VENDIM

Nr.47, datë 16.1.2008

 

PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË

(ndryshuar me VKM nr.993, datë 2.7.2008, nr.683, datë 5.10.2011, nr. 775, datë 7.11.2012, nr. 193, datë 2.4.2014, nr. 458, datë 9.7.2014 , nr. 65, datë 27.1.2016)

 

 

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të  nen­eve 4, 8, 11 e 12 të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxit­jen e punësim­it”, të ndryshuar, me propoz­imin e Min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Për­fitues të këtij pro­gra­mi janë punëkërkues të papunë, të cilët do të për­fi­to­jnë tra­jn­im nëpër­m­jet punës. Zyra përkatëse e punësim­it finan­con tar­ifën me bazë kos­ton, në masën 19 000 (nën­tëm­bëd­hjetë mijë) lekë për çdo muaj tra­jn­im për çdo per­son:
  2. a) Shfuqizuar.
  3. b) Shfuqizuar.
  4. c) kur­san­tin, punëkërkuesin e papunë, të përf­shirë në këtë pro­gram, sipas masës së parashikuar në pikën 7 të këtij vendi­mi
  5. Kohëzg­jat­ja e pro­gramit të tra­jnim­it të jetë jo më shumë se 6 muaj për të gjitha pro­fe­sionet.
  6. Ske­ma të vazh­do­jë të zba­to­het nga viti 2013, me një kohëzg­jat­je prej 5 (pesë) vjetësh.
  7. Punëd­hënësi, në për­fundim të peri­ud­hës së formim­it, duhet të punë­so­jë jo më pak se 50 për qind të të tra­jnuarve, me kon­tratë punë, për një peri­ud­hë 6‑mujore. Gjatë peri­ud­hës së zba­tim­it të këtij pro­gra­mi, punëd­hënësi nuk duhet të bëjë pushime nga puna, pa shkaqe të arsyeshme, të punë­mar­rësve të tjerë të punë­suar më parë.
  8. Pjesë­mar­rësit në formim duhet të jenë per­sona të pakual­i­fikuar pro­fe­sion­al­isht.
  9. Shfuqizuar.
  10. Kur­san­tët, punëkërkues të papunë, për­fi­to­jnë një pagesë pjesë­mar­rje­je në kurs, në masën 50 për qind të pagës min­i­male, në shkallë ven­di, për të gjithë kohëzg­jat­jen e tra­jnim­it, e cila për­bal­lo­het nga zyra përkatëse e punësim­it, nga fondet e nxit­jes së punësim­it. Po nga këto fonde, zyra përkatëse e punësim­it bën edhe derd­hjen e kon­tribu­tit për sig­urim­in nga aksi­den­tet në punë, në masën 0.5 për qind të pagës min­i­male, i cili derd­het në degën përkatëse të sig­urim­it shoqëror të detyrueshëm.

Gjatë peri­ud­hës së tra­jnim­it, kur­san­tit, punëkërkues të papunë, i ndër­pritet page­sa e ndih­mës ekonomike dhe page­sa e papunë­sisë, por ka të drejtë ta rimar­rë pas për­fundim­it të tra­j­tim­it, në qoftë se nuk punë­so­het.

  1. Zyra përkatëse e punësim­it, çdo vit, bën njof­timin në bule­tinin e njof­timeve pub­like, për fondin e vënë në dis­pozi­cion dhe për kriteret e për­fitim­it nga ky pro­gram. Pub­liki­mi i pro­gramit bëhet, gjithash­tu, me të gjitha mjetet e mund­shme elek­tron­ike dhe joelek­tron­ike.
  2. Punëd­hënësi, që aplikon për pro­gramin e punësim­it:
  3. a) duhet të mos ketë pasur shkel­je të legjis­la­cionit të punës dhe të ketë derd­hur, rreg­ull­isht, tatimet dhe sig­urimet e detyrueshme shoqërore, për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, veçanër­isht për dy vitet  e fun­dit, për­para aplikim­it në këtë pro­gram;
  4. b) mund të tra­jno­jë në mjedis­et e tij të punës, deri në 100 për qind të num­rit mesa­tar të të sig­u­ru­arve, të tri mua­jve të fun­dit para aplikim­it, por, në çdo rast, në për­puth­je me kapacitetet e lira për tra­jn­im;
  5. c) duhet të ketë një tra­jnues për deri 15 kur­san­të.
  6. Për të për­fi­tu­ar nga ky pro­gram, punëd­hënësi duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësim­it, ku ai zhvil­lon veprim­tar­inë, doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  7. a) vendimin e gjykatës për regjistrim si per­son juridik dhe fizik ose vendimin e Qen­drës Kom­bëtare të Regjistrim­it;
  8. b) num­rin e iden­ti­fikim­it të per­son­it të tat­ueshëm (NIPT-in);
  9. c) vërte­timin për shly­er­jen e kon­tributeve për sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore, që lëshohen nga organi tati­mor përkatës, për aq kohë sa ushtro­jnë veprim­tar­inë, por jo më shumë se për një peri­ud­hë  kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;

ç)  num­rin e llog­a­risë bankare;

  1. d) vërte­timin nga dega e tatim-tak­save, ku per­soni juridik ushtron veprim­tar­inë, për shly­er­jen e detyrimeve tati­more për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, por jo më shumë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;

Për per­son­at juridikë apo fizikë, të cilët kanë detyrime ndaj organ­eve tati­more, por vërte­to­jnë se në momentin e aplikim­it në këtë pro­gram:

  1. i) kanë lid­hur mar­rëvesh­jet përkatëse për shly­er­jen e këtyre detyrimeve dhe janë të rreg­ullt në shly­er­jen e tyre;
  2. ii) kanë shly­er detyrimet, por kanë ende pa paguar gjo­bat;

iii) kanë shly­er detyrimet ose kanë ven­do­sur garan­ci bankare për shumën e plotë të detyrim­it, në për­puth­je me nenin 107, të  ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për pro­ce­du­rat tati­more në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në pro­ces të ape­lim­it admin­is­tra­tiv dhe në pro­cese gjyqë­sore me organet tati­more.

 Këta per­sona duhet të jenë të pajisur me vërte­timet e lëshuara nga organet tati­more, si dhe me doku­mentet përkatëse të pagesës së detyrimeve.

  1. dh) bux­hetin anal­i­tik të tra­jnim­it, sipas pikës 6 të vendim­it;
  2. e) infor­ma­cion për:
  3. i) num­rin e fuqisë punë­tore;
  4. ii) listën e të sig­u­ru­arve;

iii) nivelin e pagës së dhënë për çdo per­son;

  1. iv) pro­fe­sion­in, për të cilin do të tra­jno­hen punëkërkue­sit e papunë;
  2. v) dobinë social-ekonomike, që do të sjel­lë apliki­mi і këtij pro­gra­mi, në zonën përkatëse, mbështe­tur në mundësitë reale, kapacitetet e lira, që ofron sub­jek­ti, kushtet e punës dhe të tra­jnim­it, në për­puth­je me sipër­faqen, makiner­itë, pajis­jet  etj.
  3. vi) akte të inspek­tim­it në punë, të kry­era nga Inspek­torati Shtetëror i Punës.
  4. Punëd­hënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësim­it dhe në mbështet­je të të dhë­nave të doku­menta­cionit, të për­cak­tu­ar në pikën 10 të këtij vendi­mi, plotë­son for­mu­la­rin përkatës, sipas mod­elit të mirat­u­ar nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar і Punësim­it.
  5. Punëd­hënësit mund të apliko­jnë për pro­gramin në mënyrë elek­tron­ike apo pranë zyrave të punësim­it.
  6. Zyra përkatëse e punësim­it і paraqet këshillit ven­dor tri­palësh, të ngrit­ur pranë saj, pro­jek­tet, që kërko­hen të zba­to­hen aty, ku ajo ushtron veprim­tar­inë. Këshilli ven­dor tri­palësh shqyr­ton dhe vlerë­son dobinë social-ekonomike të pro­jek­teve të paraqi­tu­ra dhe і mira­ton ato në parim.
  7. Pas mira­tim­it, në parim, të pro­jek­teve në këshillin ven­dor tri­palësh, zyra përkatëse e punësim­it і dër­gon, për mira­tim, si më poshtë vijon:
  8. a) zyra ven­dore e punësim­it, sipas rastit, ia dër­gon zyrës qen­drore të punësim­it ose Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it;
  9. b) zyra rajonale e punësim­it mira­ton pro­jek­tet, kur aplikues janë per­son­at fizikë.
  10. c) Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it mira­ton pro­jek­tet, kur aplikues janë per­son­at juridikë.
  11. Për zba­timin e pikës 14 të këtij vendi­mi, në zyrat rajonale të punësim­it dhe në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ngri­hen komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve, me jo më pak se 5 per­sona.

Mënyra e orga­nizim­it, vlerësim­it të pro­jek­teve dhe e funk­sionim­it të punës, si dhe për­bër­ja e komi­sion­eve për­cak­to­hen  me rreg­ul­lore të këshillit admin­is­tra­tiv tri­palësh të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.

  1. Komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve në zyrën rajonale të punësim­it dhe Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, pas hed­hjes në sis­temin përkatës, ven­dosin mira­timin ose jo të pro­jek­tit bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
  2. Për pro­jek­tet e mirat­u­ara, zyra përkatëse e punësim­it, në bashkëpunim me punëd­hënësin, plotë­so­jnë listën e punëkërkuesve të papunë, që do të përf­shi­hen në pro­gram, të cilët duhet të jenë të regjistru­ar në zyrat e punësim­it.

Per­son­at punëkërkues të papunë, që kundër­sh­to­jnë ofer­tën e zyrës përkatëse të punësim­it për pjesë­mar­rjen në formim, si më sipër, hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë.

  1. Ndër­m­jet Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe punëd­hënësit nën­shkruhet një kon­tratë, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet, në për­puth­je me pro­gramin për secilën palë.

Kon­tratat lid­hen vetëm për vitin bux­hetor, për të cilin është mirat­u­ar pro­jek­ti.

Për vazhdimin e pro­jek­tit në vitin pasard­hës do të lid­het një kon­tratë sht­esë, në për­puth­je me fondet e mirat­u­ara atë vit.

  1. Punëd­hënësi dhe punëkërkue­si, si punë­mar­rës, nën­shkru­a­jnë një kon­tratë indi­vid­uale pune, në të cilën për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e palëve, sipas për­cak­timeve të bëra në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në këtë vendim.
  2. Punëd­hënësi, në rastet e largim­it të punëkërkuesve të papunë, që tra­jno­hen, mund të bëjë zëvendësimin e tyre, bren­da dy mua­jve të parë të zba­tim­it të pro­gramit.

 Ky zëvendësim bëhet nga zyra përkatëse e punësim­it, pas njof­tim­it nga punëd­hënësi.

  1. Në zba­tim të pikës 4 të këtij vendi­mi, lid­het kon­tra­ta indi­vid­uale, ndër­m­jet punëd­hënësit dhe punëkërkue­sit, si punë­mar­rës, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e palëve deri në për­fundim të pro­gramit.

 Një kop­je e kon­tratës së punës depoz­i­to­het në zyrën përkatëse të punësim­it, e cila ndjek zba­timin e kon­tratës deri në për­fundim të pro­jek­tit.

  1. Nëse punëd­hënësi nuk punë­son punëkërkue­sit e papunë, sipas kuotës së për­cak­tu­ar në pikën 4 të këtij vendi­mi, si dhe kur vëre­hen shkel­je të kon­tratës së punës, ndaj tij zba­to­hen sank­sionet e mëposhtme:
  2. a) kthi­mi i shumës së financim­it të mar­rë për 50 për qind të pjesë­mar­rësve të tra­jnuar;
  3. b) heq­ja e së drejtës për të riap­likuar në pro­jek­te të nxit­jes së punësim­it.
  4. Nëse punëd­hënësi në mënyrë të men­jëher­shme dhe pa shkaqe të arsyeshme bën zgjid­hje të kon­tratës së punës për punë­mar­rësin e tra­jnuar, është i detyru­ar ta kthe­jë të gjithë financimin e mar­rë, për punëkërkuesin e punë­suar, që nga data e parë e dhënies së tij, së bashku me intere­sat, të llog­a­r­it­u­ra sipas nor­mës bazë të intere­sit të Bankës së Shqipërisë.
  5. Kon­tratat tip, sipas për­cak­timeve të dhë­na në pikat 18, 19 e 21 të këtij vendi­mi, har­to­hen nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it dhe janë të detyrueshme për t’u  zbat­u­ar nga zyrat përkatëse të punësim­it.
  6. Zyra përkatëse e punësim­it har­ton dhe dër­gon, çdo muaj, në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, infor­ma­cion për zba­timin e pro­jek­teve, per­son­at e tra­jnuar, për­fitue­sit e pro­grameve të mbështet­jes me të ard­hu­ra, punëkërkue­sit e papunë etj.
  7. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it anal­i­zon efek­t­shmërinë e pro­gramit dhe për­gatit raporte vje­tore, bren­da datës 31 mars të vitit pasard­hës, të cilat ia paraqet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Drej­torisë së Ndih­mës Shtetërore, në Min­istrinë e Zhvil­lim­it Ekonomik, Tregtisë dhe Sipër­mar­rjes.
  8. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it i ruan të dhë­nat për skemën deri në 10 vjet, pas dhënies së fun­dit të ndih­mës indi­vid­uale.
  9. Pro­gra­mi vlerë­so­het, në vitin pasard­hës, nga ekspertë ose orga­ni­za­ta të pavaru­ra, që kanë për­vo­jë në këtë fushë dhe njo­huri për tre­gun e punës.
  10. Kos­to­ja dhe vlerësi­mi i këtij pro­gra­mi për­bal­lo­hen nga fondet vje­tore të Bux­hetit të Shtetit, zëri “Nxit­ja e punësim­it”, mirat­u­ar për Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  11. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë për nxjer­rjen e udhëz­imeve për zba­timin dhe mbikëqyr­jen e pro­gramit dhe Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it për zba­timin e pro­gramit, nëpër­m­jet zyrave të punësim­it.
  12. Vendimet nr.73, datë 11.2.1999 “Për nxit­jen e punësim­it, nëpër­m­jet formim­it në punë” dhe nr.74, datë 11.2.1999 “Për pro­gramin e nxit­jes së punësim­it, nëpër­m­jet mbështet­jes së formim­it insti­tu­cional” të Këshillit të Min­is­trave, shfuqi­zo­hen.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

 Sali  Berisha

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim