VENDIM

Nr. 248, datë 30.4.2014

PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

(ndryshuar me VKM nr. 460, datë 9.7.2014)

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 3 të nen­it 8 të ligjit nr. 7995, datë 20.9.1995, “Për nxit­jen e punësim­it”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Zyra përkatëse e punësim­it finan­con për punësimin e per­son­ave me aftësi të kufizuara:
  2. a) Punëd­hënësin, me një financim mujor në masën deri në 100 për qind të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore, të pjesës së kon­tribu­tit të punëd­hënësit, me kusht që kohëzg­jat­ja e kon­tratës së punës të mos jetë më e shkurtër se një vit. Ky financim bëhet nga zyra e punësim­it në degën përkatëse të tatimeve sipas pro­ce­du­rave përkatëse;
  3. b) Punëd­hënësin, me një financim për të pajisur siç duhet vendin e punës/transport (për­sh­tat­ja e arsyeshme) të per­son­it me aftësi të kufizuar dhe për t’i sig­u­ru­ar atij/asaj një për­gatit­je thel­bë­sore për punën deri në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, por jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë, nëse punë­son më shumë se dy per­sona. Për këtë, punëd­hënësit duhet të paraqesin një pro­jekt për për­sh­tat­jen e arsyeshme;
  4. c) Punë­mar­rësin, punëkërkuesin e papunë, per­son me aftësi të kufizuar, sipas këtij pro­gra­mi, me një financim mujor në masën deri 100 për qind të nivelit të pagës min­i­male në shkallë ven­di deri për 6 (gjashtë) mua­jt e parë të punësim­it;

ç) Punë­mar­rësin, punëkërkuesin e papunë, per­son me aftësi të kufizuar, me një financim mujor në masën deri në 50 për qind të nivelit të pagës min­i­male në shkallë ven­di deri për 6 (gjashtë) mua­jt e dytë të punësim­it.

  1. Zyra përkatëse e punësim­it finan­con për formimin në punë të per­son­ave me aftësi të kufizuara:
  2. a) Punëd­hënësin, deri në 70 për qind të tar­i­fave me bazë kos­ton e tra­jnim­it;
  3. b) Kur­san­tin, punëkërkuesin e papunë, të përf­shirë sipas këtij pro­gra­mi, në masën deri në 50 për qind të pagës min­i­male në shkallë ven­di;
  4. c) Derd­hjen e kon­tribu­tit për sig­urim­in nga aksi­den­tet në punë, në masën 0.5 për qind të pagës min­i­male, i cili derd­het në Drej­tor­inë Rajonale të Sig­urimeve Shoqërore, sipas pro­ce­du­rave përkatëse.
  5. Pas për­fundim­it të kon­tratës së punës, sipas pikës 1 të këtij vendi­mi, në rastin e vazhdim­it të punësim­it me kon­tratë, punëd­hënësi ka të drejtë të riap­liko­jë për këtë pro­gram në vitin pasard­hës, pas shpre­hjes së vull­netit të të dyja palëve për zgjat­jen e kon­tratës, sipas kushteve të për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij vendi­mi.
  6. Pas për­fundim­it të kon­tratës së punës, sipas pikës 1 të këtij vendi­mi, në rastin e vazhdim­it të punësim­it me kon­tratës dhe me pagesë të plotë nga ana e punëd­hënësit, në lid­hje me page­sat e aftë­sisë së kufizuar zba­to­het legjis­la­cioni në fuqi.
  7. Kohëzg­jat­ja e pro­gramit të formim­it në punë, sipas pikës 2 të këtij vendi­mi, është jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj për të gjitha pro­fe­sionet. Në për­fundim të peri­ud­hës së formim­it, punëd­hënësit duhet të punë­so­jnë jo më pak se 30 për qind të të tra­jnuarve, për një peri­ud­hë 6‑mujore.
  8. Pjesë­mar­rësit në formim, sipas pikës 2 të këtij vendi­mi, duhet të jenë per­sona të pakual­i­fikuar pro­fe­sion­al­isht.
  9. Tar­i­fat për kos­tot e formim­it nëpër­m­jet punës ven­dosen nga komi­sioni i për­cak­tu­ar në vendimin nr. 47, datë 16.1.2008 të Këshillit të Min­is­trave, “Për pro­gramin e nxit­jes së punësim­it, nëpër­m­jet formim­it në punë”, të ndryshuar.
  10. Punëkërkue­sit e papunë me aftësi të kufizuara, të përf­shirë në pro­gram sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendi­mi, nuk e hum­basin pagesën që për­fi­to­jnë për shkak të aftë­sisë së kufizuar.
  11. Një punëd­hënës mund të apliko­jë për të për­fi­tu­ar financimin e për­cak­tu­ar sipas pikës 1 ose sipas pikës 2 të këtij vendi­mi, por jo për të dyja pikat njëko­hë­sisht.
  12. Financi­mi sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendi­mi, ndër­pritet në rastin kur punëd­hënësi, pas për­fitim­it të financim­it, në zba­tim të këtij vendi­mi, zgjidh pa shkaqe të arsyeshme kon­tratat e punës së punë­mar­rësve të tjerë të punë­suar pranë tij.
  13. Zyra përkatëse e punësim­it bën njof­timin në Bule­tinin e Njof­timeve Pub­like, çdo vit, për fondin e vënë në dis­pozi­cion dhe kriteret e për­fitim­it nga ky pro­gram. Pub­liki­mi i pro­gramit bëhet, gjithash­tu, me të gjitha mjetet e mund­shme elek­tron­ike dhe joelek­tron­ike.
  14. Punëd­hënësi që aplikon për pro­gramin e punësim­it nuk duhet të ketë shkelur në të kalu­arën legjis­la­cionin e punës dhe duhet të ketë derd­hur, rreg­ull­isht, tatimet e sig­urimet e detyrueshme shoqërore, për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë.
  15. Për të për­fi­tu­ar nga ky pro­gram, punëd­hënësi duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësim­it, ku ai zhvil­lon veprim­tar­inë, doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  16. a) Vendimin e gjykatës për regjistrim­in si per­son juridik apo fizik ose vendimin e Qen­drës Kom­bëtare të Regjistrim­it;
  17. b) Num­rin e iden­ti­fikim­it të per­son­it të tat­ueshëm (NIPT-in);
  18. c) Vërte­timin për shly­er­jen e kon­tributeve për sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore, që lëshohen nga organi tati­mor përkatës, për aq kohë sa ushtron veprim­tar­inë, për sub­jek­tet me kohëzg­jat­je aktiviteti më pak se një vit, dhe për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it, për sub­jek­tet me kohëzg­jat­je aktiviteti prej më shumë se një viti;

ç) Num­rin e llog­a­risë bankare;

  1. d) Vërte­timin nga dega e tatim-tak­save, ku per­soni juridik ushtron veprim­tar­inë, për shly­er­jen e detyrimeve tati­more për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;

Bëjnë për­jash­tim nga ky rreg­ull per­son­at juridikë/fizikë, të cilët kanë detyrime ndaj organ­eve tati­more, por në momentin e aplikim­it në këtë pro­gram:

  1. i) kanë lid­hur mar­rëvesh­jet përkatëse për shly­er­jen e këtyre detyrimeve dhe janë të rreg­ullt në shly­er­jen e tyre;
  2. ii) kanë shly­er detyrimet, por kanë ende pa paguar gjo­bat;

iii) kanë shly­er detyrimet ose kanë ven­do­sur garan­ci bankare për shumën e plotë të detyrim­it, në për­puth­je me nenin 107, të  ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për pro­ce­du­rat tati­more në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në pro­ces të ape­lim­it admin­is­tra­tiv dhe në pro­cese gjyqë­sore me organet tati­more.

Këta per­sona duhet të jenë të pajisur me vërte­timet e lëshuara nga organet tati­more, si dhe me doku­mentet përkatëse të pagesës së detyrimeve.

  1. dh) Infor­ma­cion për:
  2. i) num­rin e fuqisë punë­tore;
  3. ii) listën e të sig­u­ru­arve;

iii) llo­jin e veprim­tarisë që kryen;

  1. iv) nivelin e pagës së dhënë për çdo per­son;
  2. v) plan­biz­nesin për shtimin e fuqisë punë­tore;
  3. vi) akte të inspek­tim­it në punë, të kry­era nga Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe Shër­bimeve Shoqërore.
  4. Punëd­hënësi mund të apliko­jnë për pro­gramin në mënyrë elek­tron­ike apo pranë zyrave të punësim­it.
  5. Zyra përkatëse e punësim­it ia paraqet këshillit ven­dor tri­palësh, të ngrit­ur pranë saj, pro­jek­tet që kërko­hen të zba­to­hen aty ku ajo ushtron veprim­tar­inë, i cili, pasi shqyr­ton dhe vlerë­son dobinë social-ekonomike të tyre, i mira­ton ato në parim.
  6. Pas mira­tim­it, në parim, të pro­jek­teve në këshillin ven­dor tri­palësh, zyra përkatëse e punësim­it ia dër­gon, për mira­tim, Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
  7. Për zba­timin e pikës 15 të këtij vendi­mi, në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ngri­het komi­sioni i mira­tim­it të pro­jek­teve, me jo më pak se 5 (pesë) per­sona. Mënyra e orga­nizim­it, vlerësim­it të pro­jek­teve dhe e funk­sionim­it të punës, si dhe për­bër­ja e komi­sion­eve për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e këshillit admin­is­tra­tiv tri­palësh të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
  8. Komi­sioni i mira­tim­it të pro­jek­teve në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ven­dos mira­timin ose jo të pro­jek­tit, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
  9. Për pro­jek­tet e mirat­u­ara, zyra përkatëse e punësim­it, në bashkëpunim me punëd­hënësin, plotë­so­jnë listën e punëkërkuesve të papunë, per­sona me aftësi të kufizuara, që do të përf­shi­hen në pro­gram.
  10. Ndër­m­jet zyrave përkatëse të punësim­it dhe punëd­hënësit nën­shkruhet një kon­tratë, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet, në për­puth­je me pro­gramin, për secilën palë. Kon­tratat lid­hen vetëm për vitin bux­hetor për të cilin është mirat­u­ar pro­jek­ti. Për vazhdimin e pro­jek­tit, në vitin pasard­hës do të lid­het një kon­tratë sht­esë në për­puth­je me fondet e mirat­u­ar atë vit.
  11. Punëd­hënësi dhe punëkërkue­si si punë­mar­rës, nën­shkru­a­jnë një kon­tratë indi­vid­uale pune, në të cilën për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e palëve, sipas për­cak­timeve të bëra në Kodin e Punës dhe në këtë vendim. Një kop­je e kon­tratës së punës së çdo punëkërkue­si punë­mar­rës, depoz­i­to­het në zyrën përkatëse të punësim­it, e cila ndjek zba­timin e kon­tratës deri në për­fundim të pro­jek­tit.
  12. Në rastet kur punëkërkue­si si punë­mar­rës, pjesë­mar­rës në këtë pro­gram, largo­het për­para afatit të për­cak­tu­ar në kon­tratë, për shkaqe të arsyeshme, zëvendësi­mi bëhet nga zyra përkatëse e punësim­it, pas njof­tim­it nga punëd­hënësi për shkaqet e zgjid­hjes së kon­tratës.
  13. Nëse punëd­hënësi në mënyrë të men­jëher­shme dhe pa shkaqe të arsyeshme bën zgjid­hjen e kon­tratës së punës me punëkërkuesin e punë­suar, është i detyru­ar ta kthe­jë të gjithë financimin e mar­rë për punëkërkuesin e punë­suar, që nga data e parë e dhënies së tij, së bashku me intere­sat, të llog­a­r­it­u­ra sipas nor­mës bazë të intere­sit të Bankës së Shqipërisë.
  14. Kon­tratat tip, sipas për­cak­timeve të dhë­na në pikat 20 e 21 të këtij vendi­mi, har­to­hen nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it dhe janë të detyrueshme për t’u zbat­u­ar nga zyrat përkatëse të punësim­it.
  15. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it anal­i­zon efek­t­shmërinë e pro­gramit dhe për­gatit raporte vje­tore, bren­da datës 31 mars të viti pasard­hës, të cilat ia paraqet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Drej­torisë së Ndih­mës Shtetërore, në Min­istrinë e Zhvil­lim­it Ekonomik, Tregtisë dhe Sipër­mar­rjes.
  16. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it ruan të dhë­nat për skemën deri në 10 (dhjetë) vjet, pas dhënies së fun­dit të ndih­mës indi­vid­uale.
  17. Pro­gra­mi vlerë­so­het, në vitin pasard­hës, nga ekspertë ose orga­ni­za­ta të pavaru­ra që kanë për­vo­jë në këtë fushë dhe njo­huri për tre­gun e punës.
  18. Kos­to­ja dhe vlerësi­mi i këtij pro­gra­mi për­bal­lo­hen nga fondet vje­tore të bux­hetit të shtetit, zëri “Nxit­ja e punësim­it”, mirat­u­ar për Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  19. Ske­ma të fil­lo­jë të zba­to­het me hyr­jen në fuqi të këtij vendi­mi dhe kohëzg­jat­ja e saj të jetë 5 (pesë) vjet.
  20. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë për nxjer­rjen e udhëz­imeve për zba­timin dhe mbikëqyr­jen e pro­gramit, dhe Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it për zba­timin e pro­gramit nëpër­m­jet zyrave të punësim­it.
  21. Vendi­mi nr. 353, datë 24.3.2013, i Këshillit të Min­is­trave, “Për pro­gramin e nxit­jes së punësim­it të punëkërkuesve të papunë të rinj”, shfuqi­zo­het.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

   Edi Rama

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim