L I G J

Nr. 8939, datë 12.9.2002

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR. 175 “PUNA ME KOHË TË PJESSHME, 1994” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.175 “Puna me kohë të pjesshme, 1994” e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr. 3482, datë 7.10.2002 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë,

Alfred Moi­siu

Kon­ven­ta NR. 175

Kon­ven­ta lid­hur me punën me kohë të pjesshme

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, e thirrur në Gjenevë nga Këshilli Admin­is­tra­tiv i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe e mbled­hur më 7 qer­shor 1994, në sesion­in e saj të 81-të;

duke nën­vizuar rëndës­inë, për punon­jësit me kohë të pjesshme, të dis­poz­i­tave të kon­ven­tës mbi baraz­inë e shpër­blim­it,  1951; të kon­ven­tës lid­hur me diskri­m­in­imin (punësim dhe pro­fe­sion), 1958; dhe të kon­ven­tës dhe reko­mandim­it mbi punon­jës që kanë përgjegjësi famil­jare, 1981;

duke nën­vizuar gjithash­tu rëndës­inë, për këta punon­jës, e kon­ven­tës mbi nxit­jen e punësim­it dhe mbro­jt­jen nga papunësia, 1988, dhe të reko­mandim­it lid­hur me poli­tikën e punësim­it (dis­pozi­ta plotë­suese), 1984;

duke njo­hur rëndës­inë që merr për të gjithë punë­torët një punësim pro­duk­tiv dhe i zgjed­hur lirisht, rëndës­inë e punës me kohë të pjesshme për ekonom­inë, nevo­jën për poli­tikat e punësim­it për të mar­rë në kon­sid­er­atë rolin që luan puna me kohë të pjesshme në kri­jimin e mundë­sive suple­mentare të punësim­it dhe nevo­jën për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e punon­jësve me kohë të pjesshme në fushat e aksesit në punësim, kushteve të punës dhe sig­urimeve shoqërore;

pasi kanë ven­do­sur të mira­to­jnë propoz­ime të ndryshme lid­hur me punën me kohë të pjesshme, çësht­je që për­bën pikën e katërt të ren­dit të ditës së sesion­it;

pasi kanë ven­do­sur që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare.

Mira­ton, ditën e 24 qer­shorit 1994, Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila do të quhet Kon­ven­ta mbi punën me kohë të pjesshme, 1994.

Neni 1

Për qël­lime të kësaj Kon­vente:

  1. a) shpre­h­ja “punon­jës me kohë të pjesshme” tre­gon një punon­jës rrogë­tar, kohëzg­jat­ja nor­male e të cilit është më e ulët se ajo e punon­jësve me kohë të plotë të ndod­hur në një sit­u­atë të kra­ha­sueshme;
  2. b) kohëzg­jat­ja nor­male e punës e për­men­dur në para­grafin a) mund të llog­a­ritet mbi një bazë javore ose mesa­tar­isht gjatë një peri­ud­he punësi­mi të dhënë;
  3. c) shpre­h­ja “punon­jës me kohë të plotë i ndod­hur në një sit­u­atë të kra­ha­sueshme” i refer­o­het një punë­tori me kohë të plotë:

- që ka të njëjtin tip mar­rëd­hënieje punësi­mi;

- që kryen të njëjtin tip pune ose një tip pune të ngjashëm, ose që ushtron të njëjtin tip pro­fe­sioni, ose një tip pro­fe­sioni të ngjashëm;

- i punë­suar në të njëjtin insti­tu­cion ose, në mungesë të punon­jësve me kohë të plotë, i ndod­hur në një sit­u­atë të kra­ha­sueshme në këtë insti­tu­cion, në të njëjtën ndër­mar­rje ose, në mungesë të punon­jësve me kohë të plotë, i ndod­hur në një sit­u­atë të kra­ha­sueshme në këtë ndër­mar­rje, në të njëjtën degë aktiviteti, si punë­tori i për­men­dur me kohë të pjesshme;

  1. d) punon­jësit me kohë të plotë në papunësi të pjesshme, domethënë të prekur nga një reduk­tim kolek­tiv dhe i përkohshëm i kohëzg­jat­jes së tyre nor­male të punës për arsye ekonomike, teknike apo struk­tur­ore, nuk kon­sidero­hen si punon­jës me kohë të pjesshme.

Neni 2

Kjo Kon­ven­të nuk prek dis­poz­i­tat më të favor­shme të kon­ven­tave të tjera ndërkom­bëtare të zbat­ueshme ndaj punon­jësve me kohë të pjesshme.

Neni 3

  1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het mbi të gjithë punon­jësit me kohë të pjesshme, duke ditur që një Anë­tar mund, pas kon­sul­tash me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve të intere­suar, të për­jash­to­jë plotë­sisht apo pjesër­isht nga fusha e saj e aplikim­it kat­e­gori të veçan­ta punon­jë­sish apo ndër­mar­rjesh, kur zba­ti­mi i saj ndaj tyre ngre prob­leme të veçan­ta të një rëndësie që nuk mund të neglizho­het.
  2. Çdo Anë­tar i cili rat­i­fikon këtë Kon­ven­të dhe që zba­ton mundës­inë e ofru­ar në para­grafin paraard­hës duhet, në raportet e tij mbi aplikimin e Kon­ven­tës të paraqi­tu­ra sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të tre­go­jë çdo kat­e­gori të veçan­të punon­jë­sish apo ndër­mar­rjesh të për­jash­tu­ara, si dhe arsyet për të cilat ky për­jash­tim ka qenë dhe mbetet i nevo­jshëm.

Neni 4

Duhen  mar­rë masa me qël­lim që punon­jësit me kohë të pjesshme të për­fi­to­jnë të njëjtën mbro­jt­je si ajo që për­fi­to­jnë punon­jësit me kohë të plotë; duke u ndod­hur në një sit­u­atë të kra­ha­sueshme për sa i për­ket:

  1. a) të drejtës së orga­nizim­it, të drejtës së negocim­it kolek­tiv dhe të drejtës së veprim­it në cilës­inë e për­faqë­suesve të punë­mar­rësve;
  2. b) sig­urisë dhe shën­de­tit në punë;
  3. c) diskri­m­inim­it në punësim dhe në pro­fe­sion.

Neni 5

Duhen mar­rë masa, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe prak­tikën kom­bëtare, që punon­jësit me kohë të pjesshme të mos mar­rin, për të vet­men arsye se ata puno­jnë në kohë të pjesshme, një rrogë bazë, e cila, e llog­a­r­it­ur në mënyrë pro­por­cionale  mbi një bazë orësh, rendi­men­ti apo me copë, të jetë më e vogël se rro­ga bazë, e llog­a­r­it­ur sipas të njëjtës metodë, e punon­jësve me kohë të plotë të ndod­hur në të njëjtën sit­u­atë të kra­ha­sueshme.

Neni 6

Regjimet legale të sig­urisë sociale që janë të lid­hu­ra me ushtrim­in e një aktiviteti pro­fe­sion­al duhet të për­sh­tat­en në mënyrë të tillë që punon­jësit me kohë të pjesshme të për­fi­to­jnë nga kushtet ekuiv­a­lente me ato të punon­jësve me kohë të plotë të ndod­hur në një sit­u­atë  të kra­ha­sueshme; këto kushte do të mund të për­cak­to­hen në pro­por­cion me kohëzg­jat­jen e punës, kuo­ti­za­cionet ose fitimet, ose me  meto­da të tjera, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe prak­tikën kom­bëtare.

Neni 7

Duhen mar­rë masa, me qël­lim që punon­jësit me kohë të pjesshme të për­fi­to­jnë nga kushte ekuiv­a­lente me ato të punon­jësve me kohë të plotë të ndod­hur në një sit­u­atë të kra­ha­sueshme në fushat e mëposhtme:

  1. a) mbro­jt­ja e mëmë­sisë;
  2. b) ndër­pre­r­ja e mar­rëd­hënieve të punës;
  3. c) leje vje­tore e paguar dhe ditë pushi­mi (fes­tash) të paguara;
  4. d) pushime për sëmund­je;

duke ditur që këto page­sa në para do të mund të për­cak­to­hen në pro­por­cion me kohëzg­jat­jen e punës apo fitimin.

Neni 8

  1. Punon­jësit me kohë të pjesshme, kohëzg­jat­ja e punës apo fiti­mi i të cilëve janë më të ulta se disa prag­je të për­cak­tu­ara, do të mund të për­jash­to­hen nga Anë­tari:
  2. a) nga fusha e zba­tim­it të ndon­jërit prej regjimeve ligjore të sig­urimeve shoqërore të parashikuar në nenin 6, me për­jash­tim të rasteve të page­save për aksi­dente në punë dhe sëmund­je pro­fe­sion­ale;
  3. b) nga fusha e zba­tim­it e ndon­jërës prej masave të mirat­u­ara në fushat e për­men­dura në nenin 7, me për­jash­tim të masave mbro­jtëse të mëmë­sisë, përveç atyre që janë parashikuar nga regjimet legale të sig­urimeve shoqërore.
  4. Prag­jet e për­men­dura në para­grafin 1 duhet të jenë në mënyrë të mjaftueshme të ulta për të mos për­jash­tu­ar një përqind­je të lartë pa të drejtë të punon­jësve me kohë të pjesshme.
  5. Një Anë­tar që për­fi­ton nga mundësia e parashikuar në para­grafin 1 si më sipër duhet:
  6. a) të rishiko­jë peri­odik­isht prag­jet në fuqi;
  7. b) të sak­të­so­jë, në raportet e tij mbi zba­timin e kon­ven­tës të paraqi­tur, në bazë të nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, prag­jet në fuqi dhe arsyet e tyre dhe të tre­go­jë nëse syn­o­het të shtri­het pro­gre­sivisht mbro­jt­ja ndaj punon­jësve të për­jash­tu­ar.
  8. Orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve duhet të kon­sul­to­hen në lid­hje me fik­simin, rishqyr­timin dhe rishikimin e prag­jeve të parashikuara në këtë nen.

Neni 9

  1. Duhen mar­rë masa për të lehtë­suar aksesin në punën me kohë të pjesshme pro­duk­tive dhe e zgjed­hur në mënyrë të lirë, e cila u përgjig­jet si nevo­jave të punëd­hënësve, ash­tu dhe të punë­mar­rësve, me kusht që mbro­jt­ja e parashikuar në nenet 4 dhe 7, si më sipër të jetë e sig­u­ru­ar.
  2. Këto masa duhet të përm­ba­jnë:
  3. a) rishqyr­timin e dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit, që mund të pen­go­jnë ose të inku­ra­jo­jnë punën me kohë të pjesshme ose pra­n­imin e këtij tipi pune;
  4. b) për­dorim­in e shër­bimeve të punësim­it kur ato ekzis­to­jnë për t’i iden­ti­fikuar dhe për t’i bërë të njo­hu­ra mundësitë e punës me kohë të pjesshme gjatë veprim­tarive të tyre infor­muese dhe ndër­m­jetë­suese;
  5. c) një vëmend­je të veçan­të, në kuadrin e poli­tikave të punësim­it, ndaj nevo­jave dhe pref­er­en­cave të gru­peve speci­fike të tillë si të papunë, punon­jës që kanë përgjegjësi famil­jare, punon­jës të moshuar, punon­jës hendikap dhe punon­jës që puno­jnë ose janë në formim (kual­i­fikim).
  6. Këto masa mund të përm­ba­jnë, gjithash­tu, kërkime dhe shpërn­dar­jen e infor­ma­cion­eve mbi masën në të cilën puna me kohë të përkohshme u përgjig­jet objek­ti­vave ekonomike dhe sociale të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve.

Neni 10

Në rastet e duhu­ra, duhen mar­rë masa me qël­lim që trans­fer­ta nga një punë me kohë të plotë në një punë me kohë të pjesshme ose e anas­jell­ta, të jetë vull­netare, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe prak­tikën kom­bëtare.

Neni 11

Dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente duhet të vihen në jetë nëpër­m­jet legjis­la­cionit, përveçse kur atyre u jepet fuqi me anë të mar­rëvesh­jeve kolek­tive ose me çdo lloj mjeti tjetër në për­puth­je me prak­tikën kom­bëtare. Orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve duhet të kon­sul­to­hen para­prak­isht për mira­timin e një legjis­la­cioni të tillë.

Neni 12

Rat­i­fikimet zyrtare të kësaj Kon­vente do t’i komu­niko­hen Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe do të regjistro­hen prej tij.

Neni 13

  1. Kjo kon­ven­të do të lid­hë vetëm Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fiki­mi i së cilës do të ketë qenë i regjistru­ar nga Drej­tori i Përgjithshëm.
  2. Ajo do të hyjë në fuqi 12 muaj pasi rat­i­fikimet e dy Anë­tarëve do të kenë qenë të regjistru­ara nga Drej­tori i Përgjithshëm.
  3. Më pas, kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo Anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën rat­i­fiki­mi i saj do të jetë regjistru­ar.

Neni 14

  1. Çdo Anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë në mbarim të një peri­ud­he dhjetëv­jeçare pas datës së hyr­jes fillestare në fuqi të Kon­ven­tës, me anë të një akti që i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe të regjistru­ar prej tij. Denonci­mi do të mar­rë for­cë vetëm pas një viti nga regjistri­mi i saj.
  2. Çdo Anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të, i cili, në afatin e një viti pas mbarim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të për­men­dur në para­grafin e mësipërm nuk do të për­dorë të drejtën e denoncim­it të parashikuar nga ky nen, do të lid­het për një peri­ud­hë të re dhjetëv­jeçare, dhe, në vazhdim, do të mund të denon­co­jë këtë Kon­ven­të në mbarim të çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare në kushtet e parashikuara në këtë nen.

Neni 15

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës do t’i njofto­jë të gjithë Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe denoncimeve që do t’i komu­niko­hen atij nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
  2. Duke u njof­tu­ar Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë që do t’i jetë komu­nikuar atij, Drej­tori i Përgjithshëm do të tërhe­që vëmend­jen e Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës mbi datën në të cilën kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi.

Neni 16

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës do t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për qël­lime regjistri­mi, në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të dhë­na të plota lid­hur me çdo rat­i­fikim ose akt denonci­mi që ai do të ketë regjistru­ar në për­puth­je me nenet e mësipërme.

Neni 17

Sa herë që do ta gjyko­jë të nevo­jshme, Këshilli Admin­is­tra­tiv i Zyrës Ndërkom­bëtare të punës do t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi zba­timin e kësaj Kon­vente dhe do të shqyr­to­jë, nëse ka vend, regjistrim­in në rendin e ditës të çësht­jes së rishikim­it të saj total ose të pjesshëm.

Neni 18

  1. Në rastin kur Kon­fer­en­ca do të mira­tonte një kon­ven­të të re, që do të rishikonte në mënyrë të plotë ose të pjesshme këtë Kon­ven­të, dhe nëse kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një Anë­tar i kon­ven­tës së re që bën rishikimin, do të sillte me plot të drejtë, pavarë­sisht nen­it 14 më sipër, denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, me kusht që kon­ven­ta e re që bën rishikimin të ketë hyrë në fuqi;
  3. b) duke u nisur nga data e hyr­jes në fuqi të kon­ven­tës së re që përm­ban rishikim, kjo Kon­ven­të do të pushonte së qeni e hapur për rat­i­fikim të Anë­tarëve.
  4. Kjo Kon­ven­të do të mbetej megjithatë në fuqi në for­më dhe në përm­ba­jt­je për Anë­tarët që do ta kishin rat­i­fikuar dhe që nuk do të rat­i­fikonin Kon­ven­tën që përm­ban rishikim.

Neni 19

Ver­sionet frengjisht dhe anglisht të tek­stit të kësaj Kon­vente janë të njëjtë.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim