LIGJ

Nr.9992, datë 18.9.2008

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR POLITIKËN E PUNËSIMIT, C 122, 1964”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rat­i­fiko­het kon­ven­ta e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ILO) “Për poli­tikën e punësim­it, C 122, 1964”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5900, datë 1.10.2008 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

KONVENTA E POLITIKËS SË PUNËSIMIT C122, 1964

Kon­ven­ta mbi poli­tikën e punësim­it (Shën­im. Data e hyr­jes në fuqi: 15.7.1966)

Kon­ven­ta: C 122

Ven­di: Gjenevë

Sesioni i Kon­fer­encës: 48

Data e mira­tim­it: 9.7.1964

Klasi­fiki­mi i sub­jek­tit: Poli­ti­ka e punësim­it

Sub­jek­ti: Poli­ti­ka dhe nxit­ja e punësim­it

Shih rat­i­fikimet e kësaj Kon­vente

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,organizuar në Gjenevë nga organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës në sesion­in e saj të dyzet e tetë më 17 qer­shor 1964; dhe

duke pasur parasysh se deklara­ta e Filadelfias njeh detyrim­in solemn të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për t’u për­c­jel­lë kombeve të botës pro­grame, të cilat real­i­zo­jnë punësim të plotë dhe rrit­jen e stan­dard­eve të jetesës, dhe se në parathënien e Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës parashiko­het paran­dal­i­mi i papunë­sisë dhe sig­uri­mi i një page të mjaftueshme për të jet­u­ar; dhe

më tej, duke pasur parasysh fak­tin se në bazë të kushteve të deklaratës së Filadelfias, Orga­ni­za­ta Ndërkom­bëtare e Punës mban përgjegjësi për të shqyr­tu­ar dhe gjykuar mbi lid­hjen e poli­tikave ekonomiko-finan­cia­re me poli­tikën e punësim­it në dritën e objek­tiv­it themelor se “të gjithë njerëz­it, pavarë­sisht nga raca, bes­i­mi dhe gjinia, gëzo­jnë të drejtën e mirëqënies mate­ri­ale dhe zhvil­lim­it të tyre shpirtëror në kushtet e lirisë dhe din­jitetit të sig­urisë ekonomike dhe mundë­sive të barabar­ta”; dhe

duke pasur parasysh se Deklara­ta themelore e të drej­tave të njeri­ut parashikon  se “çdo njeri gëzon të drejtën e punës, e zgjed­hjes së lirë të punësim­it, e kushteve të favor­shme të punës si dhe të mbro­jt­jes nga papunësia”; dhe

duke vëre­j­tur kushtet e kon­ven­tave ndërkom­bëtare ekzistuese të punës dhe udhëz­imeve të lid­hjeve të drejt­për­drej­ta me poli­tikën e punësim­it, dhe në veçan­ti Kon­ven­tën e shër­bim­it të punësim­it dhe udhëzimet e vitit 1948, udhëz­imin këshillues pro­fe­sion­al të vitit 1949, udhëz­imin e kual­i­fikim­it pro­fe­sion­al të vitit 1962, si dhe Kon­ven­tën e diskri­m­inim­it (punësim­it dhe pro­fe­sion­it) dhe udhëz­imin e vitit 1958; dhe

duke mar­rë në kon­sid­er­atë se këto instru­mente duhet të ven­dosen në një kuadër më të gjerë të një pro­gra­mi ndërkom­bë­tar për shtrir­je ekonomike mbi bazën e një punësi­mi të plotë, pro­duk­tiv dhe me zgjed­hje të lirë, dhe

pasi është ven­do­sur mbi mira­timin e disa propoz­imeve në lid­hje me poli­tikën e punësim­it të përf­shi­ra në pikën e tetë të axhendës së sesion­it; dhe

pasi është për­cak­tu­ar që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare, mira­ton më nën­të qer­shor një mijë e nën­tëqind e gjashtëd­hjetë e katër Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të refer­o­het si Kon­ven­ta e poli­tikës së punësim­it, 1964.

Neni 1

  1. Duke synuar stim­ulim­in e rrit­jes dhe zhvil­lim­it ekonomik, ngrit­jen e nivelit të jetesës, plotësimin e kërke­save për fuqi punë­tore dhe kapërcimin e papunë­sisë dhe punësim­it të pjesshëm, çdo anë­tar deklaron dhe ndjek si objek­tiv krye­sor një poli­tikë aktive të har­tu­ar për nxit­jen e punësim­it të plotë, pro­duk­tiv dhe me zgjed­hje të lirë.
  2. Poli­ti­ka e lart­për­men­dur ka për qël­lim të sig­uro­jë:
  3. a) punësim për të gjithë ata që janë të disponueshëm dhe që kërko­jnë të punë­so­hen;
  4. b) punësim sa më pro­duk­tiv që të jetë e mundur;
  5. c) lir­inë e zgjed­hjes së punësim­it dhe mundësi mak­si­male për çdo punë­tor që të kual­i­fiko­het, ta për­dorë aftës­inë e tij për një punë të për­sh­tat­shme, pavarë­sisht nga raca, ngjyra, sek­si, bes­i­mi, bind­jet poli­tike, kom­bësia apo origji­na sociale.
  6. Poli­ti­ka e lart­për­men­dur merr në kon­sid­er­atë stadin dhe nivelin e zhvil­lim­it ekonomik dhe mar­rëd­hëni­et rec­i­proke ndër­m­jet objek­ti­vave të punësim­it dhe objek­ti­vave të tjerë ekonomiko-socialë, dhe ndiqet nga meto­da, të cilat i për­sh­tat­en kushteve dhe prak­tikave kom­bëtare.

Neni 2

Me anë të meto­dave të tilla dhe në shkallën e nevo­jshme, në varësi të kushteve kom­bëtare, çdo anë­tar:

  1. a) do të ven­dosë dhe mba­jë nën vëzhgim, bren­da kuadrit të një poli­tike social-ekonomike të koordinuar, masat që do të ndërmer­ren për arrit­jen e objek­ti­vave të speci­fikuar në nenin 1;
  2. b) do të ndër­mar­rë hapa të tillë sipas nevo­jës, duke përf­shirë sipas rastit edhe kri­jimin e pro­grameve për zba­timin e këtyre masave.

Neni 3

Në zba­timin e kësaj Kon­vente, për­faqë­sue­sit e per­son­ave të cen­uar nga masat që do të ndërmer­ren, dhe në veçan­ti për­faqë­sue­sit e punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve, do të kon­sul­to­hen mbi poli­tikat e punësim­it me syn­imin për të mar­rë plotë­sisht në kon­sid­er­atë për­vo­jën dhe pikë­pam­jet e tyre dhe sig­urim­in e bashkëpunim­it të tyre të plotë në for­mulim­in dhe ren­dit­jen e mbështet­jes për këto poli­ti­ka.

Neni 4

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Neni 5

  1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  2. Kon­ven­ta hyn në fuqi dym­bëd­hjetë muaj pas datës në të cilën dy anë­tarë regjistro­hen pranë Drej­torit të Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj, Kon­ven­ta hyn në fuqi për çdo anë­tar, dym­bëd­hjetë muaj pas datës së regjistrim­it të rat­i­fikim­it.

Neni 6

  1. Pasi të kenë kalu­ar dhjetë vjet nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi, një anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta shpal­lë atë të pavlef­shme me anë të një akti komu­nikuar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Kjo zgjid­hje e Kon­ven­tës nuk do të ketë fuqi deri në një vit pas datës së regjistrim­it.
  2. Çdo anë­tar, i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që bren­da vitit që pason mbarim­in e peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të për­men­dur në para­grafin para­prirës, nuk ka ushtru­ar të drejtën për zgjid­hjen e mar­rëvesh­jes të parashikuar në këtë nen, ka detyrim ligjor për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe pas kësaj, mund ta shpal­lë këtë Kon­ven­të të pavlef­shme pas mbarim­it të çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare, sipas kushteve të parashikuara në këtë nen.

Neni 7

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës në lid­hje me regjistrimet e të gjitha rat­i­fikimeve, deklarimeve dhe zgjid­hjeve të mar­rëvesh­jes të komu­nikuara atij nga ana e anë­tarëve të orga­ni­za­tës.
  2. Në njof­timin e anë­tarëve të orga­ni­za­tës mbi regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë, Drej­tori i Përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve të orga­ni­za­tës në lid­hje me datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.

Neni 8

Në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Drej­tori i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës i komu­nikon Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim deta­jet e çdo rat­i­fiki­mi, deklari­mi dhe akti zgjid­hje­je të regjistru­ar prej tij në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve para­prirëse.

Neni 9

Kur organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës e çmon të arsyeshme, ai i paraqet Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi ecur­inë e kësaj Kon­vente dhe shqyr­ton pref­er­encën e ven­dos­jes në axhendën e kon­fer­encës të çësht­jes së rishikim­it të Kon­ven­tës pjesër­isht ose në tërësi.

Neni 10

  1. Kon­fer­nen­ca mund të mira­to­jë një kon­ven­të të re, që rishikon këtë Kon­ven­të pjesër­isht ose në tërësi, nëse kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe, atëherë:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i kon­ven­tës së re të rishikuar nënkup­ton ipso jure zgjid­hjen e men­jëher­shme të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it 6 të mësipërm, në momentin kur Kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi;
  3. b) nga data kur kon­ven­ta e re e rishikuar hyn në fuqi, kjo Kon­ven­të nuk mund të rat­i­fiko­het më nga anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të mbetet në çdo rast në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata anë­tarë, të cilët e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar kon­ven­tën e rishikuar.

Neni 11

Ver­sionet në gjuhën angleze dhe frënge të tek­stit të kësaj Kon­vente janë njël­loj të barasvlef­shme.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim