VENDIM

Nr. 384, datë 6.5.2015

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË TË PUNËMARRËSVE NË RISK NGA ATMOSFERAT SHPËRTHYESE”[1]

 

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 3, të nen­it 42, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për kërke­sat min­i­male për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë të punë­mar­rësve në risk nga atmos­fer­at shpërthyese”, sipas tek­stit dhe shto­j­cave, që i bashkëlid­hen këtij vendi­mi dhe janë pjesë për­bërëse e tij.
  2. Ngarko­hen të gjitha min­istritë dhe të gjitha sub­jek­tet me per­son­alitet juridik për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare dhe i shtrin efek­tet 1 (një) vit pas botim­it.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR KËRKESAT MINIMALE PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË TË PUNËMARRËSVE NË RISK NGA ATMOSFERAT SHPËRTHYESE

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objek­ti dhe fusha e zba­tim­it

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë të punë­mar­rësve në risk nga atmos­fer­at shpër-thyese.
  2. Kjo rreg­ul­lore nuk zba­to­het, për:
  3. a) zonat që shër­be­jnë drejt­për­drejt për tra­j­timin mjekë­sor të pacien­tëve;
  4. b) për­dorim­in e pajis­jeve që puno­jnë me lëndë djegëse të gaz­ta;
  5. c) prod­himin, tra­j­timin, për­dorim­in, mag­a­zi-nimin dhe trans­portimin e eksplozivëve ose sub­stan­cave kimik­isht të paqën­drueshme;

ç) indus­tritë e nxjer­rjes së min­eraleve;

  1. d) mjetet e trans­portit tokë­sor, ujor dhe ajror, për­dori­mi i të cilave rreg­ul­lo­het me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, me për­jash­tim të mjeteve të trans­portit të synuara për për­dorim në një atmos­ferë poten­cial­isht shpërthyese.
  2. Dis­poz­i­tat e legjis­la­cionit përkatës të shën­de­tit dhe të sig­urisë në punë janë plotë­sisht të zbat­ueshme në të gjithë fushën e për­men­dur në pikën 1 të këtij neni, përveç rasteve kur ka një dis­poz­itë më shtrënguese/ose më speci­fike në këtë rreg­ul­lore.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­lim të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e për­dorur kanë kup­ti­met e mëposhtme:

  1. a) “Atmos­ferë shpërthyese”, çdo përzier­je me ajrin, nën kushtet atmos­ferike, të sub­stan­cave të ndezshme në for­mën e gazrave, avu­jve, aerosoleve ose pluhu­rave, në të cilat, pasi ka ndod­hur ndez­ja, dje­gia përhapet në të gjithë përzier­jen e pad­je­gur;
  2. b) “Sub­stancë e ndezshme”, çdo lëndë e cila, kur përz­i­het me ajrin, mund të kri­jo­jë një atmos­ferë shpërthyese, përveç rasteve kur anal­iza e karak­ter­is­tikave të saj tre­gon të kundërtën;
  3. c) “Shpërthim”, një reak­sion i paprit­ur oksidi­mi ose zbërthi­mi, që prod­hon rrit­je të tem­per­aturës ose të pre­sion­it apo të dyja në të njëjtën kohë;

ç) “Pro­ces pune nor­mal”, sit­u­a­ta kur instalimet për­doren bren­da para­me­trave të pro­jek­tim­it të tyre.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Neni 3

Paran­dal­i­mi i shpërthimeve dhe mbro­jt­ja ndaj tyre

  1. Punëd­hënësi sig­uron paran­dal­im­in dhe mbro­jt­jen nga shpërthimet, duke mar­rë masa teknike dhe orga­ni­za­tive të për­sh­tat­shme me natyrën e pro­ce­sit të punës, në për­puth­je me parimet bazë të mëposhtme të ren­di­tu­ra sipas për­parë­sisë:
  2. a) të paran­dalo­jë kri­jimin e atmos­fer­ave shpërthyese ose kur natyra e veprim­tarisë nuk e lejon këtë;
  3. b) të shmangë ndez­jen e atmos­fer­ave shpërthyese;
  4. c) të zvogëlo­jë efek­tet neg­a­tive të një shpërthi­mi, në mënyrë që të sig­uro­het mbro­jt­ja e punë­mar­rësve dhe per­son­ave të tjerë.
  5. Kur është e nevo­jshme, masat e paran­dalim­it dhe të mbro­jt­jes sipas pikës 1, të këtij neni, kom­bi­no­hen dhe/ose plotë­so­hen me masa të tjera kundër përhap­jes së shpërthimeve.
  6. Punë­mar­rësi rishikon rreg­ull­isht masat paran­daluese dhe mbro­jtëse, të për­cak­tu­ara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, në peri­ud­hat e për­cak­tu­ara nga vetë ai dhe sa herë që ndod­hin ndryshime të rëndë­sishme.

Neni 4

Vlerësi­mi i risqeve të shpërthim­it

  1. Punëd­hënësi vlerë­son çdo risk që kri­jo­het nga atmos­fer­at shpërthyese, duke mar­rë parasysh të pak­tën:
  2. a) mundës­inë e kri­jim­it të atmos­fer­ave shpërthyese dhe kohëzg­jat­jen e tyre;
  3. b) mundës­inë që burimet e ndez­jes, përf­shirë shkarkimet elek­tro­sta­tike, të jenë të pran­ishme dhe të bëhen aktive dhe efek­tive;
  4. c) instalimet, sub­stan­cat e për­doru­ra, pro­ce­set dhe ndërveprimet e tyre të mund­shme;

ç) shkallën e paso­jave të parashikuara.

  1. Risqet e shpërthim­it vlerë­so­hen në tërësi, duke mar­rë parasysh të gjitha aspek­tet e punës.
  2. Në vlerësimin e risqeve të shpërthim­it mer­ren parasysh hapësir­at që janë të lid­hu­ra ose mund të lid­hen me vendet ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese.

Neni 5

Vendet ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese

  1. Punëd­hënësi, për të garan­tu­ar sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve e të per­son­ave të tjerë në vendet e punës ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese, merr masat e nevo­jshme, në mënyrë që:
  2. a) të klasi­fiko­jë vendet ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese, sipas zon­ave në për­puth­je me shto­jcën I;
  3. b) të sig­uro­het që kërke­sat min­i­male të sig­urisë e të shën­de­tit në punë, të për­cak­tu­ara në shto­jcën II, janë zbat­u­ar në vendet e klasi­fikuara në shkro­n­jën “a”;
  4. c) të pajisë me shen­ja dal­luese, kur është e nevo­jshme, vendet ku atmos­fer­at shpërthyese mund të kri­jo­hen në shkallë të tillë sa rreziko­het shën­de­ti dhe sig­uria e punë­mar­rësve, në burim dhe pikat e hyr­jes në për­puth­je me shto­jcën III, të kësaj rreg­ul­lore­je;

ç) të sig­uro­jë har­timin e një doku­men­ti me shkrim për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi dhe përditësimin e tij në për­puth­je me nenin 7.

  1. Kur atmos­fer­at shpërthyese mund të kri­jo­hen në sasi të tilla që rreziko­jnë sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, punëd­hënësi sig­uron mbikëqyr­je të për­sh­tat­shme ose/dhe mon­i­torim të vazh­dueshëm nëpër­m­jet për­dorim­it të mjeteve teknike, në për­puth­je me vlerësimin e riskut gjatë pranisë së punë­mar­rësve.

Neni 6

Detyri­mi për koor­dinim

Në rastet kur punë­mar­rës nga ndër­mar­rje të ndryshme janë të pran­ishëm në të njëjtin vend pune:

- secili punëd­hënës është përgjegjës për të gjitha çësht­jet që janë nën kon­trol­lin e tij;

- punëd­hënësi përgjegjës për vendin e punës koordi­non zba­timin e të gjitha masave dhe pro­ce­du­rave që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve;

- punëd­hënësi përgjegjës pasqy­ron në doku­mentin “Për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi”, të për­cak­tu­ar në nenin 7, të kësaj rreg­ul­lore­je, qël­lim­in, masat dhe mënyrat e zbat­uesh­mërisë së këtij koor­dini­mi.

Neni 7

Doku­men­ti “Për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi”

  1. Në përm­bush­je të detyrimeve të për­cak­tu­ara në nenin 4, punëd­hënësi sig­uron har­timin dhe përditësimin e doku­men­tit “Për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi”, i cili pasqy­ron, veçanër­isht:
  2. a) për­cak­timin dhe vlerësimin e riskut për shpërthim;
  3. b) mar­rjen e masave të për­sh­tat­shme, paran­daluese dhe lehtë­suese;
  4. c) klasi­fikimin e vendeve në zona sipas shto­jcës I;

ç) kërke­sat min­i­male për për­mirësimin e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë, të për­cak­tu­ara në shto­jcën II, sipas zon­ave;

  1. d) pro­jek­timin, vënien në punë dhe mirëm­ba­jt­jen e ven­dit e të pajis­jeve të punës, përf­shirë edhe pajis­jet par­ala­jmëruese, duke mar­rë parasysh sig­ur­inë;
  2. dh) koor­dinimin e masave dhe pro­ce­du­rave sipas nen­it 6 të kësaj rreg­ul­lore­je.
  3. Doku­men­ti “Për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi” har­to­het për­para fil­lim­it të punës dhe ndryshohet në rastet kur ven­di, pajis­jet ose orga­niz­i­mi i punës pëso­jnë ndryshime, zgjer­ime ose shndër­rime të rëndë­sishme.
  4. Punëd­hënësi mund të kom­bi­no­jë vlerësimet ekzistuese të riskut nga shpërthi­mi, doku­mente ose raporte të tjera të barasvler­shme, të prod­huara në bazë të legjis­la­cionit në fuqi.

Neni 8

Kërke­sa të veçan­ta për pajis­jet dhe vendet e punës

  1. Pajis­jet e punës për për­dorim në vendet ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese janë në për­puth­je me kërke­sat min­i­male të për­cak­tu­ara në shto­jcën II.
  2. Vendet e punës dhe hapësir­at ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese duhet të jenë në për­puth­je me kërke­sat min­i­male të për­cak­tu­ara në këtë rreg­ul­lore.
  3. Për çdo mod­i­fikim, zgjer­im ose ristruk­turim që kry­het në vendet e punës dhe hapësir­at ku mund të kri­jo­hen atmos­fer­at shpërthyese, punëd­hënësi merr masat e nevo­jshme në për­puth­je me kërke­sat min­i­male të për­cak­tu­ara në këtë rreg­ul­lore.

SHTOJCA I

KLASIFIKIMI I VENDEVE KU MUND TË KRIJOHEN ATMOSFERA SHPËRTHYESE

Shën­im para­prak

Punëd­hënësi, në bazë të rezul­tatit të vlerësim­it të riskut, në për­puth­je me nenin 4, të kësaj rreg­ul­lore­je, klasi­fikon vendet ku mund të kri­jo­hen atmos­fer­at shpërthyese dhe vendet me atmos­fera josh­përthyese.

  1. Klasi­fiki­mi i vendeve

1.1 Një vend kon­sidero­het i rrezik­shëm nëse në të mund të kri­jo­het një atmos­ferë shpërthyese në shkallë të tillë, që të kërko­jë masa spe­ciale paran­daluese për të mbro­j­tur shën­detin dhe sig­ur­inë e punë­mar­rësve në fjalë.

1.2 Një vend kon­sidero­het jo i rrezik­shëm nëse në të nuk pritet të kri­jo­het një atmos­ferë shpërthyese në shkallë të tillë, që të kërko­jë masa të veçan­ta paran­daluese.

  1. Klasi­fiki­mi i vendeve të rrezik­shme

Vendet e rrezik­shme klasi­fiko­hen në zona mbi bazën e shpeshtë­sisë dhe kohëzg­jat­jes së kri­jim­it të një atmos­fere shpërthyese.

Niveli i masave që duhen mar­rë në për­puth­je me shto­jcën II/A për­cak­to­het sipas këtij klasi­fiki­mi.

Zona 0

Një vend në të cilin një atmos­ferë shpër-thyese, e për­bërë nga një përzier­je me ajrin e sub­stan­cave të ndezshme në for­më gazi, avul­li ose aerosoli, është e pran­ishme në mënyrë të vazh­dueshme, për peri­ud­ha të gja­ta ose shpesh.

Zona 1

Një vend në të cilin gjatë pro­ce­sit nor­mal të punës ekzis­ton mundësia e kri­jim­it të një atmos­fere shpërthyese, e për­bërë nga një përzier­je me ajrin e sub­stan­cave të ndezshme në for­më gazi, avul­li ose aerosoli.

Zona 2

Një vend në të cilin gjatë pro­ce­sit nor­mal të punës nuk ka mundësi të kri­jo­het një atmos­ferë shpërthyese, e për­bërë nga një përzier­je me ajrin e sub­stan­cave të ndezshme në for­mën e gaz­it, avul­lit ose aerosolit, por, nëse ajo kri­jo­het, do të zgjatë vetëm për një peri­ud­hë të shkurtër.

Zona 20

Një vend në të cilin atmos­fera shpërthyese në for­mën e një reje pluhuri të djegshëm në ajër është e pran­ishme në mënyrë të vazh­dueshme, për peri­ud­ha të gja­ta ose shpesh.

Zona 21

Një vend në të cilin gjatë pro­ce­sit nor­mal të punës ekzis­ton mundësia e kri­jim­it të një atmos­fere shpërthyese në for­mën e një reje pluhuri të djegshëm në ajër.

Zona 22

Një vend në të cilin gjatë pro­ce­sit nor­mal të punës nuk ekzis­ton mundësia e kri­jim­it të një atmos­fere shpërthyese në for­mën e një reje pluhuri të djegshëm në ajër, por, nëse ajo kri­jo­het, do të zgjatë vetëm për një peri­ud­hë të shkurtër.

Shën­im

  1. Shtre­sat, depoz­i­tat dhe grum­bu­jt e pluhu­rit të djegshëm, duhet të mer­ren në kon­sid­er­atë si çdo burim tjetër që mund të kri­jo­jë një atmos­ferë shpërthyese.

SHTOJCA II

  1. KËRKESAT MINIMALE PËR SIGU-RINË DHE SHËNDETIN NË PUNË TË PUNËMARRËSVE NË RISK NGA ATMO-SFERAT SHPËRTHYESE

Shën­im para­prak

Punëd­hënësi është i detyru­ar të zba­to­jë kërke­sat e për­cak­tu­ara në këtë shto­jcë për:

- vendet e klasi­fikuara si të rrezik­shme në për­puth­je me shto­jcën I, sa herë kjo kërko­het nga veçoritë e ambi­en­tit të punës, vendeve indi­vid­uale të punës, pajis­jet, sub­stan­cat e për­doru­ra ose rreziku i shkak­tu­ar nga veprim­taria e lid­hur me risqet nga atmos­fer­at shpërthyese;

- pajis­jet për vende jo të rrezik­shme që nevo­jiten dhe/ose ndih­mo­jnë sig­urim­in e funk­sionim­it të sig­urt të pajis­jeve të ndod­hu­ra në vende të rrezik­shme.

  1. Masat orga­ni­za­tive

1.1 Informi­mi dhe formi­mi i punë­mar­rësve

1.1.1 Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre për të gjitha aspek­tet e mbro­jt­jes së punë­mar­rësve në risk nga atmos­fer­at shpërthyese në vendin indi­vid­ual të punës.

1.1.2 Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësin që punon në vende ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese për doku­mentin e mbro­jt­jes nga shpërthi­mi dhe udhëzimet me shkrim të pro­ce­seve të punës.

1.1.3 Punëd­hënësi u sig­uron punë­mar­rësve që puno­jnë në vendet ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese formim të mjaftueshëm e të për­sh­tat­shëm në lid­hje me për­dorim­in e pajis­jeve dhe mbro­jt­jen nga shpërthimet.

1.2 Udhëzimet me shkrim dhe leji­mi i përkohshëm për të hyrë dhe/ose për të punuar në atmos­fer­at shpërthyese

1.2.1 Punëd­hënësi har­ton udhëzimet me shkrim të pro­ce­seve të punës në vendet e rrezik­shme ku mund të kri­jo­hen atmos­fer­at shpërthyese.

1.2.2 Punëd­hënësi har­ton mënyrën e orga­nizim­it dhe të funk­sionim­it të pro­ce­sit të lejim­it të përkohshëm për të hyrë dhe/ose për të punuar në atmos­fer­at shpërthyese, me qël­lim kry­er­jen e pro­ce­seve jo të zakon­shme të punës, që lid­hen me mirëm­ba­jt­jen, riparim­in, pastrim­in ose çdo pro­ces tjetër dhe merr masa për zba­timin e tij.

1.2.3 Udhëzimet me shkrim përm­ba­jnë të pak­tën:

  1. a) tabelat e të dhë­nave të sig­urisë ose të dhë­na të tjera për karak­ter­is­tikat e sub­stan­cave të pran­ishme dhe të për­doru­ra, të cilat mund të kri­jo­jnë risqe të shpërthim­it;
  2. b) karak­ter­is­tikat e vendeve që paraqesin risk shpërthi­mi;
  3. c) udhëz­ime për pro­cesin e punës, pro­ce­du­rat e kon­fig­urim­it, të kon­trol­lit dhe të tes­tim­it të sis­te­meve mbro­jtëse, kon­trol­luese, matëse dhe sin­jal­izuese;

ç) masat për sig­ur­inë e shën­detin në punë dhe për mbro­jt­jen nga zjar­ri, të cilat duhet të për­doren gjatë vënies në punë të pajis­jeve dhe/ose ndalim­it të tyre;

  1. d) rreg­ul­lat për pro­ce­du­rat e pastrim­it;
  2. dh) të dhë­na për shtrir­jen dhe peri­ud­hat e kon­trol­lit e të tes­tim­it, si dhe ekza­minimet e tjera speci­fike;
  3. e) të dhë­na për shtrir­jen, peri­ud­hat dhe pro­cesin e zbu­lim­it të kri­jim­it të sub­stan­cave të ndezshme në for­më gazi, avul­li, aerosoli dhe pluhuri;

ë) masat në rastin e kri­jim­it të një atmos­fere shpërthyese dhe të një risku seri­oz për shpërthim, përf­shirë evakuimin nga ven­di i punës, dhënien e ndih­mës së parë dhe masat për të elimin­uar paso­jat e një shpërthi­mi;

  1. f) listën e llo­jit të punëve për të cilat kërko­het leja për të punuar;
  2. g) listën e per­son­ave përgjegjës për lejimin e përkohshëm për të punuar, sipas shkro­n­jës “f”.

1.2.4 Leji­mi i përkohshëm për të punuar, duhet të përm­ba­jnë të pak­tën:

- emrin dhe funk­sion­in e per­son­it kom­pe­tent, përgjegjës për kry­er­jen e punës;

- emrin dhe funk­sion­in e per­son­it kom­pe­tent, përgjegjës për mbikëqyr­jen e punës së kry­er;

- listën e anë­tarëve të grupit të punës që krye­jnë punën;

- për­shkrim­in me sak­tësi të ven­dit ku do të kry­het puna;

- iden­ti­fikimin e qartë të punës që do të kry­het;

- iden­ti­fikimin e rrezikut, duke për­cak­tu­ar sub­stan­cat e rrezik­shme që mund të kri­jo­hen;

- shën­jimin e ven­dit të punës;

- mënyrën e mbikëqyr­jes;

- mënyrën e pajis­jes së punë­mar­rësve dhe të ven­dit të punës me masa mbro­jtëse e garantuese gjatë kry­er­jes së punës dhe pas për­fundim­it të punës;

- masat paran­daluese e mbro­jtëse për sig­ur­inë dhe për shën­detin në punë dhe për mbro­jt­jen nga zjar­ri e shpërthi­mi;

- peri­ud­hën e vlef­sh­mërisë së lejim­it.

1.2.5 Leji­mi për të punuar jepet nga një per­son me përgjegjësi për këtë funk­sion për­para fil­lim­it të punës, i cak­tu­ar nga punëd­hënësi.

1.2.6 Anë­tarët e grupit të punës, të për­men­dur në shkro­n­jën “c”, të pikës 1.2.3, infor­mo­hen me shkrim lid­hur me përm­ba­jt­jen e lejim­it të përkohshëm për punë, shen­jat par­ala­jmëruese që infor­mo­jnë rreth rrezikut të mund­shëm të shpërthim­it.

1.2.7 Doku­men­ti “Për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi” përm­ban të pak­tën:

- për­shkrim­in e ven­dit të punës e të zon­ave të punës, si: emrin e ndërtesës, llo­jin e impiantit, pro­jek­tin e ndërtesave/dhomave dhe per­son­at përgjegjës, num­rin e punë­mar­rësve;

- për­shkrim­in e hapave dhe/ose aktiviteteve të pro­ce­sit me anë të një tek­sti të shkurtër, mundë­sisht të kom­bin­uar me një paraqit­je grafike të rad­hës së tyre;

- për­shkrim­in e sub­stan­cave të për­doru­ra /parametrave të sig­urisë, listën e para­me­trave të dobishëm të sig­urisë lid­hur me mbro­jt­jen nga shpërthi­mi;

- rezul­tatet e anal­izës së riskut, vendet/zonat e rrezik­shme që mund të për­shkruhen me anë të një tek­sti dhe, gjithash­tu, të paraqiten në mënyrë grafike në for­mën e planimetrisë së zonës;

- masat teknike dhe orga­ni­za­tive për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi;

- zba­timin e masave të mbro­jt­jes nga shpërthi­mi, për­cak­timin e per­son­it përgjegjës e të efek­t­shmërisë së masës;

- koor­dinimin e masave të mbro­jt­jes nga shpërthi­mi;

- shto­j­cat e doku­men­tit të mbro­jt­jes nga shpërthi­mi, si cer­ti­fikatat e tes­tim­it CE, cer­ti­fikatat CE të kon­for­mitetit, tabelat e të dhë­nave të sig­urisë, udhëzimet e për­dorim­it për pajis­jen apo mjetet.

  1. Masat për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi

2.1 Çdo dal­je dhe/ose çlir­im, qoftë i qël­limshëm ose jo, i gazrave, avu­jve, aerosoleve të ndezshme ose pluhu­rave të djegshëm, që mund të kri­jo­jë rrezik për shpërthim, duhet të devi­jo­het ose të largo­het në mënyrë të për­sh­tat­shme në një vend të sig­urt ose, kur kjo nuk është e mundur prak­tik­isht, të izolo­het në mënyrë të sig­urt ose të bëhet e sig­urt nëpër­m­jet ndon­jë metode tjetër të për­sh­tat­shme.

2.2 Nëse një atmos­ferë shpërthyese përm­ban disa llo­je gazesh, avu­jsh, aerosolesh ose pluhurash të djegshëm dhe/ose të ndezshëm, masat paran­daluese duhet të jenë të për­sh­tat­shme me riskun më të madh të mund­shëm.

2.3 Paran­dal­i­mi i rrez­iqeve të ndez­jes në për­puth­je me nenin 3 të kësaj rreg­ul­lore­je, merr parasysh, gjithash­tu, shkarkimet elek­tro­sta­tike, kur punë­mar­rësit ose mje­disi i punës vepro­jnë si mbartës ose prod­hues të ngarke­save. Punë­mar­rësit duhet të pajisen me vesh­je pune të për­sh­tat­shme të bëra nga mate­ri­ale që nuk prod­ho­jnë shkarkime elek­tro­sta­tike, të cilat mund të ndezin atmos­fer­at shpërthyese.

2.4 Impianti, pajis­jet, sis­temet e mbro­jt­jes dhe çdo pajis­je lid­hëse ndër­m­jet tyre vihen në punë, vetëm nëse doku­men­ti “Për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi” tre­gon se ato mund të për­doren në mënyrë të sig­urt në një atmos­ferë shpërthyese. Kjo zba­to­het edhe për pajis­jet e punës dhe pajis­jet lid­hëse që nuk kon­sidero­hen si pajis­je ose sis­teme mbro­jtëse, sipas kup­ti­m­it të rreg­ul­lores për kërke­sat teknike për pajis­jet e për­doru­ra në atmos­fer­at shpërthyese (vendi­mi nr. 142, datë 11.2.2009, i Këshillit të Min­is­trave), nëse mon­ti­mi i tyre në një instal­im mund të kri­jo­jë në vetvete një rrezik ndez­je­je. Masa të nevo­jshme duhet të mer­ren për të paran­dalu­ar ngatër­rim­in ndër­m­jet pajis­jeve lid­hëse.

2.5 Duhet të mer­ren të gjitha masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar që ven­di i punës, pajis­jet e punës dhe çdo pajis­je lid­hëse ndër­m­jet tyre, të vëna në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve, të jenë pro­jek­tu­ar, ndër­tu­ar, mon­tu­ar dhe instalu­ar, mirëm­ba­j­tur dhe vënë në punë, në mënyrë të tillë që të min­i­mi­zo­hen risqet e një shpërthi­mi dhe, nëse ndodh një shpërthim, të kon­trol­lo­het ose të min­i­mi­zo­het përhap­ja e tij bren­da atij ven­di dhe/ose pajis­je­je pune. Për vende të tilla pune mer­ren masa të për­sh­tat­shme për të zvogëlu­ar risqet për punë­mar­rësit nga paso­jat fizike të një shpërthi­mi.

2.6 Kur është e nevo­jshme, punë­mar­rësve u jepen par­ala­jmërime optike dhe/ose akustike dhe evakuo­hen për­para se të jenë arrit­ur kushtet e shpërthim­it.

2.7 Kur kërko­het nga doku­men­ti “Për mbro­jt­jen nga shpërthi­mi”, dal­jet për evakuimin duhet të pro­jek­to­hen dhe të mirëm­ba­hen për të sig­u­ru­ar që, në rast rreziku, punë­mar­rësit të mund të largo­hen nga vendet e rrezikuara në kohë dhe në mënyrë të sig­urt.

2.8 Për­para se ven­di i punës që përm­ban hapësira ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese të për­doret për herë të parë, duhet të ver­i­fiko­het sig­uria e tij e përgjithshme ndaj shpërthim­it. Të gjitha kushtet e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen nga shpërthi­mi duhet të ruhen. Ky ver­i­fikim kry­het nga per­sona që kanë ekspe­ri­encën dhe formimin e duhur pro­fe­sion­al në fushën e mbro­jt­jes nga shpërthimet.

2.9 Kur vlerësi­mi i riskut tre­gon se është e nevo­jshme:

- në rast se ndër­pre­r­ja e energjisë sjell rrez­iqe sht­esë, të sig­uro­het funk­sion­i­mi në sig­uri të plotë i pajis­jeve dhe i sis­te­meve mbro­jtëse, në mënyrë të pavarur nga pje­sa tjetër e instalim­it;

- të jetë i mundur komandi­mi man­u­al për të fikur pajis­jen dhe sis­temet mbro­jtëse të mon­tu­ara në pro­ce­set automatike, të cilat devi­jo­jnë nga kushtet e pro­jek­tu­ara të funk­sionim­it, me kusht që kjo të mos ceno­jë sig­ur­inë. Këto ndërhyr­je kry­hen vetëm nga punë­mar­rësit kom­pe­ten­të;

- kur aktivi­zo­het sis­te­mi i fik­jes në rast emergjence, energjia e aku­mu­lu­ar duhet të shpërn­da­het sa më shpe­jt dhe në mënyrën më të sig­urt të mund­shme ose të izolo­het, në mënyrë që ajo të mos për­bëjë më një rrezik.

  1. KRITERE PËR PËRZGJEDHJEN E PAJISJEVE DHE SISTEMEVE MBROJTËSE

Nëse doku­men­ti i mbro­jt­jes nga shpërthi­mi, bazuar në vlerësimin e riskut, nuk për­cak­ton ndryshe, pajis­jet dhe sis­temet e mbro­jt­jes për të gjitha vendet ku mund të kri­jo­hen atmos­fer­at shpërthyese, përzgjid­hen mbi bazën e kat­e­gorive të për­cak­tu­ara në rreg­ul­loren për kërke­sat teknike për pajis­jet e për­doru­ra në atmos­fer­at shpërthyese (vendi­mi nr. 142, datë 11.2.2009, i Këshillit të Min­is­trave).

Kat­e­goritë e mëposhtme të pajis­jeve për­doren në zonat e treguara, me kusht që ato të jenë të për­sh­tat­shme për gazrat, avu­jt, aeroso­let dhe/ose pluhu­rat, sipas rastit:

- pajis­jet e kat­e­gorisë 1 në zonën 0 ose zonën 20;

- pajis­jet e kat­e­gorisë 1 ose 2 në zonën ‚1 ose zonën 21;

- pajis­jet e kat­e­gorisë 1, 2 ose 3 në zonën 2, ose zonën 22.

  1. MASAT E VEÇANTA PËR VENDE ME RISK PËR SHPËRTHIME

Masat e veçan­ta të zbat­ueshme në vendet me atmos­fera shpërthyese janë si më poshtë:

  1. Ndalo­het për­dori­mi gjatë punës i sub­stan­cave dhe i pajis­jeve të punës, që mund të ndezin atmos­fer­ën shpërthyese.
  2. Tem­per­atu­ra e sipër­faqes ose e pajis­jeve të punës, përf­shirë instalimet dhe sis­temet mbro­jtëse nuk duhet të kalo­jë tem­per­aturën e lejueshme, në varësi të tem­per­aturës min­i­male të ndez­jes të sub­stancës së ndezshme të pran­ishme.
  3. Nëse risku i shpërthim­it nuk elim­i­no­het është e nevo­jshme:

- të ndalo­het puna dhe të urd­hëro­het evakui­mi i punë­mar­rësve nga ven­di i punës në rast të rrit­jes së përqen­drim­it të sub­stan­cave të ndezshme të pran­ishme mbi 25% të nivelit të ulët të shpërthim­it;

- të ndalo­het hyr­ja në vendet e punës, në të cilat përqen­dri­mi i sub­stan­cave të ndezshme rritet mbi 50% të nivelit të ulët të shpërthim­it.

  1. Një punë­mar­rës mund të lejo­het:
  2. a) për të hyrë në vende me atmos­ferë shpërthyese pasi të jetë sig­u­ru­ar oksig­jeni të pak­tën në 19% në vël­lim. Në të kundërt, punë­mar­rësi është i detyru­ar të për­dorë aparatin e frymë­mar­rjes së izolu­ar;
  3. b) për të punuar në vende me atmos­fera poten­cial­isht shpërthyese, ku për­doren pajis­je të punës që mund të ndezin atmos­fer­ën shpërthyese, vetëm pas zbu­lim­it të sub­stan­cave që poten­cial­isht kri­jo­jnë atmos­ferë shpërthyese dhe mon­i­torim­it të karak­ter­is­tikave të mje­dis­it në çdo kohë gjatë punës.
  4. Të shpërn­da­het nxe­htësia që kri­jo­het gjatë punës, në mënyrë që ajo të mos ndezë një atmos­ferë shpërthyese.
  5. Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësin para hyr­jes në një vend me atmos­ferë shpërthyese, ku përqen­dri­mi i sub­stan­cave të ndezshme tejkalon vlerën mak­si­male të lejuar dhe e pajis me mjete mbro­jtëse indi­vid­uale të frymë­mar­rjes dhe të shpë­tim­it. Punë­mar­rësi duhet të shoqëro­het (mon­i­toro­het) gjatë kësaj pune nga një punë­mar­rës tjetër.
  6. Sig­uri­mi i ven­dit të punës me tekni­ka të për­sh­tat­shme të sig­urisë dhe të ndih­mës së parë.
  7. Punëd­hënësi është i detyru­ar të sig­uro­jë formim prak­tik për punë­mar­rësin për­para fil­lim­it të punës, veçanër­isht lid­hur me:
  8. a) për­dorim­in e aparaturës së frymë­mar­rjes së izolu­ar;
  9. b) veprim­in në sit­u­a­ta emergjence gjatë drej­tim­it të makiner­isë dhe zba­tim­it të masave për të zvogëlu­ar paso­jat neg­a­tive të shpërthim­it.

Mod­ulet e formim­it për­cak­to­hen nga punëd­hënësi dhe kry­hen të pak­tën një herë në vit.

SHTOJCA III

Shen­ja e par­ala­jmërim­it për vendet ku mund të kri­jo­hen atmos­fera shpërthyese, në bazë të shkro­n­jës “c”, të pikës 1, të nen­it 5, të kësaj rreg­ul­lore­je:

Vend ku mund të kri­jo­het një atmos­ferë shpërthyese

Tipare dal­luese:

- for­më trekën­dore;

- shkro­n­ja të zeza në sfond të verd­hë me kon­tur të zi (pje­sa e verd­hë të zërë të pak­tën 50% të sipër­faqes së shen­jës).

Reko­man­do­het që shen­jës t’i shto­hen të dhë­na të tjera shp­jeguese, si: klasi­fiki­mi i zonës, sub­stan­cat e pran­ishme në mjedis, masat e nevo­jshme, infor­ma­cion për pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale të nevo­jshme etj.

[1] Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave është përafru­ar plotë­sisht me direk­tivën 1999/92/KE të Par­la­men­tit Evropi­an dhe Këshillit, të datës 16 dhje­tor 1999, “Për kërke­sat min­i­male për për­mirësimin e mbro­jt­jes së sig­urisë dhe shën­de­tit të punon­jësve në risk nga atmos­fer­ët shpërthyese (direk­ti­va e 15-të indi­vid­uale, në kup­tim të nen­it 16(1) të direk­tivës 89/391/KE); num­ri CELEX 31999L0092, Fle­tor­ja Zyrtare e Bashkim­it Evropi­an, seria L, nr. 23, datë 28.1.2000, faqe 57.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim