VENDIM
Nr. 70, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN ME CERTIFIKATË REGJISTRIMI NË PUNË

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, e 73, pika 4 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. I hua­ji pajiset me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë, nëse plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1, 2 dhe 3 të nen­it 73 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
2. Kërke­sa për pajis­je me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë bëhet nga:
a) i hua­ji;
b) punëd­hënësi, me të cilin i hua­ji ka një kon­tratë pune;
c) per­soni i autor­izuar nga punëd­hënësi.
3. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë, duhet të paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
a) kërkesën për pajis­je me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë, sipas for­matit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
b) fotokop­jen e doku­men­tit të iden­ti­fikim­it;
c) një kon­tratë pune ose vërte­tim nga punëd­hënësi, i huaj ose shqip­tar;
ç) pesë fotografi;
d) për kat­e­goritë e për­cak­tu­ara në shkro­n­jën “c” të pikës 2 dhe shkro­n­jën “b” të pikës 3 të nen­it 73 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, i hua­ji duhet të paraqesë një kop­je të mar­rëvesh­jes dypalëshe qever­itare ose të mar­rëvesh­jes ndër­m­jet insti­tu­cion­eve arsi­more.
4. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën për t’u pajisur me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë dhe doku­menta­cionin e parashikuar në pikën 3 të tij:
a) pranë drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, kur i hua­ji është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
b) pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës.
5. Nëse kërke­sa paraqitet në drej­tor­inë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, ajo, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikës 2 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e tij, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, nëse vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij vendi­mi, është i plotë apo, pas plotësim­it të tij bren­da afatit të për­cak­tu­ar, i përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1, 2 dhe 3 të nen­it 73 të ligjit nr. 108/2013, e pajis të hua­jin me cer­ti­fikatën e regjistrim­it në punë, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
7. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur per­son­it të për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 5 të tij.
8. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, refu­zon kërkesën për pajis­jen me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë të per­son­it, të për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk i plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1, 2 dhe 3 të nen­it 73 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
9. Nëse kërke­sa është paraqi­tur pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit ose pranë për­faqë­sisë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës, kjo e fun­dit, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur pranë saj në drej­tor­inë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
10. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, për pranimin/refuzimin e të hua­jit për pajis­je me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë, ndjek pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në pikat 5, 6, 7 e 8 të këtij vendi­mi.
11. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pranimin/refuzimin e kërkesës së të hua­jit për t’u pajisur me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë.
12. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pranimin/refuzimin e kërkesës së të hua­jit, për pajis­je me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë.
13. Të hua­jit i refu­zo­het pajis­ja me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë edhe nëse vërte­to­het njëri nga rastet e për­cak­tu­ar në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
14. Të hua­jit i anu­lo­het pajis­ja me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë, nëse vërte­to­het njëri nga rastet e për­cak­tu­ar në pikën 1 të nen­it 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
15. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het pajis­ja me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
16. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, bën regjistrim­in e të hua­jve, shte­tas të BE-së, që plotë­so­jnë kushtet e punësim­it për për­jash­tim nga detyri­mi i pajis­jes me leje pune, sipas nen­eve 72, shkro­n­ja “a” dhe 73, pikat 1, 2 e 3 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
17. Vendi­mi nr. 360, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për doku­menta­cionin dhe pro­ce­durën për për­jash­timin nga detyri­mi për pajis­jen me leje pune”, shfuqi­zo­het.
18. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Min­is­tria e Punëve të Jashtme për zba­timin e këtij vendi­mi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH
REJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT____________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER

1. Emri i punëd­hënësit ______________________________________________________________
Name of the employ­er

2. Ven­di dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________
Seat and address of the employ­er

3. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|
Busi­ness activ­i­ty code
a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:_____________________________________
Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:___________________________________
Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

5. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

6. Emër­ti­mi i ven­dit të punës___________________________________________________________
Name of the job posi­tion

7. Kuo­tat vje­tore PO JO
Year­ly quo­ta YES NO

8. Punësi­mi sezon­al PO JO
Sea­son­al employ­ment YES NO

9. Migri­mi ditor PO JO
Dai­ly migra­tion YES NO

2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER

1. Mbiem­ri ________________________________________________________________________
Sur­name

2. Emri ___________________________________________________________________________
Giv­en name(s)

3. Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the par­ent

4. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth

5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued

6. Ven­di dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and coun­try of birth

7. Shtetësia_________________________________________________________________________
Nation­al­i­ty

8. Adresa e banim­it në Shqipëri_________________________________________________________
Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

9. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|_________________________________
Code and name of occu­pa­tion

10. Kual­i­fikimet |___|___|___|
Skill qual­i­fi­ca­tions

11. Aktivitet fitim­prurës PO JO
Gain­ful­ly employed YES NO

3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT

1. Llo­ji i doku­men­tit _________________________________________________________________
Type of doc­u­ment

2. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Num­ber
3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
4. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until

5. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________
Com­pe­tent author­i­ty

6. Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and coun­try of issuance
_____________________________ _____________________________
Ven­di dhe data Emri / mbiem­ri i aplikan­tit
(Place and date) (Appli­cant)

Nr._____ prot. Tiranë, më ___.___._____

Cer­ti­fikatë regjistri­mi

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”, nen­it 73 dhe vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë”.
Pajis­jet me cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë:
Z. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Sr (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) Sur­name)

Lin­dur më ___________________________
Born on (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në _________________________________
In (vendlind­ja / Place and coun­try of birth)

Me shtetësi ___________________________
Nation­al­i­ty

Me pro­fe­sion _______________________
Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri _______________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of doc­u­ment and num­ber

Lëshuar në datën __________________
Issued on (data, mua­ji, viti / Day Month Year) E cila skadon më ______________________
Valid until (data, mua­ji, viti / Day Month Year)
I hua­ji pajiset me “Cer­ti­fikatë regjistri­mi në punë” pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në ger­mën “__” të pikës ___ të nen­it 73 të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Me adresë: _________________________________
Seat and address

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj: “ ”
Name of the employ­er

Me adresë: _________________________________
Seat and address
Kjo cer­ti­fikatë është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në një nga kat­e­goritë e sub­jek­teve të për­cak­tu­ara në pikat 1, 2, 3 të nen­it 73 të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

DREJTOR

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim