LIGJ

Nr.9703, datë 2.4.2007 

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË GJITHË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Repub­li­ka e Shqipërisë aderon në Kon­ven­tën Ndërkom­bëtare “Për mbro­jt­jen e të drej­tave të të gjithë punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5264, datë 17.4.2007 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

 

KONVENTË NDËRKOMBËTARE

PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË GJITHË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE

Mirat­u­ar nëpër­m­jet rezo­lutës së asam­blesë së përgjithshme 45/158 të   datës 18 dhje­tor 1990

Hyr­je

Shtetet Palë në këtë Kon­ven­të,

duke mar­rë parasysh parimet e mishëru­ara në instru­mentet bazë të Kombeve të Bashkuara në lid­hje me të drej­tat e njeri­ut, veçanër­isht Deklaratën Uni­ver­sale të të Drej­tave të Njeri­ut, Kon­ven­tën Ndërkom­bëtare mbi të Drej­tat Ekonomike, Shoqërore dhe Kul­tur­ore, Kon­ven­tën Ndërkom­bëtare mbi të Drej­tat Civile dhe Poli­tike, Kon­ven­tën Ndërkom­bëtare mbi Eli­m­in­imin e të Gjitha For­mave të Diskri­m­inim­it të Grave dhe Kon­ven­tën mbi të Drej­tat e Fëmi­jëve;

duke mar­rë parasysh gjithash­tu parimet dhe stan­dard­et e parashikuara në instru­mentet ndërkom­bëtare, të har­tu­ara në kuadrin e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, veçanër­isht Kon­ven­tën në lid­hje me Migrim­in për Punësim (N 97), Kon­ven­tën në lid­hje me Migrimet në Kushte Abuzive dhe Nxit­jes së Shan­seve të Barabar­ta dhe Tra­j­timin e Punë­torëve Migrantë (N 143), Reko­mandimin në lid­hje me Migrim­in për Punësim (N 86), Reko­mandimin në lid­hje me Punë­torët Migrantë (N 151), Kon­ven­tën në lid­hje me Punën e Detyru­ar ose të Detyrueshme (N 29) dhe Kon­ven­tën në lid­hje me Heq­jen e Punës së Detyru­ar (N 105);

duke rikon­fir­muar rëndës­inë e parimeve që parashiko­hen në Kon­ven­tën kundër Diskri­m­inim­it në Arsim të Orga­ni­za­tës Arsi­more, Shken­core dhe Kul­tur­ore të Kombeve të Bashkuara;

duke riku­j­tu­ar Kon­ven­tën kundër Tor­turës dhe Tra­j­tim­it apo Dënim­it Mizor, Çnjerë­zor ose Poshtërues, Deklaratën e Kon­gre­sit të Katërt të Kombeve të Bashkuara mbi Paran­dal­im­in e Krim­it dhe Tra­j­timin e Kundër­va­jtësve, Kodin e Sjell­jes për Punon­jësit e Zba­tim­it të Ligjit dhe kon­ven­tat mbi skllavërinë;

duke riku­j­tu­ar që një prej objek­ti­vave të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, siç parashiko­het në Kushte­tutën e saj, është mbro­jt­ja e intere­save të punë­torëve, kur punë­so­hen në një vend tjetër nga ven­di i tyre dhe duke mos har­ru­ar eksper­tizën dhe për­vo­jën e asaj orga­ni­zate për çësht­jet në lid­hje me punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre;

duke njo­hur rëndës­inë e punës së bërë në lid­hje me punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre në organe të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, veçanër­isht në Komi­sion­in e të Drej­tave të Njeri­ut dhe Komi­sion­in për Zhvil­lim Shoqëror dhe në Orga­ni­za­tën e Ushqim­it dhe Bujqë­sisë të Kombeve të Bashkuara, Orga­ni­za­tën Arsi­more, Shken­core dhe Kul­tur­ore të Kombeve të Bashkuara dhe Orga­ni­za­tën Botërore të Shën­de­të­sisë, si dhe në orga­ni­zatat e tjera ndërkom­bëtare;

duke njo­hur gjithash­tu për­parim­in e bërë nga disa shtete mbi baza rajonale apo dypalëshe kun­drejt mbro­jt­jes së të drej­tave të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre, si dhe rëndës­inë dhe dobinë e mar­rëvesh­jeve dypalëshe dhe shumë­palëshe në këtë fushë;

duke kup­tuar rëndës­inë dhe masën e fenomenit të migrim­it që përf­shin mil­iona njerëz dhe prek një numër të madh shtetesh në komu­nitetin ndërkom­bë­tar;

të ndërgjegjshëm për ndikimin e fluk­sit të punë­torëve migrantë mbi shtetet dhe pop­u­jt përkatës dhe me dëshirën për të ven­do­sur nor­ma që mund të kon­tribuo­jnë në har­mo­niz­imin e qën­drimeve të shteteve nëpër­m­jet pra­nim­it të parimeve bazë në lid­hje me tra­j­timin e punë­torëve migrantë dhe anëtareve të famil­jeve të tyre;

duke pasur parasysh poz­i­tat e pam­bro­j­tu­ra në të cilat gjen­den shpesh punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre, ndër­m­jet të tjerash, për shkak të mungesës së tyre nga shteti i origjinës dhe vështirë­sive që ata mund të hasin për shkak të pranisë së tyre në shtetin e punësim­it;

të bindur që të drej­tat e punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre nuk janë njo­hur kudo plotë­sisht, duke pasur nevo­jë për mbro­jt­jen e duhur ndërkom­bëtare;

duke mar­rë parasysh fak­tin që migri­mi shpesh është shkaku i prob­le­meve seri­oze për anë­tarët e famil­jeve të punë­torëve migrantë, si dhe për vetë punë­torët, veçanër­isht për shkak të ndar­jes së famil­jeve;

duke mos har­ru­ar që prob­lemet njerë­zore që përf­shi­hen në migrim janë më seri­oze në rastin e migrim­it të par­reg­ullt dhe të bindur që duhet të nxiten masa të për­sh­tat­shme, me qël­lim paran­dal­im­in dhe eli­m­in­imin e lëviz­jeve klan­des­tine dhe trafikimin e punë­torëve migrantë, ndër­sa në të njëjtën kohë duke sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e të drej­tave të tyre themelore njerë­zore;

duke pasur parasysh që punë­torët të cilët nuk janë të pajisur me doku­mente apo janë në një sit­u­atë të par­reg­ullt, punë­so­hen shpesh në kushte më pak të favor­shme pune në kra­hasim me punë­torët e tjerë dhe shumë punëd­hënës e shohin këtë si nxit­je për të kërkuar punë­torë të tillë, me qël­lim që të vjelin për­fitimet e konkur­rencës së pan­der­shme;

duke pasur parasysh që për­dori­mi i punësim­it të punë­torëve migrantë që janë në një sit­u­atë të par­reg­ullt do të zvogëlo­het, nëse të drej­tat njerë­zore themelore të gjithë punë­torëve migrantë do të nji­hen më gjerë­sisht dhe mbi të gjitha, dhë­nia e disa të drej­tave sht­esë për punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre në një sit­u­atë të rreg­ullt, do të nxisë të gjithë migrantët dhe punëd­hënësit të respek­to­jnë dhe vepro­jnë sipas ligjit dhe pro­ce­du­rave të cak­tu­ara nga shtetet përkatës;

të bindur para së gjithash për nevo­jën e real­izim­it të mbro­jt­jes ndërkom­bëtare të të drej­tave të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre, duke rikon­fir­muar dhe cak­tu­ar nor­mat bazë në një kon­ven­të të plotë që do të mund të zba­to­hej në mënyrë uni­ver­sale,

kanë rënë dako­rd si më poshtë:

PJESA I

FUSHA E VEPRIMIT DHE PËRKUFIZIMET

Neni 1

  1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het, nëse këtu nuk parashiko­het ndryshe, për të gjithë punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre pa dal­lim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje ose bes­i­mi, bind­jesh poli­tike apo të tjera, origjine kom­bëtare, etnike apo shoqërore, kom­bësie, moshe, gjend­je­je ekonomike, pasurie, gjend­je­je civile, lind­je apo sta­tus tjetër.
  2. Kjo Kon­ven­të zba­to­het gjatë gjithë pro­ce­sit të migrim­it të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre, që për­bëhet nga për­gatit­ja për migrim, largim, tran­sitim, e gjithë peri­ud­ha e qën­drim­it dhe aktiviteti fitim­prurës në shtetin e punësim­it, si dhe kthi­mi në shtetin e origjinës apo shtetin e vendqën­drim­it fiks.

Neni 2

Për qël­lime të kësaj Kon­vente:

  1. Ter­mi “punë­tor migrant” i refer­o­het një per­soni që do të angazho­het, është angazhuar apo ka qenë angazhuar në një aktivitet fitim­prurës në një shtet ku ai ose ajo nuk është shte­tas.
  2. a) Ter­mi “punë­tor kufi­tar” i refer­o­het një punë­tori migrant, që ka vend­ba­n­imin e tij ose të saj fiks në një shtet fqinj, ku ai ose ajo nor­mal­isht kthe­het çdo ditë apo të pak­tën një herë në javë;
  3. b) Ter­mi “punë­tor sezon­al” i refer­o­het një punë­tori emi­grant, puna e të cilit nga karak­teri i saj varet nga kushtet sezonale dhe kry­het vetëm gjatë një pjese të vitit;
  4. c) Ter­mi “detar”, që përf­shin një peshkatar, i refer­o­het një punë­tori migrant të punë­suar në kuvertën e një mjeti lun­dri­mi, të regjistru­ar në një shtet ku ai ose ajo nuk është shte­tas;
  5. d) Ter­mi “punë­tor në një impiant larg bregut” i refer­o­het një punë­tori migrant të punë­suar në një impiant larg bregut dhe që është nën juridik­sion­in e një shteti ku ai ose ajo nuk është shte­tas;
  6. e) Ter­mi “punë­tor shëtitës” i refer­o­het një punë­tori migrant, i cili, duke pasur vend­ba­n­imin e tij ose të saj fiks në një shtet, duhet të udhë­to­jë në një apo disa shtete të tjera për peri­ud­ha të shkur­tra, për shkak të natyrës së pro­fe­sion­it të tij ose të saj;
  7. f) Ter­mi “punë­tor pro­jek­ti” i refer­o­het një punë­tori migrant, që është pran­uar në shtetin e punësim­it për një peri­ud­hë kohe të cak­tu­ar, për të punuar vetëm në një pro­jekt të cak­tu­ar, i cili zba­to­het në atë shtet nga punëd­hënësi i tij ose i saj;
  8. g) Ter­mi “punë­tor me punësim të cak­tu­ar” i refer­o­het një punë­tori migrant:
  9. i) që është dër­guar nga punëd­hënësi i tij ose i saj për një peri­ud­hë kohe të kufizuar dhe të cak­tu­ar në një shtet punësi­mi, për të kry­er një detyrë ose punë të cak­tu­ar; ose
  10. ii) që është përf­shirë për një peri­ud­hë kohe të kufizuar dhe të cak­tu­ar në një punë, që kërkon aftësi pro­fe­sion­ale, tregtare, teknike ose aftësi të tjera tepër të spe­cial­izuara; ose

iii) që, me kërkesë të punëd­hënësit të tij ose të saj në shtetin e punësim­it, angazho­het për një peri­ud­hë të cak­tu­ar dhe të kufizuar kohe në punë, natyra e së cilës është kalimtare ose e shkurtër dhe të cilit i kërko­het të largo­het nga shteti i punësim­it me skadimin e afatit të tij ose të saj të autor­izuar të qën­drim­it ose më parë, nëse ai ose ajo nuk vazh­don të ndër­mar­rë atë detyrë ose punë speci­fike apo të angazho­het në atë punë.

  1. h) Ter­mi “punë­tor i vetëpunë­suar” i refer­o­het një punë­tori migrant, që është i përf­shirë në një aktivitet fitim­prurës të ndryshëm nga një kon­tratë punësi­mi dhe që jeton në sajë të këtij aktiviteti nor­mal­isht, duke punuar vetëm ose së bashku me anë­tarët e famil­jes së tij ose të saj dhe çdo punë­tori tjetër migrant të njo­hur si i vetëpunë­suar në bazë të ligjit të zbat­ueshëm të shtetit të punësim­it apo të mar­rëvesh­jeve dypalëshe ose shumë­palëshe.

Neni 3

Kjo Kon­ven­të nuk zba­to­het për:

  1. a) per­son­at e dër­guar apo të punë­suar nga orga­ni­zatat dhe agjencitë ndërkom­bëtare ose per­son­at e dër­guar apo të punë­suar nga një shtet jashtë ter­ri­torit të vet për të ushtru­ar funk­sione zyrtare, pra­n­i­mi dhe sta­tusi i të cilëve rreg­ul­lo­het nga e drej­ta e përgjithshme ndërkom­bëtare ose nga mar­rëvesh­jet apo kon­ven­tat ndërkom­bëtare;
  2. b) per­son­at e dër­guar ose të punë­suar nga një shtet ose në emër të tij jashtë ter­ri­torit të tij, që merr pjesë në pro­gram­et e zhvil­lim­it dhe pro­gram­et e tjera të bashkëpunim­it, pra­n­i­mi dhe sta­tusi i të cilëve rreg­ul­lo­het me mar­rëvesh­je me shtetin e punësim­it dhe që në paj­tim me atë mar­rëvesh­je, nuk kon­sidero­hen si punë­torë migrantë;
  3. c) per­son­at që mar­rin vendqën­drim në një shtet të ndryshëm nga shteti i tyre i origjinës si investi­torë;
  4. d) refug­jatët dhe per­son­at pa shtetësi, përveç rasteve kur kjo është e parashikuar në legjis­la­cionin përkatës të brend­shëm ose në instru­mentet ndërkom­bëtare në fuqi në Shtetin Palë përkatës;
  5. e) stu­den­tët dhe kur­san­tët;
  6. f) detarët dhe punë­torët në një impiant larg bregut që nuk janë pran­uar për të mar­rë vendqën­drim dhe që janë angazhuar në një aktivitet fitim­prurës në shtetin e punësim­it.

Neni 4

Për qël­lime të kësaj Kon­vente, ter­mi “anë­tarë të famil­jes” i refer­o­het per­son­ave të mar­tu­ar me punë­torë migrantë ose që kanë me ta një raport që, në paj­tim me ligjin e zbat­u­ar, sjell efek­te të njëj­ta me martesën, si dhe fëmi­jët e tyre të varur dhe per­sona të tjerë të varur që nji­hen si anë­tarë të famil­jes nga legjis­la­cioni i zbat­ueshëm apo mar­rëvesh­jet dypalëshe dhe shumë­palëshe të zbat­ueshme ndër­m­jet shteteve përkatëse.

Neni 5

Për qël­lime të kësaj Kon­vente, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre:

  1. a) kon­sidero­hen me doku­mente ose në gjend­je të rreg­ullt, nëse janë të autor­izuar të hyjnë, qën­dro­jnë dhe të përf­shi­hen në një aktivitet fitim­prurës në shtetin e punësim­it në paj­tim me ligjin e atij shteti dhe të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare ku ai shtet është palë;
  2. b) kon­sidero­hen pa doku­mente ose në gjend­je jo të rreg­ullt, nëse nuk përm­bushin kushtet e parashikuara në nën­para­grafin (a) të këtij neni.

Neni 6

Për qël­lime të kësaj Kon­vente:

  1. a) ter­mi “Shteti i origjinës” është shteti, në të cilin per­soni përkatës është shte­tas;
  2. b) ter­mi “Shteti i punësim­it” është shteti ku punë­tori migrant, sipas rastit, do të angazho­het, është i angazhuar ose ka qenë angazhuar në një aktivitet fitim­prurës;
  3. c) ter­mi “Shteti i tran­si­tit” është shteti nëpër­m­jet të cilit per­soni përkatës kalon gjatë çdo udhë­ti­mi për në shtetin e punësim­it ose nga shteti i punësim­it për në shtetin e origjinës apo shtetin e vend­ba­nim­it fiks.

PJESA II

MOSDISKRIMINIMI NË LIDHJE ME TË DREJTAT

Neni 7

Shtetet Palë, në paj­tim me instru­mentet ndërkom­bëtare në lid­hje me të drej­tat e njeri­ut, mar­rin për­sipër të respek­to­jnë dhe garan­to­jnë për të gjithë punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre, bren­da ter­ri­torit ose objekt i juridik­sion­it të tyre, të drej­tat e parashikuara në këtë Kon­ven­të pa dal­lim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje, bes­i­mi, bind­jesh poli­tike ose të tjera, origjine kom­bëtare, etnike apo shoqërore, shtetësie, moshe, gjend­je­je ekonomike, pasurie, gjend­je­je civile, sta­tus lind­je­je apo tjetër.

PJESA III

TË DREJTAT E NJERIUT TË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE

Neni 8

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre janë të lirë të largo­hen nga çdo shtet, duke përf­shirë shtetin e tyre të origjinës. Kjo e drejtë nuk i nën­shtro­het asnjë kufiz­i­mi përveç atyre të parashikuara me ligj, që janë të nevo­jshme për mbro­j­tur sig­ur­inë kom­bëtare, rendin pub­lik (ordre pub­lic), shën­detin ose moralin pub­lik, apo të drej­tat dhe lir­itë e të tjerëve dhe që për­puthen me të drej­tat e tjera të njo­hu­ra në këtë pjesë të Kon­ven­tës.
  2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtë të kthe­hen në çdo kohë dhe të qën­dro­jnë në shtetin e tyre të origjinës.

Neni 9

E drej­ta e jetës e punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre mbro­het me ligj.

Neni 10

Asnjë punë­tor migrant apo anë­tar i famil­jes së tij apo të saj nuk i nën­shtro­het tor­turës ose tra­j­tim­it apo dënim­it mizor, çnjerë­zor ose poshtërues.

Neni 11

  1. Asnjë punë­tor migrant apo anë­tar i famil­jes së tij ose të saj nuk mba­het në skllavëri apo bujkrobëri.
  2. Asnjë punë­tori migrant apo anë­tari të famil­jes së tij apo të saj nuk i kërko­het të krye­jë punë të detyru­ar apo me detyrim.
  3. Para­grafi 2 i këtij neni, në shtetet ku burgi­mi me punë të rëndë mund të cak­to­het si dën­im për një krim, nuk kon­sidero­het të për­jash­to­jë kry­er­jen e punës së rëndë për vua­jt­jen e një dën­i­mi për një vendim të dhënë nga gjyka­ta kom­pe­tente.
  4. Për qël­lime të këtij neni, ter­mi “punë e detyru­ar ose me detyrim” nuk përf­shin:
  5. a) asnjë punë apo shër­bim që nuk për­mendet në para­grafin 3 të këtij neni që i kërko­het nor­mal­isht një per­soni, i cili ndalo­het si paso­jë e një urdhri të ligjshëm të gjykatës ose një per­soni gjatë lirim­it me kusht nga një ndal­im i tillë;
  6. b) çdo shër­bim të kërkuar në rastet e urgjencës apo fatke­që­sisë që kër­cënon jetën ose mirëqe­nien e komu­nitetit;
  7. c) çdo punë ose shër­bim që bën pjesë në detyrimet nor­male civile në masën që iu impono­het edhe shte­tasve të shtetit përkatës.

Neni 12

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e lirisë së mendim­it, ndërgjeg­jes dhe fesë. Kjo e drejtë përf­shin lir­inë për të pasur një fe ose bes­im të zgjed­hjes së tyre dhe lir­inë që indi­vid­u­al­isht ose së bashku me të tjerët dhe pri­vatisht ose në pub­lik, të man­i­festo­jnë fenë ose bes­imin e tyre në shër­bime fetare, zakone, prak­tikë dhe mësimd­hënie.
  2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre nuk i nën­shtro­hen shtyp­jes që do të cenonte lir­inë e tyre për të pasur një fe ose bes­im të zgjed­hjes së tyre.
  3. Liria për të man­i­fes­tu­ar fenë ose bes­imin e vet mund t’i nën­shtro­het vetëm kufiz­imeve që janë parashikuar në ligj dhe që janë të nevo­jshme për të mbro­j­tur sig­ur­inë, rendin, shën­detin ose moralin pub­lik apo të drej­tat themelore dhe lir­itë e të tjerëve.
  4. Shtetet Palë në këtë Kon­ven­të mar­rin për­sipër të respek­to­jnë lir­inë e prindërve, ku të pak­tën një prej të cilëve është punë­tor migrant dhe sipas rastit, të kujdestarëve ligjorë, për të sig­u­ru­ar edukimin fetar dhe moral të fëmi­jëve të tyre në paj­tim me bind­jet e tyre.

Neni 13

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre të paim­ponuara.
  2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e lirisë së shpre­hjes; kjo e drejtë përf­shin lir­inë për të kërkuar, mar­rë dhe dhënë infor­ma­cion dhe ide të të gjitha llo­jeve, pavarë­sisht nga kufi­jtë, me gojë, me shkrim ose në ver­sion elek­tron­ik, të ilus­tru­ar ose nëpër­m­jet ndon­jë mjeti tjetër sipas zgjed­hjes së tyre.
  3. Ushtri­mi i të drejtës së parashikuar në para­grafin 2 të këtij neni mbart detyra dhe përgjegjësi të veçan­ta. Ai, megjithatë, mund t’u nën­shtro­het kufiz­imeve të veçan­ta, por këto do të jenë vetëm ato të parashikuara me ligj dhe që janë të nevo­jshme:
  4. a) për respek­timin e të drej­tave ose rep­uta­cionin e të tjerëve;
  1. b) për mbro­jt­jen e sig­urisë kom­bëtare të shteteve përkatëse ose të ren­dit pub­lik (ordre pub­lic) apo të shën­de­tit dhe moralit pub­lik;
  2. c) për qël­limet e paran­dalim­it të çdo pro­pa­gande për luftë;
  3. d) për qël­lim­in e paran­dalim­it të çdo nxit­je­je të urre­jt­jes kom­bëtare, raciale ose fetare që shër­ben si nxit­je për diskri­m­in­im, armiqësi dhe dhunë.

Neni 14

Asnjë punë­tor migrant apo anë­tar i famil­jes së tij ose të saj nuk i nën­shtro­het ndërhyr­jes arbi­trare apo të paligjshme në jetën e tij pri­vate, famil­je, shtëpi, kor­re­spon­dencë ose komu­nikim tjetër apo sul­meve të paligjshme kundër nder­it ose rep­uta­cionit të tij ose të saj. Çdo punë­tor migrant apo anë­tar i famil­jes së tij ose të saj ka të drejtën e mbro­jt­jes nga ligji kun­drejt këtyre ndërhyr­jeve ose sul­meve.

Neni 15

Asnjë punë­tori migrant apo anë­tari të famil­jes së tij ose të saj nuk i hiqet prona në mënyrë arbi­trare, nëse ajo është në pronësi indi­vid­uale apo të për­bashkët. Nëse, në paj­tim me legjis­la­cionin në fuqi të shtetit të punësim­it, sendet pasurore të një punë­tori migrant apo anë­tari të famil­jes së tij apo të saj shpronë­so­hen plotë­sisht apo pjesër­isht, per­soni përkatës ka të drejtën e një kom­pen­si­mi të drejtë dhe të për­sh­tat­shëm.

Neni 16

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e lirisë dhe sig­urisë së per­son­it.
  2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e mbro­jt­jes së efek­t­shme nga shteti kundër dhunës, dëm­tim­it fizik, kër­cënim­it dhe frikësim­it, nga nëpunësit pub­likë ose indi­vidë, grupe ose insti­tu­cione pri­vate.
  3. Çdo ver­i­fikim nga nëpunësit e zba­tim­it të ligjit i iden­titetit të punë­torëve migrantë ose anë­tarëve të famil­jeve të tyre, kry­het në paj­tim me pro­ce­durën e parashikuar me ligj.
  4. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre nuk i nën­shtro­hen indi­vid­u­al­isht apo kolek­tivisht arres­tim­it ose ndalim­it arbi­trar; ata nuk privo­hen nga liria përveçse për shkaqe të tilla dhe në paj­tim me ato pro­ce­du­ra që janë parashikuar me ligj.
  5. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që arresto­hen, infor­mo­hen në momentin e arres­tim­it, për sa të jetë e mundur, në një gjuhë që e kup­to­jnë, në lid­hje me arsyet e arres­tim­it të tyre dhe infor­mo­hen men­jëherë në një gjuhë që e kup­to­jnë për çdo akuzë kundër tyre.
  6. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që arresto­hen ose ndalo­hen për një akuzë penale, sillen men­jëherë para një gjyq­tari apo një nëpunësi tjetër të autor­izuar me ligj për të ushtru­ar kom­pe­ten­ca gjyqë­sore dhe kanë të drejtën e gjykim­it bren­da një kohe të arsyeshme ose të lirim­it. Nuk është rreg­ull i përgjithshëm që në prit­je të gjykim­it ata të mba­hen të ndalu­ar, por lir­i­mi mund t’u nën­shtro­het garan­cive për t’u paraqi­tur për gjykim ose në çdo fazë tjetër të pro­cedim­it gjyqë­sor dhe, nëse është rasti, për ekzeku­timin e vendim­it.
  7. Nëse një punë­tor migrant apo një anë­tar i famil­jes së tij ose të saj arresto­het ose futet në burg ose paraburgim apo është ndalu­ar në një mënyrë tjetër:
  8. a) autoritetet kon­sul­lore apo diplo­matike të shtetit të tij ose të saj të origjinës apo të një shteti që për­faqë­son intere­sat e atij shteti, nëse ai ose ajo e kërkon këtë, infor­mo­het pa vonesë për arres­timin apo ndal­im­in e tij ose të saj, si dhe për arsyet;
  9. b) per­soni përkatës ka të drejtën për të komu­nikuar me këto autoritete. Çdo kor­re­spon­dencë nga per­soni përkatës për këto autoritete jepet pa vonesë dhe ai ose ajo ka gjithash­tu të drejtë të mar­rë pa vonesë kor­re­spon­dencën e dër­guar nga këto autoritete;
  10. c) per­soni përkatës infor­mo­het pa vonesë për këtë të drejtë dhe të drej­tat që rrjed­hin nga mar­rëvesh­jet, nëse ka të tilla, të zbat­ueshme ndër­m­jet shteteve përkatëse, për të pasur kor­re­spon­dencë dhe për t’u takuar me për­faqë­sue­sit e këtyre autoriteteve, si dhe për të mar­rë masa me to për për­faqësimin e tij ose të saj ligjor.
  11. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre, të cilëve u privo­het liria për shkak të arres­tim­it apo ndalim­it, kanë të drejtën e fil­lim­it të pro­cedim­it para një gjykate, me qël­lim që ajo gjykatë të mund të ven­dosë pa vonesë në lid­hje me ligjsh­mërinë e ndalim­it të tyre dhe të urd­hëro­jë lir­im­in e tyre, nëse ndal­i­mi është i paligjshëm. Nëse ata mar­rin pjesë në këto pro­ced­ime, nëse është e nevo­jshme, u jepet asis­ten­ca pa pagesë e një përk­thye­si, nëse nuk e kup­to­jnë apo flasin gjuhën e për­dorur.
  12. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që i janë nën­shtru­ar arres­tim­it ose ndalim­it të paligjshëm, kanë të drejtën e zbat­ueshme të kom­pen­sim­it.

Neni 17

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që janë privuar nga liria, tra­j­to­hen me human­izëm dhe respekt për din­jitetin njerë­zor të per­son­it dhe për iden­titetin e tyre kul­tur­or.
  2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre të akuzuar, përveç rrethanave të jashtëza­kon­shme, mba­hen të ndarë nga per­son­at e dënuar dhe i nën­shtro­hen tra­j­tim­it të veçan­të në paj­tim me sta­tusin e tyre si per­sona të padënuar. Per­son­at e mitur të akuzuar mba­hen të ndarë nga per­son­at e rrit­ur dhe sillen për gjykim sa më shpe­jt të jetë e mundur.
  3. Çdo punë­tor migrant dhe anë­tar i famil­jes së tij ose të saj që është i ndalu­ar në një shtet tran­si­ti ose në një shtet punësi­mi për shkel­jen e dis­poz­i­tave në lid­hje me migrim­in, në masën që është prak­tike, mba­hen të ndarë nga per­son­at e dënuar ose per­son­at në prit­je të gjykim­it.
  4. Gjatë çdo peri­ud­he të burgim­it, në paj­tim me një vendim të dhënë nga një gjykatë, qël­li­mi thel­bë­sor i tra­j­tim­it të një punë­tori migrant ose një anë­tari të famil­jes së tij apo të saj, është reformi­mi dhe reha­bil­iti­mi i tij ose i saj shoqëror. Kundër­va­jtësit e mitur mba­hen të ndarë nga të rri­t­u­rit dhe u jepet tra­j­tim në paj­tim me moshën dhe sta­tusin e tyre ligjor.
  5. Gjatë ndalim­it ose burgim­it, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta si shte­tas për viz­itë tek anë­tarët e famil­jeve të tyre.
  6. Kur­do­herë që një punë­tori migrant i privo­het liria e tij ose e saj, autoritetet kom­pe­tente të shtetit përkatës u kush­to­jnë vëmend­je prob­le­meve që mund të lindin për anë­tarët e famil­jeve të tij ose të saj, veçanër­isht për bashkëshort­ët dhe fëmi­jët e mitur.
  7. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që i nën­shtro­hen një forme ndal­i­mi ose burgi­mi në paj­tim me ligjin në fuqi në shtetin e punësim­it ose në shtetin e tran­si­tit, gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta si shte­t­a­sit e atyre shteteve që janë në të njëjtën sit­u­atë.
  8. Nëse një punë­tor migrant ose një anë­tar i famil­jes së tij ose të saj ndalo­het për qël­lim­in e ver­i­fikim­it të një shkel­je­je të dis­poz­i­tave që kanë të bëjnë me migrim­in, ai ose ajo nuk paguan asnjë shpen­z­im që lind prej kësaj.

Neni 18

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e barazisë me shte­t­a­sit e shtetit përkatës para gjykatave dhe tri­bunaleve. Në për­cak­timin e çdo akuze penale kundër tyre apo të të drej­tave dhe detyrimeve të tyre në një gjykim, ata kanë të drejtën e gjykim­it të drejtë dhe me dyer të hapu­ra nga një gjykatë kom­pe­tente, e pavarur dhe e paan­shme, e kri­juar me ligj.
  2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që aku­zo­hen për një vepër penale, kanë të drejtën të prezu­mo­hen të pafa­jshëm derisa të vërte­to­het fajësia e tyre në paj­tim me ligjin.
  3. Në për­cak­timin e çdo akuze penale kundër tyre, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtë për garancitë min­i­male të mëposhtme:
  4. a) Të infor­mo­hen men­jëherë dhe në deta­je, në një gjuhë që e kup­to­jnë, në lid­hje me natyrën dhe shkakun e akuzës kundër tyre;
  5. b) Të kenë kohë dhe mjete të mjaftueshme për për­gatit­jen e mbro­jt­jes së tyre dhe të komu­niko­jnë me një avokat, sipas zgjed­hjes së tyre;
  6. c) Të gjyko­hen pa vone­sa të panevo­jshme;
  7. d) Të gjyko­hen në prani të tyre dhe të mbro­hen per­son­al­isht ose nëpër­m­jet ndih­mës ligjore sipas zgjed­hjes së tyre; të infor­mo­hen, nëse ata nuk kanë ndih­më ligjore në lid­hje me këtë të drejtë të tyre; dhe t’u jepet ndih­më ligjore në çdo rast, nëse intere­sat e drejtë­sisë e kërko­jnë këtë dhe pa pagesë nga ana e tyre në çdo rast, nëse nuk kanë mjete të mjaftueshme për të paguar;
  8. e) Të pyesin vetë ose me për­faqë­sues dësh­mi­tarët kundër tyre dhe të sig­uro­jnë pran­inë dhe pyet­jen e dësh­mi­tarëve në favor të tyre në të njëj­tat kushte, si dhe dësh­mi­tarët kundër tyre;
  9. f) të kenë asis­tencën pa pagesë të një përk­thye­si, nëse nuk mund të kup­to­jnë apo flasin gjuhën e për­dorur në gjykatë;
  10. g) Të mos dety­ro­hen të dësh­mo­jnë kundër vetës së tyre ose të pra­no­jnë fajin.
  11. Në rastin e per­son­ave të mitur, pro­ce­du­ra do të jetë e tillë që të mar­rë parasysh moshën e tyre dhe dëshirën për nxit­jen e reha­bil­itim­it të tyre.
  12. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre të fajë­suar për një krim, kanë të drejtën që fajësia dhe vendi­mi i tyre të rishiko­het nga një gjykatë më e lartë në paj­tim me ligjin.
  13. Nëse një punë­tor migrant ose një anë­tar i famil­jes së tij ose të saj fajë­so­het me një vendim të for­mës së pre­rë për një vepër penale dhe që më vonë fajësi­mi i tij ose i saj anu­lo­het apo ai ose ajo falet për shkak se një fakt i zbu­lu­ar rish­tas tre­gon në mënyrë bindëse që ka pasur keqad­min­istrim të drejtë­sisë, per­soni që ka vua­j­tur dën­imin si rezul­tat i këtij fajësi­mi, kom­pen­so­het në paj­tim me ligjin, përveç rastit kur provo­het që mostregi­mi i një fak­ti të pan­jo­hur në kohë i atribuo­het pjesër­isht ose plotë­sisht atij per­soni.
  14. Asnjë punë­tor migrant ose anë­tar i famil­jes së tij apo të saj nuk është i detyru­ar të gjyko­het ose dëno­het përsëri për një vepër penale, për të cilën ai ose ajo shpallen faj­torë me vendim të for­mës së pre­rë apo i është dhënë pafa­jësia në paj­tim me ligjin dhe pro­ce­durën penale të shtetit përkatës.

Neni 19

  1. Asnjë punë­tor migrant ose anë­tar i famil­jes së tij ose të saj nuk dëno­het për një vepër penale për shkak të një vepri­mi apo mosvepri­mi që nuk për­bënte vepër penale në bazë të së drejtës së brend­shme dhe ndërkom­bëtare në kohën kur është kry­er vepra penale dhe atij nuk mund t’i cak­to­het një dën­im më i rëndë se ai që ishte i zbat­ueshëm në momentin që është kry­er. Nëse pas kry­er­jes së veprës penale, në ligj futet një dis­poz­itë për cak­timin e një dën­i­mi më të lehtë, ai ose ajo për­fi­ton nga kjo.
  2. Kon­sid­er­atat human­itare mbi sta­tusin e punë­torit migrant, veçanër­isht në lid­hje me të drejtën e tij ose të saj për vendqën­drim ose punë, duhet të mer­ren parasysh në cak­timin e dënim­it për një vepër penale të kry­er nga një punë­tor migrant ose një anë­tar i famil­jes së tij ose të saj.

Neni 20

  1. Asnjë punë­tor migrant ose anë­tar i famil­jes së tij ose të saj nuk bur­goset thjesht për shkak të mospërm­bush­jes së një detyri­mi kon­trak­tu­al.
  2. Asnjë punë­tori migrant apo anë­tari të famil­jes së tij ose të saj nuk i hiqet autor­iz­i­mi i tij ose i saj për vendqën­drim apo leje të punës, apo të dëbo­het thjesht për shkak të mospërm­bush­jes së një detyri­mi që rrjedh nga një kon­tratë pune, përveç rasteve kur përm­bush­ja e këtij detyri­mi për­bën kusht për këtë autor­iz­im ose leje.

Neni 21

Është e paligjshme për këdo, përveç një nëpunësi pub­lik të autor­izuar rreg­ull­isht nga ligji, të kon­fisko­jë, prishë apo të për­piqet të prishë doku­mentet e iden­titetit, doku­mentet e autor­izim­it të hyr­jes apo qën­drim­it, vendqën­drim­it apo ven­dos­jes në ter­ri­torin kom­bë­tar apo lejet e punës. Asnjë kon­fiskim i autor­izuar i këtyre doku­menteve nuk kry­het pa dorëz­imin e një rapor­ti të deta­juar. Nuk lejo­het në asnjë rast prish­ja e pas­aportës ose doku­men­tit të barazvlef­shëm të një punë­tori migrant ose një anë­tari të famil­jes së tij ose të saj.

Neni 22

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre nuk u nën­shtro­hen masave të dëbim­it kolek­tiv. Çdo rast dëbi­mi shqyr­to­het dhe ven­doset indi­vid­u­al­isht.
  2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre mund të dëbo­hen nga ter­ri­tori i një Shteti Palë, vetëm sipas një vendi­mi të mar­rë nga autoriteti kom­pe­tent në paj­tim me ligjin.
  3. Vendi­mi u komu­niko­het atyre në një gjuhë, që ata e kup­to­jnë. Me kërkesën e tyre, nëse nuk është e detyrueshme ndryshe, vendi­mi u komu­niko­het atyre me shkrim dhe nëse nuk ekzis­to­jnë rrethana të veçan­ta që prekin sig­ur­inë kom­bëtare, deklaro­het gjithash­tu edhe arsyeti­mi i vendim­it. Per­son­at e intere­suar infor­mo­hen në lid­hje me këto të drej­ta para ose jo më vonë se në momentin që jepet vendi­mi.
  4. Përveç rastit kur një vendim i for­mës së pre­rë është dhënë nga një organ gjyqë­sor, per­soni i intere­suar ka të drejtën të japë arsyen se pse ai ose ajo nuk duhet të dëbo­het dhe që çësht­ja e tij ose e saj të rishiko­het nga një organ kom­pe­tent, përveç kur arsye detyruese të sig­urisë kom­bëtare e kërko­jnë ndryshe. Në prit­je të këtij rishiki­mi, per­soni përkatës ka të drejtën të kërko­jë pezul­lim­in e vendim­it të dëbim­it.
  5. Nëse një vendim dëbi­mi që është ekzeku­tu­ar anu­lo­het më vonë, per­soni i intere­suar ka të drejtën të kërko­jë kom­pen­sim në paj­tim me ligjin dhe vendi­mi i mëparshëm nuk për­doret për ta ndalu­ar atë për të rihyrë në shtetin përkatës.
  6. Në rastin e dëbim­it, per­soni i intere­suar ka një mundësi të arsyeshme që para ose pas largim­it, të përm­bushë të gjitha pre­tendimet për pagën ose të drej­ta të tjera që i tako­jnë atij ose asaj dhe çdo detyrim të pazgjid­hur.
  7. Pa cen­uar ekzeku­timin e një vendi­mi dëbi­mi, një punë­tor migrant ose anë­tar i famil­jes së tij ose të saj që i nën­shtro­het një vendi­mi të tillë, mund të kërko­jë të hyjë në një shtet të ndryshëm nga shteti i tij ose i saj i origjinës.
  8. Në rastin e dëbim­it të një punë­tori migrant ose të një anë­tari të famil­jes së tij ose të saj, shpen­zimet e dëbim­it mbu­lo­hen prej tij ose saj. Per­son­it të intere­suar mund t’i kërko­het të pagua­jë shpen­zimet e tij ose të saj të udhë­tim­it.
  9. Dëbi­mi nga shteti i punësim­it si i tillë, nuk cenon asnjë të drejtë të punë­torit migrant ose një anë­tari të famil­jes së tij ose të saj, të fitu­ar në paj­tim me ligjin e atij shteti, duke përf­shirë të drejtën për mar­rjen e pagës dhe për­fitimeve të tjera që i tako­jnë atij ose asaj.

Neni 23

Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtë të për­fi­to­jnë mbro­jt­jen dhe asis­tencën e autoriteteve kon­sul­lore dhe diplo­matike të shtetit të tyre të origjinës ose të një shteti që për­faqë­son intere­sat e atij shteti, kur­do­herë që ceno­hen të drej­tat e njo­hu­ra në këtë Kon­ven­të. Veçanër­isht në rastin e dëbim­it, per­soni i intere­suar infor­mo­het në lid­hje me këtë të drejtë pa vonesë dhe autoritetet e shtetit dëbues ndih­mo­jnë në ushtrim­in e kësaj të drejte.

Neni 24

Çdo punë­tor migrant dhe çdo anë­tar i famil­jes së tij ose të saj ka të drejtën e njo­hjes, kur­do­herë, si per­son para ligjit.

Neni 25

  1. Punë­torët migrantë gëzo­jnë tra­j­tim jo më pak të favor­shëm se ai që zba­to­het për shte­t­a­sit e shtetit të punësim­it në lid­hje me shpër­blim­in dhe:
  2. a) kushte të tjera pune, d.m.th. orët e punës sht­esë, orët e punës, pushi­mi javor, pushimet me pagesë, sig­uria, shën­de­ti, për­fundi­mi i mar­rëd­hënies së punësim­it dhe kushte të tjera pune që në bazë të ligjit dhe prak­tikës së brend­shme, mbu­lo­hen nga këto kushte;
  3. b) kushte të tjera punësi­mi, d.m.th. mosha min­i­male e punësim­it, kufiz­i­mi për punën në shtëpi dhe çdo çësht­je tjetër që, në bazë të ligjit dhe prak­tikës së brend­shme, kon­sidero­hen si kushte punësi­mi.
  4. Nuk është e ligjshme që në kon­tratat pri­vate të punësim­it të devi­jo­het nga pari­mi i barazisë së tra­j­tim­it, të për­men­dur në para­grafin 1 të këtij neni.
  5. Shtetet Palë mar­rin masat e duhu­ra për të sig­u­ru­ar që punë­torët migrantë të mos privo­hen nga asnjë e drejtë që rrjedh nga ky parim për shkak të ndon­jë par­reg­ullsie në qën­drim­in apo punësimin e tyre. Veçanër­isht, punë­mar­rësit nuk liro­hen nga asnjë detyrim ligjor apo kon­trak­tu­al dhe as detyrimet e tyre nuk kufi­zo­hen në asnjë mënyrë për shkak të kësaj par­reg­ullsie.

Neni 26

  1. Shtetet Palë njo­hin të drejtën e punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre:
  2. a) Të mar­rin pjesë në mbled­hje dhe aktivitete të bashkimeve pro­fe­sion­ale dhe gjithë shoqatave të tjera në paj­tim me ligjin, me qël­lim mbro­jt­jen e intere­save të tyre ekonomike, shoqërore, kul­tur­ore dhe të tjera, duke iu nën­shtru­ar vetëm rreg­ullave të orga­ni­za­tës përkatëse;
  3. b) Të anë­tarë­so­hen lirisht në çdo bashkim pro­fe­sion­al dhe çdo orga­ni­za­të të sipër­për­men­dur, duke iu nën­shtru­ar vetëm rreg­ullave të orga­ni­za­tës përkatëse;
  4. c) Të kërko­jë ndih­më dhe asis­tencë nga çdo bashkim pro­fe­sion­al dhe çdo orga­ni­za­të e sipër­për­men­dur.
  5. Asnjë kufiz­im nuk mund të ven­doset mbi ushtrim­in e këtyre të drej­tave, të ndryshme nga ato që parashiko­hen me ligj dhe që janë të nevo­jshme në një shoqëri demokratike në interes të sig­urisë kom­bëtare, ren­dit pub­lik (ordre pub­lic) ose mbro­jt­jen e të drej­tave dhe lirive të të tjerëve.

Neni 27

  1. Në lid­hje me sig­urimet shoqërore, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre gëzo­jnë në shtetin e punësim­it të njëjtin tra­j­tim që u jepet shte­tasve, në masën që ata përm­bushin kërke­sat e parashikuara nga legjis­la­cioni i zbat­ueshëm i atij shteti dhe mar­rëvesh­jet dypalëshe dhe shumë­palëshe të zbat­ueshme. Organet kom­pe­tente të shtetit të origjinës dhe të shtetit të punësim­it në çdo kohë mund të mar­rin masat e nevo­jshme për të për­cak­tu­ar modalitetet e zba­tim­it të kësaj norme.
  2. Nëse legjis­la­cioni i zbat­ueshëm nuk u lejon një priv­i­legj punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre, shtetet e intere­suara shqyr­to­jnë mundës­inë e rim­bur­sim­it të per­son­ave të intere­suar të shumës së kon­tributeve të dhë­na prej tyre në lid­hje me atë priv­i­legj, mbi bazën e tra­j­tim­it të dhënë shte­tasve që janë në rrethana të ngjashme.

Neni 28

Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën të për­fi­to­jnë çdo kujdes mjekë­sor që kërko­het urgjen­tisht për rua­jt­jen e jetës së tyre ose shmang­ien e dëmit të pari­parueshëm për shën­detin e tyre, mbi bazën e barazisë së tra­j­tim­it me shte­t­a­sit e shtetit përkatës. Ky kujdes mjekë­sor urgjent nuk u refu­zo­het atyre mbi bazën e ndon­jë par­reg­ullsie në lid­hje me qën­drim­in apo punësimin.

Neni 29

Çdo fëmi­jë i një punë­tori migrant ka të drejtën e emrit, regjistrim­it të lind­jes dhe të një shtetësie.

Neni 30

Çdo fëmi­jë i një punë­tori migrant ka të drejtën bazë të arsimim­it, mbi bazën e barazisë së tra­j­tim­it me shte­t­a­sit e shtetit përkatës. E drej­ta për në insti­tu­cionet eduka­tive parashkol­lore ose shkol­la nuk i refu­zo­het apo kufi­zo­het për shkak të gjend­jes së par­reg­ullt në lid­hje me qën­drim­in ose punësimin të njërit prej prindërve apo për shkak të par­reg­ull­sisë së qën­drim­it të fëmi­jës në shtetin e punësim­it.

Neni 31

  1. Shtetet Palë sig­uro­jnë respekt për iden­titetin kul­tur­or të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre dhe nuk i ndalo­jnë ata në mba­jt­jen e lid­hjeve kul­tur­ore me shtetin e tyre të origjinës.
  2. Shtetet Palë mund të mar­rin masa të për­sh­tat­shme për të asis­tu­ar dhe nxi­tur për­p­jek­jet në këtë aspekt.

Neni 32

Me për­fundimin e qën­drim­it të tyre në shtetin e punësim­it, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e trans­ferim­it të të ard­hu­rave dhe kur­simeve të tyre dhe në paj­tim me legjis­la­cionin e zbat­ueshëm në shtetet përkatës, edhe sendet dhe objek­tet e tyre per­son­ale.

Neni 33

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtë të infor­mo­hen nga shteti i origjinës, shteti i punësim­it dhe shteti i tran­si­tit, sipas rastit, në lid­hje me:
  2. a) të drej­tat e tyre që rrjed­hin nga kjo Kon­ven­të;
  3. b) kushtet e pra­nim­it të tyre, të drej­tat dhe detyrimet e tyre në bazë të ligjit dhe prak­tikës së shtetit përkatës dhe për çësht­je të tjera që i mundë­so­jnë ata të përm­bushin for­malitetet admin­is­tra­tive dhe të tjera në atë shtet.
  4. Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat që ata i men­do­jnë të për­sh­tat­shme për të shpërn­darë infor­ma­cionin ose për të sig­u­ru­ar që ai jepet nga punëd­hënësit, bashkimet pro­fe­sion­ale dhe organe apo insti­tu­cione të tjera përkatëse. Sipas rastit, ata bashkëpuno­jnë me shtete të tjera të intere­suara.
  5. Ky infor­ma­cion i mjaftueshëm u jepet sipas kërkesës punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre falas dhe për sa të jetë e mundur, në një gjuhë që mund ta kup­to­jnë.

Neni 34

Asgjë në këtë pjesë të Kon­ven­tës nuk ka efek­tin e lirim­it të punë­torëve migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre nga detyri­mi për të respek­tu­ar lig­jet dhe rreg­ul­lat e çdo shteti tran­si­ti dhe shteti punësi­mi apo për të përm­bushur detyrimet në lid­hje me respek­timin e iden­titetit kul­tur­or të banorëve të këtyre shteteve.

Neni 35

Asgjë në këtë pjesë të Kon­ven­tës nuk inter­pre­to­het sikur tre­gon rir­reg­ul­lim­in e sit­u­atës së punë­torëve migrantë ose anë­tarëve të famil­jeve të tyre që janë pa doku­mente ose në një sit­u­atë të par­reg­ullt apo një të drejtë për një rir­reg­ul­lim të sit­u­atës së tyre apo sikur cenon masat e synuara për të sig­u­ru­ar kushtet e qën­drueshme dhe të pranueshme për migrim­in ndërkom­bë­tar sipas parashikim­it në pjesën VI të kësaj Kon­vente.

PJESA IV

TË DREJTA TË TJERA TË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE QË JANË ME DOKUMENTE OSE NË NJË SITUATË TË RREGULLT

Neni 36

Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që janë me doku­mente ose në një sit­u­atë të rreg­ullt në shtetin e punësim­it, gëzo­jnë të drej­tat e parashikuara në këtë pjesë të Kon­ven­tës, përveç atyre të parashikuara në pjesën III.

Neni 37

Para largim­it të tyre ose jo më vonë se në kohën e pra­nim­it të tyre në Shtetin e punësim­it, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën të infor­mo­hen plotë­sisht nga shteti i origjinës ose shteti i punësim­it, sipas rastit, për të gjitha kushtet e zbat­ueshme për pra­n­imin e tyre dhe veçanër­isht ato që kanë të bëjnë me qën­drim­in e tyre dhe aktivitetet fitim­prurëse ku ata mund të përf­shi­hen, si dhe të kërke­save që duhet të përm­bushin në shtetin e punësim­it dhe autoritetin të cilit ata duhet t’i drej­to­hen për ndon­jë ndryshim të këtyre kushteve.

Neni 38

  1. Shtetet e punësim­it bëjnë të gjitha për­p­jek­jet për të autor­izuar punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre për t’u larguar përko­hë­sisht, pa pasur ndikim për autor­iz­imin e tyre të qën­drim­it dhe punës, sipas rastit. Për këtë, shtetet e punësim­it mar­rin parasysh nevo­jat dhe detyrimet e veçan­ta të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre, veçanër­isht në shtetin e tyre të origjinës.
  2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtë të infor­mo­hen plotë­sisht në lid­hje me kushtet në të cilat autor­i­zo­hen këto leje të përkohshme.

Neni 39

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e lirisë së lëviz­jes në ter­ri­torin e shtetit të punësim­it dhe lir­inë për të zgjed­hur vend­ba­n­imin e tyre atje.
  2. Të drej­tat e për­men­dura në para­grafin 1 të këtij neni nuk u nën­shtro­hen asnjë kufiz­i­mi, përveç atyre të parashikuara me ligj, që janë të nevo­jshme për të mbro­j­tur sig­ur­inë kom­bëtare, rendin pub­lik (ordre pub­lic), shën­detin dhe moralin pub­lik ose të drej­tat dhe lir­itë e të tjerëve dhe që janë të paj­tim me të drej­tat e tjera që nji­hen nga kjo Kon­ven­të.

Neni 40

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën të for­mo­jnë shoqa­ta dhe bashkime pro­fe­sion­ale në shtetin e punësim­it për nxit­jen dhe mbro­jt­jen e intere­save të tyre ekonomike, shoqërore, kul­tur­ore dhe të tjera.
  2. Asnjë kufiz­im nuk mund të ven­doset në ushtrim­in e kësaj të drejte, përveç atyre të parashikuara me ligj dhe që janë të nevo­jshme në një shoqëri demokratike në interes të sig­urisë kom­bëtare, ren­dit pub­lik (ordre pub­lic) ose mbro­jt­jes së të drej­tave dhe lirive të të tjerëve.

Neni 41

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtë të mar­rin pjesë në çësht­jet pub­like të shtetit të tyre të origjinës dhe të voto­jnë dhe të zgjid­hen në zgjed­hjet e atij Shteti, në paj­tim me legjis­la­cionin e tij.
  2. Shtetet përkatëse, sipas rastit dhe në paj­tim me legjis­la­cionin e tyre, lehtë­so­jnë ushtrim­in e këtyre të drej­tave.

Neni 42

  1. Shtetet Palë shqyr­to­jnë ngrit­jen e pro­ce­du­rave dhe insti­tu­cion­eve, nëpër­m­jet të cilave si në shtetin e origjinës, ash­tu edhe në shtetin e punësim­it, mer­ren parasysh nevo­jat e veçan­ta, aspi­ratat dhe detyrimet e punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre dhe parashiko­jnë, sipas rastit, mundës­inë për punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre të kenë për­faqë­sue­sit e zgjed­hur lirisht në këto insti­tu­cione.
  2. Shtetet e punësim­it lehtë­so­jnë, në paj­tim me legjis­la­cionin e tyre të brend­shëm, kon­sul­timin ose pjesë­mar­rjen e punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre në vendimet në lid­hje me jetën dhe admin­istrim­in e komu­niteteve lokale.
  3. Punë­torët migrantë mund të gëzo­jnë të drej­ta poli­tike në shtetin e punësim­it nëse ky shtet, në ushtrim të sovran­itetit të tij, ua jep këto të drej­ta.

Neni 43

  1. Punë­torët migrantë gëzo­jnë barazi në tra­j­tim me shte­t­a­sit e shtetit të punësim­it në lid­hje me:
  2. a) të drejtën për në insti­tu­cionet dhe shër­bimet arsi­more që u nën­shtro­hen kërke­save të pra­nim­it dhe rreg­ullave të tjera të insti­tu­cion­eve dhe shër­bimeve përkatëse;
  3. b) të drejtën për udhëz­im pro­fe­sion­al dhe shër­bimet e ven­dos­jes;
  4. c) të drejtën për tra­jn­imin pro­fe­sion­al dhe mjetet dhe insti­tu­cionet e tra­jnim­it;
  5. d) të drejtën për stre­him, duke përf­shirë ske­mat e stre­him­it social dhe mbro­jt­jen nga shfry­tëz­i­mi në lid­hje me qiranë;
  6. e) të drejtën për shër­bimet sociale dhe shën­de­të­sore, me kusht që të përm­bushen kërke­sat për pjesë­mar­rje në ske­mat përkatëse;
  7. f) të drejtën për koop­er­a­ti­va dhe ndër­mar­rje me vetë­me­nax­him, që nuk për­bën ndon­jë ndryshim në sta­tusin e tyre të migrim­it dhe që i nën­shtro­het rreg­ullave dhe rreg­ul­loreve të organ­eve përkatëse;
  8. g) të drejtën dhe pjesë­mar­rjen në jetën kul­tur­ore.
  9. Shtetet Palë për­mirë­so­jnë kushtet për të sig­u­ru­ar baraz­inë efek­tive të tra­j­tim­it, për t’u mundë­suar punë­torëve migrantë gëz­imin e të drej­tave të për­men­dura në para­grafin 1 të këtij neni, kur­do­herë që kushtet e qën­drim­it të tyre, sipas autor­izim­it të shtetit të punësim­it, përm­bushin kërke­sat e për­sh­tat­shme.
  10. Shtetet e punësim­it nuk ndalo­jnë një punëd­hënës të punë­torëve migrantë që kri­jon mundësi stre­hi­mi, sociale dhe kul­tur­ore për ta. Në paj­tim me nenin 70 të kësaj Kon­vente, shteti i punësim­it mund t’ia nën­shtro­jë mundësimin e këtyre mjeteve, kërke­save në lid­hje me instalimet që zba­to­hen gjerë­sisht në atë shtet.

Neni 44

  1. Shtetet Palë, duke njo­hur që famil­ja është njësia e bashkë­sisë naty­rore dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtë të mbro­het nga shoqëria dhe shteti, mar­rin masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e unitetit të famil­jes së punë­torëve migrantë.
  2. Shtetet Palë mar­rin masat që i men­do­jnë të për­sh­tat­shme dhe që futen në kom­pe­tencën e tyre, për të lehtë­suar rib­ashkimin e punë­torëve migrantë me bashkëshort­ët e tyre ose per­son­at që kanë një mar­rëd­hënie të tillë më punë­torin migrant që, në paj­tim me ligjin e zbat­ueshëm, sjellin efek­te të njëj­ta me martesën, si dhe me fëmi­jët e tyre të mitur të varur dhe të pamar­tu­ar.
  3. Shtetet e punësim­it, për arsye human­itare, kon­sidero­jnë me zemërgjerësi dhënien e tra­j­tim­it të barabartë, sipas parashikim­it të para­grafit 2 të këtij neni, anë­tarëve të tjerë të famil­jeve të punë­torëve migrantë.

Neni 45

  1. Anë­tarët e famil­jeve të punë­torëve migrantë gëzo­jnë në shtetin e punësim­it barazi në tra­j­tim me shte­t­a­sit e atij shteti, në lid­hje me:
  2. a) të drejtën për në insti­tu­cione dhe shër­bime arsi­more, në paj­tim me kërke­sat për pran­im dhe rreg­ul­la të tjera të insti­tu­cion­eve dhe shër­bimeve përkatëse;
  3. b) të drejtën për udhëz­im pro­fe­sion­al dhe shër­bimet e insti­tu­cion­eve të tra­jnim­it, me kusht që të përm­bushen kushtet për pjesë­mar­rje;
  4. c) të drejtën për shër­bimet shoqërore dhe shën­de­të­sore, me kusht që të përm­bushen kërke­sat për pjesë­mar­rje në ske­mat përkatëse;
  5. d) të drejtën dhe pjesë­mar­rjen në jetën kul­tur­ore.
  6. Shtetet e punësim­it ndjekin një poli­tikë, sipas rastit, në bashkëpunim më Shtetet e origjinës, që syn­on lehtësimin e inte­grim­it të fëmi­jëve të punë­torëve migrantë në sis­temin shkol­lor lokal, veçanër­isht në lid­hje me mësimin atyre të gjuhës ven­dase.
  7. Shtetet e punësim­it për­piqen të lehtë­so­jnë për fëmi­jët e punë­torëve migrantë mësimin prej tyre të gjuhës dhe kul­turës amtare dhe në këtë aspekt, shtetet e origjinës bashkëpuno­jnë sipas rastit.
  8. Shtetet e punësim­it mund të sig­uro­jnë ske­ma të veçan­ta të arsimim­it në gjuhën amtare të fëmi­jëve të punë­torëve migrantë, nëse është e nevo­jshme në shtetet e origjinës.

Neni 46

Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre, në paj­tim me legjis­la­cionin e zbat­ueshëm të shteteve përkatëse, si dhe të mar­rëvesh­jeve përkatëse ndërkom­bëtare dhe detyrimeve të shteteve të intere­suara që rrjed­hin nga pjesë­mar­r­ja e tyre në bashkime doganore, gëzo­jnë për­jash­tim nga tak­sat e import eksportit dhe tak­sat në lid­hje me sendet e tyre per­son­ale dhe shtëpi­ake, si dhe pajis­jet e nevo­jshme për t’u përf­shirë në aktivitetin fitim­prurës për të cilën ata janë pran­uar në shtetin e punësim­it:

  1. a) me largimin nga shteti i origjinës ose nga shteti i vendqën­drim­it fiks;
  2. b) me pra­n­imin fillestar në shtetin e punësim­it;
  3. c) me largimin për­fundim­tar nga shteti i punësim­it;
  4. d) me kthimin për­fundim­tar në shtetin e origjinës ose shtetin e vendqën­drim­it fiks.

Neni 47

  1. Punë­torët migrantë kanë të drejtën e trans­ferim­it të të ard­hu­rave dhe kur­simeve të tyre, veçanër­isht të atyre fondeve që janë të nevo­jshme për mbështet­jen e famil­jeve të tyre, nga shteti i punësim­it në shtetin e tyre të origjinës ose çdo shtet tjetër. Këto trans­fer­ta bëhen në paj­tim me pro­ce­du­rat e cak­tu­ara nga legjis­la­cioni i zbat­ueshëm i shtetit përkatës dhe në paj­tim me mar­rëvesh­jet e zbat­ueshme ndërkom­bëtare.
  2. Shtetet e intere­suara mar­rin masat e për­sh­tat­shme për të lehtë­suar këto trans­fer­ta.

Neni 48

  1. Pa cen­uar mar­rëvesh­jet e zbat­ueshme të tak­sim­it të dyfishtë, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre, në çësht­jet e të ard­hu­rave në shtetin e punësim­it:
  2. a) nuk dety­ro­hen për tak­sa, tar­i­fa apo page­sa të çdo llo­ji, më të lar­ta apo më të rën­da se ato që u cak­to­hen shte­tasve në rrethana të ngjashme;
  3. b) kanë të drejtë për zbrit­je ose për­jash­time nga tak­sat e çdo llo­ji dhe për çdo për­fitim nga tak­sat që zba­to­hen për shte­t­a­sit në rrethana të ngjashme, duke përf­shirë për­fitimet nga tak­sat për anë­tarët e varur të famil­jeve të tyre.
  4. Shtetet Palë për­piqen të mira­to­jnë masa të për­sh­tat­shme për të shman­gur tak­simin e dyfishtë të të ard­hu­rave dhe kur­simeve të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre.

Neni 49

  1. Nëse autor­iz­ime të veçan­ta për të qën­dru­ar apo për t’u angazhuar në punësim kërko­hen nga legjis­la­cioni i brend­shëm, shtetet e punësim­it u japin punë­torëve migrantë autor­iz­im për qën­drim për të pak­tën një peri­ud­hë kohore sa autor­iz­i­mi i tyre për t’u angazhuar në një aktivitet fitim­prurës.
  2. Punë­torët migrantë që në shtetin e punësim­it lejo­hen të zgjed­hin lirisht aktivitetin e tyre fitim­prurës, nuk kon­sidero­hen të jenë në një sit­u­atë të par­reg­ullt dhe nuk e humbin autor­iz­imin e qën­drim­it para fak­tit të për­fundim­it të aktivitetit të tyre fitim­prurës, para skadim­it të lejes së tyre të punës apo autor­iz­imeve të ngjashme.
  3. Me qël­lim që punë­torët migrantë të për­men­dur në para­grafin 2 të këtij neni, të lejo­hen të kenë kohë të mjaftueshme për të gje­tur aktivitete alter­na­tive fitim­prurëse, autor­iz­i­mi i qën­drim­it nuk tërhiqet të pak­tën për një peri­ud­hë që për­pu­thet me atë gjatë së cilës ata mund të kenë të drejtën e për­fitim­it të papunë­sisë.

Neni 50

  1. Në rastin e vdek­jes së një punë­tori migrant apo prish­jes së martesës, shteti i punësim­it kon­sideron me zemërgjerësi dhënien anë­tarëve të famil­jes së atij punë­tori migrant që ka qën­dru­ar në atë shtet mbi bazën e rib­ashkim­it famil­jar, të një autor­iz­i­mi për qën­drim; shteti i punësim­it merr parasysh kohëzg­jat­jen e qën­drim­it të tyre në atë shtet.
  2. Anë­tarët e famil­jes të cilëve nuk u jepet ky autor­iz­im, u mundë­so­het para largim­it një peri­ud­hë e arsyeshme kohore, me qël­lim që të zgjid­hin prob­lemet në shtetin e punësim­it.
  3. Dis­poz­i­tat e para­grafëve 1 dhe 2 të këtij neni nuk mund të inter­pre­to­hen sikur ndiko­jnë neg­a­tivisht në ndon­jë të drejtë qën­dri­mi apo pune që u është dhënë këtyre anë­tarëve të famil­jes nga legjis­la­cioni i shtetit të punësim­it nga mar­rëvesh­jet dypalëshe ose shumë­palëshe, të cilat zba­to­hen në atë shtet.

Neni 51

Punë­torët migrantë që në shtetin e punësim­it nuk lejo­hen të zgjed­hin lirisht aktivitetin e tyre fitim­prurës, nuk kon­sidero­hen sikur janë në një sit­u­atë të par­reg­ullt dhe nuk e humbin autor­iz­imin e tyre të vendqën­drim­it nga thjesht fak­ti i për­fundim­it të aktivitetit fitim­prurës para skadim­it të lejes së tyre të punës, përveç kur autor­iz­i­mi i vendqën­drim­it varet shpre­himisht nga një aktivitet speci­fik fitim­prurës për të cilin ata janë pran­uar. Këta punë­torë migrantë kanë të drejtën të kërko­jnë punësim alter­na­tiv, pjesë­mar­rje në ske­mat e punëve pub­like dhe tra­jn­im gjatë peri­ud­hës së mbe­tur të autor­izim­it të tyre për punë, në paj­tim me kushtet dhe kufizimet që për­cak­to­hen në autor­iz­imin për punë.

Neni 52

  1. Punë­torët migrantë në shtetin e punësim­it kanë të drejtë të zgjed­hin lirisht aktivitetin e tyre të punësim­it, në paj­tim me kushtet dhe kufizimet e mëposhtme.
  2. Për çdo punë­tor migrant shteti i punësim­it mund:
  3. a) të kufi­zo­jë të drejtën për kat­e­gori të ndryshme të punësim­it, funk­sion­eve, shër­bimeve ose aktiviteteve nëse kjo është e nevo­jshme në interes të shtetit dhe parashiko­het nga legjis­la­cioni i brend­shëm;
  4. b) të kufi­zo­jë zgjed­hjen e lirë të aktivitetit fitim­prurës në paj­tim me legjis­la­cionin e tij, në lid­hje me njo­hjen e kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale të përf­tu­ara jashtë ter­ri­torit të tij. Megjithatë, Shtetet Palë të intere­suara për­piqen për të parashikuar njo­hjen e këtyre kual­i­fikimeve.
  5. Për punë­torët migrantë, leja e të cilëve për të punuar është e kufizuar në kohë, shteti i punësim­it gjithash­tu:
  6. a) mund të kushtë­zo­jë të drejtën për të zgjed­hur lirisht aktivitetin e tyre fitim­prurës që punë­tori migrant të ketë pasur vendqën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e tij për qël­lim­in e aktivitetit fitim­prurës për një peri­ud­hë kohe të parashikuar në legjis­la­cionin e brend­shëm, e cila nuk duhet të kalo­je dy vjet;
  7. b) mund të kufi­zo­jë të drejtën e punë­torit migrant për aktivitetin fitim­prurës në paj­tim me një poli­tikë të dhënies pri­or­itet shte­tasve të vet ose per­son­ave që janë përqa­sur tek ta për këtë qël­lim, me anë të legjis­la­cionit ose mar­rëvesh­jeve dypalëshe apo shumë­palëshe. Çdo kufiz­im i tillë pushon së zbat­u­ari për një punë­tor migrant që ka qën­dru­ar ligjër­isht në ter­ri­torin e tij për qël­lim­in e aktivitetit fitim­prurës, për një peri­ud­hë kohe të parashikuar në legjis­la­cionin e tij të brend­shëm, e cila nuk duhet të kalo­jë pesë vjet.
  8. Shtetet e punësim­it për­cak­to­jnë kushtet në të cilat një punë­tor migrant që është pran­uar për t’u punë­suar, mund të autor­i­zo­het të angazho­het në punë për llog­a­ri të vet. Mer­ret parasysh peri­ud­ha e kohës gjatë së cilës punë­tori ka qën­dru­ar ligjër­isht në shtetin e punësim­it.

Neni 53

  1. Anë­tarët e një famil­je­je të një punë­tori migrant që kanë vetë një autor­iz­im qën­dri­mi ose pra­n­i­mi, që është pa afat kohor apo është automatik­isht i rinovueshëm, lejo­hen të zgjed­hin lirisht aktivitetin e tyre fitim­prurës në të njëj­tat kushte që zba­to­hen për këtë punë­tor migrant në paj­tim me nenin 52 të kësaj Kon­vente.
  2. Në lid­hje me anë­tarët e një famil­je­je të një punë­tori migrant që nuk lejo­hen të zgjed­hin lirisht aktivitetin e tyre të punësim­it, Shtetet Palë kon­sidero­jnë me zemërgjerësi dhënien pri­or­itet atyre në mar­rjen e lejes për t’u angazhuar në një aktivitet fitim­prurës kun­drejt punë­torëve të tjerë që kërko­jnë për t’u pran­uar në shtetin e punësim­it, në paj­tim me mar­rëvesh­jet dypalëshe dhe shumë­palëshe të zbat­ueshme.

Neni 54

  1. Pa cen­uar kushtet e autor­izim­it të tyre për qën­drim ose lejen e tyre për punë dhe të drej­tat e parashikuara në nenet 25 dhe 27 të kësaj Kon­vente, punë­torët migrantë gëzo­jnë barazi në tra­j­tim me shte­t­a­sit e shtetit të punësim­it në lid­hje me:
  2. a) mbro­jt­jen ndaj pushim­it nga puna;
  3. b) për­fitimet e papunë­sisë;
  4. c) të drejtën për në ske­mat pub­like të punës që syn­o­jnë të lufto­jnë papunës­inë;
  5. d) të drejtën për punësim alter­na­tiv në rastin e hum­b­jes së punës apo për­fundim­it të një aktiviteti tjetër fitim­prurës, në paj­tim me nenin 52 të kësaj Kon­vente.
  6. Nëse një punë­tor migrant pre­tendon që kushtet e kon­tratës së tij të punës janë shkelur nga punëd­hënësi i tij ose i saj, ai ose ajo do të ketë të drejtën t’ua paraqesë çësht­jen e tij ose të saj autoriteteve kom­pe­tente të shtetit të punësim­it, në kushtet e parashikuara në nenin 18 para­grafi 1 të kësaj Kon­vente.

Neni 55

Punë­torët migrantë që kanë mar­rë leje për t’u përf­shirë në një aktivitet fitim­prurës, në paj­tim me kushtet që shoqëro­jnë këtë leje, kanë të drejtën e barazisë në tra­j­tim me shte­t­a­sit e shtetit të punësim­it në ushtrim­in e atij aktiviteti fitim­prurës.

Neni 56

  1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre të për­men­dur në këtë pjesë të Kon­ven­tës, nuk mund të dëbo­hen nga shteti i punësim­it, përveçse për arsyet e parashikuara në legjis­la­cionin ven­das të atij shteti dhe në paj­tim me garancitë e parashikuara në pjesën III.
  2. Dëbi­mi nuk kry­het me qël­lim­in e privim­it të një punë­tori migrant apo anë­tari të famil­jes së tij apo të saj nga të drej­tat që rrjed­hin nga autor­iz­i­mi i qën­drim­it dhe leja e punës.
  3. Gjatë shqyr­tim­it nëse duhet dëbuar një punë­tor migrant ose një anë­tar i famil­jes së tij ose të saj, duhet të mer­ren parasysh kon­sid­er­atat human­itare dhe kohëzg­jat­ja e qën­drim­it të per­son­it të intere­suar në shtetin e punësim­it.

PJESA V

DISPOZITAT E ZBATUESHME PËR KATEGORI TË VEÇANTA TË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE

Neni 57

Kat­e­goritë e veçan­ta të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre, të për­cak­tu­ara në këtë pjesë të Kon­ven­tës, që janë të pajisur me doku­mente dhe që ndod­hen në një sit­u­atë të rreg­ullt, gëzo­jnë të drej­tat e parashikuara në pjesën III dhe, nëse nuk mod­i­fiko­hen më poshtë, të drej­tat e parashikuara në pjesën IV.

Neni 58

  1. Punë­torët kufi­tarë, sipas përku­fizim­it të nen­it 2 para­grafi 2 (a) të kësaj Kon­vente, gëzo­jnë të drej­tat e parashikuara në pjesën IV, të cilat mund të ushtro­hen prej tyre për shkak të pranisë dhe punës së tyre në ter­ri­torin e shtetit të punësim­it, duke mar­rë parasysh që ata nuk e kanë vendqën­drim­in fiks në atë shtet.
  2. Shtetet e punësim­it shqyr­to­jnë me zemërgjerësi dhënien për punë­torët kufi­tarë të së drejtës për të zgjed­hur lirisht aktivitetin e tyre fitim­prurës pas një peri­ud­he të për­cak­tu­ar kohe. Dhë­nia e kësaj të drejte nuk cenon sta­tusin e tyre si punë­torë kufi­tarë.

Neni 59

  1. Punë­torët sezon­alë, sipas përku­fizim­it të nen­it 2 para­grafi 2 (b) të kësaj Kon­vente, gëzo­jnë të drej­tat e parashikuara në pjesën IV që mund të ushtro­hen prej tyre për shkak të pranisë dhe punës së tyre në ter­ri­torin e shtetit të punësim­it dhe që janë në paj­tim me sta­tusin e tyre në atë shtet si punë­torë sezon­alë, duke mar­rë parasysh fak­tin që ata janë të pran­ishëm në atë shtet për vetëm një pjesë të vitit.
  2. Shteti i punësim­it, në paj­tim me para­grafin 1 të këtij neni, shqyr­to­jnë dhënien për punë­torët sezon­alë që kanë qenë punë­suar në ter­ri­torin e tij për një peri­ud­hë kohe të kon­siderueshme, të mundë­sisë së fil­lim­it të aktiviteteve të tjera fitim­prurëse dhe pri­or­i­tizim­it të tyre kun­drejt punë­torëve të tjerë që kërko­jnë të pra­nohen në atë shtet, në paj­tim me mar­rëvesh­jet e zbat­ueshme dypalëshe dhe shumë­palëshe.

Neni 60

Punë­torët shëtitës, sipas përku­fizim­it në nen­it 2 para­grafi 2 (e) të kësaj Kon­vente, gëzo­jnë të drej­tat e parashikuara në pjesën IV, të cilat mund t’u jepet atyre për shkak të pranisë dhe punës së tyre në ter­ri­torin e shtetit të punësim­it dhe që janë në paj­tim me sta­tusin e tyre si punë­torë shëtitës në atë shtet.

Neni 61

  1. Punë­torët e pro­jek­teve, sipas përku­fizim­it të nen­it 2 para­grafi 2 (f) të kësaj Kon­vente, dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre gëzo­jnë të drej­tat e parashikuara në pjesën IV, përveç dis­poz­i­tave të nen­it 43 para­grafi 1 (b) dhe ©, nen­it 43 para­grafi 1 (d), pasi kjo ka të bëjë më ske­mat e stre­him­it social, nen­it 45 para­grafi 1 (b), dhe nen­eve 52 deri 55.
  2. Nëse një punë­tor pro­jek­ti pre­tendon që kushtet e kon­tratës së tij të punësim­it janë shkelur nga punëd­hënësi i tij ose i saj, ai ose ajo ka të drejtën t’ua paraqesë çësht­jet e tij ose të saj autoriteteve kom­pe­tente të shtetit që ka juridik­sion mbi atë punëd­hënës, në kushtet e parashikuara në nenin 18 para­grafi 1 të kësaj Kon­vente.
  3. Në paj­tim me mar­rëvesh­jet dypalëshe ose shumë­palëshe në fuqi për ta, Shtetet Palë të intere­suara për­piqen t’u mundë­so­jnë punë­torëve të pro­jek­teve të mbeten të mbro­j­tur në mënyrë të për­sh­tat­shme nga sis­temet e sig­u­ra­cion­eve të shteteve të tyre të origjinës apo të qën­drim­it të tyre fiks gjatë angazhim­it të tyre në pro­jekt. Shtetet Palë të intere­suara mar­rin masat e për­sh­tat­shme, me qël­lim shmang­ien e mohim­it të të drej­tave apo dyfishim­it të page­save në këtë kon­tekst.
  4. Pa cen­uar dis­poz­i­tat e nen­it 47 të kësaj Kon­vente dhe mar­rëvesh­jet përkatëse dypalëshe dhe shumë­palëshe, Shtetet Palë të intere­suara lejo­jnë pagesën e të ard­hu­rave të punë­torëve të pro­jek­teve në shtetin e tyre të origjinës apo të vend­ba­nim­it të tyre fiks.

Neni 62

  1. Punë­torët me punësim të speci­fikuar sipas përku­fizim­it të nen­it 2 para­grafi 2 (g) të kësaj Kon­vente, gëzo­jnë të drej­tat e parashikuara në pjesën IV, përveç dis­poz­i­tave të nen­it 43, para­grafi 1 (b) dhe ©, nen­it 43 para­grafi 1 (d), pasi ky ka të bëjë me ske­mat e stre­him­it social, nen­it 52 dhe nen­it 54 para­grafi 1 (d).
  2. Anë­tarët e famil­jeve të punë­torëve me punësim të speci­fikuar gëzo­jnë të drej­tat që kanë të bëjnë me anë­tarët e famil­jeve të punë­torëve migrantë, të parashikuara në pjesën IV të kësaj Kon­vente, përveç dis­poz­i­tave të nen­it 53.

Neni 63

  1. Punë­torët e vetëpunë­suar, sipas përku­fizim­it të nen­it 2 para­grafi 2 (h) të kësaj Kon­vente, gëzo­jnë të drej­tat e parashikuara në pjesën IV, përveç atyre të drej­tave që janë ekskluzivisht të zbat­ueshme për punë­torët që kanë një kon­tratë punësi­mi.
  2. Pa cen­uar nenet 52 dhe 79 të kësaj Kon­vente, pushi­mi i aktivitetit ekonomik të punë­torëve të vetëpunë­suar nuk do të thotë në vetvete tërhe­q­je e autor­izim­it për ta apo për anë­tarët e famil­jeve të tyre për të qën­dru­ar apo për t’u angazhuar në një aktivitet fitim­prurës në shtetin e punësim­it, përveç rastit kur autor­iz­i­mi i qën­drim­it varet shpre­himisht nga aktiviteti i veçan­të fitim­prurës për të cilin ata janë pran­uar.

PJESA VI

NXITJA E KUSHTEVE TË QËNDRUESHME, TË PËRSHTATSHME, HUMANE DHE TË LIGJSHME NË LIDHJE ME MIGRIMIN NDËRKOMBËTAR TË PUNËTORËVE DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE

Neni 64

  1. Pa cen­uar nenin 79 të kësaj Kon­vente, Shtetet Palë të intere­suara, sipas rastit, kon­sul­to­hen dhe bashkëpuno­jnë me qël­lim nxit­jen e kushteve të qën­drueshme, të për­sh­tat­shme dhe humane në lid­hje me migrim­in ndërkom­bë­tar të punë­torëve dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre.
  2. Në këtë aspekt, rëndësi do t’i kush­to­het jo vetëm nevo­jave dhe burimeve, por edhe nevo­jave shoqërore, ekonomike, kul­tur­ore dhe të tjera të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre të përf­shirë, si dhe paso­jave të këtij migri­mi për komu­nitetet përkatëse.

Neni 65

  1. Shtetet Palë admin­istro­jnë shër­bime të për­sh­tat­shme për të tra­j­tu­ar çësht­jet në lid­hje me migrim­in ndërkom­bë­tar të punë­torëve dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre. Funk­sioni i tyre, ndër të tjera, përf­shin:
  2. a) for­mulim­in dhe zba­timin e poli­tikave në lid­hje me këtë migrim;
  3. b) një shkëm­bim infor­ma­cioni, kon­sul­ti­mi dhe bashkëpuni­mi me autoritetet kom­pe­tente të Shteteve të tjera Palë të përf­shi­ra në këtë migrim;
  4. c) dhënien e infor­ma­cionit të për­sh­tat­shëm, veçanër­isht për punëd­hënësit, punë­torët dhe orga­ni­zatat e tyre në lid­hje me poli­tikat, lig­jet dhe rreg­ul­loret mbi migrim­in dhe punësimin, mbi mar­rëvesh­jet e lid­hu­ra me shtetet e tjera në lid­hje me migrim­in dhe çësht­jet e tjera përkatëse;
  5. d) dhënien e infor­ma­cionit dhe asis­tencës së për­sh­tat­shme për punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre në lid­hje me autor­izimet, for­malitetet dhe masat e nevo­jshme për largimin, udhë­timin, mbër­rit­jen, qën­drim­in, aktivitetet fitim­prurëse, dal­jen, kthimin, si dhe mbi kushtet e punës dhe jetesës në shtetin e punësim­it dhe mbi doganat, val­utën, tak­sat dhe lig­jet ose rreg­ul­loret e tjera përkatëse.
  6. Shtetet Palë lehtë­so­jnë, sipas rastit, dhënien e shër­bimeve të për­sh­tat­shme kon­sul­lore dhe të tjera që janë të nevo­jshme për të përm­bushur nevo­jat shoqërore, kul­tur­ore dhe të tjera të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre.

Neni 66

  1. Në paj­tim me para­grafin 2 të këtij neni, e drej­ta për të ndër­mar­rë veprime me qël­lim që të rekru­to­hen punë­torët për punësim në një shtet tjetër, kufi­zo­het në:
  2. a) shër­bimet ose organet pub­like të shtetit në të cilin kry­hen këto veprime;
  3. b) shër­bimet ose organet pub­like të shtetit të punësim­it, mbi bazën e mar­rëvesh­jes ndër­m­jet shteteve të intere­suara;
  4. c) një organ i ngrit­ur në bazë të një mar­rëvesh­je­je ndërkom­bëtare.
  5. Në paj­tim me një autor­iz­im, mira­tim apo mbikëqyr­je nga organet pub­like të Shteteve Palë të intere­suara sipas parashikim­it, në paj­tim me legjis­la­cionin dhe prak­tikën e atyre shteteve, agjencitë, punëd­hënësit e mund­shëm dhe per­son­at që vepro­jnë në emër të tyre, mund të lejo­hen të ndër­mar­rin këto veprime.

Neni 67

  1. Shtetet Palë të intere­suara bashkëpuno­jnë, sipas rastit, për mira­timin e masave në lid­hje me kthimin e rreg­ullt të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre në shtetin e origjinës, nëse ata ven­dosin të kthe­hen ose autor­iz­i­mi i vendqën­drim­it ose punësim­it të tyre skadon ose nëse ndod­hen në shtetin e punësim­it në një sit­u­atë të par­reg­ullt.
  2. Në lid­hje me punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre në një sit­u­atë të rreg­ullt, Shtetet Palë të intere­suara bashkëpuno­jnë, sipas rastit, sipas kushteve të rëna dako­rd nga ato shtete, me qël­lim nxit­jen e kushteve të për­sh­tat­shme ekonomike për riven­dos­jen e tyre dhe për të lehtë­suar riin­te­grim­in e qën­drueshëm shoqëror dhe kul­tur­or të tyre në shtetin e origjinës.

Neni 68

  1. Shtetet Palë, duke përf­shirë shtetet e tran­si­tit, bashkëpuno­jnë me qël­lim paran­dal­im­in dhe eli­m­in­imin e lëviz­jeve dhe punësim­it të paligjshëm dhe klan­des­tin të punë­torëve migrantë në një sit­u­atë të par­reg­ullt. Masat që duhen mar­rë për këtë qël­lim bren­da juridik­sion­it të secilit Shtet përkatës, përf­shi­jnë:
  2. a) masat e për­sh­tat­shme kundër shpërn­dar­jes së infor­ma­cionit diz­in­for­mues në lid­hje me emi­grim­in dhe imi­grim­in;
  3. b) masat për të zbu­lu­ar dhe zhdukur lëviz­jet e paligjshme dhe klan­des­tine të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre dhe për të vënë ato sank­sione të efek­t­shme mbi per­son­at, gru­pet ose sub­jek­tet që orga­ni­zo­jnë, oper­o­jnë ose asis­to­jnë në orga­niz­imin dhe oper­im­in e këtyre lëviz­jeve;
  4. c) masat për të vënë sank­sione të efek­t­shme mbi per­son­at, gru­pet apo sub­jek­tet që për­dorin dhunën, kër­cën­imin ose frikësimin kundër punë­torëve migrantë apo anë­tarëve të famil­jeve të tyre në një sit­u­atë të par­reg­ullt.
  5. Shtetet e punësim­it mar­rin të gjitha masat e për­sh­tat­shme dhe të efek­t­shme për të elimin­uar punësimin në ter­ri­torin e tyre të punë­torëve migrantë në një sit­u­atë të par­reg­ullt, duke përf­shirë, sipas rastit, sank­sionet mbi punëd­hënësit e këtyre punë­torëve. Të drej­tat e punë­torëve migrantë kun­drejt punëd­hënësit të tyre që rrjed­hin nga punësi­mi, nuk ceno­hen nga këto masa.

Neni 69

  1. Shtetet Palë, nëse në ter­ri­torin e tyre ka punë­torë migrantë dhe anë­tarë të famil­jeve të tyre në një gjend­je të par­reg­ullt, mar­rin masa të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar që një sit­u­atë e tillë të mos vazh­do­jë.
  2. Kur­do­herë që Shtetet Palë të intere­suara shqyr­to­jnë mundës­inë e rreg­ul­lim­it të sit­u­atës së këtyre per­son­ave në paj­tim me legjis­la­cionin e brend­shëm të zbat­ueshëm dhe mar­rëvesh­jet dypalëshe dhe shumë­palëshe, u kush­to­het rëndësia e duhur rrethanave të hyr­jes, kohëzg­jat­jes së qën­drim­it të tyre në shtetet e punësim­it dhe kon­sid­er­a­ta të tjera përkatëse, veçanër­isht ato që kanë të bëjnë me gjend­jen e tyre famil­jare.

Neni 70

Shtetet Palë mar­rin masa jo më pak të favor­shme se ato të zbat­u­ara për shte­t­a­sit, për të sig­u­ru­ar që kushtet e punës dhe të jetesës të punë­torëve migrantë dhe të anë­tarëve të famil­jeve të tyre në një sit­u­atë të rreg­ullt, të jenë në për­puth­je me stan­dard­et në lid­hje me për­sh­tat­shmërinë, sig­ur­inë, shën­detin dhe parimet e din­jitetit njerë­zor.

Neni 71

  1. Shtetet Palë lehtë­so­jnë, sipas rastit, rik­thimin në shtetin e origjinës të tru­pave të punë­torëve migrantë të vdekur dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre.
  2. Për sa i për­ket çësht­jeve të kom­pen­sim­it në lid­hje me vdek­jen e një punë­tori migrant ose një anë­tari të famil­jes së tij ose të saj, Shtetet Palë, sipas rastit, japin ndih­më për per­son­at e prekur, me qël­lim zgjid­hjen e men­jëher­shme të këtyre çësht­jeve. Zgjid­h­ja e këtyre çësht­jeve kry­het mbi bazën e ligjit të brend­shëm të zbat­ueshëm, në paj­tim më dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente dhe çdo mar­rëvesh­je dypalëshe ose shumë­palëshe.

PJESA VII

ZBATIMI I KONVENTËS

Neni 72

  1. a) Me qël­lim rishikimin e zba­tim­it të kësaj Kon­vente, ngri­het një Komitet për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Gjithë Punë­torëve Migrantë dhe Anë­tarëve të Famil­jeve të Tyre (këtu e tut­je refer­u­ar si “Komiteti”);
  2. b) Komiteti, në momentin e hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente, për­bëhet nga dhjetë dhe pas hyr­jes në fuqi të Kon­ven­tës për Shtetin Palë të dyzeten­jëtë, nga katërm­bëd­hjetë ekspertë me qën­drim të pastër moral, paanësi dhe të njo­hur për kom­pe­tencën e tyre në fushën e mbu­lu­ar nga Kon­ven­ta.
  3. a) Anë­tarët e Komitetit zgjid­hen me votë të fshe­htë nga Shtetet Palë nga lista e per­son­ave të cak­tu­ar nga Shtetet Palë, duke i kush­tu­ar rëndës­inë e duhur shpërn­dar­jes së për­sh­tat­shme gjeografike, duke përf­shirë si shtetet e origjinës dhe shtetet e punësim­it, dhe për­faqësim­it të sis­temit ligjor krye­sor. Çdo Shtet Palë mund të emëro­jë një per­son nga shte­t­a­sit e tij.
  4. b) Anë­tarët zgjid­hen dhe shër­be­jnë në cilës­inë e tyre per­son­ale.
  5. Zgjed­h­ja e parë mba­het jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së hyr­jes ne fuqi të kësaj Kon­vente dhe zgjed­hjet e mëvon­shme në çdo dy vjet. Të pak­tën katër muaj para datës së çdo zgjed­hje­je, Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u drej­ton një letër të gjitha Shteteve Palë, ku i fton ata të paraqesin kan­di­dat­u­rat e tyre bren­da dy mua­jve. Sekre­tari i Përgjithshëm për­gatit një listë me rend alfa­betik të të gjithë per­son­ave të kan­did­uar, duke treguar Shtetet Palë që kanë kan­did­uar ata dhe ua paraqet atë Shteteve Palë jo më vonë se një muaj para datës së zgjed­hjes përkatëse, së bashku me biografinë e per­son­ave të kan­did­uar.
  6. Zgjed­h­ja e anë­tarëve të Komitetit bëhet në një takim të Shteteve Palë që mblid­hen nga Sekre­tari i Përgjithshëm në Selinë e Kombeve të Bashkuara. Në atë mbled­hje, për të cilën dy të tre­tat e Shteteve Palë për­bëjnë kuo­ru­min e nevo­jshëm, per­son­at e zgjed­hur në Komitet do të jenë ata kan­di­datë që mar­rin num­rin më të madh të votave dhe një shu­micë absolute të votave të Shteteve Palë të pran­ishëm dhe që mar­rin pjesë në votim.
  7. a) Anë­tarët e Komitetit shër­be­jnë për një man­dat katërv­jeçar. Megjithatë, man­dati pesëv­jeçar i anë­tarëve të zgjed­hur në zgjed­hjen e parë skadon me kalim­in e dy viteve; men­jëherë pas zgjed­hjes së parë, emrat e këtyre pesë anë­tarëve zgjid­hen me short nga kryetari i mbled­hjes së Shteteve Palë;
  8. b) Zgjed­h­ja e katër anë­tarëve sht­esë të Komitetit mba­het në paj­tim me dis­poz­i­tat e para­grafëve 2, 3 dhe 4 të këtij neni, pas hyr­jes në fuqi të Kon­ven­tës për Shtetin Palë të dyzeten­jëtë. Man­dati i dy anë­tarëve të tjerë sht­esë të zgjed­hur me këtë rast skadon në fund të dy viteve; emrat e këtyre anë­tarëve zgjid­het me short nga kryetari i mbled­hjes së Shteteve Palë;
  9. c) anë­tarët e Komitetit janë të për­sh­tat­shëm për t’u rizg­jed­hur nëse rikan­di­do­hen.
  10. Nëse një anë­tar i Komitetit vdes ose jep dorëhe­q­je apo deklaron se për një arsye tjetër ai ose ajo nuk mund të vazh­do­jë të krye­jë detyrat e Komitetit, Shteti Palë që ka kan­did­uar eksper­tin cak­ton një ekspert tjetër nga shte­t­a­sit e vet për pjesën e mbe­tur të man­datit. Emëri­mi i ri i nën­shtro­het mira­tim­it nga Komiteti.
  11. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara sig­uron per­son­elin dhe ambi­en­tet e nevo­jshme për kry­er­jen me efek­tivitet të funk­sion­eve të Komitetit.
  12. Anë­tarët e Komitetit mar­rin hon­o­rare nga burimet e Kombeve të Bashkuara me ato ter­ma dhe kushte që mund të ven­dosë Asam­ble­ja e Përgjithshme.
  13. Anë­tarët e Komitetit gëzo­jnë lehtësir­at, priv­i­leg­jet dhe imu­nitetet e ekspertëve me mision për Kom­bet e Bashkuara, sipas parashikim­it në sek­sionet përkatëse të Kon­ven­tës mbi Priv­i­leg­jet dhe Imu­nitetet e Kombeve të Bashkuara.

Neni 73

  1. Shtetet Palë mar­rin për­sipër t’i paraqesin Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për t’u shqyr­tu­ar nga Komiteti një raport mbi masat legjisla­tive, gjyqë­sore, admin­is­tra­tive dhe të tjera që ata kanë mar­rë për t’u dhënë fuqi dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente:
  2. a) bren­da një viti pas hyr­jes në fuqi të Kon­ven­tës për Shtetin Palë përkatës;
  3. b) pas kësaj, çdo pesë vjet dhe kur­do që e kërkon Komiteti.
  4. Raportet e për­gat­i­tu­ra sipas këtij neni tre­go­jnë gjithash­tu edhe fak­torët dhe vështirësitë, nëse ka të tilla, që ndiko­jnë në zba­timin e Kon­ven­tës dhe përf­shi­jnë infor­ma­cionin mbi karak­ter­is­tikat e fluk­seve të migrim­it, në të cilat Shteti Palë përkatës është i përf­shirë.
  5. Komiteti ven­dos për çdo udhëz­im tjetër të zbat­ueshëm në lid­hje me përm­ba­jt­jen e raporteve.
  6. Shtetet Palë bëjnë raportet e tyre gjerë­sisht të njo­hu­ra për pub­likun në vendet e tyre.

Neni 74

  1. Komiteti shqyr­ton raportet e paraqi­tu­ra nga secili Shtet Palë dhe i trans­me­ton Shtetit Palë përkatës ato komente që i kon­sideron të për­sh­tat­shme. Ky Shtet Palë mund t’i paraqesë Komitetit vëre­jt­je për çdo koment të bërë nga Komiteti në paj­tim me këtë nen. Komiteti mund të kërko­jë infor­ma­cion sht­esë nga Shtetet Palë gjatë shqyr­tim­it të këtyre raporteve.
  2. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në kohën e duhur para hap­jes së çdo sesioni të rreg­ullt të Komitetit, i trans­me­ton Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës kop­je të raporteve të paraqi­tu­ra nga Shtetet Palë të intere­suara dhe infor­ma­cionin përkatës për shqyr­timin e këtyre raporteve, me qël­lim që t’i mundë­so­jë Zyrën për të asis­tu­ar Komitetin me eksper­tizën që Zyra mund të japë në lid­hje me ato çësht­je që tra­j­to­hen në këtë Kon­ven­të, të cilat futen në sfer­ën e kom­pe­ten­cave të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës. Komiteti shqyr­ton në disku­timet e tij ato komente dhe mate­ri­ale që mund t’i japë Zyra.
  3. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pas kon­sul­timeve me Komitetin, mund t’u dër­go­jë agjen­cive të spe­cial­izuara, si dhe orga­ni­zatave ndërkom­bëtare, kop­je të atyre pjesëve të këtyre raporteve që mund të futen bren­da kom­pe­tencës së tyre.
  4. Komiteti mund të fto­jë agjencitë e spe­cial­izuara dhe organet e Kombeve të Bashkuara, si dhe orga­ni­zatat ndërqever­itare dhe organe të tjera të intere­suara të paraqesin, për t’u shqyr­tu­ar nga Komiteti, infor­ma­cion me shkrim në lid­hje me ato çësht­je që tra­j­to­hen në këtë Kon­ven­të, të cilat futen në kuadrin e aktiviteteve të tyre.
  5. Zyra Ndërkom­bëtare e Punës fto­het nga Komiteti të emëro­jë për­faqë­sue­sit të mar­rin pjesë në cilësi kon­sul­ta­tive, në mbled­hjet e Komitetit.
  6. Komiteti mund të fto­jë për­faqë­sue­sit e agjen­cive të tjera të spe­cial­izuara dhe organ­eve të Kombeve të Bashkuara, si dhe të orga­ni­zatave ndërkom­bëtare, të jenë të pran­ishëm dhe të dëgjo­hen në takime kur­do­herë që shqyr­to­hen çësht­je, që futen në fushën e kom­pe­tencës së tyre.
  7. Komiteti i paraqet një raport të përvit­shëm Asam­blesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi zba­timin e kësaj Kon­vente që përm­ban kon­sid­er­atat dhe reko­mandimet e tij, bazuar veçanër­isht në shqyr­timin e raporteve dhe çdo vëzhgi­mi të bërë nga Shtetet Palë.
  8. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ua trans­me­ton raportet vje­tore të Komitetit Shteteve Palë të kësaj Kon­vente, Këshillit Ekonomik dhe Social, Komi­sion­it mbi të Drej­tat e Njeri­ut të Kombeve të Bashkuara, Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe orga­ni­zatave përkatëse.

Neni 75

  1. Komiteti mira­ton rreg­ul­lat e veta pro­ce­du­rale.
  2. Komiteti i zgjedh zyr­tarët e tij për një man­dat prej dy vjetësh.
  3. Komiteti nor­mal­isht mblid­het çdo vit.
  4. Takimet e Komitetit nor­mal­isht mba­hen në Selinë e Kombeve të Bashkuara.

Neni 76

  1. Një Shtet Palë në këtë Kon­ven­të në çdo kohë mund të deklaro­jë, në bazë të këtij neni, që ai njeh kom­pe­tencën e Komitetit për të mar­rë dhe shqyr­tu­ar komu­nikime, ku një Shtet Palë pre­tendon që një Shtet tjetër Palë nuk po i përm­bush detyrimet e veta në bazë të kësaj Kon­vente. Komu­nikimet, në bazë të këtij neni, mund të mer­ren dhe shqyr­to­hen vetëm nëse paraqiten nga një Shtet Palë që ka bërë një deklaratë, ku njeh për vete kom­pe­tencën e Komitetit. Asnjë komu­nikim nuk mer­ret nga Komiteti nëse ka të bëjë me një Shtet Palë që nuk ka bërë një deklaratë të tillë. Komu­nikimet e mar­ra në bazë të këtij neni, tra­j­to­hen në paj­tim me pro­ce­durën e mëposhtme:
  2. a) Nëse një Shtet Palë në këtë Kon­ven­të çmon që një Shtet tjetër Palë nuk po përm­bush detyrimet e veta në bazë të kësaj Kon­vente, ai, me anë të një komu­niki­mi me shkrim, e sjell çësht­jen në vëmend­jen e atij Shteti Palë. Shteti Palë mund të infor­mo­jë gjithash­tu për këtë çësht­je Komitetin. Bren­da tre mua­jve pas mar­rjes së komu­nikim­it, shteti pritës i paraqet shtetit që i dër­goi komu­nikimin një shp­jegim ose një deklaratë tjetër me shkrim, ku shp­je­gon çësht­jen që duhet të përf­shi­jë, në masën e duhur, ref­er­encën në pro­ce­du­rat e brend­shme dhe masat e mar­ra, në kry­er­je e sipër apo të mund­shme, për çësht­jen.
  3. b) Nëse çësht­ja nuk rreg­ul­lo­het sipas kërke­save të dyja Shteteve Palë përkatëse bren­da gjashtë mua­jsh pas mar­rjes nga shteti mar­rës të komu­nikim­it fillestar, secili shtet ka të drejtë t’ia paraqesë çësht­jen Komitetit, duke i bërë njof­tim Komitetit dhe shtetit tjetër.
  4. c) Komiteti e shqyr­ton çësht­jen që i paraqitet atij vetëm pasi të jetë sig­u­ru­ar që janë refer­u­ar dhe për­dorur të gjitha mjetet e brend­shme të mund­shme për çësht­jen, në paj­tim me parimet përgjithë­sisht të pran­uara të së drejtës ndërkom­bëtare. Ky nuk ka për të qenë rreg­ul­li, nëse, sipas mendim­it të Komitetit, zba­ti­mi i këtyre mjeteve zgjat në mënyrë të paarsyeshme.
  5. d) Në paj­tim me dis­poz­i­tat e nën­para­grafit © të këtij para­grafi, Komiteti ofron shër­bimet e veta për Shtetet Palë përkatëse, me qël­lim zgjid­hjen e çësht­jes me paj­tim, mbi bazën e respek­tim­it të detyrimeve të parashikuara në këtë Kon­ven­të.
  6. e) Komiteti orga­ni­zon mbled­hje me dyer të mbyl­lu­ra gjatë shqyr­tim­it të komu­nikimeve në bazë të këtij neni.
  7. f) Në lid­hje me çësht­jet e paraqi­tu­ra në paj­tim me nën­para­grafin (b) të këtij para­grafi, Komiteti mund t’u kërko­jë Shteteve Palë të intere­suara, të për­men­dura në nën­para­grafin (b), të japin çdo infor­ma­cion të rëndë­sishëm.
  8. g) Shtetet Palë të intere­suara, të për­men­dura në nën­para­grafin (b) të këtij para­grafi, kanë të drejtën të për­faqë­so­hen kur çësht­ja disku­to­het nga Komiteti dhe të bëjnë komente me gojë dhe/ose me shkrim.
  9. h) Komiteti, bren­da dym­bëd­hjetë mua­jve pas datës së mar­rjes së njof­tim­it në bazë të nën­para­grafit (b) të këtij para­grafi, paraqet një raport si më poshtë:
  10. i) Nëse arri­het një zgjid­hje në bazë të kushteve të nën­para­grafit (d) të këtij para­grafi, Komiteti e kufi­zon raportin e tij në një deklaratë të shkurtër në lid­hje me fak­tet dhe zgjid­hjen e arrit­ur.
  11. ii) Nëse nuk arri­het një zgjid­hje në bazë të kushteve të nën­para­grafit (d), Komiteti, në raportin e tij, tre­gon fak­tet përkatëse në lid­hje me çësht­jen ndër­m­jet Shteteve Palë përkatëse. Rapor­tit i bashkëngjiten paraqit­jet me shkrim, si dhe pro­tokol­li i deklarimeve gojore të bëra nga Shtetet Palë. Komiteti mund të komu­niko­jë gjithash­tu edhe vetëm me Shtetet Palë të intere­suara në lid­hje me çdo pikë­pam­je që ai e kon­sideron të rëndë­sishme për çësht­jen ndër­m­jet tyre.

Për çdo çësht­je, rapor­ti u komu­niko­het Shteteve Palë të intere­suara.

  1. Dis­poz­i­tat e këtij neni hyjnë në fuqi pasi dhjetë Shtete Palë në këtë Kon­ven­të të kenë bërë një deklaratë në bazë të para­grafit 1 të këtij neni. Këto deklara­ta depoz­i­to­hen nga Shtetet Palë te Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që u trans­me­ton kop­je Shteteve të tjera Palë. Një deklaratë mund të tërhiqet në çdo kohë me anë të njof­tim­it drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm. Kjo tërhe­q­je nuk cenon shqyr­timin e asnjë çësht­je­je që është bërë objekt i një komu­niki­mi të trans­me­t­u­ar në bazë të këtij neni; asnjë komu­nikim tjetër nga asnjë Shtet Palë nuk do të pra­nohet në bazë të këtij neni, pasi njof­ti­mi i tërhe­q­jes së deklaratës të jetë mar­rë nga Sekre­tari i Përgjithshëm, përveç rastit kur Shteti Palë i intere­suar ka bërë një deklaratë të re.

Neni 77

  1. Një Shtet Palë në këtë Kon­ven­të mund të deklaro­jë në çdo kohë në bazë të këtij neni që ai njeh kom­pe­tencën e Komitetit, për të mar­rë dhe shqyr­tu­ar komu­nikimet nga ose në emër të indi­vidëve që i nën­shtro­hen juridik­sion­it të tij, të cilat pre­tendo­jnë që të drej­tat e tyre indi­vid­uale, të cilat parashiko­hen nga kjo Kon­ven­të, janë shkelur nga ky Shtet Palë. Asnjë komu­nikim nuk mer­ret nga Komiteti, nëse ka të bëjë me një Shtet Palë që nuk ka bërë një deklaratë të tillë.
  2. Komiteti e kon­sideron të papranueshëm çdo komu­nikim në bazë të këtij neni që është anon­im ose që ai e men­don se për­bën abuz­im me të drejtën e paraqit­jes së një komu­niki­mi të tillë ose është në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente.
  3. Komiteti nuk shqyr­ton asnjë komu­nikim nga një indi­vid në bazë të këtij neni, nëse nuk sig­uro­het që:
  4. a) e njëj­ta çësht­je nuk është shqyr­tu­ar apo po shqyr­to­het në një pro­ce­durë tjetër të hetim­it apo zgjid­hjes ndërkom­bëtare;
  5. b) indi­vi­di ka për­dorur të gjitha mjetet e mbro­jt­jes të brend­shme dhe të mund­shme; kjo nuk për­bën rreg­ull nëse, sipas mendim­it të Komitetit, zba­ti­mi i mjeteve mbro­jtëse zgjat në mënyrë të paarsyeshme ose nuk ka gjasë të sjel­lë zgjid­hje të efek­t­shme për atë indi­vid.
  6. Në paj­tim me dis­poz­i­tat e para­grafit 2 të këtij neni, Komiteti sjell çdo komu­nikim që i paraqitet atij në bazë të këtij neni, në vëmend­jen e Shtetit Palë të kësaj Kon­vente që ka bërë një deklaratë në bazë të para­grafit 1 dhe men­do­het se ka shkelur dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente. Bren­da gjashtë mua­jve, shteti pritës i paraqet Komitetit shp­jegime ose deklara­ta me shkrim, ku sqaron çësht­jen dhe masën mbro­jtëse, nëse ka, që mund të për­doret nga ai shtet.
  7. Komiteti i shqyr­ton komu­nikimet e mar­ra në bazë të këtij neni, nën dritën e të gjithë infor­ma­cionit që i është dhënë nga ose në emër të indi­vid­it dhe nga Shteti Palë i intere­suar.
  8. Komiteti i bën mbled­hjet me dyer të mbyl­lu­ra gjatë shqyr­tim­it të komu­nikimeve sipas këtij neni.
  9. Komiteti ia paraqet mendimet e tij Shtetit Palë të intere­suar dhe indi­vid­it.
  10. Dis­poz­i­tat e këtij neni hyjnë në fuqi pasi dhjetë Shtete Palë në këtë Kon­ven­të të kenë bërë deklara­ta në bazë të para­grafit 1 të këtij neni. Këto deklara­ta depoz­i­to­hen nga Shtetet Palë te Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili u trans­me­ton kop­je Shteteve Palë të tjera. Një deklaratë mund të tërhiqet në çdo kohë nëpër­m­jet një njof­ti­mi drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm. Kjo tërhe­q­je nuk cenon shqyr­timin e asnjë çësht­je­je që është bërë objekt i një komu­niki­mi të trans­me­t­u­ar në bazë të këtij neni; asnjë komu­nikim tjetër nga ose në emër të asnjë indi­vi­di nuk do të pra­nohet në bazë të këtij neni pasi njof­ti­mi i tërhe­q­jes së deklaratës të jetë mar­rë nga Sekre­tari i Përgjithshëm, përveç rastit kur Shteti Palë ka bërë një deklaratë të re.

Neni 78

Dis­poz­i­tat e nen­it 76 të kësaj Kon­vente zba­to­hen pa cen­uar asnjë nga pro­ce­du­rat për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve apo anke­save në fushën e mbu­lu­ar nga kjo Kon­ven­të, të parashikuara në instru­mentet për­bërëse të, ose në kon­ven­tat e mirat­u­ara nga Kom­bet e Bashkuara dhe agjencitë e spe­cial­izuara dhe nuk i ndalo­jnë Shtetet Palë të zba­to­jnë pro­ce­du­rat për zgjid­hjen e një mos­mar­rëvesh­je­je në paj­tim me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare në fuqi ndër­m­jet tyre.

PJESA VIII

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 79

Asgjë në këtë Kon­ven­të nuk cenon të drej­tat e një Shteti Palë për të cak­tu­ar kritere për rreg­ul­lim­in e pra­nim­it të punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre. Në lid­hje me çësht­jet e tjera që kanë të bëjnë me gjend­jen e tyre ligjore dhe tra­j­timin si punë­torë migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre, Shtetet Palë u nën­shtro­hen kufiz­imeve të parashikuara në këtë Kon­ven­të.

Neni 80

Asgjë në këtë Kon­ven­të nuk inter­pre­to­het si cen­im i dis­poz­i­tave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të kushte­tu­tave të agjen­cive të spe­cial­izuara, që për­cak­to­jnë përgjegjësitë përkatëse të organ­eve të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe të agjen­cive të spe­cial­izuara në lid­hje me çësht­jet e tra­j­tu­ara në këtë Kon­ven­të.

Neni 81

  1. Asgjë në këtë Kon­ven­të nuk ka të drej­tat dhe lir­itë më të favorizuara që u jepen punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre me anë të:
  2. a) ligjit ose prak­tikës së një Shteti Palë; ose
  3. b) çdo mar­rëvesh­je­je dypalëshe ose shumë­palëshe në fuqi për Shtetin Palë përkatës.
  4. Asgjë në këtë Kon­ven­të nuk mund të inter­pre­to­het sikur nënkup­to­het për një Shtet, grup apo per­son që ka të drejtë të përf­shi­het në një aktivitet ose të krye­jë një veprim që do të cenonte një nga të drej­tat ose lir­itë sipas parashikim­it të kësaj Kon­vente.

Neni 82

Të drej­tat e punë­torëve migrantë dhe anë­tarëve të famil­jeve të tyre të parashikuara në këtë Kon­ven­të nuk mund të moho­hen. Nuk është e lejueshme të ushtro­het asnjë for­më pre­sioni mbi punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre, me qël­lim që ata të heqin dorë apo të mos kërko­jnë ndon­jë nga të drej­tat e cak­tu­ara. Nuk është e mundur që të devi­jo­het me anë të kon­tratës nga të drej­tat e njo­hu­ra në këtë Kon­ven­të. Shtetet Palë mar­rin masat e për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar respek­timin e këtyre parimeve.

Neni 83

Secili Shtet Palë në këtë Kon­ven­të merr për­sipër:

  1. a) të sig­uro­jë që çdo per­soni, që i shke­len të drej­tat ose lir­itë që nji­hen këtu, t’i jepet një mjet mbro­jt­je­je i efek­t­shëm, pavarë­sisht nëse shkel­ja është kry­er nga per­son­at që vepro­jnë në cilësi zyrtare;
  2. b) të sig­uro­jë që çdo per­soni, që kërkon një mjet të tillë, t’i rishiko­het pre­tendi­mi i tij ose i saj dhe ven­doset nga autoritetet kom­pe­tente gjyqë­sore, admin­is­tra­tive ose legjisla­tive ose nga një organ tjetër kom­pe­tent i parashikuar në sis­temin ligjor të shtetit dhe të zhvil­lo­jë mundësitë e mjeteve gjyqë­sore;
  3. c) të sig­uro­jë që autoritetet kom­pe­tente t’i zba­to­jnë këto mjete, nëse jepen.

Neni 84

Secili Shtet Palë merr për­sipër të mira­to­jë masa legjisla­tive dhe të tjera që janë të nevo­jshme për zba­timin e dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente.

PJESA IX

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Neni 85

Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara cak­to­het si depoz­i­tari i kësaj Kon­vente.

Neni 86

  1. Kjo Kon­ven­të është e hapur për nën­shkrim nga të gjitha shtetet. Ajo i nën­shtro­het rat­i­fikim­it.
  2. Kjo Kon­ven­të është e hapur për ader­im nga çdo shtet.
  3. Instru­mentet e rat­i­fikim­it ose aderim­it depoz­i­to­hen te Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Neni 87

  1. Kjo Kon­ven­të hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të njëzetë të rat­i­fikim­it ose aderim­it.
  2. Për çdo shtet që rat­i­fikon apo aderon në këtë Kon­ven­të pas hyr­jes së saj në fuqi, Kon­ven­ta hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it ose aderim­it.

Neni 88

Një shtet që rat­i­fikon ose aderon në këtë Kon­ven­të, nuk mund të për­jash­to­jë zba­timin e një pjese të saj ose pa cen­uar nenin 3, të për­jash­to­jë një kat­e­gori të cak­tu­ar të punë­torëve migrantë nga zba­ti­mi i saj.

Neni 89

  1. Çdo Shtet Palë mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të jo më parë se pesë vjet pasi Kon­ven­ta të ketë hyrë në fuqi për shtetin përkatës, me anë të një njof­ti­mi me shkrim drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
  2. Ky denoncim hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas kalim­it të një afati prej dym­bëd­hjetë mua­jsh pas datës së mar­rjes së njof­tim­it nga Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
  3. Ky denoncim nuk ka efek­tin e lirim­it të Shtetit Palë nga detyrimet e tij në bazë të kësaj Kon­vente, në lid­hje me çdo veprim ose mosveprim që ndodh para datës në të cilën denonci­mi ka hyrë në fuqi dhe denonci­mi nuk cenon në asnjë mënyrë vazhdimin e shqyr­tim­it të çdo çësht­je­je që është në shqyr­tim e sipër nga Komiteti para datës në të cilën hyn në fuqi denonci­mi.
  4. Pas datës në të cilën denonci­mi i një Shteti Palë hyn në fuqi, Komiteti nuk fil­lon shqyr­timin e asnjë çësht­je­je në lid­hje me atë shtet.

Neni 90

  1. Pas pesë viteve nga hyr­ja në fuqi e Kon­ven­tës, një kërkesë për rishikimin e Kon­ven­tës mund të bëhet në çdo kohë nga një Shtet Anë­tar, me anë të një njof­ti­mi me shkrim drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Sekre­tari i Përgjithshëm ua komu­nikon çdo ndryshim të propozuar Shteteve Palë me një kërkesë që ata ta infor­mo­jnë atë nëse janë dako­rd për një kon­fer­encë të Shteteve Palë, me qël­lim shqyr­timin dhe votimin e propoz­imeve. Në rast se bren­da katër mua­jsh nga data e këtij komu­niki­mi, të pak­tën një e tre­ta e Shteteve Palë është në favor të një kon­fer­ence të tillë, Sekre­tari i Përgjithshëm thër­ret kon­fer­encën nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Çdo ndryshim i mirat­u­ar nga shu­mi­ca e Shteteve Palë të pran­ishme dhe që mar­rin pjesë në votim, i paraqitet Asam­blesë së Përgjithshme për mira­tim.
  2. Ndryshimet hyjnë në fuqi pasi janë mirat­u­ar nga Asam­ble­ja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe pran­uar nga shu­mi­ca prej dy të tre­tash e Shteteve Palë, në paj­tim me pro­ce­set e tyre kushtetuese përkatëse.
  3. Nëse ndryshimet hyjnë në fuqi, ato janë detyruese për ato Shtete Palë që i kanë pran­uar, Shtetet e tjera Palë që u nën­shtro­hen dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente dhe çdo ndryshi­mi të mëparshëm që ata kanë pran­uar.

Neni 91

  1. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara merr dhe qarkul­lon te të gjitha shtetet tek­stin e rez­er­vave të bëra nga shtetet në kohën e nën­shkrim­it, rat­i­fikim­it ose aderim­it.
  2. Nuk lejo­het një rez­ervë që nuk është në paj­tim me fushën e veprim­it dhe qël­lim­in e kësaj Kon­vente.
  3. Rez­er­vat mund të tërhiqen në çdo kohë me anë të njof­tim­it për këtë qël­lim drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili më pas njofton për këtë të gjithë shtetet. Ky njof­tim hyn në fuqi datën në të cilën mer­ret.

Neni 92

  1. Çdo mos­mar­rëvesh­je ndër­m­jet dy ose më shumë Shteteve Palë në lid­hje me inter­pre­timin ose zba­timin e kësaj Kon­vente që nuk zgjid­het me bised­ime, me kërkesë të njërës prej tyre, i paraqitet arbi­trazhit. Nëse, bren­da gjashtë mua­jve nga data e kërkesës për arbi­trazh, Palët nuk bien dako­rd mbi orga­niz­imin e arbi­trazhit, njëra prej këtyre Palëve mund t’ia refer­o­jë mos­mar­rëvesh­jen Gjykatës Ndërkom­bëtare të Drejtë­sisë, sipas kërkesës, në paj­tim me statutin e Gjykatës.
  2. Secili Shtet Palë, në momentin e nën­shkrim­it ose rat­i­fikim­it të kësaj Kon­vente apo aderim­it në të, mund të deklaro­jë që ai nuk çmo­het të ketë detyrim ligjor sipas para­grafit 1 të këtij neni. Shtetet e tjera Palë nuk kanë detyrim ligjor sipas këtij para­grafi në lid­hje me një Shtet Palë që ka bërë një deklaratë të tillë.
  3. Çdo Shtet Palë që ka bërë një deklaratë në paj­tim me para­grafin 2 të këtij neni, në çdo kohë mund ta tërhe­që këtë deklaratë me anë të një njof­ti­mi drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Neni 93

  1. Kjo Kon­ven­të, tek­stet e së cilës në gjuhën arabe, kineze, angleze, frënge, ruse dhe span­jolle janë njël­loj aut­en­tikë, depoz­i­to­het te Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
  2. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u trans­me­ton kop­je të vërte­t­u­ara të kësaj Kon­vente të gjitha Shteteve.

Në dësh­mi të kësaj, të plot­fuqish­mit e poshtëshënuar, duke qenë rreg­ull­isht të autor­izuar për këtë nga Qever­itë e tyre përkatëse, kanë nën­shkru­ar këtë Kon­ven­të.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim