VENDIM
Nr.48, datë 16.1.2008

PËR MASËN DHE KRITERET E PËRFITIMIT NGA PROGRAMI I NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË NGA GRUPET E VEÇANTA
(ndryshuar me VKM nr.991, datë 2.7.2008, nr.923, datë 10.11.2010, nr. 772, datë 7.11.2012, nr. 192, datë 2.4.2014, nr. 66, datë 27.1.2016)

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 4 e 8 të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxit­jen e punësim­it”, të ndryshuar, me propoz­imin e Min­istri i Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Për­fitues të këtij pro­gra­mi janë punëkërkue­sit e papunë nga gru­pet e veçan­ta, të për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi. Zyra përkatëse e punësim­it finan­con:
a) Punëd­hënësin, me një financim mujor në masën deri në 100 për qind të kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore (pjesë e kon­tribu­tit të punëd­hënësit), me kusht që kohëzg­jat­ja e kon­tratës së punës të mos jetë më e shkurtër se një vit.
Ky financim bëhet nga zyra e punësim­it në Drej­tor­inë Rajonale të Sig­urimeve Shoqërore, sipas pro­ce­du­rave përkatëse;
b) Punë­mar­rësin e përf­shirë në këtë pro­gram, deri në katër paga, në masën 100 për qind të pagës min­i­male në shkallë ven­di, në mua­jin e pestë e të gjashtë dhe në mua­jin e njëm­bëd­hjetë e të dym­bëd­hjetë të kon­tratës, ndër­sa për mua­jt e tjerë finan­con punëd­hënësi.
c)Punëdhënësit, per­sona juridikë apo fizikë, kanë të drejtë të kërko­jnë të përf­shi­jnë në pro­gram:
i) deri në 100 për qind të num­rit aktu­al mesa­tar të të sig­u­ru­arve në tre mua­jt e fun­dit, në rast se kanë deri në 50 punon­jës;
ii) deri në 50 për qind të num­rit aktu­al mesa­tar të të sig­u­ru­arve në tre mua­jt e fun­dit, në rast se kanë mbi 50 punon­jës.
ç) Punëd­hënësit e rinj, per­sona juridikë apo fizikë, kanë të drejtë të kërko­jnë të përf­shi­jnë në pro­gram deri në 40 për qind të num­rit të punon­jësve të punë­suar.
2. Ske­ma të vazh­do­jë të zba­to­het nga viti 2013 me një kohëzg­jat­je prej 5 vjetësh.
3. Punëkërkues të papunë nga gru­pet e veçan­ta janë:
a) të papunët afat­g­jatë;
b) per­son­at, që për­fi­to­jnë ndih­më ekonomike;
c) per­son­at, që për­fi­to­jnë pagesë papunësie;
ç) per­son­at, që hyjnë për herë të parë në tre­gun e punës, të moshës 18–25 vjeç;
d) per­son­at mbi 45 vjeç, që nuk kanë një arsim­im më të lartë se arsi­mi i mesëm ose ekuiv­a­lent të tij;
dh) per­son­at me aftësi të kufizuar;
e) per­son­at nga komu­niteti rom;
ë) emi­grantët e kthy­er me prob­leme ekonomike.
f) vik­ti­ma të trafikim­it.
4. Financi­mi sipas pikës 1 ndër­pritet në rastin kur punëd­hënësi, pas për­fitim­it të financim­it, në zba­tim të këtij vendi­mi, zgjidh, pa shkaqe të arsyeshme, kon­tratat e punës së punë­mar­rësve të tjerë, të punë­suar pranë tij.
5. Zyra përkatëse e punësim­it bën njof­timin në Bule­tinin e Njof­timeve Pub­like, çdo vit, për fondin e vënë në dis­pozi­cion dhe kriteret e për­fitim­it nga ky pro­gram. Pub­liki­mi i pro­gramit bëhet, gjithash­tu, me të gjitha mjetet e mund­shme elek­tron­ike dhe joelek­tron­ike.
6. Punëd­hënësi, që aplikon për pro­gramin e punësim­it, nuk duhet të ketë shkelur, në të kalu­arën legjis­la­cionin e punës, si dhe duhet të ketë derd­hur, rreg­ull­isht, tatimet e sig­urimet e detyrueshme shoqërore, për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, veçanër­isht për dy vitet e fun­dit.
7. Për të për­fi­tu­ar nga ky pro­gram, punëd­hënësi duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësim­it, ku ai zhvil­lon veprim­tar­inë, doku­menta­cionin e mëposhtëm:
a) Vendimin e gjykatës për regjistrim­in si per­son juridik dhe fizik ose vendimin e Qen­drës Kom­bëtare të Regjistrim­it;
b) Num­rin e iden­ti­fikim­it të per­son­it të tat­ueshëm (NIPT-in);
c) Vërte­timin për shly­er­jen e kon­tributeve për sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore, që lëshohen nga organi tati­mor përkatës, për aq kohë sa ushtron veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;
ç) Num­rin e llog­a­risë bankare;
d) Vërte­timin nga dega e tatim-tak­save, ku per­soni juridik dhe fizik ushtron veprim­tar­inë, për shly­er­jen e detyrimeve tati­more për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, por jo më gjatë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;
dh) Infor­ma­cion për:
i) num­rin e fuqisë punë­tore;
ii) listën e të sig­u­ru­arve;
iii) llo­jin e veprim­tarisë, që kryen;
iv) nivelin e pagës, së dhënë, për çdo per­son;
v) plan­biz­nesin për shtimin e fuqisë punë­tore;
vi) akte të inspek­tim­it në punë, të kry­era nga Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe i Shër­bimeve Shoqërore.
8. Punëd­hënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësim­it, dhe në mbështet­je të të dhë­nave e të doku­menta­cionit, të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi, plotë­son for­mu­la­rin përkatës, sipas mod­elit të mirat­u­ar nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it.
9. Punëd­hënësit mund të apliko­jnë për pro­gramin në mënyrë elek­tron­ike apo pranë zyrave të punësim­it.
10. Zyra përkatëse e punësim­it ia paraqet këshillit ven­dor tri­palësh, të ngrit­ur pranë saj, pro­jek­tet, që kërko­hen të zba­to­hen aty, ky ajo ushtron veprim­tar­inë, i cili pasi shqyr­ton dhe vlerë­son dobinë social-ekonomike të pro­jek­teve të paraqi­tu­ra, i mira­ton ato në parim.
11. Pas mira­tim­it, në parim, të pro­jek­teve në këshillin ven­dor tri­palësh, zyra përkatëse e punësim­it і dër­gon, për mira­tim, si më poshtë vijon:
a) zyra ven­dore e punësim­it, sipas rastit, ia dër­gon zyrës rajonale të punësim­it ose Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
b) zyra rajonale e punësim­it mira­ton pro­jek­tet, kur aplikue­sit janë per­sona fizikë.
c) Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it mira­ton pro­jek­tet, kur aplikues janë per­son­at juridikë.
12. Për zba­timin e pikës 11 të këtij vendi­mi, në zyrat rajonale të punësim­it dhe në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ngri­hen komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve, me jo më pak se 5 per­sona.
Mënyra e orga­nizim­it, vlerësim­it të pro­jek­teve dhe e funk­sionim­it të punës, si dhe për­bër­ja e komi­sion­eve për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e këshillit admin­is­tra­tiv tri­palësh të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
13. Komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve në zyrën rajonale të punësim­it dhe Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, pas hed­hjes në sis­temin përkatës,vendosin mira­timin ose jo të pro­jek­tit bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
14. Për pro­jek­tet e mirat­u­ara, zyra përkatëse e punësim­it, në bashkëpunim me punëd­hënësin, plotë­so­jnë listën e punëkërkuesve të papunë, që do të përf­shi­hen në pro­gram. Punëkërkue­sit e papunë, që do të përf­shi­hen në pro­gram, sipas shkro­n­jave “d” dhe “e” të pikës 3 të këtij vendi­mi, duhet të jenë të regjistru­ar në zyrat e punësim­it, për një peri­ud­hë të pak­tën tremu­jore.
Punëkërkue­sit e papunë, që kundër­sh­to­jnë të mar­rin pjesë në këtë pro­gram, hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë dhe nuk do të vazh­do­jnë të për­fi­to­jnë ndih­mën ekonomike apo pagesën e papunë­sisë.
15. Ndër­m­jet Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe punëd­hënësit nën­shkruhet një kon­tratë, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet, në për­puth­je me pro­gramin për secilën palë. Kon­tratat lid­hen vetëm për vitin bux­hetor, për të cilin është mirat­u­ar pro­jek­ti.
Për vazhdimin e pro­jek­tit në vitin pasard­hës do të lid­het një kon­tratë sht­esë, në për­puth­je me fondet e mirat­u­ara atë vit.
16. Punëd­hënësi dhe punëkërkue­si, si punë­mar­rës, nën­shkru­a­jnë një kon­tratë indi­vid­uale pune, në të cilën për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e palëve, sipas për­cak­timeve të bëra në Kodin e Punës dhe në këtë vendim.
Një kop­je e kon­tratës së punës së çdo punëkërkue­si, punë­mar­rës, depoz­i­to­het në zyrën përkatëse të punësim­it, e cila, ndjek zba­timin e kon­tratës deri në për­fundim të pro­jek­tit.
17. Në rastet kur punëkërkue­si, si punë­mar­rës, pjesë­mar­rës në këtë pro­gram, largo­het për­para afatit të për­cak­tu­ar në kon­tratë, për shkaqe të arsyeshme, zëvendësi­mi bëhet nga zyra përkatëse e regjistrim­it pas njof­tim­it nga punëdhënësi.Në këto raste, punëd­hënësit i vazh­do­het kom­pen­si­mi për peri­ud­hën e mbe­tur.
18. Nëse punëd­hënësi në mënyrë të men­jëher­shme dhe pa shkaqe bën zgjid­hjen e arsyeshme të kon­tratës së punës, për punëkërkuesin e punë­suar, është і detyru­ar ta kthe­jë të gjithë financimin e mar­rë, për punëkërkuesin e punë­suar, që nga data e parë e dhënies së tij, së bashku me intere­sat, të llog­a­r­it­u­ra sipas nor­mës bazë të intere­sit të Bankës së Shqipërisë.
19. Kon­tratat tip, sipas për­cak­timeve të dhë­na në pikat 15 e 16 të këtij vendi­mi, har­to­hen nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar і Punësim­it dhe janë të detyrueshme për t’u zbat­u­ar nga zyrat përkatëse të punësim­it.
20. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it anal­i­zon efek­t­shmërinë e pro­gramit dhe për­gatit raporte vje­tore, bren­da datës 31 mars të vitit pasard­hës, të cilat ia paraqet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Drej­torisë së Ndih­mës Shtetërore, në Min­istrinë e Zhvil­lim­it Ekonomik, Tregtisë dhe Sipër­mar­rjes.
21. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it ruan të dhë­nat për skemën deri në 10 vjet, pas dhënies së fun­dit të ndih­mës indi­vid­uale.
22. Pro­gra­mi vlerë­so­het, në vitin pasard­hës nga ekspertë ose orga­ni­za­ta të pavaru­ra, që kanë për­vo­jë në këtë fushë dhe njo­huri për tre­gun e punës.
23. Kos­to­ja dhe vlerësi­mi i këtij pro­gra­mi për­bal­lo­hen nga fondet vje­tore të Bux­hetit të Shtetit, zëri “Nxit­ja e punësim­it”, mirat­u­ar për Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
24. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë për nxjer­rjen e udhëz­imeve për zba­timin dhe mbikëqyr­jen e pro­gramit dhe Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it për zba­timin e pro­gramit, nëpër­m­jet zyrave të punësim­it.
25. Vendi­mi nr.69, datë 11.2.1999 і Këshillit të Min­is­trave “Për pro­gramin e nxit­jes së punësim­it të punëkërkuesve të papunë”, shfuqi­zo­het.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim