VENDIM
Nr. 353, datë 24.4.2013

PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË TË RINJ

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 3 të nen­it 8 të ligjit nr. 7995, datë 20.9.1995 “Për nxit­jen e punësim­it”, të ndryshuar, me propoz­imin e Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Punëd­hënësit në sek­torin pri­vat, të cilët punë­so­jnë të rinj nga mosha 16 — 30 vjeç, që kanë për­fun­d­uar arsimin e lartë, arsimin e mesëm të përgjithshëm e pro­fe­sion­al dhe kurse të formim­it pro­fe­sion­al, mund të për­fi­to­jnë një financim mujor për tre vjet, në masën 100 për qind të sig­urimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shën­de­të­sore, të pjesës së kon­tribu­tit të punëd­hënësit, me kusht që në kon­tratën e punës të jetë tre vjet kohëzg­jat­ja e pro­gramit dhe tre vjet të tjerë pa shkëput­je pas për­fundim­it të pro­gramit.
Punëd­hënësit mund të punë­so­jnë nëpër­m­jet këtij pro­gra­mi deri në 50% të num­rit mesa­tar të të sig­u­ru­arve të deklaru­ar në 3 (tre) mua­jt e fun­dit.
2. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, drej­toritë rajonale të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat ven­dore të punësim­it bëjnë njof­timin në Bule­tinin e Njof­timeve Pub­like, çdo vit, për fondin e vënë në dis­pozi­cion dhe kriteret e për­fitim­it nga ky pro­gram.
3. Punëd­hënësi që aplikon për pro­gramin e punësim­it, nuk duhet të ketë shkelur në të kalu­arën legjis­la­cionin e punës, kon­stat­u­ar nga Inspek­torati i Punës dhe nga admin­is­tra­ta tati­more, si dhe duhet të ketë derd­hur, rreg­ull­isht detyrimet tati­more e kon­tributet për sig­urimet e detyrueshme, shoqërore dhe shën­de­të­sore, veçanër­isht për vitin e fun­dit.
4. Punëd­hënësit, për për­fitimin e sipër­për­men­dur, apliko­jnë pranë zyrave përkatëse të punësim­it duke paraqi­tur doku­mentet e mëposhtme:
a) vendimin e gjykatës për regjistrim­in si per­son juridik ose vendimin e Qen­drës Kom­bëtare të Regjistrim­it;
b) num­rin e iden­ti­fikim­it të per­son­it të tat­ueshëm (NIPT-in);
c) vërte­timin për shly­er­jen e kon­tributeve për sig­urimet e detyrueshme, shoqërore dhe shën­de­të­sore, që lëshohen nga organet e sig­urimeve shoqërore, për aq kohë sa ushtron veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;
ç) num­rin e llog­a­risë bankare;
d) vërte­timin nga dega e tatim-tak­save, ku per­soni juridik ushtron veprim­tar­inë, për shly­er­jen e detyrimeve tati­more për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;
dh) infor­ma­cion për:
i) num­rin e fuqisë punë­tore;
ii) listën emërore të të sig­u­ru­arve;
iii) llo­jin e veprim­tarisë që kryen;
iv) nivelin e pagës së dhënë për çdo per­son;
v) plan­biz­nesin për shtimin e fuqisë punë­tore;
vi) kop­je të akteve të inspek­timeve për vitin e fun­dit.
5. Punëd­hënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësim­it dhe në mbështet­je të të dhë­nave e të doku­menta­cionit të për­cak­tu­ar në pikën 4 të këtij vendi­mi, plotë­son for­mu­la­rin përkatës, sipas mod­elit të mirat­u­ar nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it.
6. Inspek­torati Rajon­al i Punës dhe Shër­bimeve Shoqërore bën ver­i­fikimin e doku­menta­cionit të paraqi­tur nga sub­jek­ti, sipas kërke­save të për­cak­tu­ara në shkro­n­jën “dh” të pikës 4 të këtij vendi­mi dhe shpre­het bren­da 10 (dhjetë) ditëve kalen­darike për vërtetës­inë dhe kor­rek­tës­inë e këtij doku­menta­cioni.
7. Zyra përkatëse e punësim­it ia paraqet këshillit ven­dor trepalësh, të ngrit­ur pranë saj, pro­jek­tet që kërko­hen të zba­to­hen aty ku ajo ushtron veprim­tar­inë, këshill, i cili, pasi shqyr­ton dhe vlerë­son dobinë social-ekonomike të pro­jek­teve të paraqi­tu­ra, i mira­ton ato në parim.
8. Pas mira­tim­it, në parim, të pro­jek­teve në këshillin ven­dor trepalësh, zyra përkatëse e punësim­it i dër­gon, për mira­tim, si më poshtë vijon:
a) zyra ven­dore e punësim­it, sipas rastit, ia dër­gon zyrës rajonale të punësim­it ose Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it;
b) zyra rajonale e punësim­it, mira­ton pro­jek­tet, kur num­ri i të punë­suarve dhe atyre që kërko­hen për t’u punë­suar nga punëd­hënësi, është jo më shumë se 50 (pesëd­hjetë) per­sona;
c) Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it mira­ton pro­jek­tet kur num­ri i të punë­suarve dhe atyre që kërko­hen për t’u punë­suar nga punëd­hënësi, është më shumë se 50 (pesëd­hjetë) per­sona.
9. Për zba­timin e pikës 8 të këtij vendi­mi, në zyrat rajonale të punësim­it dhe në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ngri­hen komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve, me jo më pak se 5 (pesë) per­sona.
10. Mënyra e orga­nizim­it dhe e funk­sionim­it të punës, si dhe për­bër­ja e komi­sion­eve për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e mirat­u­ar nga Këshilli Admin­is­tra­tiv Trepalësh i Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
11. Komi­sioni i mira­tim­it të pro­jek­teve në zyrën rajonale të punësim­it, bren­da 20 (njëzet) ditëve kalen­darike nga data e paraqit­jes së kërkesës për aplikim nga punëd­hënësi, ven­dos mira­timin ose jo të pro­jek­tit. Komi­sioni i mira­tim­it të pro­jek­teve në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ven­dos mira­timin ose jo të pro­jek­tit, bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve kalen­darike nga data e paraqit­jes së kërkesës për aplikim nga punëd­hënësi.
12. Zyra e punësim­it vë në dis­pozi­cion të punëd­hënësve listën e punëkërkuesve të papunë që plotë­so­jnë kriteret për të për­fi­tu­ar nga ky pro­gram. Punëd­hënësi përzg­jedh kan­di­datin më të për­sh­tat­shëm.
13. Punëkërkue­sit e papunë, që kundër­sh­to­jnë të mar­rin pjesë në këtë pro­gram, hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë.
14. Ndër­m­jet zyrave përkatëse të punësim­it dhe të punëd­hënësit nën­shkruhet një kon­tratë, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet, në për­puth­je me pro­gramin për secilën palë. Kon­tratat lid­hen vetëm për vitin bux­hetor, për të cilin është mirat­u­ar pro­jek­ti.
15. Për vazhdimin e pro­jek­tit në vitin pasard­hës do të lid­het një kon­tratë sht­esë në për­puth­je me fondet e mirat­u­ara atë vit.
16. Punëd­hënësi dhe punëkërkue­si, si punë­mar­rës, nën­shkru­a­jnë një kon­tratë indi­vid­uale pune, në të cilën për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e palëve, sipas për­cak­timeve të bëra në Kodin e Punës dhe në këtë vendim.
17. Kon­tratat tip, sipas për­cak­timeve të dhë­na në pikat 14 e 16 të këtij vendi­mi, har­to­hen nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it dhe janë të detyrueshme për t’u zbat­u­ar nga zyrat përkatëse të punësim­it.
18. Një kop­je e kon­tratës së punës së çdo punëkërkue­si, punë­mar­rës, depoz­i­to­het në zyrën përkatëse të punësim­it, e cila, në bashkëpunim me inspek­toratin rajonal/vendor të punës, ndjek zba­timin e kon­tratës deri në për­fundimin e pro­jek­tit.
19. Në rastet kur punëkërkue­si, si punë­mar­rës, pjesë­mar­rës në këtë pro­gram, largo­het për­para afatit të për­cak­tu­ar në kon­tratë bren­da gjys­mës së vitit të parë të zba­tim­it të kon­tratës sipas pikës 16, për shkaqe të arsyeshme, zëvendësi­mi bëhet nga zyra përkatëse e punësim­it, pas njof­tim­it nga punëd­hënësi dhe vlerësim­it të Inspek­toratit të Punës për shkaqet e zgjid­hjes së kon­tratës.
20. Punëd­hënësi, i cili ndër­pret mar­rëd­hëni­et e punësim­it, pa shkaqe të arsyeshme për peri­ud­hën mbas për­fundim­it të sub­ven­cionim­it (3‑vjeçari i dytë), dety­ro­het të kthe­jë sub­ven­cionin e mar­rë për këtë per­son për peri­ud­hën e paplotë­suar sipas kon­tratës.
21. Financi­mi sipas pikës 1 ndër­pritet në rastin kur punëd­hënësi, pas për­fitim­it të financim­it, në zba­tim të këtij vendi­mi, zgjidh, pa shkaqe të arsyeshme, kon­tratat e punës së punë­mar­rësve të tjerë, të punë­suar pranë tij, të vërte­t­u­ar nga Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe Shër­bimeve Sociale.
22. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it, Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe Shër­bimeve Sociale, Drej­to­ria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore, nën­shkru­a­jnë një mar­rëvesh­je bashkëpuni­mi për zba­timin e detyrimeve që rrjed­hin nga ky vendim.
23. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it mon­i­toron ecur­inë e pro­gramit dhe për­gatit raporte vje­tore, bren­da datës 31 mars të vitit pasard­hës, të cilat ia paraqet Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta dhe Min­istrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
24. Pro­gra­mi i punësim­it të fil­lo­jë të zba­to­het në vitin 2013 dhe kohëzg­jat­ja e tij të jetë 6 (gjashtë) vjet.
25. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it ruan doku­menta­cionin për pro­gramin e punësim­it deri në 10 (dhjetë) vjet, pas dhënies së fun­dit të ndih­mës indi­vid­uale.
26. Pro­gra­mi vlerë­so­het nga ekspertë ose orga­ni­za­ta të pavaru­ra, që kanë për­vo­jë në këtë fushë dhe njo­huri për tre­gun e punës.
27. Fondet për zba­timin e këtij pro­gra­mi për­bal­lo­hen nga bux­heti i Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
28. Ngarko­hen Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta dhe Min­is­tria e Finan­cave për nxjer­rjen e udhëz­imeve për zba­timin dhe mbikëqyr­jen e pro­gramit dhe Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it për zba­timin e pro­gramit, nëpër­m­jet zyrave të punësim­it.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim