VENDIM

Nr. 192, datë 9.3.2016

PËR CAKTIMIN E NIVELIT BAZË TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës, të pikave 2 e 3, të nen­it 54, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 147/2015, “Për bux­hetin e vitit 2016”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Niveli bazë i së ard­hurës nga papunësia të jetë 11 000 (njëm­bëd­hjetë mijë) lekë në muaj.
  2. Efek­tet finan­cia­re, që rrjed­hin nga zba­ti­mi i këtij vendi­mi, të për­bal­lo­hen nga fondet e parashikuara në bux­hetin e vitit 2016, mirat­u­ar për Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, në grupin 25, tit­ull 10550 kap.1, Art 606 “E ard­hu­ra nga papunësia”.
  3. Vendi­mi nr. 562, datë 3.8.2011, i Këshillit të Min­is­trave, “Për cak­timin e nivelit bazë të së ard­hurës nga papunësia”, shfuqi­zo­het.
  4. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Niko Peleshi

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim