Vendim

Nr. 199, datë 11.1.2012

Për masën e financim­it, kriteret dhe pro­ce­du­rat e zba­tim­it të pro­gramit të nxit­jes së punësim­it të punëkërkuesve të papunë të rinj

(ndryshuar me VKM nr. 188, datë  2.4.2014, nr. 464, datë 9.7.2014, nr. 67, datë 27.1.2016)

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 5 të nen­it 9 të ligjit nr. 7995, datë 20.9.1995 “Për nxit­jen e punësim­it”, të ndryshuar, me propoz­imin e Min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

Ven­dosi:

  1. Për­fitues të këtij pro­gra­mi janë punëkërkues të rinj, të diplo­muar me arsim të lartë në nivelin “Bach­e­lor” apo “Mas­ter”, nën moshën 30 vjeç. Punëkërkue­sit do të për­fi­to­jnë formim nëpër­m­jet punës dhe punësim, sipas fushës së diplomim­it. Zyra përkatëse e punësim­it finan­con punëd­hënësin:
  2. a) në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, për tra­jn­imin nëpër­m­jet punës për çdo per­son, për një peri­ud­hë 3‑mujore;
  3. b) për çdo punëkërkues të papunë të përf­shirë në pro­gram me një pagesë pjesë­mar­rje­je në kurs, në masën 100 për qind të pagës min­i­male në shkallë ven­di, për të gjithë kohëzg­jat­jen e tra­jnim­it. Zyra përkatëse e punësim­it kryen edhe derd­hjen e kon­tribu­tit për sig­urim­in nga aksi­den­tet në punë, në masën 0.3 për qind të pagës min­i­male, i cili derd­het në degën përkatëse;
  4. c) me një financim mujor, në masën e sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore mbi pagën 25 000 (njëzet e pesë mijë lekë) për 9 muaj, me kusht që kohëzg­jat­ja e kon­tratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 15 muaj. Ky financim bëhet nga zyra e punësim­it në degën përkatëse të tatimeve sipas pro­ce­du­rave përkatëse. Në rast se punëd­hënësi paguan më shumë se 25 000 (njëzet e pesë) mijë lekë në muaj, është i detyru­ar të mbu­lo­jë sig­urimet e detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore përtej kësaj vlere;

ç) për çdo punëkërkues të papunë të përf­shirë sipas këtij pro­gra­mi, me katër paga, në vlerën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë, në mua­jin e tretë e të katërt dhe në mua­jin e tetë e të nën­të të kon­tratës. Ndër­sa për mua­jt e tjerë finan­con punëd­hënësi.

Punëd­hënësit e rinj, per­sona juridikë apo fizikë, kanë të drejtë të kërko­jnë të përf­shi­jnë në pro­gram deri në 40% të num­rit të punon­jësve të punë­suar.

  1. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it apo zyrat rajonale të punësim­it bëjnë njof­timin në Bule­tinin e Njof­timeve Pub­like, çdo vit, për fondin e vënë në dis­pozi­cion dhe kriteret e për­fitim­it nga ky pro­gram. Pub­liki­mi i pro­gramit bëhet, gjithash­tu, me të gjitha mjetet e mund­shme elek­tron­ike dhe joelek­tron­ike.
  2. Punëd­hënësi, që aplikon për pro­gramin e punësim­it, nuk duhet të ketë shkelur në të kalu­arën legjis­la­cionin e punës, si dhe duhet të ketë derd­hur, rreg­ull­isht, tatimet e sig­urimet e detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore, veçanër­isht për vitin e fun­dit.
  3. Punëd­hënësit, për për­fitimin sipas pikës 1 të këtij vendi­mi, apliko­jnë pranë zyrave përkatëse të punësim­it duke paraqi­tur doku­mentet e mëposhtme:
  4. a) Vendimin e gjykatës për regjistrim­in si per­son juridik dhe fizik ose vendimin e Qen­drës Kom­bëtare të Regjistrim­it.
  5. b) Num­rin e iden­ti­fikim­it të per­son­it të tat­ueshëm (NIPT-in).
  6. c) Vërte­timin për shly­er­jen e kon­tributeve për sig­urimet e detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore, që lëshohen nga organet e sig­urimeve shoqërore, për aq kohë sa ushtron veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it.

ç) Num­rin e llog­a­risë bankare.

  1. d) Vërte­timin nga dega e tatim-tak­save, ku per­soni juridik dhe fizik ushtron veprim­tar­inë, për shly­er­jen e detyrimeve tati­more për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;

Për per­son­at juridikë apo fizikë, të cilët kanë detyrime ndaj organ­eve tati­more, por vërte­to­jnë se në momentin e aplikim­it në këtë pro­gram:

  1. i) kanë lid­hur mar­rëvesh­jet përkatëse për shly­er­jen e këtyre detyrimeve dhe janë të rreg­ullt në shly­er­jen e tyre;
  2. ii) kanë shly­er detyrimet, por kanë ende pa paguar gjo­bat;

iii) kanë shly­er detyrimet ose kanë ven­do­sur garan­ci bankare për shumën e plotë të detyrim­it, në për­puth­je me nenin 107, të  ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për pro­ce­du­rat tati­more në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në pro­ces të ape­lim­it admin­is­tra­tiv dhe në pro­cese gjyqë­sore me organet tati­more.

Këta per­sona duhet të jenë të pajisur me vërte­timet e lëshuara nga organet tati­more, si dhe me doku­mentet përkatëse të pagesës së detyrimeve.

  1. dh) Infor­ma­cion për:
  2. i) num­rin e fuqisë punë­tore;
  3. ii) listën emërore të të sig­u­ru­arve;

iii) llo­jin e veprim­tarisë që kryen;

  1. iv) nivelin e pagës së dhënë për çdo per­son;
  2. v) plan­biz­nesin për shtimin e fuqisë punë­tore;
  3. akte të inspek­tim­it në punë, të kry­era nga Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe Shër­bimeve Shoqërore.
  4. Punëd­hënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësim­it dhe në mbështet­je të të dhë­nave e të doku­menta­cionit, të për­cak­tu­ar në pikën 4 të këtij vendi­mi, plotë­son for­mu­la­rin përkatës, sipas mod­elit të mirat­u­ar nga shër­bi­mi kom­bë­tar i punësim­it.

6.Punëdhënësit mund të apliko­jnë për pro­gramin në mënyrë elek­tron­ike apo pranë zyrave të punësim­it.

  1. Zyra përkatëse e punësim­it ia paraqet këshillit ven­dor tri­palësh, të ngrit­ur pranë saj, pro­jek­tet, që kërko­hen të zba­to­hen aty ku ajo ushtron veprim­tar­inë, i cili, pasi shqyr­ton dhe vlerë­son dobinë social-ekonomike të pro­jek­teve të paraqi­tu­ra, i mira­ton ato në parim.
  2. Pas mira­tim­it, në parim, të pro­jek­teve në këshillin ven­dor tri­palësh, zyra përkatëse e punësim­it i dër­gon, për mira­tim, si më poshtë vijon:
  3. a) Zyra ven­dore e punësim­it, sipas rastit, ia dër­gon zyrës rajonale të punësim­it ose Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it;
  4. b) Zyra rajonale e punësim­it mira­ton pro­jek­tet kur aplikue­sit janë per­sona fizikë.
  5. c) Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it mira­ton pro­jek­tet aplikue­sit janë per­sona juridikë.
  6. Për zba­timin e pikës 8 të këtij vendi­mi, në zyrat rajonale të punësim­it dhe në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ngri­hen komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve, me jo më pak se 5 (pesë) per­sona.
  7. Mënyra e orga­nizim­it, vlerësim­it të pro­jek­teve dhe e funk­sionim­it të punës, si dhe për­bër­ja e komi­sion­eve për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e mirat­u­ar nga Këshilli Admin­is­tra­tiv Tri­palësh i Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.

11.Komisionet e mira­tim­it të pro­jek­teve në zyrën rajonale të punësim­it dhe Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, pas hed­hjes në sis­temin përkatës, ven­dosin mira­timin ose jo të pro­jek­tit bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.

  1. Zyra e punësim­it propo­zon më shumë kan­di­datu­ra punëkërkue­sish që plotë­so­jnë kriteret për një vend të kërkuar nga punëd­hënësi. Ky i fun­dit përzg­jedh kan­di­datin më të për­sh­tat­shëm.
  2. Punëkërkue­sit e papunë që kundër­sh­to­jnë të mar­rin pjesë në këtë pro­gram, hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë.
  3. Ndër­m­jet Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe punëd­hënësit nën­shkruhet një kon­tratë, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet, në për­puth­je me pro­gramin për secilën palë. Kon­tratat lid­hen vetëm për vitin bux­hetor, për të cilin është mirat­u­ar pro­jek­ti.
  4. Për vazhdimin e pro­jek­tit në vitin pasard­hës, do të lid­het një kon­tratë sht­esë, në për­puth­je me fondet e mirat­u­ara atë vit.
  5. Punëd­hënësi dhe punëkërkue­si, si punë­mar­rës, nën­shkru­a­jnë një kon­tratë indi­vid­uale pune, në të cilën për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e palëve, sipas për­cak­timeve të bëra në Kodin e Punës dhe në këtë vendim.
  6. Një kop­je e kon­tratës së punës së çdo punëkërkue­si, punë­mar­rës, depoz­i­to­het në zyrën përkatëse të punësim­it, e cila, ndjek zba­timin e kon­tratës deri në për­fundim të pro­jek­tit.
  7. Në rastet kur punëkërkue­si, si punë­mar­rës, pjesë­mar­rës në këtë pro­gram, largo­het për­para afatit të për­cak­tu­ar në kon­tratë bren­da gjys­mës së parë të zba­tim­it të kon­tratës sipas pikës 17 të këtij vendi­mi për shkaqe të arsyeshme, zëvendësi­mi bëhet nga zyra përkatëse e punësim­it, pas njof­tim­it nga punëd­hënësi. Punëd­hënësit i vazh­do­het kom­pen­si­mi për peri­ud­hën e mbe­tur.
  8. Kon­tratat tip, sipas për­cak­timeve të dhë­na në pikat 14 e 16, të këtij vendi­mi, har­to­hen nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it dhe janë të detyrueshme për t’u zbat­u­ar nga zyrat përkatëse të punësim­it.
  9. Financi­mi sipas pikës 1, të këtij vendi­mi, ndër­pritet në rastin kur punëd­hënësi, pas për­fitim­it të financim­it, në zba­tim të këtij vendi­mi, zgjidh, pa shkaqe të arsyeshme, kon­tratat e punës së punë­mar­rësve të tjerë, të punë­suar pranë tij, të vërte­t­u­ar nga Inspek­torati Shtetëror i Punës.
  10. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it mon­i­toron ecur­inë e pro­gramit dhe për­gatit raporte vje­tore, bren­da datës 31 mars të vitit pasard­hës, të cilat ua paraqet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Min­is­tria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
  11. Pro­gra­mi i punësim­it të fil­lo­jë të zba­to­het në vitin 2012 dhe kohëzg­jat­ja e tij të jetë 5 (pesë) vjet.
  12. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it ruan doku­menta­cionin për pro­gramin e punësim­it deri në 10 (dhjetë) vjet, pas dhënies së fun­dit të ndih­mës indi­vid­uale.
  13. Pro­gra­mi vlerë­so­het nga ekspertë ose orga­ni­za­ta të pavaru­ra, që kanë për­vo­jë në këtë fushë dhe njo­huri për tre­gun e punës.
  14. Kos­to­ja dhe vlerësi­mi i këtij pro­gra­mi për­bal­lo­hen nga fondet vje­tore të bux­hetit të shtetit, zëri “Nxit­ja e punësim­it”, mirat­u­ar për Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  15. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë për nxjer­rjen e udhëz­imeve për zba­timin dhe mbikëqyr­jen e pro­gramit dhe shër­bi­mi kom­bë­tar i punësim­it për zba­timin e pro­gramit, nëpër­m­jet zyrave të punësim­it.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Kryem­i­nistri

Sali Berisha

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim