LIGJ

Nr.9320, datë 25.11.2004

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.97 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “PËR MIGRACIONIN PËR PUNËSIM”, E RISHIKUAR”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.97 e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës “Për migra­cionin për punësim”, e rishikuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.4422, datë 14.12.2004 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

KONVENTA NR.97

E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

MBI MIGRACIONIN PËR PUNËSIM (E RISHIKUAR)

 

Rishikuar në 1949, hyrë në fuqi më 22 janar 1952

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,

e mbled­hur në Gjenevë nga trupi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, në sesion­in e saj të trid­hjetë e dytë më 8 qer­shor 1949,

duke ven­do­sur për mira­timin e disa propoz­imeve lid­hur me rishikimin e Kon­ven­tës së migra­cionit për punësim, 1939, mirat­u­ar nga Kon­fer­en­ca në sesion­in e saj të njëzet e pestë, që përf­shi­het në pikën njëm­bëd­hjetë të kalen­dar­it të këtij sesioni;

duke pasur parasysh që këto propoz­ime duhet të mar­rin for­mën e një Kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton në ditën e 1 kor­rik 1949 Kon­ven­tën e mëposhtme me emrin Kon­ven­ta për migra­cionin për punësim (e rishikuar):

Neni 1

Çdo Shtet Palë i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për të cilin është në fuqi kjo Kon­ven­të merr për­sipër të vërë në dis­pozi­cion të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe pjesë­tarëve të tjerë sipas kërkesës çdo

  1. a) infor­ma­cion për poli­tikat kom­bëtare, lig­jet dhe rreg­ul­loret që lid­hen me emi­gra­cionin dhe imi­gra­cionin;
  2. b) infor­ma­cion për masat speci­fike lid­hur me migra­cionin për punësim dhe kushtet e punës dhe jetesës së migrantëve për punësim;
  3. c) infor­ma­cion për mar­rëvesh­jet e përgjithshme dhe masat e veçan­ta për këto çësht­je të lid­hu­ra nga Shtetet Palë.

Neni 2

Çdo Shtet Palë për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi merr për­sipër të mba­jë ose të përm­bushë mba­jt­jen e një shër­bi­mi të për­sh­tat­shëm dhe falas për të ndih­muar migrantët për punësim, dhe në mënyrë të veçan­të t’u japë atyre infor­ma­cion të sak­të.

Neni 3

  1. Çdo Shtet Palë për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi merr për­sipër që, aq sa e lejo­jnë lig­jet dhe rreg­ul­lat ven­dase, të ndër­mar­rin të gjitha hap­at e duhu­ra kundër pro­pa­gandës së rreme lid­hur me emi­gra­cionin dhe imi­gra­cionin.
  2. Për këtë qël­lim ata do të bashkëpuno­jnë, kur del nevo­ja, me Shtetet e tjera Palë të intere­suara.

Neni 4

Nga secili Shtet Palë do të mer­ren masat e duhu­ra, bren­da juridik­sion­it të tij, për të lehtë­suar nis­jen, udhë­timin dhe prit­jen e migrantëve për punësim.

Neni 5

Çdo Shtet Palë për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi merr për­sipër të orga­ni­zo­jë, bren­da juridik­sion­it të tij, shër­bimet e duhu­ra mjekë­sore përgjegjëse për:

  1. a) të sig­u­ru­ar, kur është e nevo­jshme, si në kohën e nis­jes edhe në atë të mbër­rit­jes, që migrantët për punësim dhe pjesë­tarët e famil­jeve të tyre të autor­izuar për t’i shoqëru­ar ose për t’u bashkuar me ta gëzo­jnë shën­det të mirë;
  2. b) të sig­u­ru­ar që migrantët për punësim dhe pjesë­tarët e famil­jeve të tyre të gëzo­jnë kujdesin e duhur mjekë­sor dhe kushtet e mira higjienike në kohën e nis­jes, gjatë udhë­tim­it dhe në mbër­rit­je në ter­ri­torin e des­ti­na­cionit.

Neni 6

  1. Çdo Shtet Palë për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi merr për­sipër të zba­to­jë, pa diskri­m­in­im lid­hur me kom­bës­inë, racën, fenë ose seksin, për imi­grantët që qën­dro­jnë ligjër­isht në ter­ri­torin e tij, tra­j­tim jo më pak të favor­shëm sesa ai që zba­to­het për shte­t­a­sit e vet lid­hur me çësht­jet e mëposhtme:
  2. a) Për çësht­jet që rreg­ul­lo­hen nga ligji ose rreg­ul­lat, ose që i nën­shtro­hen kon­trol­lit të autoriteteve admin­is­tra­tive:
  3. i) shpër­bli­mi, përf­shi të ard­hu­rat famil­jare kur këto për­bëjnë pjesë të shpër­blim­it, orët e punës, puna jashtë orar­it, pushimet e paguara, kufizimet për punën në shtëpi, mosha min­i­male për punësim, tra­jn­i­mi dhe kual­i­fiki­mi, puna e grave dhe puna e per­son­ave në moshë të re;
  4. ii) anë­tarësi­mi në sindika­ta dhe për­fitimet e mar­rëvesh­jeve kolek­tive;

iii) stre­hi­mi.

  1. b) Sig­urimet shoqërore (domethënë masat ligjore lid­hur me dëm­timin në punë, shtatzan­inë, sëmund­jen, inva­liditetin, ple­qërinë, vdek­jen, papunës­inë dhe përgjegjësitë famil­jare, dhe çdo ngjar­je tjetër të paparashikuar që, sipas lig­jeve dhe rreg­ullave ven­dase, mbu­lo­het nga një skemë e sig­urimeve shoqërore), që i nën­shtro­hen kufiz­imeve të mëposhtme:
  2. i) mund të ketë masa të veçan­ta për rua­jt­jen e të drej­tave të fitu­ara ose të të drej­tave në pro­ces fiti­mi;
  3. ii) lig­jet ose rreg­ul­lat ven­dase të vendeve të imi­gra­cionit mund të për­cak­to­jnë masa të veçan­ta lid­hur me për­fitimet ose pjesët e për­fitimeve që janë të pagueshme plotë­sisht nga fondet pub­like, dhe lid­hur me page­sat për per­son­at që nuk përm­bushin kushtet e kon­tribu­tit të parashikuara për të mar­rë pen­sion nor­mal.
  4. c) Tak­sat e punësim­it, detyrimet ose kon­tributet që paguhen lid­hur me per­son­in e punë­suar.
  5. d) Pro­ce­du­rat ligjore lid­hur me çësht­jet të cilave u refer­o­het kjo Kon­ven­të.
  6. Në rastin e një shteti fed­er­al masat e këtij neni zba­to­hen deri në nivelin ku çësht­jet e tra­j­tu­ara rreg­ul­lo­hen nga ligji ose rreg­ul­lat fed­erale ose i nën­shtro­hen kon­trol­lit të autoriteteve admin­is­tra­tive fed­erale. Shtrir­ja dhe mënyra sesi zba­to­hen këto masa lid­hur me çësht­jet që rreg­ul­lo­hen nga ligji ose rreg­ul­lat e shteteve për­bërëse, provin­cave apo kan­ton­eve, ose që i nën­shtro­hen kon­trol­lit të autoriteteve admin­is­tra­tive, për­cak­to­hen nga çdo Shtet Palë. Shteti Palë tre­gon në raportin e përvit­shëm mbi zba­timin e Kon­ven­tës shtrir­jen në të cilën rreg­ul­lo­hen çësht­jet e tra­j­tu­ara në këtë nen nga ligji ose rreg­ul­lat fed­erale ose i nën­shtro­hen kon­trol­lit të autoriteteve admin­is­tra­tive fed­erale. Lid­hur me çësht­jet që rreg­ul­lo­hen nga ligji ose rreg­ul­lat e shteteve për­bërëse, provin­cave apo kan­ton­eve, ose i nën­shtro­hen kon­trol­lit të autoriteteve admin­is­tra­tive, Shteti Palë ndërmerr hap­at e për­cak­tu­ara në para­grafin 7 (b) të nen­it 19 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 7

  1. Çdo Shtet Palë për të cilin është në fuqi kjo Kon­ven­të merr për­sipër që shër­bi­mi i tij i punësim­it dhe shër­bimet e tjera që lid­hen me migra­cionin të bashkëpuno­jnë në rastet e duhu­ra me shër­bimet përkatëse të Shteteve të tjera Palë.
  2. Çdo Shtet Palë për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi, merr për­sipër të sig­uro­jë që shër­bimet e bëra nga shër­bi­mi i tij pub­lik i punësim­it për migrantët të jenë falas.

Neni 8

  1. Një migrant për punësim që është pran­uar për qën­drim të përher­shëm dhe pjes­tarët e famil­jes së tij që janë autor­izuar ta shoqëro­jnë ose të bashko­hen me të nuk do të kthe­hen në ter­ri­torin e tyre të origjinës ose në ter­ri­torin nga ku kanë emi­gru­ar, për arsyen se migranti nuk është në gjend­je të vazh­do­jë punësimin e tij për shkak të sëmund­jes ose dëm­tim­it pas hyr­jes, përveç rastit kur per­soni në fjalë e dësh­i­ron këtë ose kur kjo për­cak­to­het nga një mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare në të cilën Shteti Palë ka pran­uar.
  2. Kur migrantët për punësim pra­nohen për qën­drim të përher­shëm pas mbër­rit­jes në vendin e imi­gra­cionit autoriteti kom­pe­tent i atij ven­di mund të për­cak­to­jë që masat e para­grafit 1 të këtij neni të hyjnë në fuqi vetëm pas një peri­ud­he të arsyeshme që në asnjë rast nuk do t’i kalo­jë 5 vjetët që nga data e pra­nim­it të këtyre migrantëve.

Neni 9

Çdo Shtet Palë për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi merr për­sipër të lejo­jë, duke mar­rë parasysh kufizimet e lejuara nga lig­jet dhe rreg­ul­lat ven­dase lid­hur me eksportin dhe importin e val­utës, trans­fer­im­in e pjesës së fitimeve dhe kur­simeve të migrantit për punësim sipas dëshirës së migrantit.

Neni 10

Në rastet kur num­ri i migrantëve që shko­jnë nga ter­ri­tori i një Shteti Palë tek ai i një Shteti tjetër Palë është mjaft i madh, autoritetet kom­pe­tente të ter­ri­toreve në fjalë, kur është e nevo­jshme ose e dëshirueshme, bëjnë mar­rëvesh­je për qël­lim­in e rreg­ul­lim­it të çësht­jeve që për­bëjnë shqetësim të për­bashkët që lindin lid­hur me zba­timin e masave të kësaj Kon­vente.

Neni 11

  1. Për qël­lim­in e kësaj Kon­vente ter­mi migrant për punësim do të thotë një per­son që migron nga një vend në një tjetër me syn­imin për t’u punë­suar jo për llog­a­ri të tij dhe përf­shin çdo per­son të pran­uar rreg­ull­isht si migrant për punësim.
  2. Kjo kon­ven­të nuk zba­to­het për:
  3. a) punë­torët kufi­tarë;
  4. b) hyr­jen afat­shkurtër të pro­fe­sion­istëve të lirë dhe artistëve;
  5. c) detarët.

Neni 12

Rat­i­fikimet zyrtare të kësaj Kon­vente i komu­niko­hen Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Neni 13

  1. Kjo Kon­ven­të është detyruese vetëm për ata Shtete Palë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fiki­mi i të cilëve është regjistru­ar pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  2. Ajo hyn në fuqi 12 muaj pas datës në të cilën rat­i­fikimet e dy Shteteve Palë të jenë regjistru­ar pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të hyn në fuqi për çdo Shtet Palë 12 muaj pas datës së regjistrim­it të rat­i­fikim­it.

Neni 14

  1. Çdo Shtet Palë që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, me anën e një deklarate të bashkëngji­tur me rat­i­fikimin, mund të për­jash­to­jë nga rat­i­fiki­mi ndon­jë ose të gjitha anek­set e Kon­ven­tës.
  2. Duke iu nën­shtru­ar kushteve të kësaj deklarate, masat e anek­seve kanë të njëjtin efekt me masat e Kon­ven­tës.
  3. Çdo Shtet Palë që bën një deklaratë të tillë ka mundës­inë që më vonë, me anën e një deklarate tjetër, të njofto­jë Drej­torin e Përgjithshëm që pra­non ndon­jë ose të gjitha anek­set e për­men­dura në deklaratë; që nga data e regjistrim­it të këtij njof­ti­mi nga Drej­tori i Përgjithshëm masat e këtyre anek­seve bëhen të zbat­ueshme për Shtetin Palë në fjalë.
  4. Ndërko­hë që një deklaratë e bërë sipas para­grafit 1 të këtij neni mbetet në fuqi për ndon­jë aneks, Shteti Palë mund të deklaro­jë vull­netin e tij për ta pran­uar atë aneks si reko­mandim.

Neni 15

  1. Deklaratat e komu­nikuara te Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës në për­puth­je me nenin 35 të Kushte­tutës së Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës do të tre­go­jnë:
  2. a) ter­ri­toret për të cilat Shteti Palë në fjalë merr për­sipër që masat e Kon­ven­tës do të zba­to­hen pa ndryshime;
  3. b) ter­ri­toret për të cilat ai merr për­sipër që masat e Kon­ven­tës do të zba­to­hen me ndryshime, së bashku me hol­lësitë e ndryshimeve të për­men­dura;
  4. c) ter­ri­toret për të cilat Kon­ven­ta është e paz­bat­ueshme dhe në këto raste bazat për këtë paz­bat­uesh­mëri;
  5. d) ter­ri­toret për të cilat ai rez­er­von pezul­lim­in e vendim­it deri në rishikim të pozi­cionit.
  6. Masat e ndër­mar­ra sipas pikave (a) dhe (b) të para­grafit 1 të këtij neni kon­sidero­hen pjesë për­bërëse të rat­i­fikim­it dhe kanë të njëjtën fuqi me rat­i­fikimin.
  7. Çdo Shtet Palë ka mundës­inë që në çdo kohë me anën e një deklarate të mëvon­shme të anu­lo­jë plotë­sisht ose pjesër­isht çdo rez­ervim të bërë në deklaratën fillestare lid­hur me pikat (b), © ose (d) të para­grafit 1 të këtij neni.
  8. Çdo Shtet Palë ka mundës­inë që, në çdo kohë që Kon­ven­ta i nën­shtro­het denoncim­it në për­puth­je me masat e nen­it 17, t’i komu­niko­jë Drej­torit të Përgjithshëm një deklaratë që ndryshon çdo aspekt kushtet e çdo deklarate zyrtare të mëparshme dhe që për­cak­ton pozi­cionin aktu­al lid­hur me këto ter­ri­tore siç mund të speci­fiko­het në të.

Neni 16

  1. Deklaratat e komu­nikuara te Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, në për­puth­je me para­grafin 4 ose 5 të nen­it 35 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, do të tre­go­jnë nëse masat e Kon­ven­tës do të zba­to­hen në ter­ri­torin në fjalë pa ndryshime ose do t’u nën­shtro­hen ndryshimeve; kur deklara­ta tre­gon që masat e Kon­ven­tës do të zba­to­hen me ndryshime,

do të jepen hol­lësi për këto ndryshime.

  1. Shteti Palë, anë­tarët ose autoriteti ndërkom­bë­tar i intere­suar mund që në çdo kohë me anën e një deklarate të mëvon­shme të heqë dorë plotë­sisht ose pjesër­isht nga e drej­ta për të kërkuar ndryshime në deklaratat e mëparshme.
  2. Shteti Palë ose autoriteti ndërkom­bë­tar i intere­suar mund që, në çdo kohë që Kon­ven­ta i nën­shtro­het denoncim­it në për­puth­je me masat e nen­it 17, t’i komu­niko­jë Drej­torit të Përgjithshëm një deklaratë për ndryshimin në çdo aspekt të deklaratave të mëparshme dhe që për­cak­ton pozi­cionin aktu­al lid­hur me zba­timin e Kon­ven­tës.

Neni 17

  1. Një Shtet Palë që e ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë pasi të kenë kalu­ar 10 vjet nga data e hyr­jes në fuqi e Kon­ven­tës për herë të parë, me anën e një akti që i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Ky denoncim nuk duhet të hyjë në fuqi deri një vit pas datës kur është regjistru­ar.
  2. Çdo Shtet Palë që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që, bren­da një viti në vijim të mbarim­it të peri­ud­hës prej 10 vjetësh, për­men­dur në para­grafin pararendës, nuk ushtron të drejtën e denoncim­it të për­cak­tu­ar në këtë nen, do t’i shto­hen detyrimet edhe për 10 vjet të tjera dhe, pas kësaj, ai mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të në mbarim të çdo peri­ud­he prej 10 vjetësh sipas kushteve të për­cak­tu­ara në këtë nen.
  3. Në çdo kohë që kjo Kon­ven­të i nën­shtro­het denoncim­it në për­puth­je me masat e para­grafëve pararendës, çdo Shtet Palë që nuk e bën këtë denoncim, mund t’i komu­niko­jë Drej­torit të Përgjithshëm një deklaratë ku të denon­co­jë veçan çdo aneks të Kon­ven­tës që është në fuqi për atë Shtet Palë.
  4. Denonci­mi i kësaj Kon­vente ose i ndon­jërit apo i të gjitha anek­seve nuk do të ndiko­jë mbi të drej­tat e garan­tu­ara në këtë Kon­ven­të për një migrantë ose për pjesë­tarët e famil­jes së tij, nëse ai ka imi­gru­ar në kohën që Kon­ven­ta ose anek­set përkatëse ishin në fuqi, lid­hur me ter­ri­torin ku ngri­het çësht­ja e vazhdim­it të vlef­sh­mërisë së këtyre të drej­tave.

Neni 18

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjitha Shtetet Palë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe denoncimeve që i janë komu­nikuar atij nga Shtetet Palë të Orga­ni­za­tës.
  2. Kur Drej­tori i Përgjithshëm njofton Shtetet Palë të Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë që i është komu­nikuar atij, ai tërheq vëmend­jen e Shteteve Palë të Orga­ni­za­tës për datën kur Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi.

Neni 19

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i komu­nikon Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara regjistrim­in në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara me të gjitha hol­lësitë e të gjitha rat­i­fikimeve dhe aktet e denoncim­it të regjistru­ara prej tij në për­puth­je me masat e nen­eve paraard­hëse.

Neni 20

Në për­fundim të çdo peri­ud­he prej 10 vjetësh pas hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente, Njësia Drejtuese e Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i paraqet Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport për funk­sion­imin e kësaj Kon­vente dhe shqyr­ton mundës­inë për të futur në kalen­darin e Kon­fer­encës çësht­jen e rishikim­it të saj të plotë ose të pjesshëm.

Neni 21

  1. Nëse Kon­fer­en­ca mira­ton një Kon­ven­të të re duke rishikuar këtë Kon­ven­të plotë­sisht ose pjesër­isht, atëherë, vetëm nëse Kon­ven­ta e re për­cak­ton ndryshe:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një Shtet Palë i Kon­ven­tës së re të rishikuar do të përm­ba­jë në vetvete edhe denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nga masat e nen­it 17 më lart, kur Kon­ven­ta e re e rishikuar të ketë hyrë në fuqi;
  3. b) që nga data kur Kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi kjo Kon­ven­të nuk është më e hapur për rat­i­fikim nga ana e Shteteve Palë.
  4. Kjo Kon­ven­të gjith­sesi mbetet në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata Shtete Palë që e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën e rishikuar.

Neni 22

  1. Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e Punës mundet që, në çdo sesion kur kjo çësht­je është e përf­shirë në kalen­darin e saj, të mira­to­jë me shu­micë prej dy të tre­tash një tekst të rishikuar të një ose më shumë anek­se­sh të kësaj Kon­vente.
  2. Çdo Shtet Palë për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi, bren­da peri­ud­hës prej një viti ose, në rrethana të jashtëza­kon­shme, prej 18 mua­jsh, që nga mbyll­ja e sesion­it të Kon­fer­encës, paraqet këtë tekst të rishikuar tek autoriteti ose autoritetet bren­da kom­pe­ten­cave të të cilit është kjo çësht­je, për har­timin e legjis­la­cionit ose për veprime të tjera.
  3. Çdo tekst i rishikuar hyn në fuqi për çdo Shtet Palë për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi me komu­nikimin nga ana e atij Shteti Palë te Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës të një deklarate ku njofton pra­n­imin nga ana e tij të tek­stit të rishikuar.
  4. Që nga data e mira­tim­it të tek­stit të rishikuar të anek­sit nga Kon­fer­en­ca, vetëm tek­sti i rishikuar është i hapur për pran­im nga Shtetet Palë.

Neni 23

Vari­antet anglisht dhe frëngjisht të tek­stit të kësaj Kon­vente janë të njëvler­shme.

ANEKSI I

REKRUTIMI, VENDOSJA NË PUNË DHE KUSHTET E PUNËS TË MIGRANTËVE PËR PUNËSIM TË REKRUTUAR JASHTË MARRËVESHJEVE TË MBËSHTETURA NGA QEVERIA PËR TRANSFERIMET NË GRUP

Neni 1

Ky aneks zba­to­het për migrantët për punësim që rekru­to­hen jashtë mar­rëvesh­jeve të mbështe­tu­ra nga qev­e­ria për trans­ferimet në grup.

Neni 2

Për qël­limet e këtij anek­si:

  1. a) Ter­mi rekru­tim do të thotë:
  2. i) angazhi­mi i një per­soni në një ter­ri­tor për llog­a­ri të një punëd­hënësi në një ter­ri­tor tjetër;
  3. ii) dhë­nia e një përgjegjësie një per­soni në një ter­ri­tor për t’u punë­suar në një ter­ri­tor tjetër, së bashku me mar­rjen e masave lid­hur me veprimet e për­men­dura në pikën (i) dhe (ii), përf­shi edhe kërkimin për një përzg­jed­hje të emi­grantëve dhe për­gatit­jet për nis­jen e emi­grantëve.
  4. b) Ter­mi paraqit­je do të thotë çdo veprim për të sig­u­ru­ar ose lehtë­suar mbër­rit­jen ose pra­n­imin në një ter­ri­tor të per­son­ave që janë rekru­tu­ar bren­da kuadrit të para­grafit (a) të këtij neni.
  5. c) Ter­mi ven­dos­je do të thotë çdo veprim për qël­lim­in e sig­urim­it ose lehtësim­it të punësim­it të per­son­ave që janë paraqi­tur në për­puth­je me para­grafin (b) të këtij neni.

Neni 3

  1. Çdo Shtet Palë për të cilin ky aneks është në fuqi, lig­jet dhe rreg­ul­lat e të cilit lejo­jnë veprimet e rekru­tim­it, paraqit­jes dhe ven­dos­jes sipas për­cak­tim­it në nenin 2, i rreg­ul­lo­jnë veprimet e lart­për­men­dura siç për­cak­to­het nga lig­jet dhe rreg­ul­lat e tij në për­puth­je me masat e këtij neni.
  2. Duke iu nën­shtru­ar masave të para­grafit të mëposhtëm, e drej­ta për t’u angazhuar në veprimet e rekru­tim­it, paraqit­jes dhe ven­dos­jes kufi­zo­het në:
  3. a) zyrat pub­like të punësim­it ose organet pub­like të tjera në ter­ri­torin ku kry­het ky veprim;
  4. b) organet pub­like të një ter­ri­tori të ndryshëm nga ai ku bëhen veprimet që janë të autor­izuara të vepro­jnë në atë ter­ri­tor me mar­rëvesh­je ndër­m­jet qev­erive në fjalë;
  5. c) çdo organ të kri­juar në për­puth­je me kushtet e një instru­men­ti ndërkom­bë­tar.
  6. Në për­puth­je me sa lejo­jnë lig­jet dhe rreg­ul­lat ven­dase ose një mar­rëvesh­je dypalëshe, veprimet e rekru­tim­it, paraqit­jes dhe ven­dos­jes mund të ndërmer­ren nga:
  7. a) punëd­hënësi i ardhshëm ose një per­son në shër­bim të tij, që vepron për llog­a­ri të tij, që i nën­shtro­het, nëse është e nevo­jshme për interesin e migrantit, mira­tim­it dhe mbikëqyr­jes nga autoriteti kom­pe­tent;
  8. b) një agjen­ci pri­vate, nëse i është dhënë autor­iz­im para­prak për ta bërë këtë nga autoriteti kom­pe­tent i ter­ri­torit ku do të kry­hen veprimet e lart­për­men­dura, në ato raste dhe me ato kushte që për­cak­to­hen nga:
  9. i) lig­jet dhe rreg­ul­lat e atij ter­ri­tori ose
  10. ii) mar­rëvesh­ja ndër­m­jet autoritetit kom­pe­tent të ter­ri­torit të emi­gra­cionit ose ndon­jë organi të kri­juar në për­puth­je me kushtet e një instru­men­ti ndërkom­bë­tar dhe autoritetit kom­pe­tent të ter­ri­torit të imi­gra­cionit.
  11. Autoriteti kom­pe­tent i ter­ri­torit ku kry­hen veprimet mbikëqyr veprim­tar­itë e organ­eve dhe per­son­ave të cilëve u është dhënë autor­iz­im në për­puth­je me para­grafin 3 (b), përveç organ­eve të kri­juara në për­puth­je me kushtet e një instru­men­ti ndërkom­bë­tar, pozi­cioni i të cilit do të vazh­do­jë të rreg­ul­lo­het sipas kushteve të instru­men­tit të lart­për­men­dur ose nga ndon­jë mar­rëvesh­je e bërë ndër­m­jet këtij organi dhe autoritetit kom­pe­tent në fjalë.
  12. Asgjë në këtë nen nuk do të kon­sidero­het se lejon pra­n­imin e një migranti për punësim për t’u pran­uar në ter­ri­torin e një Shteti Palë nga ndon­jë per­son ose organ i ndryshëm nga autoritetikom­pe­tent i ter­ri­torit të imi­gra­cionit.

Neni 4

Çdo Shtet Palë për të cilin ky aneks është në fuqi, merr për­sipër të sig­uro­jë që shër­bimet e bëra nga shër­bi­mi i tij pub­lik i punësim­it, lid­hur me rekru­timin, paraqit­jen ose ven­dos­jen e migrantëve për punësim, të bëhen falas.

Neni 5

  1. Çdo Shtet Palë, për të cilin ky aneks është në fuqi, i cili ka një sis­tem të mbikëqyr­jes së kon­tratave të punësim­it ndër­m­jet një punëd­hënësi ose një per­soni që vepron për llog­a­ri të tij, dhe një migranti për punësim merr për­sipër të kërko­jë:
  2. a) që një kop­je e kon­tratës së punësim­it t’i jepet migrantit për­para nis­jes ose, nëse qever­itë në fjalë bien dako­rd, në një qendër prit­je­je pas mbër­rit­jes në ter­ri­torin e imi­gra­cionit;
  3. b) që kon­tra­ta të përm­ba­jë masa që tre­go­jnë kushtet e punës dhe në mënyrë të veçan­të shpër­blim­in e ofru­ar për migran­tin;
  4. c) që migranti të mar­rë me shkrim për­para nis­jes, me anën e një doku­men­ti që ka lid­hje me të indi­vid­u­al­isht ose me një grup migrantësh ku ai bën pjesë, infor­ma­cion lid­hur me kushtet e përgjithshme të jetesës dhe të punës që zba­to­hen për të në ter­ri­torin e imi­gra­cionit.
  5. Nëse një kop­je e kon­tratës do t’i jepet migrantit pas mbër­rit­jes në ter­ri­torin e imi­gra­cionit, ai do të infor­mo­het me shkrim për­para nis­jes, me anën e një doku­men­ti që lid­het me atë indi­vid­u­al­isht ose me një grup migrantësh ku ai bën pjesë, për kat­e­gor­inë e punës për të cilën ai është mar­rë dhe për kushtet e tjera të punës, në mënyrë të veçan­të për pagesën min­i­male që i garan­to­het atij.
  6. Autoriteti kom­pe­tent sig­uron që masat e para­grafëve paraard­hës të zba­to­hen dhe që të zba­to­hen ndëshkimet e duhu­ra për shkel­jet.

Neni 6

Masat e mar­ra sipas nen­it 4 të Kon­ven­tës përf­shi­jnë:

  1. a) thjesh­timin e for­maliteteve admin­is­tra­tive;
  2. b) masën për shër­bimet e inter­pre­tim­it;
  3. c) çdo asis­tencë të nevo­jshme gjatë një peri­ud­he fillestare për ven­dos­jen e migrantëve dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre të autor­izuar për ta shoqëru­ar ose për t’u bashkuar me ta;
  4. d) rua­jt­jen e mirëqe­nies, gjatë udhë­tim­it dhe në mënyrë të veçan­të gjatë trans­portim­it të migrantëve dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre të autor­izuar për ta shoqëru­ar ose për t’u bashkuar me ta.

Neni 7

  1. Në rastet kur num­ri i migrantëve për punësim që shko­jnë nga ter­ri­tori i një Shteti Palë në ter­ri­torin e një Shtetit tjetër Palë është mjaft i madh, autoritetet kom­pe­tente të ter­ri­toreve në fjalë, kur është e nevo­jshme ose kur dëshi­ro­jnë, hyjnë në mar­rëvesh­je për qël­lim­in e rreg­ul­lim­it të çësht­jeve të shqetësim­it të për­bashkët që dalin lid­hur me zba­timin e masave të këtij anek­si.
  2. Kur Shtetet Palë kanë një sis­tem mbikëqyr­je­je të kon­tratave të punësim­it, këto mar­rëvesh­je tre­go­jnë mënyrat me të cilat do të zba­to­hen detyrimet kon­trak­tore të punëd­hënësve.

Neni 8

Çdo per­son që nxit imi­gra­cionin klan­des­tin ose të paligjshëm u nën­shtro­het ndëshkimeve përkatëse.

ANEKSI II

REKRUTIMI, VENDOSJA DHE KUSHTET E PUNËS TË MIGRANTËVE PËR PUNËSIM TË REKRUTUAR SIPAS MASAVE TË MBËSHTETURA NGA QEVERIA PËR TRANSFERIMET NË GRUP

Neni 1

Ky aneks zba­to­het për migrantët për punësim të cilët rekru­to­hen sipas masave të mbështe­tu­ra nga qev­e­ria për trans­ferimet në grup.

Neni 2

Për qël­limet e këtij anek­si:

  1. a) Ter­mi rekru­tim do të thotë:
  2. i) angazhi­mi i një per­soni në një ter­ri­tor për llog­a­ri të një punëd­hënësi në një ter­ri­tor tjetër sipas masave të mbështe­tu­ra nga qev­e­ria për trans­ferimet në grup;
  3. ii) dhë­nia e një përgjegjësie një per­soni në një ter­ri­tor për t’u punë­suar në një ter­ri­tor tjetër sipas masave të mbështe­tu­ra nga qev­e­ria për trans­fer­im­in në grup, së bashku me mar­rjen e masave, lid­hur me veprimet e për­men­dura në pikën (i) dhe (ii) përf­shi edhe kërkimin për një përzg­jed­hje të emi­grantëve dhe për­gatit­jet për nis­jen e emi­grantëve.
  4. b) Ter­mi paraqit­je do të thotë çdo veprim për të sig­u­ru­ar ose lehtë­suar mbër­rit­jen ose pra­n­imin në një ter­ri­tor të per­son­ave që janë rekru­tu­ar sipas masave të mbështe­tu­ra nga qev­e­ria për trans­fer­im­in në grup bren­da kuadrit të nën­para­grafit (a) të këtij para­grafi.
  5. c) Ter­mi ven­dos­je do të thotë çdo veprim për qël­lim­in e sig­urim­it ose lehtësim­it të punësim­it të per­son­ave që janë paraqi­tur sipas masave të mbështe­tu­ra nga qev­e­ria për trans­fer­im­in në grup në për­puth­je me nën­para­grafin (b) të këtij para­grafi.

Neni 3

  1. Çdo Shtet Palë për të cilin ky aneks është në fuqi, lig­jet dhe rreg­ul­lat e të cilit lejo­jnë veprimet e rekru­tim­it, paraqit­jes dhe ven­dos­jes siç për­cak­to­het në nenin 2, rreg­ul­lon veprimet e lart­për­men­dura siç lejo­het nga lig­jet dhe rreg­ul­lat e tij në për­puth­je me masat e këtij neni.
  2. Sipas masave të para­grafit të mëposhtëm, e drej­ta për t’u angazhuar në veprimet e rekru­tim­it, paraqit­jes dhe ven­dos­jes do të kufi­zo­hen në:
  3. a) zyrat pub­like të punësim­it ose organet e tjera pub­like të ter­ri­torit ku kry­hen veprimet;
  4. b) organet pub­like të një ter­ri­tori të ndryshëm nga ai ku kry­hen veprimet të cilat janë të autor­izuara për të vepru­ar në atë ter­ri­tor me mar­rëvesh­je ndër­m­jet qev­erive në fjalë;
  5. c) çdo organ të kri­juar në për­puth­je me kushtet e një instru­men­ti ndërkom­bë­tar.
  6. Aq sa e lejo­jnë lig­jet dhe rreg­ul­lat ven­dase ose mar­rëvesh­jet dypalëshe, dhe duke iu nën­shtru­ar, nëse është e nevo­jshme për interes të migrantit, mira­tim­it dhe mbikëqyr­jes së autoritetit kom­pe­tent, veprimet e rekru­tim­it, paraqit­jes dhe ven­dos­jes mund të ndërmer­ren nga:
  7. a) punëd­hënësi i ardhshëm ose një per­son në shër­bim të tij, duke vepru­ar për llog­a­ri të tij;
  8. b) agjencitë pri­vate.
  9. E drej­ta për t’u angazhuar në veprimet e rekru­tim­it, paraqit­jes dhe ven­dos­jes i nën­shtro­het autor­izim­it para­prak të autoritetit kom­pe­tent të ter­ri­torit ku do të kry­hen veprimet e lart­për­men­dura në ato raste dhe me ato kushte që mund të parashiko­hen nga:
  10. a) lig­jet dhe rreg­ul­lat e atij ter­ri­tori ose
  11. b) mar­rëvesh­ja ndër­m­jet autoritetit kom­pe­tent të ter­ri­torit të emi­gra­cionit ose çdo organi të kri­juar në për­puth­je me kushtet e një instru­men­ti ndërkom­bë­tar dhe autoritetit kom­pe­tent të ter­ri­torit të imi­gra­cionit.
  12. Autoriteti kom­pe­tent i ter­ri­torit ku kry­hen veprimet, në për­puth­je me mar­rëvesh­jet e bëra ndër­m­jet autoriteteve kom­pe­tente në fjalë, mbikëqyr veprim­tar­itë e organ­eve dhe per­son­ave të cilëve u janë dhënë autor­izimet në për­puth­je me para­grafin pararendës, përveç organ­eve të kri­juara në për­puth­je me kushtet e një instru­men­ti ndërkom­bë­tar, pozi­cioni i të cilit vazh­don të drej­to­het nga kushtet e instru­men­tit të lart­për­men­dur ose nga mar­rëvesh­jet e bëra ndër­m­jet organ­it dhe autoritetit kom­pe­tent në fjalë.
  13. Për­para se të autor­i­zo­jë paraqit­jen e migrantëve për punësim autoriteti kom­pe­tent i ter­ri­torit të imi­gra­cionit sig­uro­het që nuk ka numër të mjaftueshëm per­sonash që të jenë në gjend­je të bëjnë punën në fjalë.
  14. Asgjë në këtë nen nuk do të kon­sidero­het sikur lejon pra­n­imin e një migranti për punësim në ter­ri­torin e një Shteti Palë nga ndon­jë per­son apo orga­nizëm i ndryshëm nga autoriteti kom­pe­tent i ter­ri­torit të imi­gra­cionit.

Neni 4

  1. Çdo Shtet Palë, për të cilin është në fuqi ky aneks, merr për­sipër të sig­uro­jë që shër­bimet e oftu­ara nga shër­bi­mi i tij i punësim­it lid­hur me rekru­timin, paraqit­jen ose ven­dos­jen e migrantëve për punësim, të jenë falas.
  2. Shpen­zimet admin­is­tra­tive të rekru­tim­it, paraqit­jes dhe ven­dos­jes nuk mbu­lo­hen nga migrantët.

Neni 5

Në rastin e trans­portit kolek­tiv të migrantëve nga një vend në një tjetër që kanë nevo­jë për kalim tran­sit nëpër një shtet të tretë, autoriteti kom­pe­tent i ter­ri­torit të tran­si­tit merr masat për të për­sh­pe­j­tu­ar kalim­in, për të shman­gur vone­sat dhe vështirësitë admin­is­tra­tive.

Neni 6

  1. Çdo Shtet Palë, për të cilin ky aneks është në fuqi, që ka një sis­tem mbikëqyr­je­je të kon­tratave të punës ndër­m­jet një punëd­hënësi ose një per­soni që vepron për llog­a­ri të tij, dhe një migranti për punësim merr për­sipër të kërko­jë:
  2. a) që një kop­je e kon­tratës së punësim­it t’i jepet migrantit për­para nis­jes ose, nëse qever­itë në fjalë bien dako­rd, në një qendër prit­je­je pas mbër­rit­jes në ter­ri­torin e imi­gra­cionit;
  3. b) që kon­tra­ta të përm­ba­jë masa që tre­go­jnë kushtet e punës dhe në mënyrë të veçan­të shpër­blim­in e ofru­ar për migran­tin;
  4. c) që migranti të mar­rë me shkrim për­para nis­jes, me anën e një doku­men­ti që ka lid­hje me të indi­vid­u­al­isht ose me një grup migrantësh ku ai bën pjesë, infor­ma­cion lid­hur me kushtet e përgjithshme të jetesës dhe të punës që zba­to­hen për të në ter­ri­torin e imi­gra­cionit.
  5. Nëse një kop­je e kon­tratës do t’i jepet migrantit pas mbër­rit­jes në ter­ri­torin e imi­gra­cionit, ai do të infor­mo­het me shkrim për­para nis­jes, me anën e një doku­men­ti që lid­het me atë indi­vid­u­al­isht ose me një grup migrantësh ku ai bën pjesë, për kat­e­gor­inë e punës për të cilën ai është mar­rë dhe për kushtet e tjera të punës, në mënyrë të veçan­të për pagesën min­i­male që i garan­to­het atij.
  6. Autoriteti kom­pe­tent sig­uron që masat e para­grafëve paraard­hës të zba­to­hen dhe që të zba­to­hen ndëshkimet e duhu­ra për shkel­jet.

Neni 7

  1. Masat e mar­ra sipas nen­it 4 të kësaj Kon­vente përf­shi­jnë:
  2. a) thjesh­timin e for­maliteteve admin­is­tra­tive;
  3. b) masën për shër­bimet e inter­pre­tim­it;
  4. c) çdo asis­tencë të nevo­jshme gjatë një peri­ud­he fillestare për ven­dos­jen e migrantëve dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre të autor­izuar për ta shoqëru­ar ose për t’u bashkuar me ta;
  5. d) rua­jt­jen e mirëqe­nies, gjatë udhë­tim­it dhe në mënyrë të veçan­të gjatë trans­portim­it të migrantëve dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre të autor­izuar për ta shoqëru­ar ose për t’u bashkuar me ta;
  6. e) lejen për likuidimin dhe trans­fer­im­in e pasurive të migrantëve për punësim të pran­uar në mënyrë të përher­shme.

Neni 8

Autoriteti kom­pe­tent merr masat e duhu­ra për të ndih­muar migrantët për punësim, gjatë peri­ud­hës fillestare, lid­hur me çësht­jet që kanë të bëjnë me kushtet e tyre të punësim­it; aty ku është e drejtë, këto masa mund të mer­ren në bashkëpunim me orga­ni­zatat e mirat­u­ara vull­netare.

Neni 9

Nëse një migrant për punësim i paraqi­tur në ter­ri­torin e një Shteti Palë, në për­puth­je me masat e nen­it 3 të këtij anek­si, nuk arrin, për një arsye për të cilën ai nuk është përgjegjës, të sig­uro­jë punësimin për të cilin ai është rekru­tu­ar ose një punësim tjetër të për­sh­tat­shëm, kos­to­ja e kthim­it të tij dhe të pjesë­tarëve të famil­jes së tij, të cilët janë autor­izuar ta shoqëro­jnë ose të bashko­hen me të, përf­shi edhe tar­i­fat admin­is­tra­tive, shpen­zimet e trans­portit dhe jetesës deri në des­ti­na­cionin për­fundim­tar, dhe page­sat për trans­portin e sendeve shtëpi­ake, nuk do të rën­do­jnë mbi migran­tin.

Neni 10

Nëse autoriteti kom­pe­tent i ter­ri­torit të imi­gra­cionit e vlerë­son që punësi­mi për të cilin është rekru­tu­ar migranti për punësim, në për­puth­je me nenin 3 të këtij anek­si, është vlerë­suar si i papër­sh­tat­shëm, ai merr masat e duhu­ra për ta ndih­muar atë që të gje­jë një punësim të për­sh­tat­shëm që nuk paragjykon punë­torët ven­das dhe ndërmerr hapa për të sig­u­ru­ar jetesën e tij deri në gjet­jen e punësim­it ose kthimin e tij në zonën e rekru­tim­it, nëse migranti dësh­i­ron ose ka pran­uar kthimin në kohën e rekru­tim­it të tij, ose ven­dos­jen e tij diku tjetër.

Neni 11

Nëse një migrant për punësim, i cili është refug­jat ose per­son i shpërn­gu­lur dhe që ka hyrë në ter­ri­torin e imi­gra­cionit në për­puth­je me nenin 3 të këtij anek­si, bëhet i panevo­jshëm për punësim në atë ter­ri­tor, autoriteti kom­pe­tent i atij ter­ri­tori bën për­p­jek­jet e tij më të mëd­ha për ta mundë­suar atë që të ndër­mar­rë një punësim të për­sh­tat­shëm që nuk i paragjykon punë­torët ven­das, dhe ndërmerr hapa për të sig­u­ru­ar jetesën e tij deri në ven­dos­jen në një punësim të për­sh­tat­shëm ose ven­dos­jen e tij në një vend tjetër.

Neni 12

  1. Autoritetet kom­pe­tente të ter­ri­toreve në fjalë hyjnë në mar­rëvesh­je për qël­lim­in e rreg­ul­lim­it të çësht­jeve që për­bëjnë shqetësim të për­bashkët që dalin lid­hur me zba­timin e masave të këtij anek­si.
  2. Kur Shtetet Palë kanë një sis­tem mbikëqyr­je­je të kon­tratave të punësim­it, këto mar­rëvesh­je tre­go­jnë mënyrat me të cilat do të zba­to­hen detyrimet kon­trak­tore të punëd­hënësve.
  3. Këto mar­rëvesh­je për­cak­to­jnë, kur duhet, për bashkëpunim ndër­m­jet autoritetit kom­pe­tent të ter­ri­torit të emi­gra­cionit ose të një organi të kri­juar në për­puth­je me kushtet e një instru­men­ti ndërkom­bë­tar dhe autoritetit kom­pe­tent të ter­ri­torit të imi­gra­cionit, lid­hur me ndih­mën që duhet t’u jepet migrantëve lid­hur me kushtet e punësim­it në për­puth­je me masat e nen­it 8.

Neni 13

Çdo per­son që nxit imi­gra­cionin klan­des­tin ose të paligjshëm, u nën­shtro­het ndëshkimeve përkatëse.

ANEKSI III

IMPORTIMI I SENDEVE PERSONALE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË MIGRANTËVE PËR PUNËSIM

Neni 1

  1. Sendet per­son­ale që u përkasin migrantëve të rekru­tu­ar për punësim dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre që janë autor­izuar t’i shoqëro­jnë ose të bashko­hen me ta për­jash­to­hen nga detyrimet doganore kur mbër­ri­jnë në ter­ri­torin e imi­gra­cionit.
  2. Veg­lat e punës të trans­portueshme dorazi dhe pajis­jet e trans­portueshme dorazi të çdo llo­ji, që zakon­isht kanë punë­torët për kry­er­jen e detyrave të tyre që u përkasin migrantëve të rekru­tu­ar për punësim dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre, të cilët janë autor­izuar t’i shoqëro­jnë ose të bashko­hen me ta, për­jash­to­hen nga detyrimet doganore kur mbër­ri­jnë në ter­ri­torin e imi­gra­cionit, nëse këto veg­la dhe pajis­je mund të tre­go­het, në kohën e trans­portim­it, se zotëro­hen aktu­al­isht prej tyre, ose janë zotëru­ar dhe për­dorur prej tyre për një kohë të kon­siderueshme, dhe se ata syn­o­jnë t’i për­dorin ato gjatë punësim­it të tyre.

Neni 2

  1. Sendet per­son­ale që u përkasin migrantëve për punësim dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre, të cilët janë autor­izuar për ta shoqëru­ar ose për t’u bashkuar me të, për­jash­to­hen nga detyrimet doganore, kur per­son­at në fjalë kthe­hen në vendin e tyre të origjinës, nëse këta per­sona e kanë rua­j­tur shtetës­inë e ven­dit në kohën e kthim­it atje.
  2. Veg­lat e punës dhe pajis­jet që mund të trans­porto­hen dorazi si ato që zotëro­jnë zakon­isht punë­torët për kry­er­jen e detyrave të tyre të veçan­ta që u përkasin migrantëve për punësim dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre, të cilët janë autor­izuar ta shoqëro­jnë ose të bashko­hen me të, për­jash­to­hen nga detyrimet doganore, kur këta per­sona kthe­hen në vendin e tyre të origjinës, nëse këta per­sona e kanë rua­j­tur shtetës­inë e atij ven­di në kohën e kthim­it të tyre atje dhe nëse mund të tre­go­jnë, në kohën e impor­tim­it të tyre, që këto veg­la pune dhe pajis­je zotëro­hen aktu­al­isht prej tyre, kanë qenë në zotërim dhe për­dorim të tyre për një kohë të kon­siderueshme dhe do të për­doren prej tyre gjatë punësim­it.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim