L I G J

Nr. 8829, datë 5.11.2001

 

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.183 “MBROJTJA E AMËSISË, 2000””,

TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

 

Në mbështet­je të nen­eve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.183 “Mbro­jt­ja e amë­sisë, 2000”” e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr. 3152, datë 16.11.2001 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

KONVENTA 183

Kon­ven­ta lid­hur me Ndryshimin e Kon­ven­tës Mbro­jt­ja e Amë­sisë (Ndryshuar),1952 Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,

E thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe mbled­hur në sesion­in e saj të 88-të më 30 Maj 2000, dhe

Duke vëre­j­tur nevo­jën për ndryshimin e Kon­ven­tës Mbro­jt­ja e Amë­sisë (Ndryshuar) 1952 dhe Reko­mandim­it Mbro­jt­ja e Amë­sisë, 1952, me qël­lim që të nxisë më shumë baraz­inë e të gjitha grave në fuqinë punë­tore dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe sig­urim­in e nënës dhe fëmi­jës dhe me qël­lim që të nji­het diver­siteti në zhvil­lim­in ekonomik dhe social të Anë­tarëve, si dhe diver­siteti i ndër­mar­rjeve dhe zhvil­lim­in e mbro­jt­jes së amë­sisë në legjis­la­cionin dhe prak­tikën e ven­dit, dhe

Duke vëre­j­tur dis­poz­i­tat e Deklaratës Uni­ver­sale të të Drej­tave  të Njeri­ut (1948), Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara mbi Elem­i­nimin e të Gjitha For­mave të Diskri­m­inim­it të Grave (1979), Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drej­tat e Fëmi­jës (1989), Deklaratën dhe Plat­for­mën e Pekinit për Veprim (1995), Deklaratën e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare  të Punës mbi Baraz­inë e Shan­seve dhe Tra­j­tim­it për Gratë Punon­jëse (1975), Deklaratën e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës mbi Parimet dhe të Drej­tat Themelore në Punë dhe Fol­low-up-in e saj (1998), si dhe Kon­ven­tat dhe Reko­mandimet e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, që syn­o­jnë të sig­uro­jnë baraz­inë e shan­seve dhe të tra­j­tim­it për bur­rat dhe gratë punon­jëse, veçanër­isht Kon­ven­tën lid­hur me Punon­jësit me Përgjegjësi Famil­jare, 1981 dhe

Duke mar­rë parasysh rrethanat e grave punon­jëse dhe nevo­jën për të sig­u­ru­ar mbro­jt­je për shtatzan­inë, të cilat janë përgjegjësi të për­bashkë­ta të shtetit dhe shoqërisë, dhe

Pasi ven­dosi për mira­timin e disa propoz­imeve lid­hur me ndryshimin e Kon­ven­tës Mbro­jt­ja e Amë­sisë (Ndryshuar) 1952 dhe Reko­mandim­it, 1952, e cila është pika e katërt e ren­dit të ditës së sesion­it, dhe

Pasi ven­dosi që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një Kon­vente Ndërkom­bëtare;

Mira­ton këtë ditë të pesëm­bëd­hjetë të Qer­shorit të vitit dymi­jë Kon­ven­tën e Mëposhtme, e cila mund të quhet Kon­ven­ta Mbro­jt­ja e Amë­sisë, 2000.

Neni 1

Fusha

Për qël­limet e kësaj Kon­vente, ter­mi “grua” zba­to­het ndaj çdo per­soni të gjin­isë femërore pa asnjë lloj diskri­m­in­i­mi dhe ter­mi “fëmi­jë” zba­to­het ndaj çdo fëmi­je pa asnjë lloj diskri­m­in­i­mi.

Neni 2

  1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het ndaj të gjitha grave punon­jëse, duke përf­shirë ato në for­mat jo tipike të punës së varur.
  2. Megjithatë, çdo Anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të mund, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat për­faqë­suese të intere­suara të punëd­hënësve dhe punon­jësve, të për­jash­to­jë pjesër­isht apo plotë­sisht nga fusha e Kon­ven­tës kat­e­gori të kufizuara të punon­jësve kur zba­ti­mi i saj ndaj tyre do të shkak­tonte prob­leme të veçan­ta të natyrës esen­ciale.
  3. Çdo Anë­tar, i cili shfry­të­zon mundës­inë e parashikuar në para­grafin e mësipërm duhet, në raportin e parë mbi zba­timin e Kon­ven­tës, sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të lis­to­jë kat­e­goritë e punon­jësve të për­jash­tu­ar dhe arsyet e për­jash­tim­it të tyre. Në raportet e tyre të mëpasme, Anë­tarët duhet të për­shkru­a­jnë masat e mar­ra me syn­im shtrir­jen pro­gre­sive të dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës ndaj këtyre kat­e­gorive.

Neni 3

Mbro­jt­ja e shën­de­tit

Çdo Anë­tar duhet, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punon­jësve, të mira­to­jë masat e për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar se gratë shtatzë­na ose me fëmi­jë në gji nuk janë të detyru­ara të krye­jnë punë, të cilat janë për­cak­tu­ar nga autoriteti kom­pe­tent si të dëmshme për shën­detin e nënës ose fëmi­jës, ose kur një vlerësim i ka kon­sideru­ar të rrezik­shme për shën­detin e nënës ose të fëmi­jës së saj.

Neni 4

Leja e bar­rëlind­jes

  1. Në bazë të një vërte­ti­mi mjekë­sor ose të një vërte­ti­mi tjetër të për­sh­tat­shëm, sipas për­cak­tim­it nga legjis­la­cioni dhe prak­ti­ka e ven­dit në të cilin cak­to­het data e parashikuar për lind­jen e fëmi­jës, gru­a­ja ndaj së cilës zba­to­het kjo Kon­ven­të duhet të ketë të drejtën e një leje bar­rëlind­je­je për një kohë jo më pak se 14 javë.
  2. Kohëzg­jat­ja e lejes së lind­jes, e parashikuar me para­grafin e mësipërm, duhet të për­cak­to­het nga çdo Anë­tar në deklaratën që shoqëron rat­i­fikimin nga ai të kësaj Kon­vente.
  3. Çdo Anë­tar mund të depoz­i­to­jë më pas te Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës një deklaratë tjetër për zgjat­jen e peri­ud­hës së lejes së bar­rëlind­jes.
  4. Duke mar­rë parasysh mbro­jt­jen e shën­de­tit të nënës dhe të fëmi­jës, leja e bar­rëlind­jes duhet të përf­shi­jë një peri­ud­hë kohe prej gjashtë javësh leje të detyrueshme pas lind­jes së fëmi­jës, përveç kur parashiko­het ndryshe në mar­rëvesh­jen midis qev­erisë dhe orga­ni­zatave të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe punon­jësve.
  5. Peri­ud­ha e kohës së lejes së par­alind­jes duhet të zgjatet për një peri­ud­hë të barabartë me kohën midis datës së parashikuar për lind­jen e fëmi­jës dhe datës aktuale të lind­jes së fëmi­jës, pa zvogëlu­ar kohëzg­jat­jen e detyrueshme të lejes së paslind­jes.

Neni 5

Leja në rastet e sëmund­jes ose kom­p­lika­cion­eve

Në bazë të një vërte­ti­mi mjekë­sor, duhet të jepet pushim para ose pas peri­ud­hës së lejes së bar­rëlind­jes në rastin e sëmund­jes, kom­p­lika­cion­eve ose rrezikut të kom­p­lika­cion­eve që shkak­to­hen nga shtatza­nia ose lind­ja e fëmi­jës. Natyra dhe zgjat­ja mak­si­male e këtij pushi­mi mund të për­cak­to­het në për­puth­je me lig­jet dhe prak­tikën e ven­dit.

Neni 6

Për­fitimet

  1. Gratë që mungo­jnë në punë për shkak të lejes së bar­rëlind­jes ose pushim­it të parashikuara në nenet 4–5 duhet të për­fi­to­jnë të ard­hu­ra në të hol­la në për­puth­je me lig­jet dhe rreg­ul­lat e ven­dit ose, në çdo mënyrë tjetër, në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit.
  2. Të ard­hu­rat në të hol­la duhet të jenë në një niv­el që sig­uron se gru­a­ja mund të mba­jë veten dhe fëmi­jën e saj në kushte të për­sh­tat­shme për shën­detin dhe në një stan­dard të për­sh­tat­shëm jetese.
  3. Në rastin kur, sipas legjis­la­cionit ose prak­tikës së ven­dit, të ard­hu­rat në të hol­la që paguhen lid­hur me lejen e parashikuar në nenin 4 bazo­hen në të ard­hu­rat e mëparshme, masa e këtyre të ard­hu­rave nuk duhet të jetë më e vogël se dy të tre­tat e të ard­hu­rave të mëparshme të gruas ose të atyre të ard­hu­rave që janë mar­rë në kon­sid­er­atë për llog­a­r­it­jen e të ard­hu­rave të bar­rëlind­jes.
  4. Në rastin kur, sipas legjis­la­cionit ose prak­tikës së ven­dit, janë për­dorur meto­da të tjera për të cak­tu­ar të ard­hu­rat në të hol­la, që paguhen lid­hur me lejen e parashikuar në nenin 4, masa e këtyre të ard­hu­rave duhet të jetë e kra­ha­sueshme me mesa­taren e të ard­hu­rave të llog­a­r­it­u­ra sipas para­grafit të mësipërm.
  5. Çdo Anë­tar duhet të sig­uro­jë që kushtet për për­fitimin e të ard­hu­rave duhet të plotë­so­hen nga masa më e mad­he e grave ndaj të cilave zba­to­het kjo Kon­ven­të.
  6. Kur gru­a­ja nuk plotë­son kushtet për për­fitimin e të ard­hu­rave sipas lig­jeve dhe rreg­ullave të ven­dit ose sipas ndon­jë mënyre tjetër në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit, duhet të ketë të drejtë për të ard­hu­ra të për­sh­tat­shme nga fondet e asis­tencës sociale, me rez­ervën e kon­trol­lit të mjeteve të jetesës që kërko­het për për­fitimin e kësaj asis­tence.
  7. Për­fitimet mjekë­sore duhet të sig­uro­hen për gru­an dhe fëmi­jën e saj në për­puth­je me lig­jet dhe rreg­ul­lat e ven­dit ose në një mënyrë tjetër, në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit. Për­fitimet mjekë­sore duhet të përf­shi­jnë kujdesin e par­alind­jes, gjatë lind­jes dhe pas lind­jes, si dhe kujdesin spi­talor, kur është i nevo­jshëm.
  8. Me qël­lim që të mbro­het pozi­ta e gruas në tre­gun e punës, të ard­hu­rat lid­hur me lejen e parashikuar në nenin 4 dhe 5 duhet të sig­uro­hen nga fondet e sig­urim­it shoqëror të detyrueshëm ose pub­lik, ose në një mënyrë të për­cak­tu­ar nga ligji dhe prak­ti­ka e ven­dit. Punëd­hënësi nuk duhet të jetë përgjegjës indi­vid­u­al­isht për kos­ton e drejt­pë­drejtë të këtyre të ard­hu­rave që për­fi­ton gru­a­ja e punë­suar nga ai ose ajo, pa mira­timin e shpre­hur të tij, përveç kur:
  9. a) kjo është parashikuar në ligjin ose prak­tikën e një Shteti anë­tar para datës së mira­tim­it të kësaj Kon­vente nga Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e Punës; ose
  10. b) më vonë është rënë dako­rd në niv­el ven­di nga qev­e­ria dhe orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punon­jësve.

Neni 7

  1. Anë­tari, ekono­mia dhe sis­te­mi i sig­urim­it shoqëror i të cilit janë të zhvil­lu­ara pam­jaftuesh­mër­isht supo­zo­het se është në paj­tim me nenin 6 para­grafi 3 dhe 4, nëse të ard­hu­rat në para sig­uro­hen në një vlerë jo më të vogël se vlera që paguhet për sëmund­jen ose paaftës­inë e përkohshme, në për­puth­je me lig­jet dhe prak­tikën e ven­dit.
  2. Anë­tari që shfry­të­zon mundës­inë e parashikuar në para­grafin e mësipërm duhet, në raportin e tij të parë mbi zba­timin e kësaj Kon­vente sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të sqaro­jë arsyet përkatëse dhe të tre­go­jë vlerën e të ard­hu­rave në para që sig­uro­het. Në raportin e tij të mëvon­shëm, Anë­tari duhet të për­shkru­a­jë masat e mar­ra me syn­im rrit­jen pro­gre­sive të vlerës së të ard­hu­rave.

Neni 8

Mbro­jt­ja e punësim­it dhe mos­diskri­m­in­i­mi

  1. Eshtë e paligjshme për punëd­hënësin të pusho­jë nga puna gru­an gjatë kohës së shtatzanisë ose mungesës në punë për shkak të lejes së parashikuar në nenet 4 ose 5, ose gjatë një peri­ud­he të cak­tu­ar pas kthim­it të saj në punë, që duhet për­cak­tu­ar nga lig­jet ose rreg­ul­lat e ven­dit, përveç shkaqeve që nuk lid­hen me shtatzan­inë ose lind­jen e fëmi­jës dhe paso­jat e saj ose ushqimin e fëmi­jës. Bara e provës se arsyet e pushim­it nga puna nuk lid­hen me shtatzan­inë ose lind­jen e fëmi­jës dhe paso­jat e saj ose ushqimin e fëmi­jës bie mbi punëd­hënësin.
  2. Pas për­fundim­it të lejes së bar­rëlind­jes, gru­a­ja duhet të sig­uro­het që, me rimar­rjen e punës, do të gje­jë të njëjtin vend pune ose një vend pune ekuiv­a­lent me pagë të njëjtë.

Neni 9

Çdo Anë­tar duhet të mira­to­jë masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar se bar­rëlind­ja nuk për­bën burim për diskri­m­in­imin në punë, duke përf­shirë, përveç sa parashiko­het në nenin 2 para­grafi 1, pra­n­imin në punë.

  1. Masat e parashikuara në para­grafin e mësipërm duhet të përf­shi­jnë ndal­im­in e kërkesës për kon­trol­lin e shtatzanisë ose të një vërte­ti­mi për këtë kon­troll, kur gru­a­ja paraqet kërkesën për punë, përveç kur kërko­het nga lig­jet ose rreg­ul­lat e ven­dit lid­hur me punën:
  2. a) e cila është e ndalu­ar ose e kufizuar për gratë shtatzë­na ose me fëmi­jën në gji, sipas lig­jeve ose rreg­ullave të ven­dit;
  3. b) në të cilën ekzis­ton një rrezik i njo­hur ose i duk­shëm për gru­an ose fëmi­jën.

Neni 10

Nënat me fëmi­jë në gji

  1. Gruas duhet t’i sig­uro­het e drej­ta për një apo më shumë pushime gjatë kohës ditore të punës ose zvogëlim i orëve ditore të punës për t’i dhënë gji fëmi­jës së saj.
  2. Peri­ud­ha gjatë së cilës jepen pushimet për dhënien gji të fëmi­jës ose zvogëli­mi i orëve të punës, num­ri i tyre, kohëzg­jat­ja e ushqim­it të fëmi­jës dhe pro­ce­du­rat për zvogëlim­in e orëve ditore të punës duhet të për­cak­to­hen nga ligji dhe prak­ti­ka e ven­dit. Këto pushime ose zvogëlim të orëve ditore të punës duhet të llog­a­riten si kohë pune dhe, si paso­jë, të paguhen.

Neni 11

Shqyr­ti­mi peri­odik

Çdo Anë­tar duhet të shqyr­to­jë peri­odik­isht, në kon­sul­tim me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punon­jësve, për­sh­tat­shmërinë e zgjat­jes së peri­ud­hës së lejes së parashikuar në nenin 4 ose të rrit­jes së masës së vlerës së të ard­hu­rave në para të parashikuara në nenin 6.

Neni 12

Zba­ti­mi

Kjo Kon­ven­të do të zba­to­het nëpër­m­jet lig­jeve dhe rreg­ullave, përveç për sa i është  dhënë fuqi nëpër­m­jet mjeteve të tjera, si mar­rëvesh­jeve kolek­tive, vendimeve të arbi­trim­it, vendimeve të gjykatës ose nëpër­m­jet ndon­jë mënyre tjetër, në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit.

Neni 13

Dis­pozi­ta të fun­dit

Kjo Kon­ven­të ndryshon Kon­ven­tën Mbro­jt­ja e Amë­sisë (ndryshuar), 1952.

Neni 14

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 15

  1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm për ata Anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fiki­mi i të cilëve është regjistru­ar te Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.
  2. Ajo hyn në fuqi 12 muaj pas datës në të cilën rat­i­fikimet e dy Anë­tarëve janë regjistru­ar te Drej­tori i Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj, Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi për çdo anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.

Neni 16

  1. Anë­tari që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të dhjetë vjetëve nga data e hyr­jes në fuqi për herë të parë të Kon­ven­tës, me anën e një akti që i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës. Ky denoncim nuk do të hyjë në fuqi deri një vit pas datës në të cilën është regjistru­ar.
  2. Çdo Anë­tar, që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen bren­da një viti pas mbarim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të parashikuar në para­grafin e mësipërm, do të jetë i lid­hur me detyrimet për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe, pas kësaj, mund të denon­co­jë këtë Kon­ven­të pas kalim­it të çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare, në për­puth­je me kushtet e parashikuara në këtë nen.

Neni 17

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet të njofto­jë të gjithë Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it që i komu­niko­hen atij nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
  2. Kur njofton Anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’u kuj­to­jë Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës datën në të cilën Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi.

Neni 18

 Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i komu­niko­jë për regjistrim Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha veçoritë e të gjitha rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it të regjistru­ara nga ai, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve të mësipërm.

Neni 19

Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i paraqesë Kon­fer­encës  së Përgjithshme, sa herë që e gjykon të nevo­jshme, një raport mbi zba­timin e kësaj Kon­vente dhe të shqyr­to­jë nevo­jën e ven­dos­jes në rendin e ditës të Kon­fer­encës të çësht­jes së ndryshim­it të saj të plotë apo të pjesshëm.

Neni 20

  1. Kur Kon­fer­en­ca mira­ton një kon­ven­të të re që ndryshon këtë Kon­ven­të pjesër­isht apo plotë­sisht, atëherë, përveç kur Kon­ven­ta e re parashikon ndryshe:
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një Anë­tar i Kon­ven­tës së re që ndryshon këtë Kon­ven­të sjell, ipso jure, denoncimin e kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nga kërke­sat e nen­it 16 më sipër;
  3. b) nga data kur Kon­ven­ta e re hyn në fuqi, kjo Kon­ven­të do të pusho­jë së qëni e hapur për rat­i­fikim nga Anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të do të mbetet në fuqi, në çdo rast, në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale, për ata Anë­tarë që e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën që e ndryshon atë.

Neni 21

Ver­sionet anglisht dhe frëngjisht të tek­stit të kësaj Kon­vente kanë fuqi të barabartë.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim