VENDIM
Nr.27, datë 11.1.2012
PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË grave dhe vajzave NGA GRUPET E VEÇANTA
(ndryshuar me VKM nr. 189, datë 2.4.2014, nr. 459, datë 9.7.2014, nr. 73, datë 27.1.2016)

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 4 e 8 të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxit­jen e punësim­it”, të ndryshuar, me propoz­imin e Min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Për­fitues të këtij pro­gra­mi janë gratë dhe vajzat punëkërkuese nga gru­pet e veçan­ta, të për­cak­tu­ara në pikën 2 të këtij vendi­mi. Zyra përkatëse e punësim­it finan­con:
a) punëd­hënësin, me një financim mujor në masën deri në 100 për qind të kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore (pjesë e kon­tribu­tit të punëd­hënësit), me kusht që kohëzg­jat­ja e kon­tratës së punës të mos jetë më e shkurtër se një vit. Ky financim bëhet nga zyra e punësim­it në degën përkatëse të tatimeve sipas pro­ce­du­rave përkatëse;
b) punë­mar­rësin e përf­shirë, sipas këtij pro­gra­mi, deri në gjashtë paga, në masën 115 për qind të pagës min­i­male në shkallë ven­di, në mua­jin e katërt, të pestë, të gjashtë e të shtatë dhe në mua­jin e njëm­bëd­hjetë e të dym­bëd­hjetë të kon­tratës. Ndër­sa, për mua­jt e tjerë, finan­con punëd­hënësi.
c) Punëd­hënësit e rinj, per­sona juridikë apo fizikë, kanë të drejtë të kërko­jnë të përf­shi­jnë në pro­gram deri në 40 për qind të num­rit të punon­jësve të punë­suar.
2. Për­fitue­sit e këtij pro­gra­mi janë gra krye­famil­jare dhe vajza nëna, të cilat kanë në ngarkim fëmi­jë nën moshën 18 vjeç.
3. Punëd­hënësi, që aplikon për pro­gramin e punësim­it, nuk duhet të ketë shkelur në të kalu­arën legjis­la­cionin e punës, si dhe duhet të ketë derd­hur rreg­ull­isht tatimet e sig­urimet e detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore, veçanër­isht për vitin e fun­dit.
4. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it apo zyrat rajonale të punësim­it bëjnë njof­timin në Bule­tinin e Njof­timeve Pub­like, çdo vit, për fondin e vënë në dis­pozi­cion dhe kriteret e për­fitim­it nga ky pro­gram. Pub­liki­mi i pro­gramit bëhet, gjithash­tu, me të gjitha mjetet e mund­shme elek­tron­ike dhe joelek­tron­ike.
5. Për të për­fi­tu­ar nga ky pro­gram, punëd­hënësi duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësim­it, ku ai e zhvil­lon veprim­tar­inë, doku­menta­cionin e mëposhtëm:
a) Vendimin e gjykatës për regjistrim­in si per­son juridik dhe fizik ose vendimin e Qen­drës Kom­bëtare të Regjistrim­it;
b) Num­rin e iden­ti­fikim­it të per­son­it të tat­ueshëm (NIPT-in);
c) Vërte­timin për shly­er­jen e kon­tributeve për sig­urimet e detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore, të lëshuara nga organet e sig­urimeve shoqërore, për aq kohë sa ushtron veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;
ç) Num­rin e llog­a­risë bankare;
d) Vërte­timin nga dega e tatim-tak­save, ku per­soni juridik dhe fizik ushtron veprim­tar­inë, për shly­er­jen e detyrimeve tati­more për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;
Për per­son­at juridikë apo fizikë, të cilët kanë detyrime ndaj organ­eve tati­more, por vërte­to­jnë se, në momentin e aplikim­it në këtë pro­gram:
i) kanë lid­hur mar­rëvesh­jet përkatëse për shly­er­jen e këtyre detyrimeve dhe janë të rreg­ullt në shly­er­jen e tyre;
ii) kanë shly­er detyrimet, por kanë ende pa paguar gjo­bat;
iii) kanë shly­er detyrimet ose kanë ven­do­sur garan­ci bankare për shumën e plotë të detyrim­it, në për­puth­je me nenin 107, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për pro­ce­du­rat tati­more në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në pro­ces të ape­lim­it admin­is­tra­tiv në pro­cese gjyqë­sore me organet tati­more.
Këta per­sona duhet të jenë të pajisur me vërte­timet e lëshuara nga organet tati­more, si dhe me doku­mentet përkatëse të pagesës së detyrimeve.
dh) Infor­ma­cion për:
i) num­rin e fuqisë punë­tore;
ii) listën emërore të të sig­u­ru­arve;
iii) llo­jin e veprim­tarisë, që kryen;
iv) nivelin e pagës së dhënë, për çdo per­son;
v) plan­biz­nesin për shtimin e fuqisë punë­tore;
vi. akte të inspek­tim­it në punë, të kry­era nga Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe Shër­bimeve Shoqërore.
6. Punëd­hënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësim­it, dhe në mbështet­je të të dhë­nave e të doku­menta­cionit, të për­cak­tu­ar në pikën 5 të këtij vendi­mi, plotë­son for­mu­la­rin përkatës, sipas mod­elit të mirat­u­ar nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it.
7. Punëd­hënësit mund të apliko­jnë për pro­gramin në mënyrë elek­tron­ike apo pranë zyrave të punësim­it.
8. Zyra përkatëse e punësim­it ia paraqet këshillit ven­dor tri­palësh të ngrit­ur pranë saj pro­jek­tet që kërko­hen të zba­to­hen aty, ku ajo ushtron veprim­tar­inë, i cili, pasi shqyr­ton dhe vlerë­son dobinë social-ekonomike të pro­jek­teve të paraqi­tu­ra, i mira­ton ato në parim.
9. Pas mira­tim­it, në parim, të pro­jek­teve në këshillin ven­dor tri­palësh, zyra përkatëse e punësim­it і dër­gon, për mira­tim, si më poshtë vijon:
a) Zyra ven­dore e punësim­it, sipas rastit, ia dër­gon zyrës rajonale të punësim­it ose Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
b) Zyra rajonale e punësim­it mira­ton pro­jek­tet, kur aplikue­sit janë per­sona fizikë
c) Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it mira­ton pro­jek­tet kur aplikue­sit janë per­sona juridikë.
10. Për zba­timin e pikës 9 të këtij vendi­mi, në zyrat rajonale të punësim­it dhe në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ngri­hen komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve, me jo më pak se 5 (pesë) per­sona. Mënyra e orga­nizim­it, vlerësim­it të pro­jek­teve dhe e funk­sionim­it të punës, si dhe për­bër­ja e komi­sion­eve për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e mirat­u­ar nga Këshilli Admin­is­tra­tiv Tri­palësh i Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
11. Komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve në zyrën rajonale të punësim­it dhe Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ven­dosin mira­timin ose jo të pro­jek­tit bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
12. Zyra e punësim­it propo­zon më shumë kan­di­datu­ra punëkërkue­sish që plotë­so­jnë kriteret për një vend të kërkuar nga punëd­hënësi. Ky i fun­dit përzg­jedh kan­di­datin më të për­sh­tat­shëm.
13. Punëkërkue­sit e papunë, që kundër­sh­to­jnë të mar­rin pjesë në këtë pro­gram, hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë.
14. Ndër­m­jet Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe të punëd­hënësit nën­shkruhet një kon­tratë, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet, në për­puth­je me pro­gramin për secilën palë. Kon­tratat lid­hen vetëm për vitin bux­hetor, për të cilin është mirat­u­ar pro­jek­ti. Për vazhdimin e pro­jek­tit në vitin pasard­hës do të lid­het një kon­tratë sht­esë, në për­puth­je me fondet e mirat­u­ara atë vit.
15. Punëd­hënësi dhe punëkërkue­si, si punë­mar­rës, nën­shkru­a­jnë një kon­tratë indi­vid­uale pune, në të cilën për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e palëve, sipas për­cak­timeve të bëra në Kodin e Punës dhe në këtë vendim. Një kop­je e kon­tratës së punës së çdo punëkërkue­si, punë­mar­rës, depoz­i­to­het në zyrën përkatëse të punësim­it, e cila, ndjek zba­timin e kon­tratës deri në për­fundim të pro­jek­tit.
16. Në rastet kur punëkërkue­si, si punë­mar­rës, pjesë­mar­rës në këtë pro­gram, largo­het për­para afatit të për­cak­tu­ar në kon­tratë bren­da gjys­mës së parë të zba­tim­it të kon­tratës sipas pikës 15 të këtij vendi­mi për shkaqe të arsyeshme, zëvendësi­mi bëhet nga zyra përkatëse e punësim­it, pas njof­tim­it nga punëd­hënësi. Punëd­hënësit i vazh­do­het kom­pen­si­mi për peri­ud­hën e mbe­tur
17. Financi­mi sipas pikës 1 të këtij vendi­mi, ndër­pritet në rastin kur punëd­hënësi, pas për­fitim­it të financim­it, në zba­tim të këtij vendi­mi, zgjidh, pa shkaqe të arsyeshme, kon­tratat e punës së punë­mar­rësve të tjerë, të punë­suar pranë tij, të vërte­t­u­ar nga Inspek­torati Shtetëror i Punës.
18. Nëse punëd­hënësi në mënyrë të men­jëher­shme dhe pa shkaqe të arsyeshme bën zgjid­hjen e kon­tratës së punës për punëkërkuesin e punë­suar, sipas për­cak­tim­it të nen­it 146 të Kodit të Punës, është і detyru­ar ta kthe­jë të gjithë financimin e mar­rë, për punëkërkuesin e punë­suar, që nga data e parë e dhënies së tij, së bashku me intere­sat, të llog­a­r­it­u­ra sipas nor­mës bazë të intere­sit të Bankës së Shqipërisë.
19. Kon­tratat tip, sipas për­cak­timeve të dhë­na në pikat 14 e 15 të këtij vendi­mi, har­to­hen nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar і Punësim­it dhe janë të detyrueshme për t’u zbat­u­ar nga zyrat përkatëse të punësim­it.
20. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it mon­i­toron ecur­inë e pro­gramit dhe për­gatit raporte vje­tore, bren­da datës 31 mars të vitit pasard­hës, të cilat ia paraqet Min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Min­istrit të Zhvil­lim­it Ekonomik, Tregtisë dhe Sipër­mar­rjes.
21. Pro­gra­mi i punësim­it të fil­lo­jë të zba­to­het në vitin 2012 dhe kohëzg­jat­ja e tij të jetë 5 (pesë) vjet.
22. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it ruan doku­menta­cionin për skemën deri në 10 (dhjetë) vjet pas dhënies së fun­dit të ndih­mës indi­vid­uale.
23. Pro­gra­mi vlerë­so­het nga ekspertë ose orga­ni­za­ta të pavaru­ra, që kanë për­vo­jë në këtë fushë dhe njo­huri për tre­gun e punës.
24. Kos­to­ja dhe vlerësi­mi i këtij pro­gra­mi për­bal­lo­hen nga fondet vje­tore të bux­hetit të shtetit, zëri “Nxit­ja e punësim­it”, mirat­u­ar për Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
25. Vendi­mi nr.632, datë 18.9.2003 і Këshillit të Min­is­trave “Për pro­gramin e nxit­jes së punësim­it të punëkërkuesve të papunë fem­ra”, shfuqi­zo­het.
26. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë për nxjer­rjen e udhëz­imeve për zba­timin e mbikëqyr­jen e pro­gramit dhe Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it për zba­timin e pro­gramit, nëpër­m­jet zyrave të punësim­it.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim