VENDIM

Nr.842, datë3.12.2014

 

PËRMIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISËDHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME ZHURMËN NË VENDIN E PUNËS”

 

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 38, pika 2, shkro­n­ja “b”, 39, pika 1, shkro­n­ja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve nga risqet e lid­hu­ra me zhur­mën në vendin e punës” [1], sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen të gjitha min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare dhe i shtrin efek­tet 1 (një) vit pas hyr­jes në fuqi.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME ZHURMËN NË VENDIN E PUNËS

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qël­li­mi dhe fusha e zba­tim­it

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male të nevo­jshme për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet për sig­ur­inë dhe shën­detin, të cilat kri­jo­hen ose mund të kri­jo­hen nga ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës në vendet e punës, dhe, në veçan­ti, riskun për dëm­timin e dëgjim­it.
  2. Kërke­sat e kësaj rreg­ul­lore­je zba­to­hen për veprim­tar­itë në të cilat punon­jësit janë ose ka të ngjarë të ekspo­zo­hen ndaj risqeve nga zhur­ma si rezul­tat i punës së tyre.
  3. Veprim­tar­itë që preken nga fusha e zba­tim­it të kësaj rreg­ul­lore­je për­cak­to­hen me udhëz­im të për­bashkët të min­istrit përgjegjës për shën­de­tës­inë dhe min­istrit përgjegjës për mirëqe­nien sociale dhe rin­inë, bren­da 4 (katër) mua­jve pas mira­tim­it të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­lim të kësaj rreg­ul­lore­je ter­mat e për­dorur kanë kup­ti­met e mëposhtme:

  1. a) “Zhur­më” është çdo tin­gull i padëshiru­ar që mund të jetë shqetë­sues ose i dëmshëm për shën­detin ose që mund të rritë riskun për aksi­dente në punë;
  2. b) “Niveli ditor i ekspozim­it ndaj zhur­mës (LEX, 8h)[2]” është mesa­tar­ja e pon­deru­ar në kohë e niveleve të ekspozim­it ndaj zhur­mës të pon­deru­ar në fil­trin A për një ditë pune nom­i­nale prej tetë orësh, siç për­shkruhet në shto­jcën I, të kësaj rreg­ul­lore­je;
  3. c) “Niveli javor i ekspozim­it ndaj zhur­mës (LEX, ë)[3]” është mesa­tar­ja e pon­deru­ar në kohë e niveleve të ekspozim­it ndaj zhur­mës pon­deru­ara në fil­trin A, për një javë nom­i­nale prej pesë ditë pune tetëorëshe, siç për­shkruhet në shto­jcën I, të kësaj rreg­ul­lore­je;

ç) “Niveli i zhur­mës impul­sive” është niveli kul­mor (peak) i pre­sion­it të tin­gul­lit, i pon­deru­ar në fil­trin C (LCpeak)[4] ndaj të cilit ekspo­zo­het një punë­mar­rës, që për­cak­to­het siç për­shkruhet në shto­jcën II, të kësaj rreg­ul­lore­je;

  1. d) “Vlera kufi e ekspozim­it” është niveli i ekspozim­it ditor ose javor ose niveli i pre­sion­it kul­mor të tin­gul­lit të pon­deru­ar në fil­trin C, që nuk duhet të tejkalo­het në vendin e punës.
  1. dh) “Vler­at e sipërme dhe të poshtme të veprim­it të ekspozim­it” janë nivelet ditore ose javore të ekspozim­it ose niveli i pre­sion­it kul­mor të tin­gul­lit të pon­deru­ar në fil­trin C, që, nëse arri­hen ose tejkalo­hen, kërko­jnë ndër­mar­rjen e veprimeve të veçan­ta për të reduk­tu­ar riskun, siç për­cak­to­het në nenet 5, 7, 8 dhe 10, të kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. e) “Autoritetet kom­pe­tente” janë insti­tu­cionet përgjegjëse për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, sipas për­cak­timeve të legjis­la­cionit në fuqi.

Neni 3

Vler­at kufi të ekspozim­it dhe vler­at e veprim­it

1.Vlerat kufi të ekspozim­it janë:

  1. a) Të përgjithshme:

-Niveli ditor ose javor i ekspozim­it ndaj zhur­mës (LEX,8h ose LEX,ë) prej 87 dB;

- Niveli i zhur­mës impul­sive (LCpeak) prej 140 dB.

  1. b) Për punë­mar­rësit e mitur (nën 18 vjeç):

- Niveli ditor ose javor i ekspozim­it ndaj zhur­mës (LEX,8h ose LEX,ë) prej 80 dB;

- Niveli i zhur­mës impul­sive (LCpeak) prej 130 dB.

  1. c) Për gratë shtatzë­na:

- Niveli ditor ose javor i ekspozim­it ndaj zhur­mës (LEX,8h ose LEX,ë) prej 65 dB;

- Niveli i zhur­mës impul­sive (LCpeak) prej 130 dB.

2.Vlerat e sipërme të veprim­it të ekspozim­it janë:

- Niveli ditor ose javor i ekspozim­it ndaj zhur­mës (LEX,8h ose LEX,ë) prej 85 dB;

- Niveli i zhur­mës impul­sive (LCpeak) prej 137 dB.

3.Verat e poshtme të veprim­it të ekspozim­it janë:

- Niveli ditor ose javor i ekspozim­it ndaj zhur­mës (LEX,8h or LEX,ë) prej 80 dB;

- Niveli i zhur­mës impul­sive (LCpeak) prej 135 dB.

  1. Në respek­timin e vler­ave kufi të ekspozim­it mer­ret parasysh zbut­ja që real­i­zo­het nga mbro­jtësit indi­vid­u­alë të dëgjim­it, të cilët mba­hen nga punë­mar­rësit, me për­jash­tim të grave shtatzë­na. Vler­at e veprim­it të ekspozim­it nuk mar­rin parasysh efek­tet e mbro­jtësve indi­vid­u­alë.
  1. Në rrethana të mirëjus­ti­fikuara, kur ekspoz­i­mi i një punë­mar­rësi ndaj një zhurme ndryshon dal­lueshëm nga njëra ditë në tjetrën, për vlerësimin e riskut në vend të nivelit ditor mund të për­doret niveli javor i ekspozim­it ndaj zhur­mës, me kusht që niveli javor i ekspozim­it ndaj zhur­mës, siç tre­go­het nga një mon­i­torim i për­sh­tat­shëm, të mos tejkalo­jë vlerën kufi të ekspozim­it prej 87 dB, dhe të jenë mar­rë masa të për­sh­tat­shme për reduk­timin e riskut, në niv­el min­i­mal.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSVE

Neni 4

Vlerësi­mi i riskut

  1. Punëd­hënësi, në për­puth­je me nenin 9, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dheshën­detin në punë”, sig­uron kry­er­jen e vlerësim­it të riskut të për­sh­tat­shëm dhe të mjaftueshëm, ku iden­ti­fiko­hen masat që duhen mar­rë dhe, nëse është e nevo­jshme, sig­uron gjithash­tu kry­er­jen e mat­jeve të nivelit të zhur­mës në vendin e punës.
  2. Meto­dat dhe pajis­jet e për­doru­ra për vlerësimin e riskut janë në për­puth­je me stan­dard­et e har­mo­nizuara shqiptare.

Meto­dat dhe aparati i për­dorur për­sh­tat­en me kushtet mbi­zotëruese veçanër­isht nën dritën e karak­ter­is­tikave të zhur­mës për t’u matur, gjatë­sisë së ekspozim­it, fak­torëve mjedis­orë të ambi­en­tit dhe karak­ter­is­tikave të aparatit matës.

Këto meto­da dhe ky aparat bëjnë të mundur për­cak­timin e para­me­trave të parashikuar në nenin 2 dhe për të ven­do­sur nëse, në një rast të dhënë, vler­at e për­cak­tu­ara në nenin 3 janë tejkalu­ar.

  1. Mat­jet dhe vlerësi­mi i riskut plan­i­fiko­hen dhe zhvil­lo­hen në inter­vale të rreg­ull­ta (të për­sh­tat­shme) kohe ose me shpeshtësi të cak­tu­ar, nga shër­bime të spe­cial­izuara sipas legjis­la­cionit përkatës në fuqi.

Të dhë­nat e sig­u­ru­ara nga vlerësi­mi i riskut dhe/ose mat­ja e nivelit të ekspozim­it ndaj zhur­mës ruhen në një for­më të për­sh­tat­shme që lejon kon­sul­timin në një fazë të mëvon­shme.

Vlerësi­mi i rezul­tat­eve të mat­jeve merr në kon­sid­er­atë pasak­tësitë e mat­jes të për­cak­tu­ara në për­puth­je me prak­tikën metrologjike.

  1. Mat­jet dhe vlerësi­mi i riskut kry­hen rreg­ull­isht në vendin e punës, sipas rastit dhe punëd­hënësi ka në posed­im doku­mentin e vlerësim­it të riskut ku janë iden­ti­fikuar masat që duhen mar­rë.
  2. a) Shpeshtësia e kry­er­jes së vlerësim­it të riskut është si më poshtë:

- të pak­tën një herë në dy vite nëse vlerësi­mi i riskut tre­gon që vler­at e poshtme të veprim­it të ekspozim­it janë arrit­ur ose janë tejkalu­ar dhe vler­at e sipërme të veprim­it të ekspozim­it nuk janë arrit­ur;

-të pak­tën një herë në vit nëse vlerësi­mi i riskut tre­gon që vler­at e sipërme të veprim­it të ekspozim­it janë arrit­ur ose janë tejkalu­ar;

  1. b) Vlerësime të mëte­jshme të riskut mund të mos kry­hen, nëse vlerësi­mi i riskut tre­gon që vler­at e poshtme të veprim­it të ekspozim­it nuk janë arrit­ur.
  2. c) Në çdo rast, nëse ka pasur ndryshime domethënëse në pro­cesin e punës ose kur rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore tre­go­jnë se kjo është e nevo­jshme, punëd­hënësi merr masa të men­jëher­shme për kry­er­jen e mat­jeve dhe vlerësimeve sht­esë.

5.Vlerësimi i riskut përf­shin:

  1. a) nivelin, llo­jin dhe kohëzg­jat­jen e ekspozim­it, përf­shirë çdo ekspoz­im ndaj zhur­mës impul­sive;
  2. b) vler­at kufi të ekspozim­it dhe vler­at e veprim­it të ekspozim­it të për­cak­tu­ara në nenin 3, të kësaj rreg­ul­lore­je;
  3. c) efek­tet e ekspozim­it ndaj zhur­mës te punë­mar­rësit ose gru­pet e punë­mar­rësve, sig­uria dhe shën­de­ti i të cilëve është në risk të veçan­të nga një ekspoz­im i tillë;

ç)    çdo efekt në sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve që rezul­ton nga ndërveprimet ndër­m­jet zhur­mës dhe sub­stan­cave oto­tok­sike të lid­hu­ra me punën, dhe ndër­m­jet zhur­mës dhe drid­hjeve;

  1. d) çdo efekt të tërthortë mbi sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve që rezul­ton nga ndërvepri­mi ndër­m­jet zhur­mës dhe sin­jaleve par­ala­jmëruese zanore dhe tin­gu­jve të tjerë që duhet të jenë të dëgjueshëm për të reduk­tu­ar riskun në punë;
  2. dh) çdo infor­ma­cion mbi eme­timin e zhur­mës, i sig­u­ru­ar nga prod­hue­si i pajis­jeve të punës;
  3. e) pran­inë e pajis­jeve alter­na­tive të pro­jek­tu­ara për të reduk­tu­ar eme­timin e zhur­mës;

ë) infor­ma­cion mbi çdo zgjat­je të ekspozim­it ndaj zhur­mës në vendin e punës përtej kohës nor­male të punës, përf­shirë ekspoz­imin në mjedis­et e çlod­hjes të mbikëqyru­ra nga punëd­hënësi;

  1. f) çdo infor­ma­cion të sig­u­ru­ar nga mbikëqyr­ja shën­de­të­sore, përf­shirë infor­ma­cione të pub­likuara, kur është e mundur;

g)pajisjen me mjete mbro­jtëse indi­vid­uale të dëgjim­it me karak­ter­is­ti­ka të për­sh­tat­shme të zbut­jes së zhur­mës.

  1. Punëd­hënësi doku­men­ton vlerësimin e riskut dhe masat që ka mar­rë ose syn­on të mar­rë për të përm­bushur kërke­sat e nen­eve 5, 6, 7 dhe 8, të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 5

Shman­gia ose zvogëli­mi i ekspozim­it ndaj zhur­mës

  1. Punëd­hënësi garan­ton që risku nga ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve ndaj zhur­mës të shmanget që

në fazën e pro­jek­tim­it dhe më tej në burim dhe kur, kjo nuk është e mundur, të zvogëlo­het në min­i­mum, duke mar­rë parasysh pro­gresin teknik dhe ekzis­tencën e masave për kon­trol­lin e riskut në burim, bazuar në parimet e përgjithshme të paran­dalim­it të riskut sipas pikës 3, të nen­it 6, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.

  1. Zvogëli­mi i risqeve nga ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës merr parasysh në veçan­ti:

a)mënyra të tjera të punës, që mundë­so­jnë ekspoz­im më të vogël ndaj zhur­mës;

  1. b) përzg­jed­hjen e pajis­jeve të për­sh­tat­shme të punës, që eme­to­jnë zhur­mën më të vogël të mund­shme, duke pasur parasysh punën që duhet kry­er;

c)projektimin dhe struk­turën e vendeve të punës dhe vendeve indi­vid­uale të punës;

ç) informimin dhe formimin e për­sh­tat­shëm për të udhëzuar punë­mar­rësit mbi për­dorim­in e duhur të pajis­jeve të punës, për të min­i­mizuar ekspoz­imin e tyre ndaj zhur­mës;

  1. d) zvogëlim­in e zhur­mës nëpër­m­jet mjeteve teknike, si:

-zvogëli­mi i zhur­mave ajrore përmes ekran­eve mbro­jtëse, rrethimeve, mbule­save që përthithin zhur­mën;

- zvogëli­mi i zhur­mës struk­tur­ore, si me anë të izolim­it ose amor­tizim­it tëstruk­tu­rave shkak­tuese të drid­hjeve;

  1. dh) plane të për­sh­tat­shme të mirëm­ba­jt­jes për pajis­jet e punës, vendin e punës dhe sis­temet në vendin e punës;

e)kufizimin e kohëzg­jat­jes dhe inten­sitetit të ekspozim­it ndaj zhur­mës nëpër­m­jet orga­nizim­it të për­sh­tat­shëm të kohës së punës me peri­ud­ha të mjaftueshme çlod­hje­je.

  1. Nëse vler­at e sipërme të veprim­it të ekspozim­it arri­hen ose tejkalo­hen, punëd­hënësi har­ton dhe zba­ton një plan me masa teknike dhe/ose orga­ni­za­tive, që syn­o­jnë zvogëlim­in e ekspozim­it ndaj zhur­mës, sipas pikës 7, të nen­it 4, të kësaj rreg­ul­lore­je, dhe pikës 1, të këtij neni.
  2. Mbi bazën e vlerësim­it të riskut, vendet e punës ku ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës arrin ose tejkalon vler­at e sipërme të veprim­it të ekspozim­it shen­jo­hen me shen­ja të për­sh­tat­shme; zonat në fjalë kufi­zo­hen dhe aksesi në to kufi­zo­het kur është teknik­isht e mundur dhe risku i ekspozim­it e jus­ti­fikon një gjë tillë.
  3. Në mjedis­et për çlod­hjen e punë­mar­rësve, punëd­hënësi sig­uron që ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës të reduk­to­het në një niv­el të për­sh­tat­shëm për qël­lim­in dhe kushtet e për­dorim­it të tyre.
  4. Punëd­hënësi zba­ton masat e për­men­dura në këtë nen, duke pasur parasysh në veçan­tikërke­sat për punë­mar­rësit e gru­peve me ndjesh­mëri të lartë ndaj zhur­mës, sipas pikave 1.b dhe 1.c, të nen­it 3, të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 6

Kufiz­i­mi i ekspozim­it

  1. Ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve nuk lejo­het të kalo­jë vler­at kufi të ekspozim­it sipas nen­it 3, të kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. Nëse kon­sta­to­hen ekspoz­ime mbi vler­at kufi të ekspozim­it, punëd­hënësi:
  3. a) ndërmerr veprime të men­jëher­shme për ta reduk­tu­ar ekspoz­imin poshtë vler­ave kufi të ekspozim­it;
  4. b) iden­ti­fikon arsyet përse ka ndod­hur mbi ekspoz­i­mi;
  5. c) merr masa për të paran­dalu­ar çdo përsërit­je.

Neni 7

Mbro­jt­ja indi­vid­uale

  1. Nëse risqet që kri­jo­hen nga ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës nuk mund të paran­dalo­hen me meto­da dhe mjete të tjera dhe kur ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës arrin ose tejkalon vler­at e poshtme të veprim­it të ekspozim­it, punëd­hënësi vë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale të dëgjim­it të për­sh­tat­shme dhe në për­masat e duhu­ra.
  2. Nëse risqet që kri­jo­hen nga ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës nuk mund të paran­dalo­hen me mjete të tjera dhe ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës arrin ose tejkalon vler­at e sipërme të veprim­it të ekspozim­it, për­doren pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale të dëgjim­it të për­sh­tat­shme dhe në për­masat e duhu­ra dhe për­dori­mi i tyrem­bikëqyret nga punëd­hënësi.
  3. Punëd­hënësi përzg­jedh për punë­mar­rësit pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale të dëgjim­it të për­sh­tat­shme dhe në për­masat e duhu­ra, sipas ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, legjis­la­cionit në fuqi për pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale, si dhe në për­puth­je me stan­dard­et e har­mo­nizuara shqiptare për të elimin­uar riskun për dëgjimin ose për të reduk­tu­ar riskun në min­i­mum.
  4. Punëd­hënësi është përgjegjës për inspek­timin e efek­t­shmërisë së masave të mar­ra në për­puth­je me këtë nen.
  5. Ky nen nuk zba­to­het:
  6. a) Në sit­u­a­ta ku, për shkak të natyrës së punës, për­dori­mi i duhur i pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale të dëgjim­it mund të shkak­to­jë risqe më të mëd­ha për shën­detin ose sig­ur­inë sesa mospër­dori­mi i tyre, veçanër­isht nga per­sona që drej­to­jnë opera­cionet e shpë­tim­it për mbro­jt­jen e jetës dhe shën­de­tit, mbro­jt­jen e pronës ose mje­dis­it, dhe paran­dal­im­in e katas­tro­fave naty­rore;
  7. b) Për artistët në per­for­man­cat muziko­re dhe të argë­tim­it.
  8. Punë­mar­rësit, objekt i pikës 5, të këtij neni, i nën­shtro­hen mbikëqyr­jes shën­de­të­sore të për­for­cuar.

Neni 8

Informi­mi dhe formi­mi i punë­mar­rësve

  1. Në për­puth­je me nenin 12 të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, nëse vlerësi­mi i riskut tre­gon ekspoz­im të punë­mar­rësve ndaj zhur­mës në ose mbi një vlerë të poshtme të veprim­it të ekspozim­it, punëd­hënësi infor­mon, udhë­zon dhe infor­mon punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre në mënyrë të për­sh­tat­shme dhe të mjaftueshme.

2.Informimi dhe formi­mi i punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj zhur­mave përf­shi­jnë në veçan­ti:

a)natyrën e risqeve nga ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës;

  1. b) masat orga­ni­za­tive dhe teknike të mar­ra për të elimin­uar ose reduk­tu­ar në min­i­mum risqet nga zhur­ma, përf­shirë rrethanat në të cilat zba­to­hen masat;

c)vlerat kufi të ekspozim­it dhe vler­at e poshtme të veprim­it të ekspozim­it;

ç) rezul­tatet e vlerësim­it të riskut, së bashku me një inter­pre­tim të tyre dhe risqeve poten­ciale;

  1. d) disponuesh­mërinë dhe për­dorim­in kor­rekt të pajis­jeve mbro­jtëse të dëgjim­it;
  2. dh) rëndës­inë dhe mënyrën e kon­sta­tim­it dhe rapor­tim­it të shen­jave të rënies së her­shme të dëgjim­it;
  3. e) rrethanat, në të cilat punë­mar­rësve u lind e drej­ta për mbikëqyr­je shën­de­të­sore, dhe qël­lim­in e kësaj mbikëqyr­je­je sipas nen­it 10, të kësaj rreg­ul­lore­je;

ë)praktikat e sig­ur­ta të punës për të min­i­mizuar ekspoz­imin ndaj zhur­mës.

Neni 9

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

Punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për kon­sul­timin dhe pjesë­mar­rjen e punë­mar­rësve, në për­puth­je me zba­timin e dis­poz­i­tave të nen­it 13, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, në veçan­ti lid­hur me:

  1. a) vlerësimin e riskut dhe masat e mar­ra ose që duhen mar­rë për të shman­gur ose zvogëlu­ar ekspoz­imin ndaj zhur­mës, në për­puth­je me nenet 4, 5, 6 dhe 7 të kësaj rreg­ul­lore­je;
  1. b) përzg­jed­hjen e mjeteve mbro­jtëse indi­vi-duale të dëgjim­it në për­puth­je me nenin 7, të kësaj rreg­ul­lore­je.

SEKSIONI III

DISPOZITA TË PËRZIERA

Neni 10

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore

  1. Punëd­hënësi merr masa për kry­er­jen e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore të punë­mar­rësve, për të cilët vlerësi­mi i riskut tre­gon se vler­at e poshtme të veprim­it të ekspozim­it janë arrit­ur ose janë tejkalu­ar, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe prak­tikën përkatëse për sis­temin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore.

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore syn­on sig­urim­in e një diag­nos­tiki­mi të her­shëm të çdo hum­b­je­je dëgji­mi për shkak të zhur­mës si dhe rua­jt­jen e funk­sion­it të dëgjim­it të punë­mar­rësit.

  1. Gjithash­tu:
  2. a) Nëse ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës tejkalon vler­at e sipërme të veprim­it, punëd­hënësi ofron me kërkesë të punë­mar­rësve të ekspozuar, kon­troll të dëgjim­it nga një mjek oto­jatër.
  3. b) Kur vlerësi­mi i riskut tre­gon se ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës arrin ose tejkalon vler­at e poshtme të veprim­it:

- kry­het një test fillestar audiometrik në fil­lim të punës;

- kry­hen teste të mëte­jshme audiometrike të pak­tën një herë në vit për të kon­trol­lu­ar nëse punë­mar­rësi është ose jo i mbind­jeshëm ndaj zhur­mës dhe, pas kësaj peri­ud­he, të pak­tën një herë në 3 vjet;

- nëse kon­sta­to­het një përke­qësim i rëndë­sishëm i dëgjim­it të një punë­mar­rësi, atëherë mund të jenë të nevo­jshme teste audiometrike më të shpesh­ta dhe /ose largi­mi nga kjo punë.

  1. c) Kur si rezul­tat i mbikëqyr­jes shën­de­të­sore një punë­mar­rës kon­sta­to­het me një dëm­tim të rëndë­sishëm të dëgjim­it, mjeku i punës, i cili, kur e kon­sideron të nevo­jshme, mund të kon­sul­to­het me një spe­cial­ist të fushës, vlerë­son nëse dëm­ti­mi është rezul­tat ose jo i ekspozim­it ndaj zhur­mës në punë.

ç)    Nëse dëm­ti­mi i dëgjim­it është rezul­tat i ekspozim­it ndaj zhur­mës në punë, punëd­hënësi:

- nëpër­m­jet mjekut të punës infor­mon punë­mar­rësin për rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore që lid­hen me të per­son­al­isht;

- rishikon vlerësimin e riskut;

- rishikon masat e mar­ra për të shman­gur ose zvogëlu­ar risqet;

- merr parasysh çdo këshillë të mjekut të punës, të një per­soni me kual­i­fikim të për­sh­tat­shëm ose të një autoriteti kom­pe­tent në zba­timin e masave për shmang­ien ose zvogëlim­in e riskut, përf­shirë mundës­inë e cak­tim­it të punë­mar­rësit në një punë alter­na­tive, ku nuk ka risk nga ekspoz­i­mi ndaj zhur­mës;

- sig­uron mbikëqyr­je të vazh­dueshme shën­de­të­sore dhe ofron një kon­troll të gjend­jes shën­de­të­sore të çdo punë­mar­rësi tjetër, i cili ka qenë i ekspozuar në mënyrë të ngjashme.

  1. Të dhë­nat e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore për secilin punë­mar­rës doku­men­to­hen dhe përditë-sohen, në për­puth­je me legjis­la­cionin për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore. Këto të dhë­na mba­hen në për­puth­je me legjis­la­cionin për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale dhe në mënyrë të tillë që të jetë i mundur shqyr­ti­mi i tyre i mëvon­shëm. Punë­mar­rësi me kërkesë të tij ka akses te të dhë­nat e shën­de­tit që kanë lid­hje me të per­son­al­isht. Kop­je të kartelave të shën­de­tit në punë vihen në dis­pozi­cion të autoritetit kom­pe­tent me kërkesë të këtij të fun­dit.

Neni 12

Sank­sionet

Në rast të shkel­jes së dis­poz­i­tave të kësaj rreg­ul­lore­je, zba­to­hen sank­sionet e parashikuara në nenin 43, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.

SHTOJCA I

(neni 2)

NIVELET E EKSPOZIMIT DITOR DHE JAVOR NDAJ ZHURMËS

NIVELI DITOR I EKSPOZIMIT

Niveli ditor i ekspozim­it ndaj zhur­mës (LEX,8h) është mesa­tar­ja e pon­deru­ar në kohë e niveleve të ekspozim­it ndaj zhur­mës të pon­deru­ar në fil­trin A për një ditë pune nom­i­nale prej 8 orësh; i për­cak­tu­ar në stan­dard­in e har­mo­nizuar shqip­tar (Akustika—Përcaktimi i ekspozim­it në punë ndaj zhur­mës dhe vlerësi­mi i dëm­tim­it të dëgjim­it të induk­tu­ar nga zhur­ma) klau­zo­la 3.6, shpre­het në deci­bel dhe për­cak­to­het duke për­dorur for­mulën:

Ku:

Te është kohëzg­jat­ja e ditës së punës së per­son­it, në orë (ose në min­u­ta);

T0 është koha e ref­er­encës e barabartë me 8 orë (ose 480 min­u­ta);

LAeq,Te është niveli i pre­sion­it të tin­gul­lit i pon­deru­ar në fil­trin A, siç për­cak­to­het në
ISO 1999:1990 (Akustika—Përcaktimi i ekspozim­it në punë ndaj zhur­mës dhe vlerësi­mi i dëm­tim­it të dëgjim­it të induk­tu­ar nga zhur­ma) klau­zo­la 3.5, në deci­bel, që për­faqë­son tin­gullin, ndaj të cilit per­soni ekspo­zo­het gjatë ditës së punës.

  1. Nëse puna është e tillë që ekspoz­i­mi ditor për­bëhet nga dy ose më shumë peri­ud­ha me nivele të ndryshme të tin­gul­lit, niveli ditor i ekspozim­it per­son­al ndaj zhur­mës (LEX,8h) për kom­bin­imin e peri­ud­have për­cak­to­het duke për­dorur for­mulën:

Ku:

n është num­ri i peri­ud­have kohore indi­vid­uale gjatë ditës së punës;

Ti është kohëzg­jat­ja e peri­ud­hës kohore i;

(LAeq,Ti) është niveli ekuiv­a­lent i vazh­dueshëm i pre­sion­it të tin­gul­lit të pon­deru­ar në fil­trin A që për­faqë­son tin­gullin ndaj të cilit per­soni ekspo­zo­het gjatë peri­ud­hës i;

 është shu­ma e peri­ud­have kohore indi­vid­uale, e barabartë me Te.

NIVELI JAVOR I EKSPOZIMIT NDAJ ZHURMËS

Niveli javor i ekspozim­it per­son­al ndaj zhur­mës (LEX,ë) është mesa­tar­ja e pon­deru­ar në kohë e niveleve të ekspozim­it ndaj zhur­mës, pon­deru­ar në fil­trin A për një javë nom­i­nale prej pesë ditë pune prej tetë orësh; i për­cak­tu­ar në stan­dard­in e har­mo­nizuar shqip­tar (Akusti­ka— Për­cak­ti­mi i ekspozim­it në punë ndaj zhur­mës dhe vlerësi­mi i dëm­tim­it të dëgjim­it të induk­tu­ar nga zhur­ma), klau­zo­la 3.6, shpre­het në deci­bel dhe për­cak­to­het me for­mulën:

Ku:

n është num­ri i ditëve të punës në të cilat per­soni ekspo­zo­het ndaj zhur­mës gjatë një jave;

LEX,8h,i është LEX,8h për ditën e punës i.

SHTOJCA II

(neni 2)

NIVELI I ZHURMËS IMPULSIVE

Niveli i zhur­mës impulsive(LCpeak) është vlera kul­more e pre­sion­it të zhur­mës të pon­deru­ar në frekuencën C, ndaj të cilit ekspo­zo­het një punë­mar­rës.

LCpeak, shpre­het në deci­bel dhe për­cak­to­het duke për­dorur for­mulën:

Ku:

pCpeak është vlera kul­more e pre­sion­it të tin­gul­lit të pon­deru­ar në C, në Paskal (Pa), ndaj të cilit është ekspozuar një per­son gjatë ditës së punës;

p0 është 20 μPa.

[1]Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave trans­po­zon direk­tivën e BE-së 2003/10/KE të datës 6 shkurt 2003, për kërke­sat min­i­male te shën­de­tit dhe sig­urisë në lid­hje me ekspoz­imin e punon­jësve ndaj risqeve që kri­jo­hen nga agjen­tët fizikë (zhur­ma) (direk­ti­va e shtatëm­bëd­hjetë indi­vid­uale në kup­tim të nen­it 16(1) të direk­tivës 89/391/KEE) (Nr. CELEX: 32003L0010).

1 LEX: Lev­el of Expo­sure (niveli i ekspozim­it), h: hours (orë)

2 LEX: Lev­el of Expo­sure (niveli i ekspozim­it), w: weeks (javë)

3 L: lev­el (niv­el), peak (kulm)

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim