VENDIM

Nr. 634, datë 15.7.2015

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PREZANTIMIN E MASAVE PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË TË GRAVE SHTATZËNA DHE NËNAVE TË REJA”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës, të nen­eve 104 dhe 108, të ligjit nr. 7961, datë 12.7 1995, “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nen­it 42, pika 3, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për prezan­timin e masave për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë të grave shtatzë­na dhe nënave të reja”, sipas tek­stit dhe shto­j­cave që i bashkëlid­hen këtij vendi­mi dhe janë pjesë për­bërëse e tij.
  2. Vendi­mi nr. 397, datë 20.5.1996, i Këshillit të Min­is­trave, “Për mbro­jt­jen e veçan­të të grave shtatzë­na dhe të amë­sisë”, i ndryshuar, shfuqi­zo­het.
  3. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, për ndjek­jen e zba­tim­it të këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR PREZANTIMIN E MASAVE PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË TË GRAVE SHTATZËNA DHE NËNAVE TË REJA

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qël­li­mi dhe fusha e zba­tim­it

  1. Qël­li­mi i kësaj rreg­ul­lore­je është të për­cak­to­jë rreg­ul­la të deta­juara për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë të punë­mar­rë­seve gra shtatzë­na dhe nënave të reja.
  2. Kjo rreg­ul­lore zba­to­het plotë­sisht në të gjithë fushën e mbu­lu­ar nga pika 1, e këtij neni, pa cen­uar legjis­la­cionin më shtrëngues dhe/ose speci­fik në fuqi që rreg­ul­lon sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­lim të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e për­dorur kanë kup­ti­met e mëposhtme:

  1. a) “Punë­mar­rëse shtatzënë”, çdo punë­mar­rëse shtatzënë e cila infor­mon punëd­hënësin për gjend­jen e saj në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, udhër­rë­fye­sit dhe pro­tokol­let e prak­tikës klinike të kujde­sit ante­na­tal (para lind­jes) në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor.
  2. b) “Nëna të reja” përf­shin dy kat­e­gori punë­mar­rëse­sh: “punë­mar­rëse që ka lin­dur kohët e fun­dit” dhe “punë­mar­rëse me fëmi­jë në gji”.
  3. c) “Punë­mar­rëse që ka lin­dur kohët e fun­dit”, çdo punë­mar­rëse që ka lin­dur fëmi­jë dhe është kthy­er në punë për­para se fëmi­ja të arri­jë moshën 1 vjeç, e cila infor­mon punëd­hënësin për gjend­jen e saj, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, udhër­rë­fye­sit dhe pro­tokol­let e prak­tikës klinike të kujde­sit post­na­tal dhe të mirër­rit­jes së fëmi­jës në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor.
  4. d) “Punë­mar­rëse me fëmi­jë në gji”, çdo punë­mar­rëse që ka fëmi­jë në gji derisa fëmi­ja të arri­jë moshën 1 vjeç, e cila infor­mon punëd­hënësin për gjend­jen e saj, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, udhër­rë­fye­sit dhe pro­tokol­let e ushqy­er­jes me gji të fëmi­jës në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor.[1]

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSVE

Neni 3

Vlerësi­mi i riskut dhe informi­mi i punë­mar­rë­seve

  1. Punëd­hënësi vlerë­son riskun speci­fik ndaj agjen­tëve, pro­ce­seve ose kushteve të punës, bazuar në natyrën, shkallën dhe kohëzg­jat­jen e ekspozim­it, në ndër­mar­rje dhe/ose në vendin e punës ku zhvil­lo­jnë aktivitetin punë­mar­rëset në kup­tim të nen­it 2, të kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. Në shto­jcën I të kësaj rreg­ul­lore­je, për­cak­to­het lista jo shteruese e agjen­tëve, pro­ce­seve dhe kushteve të punës për të cilat kry­het vlerësi­mi i risqeve të veçan­ta ose kushteve të punës.
  3. Ky vlerësim i riskut bëhet ose nga vetë punëd­hënësi ose me anë të shër­bimeve mbro­jtëse dhe paran­daluese të për­men­dura në nenin 7, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar.
  4. Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rëset, në kup­tim të nen­it 2 të kësaj rreg­ul­lore­je ose për­faqë­sue­sit e tyre për rezul­tatet e vlerësim­it të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni, dhe për të gjitha masat që duhen mar­rë në lid­hje me shën­detin dhe sig­ur­inë në punë.
  5. Punëd­hënësi:
  6. a) vlerë­son çdo risk për sig­ur­inë ose shën­detin në punë dhe çdo efekt të mund­shëm mbi shtatzën­inë ose ushqy­er­jen me gji të fëmi­jës së punë­mar­rë­seve, në kup­tim të nen­it 2 të kësaj rreg­ul­lore­je;
  7. b) merr masat paran­daluese dhe/ose kor­rigjuese në rast se vlerësi­mi tre­gon ekzis­tencën e një risku për sig­ur­inë apo shën­detin në punë, ose ndiki­mi mbi shtatzën­inë apo ushqy­er­jen me gji të fëmi­jës së punë­mar­rës­es, në kup­tim të nen­it 2 të kësaj rreg­ul­lore­je. Masat sig­uro­jnë për­sh­tat­jen e përkohshme të kushteve të punës dhe/ose orar­it të punës së punë­mar­rës­es, për të shman­gur ekspoz­imin ndaj risqeve të tilla sipas kup­ti­m­it të nen­it 6, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar;
  8. c) në rastet kur një punë­mar­rëse nuk mund të krye­jë një punë për shkak të risqeve që paraqiten, atëherë punëd­hënësi duhet t’i cak­to­jë asaj një detyrë tjetër dhe, në pamundësi, i jep pushim të paguar.

Neni 4

Ndal­i­mi ndaj ekspozim­it

  1. Përveç dis­poz­i­tave të përgjithshme lid­hur me mbro­jt­jen e punë­mar­rë­seve, në veçan­ti atyre që lid­hen me vler­at kufi për ekspoz­imin në punë, punë­mar­rëset, në kup­tim të nen­it 2, të kësaj rreg­ul­lore­je, në asnjë rrethanë nuk dety­ro­hen të krye­jnë punë për të cilat vlerësi­mi i riskut tre­gon ekspoz­im ndaj agjen­tëve dhe kushteve të punës, të cilat rreziko­jnë sig­ur­inë apo shën­detin, të ren­di­tu­ra në shto­jcën II, të kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. Dis­poz­i­tat e nen­it 3 të kësaj rreg­ul­lore­je, zba­to­hen një­soj për rastet kur çdo punë­mar­rëse që zhvil­lon një veprim­tari që ndalo­het, sipas pikës 1 të këtij neni, mbetet shtatzënë apo fil­lon të ushqe­jë me gji fëmi­jën dhe e infor­mon për këtë punëd­hënësin e saj.

Neni 5

Koha e punës

  1. Punëd­hënësi nuk mund të urd­hëro­jë kry­er­jen e punës natën për punë­mar­rëset, në kup­tim të nen­it 2, të kësaj rreg­ul­lore­je, në qoftë se ajo është e dëmshme për shën­detin e gruas dhe të fëmi­jës, vërte­t­u­ar kjo me raport mjekë­sor, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, udhër­rë­fye­sit dhe pro­tokol­let e prak­tikës klinike të kujde­sit të gruas dhe të fëmi­jës në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor.
  2. Masat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, u japin të drejtën punë­mar­rë­seve, në kup­tim të nen­it 2, të kësaj rreg­ul­lore­je:
  3. a) për t’u trans­fer­u­ar në një punë të ngjashme ditën; ose
  4. b) për të mar­rë pushim të paguar nga puna ose për të zgjatur lejen e tyre të lind­jes, nëse trans­fer­i­mi nuk është i mundur për shkaqe teknike dhe/ose objek­tive, ose nuk mundet, objek­tivisht, të kërko­het mbi shkaqe të arsyet­u­ara mirë.
  5. Punë­mar­rëset, në kup­tim të nen­it 2 të kësaj rreg­ul­lore­je, kanë të drejtë të bëjnë pushim të paguar, jo më pak se 30 min­u­ta çdo tri orë pune të vazh­dueshme gjatë ditës.
  6. Në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, udhër­rë­fye­sit dhe pro­tokol­let e prak­tikës klinike të kujde­sit të gruas dhe të fëmi­jës në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor, punë­mar­rëset, në kup­tim të nen­it 2, të kësaj rreg­ul­lore­je, kanë të drejtë për leje të pagueshme nga puna për kry­er­jen e viz­itave mjekë­sore, kur këto janë të nevo­jshme të kry­hen gjatë orar­it të punës.

SHTOJCA I

LISTË JOSHTERUESE E AGJENTËVE, PROCESEVE DHE KUSHTEVE TË PUNËS

  1. Agjen­tët
  2. Agjen­tët fizikë janë agjen­tët që shkak­to­jnë lezione të fetusit dhe/ose që mund të ndiko­jnë në shkëput­jen e pla­cen­tës, në veçan­ti:
  3. a) godit­jet, drid­h­ja ose lëviz­ja[2];
  4. b) mba­jt­ja me krahë e ngarke­save që përf­shi­jnë risqe, sido­mos të kolonës ver­te­brale[3];
  5. c) zhur­ma[4];

ç)    rreza­ti­mi jonizues[5];

  1. d) rreza­ti­mi jojonizues[6];
  2. dh) tem­per­at­u­rat shumë të ulë­ta ose shumë të lar­ta;
  3. e) lëviz­jet dhe pozi­cionet e trupit;

ë)    udhë­timet, bren­da ose jashtë ven­dit, ku kry­het aktiviteti i ndër­mar­rjes.

Lod­hje men­dore dhe fizike dhe ngarke­sa të tjera fizike të lid­hu­ra me aktivitetin e punë­mar­rës­es.

  1. Agjen­tët biologjikë[7]

Agjen­tët biologjikë të klasi­fikuar në gru­pet 2, 3 dhe 4 të riskut, të parashikuara nga vendi­mi  nr. 550, datë 27.8.2014, i Këshillit të Min­is­trave, “Për mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve nga risqet e lid­hu­ra me ekspoz­imin ndaj agjen­tëve biologjikë në punë”, për sa dihet se këta agjen­të ose masat paran­daluese dhe kuruese/terapeutikët të nevo­jshëm kundër agjen­tëve të tillë që rreziko­jnë shën­detin e grave shtatzë­na dhe fëmi­jës së ardhshëm, përveç agjen-tëve të tjerë biologjikë të paraqi­tur në shto­jcën II.

  1. Agjen­tët kimikë[8]

Agjen­tët kimikë apo përzier­jet, ekspoz­i­mi ndaj të cilave mund të rreziko­jë shën­detin e punë­ma-rrë­seve shtatzë­na dhe të fetusit / embri­on­it e që në etiketën e tyre përm­ba­jnë fraza stan­darde të riskut apo deklaratat e rrezikut të cilat janë në për­puth­je me atë vlerësim të risqeve të shën­de­tit të kry­er nga punëd­hënësi dhe për sa kohë që ato nuk janë paraqi­tur në shto­jcën II:

  1. a) në veçan­ti sub­stan­cat dhe përzier­jet që kanë efek­te tok­sike, kancerog­jene, mutag­jene dhe tok­sike për riprod­himin;
  2. b) merkuri dhe derivatet e merku­rit;
  3. c) medika­mentet antim­i­totike;

ç) monok­si­di i kar­bonit;

  1. d) agjen­tët kimikë të njo­hur dhe të rrezik­shëm që përthithen nëpër­m­jet lëkurës.
  2. Pro­ce­set dhe punët indus­tri­ale si më poshtë:
  3. Prod­hi­mi i auram­inës;
  4. Puna që përf­shin ekspoz­imin ndaj hidro-kar­bu­reve aro­matike poli­cik­like të pran­ishëm në blozën e qymyrit, zift, katran, tym ose pluhur;
  5. Puna që përf­shin ekspoz­imin ndaj pluhu­rave, tym­rave, dhe aerosolëve të prod­huara gjatë pjek­jes dhe elek­tro­rafinim­it të lëndëve bakër-nikel;
  6. Pro­ces i fortë acid në prod­himin e alkoolit izo­propil;
  7. Prod­hi­mi dhe tra­j­ti­mi i pajis­jeve, fishek-zjar­rëve ose pro­duk­teve të tjera që përm­ba­jnë lëndë shpërthyese;
  8. Puna me risk ndaj ten­sion­it të lartë elek­trik;
  9. Puna me kaf­shë të egra ose të tër­buara;
  10. Puna në ther­tore në shkallë indus­tri­ale;
  11. Puna që përf­shin tra­j­timin e pajis­jeve për prod­himin, mag­a­zin­imin ose aplikimin e gazrave të kom­pren­suara, të lëngëzuara apo të tre­tu­ra;
  12. Puna me vas­ka, depozi­ta, rez­ervuare apo kon­te­jn­erë që përm­ba­jnë agjen­tët kimikë të për­men­dur në pikën A.3 të kësaj shto­jce;
  13. Puna që përf­shin risk për shem­b­je struk­tur­ore;
  14. Puna në repartet psiki­a­trike apo klinikat psiki­a­trike duke ushtru­ar kujdesin e drejt­për-drejtë të pacien­tëve të psiki­a­trisë në njësi të mbyl­lu­ra;
  15. Puna me ritëm, i cili për­cak­to­het nga makine­r­ia, dhe që përf­shin pagesën në bazë të real­izim­it të punës;
  16. Prod­hi­mi i lëndëve far­ma­ceu­tike dhe përzier­jeve të rrezik­shme, të tilla si citog­jenet apo bar­nat vet­erinare.
  17. Kushtet e punës

Puna në minierë nën­tokë.

SHTOJCA II

LISTË JOSHTERUESE E AGJENTËVE DHE E KUSHTEVE TË PUNËS PËR RASTET NË TË CILAT NDALOHET EKSPOZIMI NDAJ RISQEVE TË PËRMENDURA NË NENIN 4 TË KËSAJ RREGULLOREJE

  1. Agjen­tët
  2. a) Agjen­të fizikë

Puna në atmos­fer­ën hiper­barike, p.sh., ambi­ente të mbyl­lu­ra nën pre­sion të lartë dhe zhyt­ja nën ujë.

  1. b) Agjen­tët biologjikë

Agjen­tët biologjikë të mëposhtëm:

- tok­so­plas­ma;

- virusi rube­o­la,

përveç rasteve kur punë­mar­rëset shtatzë­na janë provuar se janë të mbro­j­tu­ra në mënyrë të mjaftueshme ndaj agjen­tëve të tillë nëpër­m­jet imu­nizim­it.

  1. c) Agjen­tët kimikë:
  2. i) Plumbi dhe derivatet e plumbit, për sa kohë këta agjen­të mund të përthithen nga orga­niz­mi i njeri­ut;
  3. ii) Sub­stan­cat dhe përzier­jet që mund të shkak­to­jnë helmimin akut ose kro­nik me paso­ja të rën­da ose të pak­thyeshme mbi shën­detin njerë­zor, etike­t­u­ar me R23, R24, R25, R26, R27, R28 ose R39, ose kom­binimet e tyre apo R68 në kom­bin­im me shpre­hjet R20, R21 ose R22, ose një shpre­hje R48 në kom­bin­im me shpre­hjet R23, R24 apo R25, ose etike­t­u­ar me H300, H301, H310, H311, H apo 330 H331 ose kom­bin­ime të tyre apo etike­t­u­ar me H370, H371 ose H372;

iii) Sub­stan­cat dhe përzier­jet e klasi­fikuara si kancerog­jenë të kat­e­gorive 1, 2 ose 3, të shënuara me R45, R49 apo R40 ose kancerog­jenë të kat­e­gorisë 1A, 1B apo 2, me deklaratat H350, H350i ose H351;

  1. iv) Sub­stan­cat dhe përzier­jet e klasi­fikuara si mutag­jenë të kat­e­gorive 1, 2 ose 3, me shpre­hjet R46 apo R68, ose mutag­jenë në qelizat riprod­huese të kat­e­gorive 1A, 1b ose 2, me deklaratat H340 apo H341;
  2. v) Sub­stan­cat dhe përzier­jet tok­sike për riprod­himin me efekt mbi fetusin në trupin e nënës, kat­e­goritë 1, 2 ose 3, të shënuar, R61 ose R63, apo kat­e­goritë 1A, 1B ose 2, me pasqyrat H360D, H360FD, H360Fd, H360Df, H361d ose H361fd;
  3. vi) Sen­si­tizues të frymë­mar­rjes apo lëkurës, të etike­t­u­ar me R 42 R 43 ose kom­binimet e tyre apo të etike­t­u­ara me H334 ose H317;

vii) Agjen­tët kimikë ose përzier­jet që kanë ndikim të dëmshëm në shën­detin e fëmi­jëve që ushqe­hen me gji etike­t­u­ar me R64 ose H362;

viii) Agjen­tët kimikë ose përzier­jet tok­sike për riprod­himin, me ndikim neg­a­tiv në lind­sh­mëri, të  etike­t­u­ar R60 R62 ose nga kom­binimet e tyre ose të etike­t­u­ara me H360F, H360FD, H360Fd, H360Df, H361f ose H361fd;

  1. ix) Pluhur i dru­rit të fortë që është kancerog­jen për njerëz­it.
  2. Kushtet e punës:
  3. a) prod­hi­mi dhe tra­j­ti­mi i pajis­jeve, fishekz­jar­rëve apo objek­te të tjera që përm­ba­jnë eksplozivë;
  4. b) puna në lartësi më shumë se 1,5 m mbi nivelin e tokës;
  5. c) puna me rrez­iqe të ten­sion­it të lartë;

ç)    puna me kaf­shë të egra ose të tër­buara;

  1. d) puna në shër­bimet e shën­de­tit men­dor gjatë kujde­sit të drejt­për­drejtë të pacien­tëve të psiki­a­trisë në njësi të mbyl­lu­ra;
  2. dh) prod­hi­mi i lëndëve far­ma­ceu­tike dhe sub­stan­cave të rrezik­shme, të tilla si citog­jenët apo bar­nat vet­erinare;
  3. e) puna e përher­shme në vendin e punës gjatë tur­nit 8 orësh ku tem­per­atu­ra arti­fi­ciale mba­het ‑4oC dhe më poshtë;

ë)    puna e përher­shme në vendin e punës ku tem­per­atu­ra arti­fi­ciale mba­het gjatë tur­nit prej 8 orësh për më shumë se 1 orë — 5oC dhe më poshtë;

  1. f) puna në miniera nën­tokë.

[1] Udhëzue­si i shën­de­tit riprod­hues, udhër­rë­fyes dhe pro­tokolle të kujde­sit të gruas dhe kujde­sit të fëmi­jës. Baza ligjore ndod­hen te faq­ja zyrtare e Min­istrisë së Shën­de­të­sisë në rubrikën “Legjis­la­cioni”.

 

[2] Vendi­mi nr. 841, datë 3.12.2014, i Këshillit të Min­is­trave, “Për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet që lid­hen me vib­rim­in në vendin e punës”. (trans­po­zon direk­tivën 2002/44/EC).

[3] Vendi­mi nr. 523, datë 6.8.2014, i Këshillit të Min­is­trave, “Për mira­timin e rreg­ul­lores “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve lid­hur me punën e krahut me ngarke­sa”“ dhe shfuqiz­imin e para­grafit 15.1 deri 15.10, të shto­jcës V, të vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. 312, datë 5.5.2010, “Për mira­timin e rreg­ul­lores për sig­ur­inë në kantier” (trans­po­zon direk­tivën 90/269//EEC).

[4] Vendi­mi nr. 842, datë 3.12.2014, i Këshillit të Min­is­trave, “Për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet që lid­hen me zhur­mën në vendin e punës” (trans­po­zon direk­tivën 2003/10/EC).

[5] Vendi­mi nr. 590, datë 18.8.2011, i Këshillit të Min­is­trave, “Për mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve të ekspozuar pro­fe­sion­al­isht ndaj rreza­timeve jonizuese””.

[6] Vendi­mi nr. 844, datë 3.12.2014, i Këshillit të Min­is­trave, “Për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet lid­hur me rreza­timin optik  në vendin e punës” (trans­po­zon direk­tivën 2004/40/EC dhe 2013/35/EU).

[7] Vendi­mi nr. 550, datë 27.8.2014, i Këshillit të Min­is­trave, “Për mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve nga risqet e lid­hu­ra me ekspoz­imin ndaj agjen­tëve biologjikë në punë”” (trans­po­zon direk­tivën 200/54/EC).

[8] Rreg­ul­lore e BE-së nr. 1272/2008, për pake­timin, etike­timin dhe pake­timin e sub­stan­cave kimike.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim