L I G J

Nr. 8938, datë 12.9.2002

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.176 “SIGURIMI DHE SHËNDETI NË MINIERA, 1995” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.176 “Sig­uri­mi dhe shën­de­ti në miniera, 1995” e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr. 3486, datë 7.10.2002 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë,

Alfred Moi­siu

KONVENTA NR. 176

KONVENTA LIDHUR ME SIGURINË DHE SHËNDETIN NË MINIERA

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, e thirrur në Gjenevë nga Këshilli Admin­is­tra­tiv i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe e mbled­hur më 6 qer­shor 1995 në sesion­in e saj të 82-të:

duke  nën­vizuar kon­ven­tat dhe reko­mandimet ndërkom­bëtare të rëndë­sishme, në veçan­ti kon­ven­ta mbi heq­jen e punës së detyru­ar, 1957; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi mbro­jt­jen kundër rreza­tim­it, 1960; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi mbro­jt­jen e makiner­ive, 1963; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi lid­hur me page­sat në rast aksi­den­tesh në punë dhe sëmund­jesh pro­fe­sion­ale, 1964 kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi moshën min­i­male (punë e nënd­heshme), 1965; kon­ven­ta  mbi ekza­min­imin mjekë­sor të adolesh­en­tëve (punë e nënd­heshme), 1965; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi mje­disin e punës (ndot­ja e ajrit, zhur­mat dhe vib­rimet), 1977; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi sig­ur­inë dhe shën­detin e punon­jësve, 1981; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi shër­bimet e shën­de­tit në punë, 1985; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi ami­antin, 1986; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi sig­ur­inë dhe shën­detin në ndër­tim, 1988; kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi prod­himet kimike, 1990; si dhe kon­ven­ta dhe reko­mandi­mi mbi paran­dal­im­in e aksi­den­teve mad­hore indus­tri­ale, 1993;

duke mar­rë në kon­sid­er­atë nevo­jën dhe të drejtën që kanë punon­jësit për të qenë të infor­muar, të for­muar dhe të kon­sul­tu­ar në mënyrë efek­tive, si dhe për të mar­rë pjesë në për­gatit­jen dhe zba­timin e masave lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin për­sa u për­ket rrez­iqeve ndaj të cilëve ata janë të ekspozuar në indus­trinë e minier­ave;

duke pran­uar se është e dëshirueshme të paran­dalo­het çdo aksi­dent vdek­jeprurës, dëm­tim apo prek­je të shën­de­tit, që mund të pëso­jnë punon­jësit apo pop­ul­la­ta, si dhe dëm­timet e ambi­en­tit, që mund të rezul­to­jnë nga shfry­tëz­i­mi i minier­ave;

duke pasur parasysh nevo­jën e një bashkëpuni­mi ndër­m­jet Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, Orga­ni­za­tës Botërore të Shën­de­tit, Agjen­cisë Ndërkom­bëtare të Energjisë Atom­ike dhe insti­tu­cion­eve  të tjera kom­pe­tente dhe duke shënuar instru­mentet, përm­bled­hjet e direk­ti­vave prak­tike, kodet dhe direk­ti­vat e rëndë­sishme të botu­ara nga këto orga­ni­za­ta;

pasi u ven­dos të mira­to­hen propozimet e ndryshme lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin në miniera, çësht­je që për­bën pikën e katërt të ren­dit të ditës të sesion­it;

pasi u ven­dos që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare,

Mira­ton ditën e 22 qer­shorit 1995, kon­ven­tën e mëposhtme, e cila do të quhet Kon­ven­ta mbi sig­ur­inë dhe shën­detin në miniera, 1995.

PJESA I

PËRKUFIZIME

Neni 1

  1. Për qël­limet e kësaj Kon­vente, ter­mi “minierë” kup­ton:
  2. a) çdo vend (qendër) në qiell të hapur ose nën­tokë­sor, ku zhvil­lo­hen aktivitetet e mëposhtme:

(i) eksplorim i min­eraleve, me për­jash­tim të naftës dhe të gaz­it, të cilët kërko­jnë një ndryshim mekanik të ter­ren­it;

(ii) nxjer­rjen e min­eraleve, me për­jash­tim të naftës dhe gaz­it;

(iii) për­gatit­jen e mate­ri­aleve nxjer­rëse, si thy­er­ja, blu­ars­ja, përqën­dri­mi ose lar­ja;

  1. b) tërësia e makiner­ive, pajis­jet, aksesorët, instalimet, ndërte­sat dhe struk­tu­rat e xhe­nios civile, të për­doru­ra në raport me aktivitetet e për­cak­tu­ara në para­grafin a) si më sipër.
  2. Për qël­limet e kësaj Kon­vente, ter­mi “punëd­hënës” tre­gon çdo per­son fizik apo juridik, që punë­son një ose më shumë punon­jës në një minierë, si dhe, nëse kon­tek­sti e imp­likon, shfry­tëzues, ndër­mar­rësi krye­sor, ndër­mar­rës ose nënkon­trak­tues.

PJESA II

FUSHA DHE MODALITETET E APLIKIMIT

Neni 2

  1. Kjo Kon­ven­të është e zbat­ueshme për të gjitha minier­at.
  2. Pas kon­sul­timesh me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve të intere­suar, organi kom­pe­tent i një Anë­tari që rat­i­fikon Kon­ven­tën:
  3. a) mund të për­jash­to­jë disa kat­e­gori minierash nga zba­ti­mi i Kon­ven­tës ose nga disa dis­pozi­ta të saj nëse, në tërës­inë e saj, mbro­jt­ja e ako­r­d­uar sipas legjis­la­cionit dhe prak­tikës kom­bëtare nuk është infe­ri­ore (më e pakët) se ajo që do të rezul­tonte nga apliki­mi i plotë i dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës;
  4. b) duhet, në rastin ku disa kat­e­gori minierash janë objekt për­jash­ti­mi, sipas para­grafit a) si më sipër, të har­to­hen plane, me qël­lim që të mbu­lo­het në mënyrë pro­gre­sive tërësia e minier­ave.
  5. Çdo Anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të dhe që për­fi­ton nga mundësia që jepet në para­grafin 2 a) si më sipër duhet të për­cak­to­jë, në raportet mbi zba­timin e Kon­ven­tës të paraqi­tu­ra sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, çdo kat­e­gori të veçan­të minierash, e cila është objekt i një për­jash­ti­mi dhe arsyet e këtij për­jash­ti­mi.

Neni 3

Anë­tari duhet,  duke pasur parasysh kon­di­tat dhe prak­tikën kom­bëtare, dhe pas kon­sul­timesh me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve të intere­suar, të for­mu­lo­jë dhe të zba­to­jë një poli­tikë koher­ente në fushën e sig­urisë dhe të shën­de­tit në miniera dhe ta rishiko­jë atë peri­odik­isht, pikër­isht lid­hur me masat që u japin fuqi dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës.

Neni 4

  1. Masat që syn­o­jnë të sig­uro­jnë zba­timin e Kon­ven­tës duhet të jenë të parashikuara nga legjis­la­cioni kom­bë­tar.
  2. Kur të paraqitet nevo­ja, ky legjis­la­cion duhet të plotë­so­het me:
  3. a) nor­ma teknike, parime krye­sore, përm­bled­hje e direk­ti­va prak­tike; ose
  4. b) me mjete të tjera të zba­tim­it, në për­puth­je me prak­tikën kom­bëtare, të cilat do të iden­ti­fiko­hen (për­cak­to­hen) nga organi kom­pe­tent.

Neni 5

  1. Legjis­la­cioni kom­bë­tar i për­men­dur në nenin 4 para­grafi 1 duhet të cak­to­jë organin që do të mbikëqyrë dhe rreg­ul­lo­jë aspek­tet e ndryshme të sig­urisë dhe shën­de­tit në miniera.
  2. Ky legjis­la­cion duhet të parashiko­jë:
  3. a) mbikëqyr­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit në miniera;
  4. b) inspek­timin e minier­ave nga inspek­torë të cak­tu­ar për këtë qël­lim nga organi kom­pe­tent;
  5. c) pro­ce­du­rat e njof­tim­it dhe anke­tim­it në rast aksi­den­tesh vdek­jeprurëse apo të rën­da, si dhe katas­tro­fash në miniera dhe inci­den­tesh të rrezik­shme, të tilla siç janë për­cak­tu­ar prej këtij legjis­la­cioni;
  6. d) për­pil­i­mi dhe pub­liki­mi i sta­tis­tikave mbi rastet e aksi­den­teve, të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe inci­den­teve të rrezik­shme, të tilla siç janë për­cak­tu­ar në këtë legjis­la­cion;
  7. e) pushteti (fuqia) e organ­it kom­pe­tent për të pezul­lu­ar ose kufizuar, për motive të sig­urisë dhe shën­de­tit, veprim­tar­itë e minier­ave derisa kushtet që janë në origjinë të pezul­lim­it apo kufizim­it, të jenë kor­rigjuar;
  8. f) har­ti­mi i pro­ce­du­rave efikase me qël­lim që t’u japë fuqi të drej­tave të punon­jësve dhe për­faqë­suesve të tyre që të kon­sul­to­hen për çësht­jet dhe të mar­rin pjesë në masat lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin në vendin e punës.
  9. Ky legjis­la­cion kom­bë­tar duhet të parashiko­jë që fab­riki­mi, trans­porti dhe për­dori­mi i eksplozivëve dhe i det­o­na­torëve në miniera duhet të kry­hen nga per­sona kom­pe­ten­të dhe të autor­izuar ose nën mbikëqyr­jen e tyre të drejt­për­drejtë.
  10. Ky legjis­la­cion duhet të parashtro­jë:
  11. a) masat që duhen ndjekur në fushën e shpë­tim­it në miniera, të ndih­mës së parë, si dhe shër­bimet e duhu­ra mjek­sore;
  12. b) detyrim­in për të furnizuar me aparate frymë­mar­rje­je shpë­ti­mi indi­vid­uale të për­sh­tat­shme për punon­jësit në minier­at e nënd­heshme të qymyrit dhe nëse është e nevo­jshme, në miniera të tjera të nënd­heshme, si dhe t’i mirëm­ba­jë këto aparate;
  13. c) masat mbro­jtëse që zba­to­hen në punimet miniera të brak­tisura me qël­lim, që të elim­i­no­hen ose të zvogëlo­hen në min­i­mum rrez­iqet për sig­ur­inë dhe shën­detin;
  14. d) masat që syn­o­jnë të sig­uro­jnë, në kushtet e një sig­urie të kënaqshme, stokun, trans­portin dhe eli­m­in­imin e sub­stan­cave të rrezik­shme të për­doru­ra në punimet në miniera, si dhe mbe­turi­nat e prod­huara në minierë;
  15. e) në rast nevo­je, detyrim­in të furni­zo­jë dhe të mba­jë në një gjend­je higjiene të kënaqshme një numër të mjaftueshëm pajis­jesh san­itare dhe instal­imesh për t’u larë, ndër­ru­ar dhe ushqy­er.
  16. Ky legjis­la­cion kom­bë­tar duhet të parashiko­jë se punëd­hënësi përgjegjës i minierës duhet të kujde­set për har­timin e plan­eve të për­sh­tat­shme për punimet në minierë para fil­lim­it të opera­cion­eve, si dhe gjatë gjithë mod­i­fikim­it, si dhe rishikimin peri­odik të këtyre plan­eve, të cilët duhet të mba­hen në dis­pozi­cion në qen­drën e minierës.

PJESA E III

MASAT E PARANDALIMIT DHE TË MBROJTJES NË MINIERA

  1. PËRGJEGJËSITË E PUNËDHËNËSVE

Neni 6

Duke mar­rë masat e paran­dalim­it dhe të mbro­jt­jes të parashikuara nga kjo pjesë e Kon­ven­tës, punëd­hënësi duhet të vlerë­so­jë rrez­iqet dhe t’i tra­j­to­jë ato sipas një ren­dit­je­je pri­or­itare, si më poshtë:

  1. a) eli­m­in­i­mi i këtyre rrez­iqeve;
  2. b) të kon­trol­lo­hen qysh në burim;
  3. c) të zvogëlo­hen në min­i­mum me mjete të ndryshme har­ti­mi i meto­dave të tyre të punës të jenë të sig­urtë;
  4. d) në masën që këto rrez­iqe mbi­je­to­jnë, të parashiko­het për­dori­mi i pajis­jeve të mbro­jt­jes indi­vid­uale;

duke patur parasysh atë çka është e arsyeshme, prak­tike, e real­izueshme, si dhe atë që kon­sidero­het si një prak­tikë e mirë dhe në për­puth­je me shpe­jtës­inë e kërkuar.

Neni 7

Punëd­hënësi duhet të mar­rë të gjitha masat e nevo­jshme për të elimin­uar ose zvogëlu­ar në min­i­mum rrez­iqet për sig­ur­inë dhe shën­detin që paraqesin minier­at nën autoritetin e tij dhe veçanër­isht:

  1. a) të kujde­set që miniera të kon­cep­to­het, ndër­to­het dhe të ketë një pajis­je elek­trike, mekanike dhe tjetër, duke përf­shirë një sis­tem komu­niki­mi, në mënyrë që kushtet e nevo­jshme të sig­urisë së shfry­tëzim­it, si dhe një mjedis i shën­det­shëm pune të jenë të sig­u­ru­ara;
  2. b) të kujde­set që miniera të vihet në shër­bim, të shfry­të­zo­het, mirëm­ba­het dhe të dekla­so­het, në mënyrë të tillë që punon­jësit të mund të krye­jnë detyrat e cak­tu­ara pa rrezik për sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre ose të per­son­ave të tjerë;
  3. c) të mar­rë masa për të rua­j­tur sta­bilitetin e ter­ren­it në zonat në të cilat per­son­at kanë akses për shkak të punës së tyre;
  4. d) sa herë që kjo është e real­izueshme, të parashiko­hen, duke u nisur për çdo vend pune të nënd­heshëm, dy dal­je, që dalin në rrugë të ndara që të çojnë jashtë;
  5. e) të sig­uro­jë kon­trol­lin, vlerësimin dhe inspek­timin peri­odik të mje­dis­it të punës, me qël­lim që të iden­ti­fiko­hen rrez­iqet e ndryshme ndaj të cilave punon­jësit mund të jenë të ekspozuar dhe të vlerë­so­jë shkallën e këtij ekspoz­i­mi;
  6. f) të sig­uro­het një ajrim i për­sh­tat­shëm i të gjitha punimeve të nënd­heshme, për të cilat aksesi është i autor­izuar;
  7. g) për zonat e ekspozuara ndaj rrez­iqeve të veçan­ta, të har­to­het dhe të zba­to­het një plan shfry­tëz­i­mi dhe pro­ce­du­ra të natyrës që të garan­to­jnë sig­ur­inë e sis­temit të punës dhe mbro­jt­jen e punon­jësve;
  8. h) të mer­ren masat e duhu­ra, në për­puth­je me tipin e minierës së shfry­tëzuar që të paran­dalo­hen, të zbu­lo­hen dhe të lufto­hen shpërthimet dhe përhap­ja e zjar­reve dhe shpërthimeve (eksplozion­eve);
  9. i) kur sig­uria dhe shën­de­ti i punon­jësve kër­cëno­hen rëndë, të bëhet ndër­pre­r­ja e veprim­tarive dhe evakui­mi i punon­jësve drejt vendeve të sig­ur­ta.

Neni 8

Punëd­hënësi duhet, për çdo minierë, të për­gatisë një plan vepri­mi speci­fik të urgjencës, me qël­lim për­bal­lim­in e katas­tro­fave indus­tri­ale dhe naty­rore logjik­isht të parashikueshme.

Neni 9

Kur punon­jës janë të ekspozuar ndaj rrez­iqeve të natyrës fizike, kimike apo biologjike, punëd­hënësi ka për detyrë:

  1. a) t’i mba­jë punon­jësit të infor­muar, në mënyrë të kuptueshme, mbi rrez­iqet që paraqet puna e tyre, mbi rrez­iqet e mund­shme që ajo përm­ban për shën­detin e tyre dhe mbi masat paran­daluese dhe mbro­jtëse të zbat­ueshme;
  2. b) të mar­rë masat e duhu­ra, me qël­lim që të elim­i­no­jë apo të zvogëlo­jë në min­i­mum rrez­iqet që rezul­to­jnë nga ky ekspoz­im;
  3. c) kur mbro­jt­ja e për­sh­tat­shme kundër rrez­iqeve për aksi­dente apo dëm­time të shën­de­tit, dhe pikër­isht kundër ekspozim­it ndaj kushteve të dëmshme, nuk mund të sig­uro­het me mjete të tjera, të jepen dhe mirëm­ba­hen, pa shpen­z­ime nga ana e punon­jësve, vesh­je të për­sh­tat­shme për këto nevo­ja, si dhe pajis­je dhe mjete mbro­jtëse të për­cak­tu­ara nga legjis­la­cioni kom­bë­tar, dhe
  4. d) t’u sig­uro­jë punon­jësve që kanë vua­j­tur nga dëm­time apo sëmund­je në vendin e punës, kujdesjet e para, mjete adeku­ate trans­porti për t’u larguar nga ven­di i punës, si dhe aksesin në shër­bimet e duhu­ra mjekë­sore.

Neni 10

Punëd­hënësi duhet të kujde­set që:

  1. a) punon­jësit të mar­rin, pa shpen­zuar, një formim dhe një rikual­i­fikim, (riaftësim) adeku­at, si dhe udhëz­ime të kuptueshme lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin, si dhe me detyrat që u janë cak­tu­ar;
  2. b) në për­puth­je me legjis­la­cionin kom­bë­tar, të ushtro­het një mbikëqyr­je dhe një kon­troll mbi çdo ekip me qël­lim që në rast shfry­tëz­i­mi i minierës të zhvil­lo­het në kushtet e sig­urisë;
  3. c) të ngri­het një sis­tem me qël­lim që të mund të nji­hen me sak­tësi, në çdo moment emrat e të gjithë per­son­ave që ndod­hen në fund, si dhe lokaliz­i­mi i tyre i mund­shëm;
  4. d) të gjitha aksi­den­tet dhe inci­den­tet e rrezik­shme, të tilla siç janë për­cak­tu­ar nga legjis­la­cioni kom­bë­tar, të bëhen objekt i një ankete dhe të mer­ren masat e duhu­ra për t’i ndrequr ato; dhe
  5. e) të har­to­het një raport mbi aksi­den­tet dhe inci­den­tet e rrezik­shme në për­puth­je me legjis­la­cionin kom­bë­tar për organin kom­pe­tent.

Neni 11

Punëd­hënësi duhet të sig­uro­het se një mbikëqyr­je mjekë­sore e rreg­ullt mbi punon­jësit e ekspozuar ndaj rrez­iqeve pro­fe­sion­ale, për shkak të veprim­tarive në minierë, të ushtro­het sipas parimeve të përgjithshme të mjekë­sisë së punës dhe në për­puth­je me legjis­la­cionin kom­bë­tar.

Neni 12

Nëse dy ose më shumë punëd­hënës zhvil­lo­jnë veprim­tari në të njëjtën minierë, punëd­hënësi përgjegjës i minierës duhet të koordi­no­jë ekzeku­timin e të gjitha masave lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin e punon­jësve dhe të kon­sidero­het (mba­het) përgjegjës i parë për sig­urim­in e opera­cion­eve pa për­jash­tu­ar punëd­hënësit invid­u­alë nga përgjegjësia e tyre, për­sa i për­ket zba­tim­it të të gjitha masave lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin e punon­jësve të tyre.

  1. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PUNONJËSVE

DHE TË DELEGUARVE TË TYRE

Neni 13

  1. Legjis­la­cioni kom­bë­tar i për­men­dur në nenin 4 duhet t’u njo­hë punon­jësve të drejtën:
  2. a) t’i njofto­jnë punëd­hënësit dhe organ­it kom­pe­tent aksi­den­tet, inci­den­tet e rrezik­shme dhe rrez­iqet;
  3. b) të kërko­jnë dhe të arri­jnë që të bëhen inspek­time dhe anke­ta nga punëd­hënësi dhe organi kom­pe­tent kur ekzis­ton një motiv preokupi­mi, që ka të bëjë me sig­ur­inë dhe shën­detin; dhe
  4. c) të njo­hin rrez­iqet në vendin e punës që mund të dëm­to­jnë sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre dhe të infor­mo­hen për to;
  5. d) të mar­rin infor­ma­cione që i ka punëd­hënësi ose autoriteti kom­pe­tent lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre;
  6. e) të largo­hen (mën­janohen) nga çdo vend në minierë kur ka motive të arsyeshme për të men­d­uar se ekzis­ton një sit­u­atë që paraqet një rrezik seri­oz për sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre; dhe
  7. f) të zgjed­hin kolek­tivisht del­e­gatët në sig­ur­inë dhe shën­detin.
  8. Del­e­gatët e punon­jësve në sig­ur­inë dhe në shën­detin të për­men­dur në para­grafin 1 f) si më sipër do të duhet t’iu nji­het, në për­puth­je me legjis­la­cionin kom­bë­tar, e drej­ta:
  9. a) të për­faqë­so­jnë punon­jësit për çdo gjë që lid­het me sig­ur­inë dhe shën­detin në vendin e punës, duke përf­shirë, sipas rastit, ushtrim­in e të drej­tave të për­men­dura në para­grafin 1 si më sipër;
  10. b) — të mar­rin pjesë në inspek­timet dhe anke­tat që zhvil­lo­hen nga punëd­hënësi dhe organi kom­pe­tent në vendin e punës;

- të pro­ce­do­jnë me mbikëqyr­je dhe anke­timet lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin;

  1. c) të thër­rasin këshill­tarë dhe ekspertë të pavarur;
  2. d) të kon­sul­to­hen në kohën e për­sh­tat­shme me punëd­hënësit për çësht­je që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin, duke përf­shirë poli­tikat dhe pro­ce­du­rat në këtë fushë;
  3. e) të kon­sul­to­hen me organin kom­pe­tent; dhe
  4. f) t’iu njofto­hen aksi­den­tet dhe inci­den­tet e rrezik­shme që intere­so­jnë sek­torin për të cilin ata janë selek­sionuar.
  5. Pro­ce­du­rat lid­hur me ushtrim­in e të drej­tave të parashikuara në para­grafët 1 dhe 2 si më sipër do të për­cak­to­hen:
  6. a) nga legjis­la­cioni kom­bë­tar, si dhe
  7. b) nëpër­m­jet kon­sul­timesh ndër­m­jet punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve dhe për­faqë­suesve të tyre.
  8. Legjis­la­cioni kom­bë­tar do të duhet të arri­jë që të drej­tat e parashikuara në para­grafët 1 dhe 2 si më sipër të mund të ushtro­hen pa diskri­m­in­im dhe pa raprezal­je.

Neni 14

Legjis­la­cioni kom­bë­tar do të duhet të parashiko­jë që, sipas formim­it të tyre, punon­jësit t’i nën­shtro­hen detyrim­it:

  1. a) për t’iu për­sh­tatur masave të parshikuara në fushën e sig­urisë dhe të shën­de­tit;
  2. b) për t’u kujdesur në mënyrë të arsyeshme për sig­ur­inë dhe shën­detin e vetvetes, si dhe të per­son­ave të tjerë që mund të preken nga veprimet e tyre apo nga munge­sat e tyre në punë, përf­shirë këtu duke për­dorur me kor­rek­tesë mjetet, vesh­jet mbro­jtëse dhe pajis­jet të vëna në dis­pozi­cionin e tyre për këtë qël­lim dhe duke u kujdesur për ato;
  3. c) për t’i njof­tu­ar men­jëherë supe­ri­or­it të tyre direkt çdo sit­u­atë, që, sipas mendim­it të tyre, mund të paraqesë rrezik për sig­ur­inë ose për shën­detin e tyre apo sig­ur­inë e shën­detin e per­son­ave të tjerë, sit­u­atë të cilën ata vetë nuk janë në gjend­je ta për­bal­lo­jnë në mënyrë të për­sh­tat­shme;
  4. d) për të bashkëpunuar me punëd­hënësin, me qël­lim që detyrimet dhe përgjegjësitë në ngarkim të këtij të fun­dit sipas Kon­ven­tës të respek­to­hen.
  1. BASHKËPUNIMI

Neni 15

Duhen, të mer­ren masa, në për­puth­je me legjis­la­cionin kom­bë­tar, për të inku­ra­juar bashkëpunimin ndër­m­jet punëd­hënësve dhe punon­jësve dhe për­faqë­suesve të tyre, me qël­lim pro­movimin e sig­urisë dhe shën­de­tit në miniera.

PJESA IV

ZBATIMI

Neni 16

Anë­tari do të duhet:

  1. a) të mira­to­jë të gjitha masat e nevo­jshme, duke përf­shirë san­skionet dhe masat kor­rigjuese të për­sh­tat­shme, me qël­lim që të sig­uro­jë zba­timin efek­tiv të dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës; dhe
  2. b) të ngre­jë shër­bime të inspek­tim­it të për­sh­tat­shme, me qël­lim që të kon­trol­lo­jë zba­timin e masave që do të mer­ren në për­puth­je me Kon­ven­tën dhe t’i pajisë këto shër­bime me burimet njerë­zore të nevo­jshme për plotësimin e detyrave të tyre.

PJESA V

DISPOZITAT FINALE

Neni 17

Rat­i­fikimet zyrtare të kësaj Kon­vente do t’i komu­niko­hen Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe do të regjistro­hen prej tij.

Neni 18

  1. Kjo Kon­ven­të do të lid­hë vetëm Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fiki­mi i së cilës do të jetë regjistru­ar nga Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.
  2. Ajo do të hyjë në fuqi 12 muaj pasi të jenë regjistru­ar nga Drej­tori i Përgjithshëm rat­i­fikimet e dy Anë­tarëve.
  3. Në vazhdim, kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo Anë­tar 12 muaj pas datës kur rat­i­fiki­mi i saj do të jetë regjistru­ar.

Neni 19

  1. Çdo Anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë në mbarim të një peri­ud­he dhjetëv­jeçare pas datës së hyr­jes fillestare në fuqi të Kon­ven­tës, me anë të një akti që i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe të regjistru­ar prej tij.
  2. Çdo Anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të, i cili, bren­da një viti pas mbarim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare për­men­dur në para­grafin e mësipërm, nuk do të për­dorë të drejtën e denoncim­it të parashikuar nga ky nen, do të lid­het për një peri­ud­hë të re dhjetëv­jeçare, dhe në vazhdim do të mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të në mbarim të çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare në kushtet e parashikuara nga ky nen.

Neni 20

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës do t’u njofto­jë të gjithë Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe denoncimeve që i janë komu­nikuar atij nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
  2. Duke iu njof­tu­ar Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës rat­i­fikimin e dytë, që i është komu­nikuar, Drej­tori i Përgjithshëm tërheq vëmend­jen e Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës mbi datën në të cilën kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi.

Neni 21

Drej­tori i Përgjithshëm Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës do t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për qël­lime regjistri­mi, në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të dhë­na të plota mbi të gjitha rat­i­fikimet dhe mbi të gjitha aktet e denoncim­it  që ai do të ketë regjistru­ar në për­puth­je me nenet e mësipërme.

Neni 22

Sa herë që do ta gjyko­jë të nevo­jshme, Këshilli Admin­is­tra­tiv i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës do t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi zba­timin e kësaj Kon­vente dhe do të shqyr­to­jë, nëse do të duhet, të regjistro­jë në rendin e ditës së Kon­fer­encës çësht­jen e rishikim­it të saj të pjesshëm ose të plotë.

Neni 23

  1. Në rastin kur Kon­fer­en­ca do të mira­tonte një kon­ven­të të re, që mban rishikimin e plotë apo të pjesshëm të kësaj Kon­vente dhe nëse kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një Anë­tar i kon­ven­tës së re që mban rishikimin do të sillte me plot të drejtë, pavarë­sisht nga neni 19 më sipër, denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, me kusht që kon­ven­ta e re që bën rishikimin të ketë hyrë në fuqi.
  3. b) duke u nisur nga data e hyr­jes në fuqi të kon­ven­tës së re që bën rishikimin, kjo Kon­ven­të do të pusho­jë së qeni e hapur për rat­i­fikim për Anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të do të mbetej megjithatë në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj për Anë­tarët, të cilët do ta kishin rat­i­fikuar dhe që nuk do të rat­i­fikonin Kon­ven­tën që bën rishikimin.

Neni 24

Ver­sionet në anglisht dhe në frëngjisht të tek­stit të kësaj Kon­vente janë të barasvlef­shëm.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim