do të prod­ho­hen në ambi­en­tet e autoritetit përgjegjës për lëshimin e tyre “autoriteti lëshues”, atëherë apliko­het sek­sioni 2.2 i mëposhtëm.

1.3 Nëse një kom­pani e jashtme përzgjid­het, atëherë autoriteti përgjegjës duhet:

1.3.1 të kon­trol­lo­jë që kom­pa­nia ka një integritet të padiskutueshëm, sta­bilitet finan­ciar dhe besuesh­mëri;

1.3.2 t’i kërko­jë kom­panisë të për­cak­to­jë të gjithë stafin, i cili do të angazho­het me prod­himin e DID-ave boshe;

1.3.3 t’i kërko­jë kom­panisë të pajisë autoritetin përkatës me pro­va që tre­go­jnë se kom­pa­nia në fjalë zotëron sis­teme të mjaftueshme në ter­ren për të sig­u­ru­ar besuesh­mëri dhe besnikëri të stafit të angazhuar dhe të sig­uro­jë autoritetin se kom­pa­nia e tra­j­ton stafin në mënyrë të mjaftueshme si në pagesë, ash­tu edhe në sig­urim­in e ven­dit të punës;

1.3.4 të kon­klu­do­jë një mar­rëvesh­je me shkrim me kom­pan­inë, e cila, pa pasur paragjykime për përgjegjës­inë e vetë autoritetit për DID-at, duhet në veçan­ti, do të ven­dosë speci­fikime dhe drej­time sipas sek­sion­it të mëposhtëm 1.5 dhe t’i kërkoj kom­panisë:

1.3.4.1 të sig­uro­jë se vetëm stafi i për­cak­tu­ar para­prak­isht, i cili ka mar­rë për­sipër oblig­ime të lar­ta besuesh­mërie, do të angazho­het me prod­himin e DID-ave të paplotë­suara;

1.3.4.2 të mar­rë të gjitha masat e sig­urisë për trans­portimin e DID-ave të paplotë­suara nga ambi­en­tet e kom­panisë në ambi­en­tet e autoritetit lëshues. Per­son­at përgjegjës për vënien në qarkul­lim të DID-ave nuk mund të shfa­j­so­hen nga përgjegjësia, duke thek­suar se nuk janë neglizhent në këtë drej­tim;

1.3.4.3 të shoqëro­jë çdo ngarkesë me një deklarim të sak­të të përm­ba­jt­jes; kjo deklaratë në veçan­ti duhet të speci­fiko­jë num­rat e ref­er­encës së DID-ave në çdo pako.

1.3.5 të sig­uro­jë se mar­rëvesh­ja përf­shin një dis­poz­itë që kërkon plotësimin e mar­rëvesh­jes në rastet kur kon­trak­tue­si nuk mund të vazh­doj prod­himin;

1.3.6 të bindet, para se të nën­shkru­aj kon­tratën, se kom­pa­nia ka mjetet për të përm­bushur sak­të të gjitha detyrimet e mësipërme.

1.4 Nëse DID-at e paplotë­suara do të prod­ho­hen nga një autoritet apo kom­pani jashtë ter­ri­torit të anë­tar­it përkatës, autoriteti përgjegjës i anë­tar­it përkatës mund të manda­to­jë një autoritet të për­sh­tat­shëm në vendin e huaj për të sig­u­ru­ar përm­bush­jen e kërke­save të reko­man­d­uara në këtë sek­sion.

1.5 Autoriteti kom­pe­tent duhet përveç të tjerash:

1.5.1 të ven­dosë speci­fikime të deta­juara për të gjitha mate­ri­alet që do të për­doren në prod­himin e DID-ave të paplotë­suara; këto mate­ri­ale duhet të jenë kon­form për­cak­timeve të përgjithshme të për­shkru­ara në aneksin I të kësaj Kon­vente;

1.5.2 të ven­dosë speci­fikime të sak­ta në lid­hje me for­mën dhe përm­ba­jt­jen e DID-ave të paplotë­suara, sipas për­shkrimeve në aneksin I;

1.5.3 të sig­uro­jë që speci­fikimet garan­to­jnë uni­for­mitet në botimin e DID-ave të paplotë­suara në rast se botues të ndryshëm për­doren për rrjed­ho­jë;

1.5.4 të sig­uro­jë udhëz­ime të sak­ta për prod­himin e një num­ri doku­men­ti unik që do të shtypet mbi çdo DID të paplotë­suar, në mënyrë pasuese, në bazë të aneksin I; dhe

1.5.5 të ven­dosë speci­fikime të sak­ta që kanë të bëjnë me rua­jt­jen e të gjitha mate­ri­aleve gjatë pro­ce­sit të prod­him­it.

  1. Rua­jt­ja, për­dori­mi dhe mba­jt­ja e përgjegjë­sisë kun­drejt DID-ave të paplotë­suara dhe të plotë­suara

2.1 Çdo veprim që ka të bëjë me pro­cesin e hed­hjes në qarkul­lim (përf­shirë këtu edhe rua­jt­jen e DID-ve të bard­ha, të pavlef­shme dhe të plotë­suara, instru­mentet dhe mate­ri­alet për plotësimin e tyre, për­puni­mi i aplikimeve, hed­h­ja në qarkul­lim e DID-ave, mirëm­ba­jt­ja dhe sig­uria e bazave të të dhë­nave) duhet të kry­het nën kon­trol­lin direkt të autoritetit lëshues.

2.2 Autoriteti lëshues duhet të për­pi­lo­jë një vlerësim mbi të gjithë per­son­elin e përf­shirë në pro­cesin e hed­hjes në qarkul­lim, për të ven­do­sur në këtë mënyrë për secilin prej tyre një regjistrim besuesh­mërie dhe besnikërie.

2.3 Autoriteti lëshues do të sig­uro­jë që asnjë nëpunës i përf­shirë në pro­cesin e lëshim­it nuk i për­ket së njëjtës famil­je.

2.4 Përgjegjësitë indi­vid­uale të punon­jësve të përf­shirë në pro­cesin e hed­hjes në qarkul­lim duhet të për­cak­to­het qartë nga autoriteti lëshues.

2.5 Asnjë punon­jës i vetëm nuk duhet të jetë përgjegjës për kry­er­jen e të gjitha opera­cion­eve që nevo­jiten në për­punimin e një apliki­mi për një DID dhe për­gatit­jen e një DID‑i për­fundim­tar. Per­soni i cili ngarkon me aplikime një per­son përgjegjës për lëshimin e DID-ave nuk duhet të mar­rë pjesë në pro­cesin e lëshim­it. Duhet të ekzis­to­jë rota­cioni midis per­son­ave të ngarkuar me detyra të ndryshme, lid­hur me për­punim e aplikimeve dhe lëshimin e DID-ave.

2.6 Autoriteti lëshues duhet të për­pi­lo­jë rreg­ul­loren e brend­shme me qël­lim që:

2.6.1 DID-at e paplotë­suara të mba­hen në vende të sig­ur­ta dhe lëshohen vetëm në sas­inë e nevo­jshme për të për­bal­lu­ar opera­cionet e ditës dhe të vihen vetëm në dis­pozi­cion të per­son­ave përgjegjës për plotësimin e tyre ose në dis­pozi­cion të ndon­jë per­soni të autor­izuar ndër­sa DID-at e tepër­ta të kthe­hen në vendin e duhur në mbarim të punës. Masat për të sig­u­ru­ar DID-at duhet të kup­to­hen me përf­shir­jen në për­dorim të pajis­jeve për paran­dal­im­in ndaj akse­seve të paau­tor­izuara dhe zbu­lim­in e keqbërësve;

2.6.2 çdo DID  i paplotë­suar, i për­dorur si mod­el, i nxjer­rë jashtë për­dorim­it ose i për­cak­tu­ar si i tillë;

2.6.3 mba­jt­ja e çdo ditë e një rapor­ti, i cili ruhet në një vend të sig­urtë, për të për­cak­tu­ar vend­ndod­hjen e çdo DID‑i të pa plotë­suar dhe speci­fikuar që nuk është lëshuar ende, duke iden­ti­fikuar gjithash­tu ato që janë në vende të sig­ur­ta dhe ato që janë në zotërim nga per­sona të speci­fikuar ose zyr­tarë; regjistri­mi duhet të mba­het nga një nëpunës i cili nuk është i përf­shirë në për­punimin e DID-ave të paplotë­suara ose të DID-ave që nuk janë lëshuar ende;

2.6.4 asnjë per­son nuk duhet të ketë akses me DID-at e paplotë­suara, si dhe me mjetet e mate­ri­alet që për­doren për plotësimin e tyre përveç per­son­ave përgjegjës për plotësimin e DID-ave të paplotë­suara ose të ndon­jë per­soni të autor­izuar;

2.6.5 çdo DID per­son­ale të sig­uro­het dhe lëshohet vetëm në zotërim­in e per­son­it përgjegjës për nxjer­rjen e tyre ose të ndon­jë punon­jësi të autor­izuar;

2.6.5.1 punon­jësit me autor­iz­im të veçan­të përf­shi­jnë vetëm:

  1. a) per­sona që vepro­jnë në bazë të një autor­iz­i­mi me shkrim nga she­fi ekzeku­tiv i autoritetit përkatës ose çdo per­son tjetër që për­faqë­son zyr­tar­isht shefin ekzeku­tiv; dhe
  2. b) per­soni i speci­fikuar në sek­sion­in 5 në vijim dhe per­sona të emëru­ar për të kry­er një auditim apo kon­trolle të tjera;

2.6.6 nëpunësit ndalo­hen rrep­të­sisht të përf­shi­hen në pro­cesin e lëshim­it të një DID‑i kur aplikue­si është anë­tar i famil­jes ose shok i ngushtë;

2.6.7 çdo vjed­hje ose ten­ta­tivë vjed­hje­je e DID-ave ose mjeteve apo mate­ri­aleve ndih­mëse për prod­himin e tyre duhet të rapor­to­het men­jëherë në autoritetet e poli­cisë për inves­tigim.

2.7 Gabimet e kry­era gjatë për­punim­it, të cilat mund të mos kor­rigjo­hen para lëshim­it, e bëjnë të pavlef­shme DID-in në fjalë.

  1. Për­puni­mi i aplikimeve; pezul­li­mi ose tërhe­q­ja e DID-ave nga qarkul­li­mi; pro­ce­du­rat e ape­lim­it

3.1 Autoriteti lëshues duhet të sig­uro­jë që të gjithë punon­jësit me detyra përgjegjëse në rishikimin e aplikimeve për DID të kenë për­gatit­je përkatëse në zbu­lim­in e mashtrimeve dhe për­dorim­in e teknologjisë kom­pju­terike.

3.2 Autoriteti lëshues duhet të për­cak­to­jë rreg­ul­lat për të sig­u­ru­ar që DID-at lëshohen vetëm mbi bazën e një apliki­mi të plotë­suar dhe fir­mo­sur nga detari i intere­suar; dësh­misë së iden­titetit; dësh­misë së shtetë­sisë përkatëse ose qën­drim­it të përher­shëm dhe dësh­misë që aplikue­si është detar.

3.3 Apliki­mi duhet të përm­ba­jë të gjithë infor­ma­cionin e speci­fikuar si të detyrueshëm në aneksin I të kësaj Kon­vente. For­mu­la­ri i aplikim­it duhet t’iu kërko­jë aplikuesve të pra­no­jnë ndjek­jen dhe sank­sionet penale në rast se me vetëdi­je japin deklara­ta të pavërte­ta.

3.4 Kur apliko­het për herë të parë për një DID dhe kur rrjed­himisht kon­sidero­het e nevo­jshme për rinovim, atëherë:

3.4.1 apliki­mi i plotë­suar, por pa fir­më, duhet të dorë­zo­het nga vetë aplikue­si te per­soni përgjegjës i për­cak­tu­ar nga autoriteti lëshues;

3.4.2 fotografia dix­hitale ose origji­nale, si dhe bio­me­tria e aplikue­sit duhet të kry­hen nën kon­trol­lin e per­son­elit përkatës;

3.4.3 apliki­mi duhet të fir­moset në prezencën e per­son­elit përkatës;

3.4.4 më vonë apliki­mi t’i trans­me­to­het nga vetë per­son­eli përgjegjës autoritetit lëshues për për­punim të mëte­jshëm.

3.5 Masa efikase duhet të ndërmer­ren nga autoriteti lëshues për të bërë të mundur sig­ur­inë dhe kon­fi­den­cialitetin e fotografisë dix­hitale apo origji­nale dhe shabllonin bio­metrik.

3.6 Pro­va e iden­titetit të aplikue­sit duhet t’i përm­ba­het lig­jeve dhe prak­tikave të shtetit lëshues. Ajo mund të kon­sis­to­jë në një fotografi të kohëve të fun­dit të aplikue­sit, e aprovuar nga pronari i ani­jes apo punëd­hënës të tjerë të aplikue­sit ose nga drej­tori i qen­drës së për­gatit­jes së aplikan­tit si e njëjtë me vetë aplikuesin.

3.7 Pro­va e shtetë­sisë ose qën­drim­it i per­ma­nent kon­sis­ton në pas­aportën e aplikue­sit ose cer­ti­fikatën e pra­nim­it si rezi­dent i përher­shëm.

3.8 Aplikue­sit duhet të pyeten të deklaro­jnë çdo kom­bësi të cilave u përkasin dhe të kon­fir­mo­jnë se në emrin e tyre nuk është lëshuar apo nuk kanë aplikuar për një DID nga një anë­tar tjetër.

3.9 Aplikue­si nuk duhet të pajiset me DID për sa kohë ai zotëron një të tillë.

3.9.1 Sis­te­mi i rinovim­it të parakohshëm apliko­het në rastet kur detari është i para infor­muar se peri­ud­ha e shër­bim­it nuk do t’i lërë mundësi të apliko­jë në momentin e skadim­it apo rinovim­it.

3.9.2 Sis­te­mi i zgjat­jes së afatit apliko­het në rastet kur ai kushtë­zo­het nga një peri­ud­hë e paparashikuar zgjat­je­je të shër­bim­it.

3.9.3 Sis­te­mi i zëvendësim­it duhet të apliko­het kur DID‑i hum­bet. Në të tilla raste, lëshohet një doku­ment i për­sh­tat­shëm dhe i përkohshëm.

3.10 Dësh­mia se aplikue­si është detar, sipas kup­ti­m­it të shpre­hur në nenin 1 të kësaj Kon­vente, duhet të kon­sis­to­jë së paku në:

3.10.1 një DID i mëparshëm ose dësh­mi lir­i­mi nga detyra; ose

3.10.2 një cer­ti­fikatë aftësie, kual­i­fiki­mi ose tra­jn­i­mi përkatës; ose

3.10.3 të gjitha dësh­mitë të jenë bindëse.

3.11 Dëshmi/prova plotë­suese duhet të kërko­hen atëherë kur shi­het e arsyeshme.

3.12 Të gjitha aplikimet duhet t’i nën­shtro­hen së paku ver­i­fikimeve të mëposhtme nga një per­son kom­pe­tent të autoritetit që lëshon DID-in:

3.12.1 ver­i­fiki­mi që apliki­mi është i kom­ple­t­u­ar dhe nuk paraqet ndon­jë mospa­j­tim që ngre dyshime mbi vërtetës­inë e deklarimeve të dhë­na;

3.12.2 ver­i­fiki­mi që deta­jet e dhë­na dhe fir­ma kor­re­spon­do­jnë me ato të pas­aportës së aplikan­tit apo doku­menteve të tilla të besueshme;

3.12.3 ver­i­fiki­mi nga ana e autoriteteve lëshuese të pas­aportës apo ndon­jë autoriteti tjetër përkatës,  i vërtet­shmërisë së pas­aportës apo doku­men­tit tjetër zëvendë­sues; nëse ka arsye për dyshime mbi vërtetës­inë e pas­aportës, atëherë origji­nali duhet t’i dër­go­het autoritetit përkatës; ndryshe, mund t’i dër­go­het një kop­je me faqet përkatëse;

3.12.4 kra­hasi­mi i fotografisë përkatëse, atje ku është e mundur, me fotografinë dix­hitale të për­cak­tu­ar në sek­sion­in e mësipërm 3.4.2;

3.12.5 ver­i­fiki­mi i vërtetë­sisë së dësh­misë, për­cak­tu­ar  në sek­sion­in e mësipërm 3.6;

3.12.6 ver­i­fiki­mi që dësh­mia e për­cak­tu­ar në sek­sion­in 3.10 vërte­ton se aplikan­ti është një detar;

3.12.7 ver­i­fiki­mi, në bazën e të dhë­nave të për­cak­tu­ara në nenin 4 të Kon­ven­tës, për t’u sig­u­ru­ar që per­soni që i kor­re­spon­don aplikue­sit nuk është i pajisur me DID; nëse aplikan­ti ka ose mund të ketë më shume se një shtetësi ose ndon­jë leje qën­dri­mi të përher­shme jashtë shtetit të shtetë­sisë së tij, atëherë autoritetet kom­pe­tente të shtetit apo shteteve të tjera përkatëse duhet të kon­tak­to­hen;

3.12.8 ver­i­fiki­mi në çdo bazë të dhë­nash kom­bëtare ose ndërkom­bëtare, që është i mundur nga ana e autoritetit lëshues, për të garan­tu­ar se per­soni i cili  i kor­re­spon­don aplikan­tit nuk për­bën një rrezik të mund­shëm sig­urie.

3.13 Per­son­eli i për­cak­tu­ar në sek­sion­in 3.12 më sipër, duhet të për­gatisë shën­ime të shkur­tra për arkiv, në të cilat të tre­go­hen rezul­tatet e secilit nga ver­i­fikimet e mësipërme, duke tërhe­qur vëmend­je mbi fak­tet që jus­ti­fiko­jnë për­fundimin se aplikan­ti është një detar.

3.14 Pasi të jetë kon­trol­lu­ar plotë­sisht apliki­mi i shoqëru­ar me doku­menta­cionin mbështetës dhe shënimet përkatëse për regjistrim, do t’i për­cil­let per­son­elit përgjegjës për plotësimin e DID-ave.

3.15 Një DID i plotë­suar, i shoqëru­ar nga dos­ja përkatëse e autoritetit lëshues, duhet t’i për­cil­let më pas një zyr­tari të lartë të autoritetit për aprovim.

3.16 Zyr­tari i lartë duhet të ako­r­do­jë një aprovim të tillë vetëm nëse mbetet i kënaqur pas rishikim­it min­i­mal­isht të shën­imeve për regjistrim, për t’u sig­u­ru­ar se pro­ce­du­rat janë ndjekur me rig­orozitet dhe se pajis­ja me DID e aplikue­sit është e jus­ti­fikueshme.

3.17 Ky aprovim duhet të jepet me shkrim dhe duhet të shoqëro­het me shp­jegime që kanë të bëjnë me tiparet e aplikim­it, të cilat kanë nevo­jë për një kon­sid­er­atë të veçan­të.

3.18 DID‑i (së bashku me pas­aportën ose një doku­ment ekuiv­a­lent) duhet t’i dorë­zo­het në dorë aplikan­tit kun­drejt faturës ose i dër­go­het aplikan­tit, ose me kërkesën e këtij të fun­dit, i dër­go­het pronar­it apo punëd­hënësit të tij/saj, në të dyja rastet me shër­bim postar të besueshëm kun­drejt një afati mbër­rit­je­je në des­ti­na­cion.

3.19 Në momentin kur DID‑i lëshohet, deta­jet e speci­fikuara në aneksin II të Kon­ven­tës futen në bazën e të dhë­nave, ash­tu siç parashiko­het në nenin 4 të Kon­ven­tës.

3.20 Rreg­ul­lor­ja e autoritetit lëshues duhet të speci­fiko­jë një mak­si­mum kohe për mar­rjen e dësh­misë. Nëse kon­fir­mi­mi i mbër­rit­jes nuk mer­ret bren­da një peri­ud­hë të cak­tu­ar, si dhe pas një lajmëri­mi përkatës të detar­it, atëherë një shën­im përkatës duhet të bëhet në bazën e të dhë­nave, DID‑i duhet zyr­tar­isht të njofto­het i hum­bur dhe detari duhet të infor­mo­het për këtë prob­lem.

3.21 Të gjitha shënimet që kry­hen, si p.sh. shënimet e shkur­tra për arkiv (refer­o­hu sek­sion­it 3.13 më sipër) dhe shp­jegimet e për­cak­tu­ara në sek­sion­in 3. 17, duhet të mba­hen në një vend të sig­urtë gjatë peri­ud­hës së vlef­sh­mërisë së DID-it për një peri­ud­hë trevjeçare pas afatit të skadencës. Shënimet dhe shp­jegimet e kërkuara nga sek­sioni 3.17 duhet të regjistro­hen në një bazë të dhë­nash të brend­shme të veçan­të, për të qenë në dis­pozi­cion vetëm të: (a) per­son­ave përgjegjës të cilët mon­i­toro­jnë opera­cionet; (b) per­son­elit të përf­shirë në rishikimin e aplikimeve për DID; © për qël­lime tra­jnuese.

3.22 Kur dispono­het infor­ma­cion në lid­hje me një DID të lëshuar gabimisht ose në rast se kushtet për lëshimin e saj nuk janë më të aplikueshme, atëherë çësht­ja duhet pa vonesë t’i komu­niko­het autoritetit lëshues me mendimin që ta heqë atë nga qarkul­li­mi.

3.23 Kur një DID pezul­lo­het apo tërhiqet nga qarkul­li­mi, autoriteti lëshues duhet men­jëherë të reflek­to­jë ndryshimet në bazën e të dhë­nave për të treguar se një DID i tillë nuk nji­het më.

3.24 Nëse një aplikim për DID-in refu­zo­het ose mer­ret një vendim për pezul­lim­in ose heq­jen nga qarkul­li­mi, atëherë aplikue­si do të njofto­het mbi të drejtën e tij/saj për të apelu­ar, si dhe mbi arsyet që çuan në një veprim të tillë.

3.25 Pro­ce­du­rat e ape­lim­it duhet të jenë sa më të shpe­j­ta dhe të plotë­so­jnë kushtet për rishikim të drejtë dhe të plotë.

  1. Operimet, sig­uria dhe mirëm­ba­jt­ja e bazës së të dhë­nave

4.1 Autoriteti lëshues duhet të krye­jë ndryshimet dhe për­cak­to­jë rreg­ul­la të nevo­jshme për të imple­men­tu­ar nenin 4 të kësaj Kon­vente, duke sig­u­ru­ar në veçan­ti:

4.1.1 pajis­jen me një pikë kon­tak­ti ose aksesi elek­tron­ik 24 orë në ditë sipas kërke­save të para­grafëve 4, 5 dhe 6 të nen­it 4 të Kon­ven­tës;

4.1.2 sig­urim­in e bazës së të dhë­nave;

4.1.3 respek­timin e të drej­tave per­son­ale gjatë rua­jt­jes, për­punim­it dhe komu­nikim­it të të dhë­nave;

4.1.4 respek­timin e të drejtës së detar­it për të ver­i­fikuar vërtetës­inë e të dhë­nave që kanë të bëjnë me të dhe kor­rigjimin e pasak­të­sive në kohën e duhur.

4.2 Autoriteti lëshues do të për­cak­to­jë pro­ce­du­ra efek­tive për mbro­jt­jen e bazës së të dhë­nave, duke përf­shirë:

4.2.1 kërkesën për të kri­juar rreg­ull­isht kop­je sht­esë (back-up copies) të bazës së të dhë­nave, për t’u rua­j­tur në një vend të sig­urtë larg ambi­en­teve të autoritetit lëshues;

4.2.2 lejimin vetëm të per­son­elit me autor­iz­im të veçan­të për të pasur akses ose bërë ndryshime në bazën e të dhë­nave, vetëm pasi aksesi është kon­fir­muar nga per­soni përgjegjës për këtë pro­ces.

  1. Pro­ce­du­rat e kon­trol­lit të cilë­sisë dhe vlerësimet peri­odike

5.1 Autoriteti lëshues do të emëro­jë një zyr­tar të lartë të njo­hur për integritetin, besuesh­mërinë dhe besnikërinë e tij/saj, i cili/e cila nuk është përf­shirë në rua­jt­jen apo për­punimin e SID-ave, që të vepro­jë si per­son auditi­mi:

5.1.1 për të mon­i­toru­ar rreg­ull­isht imple­men­timin e këtyre kërke­save min­i­male;

5.1.2 për të tërhe­qur men­jëherë vëmend­jen kun­drejt çdo të mete në imple­men­tim;

5.1.3 për të këshillu­ar shefin ekzeku­tiv dhe per­son­elin përkatës mbi mundës­inë e për­mirësimeve të pro­ce­du­rave për lëshimin e DID-ave; dhe

5.1.4 për t’i dorëzuar eprorëve një raport mbi kon­trol­lin e cilë­sisë së për­men­dur më sipër. Nëse është e mundur, kon­trol­lue­si duhet të jetë i mir­in­for­muar mbi të gjitha opera­cionet që do të mon­i­toro­hen.

5.2 Kon­trol­lue­si duhet t’i rapor­to­jë vetëm she­fit ekzeku­tiv të autoritetit lëshues.

5.3 I gjithë per­son­eli i autoritetit lëshues, përf­shirë këtu edhe shefin ekzeku­tiv, duhet t’i ngarko­het detyra për të pajisur per­son­in e auditim­it me të gjithë doku­menta­cionin ose infor­ma­cionin që ky i fun­dit e sheh se ka lid­hje me kry­er­jen e detyrave të tij/saj.

5.4 Autoriteti lëshues duhet të bëjë për­gatit­jet e duhu­ra për të sig­u­ru­ar që per­son­eli të flasë lir­shëm me per­son­in e auditim­it, pa pasur frikën e ndëshkim­it.

5.5 Kushtet e ref­er­encës së per­son­it të auditim­it duhet të kërko­jnë që një vëmend­je e veçan­të t’u jepet detyrave të mëposhtme:

5.5.1 të ver­i­fiko­jë se burimet, ambi­en­tet, pajis­jet dhe per­son­eli janë të mjaftueshëm për kry­er­jen me efik­a­sitet të funk­sion­eve të autoritetit lëshues;

5.5.2 të sig­uro­jë që për­gatit­jet për rua­jt­jen e plotë të DID-ave të paplotë­suara dhe të plotë­suara janë të mjaftueshme;

5.5.3 të sig­uro­jë që ekzis­to­jnë rreg­ul­la, për­gatit­je dhe pro­ce­du­ra të mjaftueshme në bazë të sek­sion­eve 2.6, 3.2, 4 dhe 5.4 të mësipërme;

5.5.4. të sig­uro­jë që këto rreg­ul­la dhe pro­ce­du­ra, si dhe për­gatit­jet, t’u jenë bërë të njo­hu­ra dhe të qar­ta per­son­elit përkatës;

5.5.5 të krye­jë një mon­i­torim të deta­juar dhe të rastë­sishëm për çdo veprim të real­izuar, përf­shirë shënimet përkatëse dhe regjistrime të tjera gjatë për­punim­it të rasteve të veçan­ta, duke fil­lu­ar nga mar­r­ja e aplikim­it për DID-in, deri në mbarim të pro­ce­du­rave për lëshimin e tij;

5.5.6 të ver­i­fiko­jë me efik­a­sitet masat e sig­urisë, të për­doru­ra për rua­jt­jen e DID-ave boshe, mjeteve dhe mate­ri­aleve përkatës;

5.5.7 të ver­i­fiko­jë, nëse është e nevo­jshme me ndih­mën edhe të një eksper­ti, sig­ur­inë dhe vërtetës­inë e infor­ma­cionit të rua­j­tur në for­më elek­tron­ike dhe të mbësht­esë kërkesën për akses elek­tron­ik 24 orë në ditë;

5.5.8 të inves­tigo­jë ndon­jë raport të besueshëm për lëshim të gabuar, fal­si­fikim të mund­shëm ose përvetësim me mashtrim të ndon­jë DID‑i, duke pasur si qël­lim iden­ti­fikimin ose ndon­jë prak­tikë të gabuar të brend­shëm apo dobësi në sis­tem, të cilat mund të kenë çuar ose ndih­muar në lëshim të gabuar, fal­si­fikim ose mashtrim;

5.5.9 të anal­i­zo­jë anke­sat që pre­tendo­jnë akses jo të mjaftueshëm ose pasak­tësi në deta­jet e bazës së të dhë­nave sipas para­grafëve 2, 3 dhe 5 të nen­it 5 të Kon­ven­tës;

5.5.10 të sig­uro­jë që raportet e iden­ti­fikim­it të për­mirësimeve në pro­ce­du­rat lëshuese dhe dobësitë  janë zbat­u­ar me efik­a­sitet dhe në kohën e duhur nga she­fi ekzeku­tiv i autoritetit lëshues;

5.5.11 të rua­jë në arkiv kon­trol­let e kry­era të cilë­sisë;

5.5.12 të sig­uro­jë që vëre­jt­jet admin­is­tra­tive të kon­trolleve të cilë­sisë janë kry­er dhe rua­j­tur në arkiv.

5.6 She­fi ekzeku­tiv i autoritetit lëshues duhet të bëjë të mundur një vlerësim peri­odik të besuesh­mërisë së sis­temit lëshues dhe pro­ce­du­rave përkatëse, si dhe të qenu­rit e tyre kon­form me kërke­sat e Kon­ven­tës. Një vlerësim i tillë duhet të mar­rë në kon­sid­er­atë:

5.6.1 vëre­jt­jet e ndon­jë auditi­mi mbi sis­temin e lëshim­it dhe pro­ce­du­rat;

5.6.2 raportet dhe vëre­jt­jet e inves­tigimeve dhe indika­cione të tjera që kanë të bëjnë me efik­a­sitetin e veprimeve ndëshkuese, të ndër­mar­ra si rezul­tat i dobë­sive të rapor­tu­ara ose hum­b­jes së sig­urisë;

5.6.3 arki­vat e DID-ave të lëshuara, hum­bu­ra, të pavlef­shme ose të dëm­tu­ara;

5.6.4 arki­vat në lid­hje me oper­im­in e kon­trol­lit të cilë­sisë;

5.6.5 arki­vat me prob­leme që kanë të bëjnë me besuesh­mërinë ose sig­urim­in e bazës së të dhë­nave, përf­shirë edhe ndryshimet e kry­era;

5.6.6 efek­tet e ndryshimeve në sis­temin e lëshim­it dhe pro­ce­du­rat që rezul­to­jnë nga për­mirësimet teknologjike ose ino­va­cionet në pro­ce­du­rat e lëshim­it të DID-ave;

5.6.7 kon­kluzionet e inspek­timeve admin­is­tra­tive;

5.6.8 auditimet e pro­ce­du­rave për të sig­u­ru­ar që ato të apliko­hen kon­form parimeve themelore dhe të drej­tave të punës, të mishëru­ara në instru­mentet përkatës ILO.

5.7 Pro­ce­du­rat dhe pro­ce­set duhet të ruhen për të pen­guar zbard­hjen e paau­tor­izuar të raporteve të për­pilu­ara nga anë­tarë të tjerë.

5.8 Të gjitha pro­ce­set dhe pro­ce­du­rat e auditim­it do të sig­uro­jnë se teknikat e prod­him­it dhe prak­tikat e sig­urisë, përf­shirë edhe pro­ce­du­rat e inven­ta­rizim­it, janë të mjaftueshme për të përm­bushur stan­dard­et e këtij anek­si.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim