VENDIM

Nr.841, datë 3.12.2014

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME DRIDHJEN MEKANIKE NË VENDIN E PUNËS”[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 38, pika 2, shkro­n­ja “b”, 39, pika 1, shkro­n­ja “b” dhe 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet lid­hur me drid­hjen mekanike në vendin e punës”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen të gjitha min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare dhe i shtrin efek­tet 1 (një) vit pas hyr­jes në fuqi.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME DRIDHJEN MEKANIKE NË VENDIN E PUNËS

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qël­li­mi dhe fusha e zba­tim­it

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet për sig­ur­inë dhe shën­detin, që kri­jo­hen ose mund të kri­jo­hen nga ekspoz­i­mi ndaj drid­hjes mekanike.
  2. Kërke­sat e kësaj rreg­ul­lore­je zba­to­hen për ndër­mar­rjet, vendet e punës dhe veprim­tar­itë në të cilat punë­mar­rësit janë të ekspozuar ose mund të ekspo­zo­hen ndaj riskut të drid­hjes mekanike gjatë punës së tyre.

3.Veprimtaritë që preken nga fusha e zba­tim­it të kësaj rreg­ul­lore­je për­cak­to­hen me udhëz­im të për­bashkët të min­istrit përgjegjës për shënde-tës­inë dhe min­istrit përgjegjës për mirëqe­nien sociale dhe rin­inë, bren­da 4 (katër) mua­jve pas mira­tim­it të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për efekt të kësaj Rreg­ul­lore­je:

  1. a) “Drid­hje mekanike” është një oshi­la­cion mekanik rreth një pike ekuilib­ri. Në mje­disin e punës mer­ret parasysh vetëm drid­h­ja e trans­me­t­u­ar nga një mjedis i ngurtë në orga­nizmin e njeri­ut.
  2. b) “Drid­h­ja dorë–krah” është drid­hje mekanike e trans­me­t­u­ar në trupin e njeri­ut nëpër­m­jet duarve, që për­bën risk për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë-mar­rësit, duke shkak­tu­ar veçanër­isht çrreg­ul­lime vasku­lare, të kock­ave ose artiku­la­cion­eve, neu­ro-logjike ose musku­lare.
  3. c) “Drid­h­ja e të gjithë trupit” është drid­h­ja mekanike, e cila, kur trans­me­to­het në të gjithë trupin e njeri­ut, nëpër­m­jet këm­bëve, vitheve, shpinës dhe pjesëve anë­sore të trupit, për­bën risk, duke shkak­tu­ar veçanër­isht sëmund­sh­mëri të fund-shpinës dhe trau­ma të shtyl­lës kur­ri­zore.

ç) “Ekspoz­i­mi ndaj drid­hjes” është vepri­mi i drid­hjes te punë­mar­rësi gjatë një peri­ud­he kohe të për­cak­tu­ar.

  1. d) “Ekspoz­i­mi ditor ndaj drid­hjes” është ekspoz­i­mi ndaj drid­hjes lid­hur me një ditë pune prej 8 orësh, që mund të llog­a­ritet sipas Shto­jcës 2 të kësaj rreg­ul­lore­je.

dh)“Vlera e veprim­it të ekspozim­it ditor A(8)veprimi” është vlera e ekspozim­it ditor ndaj drid­hjes në mje­disin e punës, e stan­dard­izuar në një peri­ud­hë ref­er­ence prej 8 orësh, që mund të për­bëjë risk për sig­ur­inë dhe shën­detin dhe ku duhen mar­rë masa për zvogëlim­in ose shmang­ien e ekspozim­it.

  1. e) “Vlera kufi e ekspozim­it ditor A(8)kufi” është vlera e ekspozim­it ditor ndaj drid­hjes, e stan­dard­izuar në një peri­ud­hë ref­er­ence prej 8 orësh, e cila nuk duhet të tejkalo­het për një punë­mar­rës gjatë ditës së tij të punës.

ë) “Vlera kufi e ekspozim­it afat shkurtër A(0.5)kufi” është vlera e ekspozim­it ndaj drid­hjes, e cila nuk duhet të tejkalo­het për një punë­mar­rës gjatë një peri­ud­he kohore prej 0,5 orëose mëtëshkurtër, që mund të llog­a­ritet sipas shto­jcës 3 të kësaj rreg­ul­lore­je.

  1. f) “Autoritetet kompetente”janë insti­tu­cionet përgjegjëse për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, si të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi.

Neni 3

Vler­at kufi të ekspozim­it dhe vler­at e veprim­it të ekspozim­it

  1. Vler­at kufi dhe vler­ate veprim­it të ekspozim­it për drid­hjen dorë–krah janë:
  2. a) Të përgjithshme:

- Vlera kufi e ekspozim­it ditor, A(8)kufi është 5 m/s2;

- Vlera kufi e ekspozim­it afat- shkurtër A(0.5)kufiështë 16 m/s2;

- Vlera e veprim­it e ekspozim­it ditor A(8)veprim është 2,5 m/s2.

  1. b) Për gratë shtatzë­na dhe punë­mar­rësit e mitur nën moshën 18 vjeç:

- Vlera kufi e ekspozim­it ditor A(8)kufiështë 1,4 m/s2;

- Vlera kufi e ekspozim­it afat ‑shkurtër A(0.5)kufi është 6 m/s2.

Ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve ndaj drid­hjes dorë-krah vlerë­so­het ose matet siç për­cak­to­het në pikën A të shto­jcës 1.

  1. Vler­at kufi dhe vler­ate veprim­it të ekspozim­it për drid­hjen e të gjithë trupit janë:
  2. a) Të përgjithshme:

- Vlera kufi e ekspozim­it ditor A(8) kufi është1,15 m/s2;

- Vlera kufi e ekspozim­it afat­shkurtër A(0.5)limit është 4,6 m/s2;

- Vlera e veprim­it të ekspozim­it ditor A(8)veprim është 0,5 m/s2.

  1. b) Për gratë shtatzë­na, ekspoz­i­mi ndaj drid­hjes për të gjithë trupin ndalo­het.
  2. c) Për punë­mar­rësit e mitur nën moshën 18 vjeç:

- Vlera kufi e ekspozim­it ditor A(8)kufi është 0,3 m/s2;

- Vlera kufi e ekspozim­it afat­shkurtër A(0.5)kufi është 1,1 m/s2.

Ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve ndaj drid­hjes së të gjithë trupit vlerë­so­het ose matet siç për­cak­to­het në pikën B, të shto­jcës 1.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Neni 4

Vlerësi­mi i riskut

  1. Punëd­hënësi, në për­puth­je me nenin 9, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, sig­uron vlerësimin e risqeve që mund të shkak­to­hen nga drid­h­ja mekanike, ndaj të cilit janë të ekspozuar punë­mar­rësit. Nëse pritet tejkalim i vlerës së veprim­it të ekspozim­it ditor, kry­hen mat­jet e nevo­jshme të niveleve të drid­hjes mekanike. Kjo real­i­zo­het në për­puth­je me pikën 2, të pjesës A, ose pikën 2, të pjesës B, të shto­jcës 1, të kësaj rreg­ul­lore­je, sipas rastit.
  2. Niveli i ekspozim­it ndaj drid­hjes mekanike mund të vlerë­so­het nëpër­m­jet vro­j­tim­it të prak­tikave speci­fike të punës dhe referim­it tek infor­ma­cioni përkatës mbi mag­ni­tudën emu­nd­shme të drid­hjeve që i kor­re­spon­don pajis­jeve ose llo­jeve të pajis­jeve të për­doru­ra në kushte të veçan­ta të për­dorim­it, përf­shirë infor­ma­cione të ofru­ara nga prod­hue­si i pajis­jes. Ky vlerësim dal­lo­het nga mat­ja, e cila kërkon për­dorim­in e aparat­eve speci­fike dhe të metodologjisë së për­sh­tat­shme.
  3. Vlerësi­mi i riskut kry­het nga shër­bime të spe­cial­izuara sipas legjis­la­cionit në fuqi, në inter­valet e mëposhtme:
  4. a) çdo vit, nëse vlerësi­mi i riskut tre­gon se vler­at e veprim­it të ekspozim­it janë arrit­ur ose janë tejkalu­ar;
  5. b) çdo dy vjet, nëse vlerësi­mi i riskut tre­gon se vler­at e veprim­it të ekspozim­it nuk janë arrit­ur dhe 1/5 e vlerës kufi të ekspozim­it është tejkalu­ar.
  6. Nëse vlerësi­mi i riskut, i kry­er dy herë në një inter­val prej 2 vitesh, tre­gon se 1/5 e vlerës kufi të ekspozim­it nuk është arrit­ur, punëd­hënësi mund të mos e vazh­do­jë vlerësimin e mëte­jshëm, me për­jash­tim të rasteve kur ka pasur ndryshime të rëndë­sishme, që e bëjnë vlerësimin e riskut të pavlef­shëm, ose kur rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore tre­go­jnë se kjo është e nevo­jshme.

Vlerësi­mi i riskut mund të përf­shi­jë një jus­ti­fikim nga ana e punëd­hënësit që natyra dhe shkalla e risqeve të lid­hu­ra me drid­hjen mekanike bëjnë të panevo­jshëm një vlerësim të mëte­jshëm të deta­juar të risqeve.

  1. Gjatë kry­er­jes së vlerësim­it të riskut, punëd­hënësi i kush­ton vëmend­je të veçan­të aspek­teve të mëposhtme:
  2. a) nivelit, llo­jit dhe kohëzg­jat­jes së ekspozim­it, përf­shirë edhe çdo ekspoz­im ndaj drid­hjeve të ndër­pre­ra ose godit­jeve të përsërit­u­ra;
  3. b) vler­ave kufi të ekspozim­it dhe vler­ave të veprim­it të ekspozim­it, të për­cak­tu­ara në nenin 3, të kësaj rreg­ul­lore­je;
  4. c) çdo efek­ti mbi sig­ur­inë dhe shën­detin e gru­peve veçanër­isht të ndjeshme të punë­mar­rësve;

       ç) çdo efek­ti indi­rekt mbi sig­ur­inë dhe shën­detin e punëmarrësve,që rezul­ton nga ndërveprimet mes drid­hjeve mekanike dhe ven­dit të punës ose pajis­jeve të tjera të punës, veçanër­isht nëse drid­h­ja çrreg­ul­lon funk­sion­imin nor­mal të ele­menteve drejtues të pajis­jes ose lex­imin e shen­jave të ven­do­sura, ose ndikon në qën­druesh­mërinë e struk­turës dhe sig­ur­inë e makiner­ive;

  1. d) çdo infor­ma­cioni të ofru­ar nga prod­hue­sit e pajis­jeve të punës;
  2. dh) pranisë së pajis­jeve të tjera alter­na­tive të prod­huara për të reduk­tu­ar­nivelet e ekspozim­it ndaj drid­hjes mekanike;
  3. e) zgjat­jes së ekspozim­it ndaj drid­hjeve të të gjithë trupit përtej kohës­nor­male të punës nën përgjegjës­inë e punëd­hënësit;

ë) kushteve speci­fike të punës, të tilla si tem­per­at­u­rat e ulë­ta ose lagësh­tia dhe të tjera;

  1. f) infor­ma­cionit të sig­u­ru­ar nga mbikëqyr­ja shën­de­të­sore, përf­shirë infor­ma­cione të pub­likuara, kur kjo është e mundur;
  2. Të dhë­nat nga vlerësi­mi dhe/ose mat­ja e nivelit të ekspozim­it ndaj drid­hjes mekanike ruhen në for­më të për­sh­tat­shme, që të jenë të disponueshme për për­dorim të mëvon­shëm, sipas legjis­la­cionit në fuqi. Vlerësi­mi i riskut përditë­so­het rreg­ull­isht sipas shkro­n­jave a dhe b, të pikës 3, të këtij neni, veçanër­isht nëse ka pasur ndryshime të rëndë­sishme që e bëjnë atë të pavlef­shëm, ose kur rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore tre­go­jnë se kjo është e nevo­jshme. Vlerësi­mi i riskut përf­shin edhe infor­ma­cion mbi ndikimin e masave që duhen mar­rë, sipas nen­eve 5 e 6, të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 5

Shman­gia ose zvogëli­mi i ekspozim­it

ndaj drid­hjes

  1. Punëd­hënësi garan­ton me pref­er­encë që risku nga ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve ndaj drid­hjes të elim­i­no­het në burim, dhe, kur kjo nuk është e mundur, të zvogëlo­het në min­i­mum, duke mar­rë parasysh pro­gresin teknik dhe ekzis­tencën e masave për kon­trol­lin e riskut në burim, bazuar në parimet e përgjithshme të paran­dalim­it të riskut, sipas pikës 3, të nen­it 6, të ligjitnr.10237, dt. 18.2.2010 “Për Sig­ur­inë dhe Shën­detin në Punë”
  2. Mbi bazën e vlerësim­it të riskut, kur tejkalo­hen vler­at e veprim­it të ekspozim­it të për­cak­tu­ara në nenin 3 të kësaj Rreg­ul­lore­je, punëd­hënësi har­ton dhe zba­ton një plan të masave teknike dhe/ose orga­ni­za­tive, që syn­o­jnë zvogëlim­in në min­i­mum të ekspozim­it ndaj drid­hjes mekanike dhe risqeve të lid­hu­ra me të, duke mar­rë parasysh në veçan­ti:
  3. a) meto­da të tjera të punës,që mundë­so­jnë ekspoz­im më të vogël ndaj drid­hjes mekanike;

       b)përzgjedhjen e pajis­jeve të duhu­ra të punës, me pro­jek­tim të për­sh­tat­shëm ergonomik, që shkak­to­jnë drid­hje në nivelin më të ulët të mund­shëm, duke pasur parasysh punën që duhet kry­er;

  1. c) sig­urim­in e pajis­jeve ndih­mëse që reduk­to­jnë riskun e dëm­timeve të shkak­tu­ara nga drid­h­ja, si nden­jëset, që në mënyrë të efek­t­shme zvogëlo­jnë­drid­hjen e të gjithë trupit dhe dorëzat, që zvogëlo­jnë drid­hjen e trans­me­t­u­ar në sis­temin dorë- krah;

       ç) plane të për­sh­tat­shme për mirëm­ba­jt­jen e pajis­jeve të punës, ven­dit të punës dhe sis­te­meve të ven­dit të punës;

  1. d) pro­jek­timin dhe orga­niz­imin e vendeve të punës dhe vendeve indi­vid­uale të punës;
  2. dh) informimin dhe formimin e për­sh­tat­shëm për të udhëzuar punë­mar­rësit mbi për­dorim­in e pajis­jeve të punës në mënyrë kor­rek­te dhe të sig­urt, në mënyrë që ekspoz­i­mi i tyre ndaj drid­hjes mekanike të zvogëlo­het në min­i­mum;
  3. e) kufiz­imin e kohëzg­jat­jes dhe inten­sitetit të ekspozim­it;

ë) grafikë të për­sh­tat­shëm të punës me peri­ud­ha të mjaftueshme për çlod­hje, ku punë­mar­rësit nuk ekspo­zo­hen ndaj drid­hjes;

  1. f) sig­urim­in e vesh­jeve mbro­jtëse për punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj të fto­htit dhe lagështisë.
  2. Ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve nuk lejo­het të kalo­jë vler­at kufi të ekspozim­it, sipas nen­it 3, të kësaj rreg­ul­lore­je.

Nëse kon­sta­to­hen ekspoz­ime mbi vler­at kufi të ekspozim­it, punëd­hënësi:

  1. a) ndërmerr veprime të men­jëher­shme për ta reduk­tu­ar ekspoz­imin nën vler­at kufi të ekspozim­it;

b)identifikon arsyet përse ka ndod­hur mbi ekspoz­i­mi;

c)merr masa për të paran­dalu­ar çdo përsërit­je.

  1. Punëd­hënësi për­sh­tat masat e për­men­dura në këtë nen me kërke­sat e punë­mar­rësve me ndjesh­mëri të lartë ndaj riskut.

Neni 6

Informi­mi dhe formi­mi i punë­mar­rësve

  1. Në për­puth­je me nenin 12, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, punëd­hënësi garan­ton që punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj risqeve të drid­hjes mekanike në punë, si dhe për­faqë­sue­sit e tyre, të mar­rin infor­ma­cion dhe formim të mjaftueshëm.
  2. Informi­mi dhe formi­mi i punë­mar­rësve të ekspozuar përf­shi­jnë në veçan­ti:
  3. a) masat e mar­ra për të shman­gur ose zvogëlu­ar në min­i­mum risqet nga drid­h­ja mekanike;
  4. b) vler­at kufi të ekspozim­it dhe vler­at e veprim­it të ekspozim­it;
  5. c) rezul­tatet e vlerësim­it të riskut, së bashku me një inter­pre­tim të tyre dhe risqeve poten­ciale;

ç) rëndës­inë dhe mënyrën e kon­sta­tim­it dhe rapor­tim­it të shen­jave të dëm­tim­it;

  1. d) rrethanat, në të cilat punë­mar­rësve u lind e drej­ta për mbikëqyr­je shën­de­të­sore, dhe qël­lim­in e kësaj mbikëqyr­je­je, sipas nen­it 8, të kësaj rreg­ul­lore­je;
  2. dh) grafikët e për­sh­tat­shëm të punës me peri­ud­ha të mjaftueshme të çlod­hjes pa ekspoz­im ndaj drid­hjes.
  3. e) prak­tikat e sig­ur­ta të punës për të min­i­mizuar ekspoz­imin ndaj drid­hjes mekanike.

Neni 7

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

Punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për kon­sul­timin dhe pjesë­mar­rjen e punë­mar­rësve, në për­puth­je me nenin 13 të ligjit nr.10237, datë 18.02.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, në veçan­ti lid­hur mevlerësimin e riskut dhe masat e mar­ra, ose që duhen mar­rë për të shman­gur ose zvogëlu­ar ekspoz­imin ndaj zhur­mës, në për­puth­je me nenet 4, 5 dhe 6 të kësaj Rreg­ul­lore­je.

SEKSIONI III

DISPOZITA TË PËRZIERA

Neni 8

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore

  1. Punëd­hënësi merr masa për kry­er­jen e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore të punë­mar­rësve, për të cilët vlerësi­mi i riskut tre­gon risk për shën­detin nga drid­h­ja, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe prak­tikën përkatëse për sis­temin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, përf­shirë kërke­sat e speci­fikuara për karte­lat e shën­de­tit në punë, doku­men­timin dhe disponuesh­mërinë e tyre.
  2. Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore dhe ekza­minimet mjekë­sore, rezul­tatet e të cilave mer­ren parasysh në zba­timin e masave paran­daluese në një vend pune të cak­tu­ar, syn­o­jnë paran­dal­im­in dhe diag­nos­tikimin e shpe­jtë të çdo çrreg­ul­li­mi lid­hur me ekspoz­imin ndaj drid­hjes mekanike. Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore kry­het kur:
  3. a) mund të provo­het një lid­hje ndër­m­jet ekspozim­it ndaj drid­hjes në vendin e punës dhe një sëmund­je të iden­ti­fikueshme ose efek­teve të dëmshme mbi shën­detin;
  4. b) është e mundur që sëmund­je apo efek­te të dëmshme të shkak­to­hen në kushte të veçan­ta të punës të një punë­mar­rësi dhe,
  5. c) ekzis­to­jnë ekza­min­ime speci­fike për diag­nos­tikimin e sëmund­jeve ose të efek­teve të dëmshme për shën­detin.

Në çdo rast, punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj drid­hjes mekanike përtej vler­ave të për­cak­tu­ara në nenin 3, të kësaj rreg­ul­lore­je, kanë të drejtë për mbikëqyr­je shën­de­të­sore.

  1. Llo­ji dhe shpeshtësia e ekza­min­imeve mjekë­sore të për­men­dura në pikën1, të këtij neni, janë për­cak­tu­ar në shto­jcën 3, të kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. Kur nga mbikëqyr­ja shën­de­të­sore mjeku i punës kon­sta­ton së punë­mar­rësi ka një sëmund­je të iden­ti­fikueshme ose paso­jë neg­a­tive në shën­det, si rezul­tat i ekspozim­it ndaj drid­hjes mekanike në punë:
  3. a) punë­mar­rësi infor­mo­het nga mjeku i punës mbi rezul­tatin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore që lid­het me të per­son­al­isht dhe, në veçan­ti, merr infor­ma­cion dhe këshillim lid­hur me çdo mbikëqyr­je shën­de­të­sore, së cilës duhet t’i nën­shtro­het pas për­fundim­it të ekspozim­it;
  4. b) punëd­hënësi infor­mo­het për çdo gjet­je të rëndë­sishme nga mbikëqyr­ja shën­de­të­sore, duke mar­rë parasysh kon­fi­den­cialitetin mjekë­sor.
  5. c) Punëd­hënësi:

- rishikon vlerësimin e riskut;

- rishikon masat e parashikuara për të shman­gur ose zvogëlu­ar risqet, në bazë të nen­it 5, të kësaj rreg­ul­lore­je;

- merr parasysh çdo këshillë të dhënë nga mjeku i punës, nga një per­son me kual­i­fikim të për­sh­tat­shëm ose nga autoriteti kom­pe­tent për zba­timin e masave për shmang­ien ose zvogëlim­in e riskut, përf­shirë mundës­inë e cak­tim­it të punë­mar­rësit në një punë tjetër, ku nuk ka risk për ekspoz­im të mëte­jshëm ndaj drid­hjes;

- sig­uron mbikëqyr­je të vazh­dueshme shënde-tësore dhe ofron një ekza­min­im të shën­de­tit të çdo punë­mar­rësi tjetër, i cili ka qenë i ekspozuar në mënyrë të ngjashme, sipas për­cak­timeve të legjis­la­cionit në fuqi për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore.

  1. Të dhë­nat e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, përf­shirë kon­kluzionet mbi aftës­inë për punë për secilin punë­mar­rës, doku­men­to­hen dhe për­di-tëso­hen nga mjeku i punës, në për­puth­je me legjis­la­cionin për mbikëqyr­jen shën­de­të­sored­he atë për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale, në mënyrë që të jetë i mundur shqyr­ti­mi i tyre i mëvon­shëm. Punë­mar­rësi, me kërkesë të tij, ka akses te të dhë­nat e kartelës së tij të shën­de­tit në punë. Kop­je të kartelave të shën­de­tit në punë i vihen në dis­pozi­cion autoritetit kom­pe­tent me kërkesë të këtij të fun­dit.

Neni 9

Sank­sionet

Në rast të shkel­jes së dis­poz­i­tave të ndod­hu­ra në këtë rreg­ul­lore, zba­to­hen sank­sionet e për­cak­tu­ara në nenin 43, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.

SHTOJCA I

  1. DRIDHJA DORË-KRAH
  2. Vlerësi­mi i ekspozim­it

Vlerësi­mi i nivelit të ekspozim­it ndaj drid­hjes dorë–krah bazo­het në llog­a­r­it­jen e vlerës ditore të ekspozim­it, të stan­dard­izuar në një peri­ud­hë ref­er­ence prej tetë orësh A(8), të shpre­hur si rrën­ja katrore e shumës së katrorëve ose mesa­tar­ja kuadratike(r.m.s) (vlera totale) e vler­ave të nxitim­it të pon­deru­ara sipas frekuencës, të për­cak­tu­ar në akset ortog­o­nale ahwx, ahwy, ahwz, siç për­cak­to­het në Shto­jcën 2 të kësaj Rreg­ul­lore­je dhe/ose në stan­dard­in e har­mo­nizuar shqip­tar, si EN ISO 5349–1: Drid­h­ja mekanike—Matja dhe vlerësi­mi i ekspozim­it të njeri­ut ndaj drid­hjes së trans­me­t­u­ar nëpër­m­jet dorës – Pje­sa 1: Kërke­sa të përgjithshme.

Vlerësi­mi i nivelit të ekspozim­it mund të kry­het mbi bazën e një vlerësi­mi të bazuar në infor­ma­cionin e dhënë nga prod­hue­sit lid­hur me nivelin e eme­tim­it nga pajis­jet e punës të për­doru­ra, dhe bazuar në vëzhgimin e prak­tikave speci­fike të punës për mat­jen.

  1. Mat­ja

Kur mat­ja kry­het në për­puth­je me nenin 4, të kësaj rreg­ul­lore­je:

  1. a) Meto­dat e për­doru­ra mund të përf­shi­jnë mod­elin e pro­ce­durës dhe num­rit të kry­er­jes së mat­jeve të një­pas­njëshme, që për­faqë­son ekspoz­imin per­son­al të një punë­mar­rësi ndaj drid­hjes mekanike në fjalë; meto­dat dhe aparati i për­dorur duhet të për­sh­tatet me karak­ter­is­tikat e veçan­ta të drid­hjes mekanike që duhet matur, ndaj fak­torëve të mje­dis­it dhe me karak­ter­is­tikat e aparatit matës, sipas stan­dard­it ISO 8041: Përgjigj­ja njerë­zore ndaj drid­hjes – instru­mentet e mat­jeve.
  2. b) Në rastin e pajis­jeve, të cilat kanë nevo­jë të mba­hen me të dyja duart, mat­ja duhet kry­er në secilën dorë. Ekspoz­i­mi për­cak­to­het duke iu refer­u­ar vlerës më të lartë prej të dyjave; jepet gjithash­tu infor­ma­cion për dorën tjetër.
  3. Inter­fer­en­ca

Ger­ma “d” e pikës 4 të nen­it 4 të kësaj Rreg­ul­lore­je do të zba­to­het, në veçan­ti kur drid­h­ja mekanike inter­fer­on me funk­sion­imin nor­mal të kon­trolleve ose lex­imin e treguesve.

  1. Risqet indi­rek­te

Ger­ma “d” e pikës 4 të nen­it 4 të kësaj Rreg­ul­lore­je zba­to­het në veçan­ti kur drid­h­ja mekanike inter­fer­on me sta­bilitetin e struk­tu­rave ose sig­ur­inë e ele­menteve bashkues.

  1. Mbro­jtësit indi­vid­u­alë

 Pajis­jet mbro­jtëse per­son­ale kundër drid­hjes dorë-krah mund të kon­tribuo­jnë në planin e masave të refer­u­ara në pikën 1 të nen­it 5 të kësaj Rreg­ul­lore­je.

  1. DRIDHJA E TË GJITHË TRUPIT
  2. Vlerësi­mi i ekspozim­it

Vlerësi­mi i nivelit të ekspozim­it ndaj drid­hjes në të gjithë trupin bazo­het në llog­a­r­it­jen e ekspozim­it ditor A (8), të shpre­hur si nxitim ekuiv­a­lent i vazh­dueshëm mbi një peri­ud­hë prej tetë orësh, llog­a­r­it­ur si vlera më e lartë (r.m.s.), e për­cak­tu­ar në tri akse ortog­o­nale (1.4awx, 1.4awy, awz) për punë­mar­rësit e ulur ose në këm­bë, në për­puth­je me stan­dard­in ISO 2631–1: Drid­h­ja mekanike dhe shoku—Vlerësimi i ekspozim­it të njeri­ut ndaj drid­hjes së të gjithë trupit– Pje­sa 1: Kërke­sa të përgjithshme.

Vlerësi­mi i nivelit të ekspozim­it mund të kry­het mbi bazën e një vlerësi­mi të bazuar në infor­ma­cionin e dhënë nga prod­hue­sit lid­hur me nivelin e eme­tim­it nga pajis­jet e punës të për­doru­ra dhe bazuar në vëzhgimin e prak­tikave speci­fike të punës ose në mat­je.

  1. Mat­ja

Kur mat­ja real­i­zo­het në për­puth­je me pikën 1 të nen­it 4 të kësaj rreg­ul­lore­je, meto­dat e për­doru­ra, mund të përf­shi­jnë pro­ce­durën dhe num­rin e kry­er­jes së mat­jeve të një­pas­njëshme, që duhet të për­faqë­so­jë ekspoz­imin per­son­al të një punë­mar­rësi ndaj drid­hjes mekanike në fjalë. Meto­dat e për­doru­ra duhet të për­sh­tat­en me karak­ter­is­tikat e veçan­ta të drid­hjes mekanike që do matet, me fak­torët e mje­dis­it dhe me karak­ter­is­tikat e aparatit matës, në për­puth­je me stan­dard­in e har­mo­nizuar shqip­tar, si ISO 8041: 2005/AC (Përgjig­ja njerë­zore ndaj drid­hjes– instru­men­ti­mi i mat­jes).

  1. Inter­fer­en­ca

Germa“ç” e pikës 4 të nen­it 4 të kësaj Rreg­ul­lore­je zba­to­het në veçan­ti kur drid­h­ja mekanike inter­fer­on me oper­im­in nor­mal të kon­trolleve ose lex­imin e treguesve.

  1. Risqet indi­rek­te

Ger­ma “ç” e pikës 4 të nen­it 4 të kësaj rreg­ul­lore­je zba­to­het, në veçan­ti kur drid­h­ja mekanike inter­fer­on me sta­bilitetin e struk­tu­rave ose sig­ur­inë e ele­menteve bashkues.

  1. Zgjat­ja e ekspozim­it

Ger­ma “e” e pikës 4 të nen­it 4 të kësaj Rreg­ul­lore­je zba­to­het, në veçan­ti kur për shkak të natyrës së veprim­tarisë, një punë­mar­rës për­fi­ton nga për­dori­mi i mjedi­s­eve të çlod­hjes që janë të mbikëqyru­ra nga punëd­hënësi; ekspoz­i­mi ndaj drid­hjes së të gjithë trupit në këto mjedise duhet të zvogëlo­het në një niv­el që është në për­puth­je me qël­lim­in dhe kushtet e për­dorim­it të tyre, përveç rasteve të “for­cës mad­hore”.

SHTOJCA II

FORMULA PËR LLOGARITJEN E EKSPOZIMIT NDAJ DRIDHJES

  1. Ekspoz­i­mi ndaj drid­hjes dorë-krah
  1. a) Ekspoz­i­mi ditor ndaj drid­hjes Dorë-krah

A(8)HA – ekspoz­i­mi ditor ndaj drid­hjes dorë ‑krah, në (m/s2).

ahvi – vlera totale e mesa­tares kua­dratike të nxitim­it të pon­deru­ar 2 në frekuencë për kohëzg­jat­jen Titë opera­cionit të i‑të,vlera totale e drid­hjes dorë-krah, në m/s2.

ahwxi , ahwyi , ahwzi – mesa­tar­ja kua­dratike e nxitim­it të pon­deru­ar [2] në frekuencë në drej­timin x, y, z,për kohën Ti të opera­cionit të i‑të, në m/s2.

Ti – kohëzg­jat­ja e opera­cionit të i‑të.

T0– kohëzg­jat­ja ref­er­encë ‑480 min (8 orë = 28800 s).

n – num­ri i ekspoz­imeve indi­vid­uale ndaj drid­hjes.

  1. b) Ekspoz­i­mi afat­shkurtër ndaj drid­hjes dorë-krah

A(0.5)HA– ekspoz­i­mi afat-shkurtër ndaj drid­hjes dorë-krah, në m/s2.

ahvi– vlera totale e mesa­tares kua­dratike të nxitim­it të pon­deru­ar 2 në frekuencë për kohëzg­jat­jen Titë­op­era­cionit të i‑tëprej më pak se 0.5 orë, në m/s2.

  1. Ekspoz­i­mi ndaj drid­hjes së të gjithë trupit
  2. a) Ekspoz­i­mi ditor ndaj drid­hjes së të gjithë trupit

A(8)WB- ekspoz­i­mi ditor ndaj drid­hjes së të gjithë trupit, në m/s2.

avi – vlera totale e mesa­tares kua­dratike të nxitim­it të ponderuar3 në frekuencë për kohëzg­jat­jen Ti të opera­cionit të i‑të, vlera totale e drid­hjes së të gjithë trupit, në m/s2.

awxi , awyi , awzi– mesa­tar­ja kua­dratike e nxiti­mi të pon­deru­ar [3]3 në frekuencë në drej­timin x , y, z,për kohëzg­jat­jen Ti të opera­cionit të i‑të, në m/s2.

Ti – kohëzg­jat­ja e opera­cionit të i‑të, min.

T0 – kohëzg­jat­ja ref­er­encë — 480 min (8 orë = 28800 s).

n – num­ri i ekspoz­imeve indi­vid­uale ndaj drid­hjes.

  1. b) Ekspoz­i­mi afat- shkurtër për drid­hjen e të gjithë trupit

A(0.5)WB – ekspoz­i­mi afat- shkurtër për drid­hjen e të gjithë trupit, në m/s2.

avi– vlera totale e mesa­tares kua­dratike të nxitim­it të pon­deru­ar në frekuencë për kohëzg­jat­jen ei-të të opera­cionit prej më pak se 0.5 orë, në m/s2.

SHTOJCA III

MBIKËQYRJA SHËNDETËSORE PËR PUNËMARRËSIT E EKSPOZUAR NDAJ DRIDHJES

  1. Kon­trol­li mjekë­sor para­prak dhe peri­odik për punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj drid­hjes dorë-krah përf­shin këto ekza­min­ime:

- Të përgjithshme, që i kush­to­jnë vëmend­je sis­temit vasku­lar, atij ner­vor dhe struk­turës kock­o­re në gjym­tyrët e sipërme,

- Mbështetëse: teste të fto­hjes së duarve me ter­mometër der­mik, teste të kom­pres­im­it; vlerësim i pragut të per­cep­ti­m­it vibro­tak­til, radi­ografi e duarve dhe artiku­la­cion­eve të bër­rylit.

Kur peri­ud­ha e ekspozim­it ndaj drid­hjes dorë–krah në punë zgjat më pak se pesë vjet dhe testi i fun­dit peri­odik nuk ka treguar ndryshime që tre­go­jnë zhvil­lim­in e sëmund­jeve si paso­jë e drid­hjes, nuk ka nevo­jë të kry­hen radi­ografi të kock­ave të duarve dhe artiku­la­cion­eve të bër­rylit.

  1. Ekza­minimet mjekë­sore para­prake dhe peri­odike për punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj drid­hjes së të gjithë trupit përf­shi­jnë ekza­minimet e mëposhtme:

- Të përgjithshme: ekza­min­ime neu­rologjike;

- Mbështetëse: radi­ografi të fund-shpinës, në për­puth­je me indika­cionet mjekë­sore.

  1. Ekza­minimet mjekë­sore peri­odike duhet të kry­hen në inter­valet e mëposhtme:

- Për punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj drid­hjes dorë krah: ekza­min­i­mi i parë pas një viti pune, dhe më pas çdo 4 vjet;

- Për punë­mar­rësit e ekspozuar ndaj drid­hjes së të gjithë trupit: çdo 4 vjet.

[1]Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave trans­po­zon direk­tivën e BE-së 2002/44/KE, të datës 25 qer­shor 2002, për kërke­sat min­i­male të shën­de­tit dhe sig­urisë në lid­hje me ekspoz­imin e punon­jësve ndaj risqeve që kri­jo­hen nga agjen­tët fizikë (drid­h­ja). (Direk­ti­va e gjashtëm­bëd­hjetë indi­vid­uale, në kup­tim të nen­it 16(1) të Direk­tivës 89/391/KEE) (nr. CELEX 32002L0044).

2 nxiti­mi i pon­deru­ar është nxiti­mi i drid­hjes i përf­tu­ar duke për­dorur funk­sion­in e peshim­it të frekuencës Wh (sipas stan­dard­it EN ISO 8041).

3nxitim i pon­deru­ar i përf­tu­ar duke për­dorur funk­sion­in e mëposhtëm të peshim­it të frekuencës: Wd për drej­timet (hor­i­zon­tale) x dhe y, Wkpër drej­timin (ver­tikal), z (sipas stan­dard­it EN ISO 8041.)

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim