L I G J
Nr. 8856, datë 7.2.2002

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.154 “BISEDIMET KOLEKTIVE, 1981” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.154 “Bisedimet kolek­tive, 1981” të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.3255, datë 11.2.2002 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

KONVENTA NR.154
KONVENTA LIDHUR ME NXITJEN E BISEDIMEVE KOLEKTIVE

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,
E thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe mbled­hur në sesion­in e saj të gjashtëd­hjetë e shtatë më 3 qer­shor 1981, dhe
Duke rithek­suar pjesën e Deklaratës së Filadelfias që njeh “detyrim­in solemn të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për të nxi­tur ndër­m­jet vendeve të ndryshme zba­timin e pro­grameve botërore, që syn­o­jnë njo­hjen efek­tive të së drejtës së nego­ci­atave kolek­tive”, dhe duke shënuar se ky parim është “plotë­sisht i zbat­ueshëm ndaj të gjithë njerëzve kudo që të jenë”, dhe
Duke mar­rë parasysh rëndës­inë kap­i­tale të stan­dard­eve ekzistuese ndërkom­bëtare që përm­ba­jnë Kon­ven­ta Liria e Shoqatave dhe Mbro­jt­ja e të Drejtës së Orga­nizim­it, 1948, Kon­ven­ta e Drej­ta e Orga­nizim­it dhe Nego­ci­atave Kolek­tive, 1949, Reko­mandi­mi Mar­rëvesh­jet Kolek­tive, 151, Reko­mandi­mi Paj­ti­mi dhe Arbi­tri­mi Vull­ne­tar, 1951, Kon­ven­ta dhe Reko­mandi­mi Mar­rëd­hëni­et e Punës (Shër­bi­mi Pub­lik), 1978 dhe Kon­ven­ta dhe Reko­mandi­mi Admin­is­tra­ta e Punës, 1978 dhe
Duke kon­sideru­ar se është e dëshirueshme që të bëhen për­p­jek­je më të mëd­ha për arrit­jen e objek­ti­vave të këtyre stan­dard­eve dhe, veçanër­isht, të parimeve të përgjithshme të shpre­hu­ra në nenin 4 të Kon­ven­tës e Drej­ta e Orga­nizim­it dhe Bised­imeve Kolek­tive, 1949 dhe në para­grafin 1 të Reko­mandim­it, 1951, Mar­rëvesh­jet Kolek­tive, dhe
Duke kon­sideru­ar, për paso­jë, se këto stan­darde duhet të plotë­so­hen me masat e për­sh­tat­shme, në për­puth­je me to dhe që syn­o­jnë nxit­jen e nego­ci­atave kolek­tive të lira dhe vull­netare, dhe
Pasi ven­dosi për mira­timin e disa propoz­imeve lid­hur me nxit­jen e bised­imeve kolek­tive, e cila është pika e katërt e ren­dit të ditës së sesion­it, dhe
Pasi ven­dosi që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare, mira­ton këtë ditë të nën­tëm­bëd­hjetë të qer­shorit të vitit njëmi­jë e nën­tëqind e tetëd­hjetë e një, kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të quhet Kon­ven­ta Bisedimet Kolek­tive, 1981:

Pje­sa I.

Fusha dhe përku­fizimet

Neni 1

1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het në të gjitha degët e veprim­tarisë ekonomike.
2. Masa, në të cilën garancitë e parashikuara në këtë Kon­ven­të zba­to­hen ndaj For­cave të Armato­sura dhe Poli­cisë, mund të për­cak­to­het nga lig­jet ose rreg­ul­lat e brend­shme ose nga prak­ti­ka e ven­dit.
3. Rreg­ul­lat e veçan­ta për zba­timin e kësaj Kon­vente në shër­bimin pub­lik mund të për­cak­to­hen nga lig­jet ose rreg­ul­lat e brend­shme ose nga prak­ti­ka e ven­dit.

Neni 2

Në kup­tim të kësaj Kon­vente, ter­mi “bised­ime kolek­tive” nënkup­ton të gjitha bisedimet që zhvil­lo­hen midis një punëd­hënësi, një grupi punëd­hënë­sish ose një apo më shumë orga­ni­zatave të punëd­hënësve, në njërën anë, dhe një apo më shumë orga­ni­zatave të punon­jësve, nga ana tjetër, për:
a) për­cak­timin e kushteve të punës dhe ter­mat e punësim­it; dhe/ose
b) rreg­ul­lim­in e mar­rëd­hënieve midis punëd­hënësve dhe punon­jësve; dhe/ose
c) rreg­ul­lim­in e mar­rëd­hënieve midis punëd­hënësve ose orga­ni­zatave të tyre; dhe një ose
d) disa orga­ni­zatave të punon­jësve.

Neni 3

1. Kur legjis­la­cioni ose prak­ti­ka e brend­shme njeh ekzis­tencën e për­faqë­suesve të punon­jësve, siç për­cak­to­het në nenin 3 nën­para­grafi (b) i Kon­ven­tës, për­faqë­sue­sit e punon­jësve, 1971, legjis­la­cioni ose prak­ti­ka e brend­shme mund të për­cak­to­jë masën në të cilën ter­mi “bised­ime kolek­tive” duhet të shtri­het, për qël­lim­in e kësaj Kon­vente, në nego­ci­atat me këta për­faqë­sues.
2. Kur, në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni, ter­mi “bised­ime kolek­tive” përf­shi­jnë, gjithash­tu, bisedimet me për­faqë­sue­sit e punon­jësve të për­men­dur në atë para­graf, duhet të mer­ren masat e për­sh­tat­shme, në çdo rast që është e nevo­jshme, për të sig­u­ru­ar se ekzis­ten­ca e këtyre për­faqë­suesve nuk është shfry­tëzuar për të min­uar poz­itën e orga­ni­zatave të intere­suara të punon­jësve.

Pje­sa II
Meto­dat e zba­tim­it

Neni 4

Dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente duhet, për sa ato nuk janë bërë efek­tive nëpër­m­jet kon­tratave kolek­tive, vendimeve të arbi­trim­it ose me anën e një mënyre tjetër që është në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit, të bëhen efek­tive nëpër­m­jet lig­jeve ose rreg­ullave të brend­shme.

Pje­sa III.
Nxit­ja e bised­imeve kolek­tive

Neni 5

1. Duhet të mer­ren masa, në për­puth­je me kushtet e ven­dit, për nxit­jen e bised­imeve kolek­tive.
2. Qël­li­mi i masave të për­men­dura në para­grafin 1 të këtij neni duhet të jetë:
a) nego­ci­atat kolek­tive duhet të bëhen të mundura për të gjithë punëd­hënësit dhe të gjitha gru­pet e punon­jësve në degët e veprim­tarisë që mbu­lo­hen nga kjo Kon­ven­të;
b) bisedimet kolek­tive duhet të shtri­hen pro­gre­sivisht në të gjitha çësht­jet e mbu­lu­ara nga nën­para­grafët a, b, dhe c të nen­it 2 të kësaj Kon­vente;
c) inku­ra­ji­mi i cak­tim­it të rreg­ullave pro­ce­du­rale në mar­rëvesh­je midis orga­ni­zatave të punëd­hënësve dhe punon­jësve;
d) bisedimet kolek­tive nuk duhet të pen­go­hen nga munge­sa e dis­poz­i­tave që rreg­ul­lo­jnë pro­ce­durën e tyre ose nga pasak­tësia ose papër­sh­tat­shmëria e këtyre rreg­ullave;
e) organet dhe pro­ce­du­rat për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve të punës duhet të jenë të tilla që të ndih­mo­jnë nxit­jen e bised­imeve kolek­tive.

Neni 6

Dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente nuk ndalo­jnë veprim­in e sis­te­meve të mar­rëd­hënieve pro­fe­sion­ale, në të cilat bisedimet kolek­tive zhvil­lo­hen në kuadrin e mekanizmit ose insi­tu­cion­eve të paj­tim­it dhe/ose arbi­trim­it, mekanizëm ose insti­tu­cione në të cilat Palët në bisedimet kolek­tive mar­rin pjesë vull­ne­tar­isht.

Neni 7

Masat që mer­ren nga autoritetet pub­like për të nxi­tur bisedimet kolek­tive duhet të jenë objekt i kon­sul­timeve para­prake dhe, kur është e mund­shme, i mar­rëvesh­jeve midis autoriteteve pub­like dhe orga­ni­zatave të punëd­hënësve dhe të punon­jësve.

Neni 8

Masat e mar­ra me qël­lim që të nxisin bisedimet kolek­tive nuk duhet të kup­to­hen dhe zba­to­hen në mënyrë të tillë që të pen­go­jnë lir­inë e bised­imeve kolek­tive.

Pje­sa IV.
Dis­pozi­ta të fun­dit

Neni 9

Kjo Kon­ven­të nuk ndryshon asnjë kon­ven­të ose reko­mandim që është në fuqi.

Neni 10

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 11

1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm për ata Anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar tek Drej­tori i Përgjithshëm.
2. Ajo hyn në fuqi 12 muaj pas datës në të cilën rat­i­fikimet e dy Anë­tarëve janë regjistru­ar te Drej­tori i Përgjithshëm.
3. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të hyn në fuqi për çdo Anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i tij.

Neni 12

1. Anë­tari që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të dhjetë vjetëve nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi për herë të parë, me anën e një akti që i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.
Ky denoncim hyn në fuqi pas një viti nga data e regjistrim­it të tij.
2. Çdo Anë­tar, që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen bren­da një viti nga data e mbarim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të për­men­dur në para­grafin e mësipërm, është i lid­hur me detyrimet e Kon­ven­tës edhe për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe pas kësaj mund të denon­co­jë këtë Kon­ven­të në mbarim­in e çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare, në për­puth­je me kushtet e parashikuara në këtë nen.

Neni 13

1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet të njofto­jë të gjithë Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe denoncimeve që i komu­niko­hen atij nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
2. Kur njofton Anë­tarët e Orga­ni­za­tës për komu­nikimin e regjistrim­it të rat­i­fikim­it të dytë, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’iu njofto­jë Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës datën në të cilën ajo hyn në fuqi.

Neni 14

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha veçoritë e rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it të regjistru­ara tek ai, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve të mësipërm.

Neni 15

Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet, sa herë që e gjykon të nevo­jshme, t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport për zba­timin e kësaj Kon­vente, si dhe të shqyr­to­jë nevo­jën e ven­dos­jes në rendin e ditës së Kon­fer­encës të çësht­jes së ndryshim­it të saj të pjesshëm apo të plotë.

Neni 16

1. Kur Kon­fer­en­ca mira­ton një kon­ven­të të re që ndryshon pjesër­isht apo plotë­sisht këtë Kon­ven­të, përveç kur kon­ven­ta e re parashikon ndryshe:
a) rat­i­fiki­mi nga një Anë­tar i Kon­ven­tës së re prezu­mon ipso jure denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it 12, nëse dhe kur kon­ven­ta e re hyn në fuqi;
b) nga data në të cilën kon­ven­ta e re hyn në fuqi kjo Kon­ven­të pushon së qeni e hapur për rat­i­fikim nga Anë­tarët.
2. Kjo Kon­ven­të mbetet në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale, në çdo rast, për ata Anë­tarë që e kanë rat­i­fikuar atë, por që nuk kanë rat­i­fikuar kon­ven­tën e re që e ndryshon atë.

Neni 17

Tek­stet anglisht dhe frëngjisht të kësaj Kon­vente kanë fuqi të barabartë.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim