VENDIM
Nr.844, datë 3.12.2014

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME RREZATIMIN OPTIK NË VENDIN
E PUNËS”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 38, pika 2, shkro­n­ja “b”, 39, pika 1, shkro­n­ja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e min­istrit të Shënde-tësisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet lid­hur me rreza­timin optik në vendin e punës”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
2. Ngarko­hen të gjitha min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare dhe i shtrin efek­tet 1 vit pas hyr­jes në fuqi.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

RREGULLORE
PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME RREZATIMIN OPTIK NË VENDIN E PUNËS

SEKSIONI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qël­li­mi dhe fusha e zba­tim­it

1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male të nevo­jshme për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet për sig­ur­inë dhe shën­detin, të cilat kri­jo­hen ose mund të kri­jo­hen nga ekspoz­i­mi ndaj rreza­tim­it optik gjatë punës.
2. Kjo rreg­ul­lore u refer­o­het risqeve për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve prej efek­teve neg­a­tive që mund të shkak­to­hen te sytë dhe lëku­ra nga ekspoz­i­mi ndaj rreza­tim­it optik.
3. Veprim­tar­itë që preken nga fusha e zba­tim­it të kësaj rreg­ul­lore­je për­cak­to­hen me udhëz­im tëpër­bashkët të min­istrit përgjegjës për shën­de­tës­inë dhe min­istrit përgjegjës për mirëqe­nien sociale dhe rin­inë, bren­da 4 (katër) mua­jve pas mira­tim­it të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 2
Përku­fiz­ime

1. Në kup­tim të kësaj rreg­ul­lore­je:
a)“Rrezatim optik” është çdo rreza­tim elek­tro­mag­netik në brezin e gjatë­sive të valës ndër­m­jet 100 nm dhe 1 mm. Spek­tri i rreza­tim­it optik nda­het në rreza­timin ultra­vjoll­cë, rreza­timin e duk­shëm dhe rreza­timin infra të kuq:
i) “rreza­ti­mi ultra­vjoll­cë (UV)” është rreza­ti­mi optik me gjatësi vale ndër­m­jet 100 nm dhe 400 nm. Zona ultra­vjoll­cë është e ndarë në UVA (315–400 nm), UVB (280–315 nm) dhe UVC (100–280 nm);
ii) “rreza­ti­mi i duk­shëm (VIS)” është rreza­ti­mi optik me gjatësi vale ndër­m­jet 380 nm dhe 780 nm;
iii) “rreza­ti­mi infra i kuq (IK)” është rreza­ti­mi optik me gjatësi vale ndër­m­jet 780 nm dhe 1 mm. Zona infra e kuqe është e ndarë në IKA (780nm-1400nm), IKB (1400 nm-3000 nm) dhe IKC (3000nm‑1 mm);
b) “Laz­er ” është çdo pajis­je e cila mund të prod­ho­jë ose të ampli­fiko­jë rreza­timin elek­tro­mag­netik në brezin e gjatë­sisë së valës të rreza­tim­it optik, krye­sisht nëpër­m­jet pro­ce­sit të eme­tim­it të stim­u­lu­ar dhe të kon­trol­lu­ar;
c) “Rreza­tim laz­er” është rreza­ti­mi optik i prod­huar nga një laz­er;
ç) “Rreza­tim joko­her­ent” është çdo rreza­tim optik përveç rreza­tim­it laz­er;
d) “Vler­at kufi të ekspozim­it (VKE)” janë kufi­jtë e ekspozim­it ndaj rreza­tim­it optik, që bazo­hen direkt në efek­tet e provuara mbi shën­detin dhe mbi vlerësime biologjike. Respek­ti­mi i këtyre kufi­jve garan­ton që punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj burimeve arti­fi­ciale të rreza­tim­it optik të mbro­hen nga të gjitha efek­tet neg­a­tive të njo­hu­ra mbi shën­detin;
dh) “Ira­di­an­ca (E) ose den­siteti i fuqisë” është fuqia e rreza­tim­it që bie mbi njës­inë e sipër­faqes, e shpre­hur në vat për metër katror (W m‑2);
e) “Ekspoz­i­mi radi­ant ose doza e ekspozim­it” (H) është inte­grali në kohë i fluk­sit të rreza­tim­it rënës, i shpre­hur në xhaul për metër katror (J m−2);
ë) “radi­an­ca ose den­siteti i rreza­tim­it (L)” është fluk­si i rreza­tim­it ose fuqia në dal­je për njësitë kën­dit të ngurtë/ për njësi të sipër­faqes, e shpre­hur në vat për metër katror për stera­di­an (W m−2 sr−1);
f) “niveli” është kom­bin­i­mi i ira­di­ancës, ekspozim­it radi­ant dhe radi­ancës ndaj së cilës është i ekspozuar një punë­mar­rës;
g) “niv­el i rreza­tim­it” janë vler­at e para­me­trave që karak­ter­i­zo­jnë rreza­timin optik si një agjent fizik i dëmshëm për shën­detin në mje­disin e punës, i për­shkru­ar në shto­jcën 1 (për rreza­timin optik joko­her­ent) dhe në shto­jcën 2 (për rreza­timin laz­er);
gj) “niveli i ekspozim­it (NE)” është niveli i rreza­tim­it duke mar­rë parasysh masat mbro­jtëse kolek­tive të mar­ra për të kufizuar ekspoz­imin e punë­mar­rësve ndaj rreza­tim­it optik;
h) “gru­pet veçanër­isht të ndjeshme të riskut” janë:
— gratë shtatzë­na;
— të mitu­rit;
— punë­mar­rësit që kanë sëmund­je të kon­fir-muara, të cilat shkak­to­jnë mbind­jesh­mëri ndaj rreza­tim­it optik, ose punë­mar­rësit që për­dorin sub­stan­ca foto­sen­si­tive;
i) “Autoritetet kom­pe­tente” janë insti­tu­cionet përgjegjëse për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, si të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi.

Neni 3
Vler­at kufi të ekspozim­it

1. Vler­at kufi të ekspozim­it për rreza­timin joko­her­ent, përveç atij të eme­t­u­ar nga burimet naty­rore të rreza­tim­it optik, janë për­cak­tu­ar në shto­jcën 1 të kësaj rreg­ul­lore­je.
2. Vler­at kufi të ekspozim­it për rreza­timin laz­er janë për­cak­tu­ar në shto­jcën II të kësaj rreg­ul­lore­je.
3. Ndalo­het:
a) puna e të miturve kur:
— ekzis­ton mundësia e ekspozim­it ndaj rreza­tim­it laz­er, veçanër­isht të eme­t­u­ar nga pajis­je laz­er të klasave 3B dhe 4;
— ekzis­ton ekspoz­im ndaj rreza­tim­it arti­fi­cial ultra­vjoll­cë, si ai i eme­t­u­ar gjatë saldim­it dhe pre­rjes elek­trike;
— pranë vendeve të punës me nxe­htësi të lartë, si fur­rat e shkrir­jes së met­aleve, qelqit etj.
b) puna e grave shtatzë­na kur:
— ekzis­ton mundësia e ekspozim­it ndaj rreza­tim­it laz­er, veçanër­isht të eme­t­u­ar nga pajis­je laz­er të klasave 3B dhe 4,
— pranë vendeve të punës me nxe­htësi të lartë, si fur­rat e shkrir­jes së met­aleve, qelqit etj.
c) niveli i ekspozim­it ndaj rreza­tim­it arti­fi­cial ultra­vjoll­cë për gratë shtatzë­na nuk duhet të tejkalo­jë ¼ e vlerës kufi të ekspozim­it.

SEKSIONI II
DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Neni 4
Për­cak­ti­mi i ekspozim­it dhe vlerësi­mi i riskut

1. Në për­puth­je me nenin 9, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, punëd­hënësi sig­uron kry­er­jen e një vlerësi­mi të për­sh­tat­shëm dhe të mjaftueshëm të riskut për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve nga rreza­ti­mi optik arti­fi­cial dhe naty­ror. Vlerësi­mi i riskut iden­ti­fikon masat që duhen mar­rë.
Në rastin e rreza­tim­it optik arti­fi­cial, punëd­hënësi iden­ti­fikon burimet e tij, të cilat mund të kri­jo­jnë ekspoz­im të rrezik­shëm në vendin e punës dhe më pas vlerë­son nivelin e ekspozim­it bazuar në ele­mentet e mëposhtme:
a)matjen e nivelit të rreza­tim­it, siç për­cak­to­het në këtë rreg­ul­lore;
b)të dhë­nat e sig­u­ru­ara nga prod­hue­si mbi nivelin e rreza­tim­it të një pajis­je­je të cak­tu­ar (kat­e­go­ria e eme­tim­it të pajis­jes në për­puth­je me stan­dard­in e har­mo­nizuar shqip­tar), llamba/sistemi i llam­bës (grupi i riskut në për­puth­je me stan­dard­et e har­mo­nizuara shqiptare) ose klasën e lazer­it sipas stan­dard­it të har­mo­nizuar shqip­tar;
c)llogaritjen e nivelit të rreza­tim­it, kur është e mundur të kry­het.
Punëd­hënësi vlerë­son nivelet e ekspozim­it, duke mar­rë parasysh të gjitha veprim­tar­itë e lid­hu­ra me ske­narët e të gjitha pro­ce­seve të për­dorim­it të çdo buri­mi të veçan­të të rreza­tim­it arti­fi­cial, si vënia në punë, shër­bi­mi, mirëm­ba­jt­ja etj.
Meto­dat dhe aparat­u­rat e për­doru­ra në vlerësimin e riskut janë në për­puth­je me stan­dard­et e har­mo­nizuara shqiptare.
2. Vlerësi­mi, mat­ja dhe llog­a­r­it­jet e për­men­dura në pikën 1, të këtij neni, dhe vlerësi­mi i riskut plan­i­fiko­hen dhe zhvil­lo­hen nga shër­bime ose per­sona të spe­cial­izuar sipas legjis­la­cionit në fuqi.
3. Mat­jet dhe vlerësi­mi i riskut për burimet e rreza­tim­it optik arti­fi­cial joko­her­ent varen nga niveli i ekspozim­it (NE) në lid­hje me vlerën kufi të ekspozim­it (VKE) të për­cak­tu­ar në për­puth­je me shto­jcën 1 të kësaj rreg­ul­lore­je dhe kry­hen në inter­valet e mëposhtme kohore:
a) të pak­tën një herë në vit, nëse 0.7·VKE < NE ≤ VKE;
b) të pak­tën një herë në dy vjet, nëse 0.4·VKE< NE ≤ 0.7·VKE;
Punëd­hënësi mund të mos krye­jë mat­je të tjera, nëse gjatë dy mat­jeve të fun­dit NE ≤ 0.4 VKE, me për­jash­tim të rasteve kur ka pasur ndryshime në vendin e punës, të cilat mund të ndiko­jnë në nivelin e ekspozim­it.
4. Mat­jet dhe vlerësi­mi i riskut për burimet arti­fi­ciale të rreza­tim­it laz­er varen nga niveli i matur i ekspozim­it (NE) në lid­hje me vlerën kufi të ekspozim­it (VKE) të për­cak­tu­ar në për­puth­je me shto­jcën 2 dhe kry­hen në inter­valet e mëposhtme kohore:
a) të pak­tën një herë në vit, nëse 0.8·VKE < NE ≤ VKE;
b) të pak­tën një herë në dy vjet, nëse 0.4·VKE < NE ≤ 0.8·VKE; Punëd­hënësi mund të mos krye­jë mat­je të tjera,nëse gjatë dy mat­jeve të fun­dit NE ≤ 0.4·VKE, me për­jash­tim të rasteve kur ka pasur ndryshime në vendin e punës, të cilat mund të ndiko­jnë në nivelin e ekspozim­it. 5. Në vendet indi­vid­uale të punës ku për­doren pajis­je laz­er të klasave 1, 1M, 2, 2M dhe 3R, që për­doren në për­puth­je me reko­mandimet e prod­hue­sit për oper­im­in e tyre të sig­urt, mund të mos bëhen mat­je të rreza­tim­it laz­er të reflek­tu­ar ose të shpërha­pur. 6. Në bazë të vlerësim­it të nivelit të ekspozim­it, punëd­hënësi për­gatit grafikun me rezul­tatet e vlerësim­it të riskut, i cili për­bëhet nga: — speci­fiki­mi i agjen­tëve të rrezik­shëm; — të dhë­na mbi vlerësimin e nivelit të ekspozim­it; — vend­ndod­h­ja, si ven­di i punës ose ven­di indi­vid­ual i punës që është vlerë­suar; — emri i shër­bim­it ose per­son­it të spe­cial­izuar që ka kry­er vlerësimin; — meto­da e për­dorur për vlerësimin; — niveli i për­cak­tu­ar i ekspozim­it; — inter­pre­ti­mi i rezul­tat­eve. 7. Punëd­hënësi sig­uron që gjatë vlerësim­it të riskut të mer­ren parasysh ele­mentet e mëposhtme: a) niveli, brezi i gjatë­sisë së valës si dhe kohëzg­jat­ja e ekspozim­it ndaj burimeve arti­fi­ciale të rreza­tim­it optik; b)ekspozimi ndaj burimeve naty­rore të rreza­tim­it optik; c)vlerat kufi të ekspozim­it, të dhë­na në shto­j­cat 1 dhe2 të kësaj rreg­ul­lore­je; ç)çdo efekt i lid­hur me shën­detin dhe sig­ur­inë e punë­mar­rësve, që i përkasin gru­peve veçanër­isht të ndjeshme të riskut; d) çdo efekt i mund­shëm mbi sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, që rezul­ton nga ndërveprimet midis rreza­tim­it optik dhe sub­stan­cave kimike foto­sen­si­tive në vendin e punës; dh) çdo efekt indi­rekt, si ver­bi­mi i përkohshëm, shpërthi­mi ose zjar­ri; e) ekzis­ten­ca e pajis­jeve alter­na­tive të prod­huara për të zvogëlu­ar nivelet e ekspozim­it ndaj rreza­tim­it optik arti­fi­cial; ë) infor­ma­cioni i për­sh­tat­shëm i sig­u­ru­ar nga mbikëqyr­ja shën­de­të­sore, përf­shirë infor­ma­cionin e pub­likuar, për sa është e mundur; f)burimet e shumë­fish­ta të ekspozim­it ndaj rreza­tim­it optik arti­fi­cial; g)klasifikimi i zbat­u­ar për një pajis­je laz­er sipas stan­dard­eve të har­mo­nizuara shqiptare dhe për çdo burim arti­fi­cial që mund të shkak­to­jë dëm të ngjashëm me atë të një pajis­je­je laz­er të klasës 3B ose 4, ose çdo klasi­fikim të ngjashëm; gj) infor­ma­cioni i sig­u­ru­ar nga prod­hue­sit e burimeve të rreza­tim­it optik dhe pajis­jeve të punës sipas stan­dard­eve të har­mo­nizuara shqiptare. 8. Punëd­hënësi sig­uron që vlerësi­mi i riskut, përf­shirë të dhë­nat nga mat­jet dhe/ose llog­a­r­it­jet e nivelit të ekspozim­it sipas pikës, 1 të këtij neni, të doku­men­to­hen në një for­më të për­sh­tat­shme, që lejon kon­sul­timin e tyre të mëvon­shëm sipas legjis­la­cionit në fuqi. Vlerësi­mi i riskut mund të përf­shi­jë një jus­ti­fikim nga punëd­hënësi se natyra dhe shkalla e risqeve të lid­hur me rreza­timin optik e bëjnë të panevo­jshëm një vlerësim të mëte­jshëm të deta­juar të riskut. Punëd­hënësi sig­uron kry­er­jen e rivlerësim­it të riskut nëse shfaqen ndryshime të rëndë­sishme të ven­dit të punës ose të rrethanave të tjera, të cilat e bëjnë të pavlef­shëm vlerësimin e riskut, ose kur rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore tre­go­jnë se kjo është e nevo­jshme. Neni 5 Shman­gia ose zvogëli­mi i ekspozim­it 1. Mbi bazën e rezul­tat­eve të vlerësim­it të riskut, punëd­hënësi për­cak­ton veprimet teknike dhe orga­ni­za­tive të nevo­jshme për të zvogëlu­ar risqet që kri­jo­hen nga ekspoz­i­mi ndaj rreza­tim­it optik. 2. Në rastet kur vlerësi­mi i riskut provon se ekzis­ton mundësia që niveli i ekspozim­it të punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj burimeve arti­fi­ciale të rreza­tim­it optik të tejkalo­jë vler­at kufi të ekspozim­it, punëd­hënësi har­ton dhe zba­ton një plan vepri­mi, i cili përm­ban masa teknike dhe/ose orga­ni­za­tive të pro­jek­tu­ara për të paran­dalu­ar ekspoz­imin që tejkalon vler­at kufi, duke mar­rë parasysh në veçan­ti: a)metoda të tjera të punës, që zvogëlo­jnë riskun nga rreza­ti­mi optik; b) përzg­jed­hjen e pajis­jeve që eme­to­jnë më pak rreza­tim optik, duke mar­rë parasysh punën që duhet kry­er; c) masat teknike për zvogëlim­in e eme­tim­it të rreza­tim­it optik, përf­shirë, kur është e nevo­jshme, për­dorim­in e pajis­jeve për bllokim dhe/ose fik­je automatike (inter­locks), ekran­eve mbro­jtëse ose mekaniz­mave të ngjashëm të mbro­jt­jes së shën­de­tit; ç)sisteme të për­sh­tat­shme të mirëm­ba­jt­jes së pajis­jeve dhe vendeve të punës; d) pro­jek­tin dhe struk­turën e vendeve të punës dhe vendeve indi­vid­uale të punës; dh) kufiz­imin e kohëzg­jat­jes dhe nivelit të ekspozim­it; e)praninë e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale të për­sh­tat­shme; ë)udhëzimet e prod­hue­sit lid­hur me për­dorim­in e sig­urt të pajis­jeve. 3. Vendet e punës, ku punë­mar­rësit mund të ekspo­zo­hen ndaj niveleve të rreza­tim­it optik nga burime arti­fi­ciale që tejkalo­jnë vler­at kufi të ekspozim­it, tre­go­hen nëpër­m­jet shen­jave të për­sh­tat­shme, në për­puth­je me stan­dard­et e har­mo­nizuara shqiptare dhe, kur është teknik­isht e mundur, kufi­zo­het aksesi në to. 4. Punë­mar­rësit nuk ekspo­zo­hen ndaj rreza­tim­it optik mbi vler­at kufi të ekspozim­it. Nëse, pavarë­sisht masave të mar­ra nga punëd­hënësi, vler­at kufi të ekspozim­it tejkalo­hen, punëd­hënësi: — ndërmerr veprime të men­jëher­shme për të zvogëlu­ar ekspoz­imin nën vler­at kufi; ‑iden­ti­fikon arsyet e tejkalim­it të vler­ave kufi të ekspozim­it; — për­sh­tat masat mbro­jtëse dhe paran­daluese në mënyrë që tejkali­mi të mos përsëritet. 5. Kur vlerësi­mi i riskut tre­gon një risk për punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj burimeve naty­rore të rreza­tim­it optik, punëd­hënësi har­ton dhe zba­ton një plan vepri­mi me masa teknike dhe/ose orga­ni­za­tive për zvogëlim­in në min­i­mum të riskut për sig­ur­inë dhe shën­detin. 6. Punëd­hënësi i për­sh­tat masat mbro­jtëse me kërke­sat për punë­mar­rësit e gru­peve të veçan­ta të ndjeshme ndaj riskut. Neni 6 Informi­mi dhe formi­mi i punë­mar­rësve 1. Në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 12, të ligjit nr. 10237, datë 10.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, nëse punë­mar­rësit ekspo­zo­hen ndaj rreza­tim­it optik në punë, punëd­hënësi u jep atyre dhe/ose për­faqë­suesve të tyre infor­ma­cion dhe formim të për­sh­tat­shëm e të mjaftueshëm. 2. Informi­mi dhe formi­mi përf­shi­jnë: a)masat e mar­ra për zba­timin e kësaj rreg­ul­lore­je; b)vlerat kufi të ekspozim­it për rreza­timin optik arti­fi­cial dhe risqet poten­ciale të lid­hu­ra me to; c)rezultatet e vlerësim­it të riskut për vende indi­vid­uale të veçan­ta të punës, përf­shirë rezul­tatet e mat­jeve dhe/ose llog­a­r­it­jeve të niveleve të ekspozim­it ndaj rreza­tim­it optik, së bashku me një shp­jegim të domethënies së tyre dhe të risqeve poten­ciale; ç)mënyrën e iden­ti­fikim­it dhe rapor­tim­it të efek­teve neg­a­tive të ekspozim­it mbi shën­detin; d)rrethanat në të cilat punë­mar­rësve u lind e drej­ta për mbikëqyr­je shën­de­të­sore; dh)praktikat e sig­ur­ta të punës për të min­i­mizuar risqet nga ekspoz­i­mi; e)përdorimin e duhur të pajis­jeve të për­sh­tat­shme të mbro­jt­jes indi­vid­uale. Neni 7 Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve Në për­puth­je me nenin 13, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për kon­sul­timin dhe pjesë­mar­rjen e punë­mar­rësve, në veçan­ti lid­hur me vlerësimin e riskut dhe masat e mar­ra ose që duhen mar­rë për të shman­gur ose zvogëlu­ar ekspoz­imin ndaj rreza­tim­it optik, në për­puth­je me nenet 4, 5 dhe 6 të kësaj rreg­ul­lore­je. SEKSIONI III DISPOZITA TË PËRZIERA Neni 8 Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore 1. Me qël­lim paran­dal­im­in dhe kap­jen në kohë të çdo efek­ti neg­a­tiv për shën­detin dhe për paran­dal­im­in e risqeve afat­g­ja­ta dhe çdo risku për sëmund­je kro­nike si paso­jë e rreza­tim­it optik, punëd­hënësi sig­uron mbikëqyr­je shën­de­të­sore për çdo punë­mar­rës që ekspo­zo­het ndaj rreza­tim­it optik në punë, në për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës në fuqi. 2. Objek­ti i kon­trolleve mjekë­sore duhet të jetë në për­puth­je me llo­jin dhe brezin e rreza­tim­it optik, të për­cak­tu­ar në shto­jcën 3 të kësaj rreg­ul­lore­je. 3. Nëse një punë­mar­rës rapor­ton një efekt neg­a­tiv ose të paprit­ur në shën­det ose në çdo rast kur kon­sta­to­het një niv­el ekspoz­i­mi mbi vler­at kufi, punëd­hënësi sig­uron kry­er­jen e ekza­min­imeve mjekë­sore të për­sh­tat­shme për punë­mar­rësin në fjalë, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore. 4. Ekza­min­i­mi mjekë­sor kry­het në të gjitha rastet kur, si rezul­tat i mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, një punë­mar­rës kon­sta­to­het me një sëmund­je ose me paso­ja neg­a­tive shën­de­të­sore, që nga mjeku i punës kon­sidero­hen se janë rezul­tat i ekspozim­it ndaj rreza­tim­it optik në punë. Mjeku i punës, kur e kon­sideron të nevo­jshme, mund të kon­sul­to­het me një spe­cial­ist të fushës. 5. Në të gjitha rastet e për­men­dura në pikat 3 dhe 4, të këtij neni, kur vler­at kufi tejkalo­hen ose iden­ti­fiko­hen efek­te neg­a­tive në shën­det, për­shirë sëmund­je të ndryshme: a) punë­mar­rësi infor­mo­het nga mjeku i punës mbi rezul­tatet që kanë lid­hje me të per­son­al­isht dhe, në veçan­ti, infor­mo­het dhe këshillo­het mbi çdo mbikëqyr­je shën­de­të­sore, të cilës duhet t’i nën­shtro­het pas për­fundim­it të ekspozim­it; b) punëd­hënësi infor­mo­het për çdo gjet­je të rëndë­sishme të mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, duke mar­rë parasysh çdo kon­fi­den­cialitet mjekë­sor. 3. Në të gjitha rastet e për­men­dura në pikat 3 dhe 4, të këtij neni, punëd­hënësi: a) rishikon vlerësimin e riskut; b) rishikon masat e parashikuara dhe të mar­ra për të shman­gur ose zvogëlu­ar risqet; c) merr parasysh çdo këshillë të mjekut të punës, të një per­soni me kual­i­fikim të për­sh­tat­shëm ose të një autoriteti kom­pe­tent për zba­timin e masave për shmang­ien ose zvogëlim­in e riskut; ç) merr masa për mbikëqyr­je shën­de­të­sore të vazh­d­uar dhe sig­uron rishikimin e gjend­jes shën­de­të­sore të çdo punë­mar­rësi tjetër që ka qenë i ekspozuar në mënyrë të ngjashme. Në raste të tilla, mjeku i punës ose autoriteti kom­pe­tent mund të propo­zo­jnë që per­soni i ekspozuar t’i nën­shtro­het një ekza­min­i­mi mjekë­sor. 4. Të dhë­nat e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore për secilin punë­mar­rës doku­men­to­hen dhe përditë­so­hen në kartelën e shën­de­tit në punënë për­puth­je me legjis­la­cionin për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore, me legjis­la­cionin për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale dhe në for­më të për­sh­tat­shme, që lejon shqyr­timin e tyre të mëvon­shëm. Punë­mar­rësi, me kërkesë të tij, ka akses te të dhë­nat e shën­de­tit që kanë lid­hje me të per­son­al­isht. Neni 9 Sank­sionet Për shkel­je të dis­poz­i­tave të kësaj rreg­ul­lore­je, ven­dosen sank­sionet e për­cak­tu­ara në nenin 43, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”. SHTOJCA I VLERAT KUFI TË EKSPOZIMIT PËR RREZATIMIN OPTIK ARTIFICIAL JOKOHERENT Nivelet e rreza­tim­it ose ekspozim­it ndaj rreza­tim­it optik, që lid­hen me efek­tet biofizike të ekspozim­it ndaj rreza­tim­it optik, mund të për­cak­to­hen me for­mu­lat e mëposhtme. For­mu­lat duhen për­dorur në varësi të brez­it të frekuen­cave të rreza­tim­it të eme­t­u­ar nga buri­mi dhe rezul­tatet kra­ha­so­hen me vler­at kufi kor­re­spon­duese të ekspozim­it të treguara në tabelën 1.1. Për një burim të dhënë të rreza­tim­it optik mund të jenë të për­dor­shme më shumë se një niv­el i ekspozim­it dhe vlerë kufi kor­re­spon­duese e ekspozim­it. Shkronjat“a” deri më “o” më poshtë i refer­o­hen rresh­tave kor­re­spon­dues të tabelës 1.1. (a) (Heff është rel­e­vante vetëm në brezin 180–400 nm) (b) (HUVA është rel­e­vante vetëm në brezin 315–400 nm) ©, (d) (LB është rel­e­vante vetëm në brezin 300–700 nm) (e), (f) (EB është rel­e­vante vetëm në gamën 300–700 nm) (g) deri në (l) (Shih tabelën 1.1 për vlera të për­sh­tat­shme të λ1 dhe λ2) (m), (n) (EIR është rel­e­vante vetëm në brezin 780‑3000 nm) (o) (Hlëkurë është rel­e­vante vetëm në brezin 380‑3000 nm) Për efekt të kësaj rreg­ul­lore­je, for­mu­lat e mësipërme mund të zëvendë­so­hen nga shpre­hjet e mëposhtme duke për­dorur vler­at diskrete, siç për­cak­to­het në tabelat e mëposhtme: (a) dhe Heff ¼ Eeff · Δt (b) dhe HUVA ¼ EUVA · Δt ©, (d) (e), (f) (g) deri në (l) (Shih tabelën 1.1 për vlera të për­sh­tat­shme të λ1 dhe λ2) (m), (n) dhe Hlëkurë ¼ Elëkurë · Δt (o) Shën­ime Eλ (λ,t), Eλ ira­di­an­ca spek­trale apo den­siteti spek­tral i fuqisë është fuqia e rreza­tim­it rënës për njësi të sipër­faqes, i shpre­hur në vat për metër katror për nanometër [Ë m−2 nm−1]; vler­at e Eλ (λ, t) dhe Eλ përfto­hen nga mat­jet ose mund të sig­uro­hen nga prod­hue­si i pajis­jes; Eeff ira­di­an­ca efek­tive (brezi UV) është ira­di­an­ca e llog­a­r­it­ur bren­da brez­it të gjatë­sisë së valës 180 nm deri në 400 nm, i pon­deru­ar spek­tral­isht sipas S (λ), e shpre­hur në vat për metër katrorë[m−2]; H ekspoz­i­mi në rreza­tim është inte­grali në kohë i fluk­sit të rreza­tim­it, i shpre­hur në xhaul për metër katror [ m−2]; Heff ekspoz­i­mi radi­ant efek­tiv është ekspoz­i­mi radi­ant i pon­deru­ar spek­tral­isht sipas S (λ), i shpre­hur në xhaul për metër katror [ m−2]; EUVA fluk­si total i rreza­tim­it (UVA) është fluk­si i rreza­tim­it i llog­a­r­it­ur bren­da brez­it të gjatë­sisë së valës UVA 315 nm deri në 400 nm, e shpre­hur në vat për metër katror [ m−2]; HUVA ekspoz­i­mi radi­ant (UVA) është inte­grali në kohë dhe gjatësi vale ose shu­ma e ira­di­ancës bren­da brez­it së gjatë­sisë së valës UVA nga 315 nm deri në 400 nm, i shpre­hur në xhaul për metër katror [ m−2]; S (λ) koe­fi­ci­en­ti spek­tral që merr në kon­sid­er­atë varës­inë e efek­teve shën­de­të­sore në sy dhe lëkurë nga gjatësia e valës të rreza­tim­it UV, (tabela 1.2) [pa dimen­sione]; t, Δt koha, kohëzg­jat­ja e ekspozim­it, e shpre­hur në sekon­da [s]; λ gjatësia e valës, e shpre­hur në nanometër [nm]; Δ λ gjerësia e brez­it për inter­valet e llog­a­r­it­jes ose të mat­jes, e shpre­hur në nanometër [nm]; Lλ (λ), Lλ radi­an­ca spek­trale e burim­it e shpre­hur në vat për metër katror për stera­di­an për nanometër [W m−2 sr −1 nm−1]; R (λ) koe­fi­ci­en­ti spek­tral që merr në kon­sid­er­atë varës­inë nga gjatësia e valës të dëm­tim­it ter­mal të shkak­tu­ar te sytë nga rreza­ti­mi i duk­shëm dhe IKA (tabela 1.3) [pa dimen­sione]; LR radi­an­ca efek­tive (dëm­ti­mi ter­mal) është radi­an­ca e pon­deru­ar spek­tral­isht sipas R (λ), i shpre­hur në vat për metër katror për stera­di­an [W m−2 sr −1]; B (λ) koe­fi­ci­en­ti spek­tral që merr në kon­sid­er­atë varës­inë e dëm­tim­it fotokimik të shkak­tu­ar te sytë nga gjatësia e valës nëpër­m­jet rreza­tim­it blu (tabela 1.3) [pa dimen­sione]; LB radi­an­ca efek­tive (dri­ta blu) është radi­an­ca e llog­a­r­it­ur, e pon­deru­ar spek­tral­isht sipas B (λ), i shpre­hur në vat për metër katror për stera­di­an [W m−2 sr −1]; EB ira­di­an­ca efek­tive (dri­ta blu) është ira­di­an­ca e llog­a­r­it­ur, e pon­deru­ar spek­tral­isht sipas B (λ), esh­pre­hur në vat për metër katror [W m−2]; EIR ira­di­an­ca totale (dëm­tim ter­mal) është ira­di­an­ca e llog­a­r­it­ur bren­da brez­it të gjatë­sisë së valës infra të kuqe 780 nm deri në 3000 nm, e shpre­hur në vat për metër katror [W m−2]; Elëkurë ira­di­an­ca totale (VIS, IKA dhe IKB) është fluk­si i rreza­tim­it i llog­a­r­it­ur bren­da brez­it të gjatë­sisë së valës së duk­shme dhe infra të kuqe 380 nm deri më 3000 nm, i shpre­hur në vat për metër katror [W m−2]; Hlëkurë ekspoz­i­mi radi­ant është inte­grali në kohë dhe gjatësi vale ose shu­ma e ira­di­ancës brendabrez­it të gjatë­sisë së valës së duk­shme dhe infra të kuqe 380 deri më 3000 nm, i shpre­hur në xhaul për metër katror (J m−2); α sub­ten­sa kën­dore është kën­di i for­muar nga një burim i duk­shëm, siç shi­het në një pikë në hapësirë, i shpre­hur në mili­ra­di­an (mrad). Buri­mi i duk­shëm është objek­ti real apo vir­tu­al që for­mon imazhin reti­nal më të vogël të mund­shëm. Tabela 1.1: Vler­at kufi të ekspozim­it për rreza­timin optik arti­fi­cial joko­her­ent Indeks Gjatësia e valës nm Vlera kufi e ekspozim­it Njësitë Koment Pje­sa e trupit Rreziku 180–400 (UVA, UVB dhe UVC) Heff = 30 Vlera ditore 8 orë [J m‑2] kornea e syrit kon­junk­ti­va lent­ja lëku­ra fotok­er­ati­ti kon­junk­tiv­i­ti katarak­tog­jenezis eritema elas­tozis kancer i lëkurës 315–400 (UVA) HUVA = 104 Vlera ditore 8 orë [J m‑2] lent­ja e syrit katarak­tog­jenezis 300–700 (dri­ta blu) shih shën­imin 1 LB = për t ≤ 10 000 s LB :[Ë m‑2 sr‑1] t: [sekon­da] për α ≥ 11 mrad reti­na e syrit fotore­tinit 300–700 (dri­ta blu) shih shën­imin 1 LB = 100 për t > 10 000 s [W m‑2 sr‑1]
300–700
(dri­ta blu)
shih shën­imin 1 EB =
për t ≤ 10 000 s EB: [W m‑2]
t: [sekon­da]
për α < 11 mrad shih shën­imin 2 300–700 (dri­ta blu) shih shën­imin 1 EB = 0,01 t >10 000 s [W m‑2]
380–1 400
(VIS dhe IKA)
LR =
për t >10 s [Wm‑2 sr‑1]

Cα = 1,7 for
α ≤ 1,7 mrad
Cα = α për
1,7 ≤ α ≤ 100 mrad
Cα = 100 për
α > 100 mrad

λ1= 380; λ2= 1400

reti­na e syrit

djegie e ret­inës

380–1 400
(VIS dhe IKA)
LR =
për 10 µs ≤ t ≤ 10 s LR:[W m‑2 sr‑1]
t: [sekon­da]
380–1 400
(VIS dhe IKA)
LR =
për t 10 s [W m‑2 sr‑1] Cα = 11 për
α ≤ 11 mrad
Cα = α për
11≤ α ≤ 100 mrad
Cα = 100 për
α > 100 mrad
(fusha e vështrim­it e mat­jes: 11 mrad)

λ1= 780; λ2= 1 400 reti­na e syrit reti­na e syrit
780–1 400
(IKA)
LR =
për 10 µs ≤ t ≤ 10 s LR: [W m‑2 sr‑1]
t: [sekon­da]
780–1 400
(IKA)
LR =
për t < 10 µs [W m‑2 sr‑1] 780–3 000 (IKA dhe IKB) EIR = 18 000*t‑0,75 për t ≤ 1 000 s E: [Wm‑2] t: [sekon­da] kornea e syrit lent­ja djegie e kor­nesë katarak­tog­jenezis 780–3 000 (IKA dhe IKB) EIR = 100 për t > 1 000 s [W m‑2]
380–3 000
(VIS, IKA
dhe IKB) Hlëkurë = 20 000*t0,25
për t < 10 s H: [J m‑2]
t: [sekon­da] lëku­ra djegie

Shën­i­mi 1: Brezi prej 300 deri në 700 nm mbu­lon pjesë të UVB, të gjithë UVA dhe pjesën më të mad­he të rreza­tim­it të duk­shëm; megjithatë, riskut lid­hur me këtë i refer­o­he­mi zakon­isht si risku nga ‘dri­ta blu’. Dri­ta blu sak­të­sisht mbu­lon vetëm brezin prej afër­sisht 400 deri në 490 nm.
Shën­i­mi 2: Për fik­sim të qën­drueshëm të burimeve shumë të vogla me një sub­tensekën­dore

Tabela 1.2: S (λ) [pa dimen­sione], 180 nm deri më 400 nm
λ në nm S(λ) λ në nm S (λ) λ në nm S (λ) λ në nm S (λ) λ nënm S (λ)
180 0,0120 228 0,1737 276 0,9434 324 0,000520 372 0,000086
181 0,0126 229 0,1819 277 0,9272 325 0,000500 373 0,000083
182 0,0132 230 0,1900 278 0,9112 326 0,000479 374 0,000080
183 0,0138 231 0,1995 279 0,8954 327 0,000459 375 0,000077
184 0,0144 232 0,2089 280 0,8800 328 0,000440 376 0,000074
185 0,0151 233 0,2188 281 0,8568 329 0,000425 377 0,000072
186 0,0158 234 0,2292 282 0,8342 330 0,000410 378 0,000069
187 0,0166 235 0,2400 283 0,8122 331 0,000396 379 0,000066
188 0,0173 236 0,2510 284 0,7908 332 0,000383 380 0,000064
189 0,0181 237 0,2624 285 0,7700 333 0,000370 381 0,000062
190 0,0190 238 0,2744 286 0,7420 334 0,000355 382 0,000059
191 0,0199 239 0,2869 287 0,7151 335 0,000340 383 0,000057
192 0,0208 240 0,3000 288 0,6891 336 0,000327 384 0,000055
193 0,0218 241 0,3111 289 0,6641 337 0,000315 385 0,000053
194 0,0228 242 0,3227 290 0,6400 338 0,000303 386 0,000051
195 0,0239 243 0,3347 291 0,6186 339 0,000291 387 0,000049
196 0,0250 244 0,3471 292 0,5980 340 0,000280 388 0,000047
197 0,0262 245 0,3600 293 0,5780 341 0,000271 389 0,000046
198 0,0274 246 0,3730 294 0,5587 342 0,000263 390 0,000044
199 0,0287 247 0,3865 295 0,5400 343 0,000255 391 0,000042
200 0,0300 248 0,4005 296 0,4984 344 0,000248 392 0,000041
201 0,0334 249 0,4150 297 0,4600 345 0,000240 393 0,000039
202 0,0371 250 0,4300 298 0,3989 346 0,000231 394 0,000037
203 0,0412 251 0,4465 299 0,3459 347 0,000223 395 0,000036
204 0,0459 252 0,4637 300 0,3000 348 0,000215 396 0,000035
205 0,0510 253 0,4815 301 0,2210 349 0,000207 397 0,000033
206 0,0551 254 0,5000 302 0,1629 350 0,000200 398 0,000032
207 0,0595 255 0,5200 303 0,1200 351 0,000191 399 0,000031
208 0,0643 256 0,5437 304 0,0849 352 0,000183 400 0,000030
209 0,0694 257 0,5685 305 0,0600 353 0,000175
210 0,0750 258 0,5945 306 0,0454 354 0,000167
211 0,0786 259 0,6216 307 0,0344 355 0,000160
212 0,0824 260 0,6500 308 0,0260 356 0,000153
213 0,0864 261 0,6792 309 0,0197 357 0,000147
214 0,0906 262 0,7098 310 0,0150 358 0,000141
215 0,0950 263 0,7417 311 0,0111 359 0,000136
216 0,0995 264 0,7751 312 0,0081 360 0,000130
217 0,1043 265 0,8100 313 0,0060 361 0,000126
218 0,1093 266 0,8449 314 0,0042 362 0,000122
219 0,1145 267 0,8812 315 0,0030 363 0,000118
220 0,1200 268 0,9192 316 0,0024 364 0,000114
221 0,1257 269 0,9587 317 0,0020 365 0,000110
222 0,1316 270 1,0000 318 0,0016 366 0,000106
223 0,1378 271 0,9919 319 0,0012 367 0,000103
224 0,1444 272 0,9838 320 0,0010 368 0,000099
225 0,1500 273 0,9758 321 0,000819 369 0,000096
226 0,1583 274 0,9679 322 0,000670 370 0,000093
227 0,1658 275 0,9600 323 0,000540 371 0,000090

Tabela 1.3: B (λ), R (λ) [pa dimen­sione], 380 nm deri më 1400 nm
λ nënm B(λ) R (λ)
300 ≤ λ < 380 0,01 —
380 0,01 0,1
385 0,013 0,13
390 0,025 0,25
395 0,05 0,5
400 0,1 1
405 0,2 2
410 0,4 4
415 0,8 8
420 0,9 9
425 0,95 9,5
430 0,98 9,8
435 1 10
440 1 10
445 0,97 9,7
450 0,94 9,4
455 0,9 9
460 0,8 8
465 0,7 7
470 0,62 6,2
475 0,55 5,5
480 0,45 4,5
485 0,32 3,2
490 0,22 2,2
495 0,16 1,6
500 0,1 1
500 < λ ≤ 600 100,02·(450‑λ) 1
600 < λ ≤ 700 0,001 1
700 < λ ≤ 1050 — 100,002·(700- λ)
1050 < λ ≤ 1150 — 0,2
1150 < λ ≤ 1200 — 0,2·100,02·(1150- λ)
1200 < λ ≤ 1400 — 0,02

SHTOJCA II
VLERAT KUFI TË EKSPOZIMIT PËR RREZATIMIN OPTIK LAZER

Nivelet e rreza­tim­it (ekspozim­it) ndaj rreza­tim­it laz­er, që lid­hen me efek­tet biofizike të ekspozim­it ndaj rreza­tim­it laz­er, mund të për­cak­to­hen me for­mu­lat e mëposhtme. For­mu­la që duhet për­dorur varet nga gjatësia e valës dhe kohëzg­jat­ja e rreza­tim­it të eme­t­u­ar nga buri­mi dhe rezul­tatet duhet të kra­ha­so­hen me vler­at kufi kor­re­spon­duese të ekspozim­it, të dhë­na në tabelën 2.2 deri në 2.4. Më shumë se një vlerë e ekspozim­it dhe kufi kor­re­spon­dues i ekspozim­it mund të jenë rel­e­van­të për një burim të dhënë të rreza­tim optik laz­er.
Koe­fi­cien­tët e për­dorur si mjete llog­a­r­it­je­je bren­da tabelave 2.2 deri më 2.4 janë ren­di­tur në tabelën 2.5 dhe kor­rigjimet për ekspoz­imin e përsërit­ur janë ren­di­tur në tabelën 2.6.

[W m‑2]
[J m‑2]
Shën­ime:
dP: fuqia e shpre­hur në vat [W];
dA: sipër­faq­ja e shpre­hur në metër katrorë [m2];
E (t), E ira­di­an­ca ose den­siteti i fuqisë: fuqia e rreza­tim­it që bie për njësi të sipër­faqes, përgjithë­sisht e shpre­hur në vat për metër katror [W m−2].Vlerat e E(t), E vijnë nga mat­jet apo mund të ofro­hen nga prod­hue­si i pajis­jes;
H Ekspoz­i­mi radi­ant: inte­grali kohor i ira­di­ancës, i shpre­hur në xhaul për metër katror [J m‑2];
t koha, kohëzg­jat­ja e ekspozim­it, e shpre­hur në sekon­da [s];
λ gjatësia e valës, esh­pre­hur në nanometër [nm];
γ kën­di i konit kufizues të fushës së vështrim­it të mat­jes i shpre­hur në mili­ra­di­an [mrad];
γm fusha e vështrim­it e mat­jes e shpre­hur në mili­ra­di­an [mrad];
α sub­ten­sa kën­dore e një buri­mi e shpre­hur në mili­ra­di­an [mrad];
hap­ja kufizuese: zona rrethore mbi të cilën janë mesa­ta­rizuar den­siteti i fuqisë ose ekspoz­i­mi radi­ant;
G radi­an­ca e inte­gru­ar: inte­grali i radi­ancës për një kohë ekspoz­i­mi, shpre­hur si energjia radi­ante për njësi të zonës të një sipër­faqe­je rrezat­uese për njësi të kën­dit të ngurtë të eme­tim­it, në xhaul për metër katror për stera­di­an [J m−2 sr −1].

Tabela 2.1: Rrez­iqet e rreza­tim­it
Gjatësia e valës  [nm] Brezi i rreza­tim­it Organi i prekur Rreziku Tabela me vler­at kufi të ekspozim­it
180- 400 UV syri dëm­tim fotokimik dhe dëm­tim ter­mik 2.2, 2.3
180- 400 UV lëku­ra eritema 2.4
400- 700 VIS syri dëm­tim i ret­inës 2.2
400- 600 VIS syri dëm­tim fotokimik 2.3
400- 700 VIS lëku­ra dëm­tim ter­mik 2.4
700- 1400 IKA syri dëm­tim ter­mik 2.2, 2.3
700- 1400 IKA lëku­ra dëm­tim ter­mik 2.4
1400- 2600 IKB syri dëm­tim ter­mik 2.2
2600- 106 IKC syri dëm­tim ter­mik 2.2
1400- 106 IKB, IKC syri dëm­tim ter­mik 2.3
1400- 106 IKB, IKC lëku­ra dëm­tim ter­mik 2.4

Tabela 2.2: Vler­at kufi të ekspozim­it për ekspoz­imin laz­er në sy. Kohëzg­jat­ja e ekspozim­it të shkurtër < 10 s

Gjatësia e valës a [nm] hap­ja Kohëzg­jat­ja [s]
10–13 — 10–11 10–11 — 10–9 10–9 — 10–7 10–7 — 1,8 · 10–5 1,8 · 10–5 — 5 · 10–5 5 · 10–5 — 10–3 10–3 – 101
UVC 180 — 280 1 mm për t<0,3 s; 1,5 · t0,375 for 0,3<t shih shën­imin c

H = 30 [J m‑2]
UVB 280 — 302
303 H = 40 [J m‑2]; nëse t < 2,6 · 10–9 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
304 H = 60 [J m‑2]; nëse t < 1,3 · 10–8 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
305 H = 100 [J m‑2]; nëse t < 1,0 · 10–7 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
306 H = 160 [J m‑2]; nëse t < 6,7 · 10–7 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25[J m‑2 ] shih shën­imin d
307 H = 250 [J m‑2]; nëse t < 4,0 · 10–6 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
308 H = 400 [J m‑2]; nëse t < 2,6 · 10–5 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2] shih shën­imin d
309 H = 630 [J m‑2]; nëse t < 1,6 · 10–4 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25[J m‑2 ] shih shën­imin d
310 H = 103 [J m‑2]; nëse t < 1,0 · 10–3 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
311 H = 1,6 · 103 [J m‑2]; nëse t < 6,7 · 10–3 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
312 H = 2,5 · 103 [J m‑2]; nëse t < 4,0 · 10–2 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
313 H = 4,0 · 103 [J m‑2]; nëse t < 2,6 · 10–1 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
314 H = 6,3 · 103 [J m‑2]; nëse t < 1,6 · 100 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2 ] shih shën­imin d
UVA 315 — 400 H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m‑2]
duk­shme & IKA 400 — 700 7 mm H = 1,5 · 10–4 CE [J m‑2] H = 2,7 · 104 t 0,75 CE [J m‑2] H = 5 · 10–3 CE [J m‑2] H = 18 · t 0,75 CE [J m‑2]
700 — 1 050 H = 1,5 · 10–4 CA CE [J m‑2] H=2,7 · 104 t 0,75 CA CE [J m‑2] H = 5 · 10–3 CA CE [J m‑2] H = 18 · t 0,75 CA CE [J m‑2]
1 050- 1 400 H = 1,5 · 10–3 CC CE [J m‑2] H =2,7 · 105 t 0,75 CC CE [J m‑2] H = 5 · 10–2 CC CE [J m‑2] H = 90 · t 0,75 CC CE [J m‑2]
IKB
&
IKC 1 400 — 1 500 Shih shen. b E = 1012 [W m‑2]Shih shën­imin c H = 103 [J m‑2] H=5,6 · 103 ·t 0,25 [J m‑2]
1 500 — 1 800 E = 1013 [W m‑2]Shih shën­imin c H = 104 [J m‑2]
1 800 — 2 600 E = 1012 [W m‑2]Shih shën­imin c H = 103 [J m‑2] H=5,6 ·103 · t 0,25 [J m‑2]
2 600 — 10 6 E = 1011 [W m‑2 ]Shih shën­imin c H=100 [J m‑2] H = 5,6 · 103 ·t 0,25 [J m‑2]

aNëse gjatësia e valës së një laz­eri mbu­lo­het nga dy kufij, atëherë zba­to­het ai më shtrëngue­si.
bKur 1400 < = λ c Për shkak të mungesës të të dhë­nave në këto gjatësi të pul­sit, ICNIRP (Komi­sioni Ndërkom­bë­tar për Mbro­jt­jen nga Rreza­ti­mi Jojonizues) reko­man­don për­dorim­in e kufi­jve të den­sitetit të fuqisë për 1 ns.
d Tabela shpreh vlera për pul­simet e vetme të lazer­it. Në rastin e pul­simeve të shumë­fish­ta të lazer­it atëherë duhet të shto­hen kohëzg­jat­jet e pul­simeve të lazer­it pul­sues që bien bren­da një inter­vali Tmin (të ren­di­tu­ra në tabelën 2.6) dhe vlera e kohës rezul­tante duhet të plotë­so­het për kohën t në for­mulën: 5,6 · 103 t 0,25

Tabela 2.3: Vler­at kufi të ekspozim­it për ekspoz­imin laz­er në sy. Kohëzg­jat­ja e ekspozim­it të gjatë ≥ 10 s

Gjatësia e valës a [nm] Hap­ja Kohëzg­jat­ja [s]
101 — 102 102 — 104 104 — 3 · 104
UVC 180 — 280 H = 30 [J m‑2]
280 — 302 3,5 mm
UVB 303 H = 40 [J m‑2]
304 H = 60 [J m‑2]
305 H = 100 [J m‑2]
306 H = 160 [J m‑2]
307 H = 250 [J m‑2]
308 H = 400 [J m‑2]
309 H = 630 [J m‑2]
310 H = 1,0 103 [J m‑2]
311 H = 1,6 103 [J m‑2]
312 H = 2,5 103 [J m‑2]
313 H = 4,0 103 [J m‑2]
314 H = 6,3 103 [J m‑2]
UVA 315 — 400 H = 104[J m‑2]
E duk­shme
400 – 700 400 — 600
fotokimik b
dëm­tim i ret­inës 7 mm H = 100 CB [J m‑2]
(γ = 11 mrad)d E = 1 CB [W m‑2]; (γ = 1,1 t0,5 mrad)d E = 1 CB [W m‑2]
(γ = 110 mrad)
400 — 700
ter­mal b
dëm­tim i ret­inës if α < 1,5 mrad atëherë E = 10 [Ë m‑2] if α > 1,5 mrad dhe t ≤ T2 atëherë H = 18CE t0,75 [J m‑2 ]
if α > 1,5 mrad dhe t > T2 atëherë E = 18CE T2‑0,25 [Ë m‑2]
IKA 700 — 1 400 7 mm kur α < 1,5 mrad atëherë E = 10 CA CC [Ë m‑2] kur α > 1,5 mrad dhe t ≤ T2 atëherë H = 18 CA CC CE t0,75[J m‑2]
kur α > 1,5 mrad dhe t > T2 atëherë E = 18 CA CC CE T2‑0,25[W m‑2] (nuk tejkalo­het 1 000 Ë · m‑2 )
IKB
& IKC 1 400 — 106 shih c E = 1 000 [W m‑2]

a.Nëse gjatësia e valës apo një kusht tjetër i lazer­it mbu­lo­hen nga dy kufij, atëherë zba­to­het ai më shtrëngue­si.
b.Për burime të vogla që përf­shi­jnë një kënd prej 1,5 mrad apo më pak, kufi­jtë e dyfishtë të duk­shëm E nga 400 nm në 600 nm reduk­to­hen në kufi­jtë ter­mikë për 10 s <= t < T1 dhe për lim­itet fotokimike për kohë të gja­ta. Për T1 dhe T2 shih Tabelën 2.5. Kufiri i rrezikut reti­nal fotokimik mund të shpre­het edhe si një rreza­tim i inte­gru­ar në kohë G = 106 CBëJ m‑2 sr‑1] përt > 10s deri në t = 10 000 s dhe L = 100 CBëW m‑2 sr‑1] për t > 10 000 s. Për mat­jen e G dhe L γm duhet të për­doret një fushë vështri­mi mesa­ta­rizuese. Kufiri zyr­tar ndër­m­jet të duk­shmes dhe infra të kuqes është 780 nm siç për­cak­to­het nga CIE . Kolona me emrat a brezave të gjatë­sisë së valës është synuar për të dhënë një panoramë më të mirë për për­doruesin. ( Shën­i­mi G për­doret nga CEN ; shën­i­mi Lt për­doret nga CIE; shën­i­mi LP për­doret nga IEC dhe CENELEC .
c. Për gjatës­inë e valës 1400 – 10 5 nm: diametri i hapjes/apertures =3,5 mm; për gjatës­inë e valës 10 5- 10 6 nm: diametri i hap­jes 11 mm.
d. Për mat­jen e vlerës së ekspozim­it, γ për­cak­to­het si më poshtë: Nëse α: (sub­ten­sa kën­dore e një buri­mi) > γ ( kën­di i konit kufizues i treguar në klla­pa në kolon kor­re­spon­duese) atëherë fusha e vështrim­it e mat­jes γm duhet të jetë vlera e dhënë e γ. (Nëse për­doret një fushë më e gjerë vështri­mi i mat­jes atëherë rreziku do të mbivlerë­so­het).
Nëse α <γ atëherë fusha e vështrim­it të mat­jes γm duhet të jetë mjaftueshëm e gjerë për të përf­shirë plotë­sisht burim­in por përndryshe nuk është e kufizuar dhe mund të jetë më e gjerë se γ.

Tabela 2.4: Vler­at kufi të ekspozim­it për ekspoz­imin laz­er të lëkurës

Gjatësia e valës a[nm]
Hapja/ aper­tu­ra Kohëzg­jat­ja [s]
< 10–9 10–9 — 10–7 10–7 — 10–3 10–3 – 101 101 — 103 103 — 3 · 104
UV
(A, B, C) 180–400 3. 5mm E = 3 · 1010[W m‑2] E njëjtë si kufi­jtë e ekspozim­it të syrit
e duk­shme
&
IKA 400–700 3. 5mm E = 2 · 1011[W m‑2] H=200 CA
[J m‑2] H = 1,1 · 104 CA t 0,25ëJ m‑2] E = 2 · 103 CA[W m‑2]
700 ‑1 400 E = 2 · 1011 CA[W m‑2]
IKB
&
IKC 1400–1 500 E =1012[W m‑2] E njëjtë si kufi­jtë e ekspozim­it të syrit
1500–1 800 E = 1013[W m‑2]
1 800–2 600 E = 1012[W m‑2]
2 600–106 E = 1011[W m‑2]
a Nëse gjatësia e valës ose një kusht tjetër i lazer­it mbu­lo­het nga dy kufij, atëherë zba­to­het ai më shtrëngues.

Tabela 2.5: Fak­torët e zbat­u­ar të kor­rigjim­it dhe para­me­tra të tjerë të llog­a­r­it­jes
Para­metri siç ren­ditet në ICNIRP Brezi spek­tral i vlef­shëm
(nm) Vlera

CA λ < 700 CA = 1,0
700 — 1 050 CA = 10 0,002(λ — 700)
1 050 — 1 400 CA = 5,0

CB 400 — 450 CB = 1,0
450 — 700 CB = 10 0,02(λ — 450)

CC 700 — 1 150 CC = 1,0
1 150 — 1 200 CC = 10 0,018(λ — 1150)
1 200 — 1 400 CC = 8,0

T1 λ < 450 T1 = 10 s 450 — 500 T1 = 10 · [10 0,02 (λ — 450) ] s λ > 500 T1 = 100 s
Para­metri siç ren­ditet në ICNIRP E vlef­shme për efek­tin biologjik Vlera
αmin Të gjitha efek­tet ter­mike αmin = 1,5 mrad
Para­metri siç ren­ditet në ICNIRP Gama kën­dore e vlef­shme
(mrad) Vlera

CE α<αmin CE = 1,0
αmin<α< 100 CE = α / αmin α> 100 CE = α2 / (αmin · αmax) mrad
me αmax = 100 mrad

T2 α< 1,5 T2 = 10 s
1,5 <α< 100 T2 = 10 · [10 (α — 1,5) / 98,5 ] s α> 100 T2 = 100 s
Para­metri siç ren­ditet në ICNIRP Inter­vali i kohës së vlef­shme të ekspozim­it
(s) Vlera

γ t ≤ 100 γ = 11 [mrad]
100 < t < 104 γ = 1,1 t 0, 5[mrad] t > 104 γ = 110 [mrad]

Tabela 2.6: Kor­rigji­mi për ekspoz­imin përsëritës
Secili nga rreg­ul­lat e përgjithshme të mëposhtme duhet të zba­to­het për të gjitha ekspozimet përsëritëse, siç ndod­hin nga sis­temet laz­er të pul­suara në mënyrë të përsërit­ur ose ato të ska­nim­it:
1. Ekspoz­i­mi nga çdo pul­sim i vetëm në një varg pul­simesh nuk tejkalon vlerën kufi të ekspozim­it për një pul­sim të vetëm të kohëzg­jat­jes së atij pul­si­mi.
2. Ekspoz­i­mi nga çfarë­dol­loj grupi pul­simesh (apo nën gru­pesh pul­si­mi në një varg) të lëshuar nën­jë kohë t nuk tejkalon vlerën kufi të ekspozim­it për kohën t.
3. Ekspoz­i­mi nga çfarë­dol­loj pul­si­mi i vetëm bren­da një grupi pul­simesh nuk tejkalon vlerën kufi të ekspozim­it të një pul­si­mi të vetëm të shumëzuar me një fak­tor kor­rigji­mi ter­mik kumu­la­tiv Cp=N−0,25, ku N është num­ri i pul­simeve. Ky rreg­ull zba­to­het vetëm për kufi­jtë e ekspozim­it për mbro­jt­jen kundër dëm­timeve ter­mike, ku të gjitha pul­simet e lëshuara në më pak se Tmin tra­j­to­hen si një pul­sim i vetëm.

Para­metri Brezi spek­tral i vlef­shëm (nm) Vlera ose për­shkri­mi

Tmin

315 <λ≤ 400 Tmin = 10 −9 s (= 1 ns)
400 <λ≤ 1 050 Tmin = 18· 10 −6 s (= 18 μs)
1 050 <λ≤ 1 400 Tmin = 50· 10 −6 s (= 50 μs)
1 400 <λ≤ 1 500 Tmin = 10 −3 s (= 1 ms)
1 500 <λ≤ 1 800 T Tmin = 10 s
1 800 <λ≤ 2 600 Tmin = 10 −3 s (= 1 ms)
2 600 <λ≤ 10 6 Tmin = 10 −7 s (= 100 ns)

SHTOJCA III
DISPOZITA PËR MBIKËQYRJEN SHËNDETËSORE TË PUNËMARRËSVE TË EKSPOZUAR NDAJ RREZATIMIT OPTIK

Gjatë kry­er­jes së mbikëqyr­jes shën­de­të­sore që syn­on paran­dal­im­in dhe diag­nos­tikimin e her­shëm të çdo efek­ti të dëmshëm, akut dhe kro­nik mbi shën­detin si paso­jë e ekspozim­it ndaj rreza­tim­it optik, në për­puth­je me nenin 8 të kësaj rreg­ul­lore­je dhe legjis­la­cionin në fuqi për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore, zba­to­hen dis­poz­i­tat e për­cak­tu­ara në tabelën 3–1.

Tabela 3–1: Objek­ti dhe shpeshtësia e kon­trolleve mjekë­sore për punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj rreza­tim­it optik
Llo­ji / brezi i rreza­tim­it optik Organi që preket Ekza­minimet Shpeshtësia e kon­trolleve Komente
Rreza­ti­mi optik arti­fi­cial
Ultra­vjoll­cë
UV Syri, lëku­ra Ekza­min­im i përgjithshëm mjekë­sor, me vëmend­je të veçan­të ndaj lëkurës, iden­ti­fikim­it të sëmund­jeve që shkak­to­jnë mbind­jesh­mëri ndaj rreza­tim­it UV dhe për­dorim­it tësub­stan­cave foto­sen­si­tive;
Ekza­min­im oftal­mologjik, duke i kush­tu­ar vëmend­je kristal­in­it, kon­junk­tivës dhe kor­nesë;
Në varësi të indika­cion­eve pas ekza­minim­it të përgjithshëm: ekza­min­ime der­ma­tologjike. Për­para fil­lim­it të punës me ekspoz­im ndaj rrezeve UV;
Të pak­tën çdo 3 vjet;
çdo 2 vjet për punë­mar­rësit në moshë më të mad­he se 50 vjeç dhe të ekspozuar ndaj rreza­tim­it UV për më shumë se 10 vjet;
Në çdo rast, kur punë­mar­rësi kon­sta­ton një efekt neg­a­tiv ose VKE janë tejkalu­ar. Ekza­min­im mjekë­sor para­prak për të iden­ti­fikuar punë­mar­rësit që kanë kun­dra-indika­cione ndaj ekspozim­it ndaj rreza­tim­it UV, përf­shirë punë­mar­rësit që i përkasin gru­peve veçanër­isht të ndjeshme të riskut;

E duk­shme
VIS Syri Ekza­min­im i përgjithshëm mjekë­sor, me vëmend­je të veçan­të ndaj lëkurës dhe iden­ti­fikim­it të sëmund­jeve që shkak­to­jnë mbind­jesh­mëri ndaj rreza­tim­it VIS dhe për­dorim­it të sub­stan­cave foto­sen­si­tive;
Ekza­min­im oftal­mologjik, duke i kush­tu­ar vëmend­je ret­inës. Për­para fil­lim­it të punës me ekspoz­im ndaj rrezeve të duk­shme VIS;
Të pak­tën çdo 3 vjet;
Në çdo rast, kur punë­mar­rësi kon­sta­ton një efekt neg­a­tiv ose kur tejkalo­hen VKE. Ekza­min­ime para­prake për të iden­ti­fikuar punë­mar­rësit që kanë kundërindika­cione mjekë­sore për t’u ekspozuar ndaj rreza­tim­it VIS, përf­shirë punë­mar­rësit që i tako­jnë gru­peve veçanër­isht të ndjeshme të riskut.

Infra të kuqe
IK Syri, lëku­ra Ekza­min­im i përgjithshëm, me vëmend­je të veçan­të ndaj lëkurës;
Ekza­min­im ofta­mologjik, duke i kush­tu­ar vëmend­je kristal­in­it, konjunktivës,kornesë dhe ret­inës. Për­para fil­lim­it të punës me ekspoz­im ndaj rreza­tim­it IK;
Të pak­tën çdo 3 vjet.
Në çdo rast, kur punë­mar­rësi kon­sta­ton një efekt neg­a­tiv ose kur tejkalo­hen VKE. Ekza­min­ime para­prake për të iden­ti­fikuar punë­mar­rësit që kanë kundraindika­cione mjekë­sore për t’u ekspozuar ndaj rreza­tim­it IK, përf­shirë punë­mar­rësit që i përkasin gru­peve veçanër­isht të ndjeshme të riskut.
Laz­er
(të gjitha gjatësitë e valës) Syri, lëku­ra Ekza­min­im i përgjithshëm, me vëmend­je të veçan­të ndaj lëkurës;
Ekza­min­im ofta­mologjik, duke i kush­tu­ar vëmend­je kristalinit,kornesë dhe ret­inës. Për­para fil­lim­it të punës me ekspoz­im ndaj rrezeve laz­er;
Të pak­tën çdo 3 vjet;
Në çdo rast, kur punë­mar­rësi kon­sta­ton një efekt neg­a­tiv ose kur tejkalo­hen VKE. Ekza­min­ime para­prake për të iden­ti­fikuar punë­mar­rësit që kanë kundërindika­cione mjekë­sore për t’u ekspozuar ndaj rreza­tim­it laz­er, përf­shirë punë­mar­rësit që i përkasin gru­peve veçanër­isht të ndjeshme të riskut.
Rreza­ti­mi optik naty­ror (dri­ta e diel­lit)
UV+VIS+IK
Syri, lëku­ra Ekza­min­im i përgjithshëm mjekë­sor, me vëmend­je të veçan­të ndaj lëkurës, iden­ti­fikim­it të sëmund­jeve që shkak­to­jnë mbind­jesh­mëri ndaj rreza­tim­it optik naty­ror dhe për­dorim­it të sub­stan­cave foto­sen­si­tive;
Ekza­min­im ofta­mologjik, me vëmend­je ndaj kristal­in­it, kon­junk­tivës, kor­nesë dhe ret­inës;
Në varësi të indika­cion­eve dhe pas ekza­min­imeve të përgjithshme: ekza­min­im der­ma­tologjik Për­para fil­lim­it të punës me ekspoz­im ndaj rreza­tim­it optik naty­ror;
Të pak­tën çdo 3 vjet;
çdo 2 vjet për punë­mar­rësit në moshë më të mad­he se 50 vjeç dhe të ekspozuar ndaj rreza­tim­it optik naty­ror për më shumë se 10 vjet;
Në çdo rast, kur punë­mar­rësi kon­sta­ton një efekt neg­a­tiv në shën­det Ekza­min­ime para­prake për të iden­ti­fikuar punë­mar­rësit që kanë kundërindika­cione mjekë­sore për të qenë të ekspozuar ndaj rreza­tim­it optik naty­ror, përf­shirë punë­mar­rësit që i përkasin gru­peve veçanër­isht të ndjeshme të riskut

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim