VENDIM

Nr.1012, datë 10.12.2010

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SINJALISTIKËN NË KANTIER DHE NË VENDIN E PUNËS”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës, të nen­eve 8 e 18 të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kon­trol­lin dhe disi­plin­imin e punimeve të ndër­tim­it”, të ndryshuar, të pikës 3 të nen­it 42 të ligjit nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë” dhe të pikës 3 të nen­it 40 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”, me propoz­imin e Min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për sin­jal­is­tikën në kantier dhe në vendin e punës”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen Min­is­tria e Punëve Pub­like dhe Trans­portit dhe Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

RREGULLORE

PËR SINJALISTIKËN NË KANTIER DHE NË VENDIN E PUNËS

Neni 1

Qël­li­mi

Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton dhe për­shkru­an rreg­ul­lat min­i­male të sin­jal­is­tikës në kantier, për mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë e shën­de­tit gjatë kry­er­jes së veprim­tarisë pub­like apo pri­vate.

Neni 2

Fusha e zba­tim­it

  1. Kjo rreg­ul­lore zba­to­het në çdo kantier e vend pune nga sub­jek­tet pub­like dhe pri­vate, që ushtro­jnë veprim­tar­inë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
  2. Kjo rreg­ul­lore nuk zba­to­het në sin­jal­is­tikën e për­dorur për rreg­ul­lim­in e trafikut rru­gor, heku­rud­hor, lumor, detar dhe ajror.
  3. Kjo rreg­ul­lore nuk do të zba­to­het për shen­ja, për ven­dos­jen në treg të sub­stan­cave dhe preparat­eve të rrezik­shme, pro­duk­teve dhe/ose pajis­jeve, përveç rasteve kur parashiko­het ndryshe në aktet e tjera ligjore.

Neni 3

Përku­fiz­ime

Në kup­tim të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e mposhtëm kanë këto kup­time:

  1. a) “Sin­jal­is­ti­ka për sig­ur­inë dhe/ose shën­detin në kantier dhe vend pune”, sin­jale që i refer­o­hen një objek­ti speci­fik, veprim­tarie ose sit­u­ate dhe që sig­uron infor­ma­cion ose udhëz­ime rreth sig­urisë dhe/ose shën­de­tit në punë me anë të një tabele, ngjyre, sin­jali ndriçues apo sin­jali akustik, një komu­niki­mi gojor ose sin­jali me gjeste (veprim), sipas rastit.
  2. b) “Sin­jal ndal­i­mi”, sin­jali që ndalon sjell­jen, që mund të shkak­to­jë një rrezik.
  3. c) “Sin­jal par­ala­jmërues”, sin­jali që lajmëron një rrezik ose risk.

ç) “Sin­jal i detyrueshëm”, sin­jali që për­shkru­an një sjell­je të për­cak­tu­ar.

  1. d) “Sin­jal i dal­jes së emergjencës ose i ndih­mës së parë”, sin­jali që jep infor­ma­cion mbi dal­jet e emergjencës, të ndih­mës së parë ose të mjeteve të shpë­tim­it.
  2. dh) “Sin­jale të informim­it”, sin­jalet që japin tregues të ndryshëm nga ata të treguar nga shkro­n­jat “b” te “d”.
  3. e) “Tabelë”, një sin­jal që sig­uron infor­ma­cion speci­fik nga një kom­bin­im i një forme gjeometrike, ngjyrave dhe të një sim­boli ose viza­ti­mi grafik, shikuesh­mëria e të cilit garan­to­het nga ndriçi­mi me inten­sitet të mjaftueshëm.

ë) “Tabela suple­mentare”, tabela e ven­do­sur (punuar) së bashku me një tabelë, të tip­it tregues, sipas shkro­n­jës “e” që jep një tregues suple­men­tar ndih­mës.

  1. f) “Ngjyrat e sig­urisë”, ngjyra nëpër­m­jet të cilave jepet kup­ti­mi i cak­tu­ar.
  2. g) “Sim­bol i vizat­u­ar grafik­isht”, pam­je-imazh që paraqet një sit­u­atë ose që për­shkru­an një sjell­je të për­cak­tu­ar e ven­do­sur mbi një tabelë ose në një sipër­faqe të ndriçuar.
  3. gj) “Sin­jal ndriçues”, sin­jali prod­huar nga një aparat (dis­poz­i­tiv) i për­bërë nga mate­r­i­al trans­par­ent ose gjys­më i tej­duk­shëm, i cili është i ndriçuar nga bren­da ose nga pas në mënyrë të tillë që të sig­uro­het sin­jal ndriçues.
  4. h) “Sin­jal akustik”, sin­jali zanor i kod­uar, i cili lëshohet dhe për­cil­let nga një aparat i pro­jek­tu­ar për këtë qël­lim, pa për­dorim­in e një zëri njerë­zor apo arti­fi­cial.
  5. i) “Komu­nikim gojor”, mesazhi gojor i par­aven­do­sur me për­dorim­in e zërit njerë­zor ose të sin­te­save vokale.
  6. j) “Sin­jal me veprime (gjeste)”, lëviz­ja apo pozi­cionim i krahut ose dorës në for­më kon­ven­cionale për të drej­tu­ar per­son­in, që efek­tivisht kryen një punë, për të mos kri­juar a shkak­tu­ar rrezik për punë­mar­rësit.

Neni 4

Detyrimet e punëd­hënësit

  1. Punëd­hënësi duhet të parashiko­jë ose të ver­i­fiko­jë ekzis­tencën e një sin­jal­is­tike të sig­urisë e të shën­de­tit në kantier dhe në vendin e punës, në për­puth­je me këtë rreg­ul­lore, kur rreziku ose risku nuk mund të shmanget a të kufi­zo­het në mënyrë të mjaftueshme me mjete teknike të mbro­jt­jes kolek­tive apo me masa, meto­da dhe sis­teme të orga­nizim­it të punës. Punëd­hënësi merr në kon­sid­er­atë çdo vlerësim të riskut, në për­puth­je me rreg­ul­loren e sig­urisë në kantier, mirat­u­ar me vendimin e Këshillit të Min­is­trave nr.312, datë 5.5.2010 dhe ligjin nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me qël­lim shmang­ien e rrezikut, duke kry­er:
  2. a) njof­timin e një risku ose të një rreziku të per­son­it të ekspozuar;
  3. b) ndal­im­in e sjell­jes që mund të shkak­to­jë rrezik;
  4. c) për­shkrim­in e cak­tu­ar të sjell­jeve të nevo­jshme me qël­lim sig­ur­inë;

ç) dhënien e treguesve rel­a­tivë të dal­jeve të sig­urisë ose mjeteve të shpë­tim­it e të sig­urisë;

  1. d) dhënien e treguesve të tjerë në drej­tim të paran­dalim­it dhe sig­urisë.
  2. Nëse është e nevo­jshme, mund të jepen, nëpër­m­jet sin­jal­is­tikës së sig­urisë, tregues rel­a­tivë ose sit­u­a­ta e riskut që nuk janë dhënë në aneksin I, sipas veçan­tisë së punës ose për­vo­jës tekniko-pro­fe­sion­ale.
  3. Punëd­hënësi, për të rreg­ul­lu­ar trafikun e brend­shëm të kantier­it, ndër­mar­rjes ose një­sisë prod­huese, i refer­o­het, sipas rastit, sin­jal­is­tikës së parashikuar sipas legjis­la­cionit në fuqi për trafikun rru­gor, heku­rud­hor, lumor, detar ose ajror (sipas për­shkrim­it në aneksin V).

Neni 5

Informi­mi dhe formi­mi

  1. Punëd­hënësi parashikon, gjithash­tu:
  2. a) Punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­si i punë­mar­rësve për sig­ur­inë duhet të jenë të infor­muar për të gjitha masat e për­sh­tat­shme ose që duhen për­sh­tatur për sin­jal­is­tikën e sig­urisë e për­dor­shme në kantier ose në njës­inë prod­huese;
  3. b) Punë­mar­rësit të jenë të infor­muar për për­sh­tat­jen e të gjitha masave për sin­jal­is­tikën e sig­urisë, e për­dor­shme në brendësi të kantier­it ose në njësitë prod­huese.
  4. Punëd­hënësi parashikon që, për sig­ur­inë, për­faqë­sue­si i punë­mar­rësve dhe punë­mar­rësit të mar­rin një infor­ma­cion të për­sh­tat­shëm, në veçan­ti në for­mën e instruk­sion­it të sak­të që duhet të kenë për objek­tin e sin­jal­is­tikës së sig­urisë, në mënyrë speci­fike dhe domethënëse, për të gjitha, dhe kjo përf­shin për­dorim­in e veprimeve (gjesteve), fjalëve, si edhe sjell­jet e përgjithshme e të veçan­ta që duhen ndjekur.

Neni 6

Këshilli­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

Këshilli­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve dhe/ose e për­faqë­suesve të tyre kry­het në për­puth­je me pikat 8, 12 dhe 13 të anek­sit V të rreg­ul­lores “Për sig­ur­inë në kantier” (mirat­u­ar me vendimin e Këshillit të Min­is­trave nr.312, datë 5.5.2010), si dhe nenin 13 të ligjit nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.

Neni 7

Për­sh­tat­ja e anek­seve

Për­sh­tat­ja e karak­ter­it teknik të anek­seve nga I deri IX është në funk­sion të:

  1. a) Adop­ti­m­it të rreg­ul­lores në fushën e har­mo­nizim­it teknik dhe nor­ma­tiv, për sa i takon pro­jek­tim­it dhe prod­him­it të mjeteve dhe pajis­jeve të sin­jal­is­tikës së sig­urisë e të shën­de­tit në vendin e punës;
  2. b) Pro­gre­sit teknik, zhvil­lim­it të nor­ma­ti­vave të speci­fikimeve ndërkom­bëtare ose të njo­hjes në fushën e sin­jal­is­tikës për sig­ur­inë dhe shën­de­tit në vendin e punës apo kantier.

Neni 8

Kërke­sat për sin­jal­is­tikën

  1. Sin­jal­is­ti­ka e sig­urisë e për­dorur për herë të parë, duhet të bëhet në për­puth­je me për­shkrimet e sjel­la dhe të për­cak­tu­ara në aneksin I të kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. Sin­jal­is­ti­ka e sig­urisë e për­dorur para hyr­jes në fuqi të kësaj rreg­ul­lore­je duhet të për­pu­thet dhe të zëvendë­so­het me për­shkrimet dhe për­cak­timet e anek­sit nga I‑IX të kësaj rreg­ul­lore­je, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e saj.

ANEKSI I

PËRSHKRIME TË PËRGJITHSHME PËR SINJALISTIKËN E SIGURISË

  1. Kon­sid­er­a­ta para­prake

1.1 Sin­jal­is­ti­ka e sig­urisë duhet të jetë kon­form kërke­save speci­fike që fig­uro­jnë në anek­set nga I deri IX.

1.2 Ky aneks për­cak­ton kërke­sat për për­dorime të ndryshme të sin­jal­is­tikës së sig­urisë dhe parashtron nor­ma të përgjithshme mbi ndër­ruesh­mërinë dhe të qen­it plotë­sues të këtyre sin­jaleve.

1.3 Sin­jal­is­ti­ka e sig­urisë duhet të për­doret vetëm për të trans­me­t­u­ar mesazhe ose infor­ma­cione sipas për­cak­timeve të nen­it 2.

  1. Mënyrat e sin­jal­izim­it

2.1 Sin­jal­iz­im i përher­shëm

2.1.1 Sin­jal­is­ti­ka që i refer­o­het një ndal­i­mi, një par­ala­jmëri­mi ose një detyri­mi dhe, gjithash­tu, ajo që shër­ben për të treguar vend­ndod­hjen dhe për të iden­ti­fikuar mjetet e shpë­tim­it ose të ndih­mës së shpe­jtë, duhet të jetë e tip­it e përher­shme dhe e ndër­tu­ar nga tabela sin­jal­is­tike të des­tin­uara për të treguar vend­ndod­hjen dhe për të iden­ti­fikuar mate­ri­alet dhe pajis­jet e mbro­jt­jes nga zjar­ri, që duhet të jenë të përher­shme, e ndër­tu­ar nga tabela ose nga një ngjyrë e sig­urisë.

2.1.2 Sin­jal­is­ti­ka e depoz­i­tave ose tuba­cion­eve, e cila duhet të jetë e tip­it sipas për­cak­timeve në aneksin III.

2.1.3 Sin­jal­is­ti­ka për rrez­iqet e godit­jeve, kundër penge­save ose rënies së per­son­ave nga lartësia, duhet të jetë e tip­it e përher­shme e ndër­tu­ar me një ngjyrë të sig­urisë ose nga një tabelë.

2.1.4 Sin­jal­is­ti­ka e rrugëve të qarkul­lim­it duhet të jetë e tip­it e përher­shme, e ndër­tu­ar me ngjyra të sig­urisë.

2.2 Sin­jal­is­ti­ka e rastë­sishme

2.2.1 Sin­jal­is­ti­ka e rrez­iqeve, thirr­ja e per­son­ave për një veprim speci­fik ose për largim të men­jëher­shëm të per­son­ave, e cila duhet të bëhet në mënyrë të rastë­sishme dhe duke pasur parasysh principet e ndër­ruesh­mërisë dhe të për­puthsh­mërisë të parashikuar në para­grafin 3, nëpër­m­jet sin­jaleve ndriçuese, zanore dhe të komu­nikim­it me shkrim.

2.2.2 Drej­ti­mi i per­son­ave që krye­jnë veprime, që përm­ban një rrezik ose risk, duhet të bëhet sipas rastit nëpër­m­jet sin­jaleve me veprime-gjeste ose komu­nikim­it me shkrim.

  1. Ndër­ruesh­mëria dhe për­puthsh­mëria e sin­jal­is­tikës

3.1 Nga efik­a­siteti dhe barazia e kushteve, që parashikon një veprim speci­fik për sa i për­ket informim­it dhe formim­it, është ven­do­sur një zgjed­hje e lirë ndër­m­jet:

- një ngjyre të sig­urisë dhe një tabele, për të sin­jal­izuar një risk, një pengesë ose rënie nga dis­niveli;

- sin­jale me lëviz­je, gjeste ose komu­nikime me shkrim.

3.2 Disa modalitete të cak­tu­ara të sin­jal­is­tikës mund të për­doren së bashku në kom­binimet speci­fike si vijon:

- sin­jale ndriçuese dhe sin­jale zanore;

- sin­jale ndriçuese dhe komu­nikim me gojë;

- sin­jale me veprime-gjeste dhe komu­nikim me gojë.

  1. Ngjyrat për sig­ur­inë

Tregue­sit e tabelës në vijim apliko­hen-zba­to­hen në të gjitha sin­jalet, për të cilat është parashikuar për­dori­mi i një ngjyre për sig­ur­inë.

Ngjyra Qël­li­mi dhe domethë­nia Tregues dhe sak­tësime
 

E kuqe

Sin­jal ndal­i­mi

Rrezik – alarm

 

Mate­r­i­al dhe pajis­je kundër zjar­rit

Qën­drim i rrezik­shëm,

Ndal, qën­dro, dis­poz­i­tiv të ndër­pre­rjes të urgjencës

 

Iden­ti­fiki­mi dhe vend­ndod­h­ja

E verd­hë Sin­jal par­ala­jmërues Kujdes, vëmend­je
E kaltër Sin­jal për­shkrues Sjell­je ose veprim speci­fik, detyrim për PMI
Jeshile Sin­jal për shpë­tim ose urgjencë Por­ta, dal­je kor­ri­dore, vende ose mjedise, lokale
  1. Efik­a­siteti i sin­jal­is­tikës nuk duhet të kom­pro­me­to­het nga:

5.1 Prezen­ca e një sin­jal­is­tike tjetër ose nga një burim i të njëjtit tip që tur­bul­lon shikuesh­mërinë ose dëgjuesh­mërinë, pra sjell në veçan­ti nevo­jën e:

5.1.1 evitim­it të ven­dos­jes së një num­ri të tepërt tabelash afër njëra-tjetrës;

5.1.2 mospër­dorim­it të njëkohshëm të dy sin­jaleve ndriçuese që mund të ngatër­ro­hen;

5.1.3 mospër­dorim­it të sin­jaleve ndriçuese në afër­si të një buri­mi tjetër ndriçues pak i veçuar;

5.1.4 mospër­dorim­it njëko­hë­sisht të dy sin­jaleve zanore;

5.1.5 mospër­dorim­it të një sin­jali zanor nëse inten­siteti zhur­mës vjen duke u shtu­ar.

5.2 Pro­jek­tim i keq, numër i pam­jaftueshëm, ven­dos­je jora­cionale, gjend­je e keqe ose funk­sion­im i keq i mjeteve dhe pajis­jeve të sin­jal­is­tikës.

  1. Mjetet dhe pajis­jet e sin­jal­is­tikës duhet, që sipas rasteve, të pas­tro­hen rreg­ull­isht, t’u nën­shtro­hen mirëm­ba­jt­jes, kon­trol­lit dhe riparim­it dhe nëse është e nevo­jshme zëvendësim­it derisa të arri­hen para­me­trat krye­sorë të funk­sionim­it.
  2. Num­ri dhe vend­ndod­h­ja e mjeteve ose pajis­jeve të sin­jal­is­tikës për t’u ven­do­sur është në funk­sion të rëndë­sisë së riskut, të rrez­iqeve dhe të për­masave të zonës së mbu­lim­it.
  3. Për sin­jalet, të cilat funk­siono­jnë duke kërkuar burim energjie, duhet të sig­uro­het një burim emergjence në rast të ndër­pre­rjes së energjisë elek­trike, me për­jash­tim të rasteve kur risku vjen më pak për shkak të ndër­pre­rje së vetë energjisë.
  4. Një sin­jal ndriçues ose zanor me hyr­jen në funk­sion, fil­lon nga një veprim që kërkon të real­i­zo­het; p.sh. duhet të ketë një kohëzg­jat­je të barabartë me atë të veprim­it që do të kryet.
  5. Sin­jal­is­ti­ka ndriçuese dhe zanore duhet t’i nën­shtro­hen një ver­i­fiki­mi për mirë­funk­sion­imin dhe efik­a­sitetin real për­para se të vihen në për­dorim, si dhe t’i nën­shtro­hen në vijim kon­trol­lit peri­odik të nevo­jshëm.
  6. Në rastin kur punë­mar­rësit paraqesin aftësi të kufizuar në shikim dhe dëgjim, even­tu­al­isht edhe për arsye të për­dorim­it të pajis­jeve mbro­jtëse per­son­ale, duhet bërë për­sh­tat­je e sin­jal­is­tikës në për­puth­je me masat suple­mentare ose zëvendë­suese.
  7. Zonat, sal­lat ose hapësir­at që për­doren për mag­a­zin­ime të sasive të kon­siderueshme të sub­stan­cave ose preparat­eve të rrezik­shme, duhet të jenë shënuar me një tabelë par­ala­jmëruese në për­puth­je me pikën 3.2 të anek­sit II ose në për­puth­je me pikën 1 të anek­sit III, me për­jash­tim të rasteve kur etike­tat e ambal­azheve të ndryshme ose mbësht­jel­lëset janë të mjaftueshme për këtë qël­lim.

ANEKSI II

PËRSHKRIME TË PËRGJITHSHME PËR TABELAT E SINJALISTIKËS

  1. Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore

1.1 For­ma dhe ngjyra e tabelave për­cak­to­hen në pikën 3 të këtij anek­si, në funk­sion të objek­tit të tyre speci­fik (tabelë ndal­i­mi, për­dori­mi të mjeteve të mbro­jt­jes nga zjar­ri, par­ala­jmëri­mi, për­shkri­mi dhe shpë­ti­mi).

1.2 Viza­timet e tabelave duhet të jenë sa më të thjesh­ta me mos­d­hënie deta­jesh me kup­tim të vështirë.

1.3 Viza­timet e për­doru­ra mund të ndrysho­jnë lehtë­sisht nga ato të dhë­na në pikën 3 ose të paraqesin në raport me to një numër më të madh veçan­tish, por domethë­nia të jetë ekuiv­a­lente dhe të mos kri­jo­jë ekui­v­oke nga për­sh­tat­jet ose ndryshimet even­tuale të bëra.

1.4 Tabelat duhet të bëhen me mate­r­i­al sa më shumë të jetë e mundur rezis­tent ndaj godit­jeve, ndaj veprim­it të kohës së keqe dhe nga veprimet e fak­torëve mjedis­or.

1.5 Dimen­sionet dhe karak­ter­is­tikat ngjyruese dhe fotometrike të tabelave duhet të jenë të tilla që të garan­to­jnë një shikim të mirë dhe të kuptueshëm.

1.5.1 Për dimen­sionet reko­man­do­het të shiko­het for­mu­la e mëposhtme: A> L2/2000, ku A paraqet sipër­faqen e tabelës në m2 dhe L është dis­tancë e matur me metra nga ku tabela duhet të jetë ako­ma e shikueshme. For­mu­la është e aplikueshme për një dis­tancë deri në 50 metra.

1.5.2 Për karak­ter­is­tikat ngjyruese dhe fotometrike të mate­ri­aleve, refer­u­ar në stan­dard­in Shqip­tar ose Europi­an.

  1. Kushtet e për­dorim­it

2.1 Tabelat duhen ven­do­sur duke pasur parasysh edhe penge­sat even­tuale, si: nga një lartësi ose pozi­cion në raport me këndin e shikim­it, nga hyr­ja e zonës së intere­suar në rastin e riskut të përgjithshëm, në afër­si të një risku speci­fik ime­di­at ose të objek­tit, që ka për qël­lim sin­jal­iz­imin, në një vend të ndriçuar mirë dhe lehtë­sisht i arrit­shëm dhe i shikueshëm.

Duke pasur parasysh rreg­ul­loren e kantier­it në rastin e ndriçim­it të keq natyral, është i pranueshëm për­dori­mi i ngjyrave fos­fore­sh­ente, mate­ri­aleve reflek­tues ose ndriçi­mi arti­fi­cial.

2.2 Tabelat duhet të hiqen kur nuk qën­dron më sit­u­a­ta që e ka bërë të nevo­jshme ven­dos­jen.

  1. Tabelat që për­doren:

3.1 Tabela ndaluese

Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore:

- For­ma rrethore;

- Viza­tim i zi, mbi sfond të bard­hë;

- Buzët dhe shir­i­ti (në drej­tim poshtë maj­tas në të djathtë për gjatë sim­bolit të zi me një kënd 45o) i kuq, të cilat duhet të mbu­lo­jë të pak­tën 35% të sipër­faqes së tabelës.

Ndalo­het duhani                  Ndalo­het duhani dhe                 Ndal­im kali­mi

                                           për­dori­mi i flakës

Ndalo­het shuar­ja me ujë            Ujë jo i pijshëm           Ndalo­het kali­mi i per­son­ave

                                                                                            të paau­tor­izuar

Ndalo­het lëviz­ja e motopirunëve      Mos prek

3.2 Tabelë par­ala­jmëruese

Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore:

- For­ma trekëndëshe;

- Viza­tim i zi mbi sfond të verd­hë;

- Buzët e zeza (e verd­ha duhet të mbu­lo­jë të pak­tën 50% të sipër­faqes së tabelës).

Mate­r­i­al i djegshëm      Mate­r­i­al eksploziv     Sub­stan­ca hel­muese        Sub­stan­ca kor­rozive

      Mate­r­i­al  radioak­tiv           Ngarke­sa të varu­ra        Motopirun në lëviz­je   Ten­sion elek­trik

            eksploziv                                                                                         i rrezik­shëm

  Kujdes rrezik            Rreze laser                Mate­r­i­al i djegshëm        Rreza­tim jojonizues

Fushë mag­netike inten­sive      Rrezik penge­sash                    Rënie nga dis­niveli          Rrezik biologjik

     Tem­per­atu­ra të ulë­ta     Sub­stan­ca të dëmshme

                                             dhe irrituese

3.3 Tabelë për­shkruese

Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore

- For­ma rrethore;

- Viza­tim i bard­hë mbi sfond bojë qiel­li (ngjyra bojë qiel­li duhet të mbu­lo­jë të pak­tën 50% të sipër­faqes së tabelës).

     Mbro­jt­je e detyru­ar e syve      Kaskë mbro­jtëse e detyrueshme    Mbro­jt­je e detyru­ar e veshëve

 Mbro­jt­je e detyru­ar e rrugëve     Këpucë sig­urie të detyrueshme   Doreza mbro­jtëse të detyrueshme

        të frymë­mar­rjes

   Mbro­jt­je e detyru­ar trupi           Mbro­jt­je e detyru­ar fytyre           Mbro­jt­je indi­vid­uale e detyru­ar

                                                                                                 kundër rënies nga lartësia

Kalim i detyru­ar për këm­bë­sorë                  Kujdes i përgjithshëm (i shoqëru­ar

                                                            me tabela suple­mentare)

3.4 Tabelë shpë­ti­mi

Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore

- For­ma kuadrate ose katërkëndëshe;

- Viza­tim i bard­hë mbi sfond jeshil (ngjyra jeshile duhet të mbu­lo­jë të pak­tën 50% të sipër­faqes së tabelës).

                                      Drej­time të dal­jeve të emergjencës

                                      Drej­tim dal­je që duhen ndjekur,

                              nga sin­jalet infor­muese të tabelave që vijo­jnë

 Ndih­ma e shpe­jtë       Barelë            Dush sig­urie           Lar­je syve         Tele­fon  ndihme e

                                                                                             Shpe­jtë dhe shpë­ti­mi

3.5 Tabelë për mbro­jt­jen nga zjar­ri

Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore

- For­ma kuadrate ose katërkëndëshe;

-Viza­tim i bard­hë mbi sfond jeshil (ngjyra jeshile duhet të mbu­lo­jë të pak­tën 50% të sipër­faqes së tabelës).

Lëshues zjar­rfikës                   Shkallë                      Fikës zjar­ri              Tele­fon për zjar­rfikëset

                                        Drej­tim dal­je që duhen ndjekur,

                            nga sin­jalet infor­muese të tabelave të mësipërme.

ANEKSI III

 PËRSHKRIME PËR SINJALISTIKËN E KONTENITORËVE (DEPOZITAVE) DHE TUBACIONEVE

  1. Enët e për­doru­ra në vendin e punës që përm­ba­jnë sub­stancë ose preparate të rrezik­shme, sipas për­cak­timeve të akteve ligjore e nën­ligjore në fuqi, enët e për­doru­ra për mag­a­zin­im ose tuba­cionet që shër­be­jnë për trans­me­timin e këtyre sub­stan­cave ose preparat­eve, duhet të pajisen me etiketë të vizat­u­ar ose me sim­bole (tabela) me ngjyra në sfond, të për­cak­tu­ara në para­grafët e mësipërm.

Ky para­graf nuk apliko­het për enët që për­doren në vendin e punës për një peri­ud­hë të shkurtër kohe dhe as kur enët zëvendë­so­hen në vazhdimësi, pra kanë frekuencë për­dori­mi të shkurtër, si dhe në kushte kur për­cak­to­hen masa alter­na­tive të për­sh­tat­shme, në rastet e veçan­ta për informim ose formim, që garan­to­jnë një niv­el të njëjtë mbro­jt­je.

Etike­ta që për­men­dem më sipër:

- mund të zëvendë­so­het nga tabela par­ala­jmëruese të për­men­dura në aneksin II, që ka të njëjtin viza­tim ose sim­bol;

- mund të kom­ple­to­het me infor­ma­cionet e fun­dit, si: emri, for­mu­la e sub­stan­cave ose e preparat­eve të rrezik­shme, ose me deta­je që lid­hen me rrezikun që paraqet;

- mund të kom­ple­to­het ose zëvendë­so­het për sa i për­ket trans­portit në vendin e punës, me tabelat e për­doru­ra në Komu­nitetin Europi­an për trans­portin e sub­stan­cave ose preparat­eve të rrezik­shme.

  1. Sin­jal­is­ti­ka e për­men­dur më sipër duhet të apliko­het si vijon:

- në anën që shi­het ose në anët që shiko­hen;

- në for­më të qën­drueshme, me vetëngjitës ose e lyer.

  1. Në etike­tat e për­men­dura në pikën 1 të mësipërme apliko­hen nëse është e nevo­jshme kriteret për karak­ter­is­tikat themelore të mate­ri­aleve të parashikuara në pikën 1,4 të anek­sit II kushtet e për­dorim­it dhe në pikën 2 të anek­sit II, për sa u takon tabelave të sin­jal­izim­it.
  2. Etike­tat që për­doren mbi tuba­cione duhet të apliko­hen në mënyrë të duk­shme pranë pikave që paraqesin rrezik të madh, si: valvolat, pikat e rako­rderive dhe duhet të jenë të përsërit­shme disa here.
  3. Hapësir­at, ambi­en­tet ose sek­torët e për­dorur për depoz­itimin e sub­stan­cave ose preparat­eve të rrezik­shme në sasi të mëd­ha, duhet të shëno­hen me tabelë par­ala­jmëruese, e zgjed­hur pikër­isht sipas pikës 3.2 të anek­sit II, ose të iden­ti­fiko­het në për­puth­je me pikën 1 të anek­sit III, ose të pak­tën etike­tat e ambal­azheve të ndryshme ose enëve të ndryshme të jenë të mjaftueshme për qël­lim­in e vënë në funk­sion të pikës 1,5 të anek­sit II, me dimen­sione rel­a­tive.

Depozi­ta e një sasie të cak­tu­ar të sub­stan­cave ose preparat­eve të rrezik­shme mund të tre­go­hen me një tabelë par­ala­jmëruese “rrezik i përgjithshëm”.

Tabelat ose etike­tat e për­men­dura më sipër duhet të apliko­hen sipas rastit, në afër­si të zon­ave të mag­a­zinim­it ose mbi portën e hyr­jes së lokalit të mag­a­zinim­it.

ANEKSI IV

PËRSHKRIME PËR SINJALISTIKËN E PËRCAKTUAR PËR TË IDENTIFIKUAR DHE TREGUAR VENDNDODHJEN E PAJISJEVE TË MBROJTJES NGA ZJARRI

  1. Kusht para­prak

Ky aneks zba­to­het në mënyrë të veçan­të për pajis­jet e des­tin­uara për mbro­jt­jen nga zjar­ri.

  1. Pajis­jet e mbro­jt­jes nga zjar­ri duhet të iden­ti­fiko­hen nëpër­m­jet ven­dos­jes së tabelës me ngjyrë, duke treguar kësh­tu vend­ndod­hjen e tyre, ose nëpër­m­jet për­sh­tat­shmërisë së ngjyrës ku janë ven­do­sur.
  2. Ngjyra iden­ti­fikuese e pajis­jeve të mbro­jt­jes nga zjar­ri është e kuqe. Sipër­faq­ja me të kuqe duhet të jetë e mjaftueshme për të bërë të mundur një iden­ti­fikim të shpe­jtë.
  3. Tabela e për­shkru­ar në pikën 3.5 të anek­sit II duhet të për­doret për të treguar ven­dos­jen e pajis­jeve të për­men­dura.

ANEKSI V

PËRSHKRIME PËR SINJALISTIKËN E PENGESAVE OSE PIKAVE TË RREZIKSHME DHE PËR SINJALISTIKËN E RRUGËVE TË LËVIZJES

  1. Sin­jal­is­ti­ka e penge­save ose e pikave të rrezik­shme

1.1 Për të evi­den­tu­ar riskun e një godit­je kundër penge­save të rënies së objek­teve nga njëra anë dhe të per­son­ave nga ana tjetër, bren­da perimetrit të zonës së ndër­tim­it në kantier, ku punë­mar­rësit lëvizin gjatë punës, për­doret ngjyra e verd­hë e alter­nuar me të zezë ose e kuq­ja e alter­nuar me të bard­hë.

1.2 Dimen­sionet e sin­jal­is­tikës shko­jnë në raport me dimen­sion­in e pengesës ose të pikës së rrezik­shme që ka për qël­lim të sin­jal­i­zo­jë.

1.3 Shir­i­tat e verd­hë dhe të zi ose i bard­hë me të kuq duhet të kenë një kënd 45o dhe dimen­sion pak a shumë të njëjtë ndër­m­jet tyre.

1.4 Shem­bull:

  1. Sin­jal­is­ti­ka e rrugëve të qarkul­lim­it-lëviz­jes

2.1 Kur për­dori­mi i pajis­jeve dhe mjeteve në mjedise dhe lokale janë të nevo­jshme, për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve, rrugët e qarkul­lim­it të mjeteve duhet të jenë qartë­sisht të sin­jal­izuara me shiri­ta të vazh­dueshëm me ngjyrë lehtë­sisht të shikueshme. Prefer­o­het ngjyra e bard­hë ose e verd­hë, në raport me ngjyrën e rrugës.

2.2 Ven­dos­ja e shir­i­tave duhet të mar­rë parasysh dis­tan­cat e nevo­jshme të sig­urisë ndër­m­jet mjeteve që do të qarkul­lo­jnë pa har­ru­ar edhe afërsinë e lëviz­jes ndër­m­jet mjeteve dhe këm­bë­sorëve.

2.3 Rrugët e lëviz­jes bren­da kantier­it, jashtë zonës së ndër­tim­it duhet të sin­jal­i­zo­hen njël­loj në masën e nevo­jshme, nëse nuk janë parashikuar penge­sa ose rrugë të për­sh­tatu­ra.

ANEKSI VI

PËRSHKRIME PËR SINJALET E NDRIÇUESHME

  1. Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore

1.1 Dri­ta e lëshuar nga një sin­jal duhet të prod­ho­jë një kon­trast të për­sh­tat­shëm ndriçi­mi në ambi­ent, në raport me kon­di­tat e parashikuara të për­dorim­it, pa pro­vokuar errësimin e syve për shkak të inten­sitetit të madh të dritës ose shikim të keq për pam­jaftuesh­mëri të inten­sitetit të dritës.

1.2 Sipër­faq­ja e ndriçuar që lëshon sin­jalin mund të jetë me ngjyrë uni­forme dhe sjell një sim­bol në një sfond të për­cak­tu­ar.

1.3 Ngjyra uni­forme duhet t’i kor­re­spon­do­jë tabelës treguese të ngjyrave të sin­jaleve pika 4 anek­si I.

1.4 Kur një sin­jal sjell një sim­bol, ky i fun­dit duhet të respek­to­jë për analogji rreg­ul­lat që apliko­hen në për­puth­je me aneksin II.

  1. Rreg­ul­la të veçan­ta për­dori­mi

2.1 Nëse një dis­poz­i­tiv lëshon një sin­jal të vazh­dueshëm dhe një me ndër­pre­rje, sin­jali me ndër­pre­rje do të për­doret për të treguar, në raport me atë të vazh­d­uar, një niv­el më të lartë rreziku ose një urgjencë më të mad­he në ndërhyr­jen ose veprim­in që kërko­het për zgjid­hje.

Gjatësia në kohë e frekuencës së ndriçim­it të sin­jalit të dritës për secilin nga sin­jalet duhet të llog­a­ritet në mënyrë që:

- të garan­to­jë një per­cep­tim të mirë të sin­jalit;

- të evi­to­jë kon­fuzion­in si me sin­jale të ndryshme ndriçuese ash­tu edhe me sin­jalin ndriçues të vazh­dueshëm.

2.2 Nëse në vendin e sin­jalit ndriçues me ndër­pre­rje për­doret edhe sin­jal zanor, kodi i sin­jalit duhet të jetë iden­tik.

2.3 Një dis­poz­i­tiv i des­tin­uar për të dhënë një sin­jal të ndriçuar në rastin e një rreziku të madh duhet të pajiset me koman­da spe­ciale ose me një llam­bë ndih­mëse.

ANEKSI VII

PËRSHKRIME PËR SINJALE AKUSTIKE

  1. Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore

1.1 Një sin­jal akustik:

  1. a) duhet të ketë një niv­el zanor të qartë më të lartë se zhur­ma në sfond, në mënyrë që të jetë i dëgjueshëm, por gjith­sesi pa kri­juar shqetësim dhe dhim­b­je;
  2. b) duhet të jetë lehtë­sisht i kuptueshëm në raport, veçanër­isht me gjatës­inë e impul­seve, si dhe impul­si i ndarë nga seria e impul­seve, duke ndarë qartë­sisht, nga njëra ana sin­jalin akustik dhe nga ana tjetër zhur­mën në sfond.

1.2 Në rastin kur një dis­poz­i­tiv mund të eme­to­jë një sin­jal akustik me frekuencë kon­stante dhe të ndryshueshme, frekuen­ca e ndryshueshme për­doret për sin­jal­iz­im, në raport me frekuencën kon­stante, për një niv­el më të lartë rreziku ose nevo­jën e një ndërhyr­je­je më urgjente ose veprim sak­të­sisht të për­shkru­ar.

  1. Kodi i për­dorim­it

Tin­gul­li i një sin­jali të lëshuar duhet të jetë i vazh­dueshëm.

ANEKSI VIII

PËRSHKRIME PËR KOMUNIKIMIN ME GOJË

  1. Karak­ter­is­tikat thel­bë­sore

1.1 Komu­niki­mi me gojë ven­doset ndër­m­jet një folësi ose lëshue­si dhe një ose më shumë dëgjuesve, në for­mën e një tek­sti të shkurtër, të frazave, të grup fjalësh ose të fjalëve të veçan­ta.

1.2 Mesazhet gojore duhet të jenë sa më shumë të jetë e mundur të shkur­tra, të thjesh­ta dhe të qar­ta. Kapaciteti gjuhë­sor i folësit dhe lehtësia e të dëgjuar­it duhet të jenë të mjaftueshme për të garan­tu­ar një komu­nikim gojor të sig­urt.

1.3 Komu­niki­mi gojor mund të jetë edhe direkt (për­dori­mi i një zëri njeriu) ose indi­rekt (zë njeriu ose sin­teza vokale që përhapen nëpër­m­jet një mjeti të për­sh­tat­shëm).

  1. Rreg­ul­la të për­sh­tat­shme për­dori­mi

2.1 Per­son­at e intere­suar duhet të njo­hin mirë gjuhën e për­dorur për të qenë në gjend­je të kup­to­jnë kor­rekt shqip­ti­min e mesazhit gojor dhe ta për­sh­tatin në funk­sion të tyre, në një kup­tim të për­sh­tat­shme në fushën e sig­urisë dhe shën­de­tit.

2.2 Nëse komu­niki­mi gojor është për­dorur për zëvendësimin ose plotësimin e sin­jaleve me lëviz­je (gjeste) duhen për­dorur fjalë kyçe, si:

largo­hu:                       për të treguar që është mar­rë drej­ti­mi i veprim­it,

ndal:                            për të për­fun­d­uar ose ndër­pre­rë një pro­ces,

ndër­prit:                       për të ndalu­ar një lëviz­je,

ngri­je:                          për të bërë të mundur ngrit­jen e një ngarkese,

ule:                              për të bërë të mundur uljen e një ngarkese,

për­para;

mbra­pa:                       nëse është e nevo­jshme këto 4 (katër) veprime,

maj­tas:                         koordi­no­hen  me lëviz­jet (gjeste) kor­re­spon­duese,

djath­tas:

kujdes:                         për të urd­hëru­ar një ndër­pre­rje ose ndal­im urgjent,

shpe­jt:                          për të për­sh­pe­j­tu­ar një lëviz­je për qël­lim sig­urie.

ANEKSI IX

PËRSHKRIME PËR SINJALE ME LËVIZJE (GJESTE)

  1. Veçoritë

Një sin­jal i për­c­jel­lë me veprim duhet të jetë i sak­të, i thjeshtë, i boll­shëm, i lehtë për t’u ndjekur nga ai që e merr dhe me ndryshim të dal­lueshëm nga një sin­jal tjetër me veprim.

Për­dori­mi i njëkohshëm i dy krahëve duhet bërë në mënyrë simetrike dhe për një sin­jal të vetëm vepri­mi.

Lëviz­jet e për­doru­ra duke respek­tu­ar karak­ter­is­tikat e mësipërme mund të var­i­o­jnë lehtë­sisht ose të jenë më të hol­lë­sishme në raport me fig­u­rat e paraqi­tu­ra në pikën 3, me kusht që domethë­nia dhe kup­ti­mi të jetë pak a shumë i njëjtë.

  1. Rreg­ul­la të veçan­ta për­dori­mi

2.2 Per­soni që jep sin­jalin i qua­j­tur ”sin­jal­izues” jep nëpër­m­jet sin­jaleve me veprim, instruk­sionet e manovrim­it, atij që do të mar­rë sin­jalin, i qua­j­tur “oper­a­tor”.

2.3 Sin­jal­izue­si duhet të tre­go­jë kujdes të veçan­të gjatë dhënies së koman­dave të manovrave, për sig­ur­inë e punë­mar­rësve që ndod­hen në afër­si.

2.4 Nëse për­shkrimet e pikës 2.2, nuk janë të mjaftueshme, duhet parashikuar një ose më shumë sin­jale ndih­mëse.

2.5 Kur oper­a­tori nuk mund të ndjekë me garanc­inë e duhur urdhrat e mar­ra për sig­ur­inë, duhet të ndër­presë pro­cesin e manovrave dhe të kërko­jë instruk­sione të reja.

2.6 Pajis­je të sin­jal­is­tikës me veprim (gjeste).

Sin­jal­izue­si duhet të iden­ti­fiko­het lehtë nga oper­a­tori.

Sin­jal­izue­si duhet të veshi ose të mba­jë një ose më shumë ele­men­të të për­sh­tat­shëm të njo­hur, si xhaketë, kaskë, mëngë, krahë, palete.

Ele­mentet e njo­hjes janë me ngjyrë të ndrit­shme, mundë­sisht të vetme, të rez­ervuar veçanër­isht për sin­jal­izuesin.

  1. Veprime të kod­uara për t’u për­dorur

Grupi­mi i veprimeve të kod­uara që vijo­jnë më poshtë, nuk e paragjykon mundës­inë e për­dorim­it të sis­te­meve të tjerë të veprimeve të kod­uara në niv­el komu­ni­tar, në veçan­ti në disa sek­torë në të cilët për­doren të njëj­tat manovra.

Domethë­nia                                    Për­shkri­mi

  1. Veprime të përgjithshme

Fil­lim.                Dy krahët  janë të hapur në drej­tim hor­i­zon­tal,

Kujdes.              pël­lëm­bët e duarve janë drej­tu­ar nga për­para.

Marr kon­trol­lin.

Ndal.               Krahu i djathtë është ngrit­ur drejt lart me pël­lëm­bën

Ndër­pre­rje.     e dorës së djathtë drej­tu­ar nga për­para.

Mbari­mi i

manovrim­it.

Mbarim            i             Dy duart janë të bashkuara në lartës­inë e barkut.

i opera­cionit.

  1. Lëviz­je ver­tikale

Ngrit­je.              Krahu i djathtë ngri­het drejt lart me pël­lëm­bën e dorës

                  drej­tu­ar nga për­para, duke për­shkru­ar ngadalë një rreth.

Ule.                          Krahu i djathtë, i drej­tu­ar me pël­lëm­bën e dorës përm­by­sur

                                nga poshtë drejt trupit duke për­shkru­ar ngadalë një rreth.

Dis­tan­ca ver­tikale.     Të dyja duart tre­go­jnë dis­tancë.

  1. Lëviz­je hor­i­zon­tale

Me ard­hë para.         Të dy krahët janë palo­sur, me pël­lëm­bët e dorës të kthy­er nga trupi,

                               parakrahët bëjnë lëviz­je të lehta në drej­tim të trupit.

Me larguar pra­pa.     Të dy krahët janë palo­sur, me pël­lëm­bët e dorës të kthy­er nga për­para,

                               parakrahët bëjnë lëviz­je të lehta duke u larguar nga trupi.

Nga e djath­ta.            Krahu i djathtë i zgjatur më shumë ose më pak, me pël­lëm­bën e dorës

                               përm­by­sur, kryen lëviz­je të drej­tu­ar djath­tas.

Nga e maj­ta.             Krahu i majtë i zgjatur më shumë ose më pak, me pël­lëm­bën e dorës

                               përm­by­sur, kryen lëviz­je të drej­tu­ar maj­tas.

Dis­tan­ca                   Të dy krahët tre­go­jnë dis­tancë.

hor­i­zon­tale.

  1. Rrezik

Rrezik.                  Të dy krahët të drej­tu­ar lart me pël­lëm­bët e dorës të kthy­er nga për­para.

Ndal­im emergjent.

Lëviz­je e shpe­jtë.    Veprimet e kod­uara për të treguar shpe­jtës­inë e lëviz­jeve

       që duhen kry­er.

Lëviz­je të ngadal­ta. Veprimet e kod­uara për të treguar ngadalësimin e lëviz­jeve

       që duhen kry­er.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim