VENDIM

Nr.590, datë 18.8.2011

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE TË EKSPOZUAR PROFESIONALISHT NDAJ RREZATIMEVE JONIZUESE”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës, të nen­it 9 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbro­jt­jen nga rreza­timet jonizuese” dhe të pikës 3 të nen­it 42 të ligjit nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar, me propoz­imin e Min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve të ekspozuar pro­fe­sion­al­isht ndaj rreza­timeve jonizuese”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

RREGULLORE

PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE TË EKSPOZUAR PROFESIONALISHT NDAJ RREZATIMEVE JONIZUESE

Neni 1

Objek­ti

Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton ele­mentet bazë të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë të punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj rreza­timeve jonizuese.

Neni 2

Detyrimet e përgjithshme të punëd­hënësve

  1. Punëd­hënësit e licen­cuar për veprim­tari dhe prak­ti­ka që përm­ba­jnë ekspoz­ime nor­male ose ekspoz­ime poten­ciale janë përgjegjës për:
  2. a) mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga ekspozimet pro­fe­sion­ale;
  3. b) përm­bush­jen e çdo kërkese të legjis­la­cionit dhe stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese, të mirat­u­ara nga Këshilli i Min­is­trave ose Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­timet (KMR).
  4. Punëd­hënësit, kanë përgjegjës­inë krye­sore në veprim­tar­inë dhe prak­tikën me burime të rreza­tim­it jonizues.
  5. Punëd­hënësit, zba­to­jnë kërke­sat e stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese për çdo ekspoz­im pro­fe­sion­al, nga çdo burim naty­ror ose arti­fi­cial.
  6. Punëd­hënësit, kanë detyrim­in të plotë­so­jnë për punë­mar­rësin e përf­shirë në veprim­tari që shkak­to­jnë ose mund të shkak­to­jnë ekspoz­ime pro­fe­sion­ale, këto kërke­sa:
  7. a) të për­cak­to­jnë ekspozimet pro­fe­sion­ale të kufizuara, sipas legjis­la­cionit në fuqi;
  8. b) të sig­uro­jnë mbro­jt­jen e punë­mar­rësve në të gjitha aspek­tet që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, sipas legjis­la­cionit në fuqi dhe në për­puth­je me kërke­sat themelore të stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­ti­mi jonizues;
  9. c) të ven­dosin në vendin e punës dhe doku­men­to­hen nëpër­m­jet një pro­cesver­bali që mba­het ndër­m­jet palëve, vendimet apo udhëzimet që lid­hen me masat për mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë pro­fe­sion­ale;
  10. d) të mar­rin të gjitha masat për sig­urim­in e instal­imeve të për­sh­tat­shme, sig­urim­in e pajis­jeve dhe shër­bimeve për mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë, natyra dhe shtrir­ja e të cilave të jenë në për­puth­je me vlerën e prit­shme dhe të mund­shme për ekspoz­imin pro­fe­sion­al, duke iu drej­tu­ar edhe per­son­ave ose shër­bimeve të spe­cial­izuara jashtë ndër­mar­rjes apo insti­tu­cionit, sipas legjis­la­cionit në fuqi;
  11. e) të mar­rin masa për sig­urim­in e shër­bim­it mjekë­sor në punë dhe të kon­trol­lit shën­de­të­sor;
  12. f) të sig­uro­jnë pajis­jet e nevo­jshme mbro­jtëse dhe pajis­jet mon­i­toruese, si dhe instruk­sion­in për për­dorim­in e tyre;
  13. g) të sig­uro­jnë burimet njerë­zore të për­sh­tat­shme dhe tra­jnimet e duhu­ra për mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë e shën­de­tit në punë për të arrit­ur nivelin e duhur të njo­hurive;
  14. h) të mba­jnë doku­menta­cionin përkatës sikurse kërko­het nga stan­dard­et.
  15. Punëd­hënësit u sig­uro­jnë punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj burimeve të ndryshme nga ato naty­rore që nuk janë të lid­hur me punën e tyre ose nuk kërko­hen nga puna e tyre, të kenë të njëjtin niv­el mbro­jt­je­je si pjesë e pop­ul­latës së zakon­shme.
  16. Punëd­hënësit, për­para punësim­it të punë­mar­rësve, t’u kërko­jnë his­torikun e mëparshme të ekspozim­it të tyre dhe infor­ma­cione të tjera të nevo­jshme për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë në për­puth­je me stan­dard­et e mbro­jt­jes nga rreza­ti­mi jonizues.
  17. Nëse punë­mar­rësit janë punë­suar në punë që përf­shi­jnë një burim që nuk është nën kon­trol­lin e punëd­hënësit, atëherë duhet të mer­ret në kon­sid­er­atë dhe ekspoz­i­mi sht­esë.
  18. Punëd­hënësit, duhet të ndër­mar­rin veprime admin­is­tra­tive të nevo­jshme që sig­uro­jnë se punë­mar­rësit janë infor­muar, që mbro­jt­ja dhe sig­uria janë pjesë inte­grale e pro­gramit të përgjithshëm të sig­urisë dhe shën­de­tit pro­fe­sion­al, në të cilin ata kanë disa detyrime dhe përgjegjësi për mbro­jt­jen e tyre dhe mbro­jt­jen e per­son­ave të tjerë ndaj rreza­tim­it dhe për sig­ur­inë e burimeve.
  19. Punëd­hënësit, duhet të lehtë­so­jnë përm­bush­jen e kërke­save të stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­ti­mi jonizues nga ana e punë­mar­rësve.

Neni 3

Detyrimet e punë­mar­rësve

  1. Punë­mar­rësit që janë të përf­shirë në veprim­tari që shkak­to­jnë ose mund të shkak­to­jnë ekspoz­ime pro­fe­sion­ale duhet:
  2. a) të ndjekin çdo rreg­ull dhe pro­ce­durë për mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë të për­cak­tu­ar nga punëd­hënësi;
  3. b) të për­dorin në mënyrën e duhur instru­mentet mon­i­toruese dhe pajis­jet mbro­jtëse të për­cak­tu­ara nga punëd­hënësi;
  4. c) të bashkëpuno­jnë me punëd­hënësin lid­hur me mbro­jt­jen, sig­ur­inë, funk­sion­imin e pro­gramit të vlerësim­it të dozave dhe të kon­trol­lit shën­de­të­sor radi­ologjik;
  5. d) të vënë në dis­pozi­cion të punëd­hënësit, infor­ma­cionin e nevo­jshëm lid­hur me punën e bërë në të kalu­arën dhe të tash­men për sa kohë që ajo lid­het me arrit­jen e një mbro­jt­je­je dhe sig­urie efek­tive dhe të kuptueshme për veten dhe për të tjerët;
  6. e) të refu­zo­jnë çdo veprim të dhun­shëm që i ven­dos ata ose të tjerët në sit­u­a­ta që janë në kundër­sh­tim me kërke­sat e stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­ti­mi jonizues;
  7. f) të pra­no­jë infor­ma­cione, instruk­time dhe tra­jn­ime që lid­hen me mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë për të aftë­suar kry­er­jen e punës në për­puth­je me kërke­sat e stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­ti­mi jonizues;
  8. g) nëse për një arsye të çfarë­doshme punë­mar­rësi është në gjend­je të iden­ti­fiko­jë rrethana, të cilat ceno­jnë përm­bush­jen e stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese, ai duhet të njofto­jë men­jëherë për këto rrethana punëd­hënësin;
  9. h) punëd­hënësit duhet të mba­jnë shën­ime për çdo rapor­tim të mar­rë nga punë­mar­rësit që iden­ti­fikon rrethana, të cilat ceno­jnë përm­bush­jen e stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese dhe të ndër­mar­rë veprimet e nevo­jshme;
  10. i) zba­ti­mi i stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese në asnjë mënyrë nuk nënkup­ton lir­im­in e punëd­hënësve nga detyri­mi për të përm­bushur zba­timin e lig­jeve dhe rreg­ul­loreve që admin­istro­jnë rrez­iqet në vendet e punës, duke përf­shirë rreza­timin nga burimet naty­rore, të cilat nuk janë të lid­hu­ra me punën.

Neni 4

Mar­rëvesh­jet e posaçme të kom­pen­sim­it

Kushtet e shër­bim­it të punë­mar­rësve duhet të jenë të pavaru­ra nga pra­nia e mundë­sisë së ekspozim­it pro­fe­sion­al. Mar­rëd­hëni­et e posaçme të kom­pen­sim­it ose tra­j­timet e prefer­u­ara në lid­hje me për­fitimet në pagë ose mbu­lim­in e sig­urimeve të posaçme, orët e punës, zgjat­ja e lejes, ditët e pushim­it ose dal­ja në pen­sion nuk mund të për­doren ose të jepen në këm­bim të dis­poz­i­tave për masa mbro­jt­je­je dhe sig­urie të për­sh­tat­shme për të arrit­ur përm­bush­jen e kërke­save të stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese.

Neni 5

Gratë shtatzë­na

  1. Një punë­mar­rëse kur e kup­ton që është shtatzënë njofton punëd­hënësin me qël­lim që kushtet e saj të punës të mund të ndryshohen kur është e nevo­jshme.
  2. Njof­ti­mi i shtatzënisë nuk duhet të shi­het si një arsye për pushimin e punë­mar­rës­es nga puna, ndërko­hë punëd­hënësi kur është i njof­tu­ar për shtatzën­inë duhet të adap­to­jë kushte pune lid­hur me ekspoz­imin e saj pro­fe­sion­al në mënyrë që embri­on­it ose fetusit t’i sig­uro­het i njëjti niv­el mbro­jt­je­je me atë të pub­likut.

Neni 6

Kushtet për punë­mar­rësit në moshë të mitur

  1. Per­son­at në moshën 14–16 vjeç nuk duhet të mer­ren në punë që përf­shi­jnë ekspoz­ime pro­fe­sion­ale.
  2. Per­son­at nga mosha 16 deri 18 vjeç nuk duhet të lejo­hen të puno­jnë në një zonë të kon­trol­lu­ar dhe angazho­hen vetëm për qël­lime tra­jn­i­mi.

Neni 7

Zonat e kon­trol­lu­ara

  1. Punëd­hënësit duhet të për­cak­to­jnë si zona të kon­trol­lu­ara, çdo zonë në të cilën doza ambi­en­tale vje­tore kalon 6mSv në vit dhe kërko­hen ose mund të kërko­hen masa të posaçme mbro­jt­je­je dhe sig­urie për:
  2. a) kon­trol­lin e ekspoz­imeve nor­male ose paran­dal­im­in e përhap­jes së ndot­jeve gjatë kushteve nor­male të punës;
  3. b) paran­dal­im­in ose kufiz­imin e zgjat­jes së ekspoz­imeve poten­ciale.
  4. Gjatë për­cak­tim­it të zon­ave të kon­trol­lu­ara, punëd­hënësit duhet të mba­jnë parasysh vlerën e ekspoz­imeve nor­male të prit­shme, natyrën dhe shtrir­jen e pro­ce­du­rave të kërkuara për mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë.

Neni 8

Detyri­mi i punëd­hënësve në zonat e kon­trol­lu­ara

  1. Punëd­hënësit në zonat e kon­trol­lu­ara kanë detyrim:
  2. a) të rretho­jnë zonat e kon­trol­lu­ara ku doza ambi­en­tale vje­tore është më e mad­he se 6mSv në vit, nëpër­m­jet mjeteve fizike ose, aty ku nuk është e mund­shme me mjete të tjera të për­sh­tat­shme;
  3. b) të kufi­zo­jnë zonën e kon­trol­lu­ar nëpër­m­jet mjeteve që janë të për­sh­tat­shme dhe të për­cak­to­jnë kohën e ekspozim­it, kur një burim funk­sionon në mënyrë jo të vazh­dueshme ose zhven­doset nga një vend tek një tjetër;
  4. c) të ven­dosin sim­bolin radioak­tiv par­ala­jmërues, dhe instruk­sione të për­sh­tat­shme në pikat e hyr­jes dhe në vende të tjera bren­da zon­ave të kon­trol­lu­ara;
  5. d) të për­cak­to­jnë masat e mbro­jt­jes dhe sig­urisë pro­fe­sion­ale duke përf­shirë rreg­ul­lat ven­dore dhe pro­ce­du­rat që janë të për­sh­tat­shme për zonat e kon­trol­lu­ara;
  6. e) të kufi­zo­jnë hyr­jet në zonat e kon­trol­lu­ara nëpër­m­jet pro­ce­du­rave admin­is­tra­tive sikurse janë, për­dori­mi i lejeve të punës dhe penge­save fizike. Shkalla e kufiz­imeve duhet të jetë në për­puth­je me vlerën dhe mundës­inë e ekspoz­imeve të prit­shme;
  7. f) të sig­uro­jnë, sipas mundë­sive, në hyr­je të zon­ave të kon­trol­lu­ara:
  8. i) pajis­je dhe vesh­je mbro­jtëse;
  9. ii) pajis­je mon­i­toruese; dhe

iii) vend të për­sh­tat­shëm rua­jt­je­je për vesh­jet per­son­ale;

  1. g) Të sig­uro­jnë, sipas mundë­sive, dhe nevo­jës, që në dal­je të zon­ave të kon­trol­lu­ara të ketë:
  2. i) pajis­je për mon­i­torim­in e trupit dhe vesh­jeve;
  3. ii) pajis­je për mon­i­torim­in e ndot­jes së çdo objek­ti dhe lënde që del nga zona;

iii) pajis­je larëse ose dushe;

  1. iv) rua­jt­je të për­sh­tat­shme për pajis­jet dhe vesh­jet mbro­jtëse të ndo­tu­ra;
  2. h) të shqyr­to­jë peri­odik­isht kushtet për të për­cak­tu­ar nevo­jën e rishikim­it të masave mbro­jtëse ose dis­poz­i­tave të sig­urisë, ose ndryshimet në kufi­jtë e zon­ave të kon­trol­lu­ara.

Neni 9

Zonat e mbikëqyru­ra

  1. Punëd­hënësit për­cak­to­jnë si zona të mbikëqyru­ra ato zona që nuk janë për­cak­tu­ar si zona të kon­trol­lu­ara, por në të cilat kushtet e ekspozim­it pro­fe­sion­al duhet të mba­hen nën kon­troll dhe doza ambi­en­tale vje­tore të jetë nga 1mSv deri në 6mSv në vit), ndonëse nor­mal­isht nuk është e nevo­jshme mar­r­ja e masave të posaçme mbro­jtëse dhe e dis­poz­i­tave të sig­urisë.
  2. Punëd­hënësit duke mba­j­tur parasysh natyrën dhe shtrir­jen e rrezikut të rreza­tim­it në zonat e mbikëqyru­ra duhet që:
  3. a) të kufi­zo­jnë zonën e mbikëqyrur nëpër­m­jet mjeteve të për­sh­tat­shme;
  4. b) të ven­dosin shen­jat e mirat­u­ara të rrezikut radioak­tiv në pikat e hyr­jes së zon­ave të mbikëqyru­ra;
  5. c) të shqyr­to­jnë peri­odik­isht kushtet për të për­cak­tu­ar nevo­jën e rishikim­it të masave mbro­jtëse dhe dis­poz­i­tave të sig­urisë në kufi­jtë e zon­ave të mbikëqyru­ra.

Neni 10

Rreg­ul­lat lokale dhe mbikëqyr­ja

  1. Punëd­hënësit në kon­sul­tim me punë­mar­rësit, sipas legjis­la­cionit në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, duhet:
  2. a) të për­cak­to­jnë me shkrim rreg­ul­la dhe pro­ce­du­ra lokale, pro­tokolle, që janë të nevo­jshme për të sig­u­ru­ar një niv­el të për­sh­tat­shëm të mbro­jt­jes dhe sig­urisë për punë­mar­rësit dhe për per­sona të tjerë;
  3. b) të përf­shi­jnë në rreg­ul­lat dhe pro­ce­du­rat lokale vler­at e çdo niveli inves­tigues ose niveli të autor­izuar dhe ndjek­jen e pro­ce­du­rave në rastin e tejkalim­it të këtyre vler­ave;
  4. c) të bëjnë të njo­hur rreg­ul­lat dhe pro­ce­du­rat lokale, si dhe masat mbro­jtëse dhe dis­poz­i­tat e sig­urisë, punë­mar­rësve ndaj të cilëve ato zba­to­hen, si dhe per­son­ave të tjerë që mund të ndiko­hen prej tyre;
  5. d) të sig­uro­jnë që çdo veprim­tari e cila përm­ban ekspoz­ime pro­fe­sion­ale, të mbikëqyret në mënyrë të për­sh­tat­shme dhe të ndërmer­ren të gjitha hap­at e nevo­jshëm për sig­urim­in e zba­tim­it të rreg­ullave, pro­ce­du­rave, masave mbro­jtëse dhe dis­poz­i­tave të sig­urisë;
  6. e) të cak­to­jnë një per­son përgjegjës për mbro­jt­jen nga rreza­timet.
  7. Punëd­hënësit, duhet:
  8. a) të vlerë­so­jnë rrez­iqet për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, duke pasur parasysh natyrën e veprim­tarive të ndërmarrjes/institucionit, përf­shirë përzg­jed­hjen e pajis­jeve, të sub­stan­cave ose preparat­eve kimike dhe mënyrën e rreg­ul­lim­it të vendeve të punës dhe të infor­mo­jë punë­mar­rësin për rezul­tatet e vlerësim­it të rrezikut, si dhe masat e ndër­mar­ra për të sig­u­ru­ar shën­detin dhe mbro­jt­jen e punës për punë­mar­rësin;
  9. b) të sig­uro­jnë të gjithë punë­mar­rësve infor­ma­cionin e nevo­jshëm për çdo rrezik shën­de­të­sor që vjen nga ekspoz­i­mi i tyre pro­fe­sion­al qof­shin ekspoz­ime nor­male ose poten­ciale, si dhe masat e sig­urisë që duhen ndër­mar­rë për të kon­trol­lu­ar këto rrez­iqe dhe për të shman­gur paso­jat e rrezik­shme;
  10. c) t’u sig­uro­jnë punë­mar­rësve që mund të hyjnë në zonat e kon­trol­lu­ara infor­ma­cion të për­sh­tat­shëm për:
  11. i) rrezikun për embri­on­in ose fetusin që vjen nga ekspozimet për një grua shtatzënë;
  12. ii) rëndës­inë që ka informi­mi i punëd­hënësit nga një punë­mar­rëse sapo ajo të kup­to­jë që është shtatzënë;

iii) rrezikun që paraqet për një fëmi­jë latent hyr­ja në orga­nizmin e nënës të lëndëve radioak­tive;

  1. d) t’u sig­uro­jnë punë­mar­rësve që mund të përf­shi­hen në një plan emergjence infor­ma­cionin e për­sh­tat­shëm, instruk­timin dhe tra­jn­imin e nevo­jshëm;
  2. e) të mba­jnë shën­ime për tra­jnimet që u sig­uro­hen punë­mar­rësve.

Neni 11

Pajis­jet per­son­ale mbro­jtëse

  1. Punëd­hënësit, duhet të sig­uro­jnë që:
  2. a) punë­mar­rësit të kenë pajis­je per­son­ale mbro­jtëse të për­sh­tat­shme dhe që përm­bushin stan­dard­et e nevo­jshme dhe që për­bëjnë:
  3. i) vesh­je mbro­jtëse;
  4. ii) pajis­je mbro­jtëse të rrugëve të frymë­mar­rjes, për të cilat karak­ter­is­tikat mbro­jtëse u janë bërë të njo­hu­ra për­doruesve;

iii) për­parëse dhe doreza mbro­jtëse dhe mbro­jtëse të organ­eve;

  1. b) kur është e mundur, punë­mar­rësit mar­rin instruk­sione të nevo­jshme për për­dorim­in e duhur të pajis­jeve mbro­jtëse të rrugëve të frymë­mar­rjes, duke përf­shirë edhe provat për për­sh­tat­shmërinë e tyre;
  2. c) kry­er­ja e detyrave që kërko­jnë për­dorim­in e pajis­jeve speci­fike mbro­jtëse duhet t’u cak­to­het vetëm atyre punë­mar­rësve, të cilët bazuar në këshillat mjekë­sore janë të aftë të për­bal­lo­jnë në mënyrë të par­rezik­shme sforcime të mëd­ha;
  3. d) të gjitha pajis­jet mbro­jtëse duhet të mba­hen në kushte të për­sh­tat­shme dhe kur është e mundur të testo­hen në inter­vale të rreg­ull­ta kohe;
  4. e) të mba­hen pajis­je të për­sh­tat­shme mbro­jtëse për për­dorim në rastin e ndërhyr­jeve;
  5. f) nëse për­dori­mi i pajis­jeve per­son­ale mbro­jtëse real­i­zo­het për çdo detyrë të dhënë, duhet të mba­het parasysh çdo ekspoz­im sht­esë që mund të vijë nga koha e tepërt ose që mund të shoqëro­het me kry­er­jen e detyrës gjatë për­dorim­it të pajis­jeve mbro­jtëse.

Neni 12

Bashkëpuni­mi ndër­m­jet punëd­hënësit dhe një per­soni të tretë

  1. Nëse punë­mar­rësit janë përf­shirë në punë që përm­ba­jnë ose mund të përm­ba­jnë një burim që nuk është nën kon­trol­lin e punëd­hënësit por të një per­soni të tretë, punëd­hënësi dhe per­soni i tretë duhet të bashkëpuno­jnë nëpër­m­jet shkëm­bim­it të infor­ma­cionit ose me rrugë të tjera për të ndih­muar mar­rjen e masave mbro­jtëse dhe kushtet e sig­urisë.
  2. Bashkëpuni­mi ndër­m­jet punëd­hënësit dhe per­son­it të tretë duhet të përf­shi­jë kur është e mundur:
  3. a) zhvil­lim­in dhe për­dorim­in e kufiz­imeve speci­fike të ekspozim­it dhe mjeteve të tjera me qël­lim që masat mbro­jtëse dhe kushtet e sig­urisë të jenë të plota;
  4. b) vlerësimin speci­fik të dozave të mar­ra nga punë­mar­rësit;
  5. c) një shpërn­dar­je dhe doku­men­tim të qartë të përgjegjë­sive përkatëse për mbro­jt­jen pro­fe­sion­ale dhe sig­ur­inë.

Neni 13

Mon­i­tori­mi indi­vid­ual dhe vlerësi­mi i ekspozim­it

  1. Punëd­hënësit janë përgjegjës për vlerësimin e ekspozim­it pro­fe­sion­al të punë­mar­rësve, në bazë të mon­i­torim­it indi­vid­ual dhe sig­uro­jnë mat­je të sak­ta nëpër­m­jet shër­bimeve të për­sh­tat­shme dozimetrike të njo­hu­ra nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi. Kjo njo­hje bazo­het mbi kritere të qar­ta të për­cak­tu­ara nga ana e Komi­sion­it të Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi.
  2. Për çdo punë­mar­rës që është punë­suar nor­mal­isht në një zonë të kon­trol­lu­ar, ose që në mënyrë të rastë­sishme punon në një zonë të kon­trol­lu­ar do të ndërmer­ret një mon­i­torim indi­vid­ual i për­sh­tat­shëm. Në rastet kur mon­i­tori­mi është jo i për­sh­tat­shëm, dhe jo i besueshëm, ekspoz­i­mi pro­fe­sion­al do të vlerë­so­het në bazë të rezul­tat­eve të mon­i­torim­it të vendeve të punës dhe të infor­ma­cionit për ven­dos­jen dhe zgjat­jen e ekspozim­it të punë­mar­rësit.
  3. Punë­mar­rësit e ekspozuar pro­fe­sion­al­isht nda­hen në dy kat­e­gori A dhe B sipas ndar­jes së mëposhtme:
  4. a) Punë­mar­rësit e kat­e­gorisë A janë të përf­shirë në veprim­tar­itë në të cilat është e mundur të mer­ret një dozë efek­tive më e mad­he se 6mSv në vit, ose një dozë ekuiv­a­lente më e mad­he se 3/10 e kufir­it të dozës për syrin ose ekstrem­itetet sipas lim­iteve të për­cak­tu­ara. Këta punë­mar­rës mbu­lo­hen me dozimetri per­son­ale dhe kon­trol­lo­hen çdo dy muaj:

Aktivitetet për per­son­at e kat­e­gorisë A janë:

  1. i) Radi­ografi indus­tri­ale, mat­ja e cilë­sisë së saldimeve, kërkimet në indus­trinë e naftës;
  2. ii) Radi­ologji kon­ven­cionale dhe inter­ven­cionale (radi­ologjia inter­ven­cionale do të kon­trol­lo­het çdo një muaj);

iii) Radioter­api dhe brakit­er­api me dozë të lartë, të ulët dhe të mesme;

  1. iv) Mjekësia bërthamore;
  2. v) Tra­j­tim mbet­jesh radioak­tive;
  3. vi) Trans­porti i mate­ri­aleve radioak­tive;

vii) Kërkime shken­core sipas rastit;

viii) Kalib­ri­mi;

  1. ix) Ster­il­izue­sit;
  2. x) Panorameks;
  3. xi) Aksel­er­a­tori;

xii) Flu­o­re­sh­en­ca me rreze x, Spek­trome­tria Mes­bauer;

xiii) Veprim­tari me gjen­er­a­torët neu­tron­ikë;

  1. Punë­mar­rësit e kat­e­gorisë B janë të gjithë ata të cilët nuk përf­shi­hen në kat­e­gor­inë A. Këta punë­mar­rës nuk do të mbu­lo­hen me dozimetri per­son­ale. Aktivitetet për punë­mar­rësit e kat­e­gorisë B janë:
  2. i) Son­da radioak­tive, matësit e niveleve të lëng­jeve pasi buri­mi është i mbyl­lur pa akses për për­doruesin, den­sitetit dhe lagështisë së tokës, matësit në kon­ve­jer;
  3. ii) Për­dorimet e gaskro­matografit;

iii) Radi­ografia dentare;

  1. iv) Për­dorimet radioimunese;
  2. v) Den­sit­o­me­tria e kock­ave;
  3. vi) Rrufepritësit;

vii) Detek­torët e tym­rave;

viii) Për­dori­mi i skan­erëve në pikat e kon­trol­lit për bagazhet;

  1. ix) Trans­porti dhe import-eksporti i gjen­er­a­torëve me rreze x dhe neu­tron­ikë;
  2. x) Trans­porti i pake­timeve të për­jash­tu­ara;
  3. xi) Kjo nuk për­jash­ton mon­i­torim­in e ven­dit të punës, i cili është i detyrueshëm për rastet e veprim­tarive, të cilat përf­shi­jnë punë­mar­rës të kat­e­gorisë B.
  4. Natyra, shpeshtësia dhe sak­tësia e mon­i­torim­it indi­vid­ual do të për­cak­to­het si më sipër duke mba­j­tur parasysh vlerën dhe ndryshimet e mund­shme të nivelit të ekspozim­it, si dhe mundës­inë dhe vlerën e ekspozim­it poten­cial. Në raste të veçan­ta frekuen­ca për­cak­to­het nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi.
  5. Punëd­hënësit sig­uro­jnë që punë­mar­rësit, të cilët mund të ekspo­zo­hen ndaj ndot­jeve radioak­tive, duke përf­shirë ata që për­dorin pajis­je mbro­jtëse të rrugëve të frymë­mar­rjes, të për­cak­to­hen sak­të dhe t’u mundë­so­het një mon­i­torim i për­sh­tat­shëm në një shkallë të cak­tu­ar, në mënyrë që të tre­go­jë efek­tivitetin e mbro­jt­jes së sig­u­ru­ar dhe të vlerë­so­jë në mënyrë të për­sh­tat­shme hyr­jen e lëndëve radioak­tive ose dozën e prit­shme.
  6. Zyra e Mbro­jt­jes nga Rreza­timet (ZMR) mban inven­tarin e dozës per­son­ale për të gjithë punë­mar­rësit e ekspozuar pro­fe­sion­al­isht. Këto të dhë­na dër­go­hen pranë ZMR-së nga insti­tu­cionet e njo­hu­ra nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi për mon­i­torim­in indi­vid­ual.

Neni 14

Mon­i­tori­mi i vendeve të punës

  1. Punëd­hënësit, në bashkëpunim me punë­mar­rësit duhet të har­to­jnë, të vënë në punë dhe të ver­i­fiko­jnë një pro­gram për mon­i­torim­in e vendeve të punës dhe të ngarko­jnë një ekspert të kual­i­fikuar ose një përgjegjës për mbro­jt­jen nga rreza­timet që të krye­jë mon­i­torim­in.
  2. Natyra dhe shpeshtësia e mon­i­torim­it të vendeve të punës duhet:
  3. a) të jetë i mjaftueshëm për të bërë të mundur:
  4. i) vlerësimin e kushteve radi­ologjike në të gjitha vendet e punës;
  5. ii) vlerësimin e ekspozim­it në zonat e kon­trol­lu­ara dhe në zonat e mbikëqyru­ra;
  6. b) të jetë në varësi të nivelit të dozës ekuiv­a­lente ambi­en­tale dhe përqen­drimeve të aktiviteteve duke përf­shirë ndryshimet e mund­shme dhe vlerën, si dhe mundës­inë e ekspoz­imeve poten­ciale.
  7. Pro­gra­mi për mon­i­torim­in e vendeve të punës duhet të për­cak­to­jë:
  8. a) mad­hësitë që do të mat­en;
  9. b) ku dhe kur do të kry­hen mat­jet dhe shpeshtësia e tyre;
  10. c) meto­dat dhe pro­ce­du­rat më të për­sh­tat­shme;
  11. d) nivelet e ref­er­encës dhe veprimet që do të mer­ren nëse ato tejkalo­hen.
  12. Punëd­hënësit duhet të mba­jnë shën­ime të rreg­ull­ta për rezul­tatet e mon­i­torim­it të vendeve të punës, të cilat duhet t’u bëhen të njo­hu­ra punë­mar­rësve kur është e mundur nëpër­m­jet për­faqë­suesve të tyre.

Neni 15

Kon­trol­li mjekë­sor

  1. Punëd­hënësit, duhet të har­to­jnë mar­rëvesh­je të posaçme për të real­izuar një kon­troll të për­sh­tat­shëm mjekë­sor të punë­mar­rësve, sipas legjis­la­cionit në fuqi. Depar­ta­men­ti “Shën­de­ti dhe Mje­disi”, pranë Insti­tu­tit të Shën­de­tit Pub­lik për­cak­to­het si insti­tu­cioni, i cili do të bëjë kon­troll të për­sh­tat­shëm mjekë­sor të punë­mar­rësve dhe vlerësimin e efek­teve në shën­det. Ky depar­ta­ment do të mba­jë dhe inven­tarin kom­bë­tar të punë­mar­rësve të kon­trol­lu­ar dhe dos­jet përkatëse shën­de­të­sore.
  2. Kur një ose më shumë punë­mar­rës përf­shi­hen në punë të ndryshme që përm­ba­jnë ose mund të përm­ba­jnë ekspoz­ime, si parakusht për përf­shir­jen e punë­mar­rësve në këto veprim­tari, punëd­hënësit har­to­jnë një mar­rëvesh­je të posaçme për kon­trol­lin mjekë­sor.
  3. Pro­gra­mi i kon­trol­lit mjekë­sor duhet:
  4. a) të bazo­het në parimet e përgjithshme të shën­de­tit në punë;
  5. b) të pro­jek­to­het për të vlerë­suar aftës­inë e vazh­dueshme të punë­mar­rësve për detyrat që ata do të krye­jnë.

Neni 16

Doku­menta­cioni

  1. Punëd­hënësit, duhet të doku­men­to­jnë ekspozimet e çdo punë­mar­rësi, për të cilin vlerë­so­het ekspoz­i­mi pro­fe­sion­al.
  2. Nëse punë­mar­rësit janë përf­shirë në punë të ndryshme që përm­ba­jnë ose mund të përm­ba­jnë një burim, u bëhen të njo­hu­ra rezul­tatet e ekspoz­imeve si punë­mar­rësve ash­tu dhe punëd­hënësve.
  3. Doku­menta­cioni duhet të përf­shi­jë:
  4. a) infor­ma­cione për natyrën e përgjithshme të veprim­tarive që përm­ba­jnë ekspoz­ime pro­fe­sion­ale;
  5. b) infor­ma­cione për dozën, ekspozimet dhe hyr­jen e lëndëve radioak­tive në orga­nizëm në nivelet e për­cak­tu­ara ose në nivele më të lar­ta si dhe të dhë­na për mënyrën e kry­er­jes së vlerësim­it të dozave;
  6. c) infor­ma­cione për të dhë­nat e punësim­it te çdo punë­mar­rës, dozat, ekspozimet dhe hyr­jet e lëndëve radioak­tive në orga­nizëm kur një punë­mar­rës është ose ka qenë i ekspozuar pro­fe­sion­al­isht si rezul­tat i punës së kry­er në punëd­hënës të ndryshëm;
  7. d) shën­ime për çdo dozë, ekspoz­im ose hyr­je të lëndëve radioak­tive në orga­nizëm si rezul­tat i ndërhyr­jeve emergjente ose aksi­den­teve.
  8. Punëd­hënësit duhet:
  9. a) t’u bëjnë të njo­hur në çdo kohë punë­mar­rësve ekspozimet që ata kanë mar­rë gjatë punës;
  10. b) t’i bëjnë të njo­hur Komi­sion­it të Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi ekspozimet e punë­mar­rësve;
  11. c) të lehtë­so­jnë sig­urim­in e kop­jeve të doku­menteve për ekspozimet e punë­mar­rësve në rastet kur punë­mar­rësi ndër­ron vendin e punës;
  12. d) të bëjë veprimet e nevo­jshme për tërhe­q­jen e shën­imeve të ekspoz­imeve të punë­mar­rësit nga regjistri shtetëror kur punë­mar­rësi ndër­pret punën;
  13. e) në të gjitha rastet për pikat “a” “d” të rua­jnë kon­fi­den­cialitetin.
  14. Nëse punëd­hënësi, ndër­pret veprim­tar­itë që përm­ba­jnë ekspoz­ime pro­fe­sion­ale të punë­mar­rësve, duhet të bëjnë veprimet e nevo­jshme për tërhe­q­jen e shën­imeve për ekspozimet e punë­mar­rësve nga regjistri shtetëror.
  15. Të dhë­nat e ekspoz­imeve për çdo punë­mar­rës duhet të ruhen gjatë gjithë kohës së punës së punë­mar­rësit deri kur punë­mar­rësi mbush 75 vjeç dhe jo më pak se 30 vjet mbas largim­it të punë­mar­rësit nga puna që përm­ban ekspoz­ime pro­fe­sion­ale.

Neni 17

Rrethanat e posaçme

  1. Rrethana të posaçme janë kushtet e veçan­ta që mira­to­hen nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi. Në rrethana të posaçme, duhet që çdo prak­tikë të jetë e jus­ti­fikuar sikurse kërko­het nga stan­dard­et e mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese dhe kjo prak­tikë është gjithash­tu e opti­mizuar.
  2. Kur ekzis­to­jnë rrethana të posaçme, të cilat kërko­jnë ndryshimin e përkohshëm të disa kërke­save për ndryshimin e kufizim­it të dozave të stan­dard­eve, punëd­hënësi mund të kërko­jë nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi ndryshimin e përkohshëm të tyre.
  3. Asnjë ndryshim i përkohshëm në kërke­sat e kufizim­it të dozave nuk mund të bëhet pa mira­timin e KMR.
  4. Punëd­hënësit për çdo kërkesë që mund të bëjnë për ndryshimin e përkohshëm të kërke­save të stan­dard­eve për kufiz­imin e dozave:
  5. a) për­shkru­a­jnë rrethanat e posaçme që kërko­jnë ndryshimin e përkohshëm;
  6. b) tre­go­jnë në mënyrë të qartë se:
  7. i) janë bërë të gjitha për­p­jek­jet e mund­shme për zvogëlim­in e ekspoz­imeve, se masat mbro­jtëse dhe të sig­urisë janë opti­mizuar në për­puth­je me kërke­sat e stan­dard­eve të mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese;
  8. ii) punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit, janë kon­sul­tu­ar dhe është mar­rë mira­ti­mi i tyre për nevo­jën dhe kushtet e ndryshim­it të përkohshëm;

iii) janë bërë të gjitha për­p­jek­jet e nevo­jshme për të për­mirë­suar kushtet e punës deri në arrit­jen e kufizim­it të dozave sipas rreg­ul­loreve në fuqi;

  1. iv) mon­i­tori­mi dhe mba­jt­ja e shën­imeve për ekspozimet e punë­mar­rësve janë të mjaftueshme për të treguar përm­bush­jen e kërke­save të rreg­ul­loreve në fuqi.
  2. Çdo ndryshim i përkohshëm për kërke­sat e stan­dard­eve në kufiz­imin e dozave:
  3. a) të jetë në për­puth­je me kufiz­imin e dozave për rrethanat e posaçme të mirat­u­ara në rreg­ul­loret në fuqi;
  4. b) të jetë për një peri­ud­hë kohe të kufizuar;
  5. c) të jetë objekt shqyr­ti­mi i përvit­shëm;
  6. d) të mos përsëritet;
  7. e) të lid­het me zona të për­cak­tu­ara të punës.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim