VENDIM

Nr. 562, datë 3.7.2013

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË për­dorim­in e pajis­jeve të punës në VENDIN E PUNËS

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 3 të nen­it 42 të ligjit nr.10 237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit në për­dorim­in e pajis­jeve të punës në vendin e punës”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Min­is­tria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe Min­is­tria e Punëve Pub­like dhe Trans­portit për zba­timin e këtij vendi­mi.
  3. Pikat nga 15.1 deri te 15.10, të anek­sit V të vendim­it nr.312, datë 5.5.2010 të Këshillit të Min­is­trave “Për mira­timin e rreg­ul­lores për sig­ur­inë në kantier”, që kanë të bëjnë me objek­tin e kësaj rreg­ul­lore­je, si dhe të gjitha aktet nën­ligjore që bien ndesh me të shfuqi­zo­hen.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

RREGULLORE

për KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PËRDORMIN E PAJISJEVE TË PUNËS NË VENDIN E PUNËS

Neni 1

Objek­ti dhe fusha e zba­tim­it

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit në për­dorim­in e pajis­jeve të punës nga punë­mar­rësit në vendin e punës.
  2. Kjo rreg­ul­lore zba­to­het për të gjitha ndër­mar­rjet dhe vendet e punës që janë bren­da fushës së veprim­it të ligjit për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, ku zhvil­lo­het veprim­tari pune apo tra­jnuese, pavarë­sisht mënyrës së orga­nizim­it, llo­jit të pronë­sisë apo arsyeve për të cilat zhvil­lo­het puna apo tra­jn­i­mi, në vendin e punës.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­limet e kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e mëposhtme kanë këto kup­time:

  1. a) “për­dorim i pajis­jeve të punës” është çdo veprim­tari që ka lid­hje me pajis­jen e punës, të tilla si: vënia në punë, ndal­i­mi, për­dori­mi, trans­porti, ripari­mi, mod­i­fiki­mi, kry­er­ja e shër­bimeve, mirëm­ba­jt­ja, përf­shirë pastrim­in e tyre;
  2. b) “zonë rreziku” është çdo zonë bren­da dhe/ose përqark pajis­jes së punës, në të cilën punë­mar­rësi, apo per­sona të tjerë të pran­ishëm në vendin e punës, janë të ekspozuar ndaj një risku për sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre;
  3. c) “per­son i rrezikuar” është çdo punë­mar­rës, apo per­son tjetër, që është tërë­sisht apo pjesër­isht në një zonë rreziku;

ç) “risk” është mundësia e ndod­hjes së ngjar­jeve të dëmshme dhe paso­jave të tyre, në rast të ekspozim­it të një punë­mar­rësi ndaj rrez­iqeve;

  1. d) “oper­a­tor” është çdo punë­mar­rës, apo per­son tjetër që i kërko­het të për­dorë pajis­jet e punës;
  2. dh) “ergono­mia e pajis­jeve të punës” është disi­plina e përqen­dru­ar tek prod­hi­mi i pajis­jeve të punës që i për­sh­tat­en trupit të njeri­ut, me qël­lim zvogëlim­in e sforcim­it fizik, pare­hatisë dhe risqeve; ergonomike kon­sidero­het pajis­ja e punës që i për­sh­tatet trupit të njeri­ut.

Neni 3

Detyrimet e përgjithshme të punëd­hënësit

  1. Punëd­hënësi merr masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar që pajis­jet e punës, të vëna në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve në vendin e punës, të jenë të për­sh­tat­shme për punën që duhet kry­er, apo të për­sh­tatet siç duhet për këtë qël­lim dhe të mund të për­doret nga punë­mar­rësit pa dëm­tu­ar sig­ur­inë dhe shën­detin e tij.

Në përzg­jed­hjen e pajis­jeve të punës që ai parashikon për t’u për­dorur, punëd­hënësi i kush­ton vëmend­je kushteve dhe karak­ter­is­tikave speci­fike të punës dhe rrez­iqeve që ekzis­to­jnë në vendin e punës, për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, dhe çdo rreziku sht­esë që vjen nga për­dori­mi i pajis­jeve të punës në fjalë.

  1. Kur nuk është e mundur të sig­uro­het plotë­sisht që pajis­jet e punës të mund të për­doren pa risqe për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për min­i­miz­imin e këtyre risqeve.

Neni 4

Rreg­ul­la lid­hur me pajis­jet e punës

  1. Të gjitha pajis­jet e punës të sig­u­ru­ara nga punëd­hënësi për punë­mar­rësin në vendin e punës, janë në për­puth­je me kërke­sat min­i­male të për­cak­tu­ara në shto­jcën I që i bashkëlid­het kësaj rreg­ul­lore­je, si dhe me legjis­la­cionin në fuqi mbi kon­for­mitetin e makiner­ive dhe pajis­jeve të tjera teknike, rreg­ul­lat teknike përkatëse, si dhe stan­dard­et ndërkom­bëtare të lid­hu­ra me to.
  2. Punëd­hënësi sig­uron pajis­jet e punës së bashku me doku­mentet shoqëruese, në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhë të tjera të kuptueshme për punë­mar­rësin, me të gjitha të dhë­nat e nevo­jshme dhe kërke­sat lid­hur me për­dorim­in, funk­sion­imin, mirëm­ba­jt­jen dhe riparim­in e tyre të sig­urt.
  3. Pajis­jet e sig­u­ru­ara nga punëd­hënësi, përf­shirë instru­mentet man­uale, me apo pa motor:

- instalo­hen dhe për­doren në mënyrë kor­rek­te;

- mirëm­ba­hen në kushte të mira funk­sion­ale;

- u kryen shër­bimet nga punë­mar­rës apo per­sona të tra­jnuar në mënyrë të për­sh­tat­shme;

- për­doren vetëm në për­puth­je me qël­lim­in e tyre; dhe

- për­doren në për­puth­je me dis­poz­i­tat e shto­jcës II që i bashkëlid­het kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 5

Kon­trol­li i pajis­jeve të punës

  1. Kur sig­uria e pajis­jeve të punës varet nga kushtet e instalim­it, punëd­hënësi garan­ton me anë të per­son­ave kom­pe­ten­të:
  2. a) kon­trol­lin fillestar pas instalim­it dhe për­para vënies në punë për herë të parë;
  1. b) kon­trol­lin pas instalim­it të pajis­jes së punës, në një vend tjetër pune apo për ndryshimin e vend­ndod­hjes së saj.
  2. Nëse pajis­ja e punës i ekspo­zo­het kushteve, që mund të shkak­to­jnë përke­qësimin e gjend­jes së saj dhe mund të sjel­lë sit­u­a­ta të rrezik­shme, punëd­hënësi garan­ton:
  3. a) kon­trolle peri­odike, dhe kur është e për­sh­tat­shme, tes­time peri­odike nga per­sona kom­pe­ten­të, për të garan­tu­ar funk­sion­imin e sig­urt të saj;
  4. b) kon­trolle spe­ciale, të kry­era nga per­sona kom­pe­ten­të, sa herë që paraqiten rrethana të jashtëza­kon­shme, shkak­tare për rrezikimin e sig­urisë së pajis­jeve të punës, të tilla si: rikon­struk­sionet apo ndryshime të tjera në pro­cesin e prod­him­it, mod­i­fikimet, aksi­den­tet, duku­ritë naty­rore apo peri­ud­ha të zgjatu­ra të mospër­dorim­it.
  5. Kur legjis­la­cioni përkatës në fuqi nuk parashikon ndryshe, kon­trol­li sipas pikës 1 dhe 2 kry­het nga per­sona të paj­tu­ar nga punëd­hënësi, që kanë kual­i­fikimet e nevo­jshme dhe që mund t’i përkasin një orga­ni­zate të jashtme përkatëse.
  6. Rezul­tatet e kon­trolleve duhet të regjistro­hen dhe mba­hen, në mënyrë që të vihen në dis­pozi­cion të autoriteteve kom­pe­tente. Nëse dis­poz­i­tat e legjis­la­cionit në fuqi nuk parashiko­jnë ndryshe, rezul­tatet e kon­trol­lit duhet të mba­hen për:
  7. a) kon­trol­let e kry­era në për­puth­je me para­grafin 1, gjatë gjithë peri­ud­hës së funk­sionim­it të pajis­jes;
  8. b) kon­trol­let e kry­era sipas para­grafit 2, të pak­tën për 5 vjet.
  9. Kur pajis­ja e punës për­doret jashtë ndër­mar­rjes, ajo duhet të shoqëro­het me një kop­je me shkrim të rezul­tat­eve apo me doku­mente të tjera që kanë lid­hje me kon­trol­lin e fun­dit.

Neni 6

Pajis­jet e punës që përf­shi­jnë risqe të veçan­ta

Kur pajis­ja e punës kri­jon risqe të veçan­ta për sig­ur­inë ose shën­detin e punë­mar­rësve, punëd­hënësi merr masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar që:

  1. a) për­dori­mi i pajis­jes së punës të lejo­het vetëm për ata per­sona, që u është dhënë detyra për t’i për­dorur ato;
  2. b) në rastin e instal­imeve, ç’instalimeve, ndryshimeve, për­sh­tat­jeve, mirëm­ba­jt­jes, shër­bimeve dhe riparimeve të pajis­jes së për­dorur, punë­mar­rësit që i krye­jnë ato, janë ata që janë të kual­i­fikuar dhe janë ngarkuar veçanër­isht për këtë punë.

Neni 7

Ergono­mia dhe shën­de­ti në punë

Punëd­hënësi, për zba­timin e kërke­save min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, merr tërë­sisht në kon­sid­er­atë orga­niz­imin e ven­dit të punës dhe pozi­cionin e punë­mar­rësve gjatë për­dorim­it të pajis­jeve të punës, si dhe parimet ergonomike.

Neni 8

Informi­mi i punë­mar­rësve dhe të vetëpunë­suarve

  1. Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësit lid­hur me për­dorim­in e pajis­jeve të punës, dhe kur është e nevo­jshme nëpër­m­jet udhëz­imeve të duhu­ra me shkrim.
  2. Infor­ma­cioni dhe udhëzimet me shkrim, sipas para­grafit 1, përm­ba­jnë të pak­tën infor­ma­cione lid­hur me:
  3. a) kushtet për për­dorim­in e pajis­jes së punës;
  4. b) sit­u­atat jonor­male të parashikueshme;
  5. c) kërke­sat e sig­urisë dhe shën­de­tit për për­dorim­in e pajis­jes së punës;

ç) kon­kluzionet që rrjed­hin nga për­vo­ja, kur është e për­sh­tat­shme, në për­dorim­in e pajis­jes së punës.

  1. Infor­ma­cioni dhe udhëzimet me shkrim janë të qar­ta dhe të kuptueshme për punë­mar­rësit e intere­suar.
  2. Punë­mar­rësit infor­mo­hen mbi risqet e rëndë­sishme për ta, pajis­jet e punës që ndod­hen në zonën e punës apo në vendin e punës, si dhe për çdo ndryshim, që sjell ndikim tek ata, për aq sa ky ndryshim ndikon në pajis­jen e punës, që ndod­het në afër­si të tyre, edhe nëse ata nuk i për­dorin këto pajis­je në mënyrë të drejt­për­drejtë.

Neni 9

Tra­jn­i­mi i punë­mar­rësve

  1. Punëd­hënësi ofron tra­jn­im të për­sh­tat­shëm, përf­shirë tra­jn­im për çdo risk të mund­shëm, nëpër­m­jet demon­strimeve, për punë­mar­rësit, që u është dhënë detyra e për­dorim­it të pajis­jeve të punës.
  2. Tra­jn­i­mi i veçan­të i nevo­jshëm ofro­het për punë­mar­rësit që kanë për detyrë të riparo­jnë, të ndrysho­jnë, të mirëm­ba­jnë dhe kry­er­jen e shër­bimeve të mirëm­ba­jt­jes për pajis­jet e punës.

Neni 10

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve dhe/ose e për­faqë­suesve të tyre lid­hur me përzg­jed­hjen dhe për­dorim­in e pajis­jes së punës, informi­mi dhe tra­jn­i­mi, si dhe aspek­te të tjera të mbu­lu­ara nga kjo rreg­ul­lore, kry­hen në për­puth­je me nenin 13 të ligjit për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.

SHTOJCA I

KËRKESAT MINIMALE

  1. Për­cak­time të përgjithshme

1.1. Detyrimet e për­cak­tu­ara në këtë shto­jcë, zba­to­hen duke pasur parasysh këtë rreg­ul­lore dhe kur ekzis­to­jnë risqet përkatëse për pajis­jet e punës në fjalë.

1.2. Kërke­sat min­i­male, për aq sa ato zba­to­hen për pajis­jet e punës në për­dorim, nuk shpre­hin domos­dosh­mër­isht nevo­jën për të mar­rë masa të njëj­ta me kërke­sat thel­bë­sore për pajis­jet e reja të punës.

  1. Kërke­sa min­i­male të përgjithshme, të zbat­ueshme për pajis­jet e punës

2.1. Mjetet e komandim­it të pajis­jeve të punës, të cilat ndiko­jnë mbi sig­ur­inë, duhet të jenë qar­tazi të duk­shme dhe të iden­ti­fikueshme, dhe nëse është e nevo­jshme, të shënuara në mënyrë të për­sh­tat­shme në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sin­jal­is­tikën.

Me për­jash­tim të rasteve kur kjo është e domos­doshme, mjetet e veçan­ta dhe të përgjithshme të komandim­it duhet të ven­dosen jashtë zon­ave të rrezikut dhe në mënyrë të tillë që funk­sion­i­mi i tyre të mos për­bëjë risk sht­esë. Këto nuk duhet të sjellin risqe nga ndon­jë veprim i paqël­limshëm.

2.1.1. Kur është e nevo­jshme, nga pozi­cioni krye­sor i komandim­it, oper­a­tori duhet të jetë në gjend­je të sig­uro­jë që askush të mos jetë i pran­ishëm në zonat e rrezikut. Nëse kjo është e pamundur, lëshohet automatik­isht një sin­jal par­ala­jmërues i dëgjueshëm dhe/ose i duk­shëm, sa herë që një makineri është gati për të fil­lu­ar.

2.1.2. Një punë­mar­rës apo per­son tjetër i pran­ishëm në vendin e punës i ekspozuar duhet të ketë kohën dhe mjetet që me shpe­jtësi të shmangë rrez­iqet e shkak­tu­ara nga fil­li­mi ose ndal­i­mi i pajis­jeve të punës.

2.1.3. Sis­temet e komandim­it duhet të jenë të sig­ur­ta dhe të përzgjid­hen duke llog­a­r­it­ur edhe avar­itë, defek­tet dhe kufizimet e prit­shme nga një për­dorim nor­mal i pajis­jes së punës.

2.2. Vënia në punë e pajis­jeve të punës kry­het vetëm nëpër­m­jet veprimeve të qël­limshme me një sis­tem komande të sig­urt.

2.2.1. Të njëj­tat kërke­sa vle­jnë:

  1. a) për ta rivënë atë në punë, pas ndalim­it për çfarë­do arsye;
  2. b) për kon­trol­lin e një ndryshi­mi thel­bë­sor të kushteve funk­sion­ale, si shpe­jtësia, trys­nia, etj., me për­jash­tim të rastit kur kjo rivënie në punë apo ndryshim nuk sjell ndon­jë rrezik për punë­mar­rësit apo per­son­at e ekspozuar.

2.2.2. Kjo kërkesë nuk zba­to­het për rivënien në punë apo ndryshimin në kushtet e funk­sionim­it, si rezul­tat i cik­lit nor­mal të funk­sionim­it të një pajis­je­je automatike.

2.3. Të gjitha pajis­jet e punës duhet të kenë një sis­tem komandi­mi për ndal­im­in e tyre plotë­sisht dhe në mënyrë të sig­urt.

Çdo vend indi­vid­ual i punës duhet të jetë i pajisur me një sis­tem komandi­mi për ndal­im­in e disa ose të gjitha pajis­jeve të punës, në varësi të llo­jit të rrezikut, në mënyrë që pajis­ja të jetë në gjend­je të sig­urt. Koman­da e ndalim­it të pajis­jeve duhet të ketë pri­or­itet mbi koman­dat e lëshim­it. Kur pajis­ja e punës ose pjesët e rrezik­shme të saj kanë ndalur, furniz­i­mi me energji i mekaniz­mave në fjalë duhet të ndër­pritet.

2.4. Kur është e për­sh­tat­shme, dhe në varësi të rrez­iqeve që paraqet pajis­ja dhe koha nor­male për ndal­im­in e saj, pajis­jet e punës duhet të kenë një mekanizëm për ndal­im­in urgjent të tyre.

2.5. Pajis­jet e punës  që për­bëjnë rrezik për shkak të objek­teve që bien apo shkë­puten, duhet të jenë të pajisura me mjetet e duhu­ra të sig­urisë që i kor­re­spon­do­jnë riskut.

Pajis­jet e punës që paraqesin rrez­iqe për shkak të eme­timeve të gaz­it, avul­lit, lëng­jeve apo pluhu­rave, duhet të pajisen me mjetet  e duhu­ra të mbled­hjes dhe/ose të thith­jes, të ven­do­sura pranë burimeve të riskut.

2.6. Pajis­jet e punës dhe pjesë të tyre, kur është e nevo­jshme për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve duhet të fik­so­hen duke u mbërthy­er apo nëpër­m­jet mjeteve të tjera.

2.7. Aty ku ekzis­ton risku i shpërthim­it ose shpër­bër­jes së pjesëve të pajis­jes së punës, që mund të paraqesë një rrezik të madh për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve dhe të per­son­ave të tjerë, duhet të mer­ren masat e duhu­ra mbro­jtëse.

2.8. Aty ku ekzis­ton risku i kon­tak­tit mekanik me pjesët lëvizëse të pajis­jeve të punës që mund shkak­to­jë aksi­dente, këto pjesë duhet të pajisen me bar­ri­era dhe pajis­je mbro­jtëse që paran­dalo­jnë hyr­jen në zonat e rrezikut ose ndalo­jnë lëviz­jen e pjesëve të rrezik­shme për­para hyr­jes në to.

Bar­ri­er­at dhe pajis­jet e mbro­jt­jes duhet:

  1. a) të kenë një kon­struk­sion të fortë;
  2. b) të mos shkak­to­jnë risk sht­esë;
  3. c) të mos hiqen apo të bëhen jofunk­sion­ale me lehtësi;

ç) të jenë ven­do­sur në largësi të mjaftueshme nga zona e rrezikut;

  1. d) të mos e kufi­zo­jnë më shumë seç duhet shikuesh­mërinë e cik­lit të punës së pajis­jeve;
  2. e) të lejo­jnë opera­cionet e nevo­jshme për ven­dos­jen apo zëvendësimin e pjesëve dhe për mirëm­ba­jt­jen, duke lejuar hyr­jen vetëm në zonën ku do të kry­het puna dhe, nëse është e mundur, pa hequr bar­ri­er­at apo pajis­jet mbro­jtëse.

2.9. Zonat dhe vendet e punës, ose mirëm­ba­jt­jes së pajis­jeve të punës, duhet të ndriço­hen në mënyrë të për­sh­tat­shme në për­puth­je me veprim­tar­inë e kry­er.

2.10. Pjesët e pajis­jes së punës me tem­per­aturë të lartë ose shumë të ulët, kur është e për­sh­tat­shme, duhet të mbro­hen për të shman­gur riskun që per­son­at të afro­hen shumë afër apo të vijnë në kon­takt me to.

2.11. Mjetet par­ala­jmëruese që për­doren në pajis­jet e punës, duhet të jenë të qar­ta, lehtë­sisht të per­ceptueshme dhe të kuptueshme.

2.12. Pajis­jet e punës mund të për­doren vetëm për pro­ce­set opera­cionale dhe në kushte për të cilat janë parashikuar.

2.13. Opera­cionet e mirëm­ba­jt­jes kry­hen vetëm atëherë kur pajis­ja është e fikur.

Në rast të kundërt, mer­ren masat e duhu­ra për kry­er­jen e këtyre opera­cion­eve jashtë zon­ave të rrezikut.

Në rastet kur makine­r­ia ka libër mirëm­ba­jt­je­je, ky i fun­dit përditë­so­het rreg­ull­isht.

 2.14. Të gjitha pajis­jet e punës pajisen me mjete për ndër­pre­rjen e furnizim­it të tyre me energji elek­trike, të cilat janë qartë­sisht të dal­lueshme.

Lid­h­ja sër­ish me burim­in e energjisë elek­trike nuk sjell vënien në punë të pajis­jes apo ndon­jë risk për punon­jësit në fjalë.

2.15. Pajis­jet e punës kanë shen­ja par­ala­jmëruese, të dal­lueshme për të garan­tu­ar sig­ur­inë e punon­jësve.

2.16. Punë­mar­rësit dhe per­sona të tjerë pranë pajis­jeve të punës duhet të kenë akses të sig­urt dhe mundësi qën­dri­mi të sig­urt në të gjitha zonat e nevo­jshme gjatë pro­ce­seve të prod­him­it, riparim­it dhe të mirëm­ba­jt­jes.

2.17. Të gjitha pajis­jet e punës janë të për­sh­tat­shme për mbro­jt­jen e punon­jësve nga risku i mar­rjes flakë apo mbinx­e­hjes së pajis­jeve të punës, apo shkarkim­it të gazrave, pluhu­rit, lëngut, avul­lit ose sub­stan­cave të tjera të prod­huara, të për­doru­ra ose të depoz­i­tu­ara në pajis­jet e punës.

2.18. Të gjitha pajis­jet e punës duhet të jenë të për­sh­tat­shme për paran­dal­im­in e riskut të shpërthim­it të pajis­jeve të punës apo të sub­stan­cave të prod­huara, të për­doru­ra apo të depoz­i­tu­ara në pajis­jet e punës.

2.19. Të gjitha pajis­jet e punës duhet të jenë të për­sh­tat­shme për mbro­jt­jen e punon­jësve apo per­son­ave të tjerë, që janë të ekspozuar ndaj riskut të kon­tak­tit të drejt­për­drejtë apo të tërthortë me energjinë elek­trike.

  1. Kërke­sa min­i­male sht­esë, të zbat­ueshme për llo­je të veçan­ta të pajis­jeve të punës

3.1. Kërke­sa min­i­male për pajis­jet e lëvizshme të punës, qof­shin ato vetëlëvizëse ose jo

3.1.1. Mjetet e lëvizshme të punës me per­sona në bord, pajisen në mënyrë të tillë që zvogëlon risqet për per­son­at gjatë udhë­tim­it. Këto risqe përf­shi­jnë kon­tak­tin e këtyre per­son­ave, apo shtyp­jen e tyre nga rro­tat apo vetë mjeti.

3.1.2. Kur një bllokim i pavull­net­shëm i një­sisë lëvizëse të makiner­isë, me çdo objekt të lëvizshëm të punës, apo çdo gjë­je të rimork­i­uar, mund të kri­jo­jë një risk të veçan­të, këto pajis­je duhet të shoqëro­hen me mjete të tjera, apo të për­sh­tat­en për paran­dal­im­in e bllokim­it të tyre. Kur ky bllokim nuk mund të shmanget, atëherë duhet mar­rë çdo masë e mund­shme për të evi­tu­ar ndikimet neg­a­tive mbi per­son­at.

3.1.3. Kur boshtet e trans­me­tim­it të lëviz­jes ndër­m­jet objek­teve të lëvizshme të pajis­jeve të punës mund të ndoten apo të dëm­to­hen nga fërki­mi me tokën, duhet të vihen në dis­pozi­cion pajis­je për rreg­ul­lim­in e tyre.

3.1.4. Pajis­jet e lëvizshme të punës me per­sona në bord duhet të jenë të pro­jek­tu­ara për të kufizuar, në kushtet reale të për­dorim­it, risqet që lindin nga bati­mi i pajis­jes së punës:

  1. a) nëpër­m­jet një struk­ture mbro­jtëse të pro­jek­tu­ar për të sig­u­ru­ar që pajis­ja të mos anohet me më shumë se 22 gradë; ose
  2. b) nëpër­m­jet një struk­ture që lejon hapësirë të mjaftueshme rreth per­son­ave në bord, nëse lëviz­ja tejkalon 22 gradë; ose
  3. c) nëpër­m­jet disa pajis­jeve të tjera me efekt të njëjtë.

Këto struk­tu­ra mbro­jt­je­je mund të jenë pjesë për­bërëse e pajis­jeve të punës.

Këto struk­tu­ra mbro­jt­je­je nuk janë të nevo­jshme, kur pajis­ja e punës është e qën­drueshme gjatë opera­cionit dhe/ose kur struk­tu­ra e saj e bën të pamundur batimin.

Aty ku ekzis­ton risku që një per­son në bord të shtypet ndër­m­jet pjesëve të pajis­jes së punës dhe tokës, nëse pajis­ja bato­het, duhet të instalo­het një sis­tem mbro­jtës për këta per­sona.

3.1.5. Autom­jetet me pirun që trans­porto­jnë një ose më shumë punon­jës duhet të për­sh­tat­en apo pajisen në mënyrë të tillë që të kufi­zo­het risku i përm­bysjes së tyre, p.sh.:

  1. a) nëpër­m­jet instalim­it të një struk­ture rrethuese për drejtuesin e mjetit;
  2. b) nëpër­m­jet një struk­ture që nuk e lejon autom­jetin me pirun që të përm­by­set;
  3. c) nëpër­m­jet një struk­ture e cila sig­uron që, nëse autom­jeti me pirun përm­by­set, mbetet hapësirë e mjaftueshme ndër­m­jet tokës dhe të pjesëve të cak­tu­ara të tij për per­son­at në bord; ose

ç) nëpër­m­jet një struk­ture që kufi­zon punon­jësit në vendin e drej­tim­it në mënyrë të tillë, që paran­dalon shtyp­jen e tyre nga pjesët e autom­jetit pirun kur ai përm­by­set.

3.1.6. Pajis­jet vetëlëvizëse të punës, të cilat kur janë në lëviz­je mund të sjellin risqe për per­son­at, duhet të plotë­so­jnë kushtet e mëposhtme:

  1. a) të kenë mekaniz­ma për paran­dal­im­in e nis­jes së paau­tor­izuar të tyre;
  2. b) të kenë mekaniz­ma të për­sh­tat­shme për amor­tiz­imin e paso­jave të për­plas­jeve, kur pajis­ja e punës që lëviz mbi shi­na, ka më shumë se një njësi, të cilat lëvizin në të njëjtën kohë;
  3. c) duhet të ketë mjete për fren­imin dhe ndal­im­in e tyre. Kur e kërko­jnë kufizimet e sig­urisë, vihen në dis­pozi­cion mekaniz­ma të emergjen­cave, të cilët koman­do­hen me mjete lehtë­sisht të arrit­shme apo sis­teme automatike, për fren­imin dhe ndal­im­in e men­jëher­shëm të pajis­jeve, kur ka një avari të pajis­jes krye­sore;

ç) kur fushë­pam­ja e drejtue­sit të mjetit është e pam­jaftueshme për të garan­tu­ar sig­uri, në këtë rast duhen instalu­ar pajis­je ndih­mëse të për­sh­tat­shme për të për­mirë­suar shikuesh­mërinë;

  1. d) Pajis­jet e punës të pro­jek­tu­ara për për­dorim gjatë natës ose në vende të errë­ta, duhet të pajisen me ndriçim të për­sh­tat­shëm për punën që do të kry­het dhe të garan­to­jnë sig­uri të mjaftueshme për punë­mar­rësit dhe per­son­at e tjerë;
  2. dh) pajis­ja e punës që për­bën rrezik zjar­ri, qoftë vetë ose për shkak të çfarë­do mjeti të rimork­i­uar me të apo mba­het nga ai dhe, që mund të rreziko­jë punë­mar­rësit apo per­son­at e tjerë, duhet të pajiset me mjete zjar­rfikëse të për­sh­tat­shme, në rastet kur nuk ka të tilla në vendin e për­dorim­it;
  3. e) pajis­jet e punës që koman­do­hen me teleko­mandë, duhet të ndalo­jnë automatik­isht, kur ato ndod­hen jashtë fushës së kon­trol­lit;

ë) pajis­jet e punës që koman­do­hen me teleko­mandë, të cilat në kushte nor­male mund të sjellin një rrezik shtyp­je apo për­plas­je, pajisen me mekaniz­ma për rua­jt­jen e tyre kundër këtij risku, përveç rasteve kur pajis­ja ka mjete të tjera të për­sh­tat­shme për paran­dal­im­in e këtij risku.

3.2. Kërke­sa min­i­male për pajis­jet e punës për ngrit­jen e ngarke­save

3.2.1. Kur pajis­ja e punës për ngrit­jen e ngarke­save është instalu­ar në mënyrë të përher­shme, duhet sig­u­ru­ar qën­druesh­mëria e saj gjatë për­dorim­it, duke pasur parasysh, në veçan­ti, ngarke­sat që do të ngri­het dhe ten­sion­in e ushtru­ar në pikën e mon­tim­it apo fik­sim­it të struk­tu­rave.

3.2.2. Makiner­itë për ngrit­jen e ngarke­save duhet të shën­jo­hen për të treguar duk­shëm ngarkesën e tyre nom­i­nale dhe, kur është e për­sh­tat­shme, duhet të pajisen me tabelë të ngarkesës nom­i­nale, për çdo kon­fig­urim të makiner­isë.

Pjesët sht­esë për ngrit­jen e ngarke­save shën­jo­hen për të treguar në mënyrë të iden­ti­fikueshme  karak­ter­is­tikat thel­bë­sore për për­dorim të sig­urt.

Pajis­jet e punës që nuk janë pro­jek­tu­ar për ngrit­jen e per­son­ave, por që mund të për­doren për këtë qël­lim gabimisht, duhet të shën­jo­hen për të treguar në mënyrë të qartë këtë qël­lim.

3.2.3. Pajis­jet e instalu­ara në mënyrë përher­shme duhet të mon­to­hen në mënyrë të tillë që të zvogëlo­het risku që ngarke­sa:

  1. a) të godasë punë­mar­rësit apo per­sona të tjerë;
  2. b) të rrëshqasë në mënyrë të pavull­net­shme me rrezik apo të bjerë lirisht;
  3. c) të lëshohet në mënyrë të pavull­net­shme.

3.2.4 Pajis­jet e punës për ngrit­jen lart apo zhven­dos­jen e punë­mar­rësve apo per­son­ave të tjerë duhet të jenë të tilla që:

  1. a) të paran­dalo­jnë riskun e rënies së makiner­isë, kur ekzis­ton ky risk, me anë të mjeteve të për­sh­tat­shme;
  2. b) të paran­dalo­jnë riskun e rënies së vetë për­dorue­sit nga makine­r­ia kur ky risk ekzis­ton;
  3. c) të paran­dalo­jnë riskun e shtyp­jes, zënies apo bllokimin e për­dorue­sit veçanër­isht nëpër­m­jet kon­tak­tit të paqël­limshëm me objek­te;

ç) të sig­uro­jnë që per­son­at e bllokuar në makineri në rast të një inci­den­ti  të mos ekspo­zo­hen ndaj rrez­iqeve dhe të mund të nxir­ren.

Nëse, për arsye që i atribuo­hen ven­dit dhe dal­limeve të lartë­sisë, risqet e për­men­dura në pikën “a” nuk mund të shman­gen me ndon­jë masë sig­urie, duhet të instalo­het një litar pezul­li­mi me litar sig­urie me koe­fi­cient të për­for­cuar, i cili kon­trol­lo­het çdo ditë pune.

SHTOJCA II

DISPOZITA LIDHUR ME PËRDORIMIN E PAJISJEVE TË PUNËS

  1. Për­cak­time të përgjithshme

Kjo shto­jcë zba­to­het  duke pasur parasysh këtë rreg­ul­lore dhe kur ekzis­ton risku përkatës për pajis­jet e punës në fjalë.

  1. Dis­pozi­ta të përgjithshme për të gjitha pajis­jet e punës

2.1. Pajis­jet e punës duhen instalu­ar, ven­do­sur dhe për­dorur në një mënyrë të tillë që të zvogëlo­het risku për për­dorue­sit e tyre apo per­son­at e tjerë, për shem­bull duke sig­u­ru­ar hapësirë të mjaftueshme ndër­m­jet pjesëve të lëvizshme të pajis­jes së punës dhe pjesëve fikse apo të lëvizshme në mje­disin e saj dhe, që të gjitha for­mat e energjisë dhe sub­stan­cave të për­doru­ra ose prod­huara të mund të furni­zo­hen apo hiqen në mënyrë të sig­urt.

2.2. Pajis­jet e punës duhet të ngri­hen lart apo çmon­to­hen në kushte të sig­ur­ta, në mënyrë të veçan­të, duke respek­tu­ar çdo udhëz­im që mund të jetë dhënë nga prod­hue­si.

2.3. Pajis­jet e punës që mund të goditen nga rrufe­ja gjatë për­dorim­it, mbro­hen me pajis­je apo mjete të për­sh­tat­shme për t’iu kundërvënë efek­teve të rrufesë.

  1. Dis­poz­i­tat në lid­hje me për­dorim­in e pajis­jeve të lëvizshme, vetëlëvizëse ose jo

3.1. Pajis­jet vetëlëvizëse të punës drej­to­hen vetëm nga punë­mar­rësit apo per­son­at e tra­jnuar siç duhet për të drej­tu­ar këto pajis­je në mënyrë të sig­urt.

3.2. Nëse pajis­ja e punës lëviz rreth një zone të punës, duhen për­cak­tu­ar dhe respek­tu­ar rreg­ul­la të për­sh­tat­shme të trafikut.

3.3. Duhet të mer­ren masa orga­ni­za­tive për të paran­dalu­ar hyr­jen e punon­jësve këm­bë­sorë bren­da fushës së operim­it të pajis­jeve vetëlëvizëse të punës.

 Nëse puna mund të kry­het siç duhet, vetëm nëse janë të pran­ishëm punë­mar­rës apo per­sona të tjerë në këm­bë, atëherë duhen mar­rë masat e duhu­ra për të paran­dalu­ar lëndimin e tyre nga ana e pajis­jeve.

3.4.Transporti i punon­jësve me pajis­je pune të lëvizshme të drej­tu­ara mekanik­isht është i autor­izuar vetëm kur për këtë qël­lim janë vënë në dis­pozi­cion facilitete të sig­ur­ta. Nëse puna duhet të kry­het gjatë udhë­tim­it, shpe­jtësitë duhen për­sh­tatur sipas nevo­jës.

3.5. Pajis­jet e lëvizshme të punës me një motor me djegie të brend­shme nuk mund të për­doren në zonat e punës, me për­jash­tim të rasteve kur garan­to­hen sasi të mjaftueshme të ajrit, që nuk paraqesin risqe për shën­detin apo sig­ur­inë e punon­jësve.

  1. Dis­pozi­ta lid­hur me për­dorim­in e pajis­jeve të punës për ngrit­jen e ngarke­save

4.1. Për­cak­time të përgjithshme

4.1.1. Pajis­ja e punës e lëvizshme apo e çmontueshme që shër­ben për ngrit­jen e ngarke­save, duhet të për­doret në mënyrë të tillë që të sig­uro­jë qën­druesh­mërinë e pajis­jes së punës gjatë për­dorim­it të saj në të gjitha kushtet e parashikueshme, përf­shirë natyrën e tokës.

4.1.2. Per­son­at mund të ngri­hen vetëm me anë të pajis­jeve të punës dhe pjesëve sht­esë të parashikuara për këtë qël­lim.

Pa cen­uar nenin 5 pika 11 të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, në mënyrë për­jash­ti­more, pajis­jet e punës që nuk janë pro­jek­tu­ar posaçër­isht për ngrit­jen e per­son­ave, mund të për­doren për këtë qël­lim, me kusht që të kryen veprime të për­sh­tat­shme për garan­timin e sig­urisë në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe/ose prak­tikën kom­bëtare që parashiko­jnë mbikëqyr­je të duhur.

Kur në pajis­jen e punës të pro­jek­tu­ar për ngrit­jen e ngarke­save ndod­hen punë­mar­rës apo per­sona të tjerë, ven­di i pozi­cionit të kon­trol­lit duhet të ketë drejtues në çdo kohë. Per­son­at që ngri­hen duhet të kenë mjete të sig­ur­ta të komu­nikim­it. Në rast rreziku, duhet të ketë mjete të sig­ur­ta për evakuimin e tyre.

4.1.3. Duhen mar­rë masa për të sig­u­ru­ar që punë­mar­rësit apo per­sona të tjerë të mos jenë të pran­ishëm poshtë ngarke­save të varu­ra, përveç rasteve kur prezen­ca e tyre është e nevo­jshme për funk­sion­imin e mirë të punës.

 Nuk lejo­het lëviz­ja në lartësi e ngarke­save, mbi vendet e punës, ku qën­dro­jnë zakon­isht punon­jësit.

Kur kjo ndodh, nëse puna nuk mund të kry­het siç duhet në mënyrë tjetër, atëherë duhen për­cak­tu­ar dhe zbat­u­ar pro­ce­du­ra të për­sh­tat­shme.

4.1.4. Pjesët sht­esë duhet të përzgjid­hen në bazë të ngarke­save që do të ngri­hen, pikave të kap­jes, pajis­jes bashkëlid­hëse dhe kushteve atmos­ferike, duke mar­rë në kon­sid­er­atë mënyrën dhe kon­fig­urim­in e var­jes në litar.

Pje­sa sht­esë për ngrit­jen, duhet të shën­jo­hen për të treguar qartë në mënyrë që për­dorue­sit të nji­hen me karak­ter­is­tikat saj, kur ky mjet nuk çmon­to­het pas për­dorim­it.

4.1.5. Pjesët sht­esë për ngrit­jen duhet të ruhen në një mënyrë që garan­ton mos­dëm­timin dhe mos­de­gradimin e tyre.

4.2. Pajis­jet e punës për ngrit­jen e ngarke­save të padrej­tu­ara

4.2.1.Kur dy ose më shumë njësi të pajis­jeve të punës, që për­doren për ngrit­jen e ngarke­save të padrej­tu­ara, instalo­hen ose mon­to­hen në mënyrë të tillë që sjell mbiven­dos­jen e rrezes të  punës së tyre, duhen mar­rë masa për shmang­ien e për­plas­jeve midis ngarke­save apo vetë pjesëve të pajis­jeve të punës.

4.2.2. Kur për ngrit­jen e ngarke­save të padrej­tu­ara për­doren pajis­je të lëvizshme të punës, duhet të mer­ren masa për paran­dal­im­in e pjer­rësim­it apo përm­bysjes së pajis­jeve dhe, sipas rastit, lëviz­jes apo rrëshqit­jes së tyre. Duhen kry­er kon­trolle për të sig­u­ru­ar që këto masa janë zbat­u­ar siç duhet.

4.2.3. Nëse oper­a­tori i pajis­jeve të punës, të pro­jek­tu­ara për ngrit­jen e ngarke­save të padrej­tu­ara, nuk mund të vëzh­go­jë të gjithë rrugën as drejt­për­drejt dhe as me anë të pajis­jeve ndih­mëse, që ofro­jnë infor­ma­cionin e nevo­jshëm, per­soni kom­pe­tent duhet të jetë në komu­nikim me oper­a­torin për ta udhëhe­qur atë. Gjithash­tu duhen mar­rë masa orga­ni­za­tive për të paran­dalu­ar godit­jet e ngarkesës që mund të rreziko­jë punë­mar­rësit apo per­sona të tjerë.

4.2.4. Kur një punë­mar­rës apo per­son tjetër ngarkon apo shkarkon një ngarkesë me dorë, ky i fun­dit duhet të jetë në gjend­je, nëpër­m­jet orga­nizim­it të mirë të punës, të rua­jë kon­trol­lin e drejt­për­drejtë apo të tërthortë mbi pajis­jen e punës.

4.2.5. Të gjitha opera­cionet e ngrit­jes duhet të plan­i­fiko­hen, të mbikëqyren dhe të zhvil­lo­hen në mënyrë të tillë që të sig­uro­jnë mbro­jt­jen e punë­mar­rësve dhe per­son­ave të tjerë.

Nëse një peshë duhet të ngri­het në të njëjtën kohë nga dy ose më shumë objek­te të pajis­jeve të punës të pro­jek­tu­ara për ngrit­jen e ngarke­save të padrej­tu­ara, duhet të parashiko­het dhe të zba­to­het një pro­ce­durë për të sig­u­ru­ar një koor­dinim të mirë nga ana e oper­a­torëve.

4.2.6. Nëse, si paso­jë e një ndër­pre­rje­je, të plotë apo të pjesshme të energjisë, pajis­jet e punës të pro­jek­tu­ara për ngrit­jen e ngarke­save të padrej­tu­ara nuk mund të mba­jnë ngarkesën e tyre, mer­ren masat e duhu­ra për të shman­gur ekspoz­imin  e punë­mar­rësve apo çdo per­soni tjetër nga çdo risk që buron nga kjo sit­u­atë.

Ngarke­sat pezull nuk duhet të lihen pa mbikëqyr­je, përveç rasteve kur hyr­ja në zonën e rrezikut është e ndalu­ar dhe ngarke­sa është ndalu­ar dhe mba­het në mënyrë të sig­urt.

4.2.7. Për­dori­mi i pajis­jeve të punës, të pro­jek­tu­ara për ngrit­jen e ngarke­save të padrej­tu­ara, në ambi­ent të hapur, duhet të ndalet kur kushtet mete­o­rologjike përke­që­so­hen deri në pikën që rreziko­jnë për­dorim­in e sig­urt të pajis­jeve dhe ekspo­zo­jnë punë­mar­rësit apo të sit ndaj risqeve. Duhen mar­rë masa mbro­jt­je­je të për­sh­tat­shme, veçanër­isht, masa speci­fike, për shmang­ien e përm­bysjes së pajis­jes, për të evi­tu­ar risqet për punë­mar­rësit apo per­sona të tjerë.

  1. Dis­poz­i­tat lid­hur me për­dorim­in e pajis­jeve të punës për punë të përkohshme në lartësi

5.1 Dis­pozi­ta të përgjithshme

5.1.1. Nëse puna e përkohshme në lartësi nuk mund të kry­het në mënyrë të sig­urt dhe në kushte të për­sh­tat­shme ergonomike, nga një sipër­faqe e për­sh­tat­shme, duhet të përzgjid­het pajis­ja e punës më e duhur për garan­timin dhe rua­jt­jen e kushteve të sig­ur­ta të punës. Masave kolek­tive të mbro­jt­jes duhet t’u jepet për­parësi ndaj masave indi­vid­uale të mbro­jt­jes. Për­masat e pajis­jeve të punës duhet të jenë të për­sh­tat­shme me natyrën e punës që do të kryet dhe ngarke­sat e parashikueshme, dhe të lejo­jnë qarkul­lim­in pa rrez­iqe.

Për aksesin në vendet e përkohshme të punës në lartësi duhet të përzgjid­hen mjetet më të për­sh­tat­shme, në bazë të shpeshtë­sisë së kalim­it, lartë­sisë dhe kohëzg­jat­jes së për­dorim­it.

Kjo zgjed­hje duhet të lejo­jë evakuimin në rast rreziku të men­jëher­shëm. Kali­mi në secilin drej­tim nga mjeti për akses dhe plat­for­mave, dyshe­meve dhe kalimeve, nuk duhet të shkak­to­jë ndon­jë risk sht­esë për rënie.

5.1.2. Shkallët ver­tikale mund të për­doren si vende pune indi­vid­uale në lartësi, vetëm në ato rrethana ku sipas pikës 5.1.1, për­dori­mi i pajis­jeve të tjera më të sig­ur­ta të punës nuk jus­ti­fiko­het, për shkak të nivelit të ulët të riskut dhe/ose për shkak të kohëzg­jat­jes së shkurtër të për­dorim­it apo karak­ter­is­tikave ekzistuese, të cilat punëd­hënësi nuk mund t’i ndrysho­jë.

5.1.3. Puna në lartësi në plat­for­ma të varu­ra në litarë me pajis­je për pozi­cionimin, mund të kry­het vetëm në rrethanat kur:

  1. a) nuk jus­ti­fiko­het për­dori­mi i pajis­jeve të tjera më të sig­ur­ta;
  2. b) vlerësi­mi i riskut tre­gon se puna mund të kry­het në mënyrë të sig­urt.

Në varësi të kohëzg­jat­jes së punës dhe parimeve ergonomike, ven­di indi­vid­ual i punës pajiset me nden­jëse të për­sh­tat­shme.

5.1.4. Në varësi të pajis­jes së punës së përzg­jed­hur, si më sipër, duhen mar­rë masat e duhu­ra për të min­i­mizuar risqet që rrjed­hin nga për­dori­mi i tyre. Kur është e nevo­jshme, mer­ren masa për instal­im­in e mjeteve mbro­jtëse për paran­dal­im­in e rënieve. Këto pajis­je duhet të kenë një kon­fig­urim të për­sh­tat­shëm dhe fortësi të mjaftueshme për të paran­dalu­ar ose ndalu­ar rëni­et nga lartësitë dhe, për sa është e mundur, për të mos lejuar dëm­timin e punë­mar­rësve apo per­son­ave të tjerë. Mjetet e mbro­jt­jes kolek­tive për paran­dal­im­in e rënieve mund të hapen vetëm në vendet e takim­it me shkallët ver­tikale apo hyr­jeve me shkallë.

5.1.5. Kur kry­er­ja e një detyre të cak­tu­ar kërkon largimin e përkohshëm të një mjeti për mbro­jt­jen kolek­tive, të pro­jek­tu­ar për paran­dal­im­in e rënieve, duhet të mer­ren masa kom­pen­suese sig­urie të efek­t­shme.

Puna nuk mund të kry­het deri sa të jenë mar­rë këto masa. Kur puna ka për­fun­d­uar ose për­fundimisht, ose përko­hë­sisht, duhen riven­do­sur mjetet kolek­tive të mbro­jt­jes për paran­dal­im­in e rënieve.

5.1.6. Puna e përkohshme në lartësi mund të kry­het vetëm kur kushtet e motit nuk rreziko­jnë sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve.

5.2. Dis­pozi­ta të veçan­ta lid­hur me për­dorim­in e shkallëve ver­tikale

5.2.1. Shkallët ver­tikale duhet të pozi­ciono­hen në mënyrë të tillë, e cila sig­uron qën­druesh­mërinë e tyre gjatë për­dorim­it. Shkallët ver­tikale por­ta­tive duhet të qën­dro­jnë në pika mbështet­je­je të palëvizshme, që janë të qën­drueshme e të for­ta, dhe me për­masa të për­sh­tat­shme, në mënyrë të tillë që shkallaret të qën­dro­jnë në pozi­cion hor­i­zon­tal. Shkallët hor­i­zon­tale pezull duhen kapur në mënyrë të sig­urt dhe, me për­jash­tim të shkallëve me litar, në mënyrë të tillë që ato të mos zhven­dosen apo lëkun­den.

5.2.2. Rrëshqit­ja e këm­bëve të shkallëve ver­tikale por­ta­tive duhet të paran­dalo­het gjatë për­dorim­it, me anë të kap­jes së ska­jeve të tyre të sipërme apo të poshtme, me anë të çfarë­dol­loj pajis­je­je kundër rrëshqit­jes së shkallës ose me çdo mjet zgjid­hje­je me të njëjtin funk­sion. Shkallët ver­tikale bashkuese dhe shkallët ver­tikale zgjat­uese duhet të për­doren në mënyrë të tillë që pjesët e ndryshme të mos lejo­het të lëvizin afër njëra-tjetrës. Shkallët ver­tikale lëvizëse nuk duhet të jenë të lëvizshme para se të hipet në to.

5.2.3. Shkallët që për­doren për hyr­je në disa plat­for­ma duhet të jenë mjaftueshëm të gja­ta. Ato duhet të vazh­do­jnë të pak­tën 1 metër përtej plat­for­mës ose duhen sig­u­ru­ar masa të tjera për të pasur një kap­je të qën­drueshme me duar.

5.2.4. Shkallët ver­tikale duhet të për­doren në mënyrë të tillë që të kenë një vend për të mba­j­tur duart dhe qën­drim të sig­urt për punë­mar­rësit në çdo kohë. Në veçan­ti, nëse duhet të mba­het një peshë në dorë në një shkallë ver­tikale, kjo nuk duhet të kri­jo­jë penge­sa drejt pikave të kap­jes me dorë.

5.3. Dis­pozi­ta të veçan­ta lid­hur me për­dorim­in e skelës

5.3.1. Kur nuk ka një doku­ment që përm­ban llog­a­r­it­jet e skelës e përzg­jed­hur apo ky doku­ment nuk përm­ban zgjid­hjet struk­tur­ore të parashikuara, duhet të kry­hen për­l­log­a­r­it­ja e for­cës dhe sta­bilitetit, me për­jash­tim të rasteve kur skela është mon­tu­ar në për­puth­je me një kon­fig­u­ra­cion stan­dard, përgjithë­sisht të njo­hur.

5.3.2. Në varësi të kom­plek­sitetit të skelave të përzg­jed­hu­ra, duhet të har­to­het një plan për mon­timin, për­dorim­in dhe çmon­timin nga një per­son kom­pe­tent. Kjo mund të jetë në for­mën e një plani stan­dard, që përm­ban aspek­tet mbi deta­jet speci­fike të skelës në fjalë.

5.3.3. Duhet sig­u­ru­ar qën­druesh­mëria e skelës. Duhet të paran­dalo­het rrëshqit­ja e kom­po­nen­tëve mba­jtës së tyre, qoftë duke i bashkëngji­tur ato me sipër­faqen mba­jtëse, sig­urim­in e pajis­jeve kundër rrëshqit­jes apo çdo mjet tjetër me efek­t­shmëri të njëjtë. Sipër­faq­ja që mban ngarkesën duhet të ketë kapacitet të mjaftueshëm.

5.3.4. Për ske­lat me rro­ta duhet të paran­dalo­het lëviz­ja e tyre aksi­den­tale gjatë punës në lartësi me anë të pajis­jeve të duhu­ra.

5.3.5. Dimen­sionet, for­ma dhe struk­tu­ra e dyshe­meve të skelave duhet të jenë të për­sh­tat­shme me natyrën e punës që kry­het dhe ngarke­sat që do mba­hen. Ato duhet të lejo­jnë zhvil­lim­in e sig­urt të punës dhe kalim të sig­urt mbi to. Dyshemetë e skelave duhet të mon­to­hen në mënyrë të tillë që kom­po­nen­tët e tyre të mos lëvizin gjatë për­dorim­it nor­mal. Nuk duhet të ketë bosh­llëqe të rrezik­shme ndër­m­jet ele­menteve të dyshemesë dhe mjeteve për mbro­jt­jen kolek­tive ver­tikale kundër rënieve.

5.3.6. Kur pjesët e një skele nuk janë gati për për­dorim, për shem­bull gjatë mon­tim­it, çmon­tim­it ose ndryshim­it, ato duhet të shëno­hen me shen­ja par­ala­jmëruese të përgjithshme në për­puth­je me vendimin e Këshillit të Min­is­trave nr. 1012, datë 10.12.2010 “Për sin­jal­is­tikën në kantier dhe në vendin e punës”. Ato duhet të kufi­zo­hen në mënyrë të për­sh­tat­shme me bar­ri­era fizike, të cilat pen­go­jnë hyr­jen në zonën e rrezikut.

5.3.7. Skela mund të mon­to­het, çmon­to­het ose mod­i­fiko­het në shkallë të kon­siderueshme, vetëm nën mbikëqyr­jen e një per­soni kom­pe­tent dhe punë­mar­rësve të tra­jnuar siç duhet për opera­cionet e parashikuara, duke adresuar risqet speci­fike në paj­tim me nenin 9 të kësaj rreg­ul­lore­je, dhe më në veçan­ti mbi:

  1. a) të kup­tuar­it e plan­it të mon­tim­it, çmon­tim­it apo ndryshim­it të skelës në fjalë;
  2. b) sig­ur­inë gjatë mon­tim­it, çmon­tim­it apo ndryshim­it të skelës në fjalë;
  3. c) masat për paran­dal­im­in e riskut të rënies së per­son­ave ose objek­teve;

ç) masat e sig­urisë, në rast të ndryshim­it të kushteve të motit, që mund të ndiko­jë neg­a­tivisht mbi sig­ur­inë e skelës në fjalë;

  1. d) ngarke­sat e lejuara;
  2. dh) çdo risk tjetër që mund të mbartë mon­ti­mi, çmon­ti­mi apo opera­cionet e ndryshim­it të lart­për­men­dura.

Per­soni që mbikëqyr dhe punë­mar­rësit në fjalë duhet të kenë në dis­pozi­cion planin e mon­tim­it dhe çmon­tim­it, të për­men­dur në pikën 5.3.2, përf­shirë çdo udhëz­im që ai mund të përm­ba­jë.

5.4. Dis­poz­i­tat e veçan­ta lid­hur me punën në lartësi në plat­for­ma të varu­ra në litarë me pajis­je për pozi­cionimin.

Puna në lartësi në plat­for­ma të varu­ra në litar dhe me pajis­jet të pozi­cionim­it duhet të për­pu­thet me kushtet e mëposhtme:

  1. a) pjesët për­bërëse të tyre duhet të përm­ba­jnë të pak­tën dy litarë të anko­ru­ar veç e veç; një si mjet hyr­je, zbrit­je dhe mbështet­je (litari i punës) dhe tjetri si rez­ervë (litar sig­urie);
  2. b) punon­jësit duhet të pajisen me dhe të për­dorin një rrip trupi sig­urie të për­sh­tat­shëm, i cili është i lid­hur me litarin e sig­urisë;
  3. c) litari i punës duhet të pajiset me mjete të sig­ur­ta të ngjit­jes dhe zbrit­jes dhe të ketë një sis­tem vetëblloki­mi, për të paran­dalu­ar rënien e për­dorue­sit, nëse ai e humb kon­trol­lin e lëviz­jeve të tij. Litari i sig­urisë duhet të pajiset me një sis­tem për paran­dal­im­in e rënies, gjatë lëviz­jes që ndjek lëviz­jet e punë­mar­rësit apo per­son­ave të tjerë;

ç) mjetet dhe aksesorët e tjerë, që do të për­doren nga një punë­mar­rës apo per­son­at e tjerë, lid­hen me rripin e trupit të sig­urisë apo nden­jësen e punon­jësit apo me mjete të tjera të njëj­ta të për­sh­tat­shme;

  1. d) puna duhet të plan­i­fiko­het dhe mbikëqyret siç duhet, në mënyrë që punë­mar­rësit dhe per­son­at e tjerë, të mund të shpë­to­hen men­jëherë në rast urgjence;
  2. dh) në për­puth­je me nenin 9 të kësaj rreg­ul­lore­je, punë­mar­rësit në fjalë duhet të tra­j­to­hen në mënyrë adeku­ate dhe speci­fike për opera­cionet e parashikuara, veçanër­isht në pro­ce­du­rat e shpë­tim­it.

Në rrethana të jashtëza­kon­shme, kur në per­spek­tivën e vlerësim­it të riskut, për­dori­mi i një litari të dytë do ta bënte punën më të rrezik­shme, mund të lejo­het për­dori­mi i vetëm një litari, me kusht që të jenë mar­rë masa të për­sh­tat­shme për sig­ur­inë, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe/ose prak­tikën kom­bëtare.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim