VENDIM
Nr. 85, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS, PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR TË TRANSFERUARIT BRENDA NDËRMARRJES, TË TIPIT “A/TN”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Të hua­jit i jepet leje pune e tip­it “A/TN”, si i trans­fer­u­ar bren­da ndërmarrjes/shoqërisë, nëse plotë­son kriteret, si më poshtë vijon:
a) ka një mar­rëd­hënie pune me ndërmarrjen/shoqërinë që e trans­fer­on përko­hë­sisht në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, sipas kushteve të për­cak­tu­ara në nenin 89 të ligjit nr. 108/2013, të pak­tën për një peri­ud­hë 12-mujore, që para­prin men­jëherë këtë trans­fer­im;
b) ka kual­i­fikimin pro­fe­sion­al përkatës, në për­puth­je me detyrën, që do të krye­jë në ndërmarrjen/degën e shoqërisë;
c) kryen detyrat, ka njo­hu­ritë dhe plotë­son kushtet sipas për­cak­timeve të dhë­na në nenin 89 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
ç) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
2. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “A/TN” bëhet nga:
a) i hua­ji;
b) punëd­hënësi, pranë të cilit i hua­ji trans­fer­o­het bren­da ndërmarrjes/shoqërisë;
c) per­soni i autor­izuar nga punëd­hënësi, i për­cak­tu­ar në shkro­n­jën “b”.
3. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
a) kërkesën e të hua­jit, me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
b) kop­jen e aktit të njo­hjes së per­son­alitetit juridik të ndërmarrjes/shoqërisë mëmë, të përk­thy­er në gjuhën shqipe e të noter­izuar;
c) kop­jen e kon­tratës indi­vid­uale të punës, të lid­hur me ndërmarrjen/shoqërinë mëmë, ku të vërte­to­het se ka një peri­ud­hë pune jo më pak se 12 muaj në këtë ndërmarrje/shoqëri, të përk­thy­er në gjuhën shqipe e të noter­izuar;
ç) kop­jen e kon­tratës indi­vid­uale të punës, të lid­hur me ndërmarrjen/shoqërinë mëmë, nëse mar­rëd­hë­nia juridike e punës është në vazhdim;
d) deklaratën e trans­ferim­it bren­da ndër­mar­rjes nga punëd­hënësi i huaj, sipas nen­it 90 të ligjit nr. 108/2013;
dh) cer­ti­fikatën dhe dësh­minë për njo­hu­ritë e spe­cial­izuara, të përk­thy­era në gjuhë shqipe dhe të noter­izuara;
e) kop­jen e pas­aportës;
ë) autor­iz­imin nga punëd­hënësi, i për­cak­tu­ar në shkro­n­jën “b” të pikës 2 të këtij vendi­mi, për per­son­in e autor­izuar;
f) pesë fotografi.
4. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 3 të tij:
a) në zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës sub­jek­ti pranë të cilit do të trans­fer­o­het ushtron veprim­tar­inë ekonomike, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
b) në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse sub­jek­ti pranë të cilit do të trans­fer­o­het e ushtron veprim­tar­inë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
c) në për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në për­faqës­inë që mbu­lon vendin e tij të origjinës, të qën­drim­it.
5. Nëse kërke­sa paraqitet pranë Drej­torisë se Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësim­it, autoriteti përkatës, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikës 3 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e tij, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pas paraqit­jes së kërkesës nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, ver­i­fikon shly­er­jen e detyrimeve lid­hur me pagat e punon­jësve, sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore nga ana e punëd­hënësit, pranë të cilit do të punë­so­het i hua­ji.
7. Nëse Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo, pas plotësim­it të tij nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, bren­da afatit të cak­tu­ar, përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 e 6 të tij, e pajis të hua­jin, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tip­it “A/TN”, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
8. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur të hua­jit, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 5 të këtij vendi­mi.
9. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­jen me leje pune të tip­it “A/TN” punë­mar­rësit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 e 6 të këtij vendi­mi, ose është në kushtet e për­cak­tu­ara në pikën 15 të tij.
10. Nëse kërke­sa paraqitet në për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës, kjo e fun­dit, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme (Qen­drës Kom­bëtare të Vizave), e për­c­jell doku­menta­cionin në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, në drej­tor­inë, që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit.
11. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale që ato kanë.
12. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për pajisjen/refuzimin e të hua­jit të lejes së punës të tip­it “A/TN”, ndjek pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9 të këtij vendi­mi, ndër­sa për kriteret dhe doku­menta­cionin, vlerësi­mi bëhet sipas për­cak­timeve në pikat 1, 3, 6 e 15 të tij.
13. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëpër­m­jet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/TN”.
14. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/TN”.
15. Të hua­jit i refu­zo­het lëshi­mi i lejes së punës të tip­it “A/TN” edhe nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
16. Të hua­jit i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/TN”, nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të nen­it 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
17. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/TN”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
18. Leja e punës e tip­it “A/TN”, për­fun­don, nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
19. I hua­ji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tip­it “A/TN”, para mar­rjes së lejes së punës, dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
20. Drej­to­ria, që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për dhënien e lejes së punës.
21. Vendi­mi nr. 356, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen, refuz­imin dhe anulim­in e lejes së punës të tip­it “A/TN””, shfuqi­zo­het.
22. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Ram

ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_____________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER

1. Emri i punëd­hënësit _______________________________________________________________
Name of the employ­er

2. Ven­di dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________
Seat and address of the employ­er

3. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|
Busi­ness activ­i­ty code

a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:________________________________________
Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:_____________________________________
Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

5. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

6. Emër­ti­mi i ven­dit të punës___________________________________________________________
Name of the job posi­tion

7. Kuo­tat vje­tore PO JO
Year­ly quo­ta YES NO

8. Punësi­mi sezon­al PO JO
Sea­son­al employ­ment YES NO

9. Migri­mi ditor PO JO
Dai­ly migra­tion YES NO

2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
1. Mbiem­ri ________________________________________________________________________
Sur­name

2. Emri ___________________________________________________________________________
Giv­en name(s)

3. Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the par­ent

4. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth

5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued

6. Ven­di dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and coun­try of birth

7. Shtetësia_________________________________________________________________________
Nation­al­i­ty

8. Adresa e banim­it në Shqipëri_________________________________________________________
Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

9. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|_________________________________
Code and name of occu­pa­tion

10. Kual­i­fikimet |___|___|___|
Skill qual­i­fi­ca­tions

11. Aktivitet fitim­prurës PO JO
Gain­ful­ly employed YES NO

3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
1. Llo­ji i doku­men­tit _________________________________________________________________
Type of doc­u­ment

2. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Num­ber

3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on

4. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until

5. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________
Com­pe­tent author­i­ty

6. Lëshuar nga ______________________________________________________________________
Place and coun­try of issuance
_____________________________ _____________________________
Ven­di dhe data Emri / mbiem­ri i aplikan­tit
(Place and date) (Appli­cant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë .….….….….….…
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”, dhe vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) sur­name)

Lin­dur më ___________________________
Born on (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në _________________________________
In (vendlind­ja / Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile ________________________
(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi ___________________________
Nation­al­i­ty

Me pro­fe­sion ________________________
Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri __|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of doc­u­ment and num­ber

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin .…… të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:
Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit: __________________
(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit: _______________
(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: ________________________________
Seat and address

Vlef­sh­mëria e lejes: _______________
(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it: _______________
(Issuance Date)

Data e skadim­it: _______________
(Expi­ra­tion Date)

Page­sa: _______________
(Appli­ca­tion Fee)

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Insti­tu­cioni lëshues: _______________________
(Issu­ing Author­i­ty) DREJTOR

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim