VENDIM
Nr.543, datë 7.7.2010
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PUNË TË SIGURT ME BURIMET E RREZATIMEVE JONIZUESE”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­it 9 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbro­jt­jen nga rreza­timet jonizuese”, të ndryshuar, me propoz­imin e Min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për punë të sig­urt me burimet e rreza­timeve jonizuese”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
2. Ngarko­hen Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­timet për zba­timin e këtij vendi­mi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

RREGULLORE
PËR PUNË TË SIGURT ME BURIMET E RREZATIMEVE JONIZUESE

Neni 1
Objek­ti i rreg­ul­lores

Objek­ti i kësaj rreg­ul­lore­je është për­cak­ti­mi i kërke­save bazë për mbro­jt­jen e pub­likut, per­son­ave të ekspozuar pro­fe­sion­al­isht, pacien­tëve dhe mje­dis­it nga ekspoz­i­mi ndaj rreza­timeve jonizuese, për sig­ur­inë e burimeve të rreza­timeve, që më tej do të emër­to­hen si mbro­jt­je dhe sig­uri.

Neni 2
Sub­jek­tet përgjegjëse për zba­timin e kërke­save të rreg­ul­lores

1. Sub­jek­tet që kanë përgjegjësitë krye­sore janë:
a) të gjithë per­son­at fizikë dhe juridikë të licen­cuar për ushtrim­in e veprim­tarive të parashikuara në nenin 3 të ligjit “Për mbro­jt­jen nga rreza­timet jonizuese” nr.8025,datë 9.11.1995, të ndryshuar;
b) punëd­hënësit.
2. Sub­jek­tet e tjera të cilat duhet të kenë përgjegjësi sipas rastit:
a) furnizue­sit;
b) ekspertët e mbro­jt­jes nga rreza­ti­mi në qen­drat përkatëse;
c) mjekët imazheristë;
d) per­son­eli shën­de­të­sor;
e) ekspertët e kual­i­fikuar;
f) Komiteti i Etikës;
g) çdo palë tjetër, të cilës nga pala krye­sore i është deleguar një përgjegjësi speci­fike.

Neni 3
Detyrimet e përgjithshme të sub­jek­teve

1. Sub­jek­tet e për­cak­tu­ara në nenin 2 kanë këto detyrime të përgjithshme:
a) të për­cak­to­jnë objek­ti­vat e mbro­jt­jes dhe sig­urisë kon­form kërke­save përkatëse;
b) të zhvil­lo­jnë, zba­to­jnë dhe doku­men­to­jnë një pro­gram mbro­jt­je­je dhe sig­urie në për­puth­je me natyrën dhe riskun, të lid­hu­ra me prak­tikat dhe ndërhyr­jet nën përgjegjës­inë e tyre, të mjaftueshme për të sig­u­ru­ar përm­bush­jen e kërke­save të legjis­la­cionit;
c) të për­cak­to­jnë masat dhe ele­mentet e nevo­jshme për të arrit­ur objek­ti­vat e mbro­jt­jes dhe sig­urisë, dhe të kri­jo­jnë bind­jen për sig­urim­in e burimeve finan­cia­re dhe për zba­timin e masave në mënyrë të për­sh­tat­shme;
d) të mba­jnë këto masa dhe burime vazhdimisht nën kon­troll dhe të ver­i­fiko­jnë vazhdimisht që objek­ti­vat e mbro­jt­jes dhe sig­urisë po përm­bushen;
e) të iden­ti­fiko­jnë çdo defekt dhe mungesë në masat dhe ele­mentet mbro­jtëse të sig­urisë, si dhe të ndër­mar­rin hap­at për të kor­rigjuar dhe paran­dalu­ar ndod­hjen e tyre;
f) të ven­dosin rreg­ul­la nëse shi­het e nevo­jshme, për të lehtë­suar kon­sul­timin dhe bashkëpunimin ndër­m­jet palëve përkatëse lid­hur me mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë;
g) të mba­jnë shënimet e nevo­jshme lid­hur me delegimin e përgjegjë­sive nga ana e tyre.

Neni 4
Mospërm­bush­ja e kërke­save nga sub­jek­ti

1. Në rastin e shkel­jes së ndon­jë kërkese, sub­jek­tet krye­sore duhet:
a) të het­o­jnë shkel­jen dhe shkaqet e saj, rrethanat dhe paso­jat;
b) të ndër­mar­rin veprimet e nevo­jshme për të për­mirë­suar kushtet që kanë çuar në shkeljë të kërke­save dhe të paran­dalo­jnë ndod­hjen e një sit­u­ate të ngjashme;
c) të komu­niko­jnë në Komi­sion­in e Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi shkaqet e shkel­jes dhe mbi veprimet kor­rigjuese dhe paran­daluese që janë mar­rë ose duhet të mer­ren.

Neni 5
Detyrimet e përgjithshme për prak­tikat dhe burimet

1. Prak­tikë është aktiviteti njerë­zor, i cili mund të rrisë ekspoz­imin e indi­vidëve nga një burim arti­fi­cial ose naty­ror për­jash­to emergjen­cat.
2. Detyrimet e përgjithshme për prak­tikat dhe burimet janë:
a) Prak­tikat, dhe çdo burim bren­da një prak­tike nuk duhet të nxir­ret, të për­puno­het, të pro­jek­to­het, të prod­ho­het, të ndër­to­het, të mon­to­het, të bli­het, të impor­to­het, të eksporto­het, të shpërn­da­het, të shitet, të jepet me qira, te vihet në dis­pozi­cion karshi pagesë, të mer­ret, të ven­doset, të lokali­zo­het, të futet në punë, të mer­ret në pronësi, të për­doret, të mirëm­ba­het, të riparo­het, të trans­fer­o­het, të nxir­ret nga për­dori­mi, të çmon­to­het, të trans­porto­het, të ruhet ose të gro­poset, për sa kohë që ekspoz­i­mi nga kjo prak­tikë ose burim nuk është për­jash­tu­ar nga kërke­sat e stan­dard­eve, duke përf­shirë këtu dhe kërke­sat për njof­tim ose autor­iz­im.
b) Zba­ti­mi i kërke­save në çdo prak­tikë ose burim bren­da prak­tikës ose në ndon­jë nga veprimet e speci­fikuara në nenin 11 duhet të jetë në për­puth­je me karak­ter­is­tikat e prak­tikës ose burim­it dhe riskun e ekspozim­it. Duhet gjithash­tu të jetë kon­form kërke­save të speci­fikuara nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi.
c) Trans­porti i burimeve radioak­tive është sub­jekt i kërke­save të rreg­ul­lores përkatëse për trans­portin e sig­urt të mate­ri­aleve radioak­tive dhe të çdo kon­vente tjetër ndërkom­bëtare të zbat­ueshme për Repub­likën e Shqipërisë.
d. Për çdo mod­i­fikim ose fut­je të prak­tikave ose burimeve të reja, të cilat mund të kenë ndër­likime të rëndë­sishme për mbro­jt­jen dhe sigurinë.Personat e licen­cuar duhet ta njofto­jnë Komi­sion­in e Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi rast pas rasti.

Neni 6
Kërke­sat për prak­tikat

1. Kërke­sat për prak­tikat, përf­shi­jnë:
a) Prod­himin e burimeve dhe për­dorim­in e rreza­timeve ose lëndëve radioak­tive për qël­lime mjekë­sore, indus­tri­ale, vet­erinare dhe bujqë­sore, ose për mësimd­hënie, kual­i­fikim, kërkim shken­cor që përf­shi­hen në veprim­tari të lid­hu­ra me për­dorimet e mësipërme, që përm­ba­jnë ose mund të përm­ba­jnë ekspoz­imin ndaj rreza­timeve ose ndaj lëndëve radioak­tive në për­puth­je me ligjin nr.8025, datë 9.11.1995, të ndryshuar.
b) Prak­tikat që përf­shi­jnë ekspoz­imin ndaj burimeve naty­rore dhe të tjera, të speci­fikuara nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi, të cilat kërko­jnë kon­troll.

Neni 7
Kërke­sat për burimet

1. Kërke­sat për burimet përf­shi­jnë:
a) Lëndët radioak­tive dhe pajis­jet që përm­ba­jnë lëndë radioak­tive ose prod­ho­jnë rreza­tim, duke përf­shirë pro­duk­tet e kon­sum­it, burimet e mbyl­lu­ra, burimet e hapu­ra dhe gjen­er­a­torët e rreza­tim­it.
b) Instalimet që për­puno­jnë lëndë radioak­tive, si dhe ato që tra­j­to­jnë mbet­jet radioak­tive.
c) Çdo lloj buri­mi tjetër të speci­fikuar nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi.
d) Për­jash­timet nga detyrimet e kësaj rreg­ul­lore­je jepen bashkëngji­tur lista I.
2. Kërke­sat e legjis­la­cionit duhet të zba­to­hen ndaj çdo buri­mi indi­vid­ual të rreza­timeve bren­da një pajis­je­je ose instal­i­mi dhe ndaj pajis­jes ose instalim­it e parë në tërësi si një burim.

Neni 8
Jus­ti­fiki­mi i prak­tikave

1. Të gjitha prak­tikat ose burimet duhet të jus­ti­fiko­hen duke mar­rë parasysh fak­torët ekonomikë, socialë dhe fak­torë të tjerë që lid­hen me to.
2. Për­jash­tim bëjnë prak­tikat e mëposhtme, kur ato rezul­to­jnë me një rrit­je, nëpër­m­jet shtim­it të qël­limshëm të lëndëve radioak­tive ose nëpër­m­jet aktivim­it, në për­dorim­in e sendeve ose pro­duk­teve që lid­hen me to:
a) prak­ti­ka që përf­shi­jnë ushqime, pije, kozmetikë ose sende dhe pro­duk­te që des­ti­no­hen për ngrënie, thith­je, që për­doren te njerëz­it;
b) prak­ti­ka që përf­shi­jnë për­dorim­in në sasi të pakët të rreza­timeve dhe lëndëve radioak­tive në sende si lodrat, bizhuter­itë dhe zbukurimet per­son­ale.

Neni 9
Kufiz­i­mi i dozave

Ekspoz­i­mi nor­mal i indi­vidëve duhet të kufi­zo­het në mënyrë të tillë që doza totale efek­tive ose doza ekuiv­a­lente totale në inde dhe organe, e shkak­tu­ar nga kom­bin­i­mi i mund­shëm i ekspoz­imeve nga prak­ti­ka të autor­izuara, të mos kalo­jë dozën kufi. Kufi­jtë e dozave nuk duhet të zba­to­hen në ekspozimet mjekë­sore nga prak­ti­ka të autor­izuara për një qël­lim të cak­tu­ar. Kufi­jtë e dozave i bashkëngjiten kësaj rreg­ul­lore­je, lista II.

Neni 10
Opti­miz­i­mi i mbro­jt­jes dhe sig­urisë

Në lid­hje me ekspozimet nga çdo burim i veçan­të bren­da një prak­tike, mjekë­sore, mbro­jt­ja, sig­uria dhe sig­uri­mi duhet të opti­mi­zo­hen më qël­lim që vlera e dozave indi­vid­uale, num­ri i njerëzve të ekspozuar dhe mundësia e ndod­hjes së ekspoz­imeve të mba­hen në nivelet me të ulë­tat që mund të arri­hen në mënyrë të arsyeshme, duke mba­j­tur parasysh fak­torët ekonomikë dhe socialë. Dozat kufi në pro­cesin e opti­mizim­it kalo­jnë në sub­jekt të dozave shtrënguese.
Neni 11
Dozat shtrënguese

1. Me për­jash­tim të ekspoz­imeve mjekë­sore, opti­miz­i­mi i masave mbro­jtëse dhe sig­urisë të shoqëru­ara me burime të veçan­ta bren­da një prak­tike, duhet të jetë objekt i dozave shtrënguese, të cilat:
a) të mos tejkalo­jnë vler­at e mirat­u­ara nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi;
b) të sig­uro­jnë për çdo burim (duke përf­shirë instalimet e tra­j­tim­it të mbet­jeve radioak­tive) që mund të çliro­jnë lëndë radioak­tive në mjedis, që efek­tet aku­mu­luese të çdo shkarki­mi vje­tor nga buri­mi të shtrën­go­hen me qël­lim që doza efek­tive vje­tore për çdo indi­vid, duke përf­shirë dhe njerëz­it që gjen­den larg burim­it ose brezat e ardhshëm, të mos ketë mundësi të tejkalo­jë dozën shtrënguese, duke mba­j­tur parasysh çlirimet aku­mu­luese dhe ekspozimet që pritet të ndod­hin edhe nga burime e prak­ti­ka të tjera që janë nën kon­troll.

Neni 12
Ekspozimet

1. Ekspozimet ndaj të cilave zba­to­hen kërke­sat janë ekspoz­i­mi pro­fe­sion­al, ekspoz­i­mi mjekë­sor dhe ekspoz­i­mi pub­lik, si paso­jë e çdo prak­tike ose buri­mi bren­da prak­tikës, duke përf­shirë si ekspozimet nor­male, emergjente dhe ato poten­ciale .
2. Ekspoz­i­mi ndaj burimeve naty­rore nor­mal­isht duhet të kon­sidero­het si një sit­u­atë e ekspozim­it kro­nik dhe kur është e nevo­jshme duhet të bëhet objekt i kërke­save për ndërhyr­je nga ana e Komi­sion­it të Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi .
3. Kërke­sat e deta­juara për­cak­to­hen qartë në rreg­ul­loret për ekspozimet pro­fe­sion­ale, ekspozimet mjekë­sore, ekspozimet pub­like si për ato poten­ciale, emergjente dhe nor­male.

Neni 13
Licenci­mi

1. Çdo per­son fizik a juridik, që ka për qël­lim të ndër­mar­rë ndon­jë nga veprimet e speci­fikuara te detyrimet e përgjithshme për prak­tikat e burimet, duhet të paraqesë një njof­tim me shkrim te zyra për mbro­jt­jen nga rreza­timet (ZMR) për veprim­in që do të ndër­mar­rë.
2. Per­soni juridik ose fizik përgjegjës për çdo lloj buri­mi të hapur ose të mbyl­lur dhe për gjen­er­a­torë të rreza­tim­it duhet të apliko­jë te zyra për mbro­jt­jen nga rreza­timet për licencë. Çdo per­son fizik juridik që aplikon duhet të plotë­so­jë kushtet që i kërko­hen. Kushtet më speci­fike për licencimin jepen në rreg­ul­loret përkatëse.
3. Per­son­at fizikë, juridikë të licen­cuar mba­jnë përgjegjës­inë krye­sore për ven­dos­jen dhe zba­timin e masave teknike dhe orga­ni­za­tive që nevo­jiten për të real­izuar mbro­jt­jen, sig­ur­inë dhe sig­urim­in e burimeve për të cilat ata janë licen­cuar. Të licen­cuar­it duhet t’i iden­ti­fiko­jnë në mënyrë speci­fike indi­vidët përgjegjës për sig­urim­in e përm­bush­jes së stan­dard­eve.

Neni 14
Çlir­i­mi nga kon­trol­let

Burimet që përm­ba­jnë lëndë, mate­ri­ale dhe objek­te, bren­da prak­tikave të njof­tu­ara ose të autor­izuara, çliro­hen nga kërke­sat e mëte­jshme të stan­dard­eve, në rastin kur janë nën nivelet e çlirim­it nga kon­trol­li, të mirat­u­ara nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi.

Neni 15
Nivelet udhëzuese për ekspoz­imin mjekë­sor

1. Nivelet udhëzuese për ekspoz­imin mjekë­sor, që duhet të për­doren nga per­son­eli mjekë­sor kanë si qël­lim:
a) të jenë tregues të arsyeshëm të dozave për pacien­tët me për­masa nor­male;
b) të për­cak­to­hen nga organe pro­fe­sion­ale përkatëse në kon­sul­tim me Komi­sion­in e Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi;
c) të sig­uro­jnë një udhëz­im të prak­tikës së për­sh­tat­shme;
d) të zba­to­hen me flek­si­bilitet për të lejuar ekspoz­ime me të lar­ta, nëse ato janë të nevo­jshme, dhe të jus­ti­fikuara pas një gjyki­mi të sak­të klinik;
e) të rishiko­hen sa herë që ndod­hin për­mirësime të teknologjisë dhe teknikës.

Neni 16
Sig­uri­mi i cilë­sisë

1. Pro­gram­et e sig­urim­it të cilë­sisë duhet të ven­dosen me qël­lim që të arri­jnë:
a) plotësim adeku­at të kërke­save speci­fike që lid­hen me plotësimin e masave mbro­jtëse, sig­urisë dhe sig­urim­it;
b) shqyr­timin dhe vlerësimin e efek­tivitetit të masave të mbro­jt­jes, sig­urisë dhe sig­urim­it nëpër­m­jet mekaniz­mave dhe pro­ce­du­rave të kon­trol­lit të cilë­sisë.

Neni 17
Masat për zvogëlim­in e gabimeve njerë­zore

1. Për zvogëlim­in e kon­tribu­tit të gabimeve njerë­zore, sa të jetë e mundur, në ndod­hjen e aksi­den­teve dhe ngjar­jeve të tjera që mund të çojnë në ekspoz­ime sht­esë, të mer­ren masat e mëposhtme, të cilat sig­uro­jnë që:
a) per­son­eli nga i cili varet mbro­jt­ja, sig­uria dhe sig­uri­mi duhet të jetë i kual­i­fikuar dhe i tra­jnuar;
b) ndjek­jen e parimeve të qar­ta për pro­jek­timin e pajis­jeve dhe pro­ce­du­rave vepruese, me qël­lim që të favorizo­jnë për­dorim­in dhe veprimet e sig­ur­ta, për zvogëlim­in e mundë­sisë që gabimet oper­a­tive të çojnë në aksi­dente dhe për të reduk­tu­ar mundës­inë e keqin­ter­pre­tim­it të indika­cion­eve në kushte nor­male dhe jonor­male;
c) pajis­jen me instru­mente të për­sh­tat­shme, sis­teme sig­urie dhe kërke­sa pro­ce­du­rale në mënyrë që të zvogëlo­het sa më shumë që të jetë e mundur që gabi­mi njerë­zor të çojë në ekspoz­im sht­esë dhe të paqël­limshëm të punon­jësve;
d) sig­urim­in e mjeteve dhe pro­ce­du­rave për kap­jen e gabimeve njerë­zore dhe për kor­rigjimin ose kom­pen­simin e tyre;
e) lehtësimin e ndërhyr­jes në rast defek­ti të sis­te­meve të sig­urisë ose të masave të tjera mbro­jtëse.

Neni 18
Ekspertët e mbro­jt­jes nga rreza­ti­mi

1. Zba­ti­mi i stan­dard­eve dhe sig­uri­mi i këshillave bëhet nga ekspertë të kual­i­fikuar që duhet të për­cak­to­hen për qël­limet e mësipërme.
2. Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi duhet të për­cak­to­jë kritere të qar­ta për ekspertët e kual­i­fikuar.

Neni 19
Sig­uri­mi i burimeve

1. Burimet duhet të mba­hen të sig­ur­ta për të paran­dalu­ar vjed­hjen ose dëm­timin, duke sig­u­ru­ar që:
a) kon­trol­li i një buri­mi të mos quhet i mbaru­ar pa përm­bush­jen e kërke­save të sig­urim­it;
b) asnjë burim të mos trans­fer­o­het, përveçse kur mar­rësi zotëron një autor­iz­im të vlef­shëm; dhe
c) har­timin e një inven­tari peri­odik të burimeve të lëvizshme në inter­vale të për­sh­tat­shme, për të kon­fir­muar që ato janë në vendin e cak­tu­ar dhe janë të sig­ur­ta.

Neni 20
Vlerësi­mi i sig­urisë dhe sig­urim­it

1. Vlerësimet e sig­urisë që lid­hen me masat për mbro­jt­jen, sig­ur­inë dhe sig­urim­in e burimeve që janë bren­da prak­tikave duhet të bëhen ne eta­pa të ndryshme, duke përf­shirë ven­dos­jen, pro­jek­timin, prod­himin, ndër­timin, mon­timin, fut­jen në punë, mirëm­ba­jt­jen dhe çmon­timin në mënyrë që:
a) të iden­ti­fiko­jë rrugët në të cilat mund të ndod­hin ekspozimet nor­male dhe poten­ciale, duke mba­j­tur parasysh efek­tet e ngjar­jeve të jashtme ndaj burimeve, si dhe ngjar­je që përf­shi­jnë direkt burimet dhe pajis­jet e lid­hu­ra me të;
b) të për­cak­to­jë vler­at e prit­shme të ekspoz­imeve nor­male dhe me shtrir­je të arsyeshme dhe prak­tike;
c) të vlerë­so­jë cilës­inë e masave mbro­jtëse, sig­urisë dhe sig­urim­it.
2. Për qël­limet e mon­i­torim­it dhe ver­i­fikim­it të përm­bush­jes së stan­dard­eve, duhet të sig­uro­hen pajis­je të për­sh­tat­shme dhe të futen pro­ce­du­rat e verifikimit.Pajisjet duhet të mirëm­ba­hen, testo­hen dhe duhet të kali­bro­hen çdo tre vjet dhe pas çdo ripari­mi.

Neni 21
Mbro­jt­ja në thel­lësi

1. Për real­iz­imin e mbro­jt­jes, sig­urisë dhe sig­urim­it, në për­puth­je me vler­at dhe mundës­inë e ekspoz­imeve poten­ciale, duhet të zba­to­het një sis­tem shumështre­sor (mbro­jt­ja në thel­lësi) masash ndaj burimeve, për të bërë të mundur që dëm­ti­mi i një shtrese të kom­pen­so­het ose të kor­rek­to­het nga shtre­sa pasard­hëse me qël­lim që:
a) të paran­dalo­jë aksi­den­tet që mund të shkak­to­jnë ekspoz­im;
b) të lehtë­so­jë paso­jat nëse ndodh ndon­jë aksi­dent i tillë;
c) t’i rik­the­jë burimet në kushte të sig­ur­ta pas një aksi­den­ti të tillë.

Neni 22
Ndërhyr­je

1. Sit­u­atat e ndërhyr­jes janë:
a) sit­u­atat emergjente të ekspozim­it që kërko­jnë veprime mbro­jtëse për të zvogëlu­ar ose shman­gur ekspozimet e përkohshme, duke përf­shirë:
i) aksi­den­tet dhe emergjen­cat në të cilat duhet të aktivi­zo­het plani i emergjencës;
ii) çdo sit­u­atë tjetër, ekspoz­i­mi të përkohshëm, e iden­ti­fikuar nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi;
b) sit­u­atat e ekspozim­it kro­nik që kërko­jnë veprime rreg­ul­luese për të ulur ose shman­gur ekspoz­imin kro­nik, duke përf­shirë:
i) ekspoz­imin naty­ror, si p.sh. ekspozimet ndaj radonit në ndërte­sa dhe në vendet e punës;
ii) ekspoz­i­mi ndaj mbet­jeve radioak­tive që rezul­to­jnë nga e kalu­ara, si p.sh. ndot­ja radioak­tive e shkak­tu­ar nga aksi­den­tet, pasi sit­u­a­ta që kërkon veprime mbro­jtëse ka për­fun­d­uar, ash­tu si edhe nga drej­ti­mi i prak­tikave dhe për­dori­mi i burimeve që nuk i janë nën­shtru­ar sis­temit të njof­tim­it dhe autor­izim­it;
iii) çdo sit­u­atë tjetër të ekspozim­it kro­nik të për­cak­tu­ar nga KMR.
2.Ndërhyrja është e jus­ti­fikuar vetëm kur men­do­het që do të krye­jë më shumë dobi se dëm në për­puth­je me fak­torët ekonomikë, socialë dhe shën­de­të­sorë.
3. Nivelet e opti­mizuara të ndërhyr­jeve dhe nivelet e veprim­it do të për­cak­to­hen në planin për sit­u­atat e ndërhyr­jes, në bazë të niveleve udhëzuese të dhë­na , duke i ndryshuar në për­puth­je me kushtet kom­bëtare dhe lokale.

Neni 23
Kërke­sat ndaj njof­tim­it

1. Sub­jek­ti i licen­cuar do të njofto­jë Komi­sion­in e Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi dhe orga­niz­mat ndërhyrëse men­jëherë sapo kri­jo­het ose pritet që të kri­jo­het një sit­u­atë që kërkon veprime ndërhyrëse mbro­jtëse dhe do t’i infor­mo­je ata për:
i) sit­u­atën që është zhvil­lu­ar ose që pritet që të zhvil­lo­het;
ii) masat e mar­ra për mbro­jt­jen e punon­jësve dhe pop­ul­latën; dhe
iii) ekspozimet që kanë ndod­hur ose që pritet të ndod­hin.

Neni 24
Inter­pre­ti­mi i ter­mave

Inter­pre­ti­mi i ter­mave të për­dorur në rreg­ul­loret dhe doku­mentet për mbro­jt­jen nga rreza­timet jonizuese kry­het vetëm nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­ti­mi. Asnjë inter­pre­tim tjetër që lid­het me rreza­timet jonizuese nuk është i vlef­shëm.

Lista I
PËRJASHTIMET

KRITERET E PËRJASHTIMIT
I‑1 Prak­tikat dhe burimet bren­da një prak­tike mund të për­jash­to­hen nga kërke­sat e stan­dard­eve, duke përf­shirë ato për njof­tim, regjistrim ose licencim, nëse Komi­sioni i Mbro­jt­jes nga Rreza­timet men­don që buri­mi përm­bush kriteret e për­jash­tim­it ose nivelet e për­jash­tim­it të për­cak­tu­ar në këtë listë, ose nivele të tjera të për­jash­tim­it të për­cak­tu­ara nga autoriteti rreg­ul­la­tor në bazë të këtyre kritereve për­jashtuese. Për­jash­ti­mi nuk mund të bëhet shkak për të lejuar prak­ti­ka që ndryshe nuk do të jus­ti­fiko­heshin.
I‑2 Parimet e përgjithshme të për­jash­tim­it janë:
a) rreziku i rreza­timeve ndaj indi­vidëve i shkak­tu­ar nga një prak­tikë ose burim i për­jash­tu­ar të jetë kaq i ulët sa që të mos shkak­to­jë shqetësime të karak­ter­it rreg­ul­la­tor;
b) efek­ti radi­ologjik kolek­tiv i një prak­tike ose buri­mi të për­jash­tu­ar të jetë aq i ulët sa që të mos kërko­jë kon­troll në kushtet mbi­zotëruese;
c) prak­tikat dhe burimet e për­jash­tu­ara të jenë të sig­ur­ta në përm­ba­jt­jen e tyre dhe me ske­narë me mundësi shumë të vogla, që çojnë në munge­sa për përm­bush­jen e kritereve në (a) dhe (b).
I‑3 Një prak­tikë ose një burim bren­da një prak­tike mund të për­jash­to­het pa kon­sid­er­a­ta të mëte­jshme që sig­uro­jnë përm­bush­jen e kritereve të mëposhtme në të gjitha sit­u­atat e shqyr­tu­ara.
Doza efek­tive që pritet të mer­ret nga çdo indi­vid i pub­likut për shkak të prak­tikës ose burim­it të për­jash­tu­ar është e ren­dit 10 µSv ose më e vogël për një vit, dhe nëse doza kolek­tive e prit­shme, për çdo indi­vid të pub­likut e mar­rë gjatë një viti të zhvil­lim­it të prak­tikës është jo më e mad­he se 1 njeri Sv ose vlerësi­mi për opti­miz­imin e mbro­jt­jes tre­gon që për­jash­ti­mi është zgjed­h­ja opti­male.
BURIMET E PËRJASHTUARA DHE NIVELET E PËRJASHTIMIT
I‑4 Bazuar në kriteret e para­grafëve I‑1 deri I‑3, burimet dhe prak­tikat e mëposhtme janë automatik­isht të për­jash­tu­ara pa kon­sid­er­a­ta të mëte­jshme nga kërke­sat e stan­dard­eve, duke përf­shirë edhe ato për njof­tim, regjistrim ose licencim:
a) lëndët radioak­tive për të cilat aktiviteti i përgjithshëm i një radionuk­li­di të dhënë në një instal­im në çdo kohë ose përqen­dri­mi i aktivitetit të për­dorur në prak­tikë nuk i kalo­jnë nivelet e për­jash­tim­it të dhë­na në tabelën I‑I të kësaj liste; dhe
b) gjen­er­a­torët e rreza­timeve të një llo­ji të mirat­u­ar nga autoriteti rreg­ul­la­tor dhe çdo llo­ji tubi elek­tron­ik si p.sh. një tub i rrezeve katodike për nxjer­rjen e fig­u­rave vizuale, duke sig­u­ru­ar që:
i) ato nuk shkak­to­jnë, në kushte nor­male pune, një fuqi doze ambi­en­tale ose një fuqi doze ekuiv­a­lente të drej­tu­ar që nuk e kalon vlerën 1 μSv/orë në largës­inë 1 m nga çdo sipër­faqe e për­dor­shme e aparatit; ose
ii) energjia mak­si­male e rreza­tim­it të prod­huar nuk është më e lartë se 5 keV.
I‑5 Për­jash­tim i kushtëzuar mund t’u jepet sub­jek­teve të cak­tu­ara me kushtet e për­cak­tu­ara nga autoriteti rreg­ul­la­tor, si kushti që lid­het me for­mën kimike ose fizike dhe për­dori­mi ose gro­pos­ja e mbet­jeve radioak­tive. Në veçan­ti, një për­jash­tim i tillë mund t’i jepet një aparati që përm­ban një lëndë radioak­tive që nuk është i për­jash­tu­ar në kushtet e para­grafit I‑4 (a), por që sig­uron:
a) se është një lloj i mirat­u­ar nga autoriteti rreg­ul­la­tor;
b) lëndët radioak­tive janë në for­mën e burimeve, në for­më të mbyl­lur që paran­dalon në mënyrë efek­tive çdo kon­takt me lëndën radioak­tive ose rrjed­hjen e saj me për­jash­tim të fak­tit që kjo nuk duhet të paran­dalo­jë për­jash­timin e sasive të vogla të burimeve në for­më të hapur siç janë ato që për­doren ne radioimunoise;
c) në kushte nor­male pune ai nuk shkak­ton një fuqi doze mjedis­ore ose një fuqi doze ekuiv­a­lente të drej­tu­ar që nuk e kalon vlerën 1 μSv/orë në largës­inë 1 m nga çdo sipër­faqe e për­dor­shme e aparatit; dhe
d) kushtet e nevo­jshme për gro­pos­je janë për­cak­tu­ar nga autoriteti rreg­ul­la­tor.
I‑6 Lëndët radioak­tive nga një prak­tikë ose burim i autor­izuar, çlir­i­mi i të cilit në mjedis ka qenë i autor­izuar, janë për­jash­tu­ar nga çdo kërkesë e re e njof­tim­it, e regjistrim­it ose licenci­mi përderisa nuk është për­cak­tu­ar ndryshe nga autoriteti rreg­ul­la­tor

Lista I
PËRJASHTIMET

TABELA I‑I
NIVLELET E PËRJASHTIMIT: PËRQENDRIMET E AKTIVITETEVE DHE AKTIVITETET E PËRJASHTUARA [SHIH SHËNIMIN 36]

Nuk­li­di Përqen­dri­mi i aktivitetit (Bq/g) Aktiviteti (Bq)
H‑3 1 E+06 1 E+09
Be‑7 1 E+03 1 E+07
C‑14 1 E+04 1 E+07
O‑15 1 E+02 1 E+09
F‑18 1 E+01 1 E+06
Na-22 1 E+01 1 E+06
Na-24 1 E+01 1 E+05
Si-31 1 E+03 1 E+06
P‑32 1 E+03 1 E+05
P‑33 1 E+05 1 E+08
S‑35 1 E+05 1 E+08
Cl-36 1 E+04 1 E+06
Cl-38 1 E+01 1 E+05
Ar-37 1 E+06 1 E+08
Ar-41 1 E+02 1 E+09
K‑40 1 E+02 1 E+06
K‑42 1 E+02 1 E+06
K‑43 1 E+01 1 E+06
Ca-45 1 E+04 1 E+07
Ca-47 1 E+01 1 E+06
Sc-46 1 E+01 1 E+06
Sc-47 1 E+02 1 E+06
Sc-48 1 E+01 1 E+05
V‑48 1 E+01 1 E+05
Cr-51 1 E+03 1 E+07
Mn-51 1 E+01 1 E+05
Mn-52 1 E+01 1 E+05
Mn-52m 1 E+01 1 E+05
Mn-53 1 E+04 1 E+09
Mn-54 1 E+01 1 E+06
Mn-56 1 E+01 1 E+05
Fe-52 1 E+01 1 E+06
Fe-55 1 E+04 1 E+06
Fe-59 1 E+01 1 E+06
Co-55 1 E+01 1 E+06
Co-56 1 E+01 1 E+05
Co-57 1 E+02 1 E+06
Co-58 1 E+01 1 E+06
Nuk­li­di Përqen­dri­mi i aktivitetit (Bq/g) Aktiviteti (Bq)
Co-58m 1 E+04 1 E+07
Co-60 1 E+01 1 E+05
Co-60m 1 E+03 1 E+06
Co-61 1 E+02 1 E+06
Co-62m 1 E+01 1 E+05
Ni-59 1 E+04 1 E+08
Ni-63 1 E+05 1 E+08
Ni-65 1 E+01 1 E+06
Cu-64 1 E+02 1 E+06
Zn-65 1 E+01 1 E+06
Zn-69 1 E+04 1 E+06
Zn-69m 1 E+02 1 E+06
Ga-72 1 E+01 1 E+05
Ge-71 1 E+04 1 E+08
As-73 1 E+03 1 E+07
As-74 1 E+01 1 E+06
As-76 1 E+02 1 E+05
As-77 1 E+03 1 E+06
Se-75 1 E+02 1 E+06
Br-82 1 E+01 1 E+06
Kr-74 1 E+02 1 E+09
Kr-76 1 E+02 1 E+09
Kr-77 1 E+02 1 E+09
Kr-79 1 E+03 1 E+05
Kr-81 1 E+04 1 E+07
Kr-83m 1 E+05 1 E+12
Kr-85 1 E+05 1 E+04
Kr-85m 1 E+03 1 E+10
Kr-87 1 E+02 1 E+09
Kr-88 1 E+02 1 E+09
Rb-86 1 E+02 1 E+05
Sr-85 1 E+02 1 E+06
Sr-85m 1 E+02 1 E+07
Sr-87m 1 E+02 1 E+06
Sr-89 1 E+03 1 E+06
Sr-90* 1 E+02 1 E+04
Sr-91 1 E+01 1 E+05
Sr-92 1 E+01 1 E+06
Y‑90 1 E+03 1 E+05
Y‑91 1 E+03 1 E+06
Y‑91m 1 E+02 1 E+06
Y‑92 1 E+02 1 E+05
Y‑93 1 E+02 1 E+05
Zr-93* 1 E+03 1 E+07
Nuk­li­di Përqen­dri­mi i aktivitetit (Bq/g) Aktiviteti (Bq)
Zr-95 1 E+01 1 E+06
Zr-97* 1 E+01 1 E+05
Nb-93m 1 E+04 1 E+07
Nb-94 1 E+01 1 E+06
Nb-95 1 E+01 1 E+06
Nb-97 1 E+01 1 E+06
Nb-98 1 E+01 1 E+05
Mo-90 1 E+01 1 E+06
Mo-93 1 E+03 1 E+08
Mo-99 1 E+02 1 E+06
Mo-101 1 E+01 1 E+06
Tc-96 1 E+01 1 E+06
Tc-96m 1 E+03 1 E+07
Tc-97 1 E+03 1 E+08
Tc-97m 1 E+03 1 E+07
Tc-99 1 E+04 1 E+07
Tc-99m 1 E+02 1 E+07
Ru-97 1 E+02 1 E+07
Ru-103 1 E+02 1 E+06
Ru-105 1 E+01 1 E+06
Ru-106* 1 E+02 1 E+05
Rh-103m 1 E+04 1 E+08
Rh-105 1 E+02 1 E+07
Pd-103 1E+03 1 E+08
Pd-109 1 E+03 1 E+06
Ag-105 1 E+02 1 E+06
Ag-110m 1 E+01 1 E+06
Ag-111 1 E+03 1 E+06
Cd-109 1 E+04 1 E+06
Cd-115 1 E+02 1 E+06
Cd-115m 1 E+03 1 E+06
In-111 1 E+02 1 E+06
In-113m 1 E+02 1 E+06
In-114m 1 E+02 1 E+06
In-115m 1 E+02 1 E+06
Sn-113 1 E+03 1 E+07
Sn-125 1 E+02 1 E+05
Sb-122 1 E+02 1 E+04
Sb-124 1 E+01 1 E+06
Sb-125 1 E+02 1 E+06
Te-123m 1 E+02 1 E+07
Te-125m 1 E+03 1 E+07
Te-127 1 E+03 1 E+06
Te-127m 1 E+03 1 E+07
Nuk­li­di Përqen­dri­mi i aktivitetit (Bq/g) Aktiviteti (Bq)
Te-129 1 E+02 1 E+06
Te-129m 1 E+03 1 E+06
Te-131 1 E+02 1 E+05
Te-131m 1 E+01 1 E+06
Te-132 1 E+02 1 E+07
Te-133 1 E+01 1 E+05
Te-133m 1 E+01 1 E+05
Te-134 1 E+01 1 E+06
I‑123 1 E+02 1 E+07
I‑125 1 E+03 1 E+06
I‑126 1 E+02 1 E+06
I‑129 1 E+02 1 E+05
I‑130 1 E+01 1 E+06
I‑131 1 E+02 1 E+06
I‑132 1 E+01 1 E+05
I‑133 1 E+01 1 E+06
I‑134 1 E+01 1 E+05
I‑135 1 E+01 1 E+06
Xe131m 1 E+04 1 E+04
Xe-133 1 E+03 1 E+04
Xe-135 1 E+03 1 E+10
Cs-129 1 E+02 1 E+05
Cs-131 1 E+03 1 E+06
Cs-132 1 E+01 1 E+05
Cs-134m 1 E+03 1 E+05
Cs-134 1 E+01 1 E+04
Cs-135 1 E+04 1 E+07
Cs-136 1 E+01 1 E+05
Cs-137* 1 E+01 1 E+04
Cs-138 1 E+01 1 E+04
Ba-131 1 E+02 1 E+06
Ba-140* 1 E+01 1 E+05
La-140 1 E+01 1 E+05
Ce-139 1 E+02 1 E+06
Ce-141 1 E+02 1 E+07
Ce-143 1 E+02 1 E+06
Ce-144* 1 E+02 1 E+05
Pr-142 1 E+02 1 E+05
Pr-143 1 E+04 1 E+06
Nd-147 1 E+02 1 E+06
Nd-149 1 E+02 1 E+06
Pm-147 1 E+04 1 E+07
Pm-149 1 E+03 1 E+06
Sm-151 1 E+04 1 E+08

Nuk­li­di Përqen­dri­mi i aktivitetit (Bq/g) Aktiviteti (Bq)
Sm-153 1 E+02 1 E+06
Eu-152 1E+01 1 E+06
Eu-152m 1 E+02 1 E+06
Eu-154 1 E+01 1 E+06
Eu-155 1 E+02 1 E+07
Gd-153 1 E+02 1 E+07
Gd-159 1 E+03 1 E+06
Tb-160 1 E+01 1 E+06
Dy-165 1 E+03 1 E+06
Dy-166 1 E+03 1 E+06
Ho-166 1 E+03 1 E+05
Er-169 1 E+04 1 E+07
Er-171 1 E+02 1 E+06
Tm-170 1 E+03 1 E+06
Tm-171 1 E+04 1 E+08
Yb-175 1 E+03 1 E+07
Lu-177 1 E+03 1 E+07
Hf-181 1 E+01 1 E+06
Ta-182 1 E+01 1 E+04
W‑181 1 E+03 1 E+07
W‑185 1 E+04 1 E+07
W‑187 1 E+02 1 E+06
Re-186 1 E+03 1 E+06
Re-188 1 E+02 1 E+05
Os-185 1 E+01 1 E+06
Os-191 1 E+02 1 E+07
Os-191m 1 E+03 1 E+07
Os-193 1 E+02 1 E+06
Ir-190 1 E+01 1 E+06
Ir-192 1 E+01 1 E+04
Ir-194 1 E+02 1 E+05
Pt-191 1 E+02 1 E+06
Pt-193m 1 E+03 1 E+07
Pt-197 1 E+03 1 E+06
Pt-197m 1 E+02 1 E+06
Au-198 1 E+02 1 E+06
Au-199 1 E+02 1 E+06
Hg-197 1 E+02 1 E+07
Hg197m 1 E+02 1 E+06
Hg-203 1 E+02 1 E+05
Tl-200 1 E+01 1 E+06
Tl-201 1 E+02 1 E+06
Tl-202 1 E+02 1 E+06
Tl-204 1 E+04 1 E+04

Nuk­li­di Përqen­dri­mi i aktivitetit (Bq/g) Aktiviteti (Bq)
Pb-203 1 E+02 1 E+06
Pb-210* 1 E+01 1 E+04
Pb-212* 1 E+01 1 E+05
Bi-206 1 E+01 1 E+05
Bi-207 1 E+01 1 E+06
Bi-210 1 E+03 1 E+06
Bi-212* 1 E+01 1 E+05
Po-203 1 E+01 1 E+06
Po-205 1 E+01 1 E+06
Po-207 1 E+01 1 E+06
Po-210 1 E+01 1 E+04
At-211 1 E+03 1 E+07
Rn-220* 1 E+04 1 E+07
Rn-222* 1 E+01 1 E+08
Ra-223* 1 E+02 1 E+05
Ra-224* 1 E+01 1 E+05
Ra-225 1 E+02 1 E+05
Ra-226* 1 E+01 1 E+04
Ra-227 1 E+02 1 E+06
Ra-228* 1 E+01 1 E+05
Ac-228 1 E+01 1 E+06
Th-226* 1 E+03 1 E+07
Th-227 1 E+01 1 E+04
Th-228* 1 E+00 1 E+04
Th-229* 1 E+00 1 E+03
Th-230 1 E+00 1 E+04
Th-231 1 E+03 1 E+07
Th-nat (incl.Th-232) 1 E+00 1 E+03
Th-234* 1 E+03 1 E+05
Pa-230 1 E+01 1 E+06
Pa-231 1 E+00 1 E+03
Pa-233 1 E+02 1 E+07
U‑230* 1 E+01 1 E+05
U‑231 1 E+02 1 E+07
U‑232* 1 E+00 1 E+03
U‑233 1 E+01 1 E+04
U‑234 1 E+01 1 E+04
U‑235* 1 E+01 1 E+04
U‑236 1 E+01 1 E+04
U‑237 1 E+02 1 E+06
U‑238* 1 E+01 1 E+04
U‑nat 1 E+00 1 E+03
U‑239 1 E+02 1 E+06
U‑240 1 E+03 1 E+07

Nuk­li­di Përqen­dri­mi i aktivitetit (Bq/g) Aktiviteti (Bq)
U‑240* 1 E+01 1 E+06
Np-237* 1 E+00 1 E+03
Np-239 1 E+02 1 E+07
Np-240 1 E+01 1 E+06
Pu-234 1 E+02 1 E+07
Pu-235 1 E+02 1 E+07
Pu-236 1 E+01 1 E+04
Pu-237 1 E+03 1 E+07
Pu-238 1 E+00 1 E+04
Pu-239 1 E+00 1 E+04
Pu-240 1 E+00 1 E+03
Pu-241 1 E+02 1 E+05
Pu-242 1 E+00 1 E+04
Pu-243 1 E+03 1 E+07
Pu-244 1 E+00 1 E+04
Am-241 1 E+00 1 E+04
Am-242 1 E+03 1 E+06
Am-242m* 1 E+00 1 E+04
Am243* 1 E+00 1 E+03
Cm-242 1 E+02 1 E+05
Cm-243 1 E+00 1 E+04
Cm-244 1 E+01 1 E+04
Cm-245 1 E+00 1 E+03
Cm-246 1 E+00 1 E+03
Cm-247 1 E+00 1 E+04
Cm-248 1 E+00 1 E+03
Bk-249 1 E+03 1 E+06
Cf-246 1 E+03 1 E+06
Cf-248 1 E+01 1 E+04
Cf-249 1 E+00 1 E+03
Cf-250 1 E+01 1 E+04
Cf-251 1 E+00 1 E+03
Cf-252 1 E+01 1 E+04
Cf-253 1 E+02 1 E+05
Cf-254 1 E+00 1 E+03
Es-253 1 E+02 1 E+05
Es-254 1 E+01 1 E+04
Es-254m 1 E+02 1 E+06
Fm-254 1 E+04 1 E+07
Fm-255 1 E+03 1 E+06
Radiobërthamat prindër dhe famil­ja e tyre, në të cilën janë në ekulibër, janë të lis­tu­ara në vazhdim:
Sr-90 Y‑90
Zr-93 Nb-93m
Zr-97 Nb-97
Ru-106 Rh-106
Cs-137 Ba-137m
Ba-140 La-140
Ce-134 La-134
Ce-144 Pr-144
Pb-210 Bi-210, Po-210
Pb-212 Bi-212, Tl-208 (0.36), Po-212 (0.64)
Bi-212 Tl-208 (0.36), Po-212 (0.64)
Rn-220 Po-216
Rn-222 Po-218, Pb-214, Bi-214, Po-214
Ra-223 Rn-219, Po-215, Pb-211, Bi-211, Tl-207
Ra-224 Rn-220, Po-216, Pb-212, Bi-212, Tl-208(0.36), Po-212(0.64)
Ra-226 Rn-222, Po-218, Pb-214, Bi-214, Po-214, Pb-210, Bi-210, Po-210
Ra-228 Ac-228
Th-226 Ra-222, Rn-218, Po-214
Th-228 Ra-224, Rn-220, Po-216, Pb-212, Bi-212, Tl-208 (0.36), Po-212 (0.64)
Th-229 Ra-225, Ac-225, Fr-221, At-217, Bi-213, Po-213, Pb-209
Th-nat Ra-228, Ac-228, Th-228, Ra-224, Rn-220, Po-216, Pb-212, Bi-212, Tl-208 (0.36), Po-212 (0.64)
Th-234 Pa-234m
U‑230 Th-226, Ra-222, Rn-218, Po-214
U‑232 Th-228, Ra-224, Rn-220, Po-216, Pb-212, Bi-212, Tl-208 (0.36), Po-212 (0.64)
U‑235 Th-231
U‑238 Th-234, Pa-234m
U‑nat Th-234, Pa-234m, U‑234, Th-230, Ra-226, Rn-222, Po-218, Pb-214, Bi-214, Po-214, Pb-210, Bi-210, Po-210
U‑240 Np-240m
Np-237 Pa-233
Am-242m Am-242
Am-243 Np-239

Lista II
KUFIJTË E DOZAVE

II‑1 Kufi­jtë e dozave të për­cak­tu­ara në këtë listë zba­to­hen në ekspozimet që u tako­jnë prak­tikave, me për­jash­tim të ekspoz­imeve mjekë­sore dhe të ekspoz­imeve nga burimet naty­rore, që nuk janë nën përgjegjës­inë e palëve krye­sore të stan­dard­eve.
II‑2 Kufi­jtë e dozave nuk lid­hen me kon­trol­lin e ekspoz­imeve poten­ciale.
II‑3 Kufi­jtë e dozave nuk lid­hen me vendimet se kur do të ndërmer­ret një ndërhyr­je, por punon­jësit që do të ndër­mar­rin një ndërhyr­je duhet të jenë sub­jekt i kërke­save përkatëse të një shto­jce të veçan­të .
EKSPOZIMI PROFESIONAL
II‑4 Ekspoz­i­mi pro­fe­sion­al i çdo punon­jësi duhet të jetë i kon­trol­lu­ar që kufi­jtë e mëposhtëm të mos tejkalo­jnë:
a) një dozë efek­tive prej 20 mSv në vit e mesa­ta­rizuar për pesë vite të një­pas­njëshme;
b) një dozë efek­tive prej 50 mSv në një vit të vetëm;
c) një dozë ekuiv­a­lente në kristal­in prej 150 mSv në vit; dhe
d) një dozë ekuiv­a­lente në ekstrem­itete (duar dhe këm­bë) ose në lëkurë prej 500 mSv në vit.
II‑5 Për nxënësit e moshës 16 deri 18 vjeç, që janë në pro­ces tra­jn­i­mi për t’u punë­suar në punë që përf­shi­jnë ekspoz­ime ndaj rreza­timeve dhe për stu­den­tët e moshës 16 deri 18 vjeç që duan të për­dorin burimet gjatë studimeve të tyre, ekspoz­i­mi pro­fe­sion­al duhet të jetë i kon­trol­lu­ar që kufi­jtë e mëposhtëm të mos të tejkalo­jnë:
a) një dozë efek­tive prej 6 mSv në vit;
b) një dozë ekuiv­a­lente në kristal­in prej 50 mSv në vit; dhe
c) një dozë ekuiv­a­lente në ekstrem­itete ose në lëkurë prej 150 mSv në vit.

EKSPOZIMI PUBLIK
Kufi­jtë e dozave
II‑6 Doza mesa­tare e vlerë­suar për një grup kri­tik njerëzish të pop­ul­latës që lid­hen me një prak­tikë nuk duhet të tejkalo­jë kufi­jtë e mëposhtëm:
a) një dozë vje­tore prej 1 mSv në vit;
b) në rrethana të posaçme, një dozë efek­tive deri në 5 mSv në një vit të vetëm duke sig­u­ru­ar që doza mesa­tare e pesë viteve të një­pas­njëshme të mos kalo­jë 1 mSv në vit;
c) një dozë ekuiv­a­lente në kristal­inë prej 15 mSv në vit; dhe
d) një dozë ekuiv­a­lente në lëkurë prej 50 mSv në vit.
Kufiz­i­mi i dozës për shoqërue­sit dhe viz­itorët
II‑7 Kufi­jtë e dozave të ven­do­sura në këtë pjesë nuk do të zba­to­hen për shoqërue­sit e pacien­tëve, d.m.th. për indi­vidët që ekspo­zo­hen duke e ditur para­prak­isht, ndërko­hë që janë duke ndih­muar vull­ne­tar­isht (ndryshe nga pro­fe­sioni ose punësi­mi i tyre) në përku­jdesin, mbështet­jen, dhe kom­fortin e pacien­tëve që kanë kalu­ar një diag­nos­tikim ose tra­j­tim mjekë­sor ose ndaj viz­itorëve të këtyre pacien­tëve. Megjithatë doza e çdoku­jt nga shoqërue­sit ose viz­itorëve të pacien­tëve duhet të jetë e kufizuar në mënyrë që të ketë pak gjasa që mund të kalo­jë 5 mSv gjatë peri­odës së ekza­minim­it diag­nos­tik ose tra­j­tim­it të paci­en­tit. Doza e fëmi­jëve që viz­ito­jnë pacien­tët që kanë mar­rë lëndë radioak­tive duhet të kufi­zo­het gjithash­tu në më pak se 1 mSv.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim