VENDIM

Nr. 422, datë 25.6.2014

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KATARIT, NE LIDHJE ME RREGULLOREN  E PUNESIMIT TE QYTETAREVE TE REPUBLIKES SE SHEIPERISE NE SHTETIN E KATARIT.

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 17 e 23 të  ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lid­hjen e trak­tat­eve dhe mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare”, me propoz­imin e min­istrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Min­is­trave

Ven­dosi:

Mira­timin e mar­rëvesh­jes, ndër­m­jet Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë dhe qev­erisë së Shtetit të Katar­it, në lid­hje me rreg­ul­loren e punësim­it të qyte­tarëve të Repub­likës së Shqipërisë në Shtetin e Katar­it, sipas tek­stit bashkëlid­hur këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KATARIT NË LIDHJE ME RREGULLOREN E PUNËSIMIT  TË QYTETARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SHTETIN E KATARIT

Këshilli i Min­is­trave i Repub­likës së Shqipërisë dhe Qev­e­ria e Shtetit të Katar­it,

me dëshirën për forcimin  e lid­hjeve të miqë­sisë  midis tyre;

duke   kërkuar  që   të   rreg­ul­lo­jnë   punësimin  e   qyte­tarëve  të   Repub­likës së Shqipërisë në Shtetin e Katar­it, kanë  rënë dako­rd  si më poshtë:

Neni 1

Min­is­tria  e  Mirëqe­nies  Sociale   dhe   Rin­isë   e  Repub­likës  së   Shqipërisë  dhe Min­is­tria e Punës dhe  Çësht­jeve Sociale  të Shtetit të Katar­it  do të ndër­mar­rin të gjitha  pro­ce­du­rat e nevo­jshme për zba­timin e dis­poz­i­tave të kësaj  Mar­rëvesh­je­je.

Neni 2

Rekru­ti­mi i fuqisë  punë­tore nga  Repub­li­ka e Shqipërisë, hyr­ja  dhe  punësi­mi në Shtetin e Katar­it  rreg­ul­lo­hen  në për­puth­je me lig­jet dhe  pro­ce­du­rat përkatëse që zba­to­hen në të dy vendet.

Neni 3

  1. Min­is­tria e Punës dhe Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it paraqet në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë të Repub­likës së Shqipërisë kërke­sat për rekru­tim të punëd­hënësve të Shtetit të Katar­it për punësimin e qyte­tarëve të Repub­likës së Shqipërisë. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë e Repub­likës së Shqipërisë merr  masa për  përm­bush­jen e kërke­save të tilla bren­da mundë­sive dhe burimeve që ka në dis­pozi­cion.
  2. Nëse një punëd­hënës në Shtetin e Katar­it dësh­i­ron të rekru­to­jë dhe të punë­so­jë qyte­tarë të Repub­likës së Shqipërisë me kual­i­fikime të veçan­ta, punëd­hënësi për­cak­ton kual­i­fikimet e tilla në kërkesën e tij, drej­tu­ar Min­istrisë së Punës dhe  Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it.
  3. Punëd­hënësi i Shtetit të Katar­it ndjek dhe plotë­son të gjitha pro­ce­du­rat e nevo­jshme, që kërko­hen për zgjed­hjen e punë­torëve dhe udhë­timin e tyre nga Repub­li­ka e Shqipërisë në Shtetin e Katar­it, qoftë vetë ose duke autor­izuar një për­faqë­sues nga per­son­eli i tij, ose nëpër­m­jet një zyre rekru­ti­mi të autor­izuar nga Min­is­tria e Punës dhe Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it.

Neni 4

Kërke­sat e rekru­tim­it për­shkru­a­jnë kual­i­fikimet e kërkuara, për­vo­jën dhe spe­cial­iz­imin, kohëzg­jat­jen e mund­shme të kon­tratës, kushtet e deta­juara të punës, veçanër­isht pagat, shpër­blim­in në fund të shër­bim­it, peri­ud­hën e provës dhe lehtësir­at në lid­hje me trans­portin dhe stre­himin, si dhe të gjitha të dhë­nat bazë që mund t’i japin mundës­inë punë­torëve të ven­dosin për nën­shkrim­in e kon­tratës së punës.

Neni 5

Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë e Repub­likës së Shqipërisë duhet të mar­rë masat e nevo­jshme për punë­torët që do të punë­so­hen në Shtetin e Katar­it duke u sig­u­ru­ar punë­torëve infor­ma­cion për kushtet e punës, shpen­zimet dhe stan­dard­et e jetesës në Katar.

Neni 6

Qev­e­ria e Shtetit të Katar­it ndërmerr pro­ce­du­ra për rik­thimin e punë­torëve të Repub­likës së Shqipërisë kur për­fun­do­jnë kon­tratat e punësim­it. Ajo gjithash­tu mund të ndër­mar­rë të njëj­tat pro­ce­du­ra para për­fundim­it të kohëzg­jat­jes së kon­tratave, kur nuk ka më nevo­ja për punësim, me kusht që në rastin e dytë pagat e punë­torëve dhe të drej­tat e tjera që u tako­jnë atyre t’u paguhen apo të përm­bushen në bazë të kon­tratave të tyre të punësim­it të lid­hu­ra me ta, ose në bazë të ligjit të punës të Shtetit të Katar­it.

Neni 7

Qev­e­ria e Shtetit të Katar­it mund të ndër­mar­rë pro­ce­du­ra për rik­thimin e punë­torëve të Repub­likës së Shqipërisë, nëse pra­nia e tyre në Shtetin e Katar­it bie në kundër­sh­tim me interesin pub­lik ose sig­ur­inë kom­bëtare të shtetit.

Kjo do të zba­to­het pa cen­uar të drej­tat që u përkasin punë­torëve në bazë të kon­tratave të punësim­it ose ligjit të punës të shtetit të Katar­it.

Neni 8

  1. a) Punëd­hënësi për­bal­lon të gjitha shpen­zimet e udhë­tim­it të punë­torëve nga Repub­li­ka e Shqipërisë deri në vendin e punës në Shtetin e Katar­it, kur ata fil­lo­jnë punën, si dhe për­bal­lon shpen­zimet e kthim­it të tyre nga Shteti i Katar­it me mbarim­in e punësim­it të tyre. Punëd­hënësi gjithash­tu mbu­lon dhe shpen­zimet e udhë­tim­it vajt­je-ard­hje të punë­torëve gjatë peri­ud­ha të pushimeve. Shpen­zimet e tilla nuk mbu­lo­jnë kos­ton e lehtësim­it të pas­aportës dhe as pagesën e ndon­jë depozite.
  2. b) Punëd­hënësi për­jash­to­het nga shpen­zimet për punë­torin që kthe­het në shtëpi në dy rastet e mëposhtme:
  3. Nëse punon­jësi jep dorëhe­q­jen para për­fundim­it të kon­tratës së punësim­it, përveç rasteve të për­fundim­it të kon­tratës që speci­fiko­hen në nenin 51  të  Ligjit të Punës të Shtetit të Katar­it.
  4. Nëse ai bën një  gabim që  kërkon shkarkimin e tij nga puna pa par­ala­jmërim dhe pa shpër­blim për  për­fundimin e shër­bim­it në për­puth­je me Ligjin e Punës të Shtetit të Katar­it.

Neni 9

  1. Kushtet dhe afatet e punësim­it të punë­toreve nga Repub­li­ka e Shqipërisë në Shtetin e Katar­it për­cak­to­hen me një kon­tratë pune indi­vid­uale të lid­hur ndër­m­jet punë­torit dhe punëd­hënësit në për­puth­je me kon­tratën mod­el bashkëlid­hur kësaj Mar­rëvesh­je­je.

Kon­tra­ta përm­ban kushtet krye­sore të punës në lid­hje me të drej­tat dhe detyrat që janë në për­puth­je me dis­poz­i­tat e kësaj Mar­rëvesh­je­je dhe Ligjit të Punës së Shtetit të Katar­it.

  1. Kon­tra­ta lëshohet në ara­bisht dhe anglisht në tri kop­je origji­nale, njëra prej të cilave duhet të mba­het nga punëd­hënësi, e dyta nga punë­tori dhe e tre­ta duhet të depoz­i­to­het pranë Min­istrisë së Punës të Shtetit dhe Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it.

Neni 10

Kon­tra­ta indi­vid­uale e punësim­it përf­shin deta­jet e detyrimeve të punëd­hënësit në lid­hje me stre­himin e punë­torit dhe llo­jin e tij, ose pagesën e kom­pen­sim­it të stre­him­it, si dhe tra­j­timin mjekë­sor.

Neni 11

Tek­sti në gjuhën arabe i kon­tratës së punës është tek­sti i njo­hur nga  Min­is­tria e Punës dhe Çësht­jeve Sociale  të  Shtetit të Katar­it dhe gjykatat në Shtetin e Katar­it. Punëd­hënësi nuk mund të bëjë  ndryshime në dis­poz­i­tat e  kon­tratës së punësim­it, përveçse kur ato janë më të favor­shme për punon­jësin dhe me mira­timin e Min­istrisë së Punës dhe Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it.

Neni 12

Kon­tratat e punësim­it mira­to­hen nga Min­is­tria e Punës së Shtetit dhe Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it dhe Ambasa­da e Repub­likës së Shqipërisë në Doha, në rast se kon­tratat lid­hen në Doha. Kon­tratat e lid­hu­ra në Repub­likën e Shqipërisë mira­to­hen nga Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë e Repub­likës së Shqipërisë dhe Ambasa­da ose Kon­sul­la­ta e Shtetit të Katar­it në Repub­likën e Shqipërisë.

Neni 13

  1. Autoriteti kom­pe­tent në Min­istrinë e Punës dhe Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it mon­i­toron zba­timin e dis­poz­i­tave të kësaj mar­rëvesh­je­je.
  2. Në rast mos­mar­rëvesh­jesh ndër­m­jet punëd­hënësit dhe punë­torit që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës, anke­sa depoz­i­to­het në Min­istrinë e Punës dhe Çësht­jeve Sociale për t’u zgjid­hur me mirëkup­tim. Nëse nuk arri­het zgjid­hje me mirëkup­tim, atëherë mos­mar­rëvesh­ja i kalon për kom­pe­tencë autoriteteve gjyqë­sore kom­pe­tente në Shtetin e Katar­it.

Neni 14

Kon­tra­ta e punës për­fun­don në datën e cak­tu­ar për mbarim­in e saj pa një njof­tim para­prak. Nëse punëd­hënësi syn­on të vazh­do­jë kon­trak­timin, atëherë ai duhet të infor­mo­jë punë­torit me shkrim për syn­imin e tij të pak­tën trid­hjetë ditë për­para mbarim­it të kon­tratës.

Neni 15

Punë­torit i lejo­het të trans­fer­o­jë kur­simet nga paga e tij, në për­puth­je me rreg­ul­lat finan­cia­re që zba­to­hen në Shtetin e Katar­it.

Neni 16

Të dyja palët kri­jo­jnë një komitet të për­bashkët të për­bërë nga jo më shumë se tre anë­tarë nga secila palë, për të kry­er funk­sionet e mëposhtme:

  1. Koor­dinimin ndër­m­jet Qev­erisë së Shtetit të Katar­it dhe Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë, për të zbat­u­ar këtë mar­rëvesh­je dhe mar­rjen e masave të nevo­jshme në këtë drej­tim.
  2. Inter­pre­timin e dis­poz­i­tave të kësaj mar­rëvesh­je­je në rastin e mos­mar­rëvesh­jeve që lid­hen me të dhe zgjid­hjen e çdo vështirësie që lind në zba­timin e saj.
  3. Shqyr­timin e mundë­sive të punësim­it që janë të disponueshme në Shtetin e Katar­it, duke përf­shirë infor­ma­cione të përgjithshme mbi plan­et e zhvil­lim­it në Shtetin e Katar­it, mundësitë poten­ciale të punësim­it në bazë të këtyre plan­eve, llo­jet dhe klasat e punës dhe aftësitë e kërkuara, si dhe vull­netin e qyte­tarëve të Repub­likës së Shqipërisë për t’i shfry­tëzuar ato.
  4. Propoz­imin e rishikim­it apo ndryshim­it të të gjitha ose disa prej dis­poz­i­tave të kësaj Mar­rëvesh­je­je, nëse është e nevo­jshme.

Komiteti mblid­het në mënyrë të alter­nuar një herë në vit në të dy vendet, dhe kur është e nevo­jshme.

Neni l7

Kjo Mar­rëvesh­je mund të ndryshohet me pëlqimin e ndërsjel­lë të Qev­erisë së Shtetit të Katar­it dhe Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë, dhe pas ndjek­jes së pro­ce­du­rave të njëj­ta që kërko­hen  për nën­shkrim­in e kësaj Mar­rëvesh­je.

Neni 18

Kjo Mar­rëvesh­je do të rat­i­fiko­het nga  të dyja Palët Kon­trak­tuese dhe do të hyjë në fuqi nga data e shkëm­bim­it të instru­menteve të rat­i­fikim­it. Ajo do të jetë në fuqi për tre vjet dhe do të jetë e rinovueshme për një peri­ud­hë të ngjashme, përveçse kur secila prej Palëve Kon­trak­tuese kërkon ndër­pre­rjen saj me anë të një njof­ti­mi me shkrim gjashtë muaj  para  datës së për­fundim­it të saj.

Në dësh­mi të kësaj, ne të nën­shkru­ar­it si më poshtë, të autor­izuar sipas rreg­ul­lit nga qever­itë përkatëse, nën­shkru­a­jmë këtë Mar­rëvesh­je.

Nën­shkru­ar  në  Doha më ___________që  kor­re­spon­don   me 13.4.2014, në gjuhën shqipe, arabe dhe  angleze,  ku të gjitha  tek­stet janë njël­loj aut­en­tike. Në rast të ndon­jë ndryshi­mi, tek­sti në gjuhën angleze do të ketë për­parësi.

Aneks

Mod­el Kon­trate Punësi­mi

Më                            që  kor­re­spon­don me                                kjo kon­tratë është lid­hur ndër­m­jet

  1. Z./ .….….….….….….….….….….….… si…………………………………………………………..

Adresa e tij është__________________________________________

(Pala e parë)

  1. Z. I .….….….….….….….….….…..pas­apor­ta nr .….….….….….….….….….….….….……

Num­ri i doku­men­tit të identifikimit/kartës së famil­jes                                                    me

Ban­im në        .….….….   adresën e mëposhtme

(Pala e dytë)

Kanë  rënë dako­rd si më poshtë:

  1. Pala e dytë punë­so­het nga Pala  e parë si                                           në Shtetin  e Katar­it kun­drejt një page mujore prej.….….….….….….….….…
  2. Afati i kon­tratës:
  3. Kjo kon­tratë është për një vit /dy vjet duke nisur nga data e fil­lim­it të punës nga ana e palës së dytë në Shtetin e Katar­it. Gjashtë mua­jt e parë janë peri­ud­hë prove, gjatë të cilës pala e parë mund të zgjid­hë kon­tratën duke njof­tu­ar palën e dytë një javë para për­fundim­it të gjashtë mua­jve dhe mbu­lon shpen­zimet e kthim­it të palës së dytë në atd­he. Nëse  punon­jësi real­i­zon me suk­ses peri­ud­hën e provës, kon­tra­ta është e vlef­shme për peri­ud­hën e mbe­tur. Kon­tra­ta do të për­fun­do­jë në datën e për­fundim­it të saj pa ndon­jë njof­tim para­prak.

Nëse pala e parë dësh­i­ron të vazh­do­jë kon­tratën, ajo njofton palën e dytë me shkrim mbi dëshirën e saj për të  rinovuar kon­tratën  të  pak­tën  trid­hjetë ditë për­para për­fundim­it të kon­tratës.

  1. Kon­tra­ta mund të ndër­pritet para për­fundim­it të kohëzg­jat­jes së saj, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e Ligjit të Punës së Shtetit të Katar­it. Për­para se pala e dytë  të lërë punën, ajo shlyen të gjitha borx­het kun­drejt palës së parë.
  2. Shpen­zimet e udhë­tim­it
  3. Pala e parë mbu­lon shpen­zimet e udhë­tim­it të palës së dytë  nga.….….….…. tek  ven­di i punës në Shtetin e Katar­it dhe shpen­zimet e kthim­it të saj. Ajo gjithash­tu paguan biletën vajt­je-ard­hje të palës së  dytë  gjatë pushimeve të për­cak­tu­ara në kon­tratën e punësim­it. Këto shpen­z­ime nuk përf­shi­jnë kos­tot e pas­aportës apo pag­imin e çfarë­do  sig­uri­mi.
  4. Pala e parë nuk paguan shpen­zimet e udhë­tim­it për t’u kthy­er në  shtëpi në dy raste:
  5. Dorëhe­q­je para për­fundim­it të kon­tratës, përveç rasteve të për­fundim­it të cilat parashiko­hen në nenin 51 të Ligjit të Punës së Shtetit të Katar­it.
  6. Bër­jen e një gabi­mi që syn­on në shkarkimin e tij nga puna pa par­ala­jmërim dhe pa i paguar atij shpër­blim­in e për­fundim­it të shër­bim­it në bazë të Ligjit të Punës së Katar­it.
  7. Huat
  8. Pala e  parë i paguan palës së dytë, nëse ajo dësh­i­ron, një kre­di per­son­ale prej.….….….…, në  mon­ed­hën e Katar­it, kur ai vjen  në  Shtetin e Katar­it për herë të  parë (rreth një muaj pagë) që do të  zbritet nga  detyrimet e palës së  dytë  në këste mujore prej 10% të pagës mujore bazë.
  9. Zbrit­ja e kësteve fil­lon nga paga e mua­jit që vjen pas fil­lim­it të punës nga pala e dytë.
  10. Huat e tjera që i paguhen palës së dytë në mon­ed­hën e Katar­it rreg­ul­lo­hen sipas dis­poz­i­tave të për­cak­tu­ara në dy para­grafët e mësipërm.
  11. Paga dhe shpër­bli­mi
  12. Punë­torët që paguhen me pagë mujore dhe me pagë ditore: Paga bazë është.….….….….….….…., në muaj/ditë kun­drejt 48 orë pune në javë.

Palës së dytë i jepet një pushim javor i paguar për një ditë çdo javë dhe paguhet në të hol­la në këm­bim të punës jashtë orar­it sipas dis­poz­i­tave të Ligjit të Punës së Katar­it.

  1. Për punë­torët e prod­him­it, punë­torët e përgjithshëm ose punë­torët me njësi: Paga bazë është në këm­bim të punës mesa­tare ditore apo të tregtisë si vijon: Pagë sht­esë paguhet për volu­min e punës së kry­er nga ana e palës së dytë që është më i madh se mesa­tar­ja e punës së përdit­shme si më poshtë vijon:

.….….….….. Në  rast se nuk ka punë prod­hi­mi, paga e palës së dytë është.….….….….…..

  1. Pala e parë merr për­sipër të shëno­jë num­rin e orëve sht­esë ditore të punës, sipas para­grafit (A) të kësaj pike,  ose  volu­min e punës të real­izuar çdo ditë, sipas para­grafit (B) të kësaj pike, në një kartë të veçan­të që i jepet në fund të ditës palës së parë për regjistrim.
  2. Një shpër­blim në fund të shër­bim­it prej.….….….….….….….….……
  3. Stre­hi­mi dhe jete­sa e përdit­shme
  4. Pala e parë merr për­sipër të sig­uro­jë stre­him të për­sh­tat­shëm falas prej beqari për palën e dytë dhe të njëjtin furniz­im me energji elek­trike, shtretër dhe tualete në për­puth­je me kushtet shën­de­të­sore.
  5. Pala e parë i sig­uron palës së dytë ujë të fto­htë të pijshëm.
  6. Kujde­si mjekë­sor dhe asis­ten­ca sociale
  7. Pala e parë i sig­uron palës së dytë tra­j­timin e nevo­jshëm mjekë­sor, në për­puth­je me rreg­ul­lat dhe dis­poz­i­tat që zba­to­hen në Shtetin e Katar­it.
  8. Pala e parë merr për­sipër t’i pagua­jë palës së dytë kom­pen­simin e duhur për aksi­den­tet në punë, për paaftës­inë ose vdek­jen që rezul­ton gjatë  punës ose për shkak të saj, në për­puth­je me lig­jet e Katar­it.
  9. Lejet
  10. Pala e dytë ka të drejtën e një leje­je të rreg­ullt vje­tore të paguar prej jo më pak se tre javë, në bazë të nen­it (72) të Ligjit të Punës së Katar­it.
  11. Pala e dytë ka të drejtën e pagës së plotë për fes­tat zyrtare në vijim:

Bajram i Madh- Eid Alfitr: tri ditë pune.

Bajram i Vogël- Aid Alad­ha: tri ditë pune.

Dita  Kom­bëtare: një ditë pune.

Dita  Kom­bëtare e Sportit: një ditë pune.

Pala  e dytë ka të drejtë gjithash­tu për tri ditë leje të paguara që për­cak­to­hen nga punëd­hënësi.

  1. Pala e dytë ka të drejtën e lejes së paguar në rast sëmund­je­je pas kalim­it të tre mua­jve punë të vazh­dueshme pranë palës së parë, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e Ligjit të Punës së Katar­it.
  2. Dis­pozi­ta te përgjithshme
  3. Pala e dytë merr për­sipër të krye­jë punën e saj  në  për­puth­je me  nor­mat e përdit­shme të per­for­mancës që janë  tipike për punën e saj. Në rast mosz­ba­ti­mi të nor­mave ditore të per­for­mancës, pala e dytë do të jetë sub­jekt i gjobave.
  4. Pala e dytë nuk mund të puno­jë për të tjerët gjatë peri­ud­hës së punësim­it, si dhe pala e parë nuk do ta dety­ro­jë palën e dytë që  të  puno­jë për  ndon­jë punëd­hënës tjetër, përveç se në rastet e lejuara me ligjin e Katar­it.
  5. Pala e dytë merr për­sipër të mos  angazho­het në  çësht­jet poli­tike apo fetare. Ajo i kush­ton vëmend­jen e duhur dhe respek­ton zakonet dhe tra­di­tat lokale.
  6. Ligji i Punës i Katar­it dhe vendimet në zba­tim të tij për­bëjnë bazën ligjore për dis­poz­i­tat e kësaj kon­trate dhe janë ref­er­encë për çdo mos­mar­rëvesh­je që lind ndër­m­jet dy palëve, përveç se kur kushtet e kësaj kon­trate përm­ba­jnë avan­tazhe më të mira për palën  e dytë.
  7. Kjo kon­tratë është har­tu­ar në gjuhën angleze dhe arabe në tri kop­je origji­nale, njëra do të mba­het nga punëd­hënësi, e dyta  nga  punë­tori dhe e tre­ta do të depoz­i­to­het pranë Min­istrisë së Punës dhe  Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it.

Pala e parë (punëd­hënësi)                              Pala e dytë (punë­tori)

Mirat­u­ar nga:

Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë e Repub­likës së Shqipërisë, më ____________________

Dhe

Ambasa­da e Shtetit të Katar­it në Repub­likën e Shqipërisë, më ______________________

Ose Min­is­tria e Punës dhe Çësht­jeve Sociale të Shtetit të Katar­it, më ________________

Dhe

Ambasa­da e Repub­likës së Shqipërisë në Shtetin e Katar­it, më _____________________


 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim