Vendim

Nr.357, datë 6.3.2009

Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës, për pajis­jen, refuz­imin dhe anulim­in e lejes për punë të vazh­dueshme

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 48, pika 2, 61, 67, pika 1, 106, pikat 5 e 6 dhe 108, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e Min­istrit  të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Këshilli i Min­is­trave

Ven­dosi:

1.Të hua­jit i jepet leje pune e vazh­dueshme, e tip­it D, pasi të ketë marë lejen e dytë, me afat dyv­jeçar, nëse plotë­son kriteret, si më poshtë vijon:

  1. a) Ka qën­dru­ar dhe është punë­suar, ligjër­isht dhe pa ndër­pre­rje, për 5 vjet, bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë;
  2. b) Ka leje pune paraard­hëse njëv­jeçare, si dhe dy leje pune dyv­jeçare, të një­pas­njëshme;
  3. c) Lejet e mëparshme nuk janë të tipeve:A/S, A/FP,A/PS apo C;

ç) Ka të ard­hu­ra vet­jake, të qën­drueshme dhe të mjaftueshme, për vete dhe për anë­tarët e famil­jes në ngarkim, në shumën e pagës min­i­male vje­tore të shte­t­a­sit shqip­tar;

  1. d) Ka derd­hur sig­urime të plota shoqërore dhe shën­de­të­sore, për vete dhe për anë­tarët e famil­jes në ngarkim;
  2. dh) Ka stre­him të për­sh­tat­shëm, për vete dhe anë­tarët e famil­jes në ngarkim;
  3. e) Ka njo­huri të mira të gjuhës e kul­turës shqiptare,
  4. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune, të tip­it D, bëhet nga:
  5. a) i hua­ji;
  6. b) punëd­hënësi, me të cilin i hua­ji ka një kon­tratë pune;
  7. c) per­soni i autor­izuar nga punëd­hënësi.
  8. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  9. a) Kërkesën e të hua­jit, me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit, që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
  10. b) Kop­jen e kon­tratës indi­vid­uale të punës;
  11. c) Kop­jet e lejeve të punës paraard­hëse;

ç) Kop­jen e lejes së qën­drim­it;

  1. d) Vërte­timin e gjend­jes së llog­a­risë bankare;
  2. dh) Vërte­timin për derd­hjen e sig­urimeve shoqërore dhe shën­de­të­sore, për vete dhe për anë­tarët e famil­jes në ngarkim;
  3. e) Kon­tratën e pronë­sisë ose të mar­rjes me qira të mjedi­s­eve të banim­it;

ë) Pesë forot­grafi.

  1. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur me leje pune të tip­it D, paraqesin doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
  2. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikës 3 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e tij, bren­da 10 ditëve pune.
  3. Nëse Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo pas plotësim­it, bren­da afatit të cak­tu­ar, përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij vendi­mi, e pajis të hua­jin, bren­da 10 ditëve pune me leje pune të tipt D.
  4. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur të hua­jit, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 5 të këtij vendi­mi.
  5. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­je me leje pune të tip­it D, të hua­jit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij vendi­mi ose është në kushtet e pikës 10 të këtij vendi­mi.
  6. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, për pajis­jen me leje pune të vazh­dueshme të tip­it D, për per­son­at e parashikuar në pikat 4 e 5 të nen­it 106 të ligjit nr.8492, datë 27.5.1999 “Për të hua­jt”, ndjek pro­ce­du­rat e parashikuara në pikat 5,6,7 e 8 të këtij vendi­mi, ndër­sa për kriteret dhe doku­menta­cionin, vlerësi­mi do të bëhet sipas për­cak­timeve në pikat 1 e 3 të këtij vendi­mi.
  7. Anuli­mi dhe refuz­i­mi i lejes së punës, të tip­it D, bëhet kur i hua­ji është në njërën nga sit­u­atat e parashikuara në nenet 63 e 64, pika 1, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të hua­jt”.

11.I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose anu­lo­het leja e punës, e tip­it D, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 65 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të hua­jt”.

  1. Leja e punës, e tip­it D, për­fun­don, nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 44 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të hua­jt”.
  2. I hua­ji, i cili pajiset me leje pune, të tip­it D, para mar­rjes së lejes së punës dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
  3. Drej­to­ria, që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it për dhënien e lejes së punës.
  4. Ngarko­hen Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta dhe Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Kryem­i­nistri

Sali Berisha

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim