VENDIM

Nr. 265, datë 7.5.2014

PËR PËRJASHTIMIN NGA DETYRIMI PËR PAJISJE ME LEJE PUNE DHE CERTIFIKATË REGJISTRIMI NË PUNË PËR SHTETASIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SHTETASIT E REPUBLIKËS SË SERBISË TË PËRKATËSISË ETNIKE SHQIPTARE

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 1, të nen­it 71, të ligjit nr. 108/2013, “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Për­jash­timin nga detyri­mi për pajis­je me leje pune apo cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë për shte­t­a­sit e Repub­likës së Kosovës dhe shte­t­a­sit e Repub­likës së Ser­bisë të përkatë­sisë etnike shqiptare, që janë me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, të cilët gëzo­jnë të drejtën e punësim­it e të vetëpunësim­it, sikurse edhe shte­t­a­sit shqip­tarë, për­jash­tu­ar rastet kur punësi­mi lid­het posaçër­isht me pas­jen e shtetë­sisë shqiptare, sipas legjis­la­cionit në fuqi.
  1. Deklari­mi për punësimin e shte­tasve, sipas për­cak­tim­it të pikës 1, bëhet në zyrën përkatëse të punësim­it nga vetë shte­tasi apo nga punëd­hënësi i tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim